Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

13 July 2025 at 11:51

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka deklaruar se gjatë javës do të ketë takim mes kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Krasniqi para seancës së 46-të, tha se qëllimi i Limaj për të takuar Kurtin është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë.

“Kryetari Limaj e ka parë serioze që nga fillimi këtë situatë dhe deklarimet e tij kanë qenë gjithmonë dhe gjithherë në drejtim të asaj që të jep një zgjidhje Kosovës me krijimin e institucioneve. Sigurisht që do ta takoj.. Qëndrimi i Limajt për të takuar Kurtin, ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë. Gjatë takimit edhe Limaj e Kurti do të japin qëndrimet e tyre”, tha Krasniqi./kp/

The post Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ngërçi politik në Kosovë, Fatmir Limaj pranon ftesën e Albin Kurtit për dialog

By: user 8
27 June 2025 at 16:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të shkojnë në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i thirrur për të shtunën.

Limaj tha se nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër përpos bashkëpunimit në mes të partive politike.

Duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Limaj, tha se Gjykata ka thënë qartë se “zgjidhja e situatës është përgjegjësi e partive politike”.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 37 vazhdime të saj – por, deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Në vendim, Kushtetuesja tha se seanca konstituive e nisur më 15 prill konsiderohet e papërfunduar për shkak se ende nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët.

Sipas Kushtetueses, në bazë të nenit 66 të Kushtetutës, kjo seancë është dashur të përmbyllet brenda 30 ditëve nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.

The post Ngërçi politik në Kosovë, Fatmir Limaj pranon ftesën e Albin Kurtit për dialog appeared first on Lapsi.al.

Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje

19 June 2025 at 11:57

Në vazhdën e ngërcit politik, liderët e partive politike po vazhdojnë të takohen ndonëse këto takime nuk po sjellin rezultate.

Të mërkurën një takim i tillë është zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Abdixhiku pas dështimit të 34-të të seancës për konstituimin e Kuvendit, u shpreh shkurt për media se takimi me Limajn ishte miqësor.

“Takim shumë miqësor me z.Limajn, asgjë më shumë se kaq”, tha Abdixhiku.

Për këtë takim foli edhe vetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili tha se ishte një takim jashtëzakonisht i mirë.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, i kemi biseduar të gjitha tema, kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë.Kemi biseduar për të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, që i kemi përgjegjës si zhvillimet politike, ekonomike, rajonale…angazhimet tona, obligimet që duhet me i kry. Ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë…”, tha ai. /Telegrafi/

 

 

 

The post Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje appeared first on Telegrafi.

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

By: redi
9 June 2025 at 21:33

Kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj thotë se janë gati të japin tre votat që kanë për në Kuvend dhe jo t’i kërkojë vend në qeveri Kurtit. Pas më shumë se 4 muajsh bllokim politik, më në fund duket se kriza mund të ketë një zgjidhje. Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te Kushtetuta, te Gjykata, apo aq më pak te presidentja. Frika e Limajt shkon përtej partive dhe…

Source

Limaj: Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet

4 June 2025 at 10:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare.

“Sido që të jetë vendi duhet me pas një shumicë parlamentare. Nisma e ka ofru një mundësi që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin se vendet duhet me pas institucione. Partitë politike në fund të ditës japin përgjegjësi për vete”, tha Limaj.

Ai shtoi se Kosova shumë shpejt do të ketë institucionet e veta.

“Përkushtimi i të gjithëve besoj që është për të ndërtuar institucionet, dhe për këtë duhet të ndërtohet një shumicë parlamentare. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes sjellja jonë parlamentare mbetet e njëjtë”, tha Limaj. /Telegrafi/

The post Limaj: Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet appeared first on Telegrafi.

“Hapa drejt daljes nga zhbllokimi”, Limaj: Kemi një marrëveshje “gentelmane” me Lëvizjen Vetëvendosje

29 May 2025 at 14:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se ka një “marrëveshje gentelmane” me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai deklaroi se ka alternativa, por që nuk e di nëse do të shfrytëzohen nga subjekti tjetër politik, i drejtuar nga Albin Kurti.

“Kemi pasur një marrëveshje gentelmen, verbale, atë e kam thënë publike. Dhe mbetet, e rëndësishme është që tash ka alternativa që të paktën të bëhet një hap drejt daljes nga zhbllokimi, edhe në këtë drejtim Nisma është e gatshme, këtë marrëveshje gentelmane ta konkretizojë nëse ka nevojë të shkojmë edhe me marrëveshje me shkrim. Por unë të them të drejtën, marrëveshjen gentelmane edhe marrëveshjen me shkrim nuk bëj dallime, unë personalisht. E rëndësishme është që tanimë janë disa mundësi, a do të shfrytëzohen nuk e di”, ka thënë Limaj.

Kreu i Nismës theksoi se dy ditë më parë është takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Unë jam i gatshëm që të takohem kurdo që kam ftesë jam i gatshëm të takohem me të gjithë… Kemi pirë kafe me Glaukun para dy dite dhe mirë shumë. Kemi biseduar, kemi trajtuar… Zotëri Konjufca është po ashtu…dhe është më se normale të bashkëbisedojmë zhvillimet, shqetësimet, për atë që sot Kosova është dhe është gjëja më normale që të bisedojmë dhe të trajtojmë tema se si të dalim nga kjo situate”, u shpreh ai.Para mediave, Limaj pranoj se ka biseduar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe se ditëve në vijim do të takohen për diskutime me te hollësishme.

Nisma e Fatmir Limajt ka siguruar tre deputet nga zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat nëse bashkohen me ulëset e partive pakice shqiptare i japin Kurtit numrat për formimin e qeverise se re.

Limaj për takimet me Kurtin: Ne u pajtuam ‘gojarisht’ që unë të isha Kryetar i Kuvendit por s’nënshkruam asgjë

26 May 2025 at 22:00

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, ka thënë se Kurti i ka ofruar një pjesë të Qeverisë.

Por, ai ka thënë se nuk janë të interesuar për qeverisje.

Limaj tha se i kanë ofruar Kurtit partneritet Kuvendi, që nënkupton postin e kryeparlamentarit.

Po ashtu, Limaj tha se kanë kërkuar një pako me ligje, duke thënë se me Kurtin ka folur për shumë tema.

“Kurti më ka ofru një opsion për qeverisje, që nënkupton NISMA të jetë pjesë e Qeverisë. Unë i thash e NISMA nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë, ne mund të bëjmë partneritet Kuvendi, tani për tani nuk jemi të interesuar për qeverisje. Po shkojmë me minimumin”.

“Partneritet në nivel Kuvendi ishte që të jem kryetar i Kuvendit, si dhe në paketë ligjore. Unë thash po shkojmë me minimumin, ne në Kuvend mund të japim shërbimet tona”, ka thënë Limaj në “Pressing” të T7.

The post Limaj për takimet me Kurtin: Ne u pajtuam ‘gojarisht’ që unë të isha Kryetar i Kuvendit por s’nënshkruam asgjë appeared first on Telegrafi.

Limaj më porosi për AAK-në: Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuajë kojshisë – Haradinaj ka qenë i favorizuar me poste

26 May 2025 at 21:47

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Ramush Haradinajn e kanë përkrahur vazhdimisht.

Ai ka thënë se fakti që AAK nuk e arriti rezultatet në bastione tjera, nuk do të thotë ta akuzojë NISMA, duke shtuar se “me hidhërim shpisë mos iu gjuajë kojshisë”.

Limaj ka thënë se me Haradinajn nuk i kanë borxh njëri tjetrit.

Tutje, ka thënë se gjithë çfarë kishte mundësi elektorale NISMA e dha për koalicionin.

“Ne kemi pasur koalicion para zgjedhor, qindra koalicione janë bërë këtë vend. Vullneti jonë ka qenë që të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nëse dikush në skenën politike ka qenë i favorizuar është Ramush Haradinaj nga gjitha forcat politike. Nisma dhe unë me bindje të plot kemi punuar 2017 Haradinajn me bërë kryeministër. Më 2017, Haradinaj me telefon më ka thirrur që PDK-ja po më ofron kandidatin për kryeministër, i kam thënë në rregull”.

“Asnjërit nuk i kemi njëri tjetrit, ne kemi bërë një koalicion parazgjedhor. Rezultati tregon që krejt çfarë kemi pasur mundësi ia kemi sjellë. Thotë populli me hidhërim të shpisë, mos iu gjuajë kojshisë”, ka thënë Limajnë “Pressing” të T7.

The post Limaj më porosi për AAK-në: Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuajë kojshisë – Haradinaj ka qenë i favorizuar me poste appeared first on Telegrafi.

Konstituimi i Kuvendit, Osmani takon Limajn

19 May 2025 at 17:27

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Presidenca njoftoi se Osmani e takoi Limajn “pas kërkesës së pranuar nga Nisma Socialdemokrate”.

“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas kërkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftim.

The post Konstituimi i Kuvendit, Osmani takon Limajn appeared first on Telegrafi.

Haradinaj i zhgënjyer me Limajn: Bashkëpunimi nuk është respektuar, vota për të tani është problem

7 May 2025 at 21:32

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij ndaj Fatmir Limajt, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes së bashkëpunimit politik.

Haradinaj tha se në çdo dalje publike me Limajn kishin kërkuar vota për ndryshim përballë Qeverisë së Albin Kurtit, por sipas tij, ky qëndrim nuk është respektuar.

“Kudo që kam shkuar me Limajn, kemi kërkuar votë për ndryshim kundrejt Kurtit. Kjo nuk është respektuar, është e dhimbshme. Jo që më ka lënduar personalisht, por ne po mundohemi për vendin dhe mendojmë se ka nevojë për besnikëri, për t’i çuar këto procese aty ku duhet. Nuk jam ndjerë mirë, po e them sinqerisht dhe më vjen keq për situatën,” ka deklaruar Haradinaj.

I pyetur nëse AAK-ja do ta mbështeste Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit në rast se një propozim i tillë do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Haradinaj u shpreh skeptik për mundësinë e një vote pro nga partia e tij.

“Nuk e kam një përgjigje. E ka problem për besë me marrë votën tonë për Limajn, tash në këto rrethana që kanë ndodhur është problem. Nëse do ta propozonte opozita, po, do të ishte ndryshe, me qejf do ta kishim votuar,” theksoi ai në RTVDukagjini.

 

The post Haradinaj i zhgënjyer me Limajn: Bashkëpunimi nuk është respektuar, vota për të tani është problem appeared first on Telegrafi.

​Limaj: Tri partitë e mëdha të gjejnë një zgjidhje

5 May 2025 at 12:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se është përgjegjësi e tri partive politike më të mëdha në vend për ta tejkaluar këtë krizë. Sipas tij, Nisma do të jap kontributin e saj që vendi të mos ketë krizë institucionale.

Limaj pas dështimit të 11-të, të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ftoi partitë e mëdha të marrin kohë dhe të gjejnë zgjidhje.

“Besoj që tashmë janë bërë të gjitha ushtrimet, taktizimet që janë normale ndonjë herë në politikë është një gjendje e qartë se cili është raporti i forcave në parlament. Ftesa ime është për tri partitë e mëdha që të marrin kohën e duhur të gjejnë rrugë edhe ligjore, të marrin kohën e duhur sa iu duhet edhe të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhje e cila do të qonte në krijimin e institucioneve të Kosovës edhe parlamentit edhe qeverisë. Tashmë besoj për secilin është e qartë tema këtu është qeveria e jo vetëm kryetari i Kuvendit”, thotë Limaj.

Sipas tij, këto vonesa janë të panevojshme dhe sa më shpejt duhet të gjendet një marrëveshje politike.

“Kjo kështu është një reprizë e panevojshme, një vonesë e panevojshme duhet të gjenden rrugë dhe rrugët gjenden përmes marrëveshjeve politike, përmes kompromiseve. Kosova duhet ta sheh një shumicë parlamentare e nëse partia e parë nuk e ka shumicën atëherë le të bëjnë të tjerët shumicën, ama një shumicë duhet me u bë dhe përgjegjësinë po e them e kanë tri partitë e mëdha për ta nxjerr vendin nga kriza. Nisma do të jetë këtu për të dhënë kontributin e vetë që Kosova mos të ketë krizë institucionale dhe kjo është ajo që mund të bëjmë tani për tani” ,thotë ai.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj tha se derisa 61 vota janë problem, është larg të mendohet për çështjen e presidentit.

“Derisa këtu e kemi 61 problem është kogja larg me mendua për atë tjetrën le tu shkojmë gjërave me radhës të krijohet një shumicë parlamentare që Kosovës i jep Qeverinë dhe Parlamentin dhe pastaj ka kohë të mjaftueshme për të menduar për hapin tjetër”, theksoi Limaj./kp/

The post ​Limaj: Tri partitë e mëdha të gjejnë një zgjidhje appeared first on Telegrafi.

Limaj: Duhet reflektim, nevojitet krijimi i shumicës parlamentare për Kuvend dhe formim të qeverisë

27 April 2025 at 11:23

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar reflektim nga partitë parlamentare për zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.

Pas dështimit të shtatë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Limaj, tha se duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedh kryeparlamentarin dhe qeverinë, mirëpo që nuk përmendi emra se kush duhet ta bëjë këtë.

Partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën që të propozojë kryetarin e Kuvendit. Në këtë drejtim e nominuara e tyre për kryeparlamentare, deputetja, Albulena Haxhiu në pesë tentime ka marrë vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme.

“Deri sot ka pasur afat për t’u thirr seanca. Në këtë drejtim ne jemi sipas ligjit, pasi po shoh një konfuzion dhe në këtë drejtim jemi në rregull. Një gjë është e qartë që duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedh Kuvendin dhe qeverinë. Shpresoj që të reflektohet dhe të ketë kapacitete për të ndërtuar një shumicë për Kuvend dhe qeveri”, tha ai.

I pyetur për rolin e presidentes Osmani për zgjidhjen e situatës së krijuar, ai tha se në rast të ftesës do të shkojë në takim, mirëpo sipas tij, e para e vendit s’ka ndonjë rol në rrethanat aktuale politike.

“Sigurisht që po. Momentalisht s’ka nevojë ne jemi brenda afateve dhe duhet reflektim për ndërtimin e institucioneve. Në këtë drejtim presidentja s’ka rol”, tha ai

The post Limaj: Duhet reflektim, nevojitet krijimi i shumicës parlamentare për Kuvend dhe formim të qeverisë appeared first on Telegrafi.

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

24 April 2025 at 23:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur takime mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt për marrëveshje koalicioni.

Ai ka thënë se janë duke biseduar me Nismën për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Këto komente Rexhaj i bëri në “Politiko” në Kanal10 teksa po diskutohej për situatën e krijuar me konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht mos votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Tashmë dihet që ka pasur biseda kryesisht me Nismën që ne me pas një ujdi të përbashkët, nuk ka ende asgjë definitive. Ka biseda me Nismën për me e marrë përkrahjen qoftë edhe për Albulena Haxhiun”, ka thënë Rexhaj.

The post Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare appeared first on Telegrafi.

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

23 April 2025 at 12:38

Pas dështimit të radhës për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shpreson që në ditët në vijim do të ndryshojnë gjërat.

Limaj besoj që të gjithë duhet të kontribuojnë për të dal nga kjo situatë.

“Shpresoj që gjërat do të ndryshojnë në ditët në vijim, vërtetë është pak një lojë nervash, ka rrugën dhe vështirësitë e veta. Unë besoj që në ditët në vijim të gjithë do të angazhohemi të kontribuojmë për të dal nga kjo situatë dhe Kosova t’i fitoj organet e veta. Një gjë duhet ta kemi të qartë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër me mbetur pa institucione, por institucionet bëhen përmes rrugëve të njohura ashtu siç bënë bota e qytetëruar”, theksoi ai.

I pyetur nëse është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kryetari i Nismës tha se nuk është takuar, por shtoi se për tema nacionale gjithmonë janë për diskutim.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit.

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00./kp/

The post Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit

19 April 2025 at 15:16

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.

Limaj tha se megjithatë është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit institucional që ka mbërthyer Kuvendin në javët e fundit.

“Çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, u shpreh Limaj, duke shtuar se në momente të tilla është thelbësore që forcat politike të bëhen bashkë për të mirën e Kosovës.

Ai vlerësoi se lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.

“Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë,” deklaroi kreu i Nismës.

Limaj theksoi se përgjegjësia politike ndaj qytetarëve kërkon që partitë të tejkalojnë dallimet për interesin e vendit dhe të kontribuojnë në ngritjen e institucioneve të reja./Telegrafi/

The post Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit appeared first on Telegrafi.

Besian Mustafa tregon nëse LDK do ta votojë Limajn për kryetar të Kuvendit

18 April 2025 at 19:43

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka treguar nëse LDK do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Ai potencoi se LDK nuk do të votojë, pavarësisht se kush është emri.

“Pavarësisht se kush është emri, LDK nuk do të votojë për të. Nuk është e çuditshme, nëse si parti politike nuk je pjesë e marrëveshjes politike, nuk ke arsye të votosh”, tha Mustafa, për Klan Kosova.

Ndërkaq, ai shtoi se LDK nuk mund të bëhet bashkëpjesëmarrëse në shkeljen ligjore për ta votuar raportin e komisionit që sipas tij është antikushtetues.

“Nëse duhet që dikush të zhbllokojë këtë nyje është të gjithë ministrat që janë certifikuar si deputetë dhe dëshirojnë ta ushtrojnë detyrën e deputetit. Nëse z.Murati nuk dëshiron ta ushtrojë detyrën si deputetë është në rregull, nuk ka nevojë për dorëhëqje. Por nëse këta anëtarë të qeverisë, kryeministri, zv. Kryeministrat dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë dëshirojnë që ta ushtrojnë detyrën e deputetit ata duhet ta zhbllokojnë ghithë proce3sin duke dhënë dorëheqje”, tha Mustafa.

The post Besian Mustafa tregon nëse LDK do ta votojë Limajn për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Përçahet opozita në Kosovë/ Limaj: E vërteta e koalicionit me Kurtin

By: user 6
14 April 2025 at 22:16

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bëri akuza të forta ndaj ish-aleatit të tij, kruet të partisë NISMA, Fatmir Limaj. Haradinaj tha se ishte “e turpshme” që Limaj kërkoi vota në fushatë për të larguar Kurtin dhe tani e ndihmon për të bërë qeverinë.

“Nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ndahen nga ne, por është një ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërkuar votën për ndryshim dhe sjellja e tyre dhe veprimi i tyre është mjaft i turpshëm. Me u sill në një mënyrë të tillë nuk është në rregull”, – tha Haradinaj.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur kreu i NISMA që ka mohuar zërat që mund të ketë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se deri më tani nuk kanë marrëveshje me askënd.

“Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush dhe nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim që dikush mos me u taku. Nëse ju keni parë ndonjë takim apo marrëveshje dhe unë kam munguar, atëherë keni të drejtë të thoni. Kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm me u ul me bisedu”, – tha Limaj.

Mediat në Kosovë thonë se megjithatë mes NISMA dhe Vetëvendosje janë duke u zhvilluar negociata intensive përpara se të mblidhet seanca e parë e Kuvendit të ri të martën.

Gazetari i T7, Leonard Kërquki tha në emdisionin e tij “Pressing” se NISMA ka kërkuar postin e kreut të Kuvendit dhe një paketë ligjesh për miratim në Kuvend, përfshirë edhe atë për pragun elektoral. Gjithsesi, sipas tij deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Albin Kurti. ©LAPSI.al

The post Përçahet opozita në Kosovë/ Limaj: E vërteta e koalicionit me Kurtin appeared first on Lapsi.al.

Limaj i përgjigjet kritikave të Haradinajt: Nuk ka marrëveshje që na ndalon të takohemi

14 April 2025 at 14:43

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka mohuar zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se deri më tani nuk kanë marrëveshje me askënd.

Ai u është përgjigjur edhe kritikave nga partneri i tij i koalicionit parazgjedhor, Ramush Haradinaj nga AAK.

Limaj tha se nuk ka ndonjë dakordim që dikush mos me u taku.

“Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush dhe nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim që dikush mos me u taku. Nëse ju keni parë ndonjë takim apo marrëveshje dhe unë kam munguar, atëherë keni të drejtë të thoni. Kushdo që ofrohet ne jemi të gatshëm e u ul me bisedu”, tha Limaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e quajti të turpshme sjelljen politike të Limajt, për të cilin tha se nuk ka pasur komunikim që nga “intervista e fundit e famshme”.

“S’kam komunikim që nga intervista e fundit e famshme e z.Limaj. Ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita. Pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ndahen nga ne, por është një ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërkuar votën për ndryshim dhe sjellja e tyre dhe veprimi i tyre është mjaft i turpshëm. Me u sill në një mënyrë të tillë nuk është në rregull”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

The post Limaj i përgjigjet kritikave të Haradinajt: Nuk ka marrëveshje që na ndalon të takohemi appeared first on Telegrafi.

Zërat për bashkëpunim me LVV-në, Limaj: Nuk kemi marrëveshje politike me askënd

14 April 2025 at 14:27

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj është regjistruar si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka mohuar zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk kanë marrëveshje me askënd.

“NISMA nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot. NISMA do të punoj që Kosova ti ketë institucionet dhe të mos ketë krizë parlamentare. Nesër e tutje do të shohim se çka do të ndodh”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida në të gjitha planet, derisa tha se do të punojnë fort në shërbim të vendit.

“Do të jemi forcë politike si gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për interesa nacionale në shërbim të Kosovës.Ne dimë të dallojmë dëshirat dhe ambiciet personale me aktivitetin politik me marrëveshjet me takimet me gjetjen e gjuhës së përbashkët. Në fund të fundit ky është funksioni i parlamentit që të bashkohen forcat politike për t’i ofruar një mundësi më të madhe Kosovës”, tha Limaj.

Ai tha se presin që qeveria dhe institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese.

“Do të luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për aq sa na takon neve dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, tha Limaj. /Telegrafi/

The post Zërat për bashkëpunim me LVV-në, Limaj: Nuk kemi marrëveshje politike me askënd appeared first on Telegrafi.

​Berisha: Kam besuar te Nisma Socialdemokrate, ndoshta është thyer besa

14 April 2025 at 11:44

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka shprehur skepticizëm lidhur me formimin e një qeverie të re, ndërsa ka theksuar se Kuvendi do të duhej të ishte konstituuar tashmë.

Në një deklaratë për media, Berisha u shpreh se AAK ka qëndrime të qarta për një qeverisje të ardhshme të opozitës. Sa i përket bashkëpunimit me Nismën Socialdemokrate, ai tha se kishte besuar në koalicionin me ta dhe në ndërtimin e një alternative opozitare për qeverisje.

“Nuk e di… duhet të takohemi njëherë me deputetët dhe ta shohim gjendjen. Nuk besoj se do të formohet qeveria, por Kuvendi është dashur të konstituohet tashmë. Sa i përket qeverisë nga opozita, ne i kemi qëndrimet tona të qarta. Për Nismën… s’kam biseduar me ta, sepse është dikush tjetër që i udhëheq ato bisedime. Kam besuar në koalicionin me Nismën dhe në fjalët që kemi thënë – se do të ndërtojmë një qeverisje të opozitës dhe do ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Kam besuar fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim njëherë.”, tha ai./kp/

The post ​Berisha: Kam besuar te Nisma Socialdemokrate, ndoshta është thyer besa appeared first on Telegrafi.

❌
❌