Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vendosen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Është vendosur gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Në ceremoninë e vendosjen e gurthemelit morën pjesë kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Gurthemeli i urës për qarkullimin e automjeteve u vendos në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut. Ndërkaq, gurthemeli i urës për kalimin e këmbësorëve u vendos përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicën e Jugut.

/KosovaPress/

The post Vendosen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rusia i dorëzon Ukrainës memorandumin për armëpushim

STAMBOLL, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Sipas kryenegociatorit të Moskës, Vladimir Medinsky, Rusia i ka dorëzuar Ukrainës, nëpërmjet Turqisë, një memorandum dypjesësh mbi një armëpushim dhe përfundimin e luftës.

“Plani është mjaft i detajuar”, theksoi Medinsky.

Pjesa e parë përmban idetë e Moskës për arritjen e paqes së qëndrueshme.

Pjesa e dytë rendit në versione të ndryshme hapat që duhen ndërmarrë për të arritur një armëpushim të plotë.

“Ata po e studiojnë atë dhe do të përgjigjen. Do ta shohim”, tha Medinsky pas bisedimeve, të cilat zgjatën rreth një orë.

Ai nuk dha detaje specifike rreth memorandumit rus.

Pala ukrainase vazhdon të bëjë thirrje për një armëpushim pa kushte për 30 ditë, dhe më pas për të negociuar pa luftuar.

Medinsky konfirmoi gjithashtu planet për një shkëmbim tjetër të të burgosurve, të ngjashëm me atë të majit, në të cilin do të lirohen të paktën 1 000 persona nga secila palë.

Përveç kësaj, do të shkëmbehen 6 000 trupa.

”Për këtë qëllim, do të vendoset një armëpushim i shkurtër prej dy deri në tre ditësh në seksione të ndryshme të vijës së frontit, në mënyrë që të dyja palët të mund të rikuperojnë të rënët e tyre. Kjo tani po përpunohet nga ekspertët tanë ushtarakë dhe ukrainasë”, theksoi Medinsky.

”Rusia ka marrë gjithashtu një listë prej 339 fëmijësh që Ukraina dëshiron t’i kthejë. Rastet tani po rishikohen. Fëmijët dhe prindërit e tyre duhet të ribashkohen”, shtoi ai.

Bisedimet e Stambollit ishin raundi i dytë i negociatave të drejtpërdrejta pasi raundi i parë dështoi në maj.

Negociatat e fundit të tilla të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftës u zhvilluan në vitin 2022./   /os/

 

The post FOKUS – Rusia i dorëzon Ukrainës memorandumin për armëpushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhvillimi i parqeve eko-industriale, Gonxhja: Adresohet dekarbonimi i industrisë në vend

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për forcimin e kuadrit të Shqipërisë për zhvillimin e parqeve eko-industriale.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi përfaqëson një hap kyç në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator të nevojshëm për të mundësuar transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale në Shqipëri, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë (MEKI), Blendi Gonxhja, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, si dhe Menaxheri i Këshillimit për Shtetet dhe Ekonomitë, Evropa, IFC, Javier Suarez.

Në fjalën e tij, ministri Gonxhja bëri të ditur se së bashku me IFC, dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), synohet të arrihen rezultate kritike për përmirësimin e kuadrit rregullator, rritjen e kapaciteteve institucionale, si dhe nxitjen e përfshirjes aktive të sektorit privat në përdorimin e teknologjive të gjelbra”, deklaroi Gonxhja.

Gonxhja theksoi se marrëveshja i shërben angazhimit të qeverisë ndaj një të ardhmeje industriale, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Shqipërinë, për të adresuar dhe mbështetur në mënyrë shumë më të qëndrueshme dekarbonimin e industrisë në vend, edhe pse jo e zhvilluar.

“Është një hap domethënës përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt zhvillimit industrial të qëndrueshëm dhe modernizimit ekonomik. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) nuk është thjesht një akt formal, por një angazhim i përbashkët për një të ardhme ku qëndrueshmëria mjedisore dhe rritja ekonomike bashkëjetojnë në harmoni”, deklaroi ai.

Mos harrojmë, tha ai, se një vit më parë u licencuan dy zona të lira parqe ekonomike “TEDA Tirana” dhe ai i “DURANA-s” në Xhafzotaj.

Ministri po ashtu informoi se parqe të tjera janë në proces licencimi me zhvillues privat. Projekti në fazën fillestare parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh.

MEKI-IFC, marrëveshje për zhvillimin e eko-parqeve, Foto: Florian Abazaj
1 nga 11
Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja - Foto: Flor Abazaj
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato - Foto: Flor Abazaj

/a.f/

The post Zhvillimi i parqeve eko-industriale, Gonxhja: Adresohet dekarbonimi i industrisë në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Memorandum bashkëpunimi me Moldavinë për integrimin evropian

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Shqipëria dhe Moldavia do të forcojnë bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në Tiranë zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov, me të cilën nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi.

Memorandumi synon nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive mes dy vendeve për çështje që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të dy vendet do të bashkëpunojnë në fusha si proceset e anëtarësimit, duke përfshirë stabilizimin, asociimin dhe negociatat e anëtarësimit; shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të negociatave ndërmjet negociatorëve dhe ekspertëve; organizimin i aktiviteteve të përbashkëta si takime, seminare dhe konferenca; forcimin e strukturave institucionale dhe kapaciteteve administrative për detyrimet e anëtarësimit në BE; promovimin e Agjendës së Gjelbër; mbështetjen e transformimit digjital, duke përfshirë sigurinë kibernetike dhe nismat e ekonomisë digjitale etj.

Ministri Hasani e informoi zv/kryeministren Gherasimov mbi momentin historik që po kalon Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar angazhimin për përparim të mëtejshëm në këtë proces.

“Të dyja palët ramë dakord për të intensifikuar përpjekjet në funksion të thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe ndarjes së eksperiencave konkrete në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”, deklaroi Hasani.

Vizita e zv/kryeministres Gherasimov në Tiranë shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Moldavisë, me theks të veçantë në dimensionin evropian të bashkëpunimit. /j.p/

The post Memorandum bashkëpunimi me Moldavinë për integrimin evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nënshkruhet memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit në Vlorë

27 April 2025 at 12:40

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Në Vlorë u nënshkrua sot Memorandumi për Rithemelimin e Shkollës së Aviacionit.

Memorandumi për rithemelimin e Shkollës u nënshkrua nga drejtuesi i Kompanisë Shtetërore e Prodhimit Armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu dhe përfaqësuesit të kompanisë së Izraelit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se kjo shkollë do të nxjerrë pilotë ushtarët dhe civile, sipas nevojave të kërkuara.

“Rithemelimi i Shkollës së Aviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë me një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.

/r.e/

The post Nënshkruhet memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshja për mineralet/ Krijimi i një fondi për rindërtimin e vendit, Ukraina nënshkruan memorandum mirëkuptimi…

18 April 2025 at 11:32

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara në lidhje me mineralet. Sipas ministres ukrainase të ekonomisë Julia Svyrydenko, ky memorandum hap rrugën për atë që ajo e përshkroi si një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik. Sipas saj, marrëveshja përfundimtare do të përfshijë edhe krijimin e një fondi investimi për rindërtimin e Ukrainës.

Zyrtarë amerikanë shprehën shpresën se marrëveshja mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme. Përplasja publike e Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt kishte vonuar përkohësisht negociatat. Svyrydenko e bëri të ditur nënshkrimin e memorandumit përmes një postimi në platformën X, pa dhënë më shumë detaje.

 

We are happy to announce the signing, with our American partners, of a Memorandum of Intent, which paves the way for an Economic Partnership Agreement and the establishment of the Investment Fund for the Reconstruction of Ukraine.

The post Marrëveshja për mineralet/ Krijimi i një fondi për rindërtimin e vendit, Ukraina nënshkruan memorandum mirëkuptimi… appeared first on Sot News | Lajme.

Memorandum i ri bashkëpunimi Shqipëri-Izrael, Koçiu: Standarde evropiane dhe trajtim dinjitoz për qytetarët tanë

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë të Izraelit, Uriel Buso.

Ministrja Koçiu dhe homologu izarelit, nënshkruan një memorandum të ri bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fusha kyçe si emergjencat shëndetësore dhe teknologjia mjekësore.

Sipas Koçiut, ky “memorandum vjen në vazhdën e partneritetit me qendrën spitalore SHEBA, një nga më të mirat në botë, për transformimin e Spitalit Onkologjik, ku ka nisur puna për modernizimin e protokolleve të trajtimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të mjekëve”.

“Ky bashkëpunim ka një synim të qartë: standarde evropiane dhe trajtim dinjitoz për qytetarët tanë”, shkruan Koçiu.

Nënshkrimi i memorandumit mes ministres Koçiu dhe homologut izraelit, Uriel Buso
1 nga 8

/r.e//a.f/

The post Memorandum i ri bashkëpunimi Shqipëri-Izrael, Koçiu: Standarde evropiane dhe trajtim dinjitoz për qytetarët tanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirateria online, AMA memorandum bashkëpunimi me Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Autoriteti i Mediave Audiovizive nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Ky memorandum u nënshkrua nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi dhe kreu i ISHMT, Edison Konomi.

Kjo marrëveshje synon të sigurojë, parandalojë dhe ndalojë shkeljen e të drejtave të transmetimit dhe të ndihmojë në ndërgjegjësimin për respektimin e të drejtës së autorit dhe të drejtat e lidhura me të, në transmetimet audio dhe audiovizive.

“Respektimi i të drejtës së transmetimit të përmbajtjeve audiovizive dhe lufta kundër Piraterisë është një ndër objektivat kryesorë të punës tonë, ka thënë gjatë takimit kryetarja e AMA-s.

Krasniqi theksoi se “grupet e inspektimit në AMA janë vazhdimisht në terren dhe rastet e konstatuara të shkeljeve të ligjit si dhe format e reja të piraterisë online e vënë theksin tek fenomene shqetësuese që ekzistojnë në tregun mediatik shqiptar, në lidhje me këto të drejta. Për këtë arsye çdo partner në luftën kundër shkelësve dhe mbrojtjen e subjekteve të ligjshëm, jo vetëm që është i mirëpritur, por edhe shton shpresat për një rregullim të mëtejshëm dhe më të mirë të tregut audioviziv”.

Diskutimet me kreun e ISHMT, Edison Konomi dhe stafin e tij, janë përqendruar në format më të mira të bashkëpunimit të lidhur me nënshkrimin e këtij Memorandumi, që nga krijimi i një Task-Force të përbashkët e deri tek iniciativat ligjore që mund të ketë nevojë në të ardhmen.

Krerët e të dy institucioneve kanë shprehur gatishmërinë për hartimin e planeve të përbashkëta të punës, që ndihmojnë në rregullimin e mëtejshëm të tregut, qoftë atij mediatik audioviziv, qoftë respektimit të të drejtës së autorit.

Marrëveshja e lidhur sot ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat e interesit të përbashkët të institucioneve, duke përmirësuar kontrollin mbi tregun e transmetimeve, rritjen e efikasitetit në zbatimin e legjislacionit dhe për të garantuar një mjedis të rregulluar dhe të drejtë në sektorin e mediave.

/k.s/

The post Pirateria online, AMA memorandum bashkëpunimi me Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Austri, memorandum mirëkuptimi për promovimin e turizmit

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela nënshkroi sot në ITB Berlin një memorandum mirëkuptimi me Drejtoreshën Ekzekutive të Bordit të Turizmit të Austrisë, Astrid Steharnig-Staudinger për të forcuar bashkëpunimin në promovimin e turizmit.

Ky memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Bordit të Turizmit të Austrisë është një mundësi e madhe për të zhvilluar më tej turizmin në Shqipëri dhe për të sjellë më shumë vizitorë austriakë.

“Austria konsiderohet si pioniere në turizmin e qëndrueshëm, ndaj dhe bashkëpunimi me Oesterreich Werbung na ofron mundësi të vlefshme për të zhvilluar më tej Shqipërinë si një destinacion tërheqës dhe për të rritur përvojën e udhëtimit për vizitorët austriakë”, tha Çela në një postim në rrjete.

Në takim, Astrid Steharnig-Staudinger u shpreh se “Austria ka një përvojë prej dekadash në turizëm, veçanërisht në ndërkombëtarizimin dhe rrjetëzimin e tregut global. Ne duam ta përdorim këtë ekspertizë për të mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e saj dinamik si një destinacion turistik”.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria u vizitua nga mbi 71 mijë vizitorë austriakë.

 

/k.s/j.p/

The post Shqipëri-Austri, memorandum mirëkuptimi për promovimin e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria pjesë e Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore

14 February 2025 at 20:50

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Shqipëria bëhet pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm europian të sigurisë në fushën e mbrojtjes.

Gjatë ministerialit të NATO-s në Bruksel, Shqipëria dhe Portugalia nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI), duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili nënshkroi edhe memorandumin në emër të qeverisë shqiptare, bëri të ditur se Shqipëria i bashkohet kështu nismës gjermane, e cila synon të forcojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Evropës përmes pajisjeve dhe sistemeve të përbashkëta.

1 nga 2

/r.e/

The post Shqipëria pjesë e Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e pasurisë natyrore

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Pyjeve e Shqipërisë dhe Agjencia Pyjore e Kosovës nënshkruan sot në 102-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar një memorandum bashkëpunimi, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e pasurisë natyrore të dy vendeve.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë, Artur Kala dhe drejtori i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Fidan Dema.

Ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e menaxhimit të resurseve pyjore, forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e pyjeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Qëllimet kryesore të këtij memorandumi janë plotësimi i detyrimeve përkatëse për aderimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, si dhe zgjidhjeve për përballimin e sfidave në arritjen e përputhshmërisë me objektivat e qeverive respektive, si dhe masat për Ndryshimet Klimatike.

Gjithashtu ky memorandum përfshin shtrirjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e pyjeve, në zbatim bashkëpunimit midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

 

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e pasurisë natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studentët e drejtësisë përvojë praktike pranë Klinikës Ligjore në Elbasan

4 December 2024 at 17:24

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Qytetarët në nevojë të Elbasanit kanë nga sot një tjetër derë të hapur në Klinikën Ligjore pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të përfituar ndihmë juridike parësore falas, ndërsa për studentët ofrohet përvojë praktike.

Ministria e Drejtësisë dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit, duke fuqizuar klinikat e ligjit dhe ndërtuar ura mes arsimit të lartë dhe shërbimeve publike.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Manja vuri në dukje se ky bashkëpunim synon që studentët e drejtësisë të fitojnë përvojë praktike pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe të luajnë një rol aktiv në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në nevojë.

“Përmes kësaj nisme, hapim dyert e Ministrisë së Drejtësisë për brezat e ardhshëm të profesionistëve, duke i fuqizuar dhe përgatitur ata për të kontribuar në ndërtimin e shërbimeve cilësore dhe në forcimin e aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarët tanë”, u shpreh ministri.

/a.f/r.e/

The post Studentët e drejtësisë përvojë praktike pranë Klinikës Ligjore në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova dhe Luksemburgu memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e sektorit privat

4 November 2024 at 17:41

PRISHTINE, 4 nëntor/ATSH/ Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat.

Ujdia u arrit pas takimit, që pati Bettel me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Bislimi tha se me këtë marrëveshje synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Në anën tjetër, Bettel ka thënë se kjo marrëveshje është një investim që të rinjtë e Kosovës të shohin potencialin dhe të jenë pjesë e tij.

Bettel po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ndërkaq, pas këtij takimi, Bettel është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./ Kosovapress/

The post Kosova dhe Luksemburgu memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e sektorit privat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌