Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Olsi Bylyku befason një maturante nga Lushnja duke u bërë shoqëruesi i saj në mbrëmjen e matures – shkon dhe e merr me veturë luksoze

By: D Marku
2 July 2025 at 17:53

Këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Olsi Bylyku, ka fituar zemrat e fansave me një gjest të bukur dhe shumë të veçantë.

Ai ka realizuar dëshirën e një maturanteje nga Lushnja, e cila e kishte kontaktuar në WhatsApp me një kërkesë të pazakontë: t’i bëhej shoqërues në mbrëmjen e matures.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Olsi shihet teksa mbërrin me një veturë luksoze për të marrë vajzën, Roselën – një maturante bukuroshe dhe ekselente në mësime.

Ai shoqëroi Roselën në mbrëmjen e saj të matures, duke u bërë pjesë e një kujtimi të paharrueshëm për të dhe familjen e saj.

“Pas kërkesës së Roselës, një maturanteje ekselente me një familje të shkëlqyer, për të qenë unë shoqëruesi i saj në mbrëmjen e matures, më shumë se surprizë për të, ishte një satisfaksion shumë i madh dhe për mua! Suksese Rosela dhe të gjithë maturantëve!”, ka shkruar Olsi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar postimin me pamje nga momenti emocional.

Ky veprim i artistit është pritur me shumë entuziazëm dhe komente pozitive në rrjet, duke e vlerësuar për thjeshtësinë dhe afërsinë me publikun e tij.

The post Olsi Bylyku befason një maturante nga Lushnja duke u bërë shoqëruesi i saj në mbrëmjen e matures – shkon dhe e merr me veturë luksoze appeared first on Albeu.com.

Olsi Bylyku ndan FOTO me partneren në perëndim, por diçka tjetër tërhoqi vëmendje

By: D Marku
22 June 2025 at 20:52

Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të ëmbël nga plazhi, në të cilin shfaqet i buzëqeshur përkrah partneres se tij, gjatë një perëndimi të bukur dielli.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje se vetë imazhi, ishte përshkrimi ironik dhe humoristik që Olsi i kishte vendosur fotos:

“Dhe me pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”

Ky moment u shkrep gjatë gender reveal te motrës së Olsit, e cila është në pritje te embel për herë të dytë.

The post Olsi Bylyku ndan FOTO me partneren në perëndim, por diçka tjetër tërhoqi vëmendje appeared first on Albeu.com.

Kjo video po ‘çmend’ rrjetin, Olsi Bylyku shfaqet në koncert me Egli Takon? Ja e vërteta

16 May 2025 at 19:59

Një video është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku pretendohet se dy personazhet e njohur, dikur partnerë, Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë në praninë e njëri-tjetrit.

Sipas pamjeve të publikuara, thuhet se Olsi dhe Egli janë bashkë në koncert duke shijuar momentin bashkë. Mirëpo e vërteta është ndryshe!

Vajza që shihet pranë Olsit, edhe pse ka ngjashmëri me Eglin, nuk është ajo, por këngëtarja Krusita, e cila ka edhe projekte muzikore me Olsin.

Ja që mori fund dilema: Vajza në video nuk është Egli Tako por Krusita.

 

 

The post Kjo video po ‘çmend’ rrjetin, Olsi Bylyku shfaqet në koncert me Egli Takon? Ja e vërteta appeared first on Sot News | Lajme.

Olsi Bylyku festoi ditëlindjen/ Ja surpriza e veçantë që i bëri e dashura gazetare (FOTO)

By: D Marku
19 April 2025 at 16:32

Ditën e djeshme, Olsi Bylyku festoi 27 vjetorin e lindjes.

Mes urimeve dhe dhuratave të veçanta për këtë ditë të bukur, surpriza më e bukur ishte ajo e të dashurës së tij aktuale, gazetares së njohur Denada Lura.

Nëpërmjet postimeve të bëra në rrjet, njëri prejt tyre na zbuloi se e dashura e surprizoi teksa mbante tortën në duar i dhuroi puthje dhe përqafime të ngrohta.

Në foton e postuar nga Xhesika Pengili, modelen dhe këngëtaren e njohur me të cilën Olsi ka një bashkëpunim, u zbulua momenti romantik i çiftit.

Në krahët e njëri-tjetrit, dyshja duken të lumtur dhe plot emocione.

Kujtojmë se Olsi Bylyku shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të romancës që ka përjetuar disa vite me artisten e njohur, e cila aktualisht është në garë për fitoren e madhe të “BBVA4”, Egli Takon.

The post Olsi Bylyku festoi ditëlindjen/ Ja surpriza e veçantë që i bëri e dashura gazetare (FOTO) appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Kjo ishte “shpullë mediatike”

By: M C
13 April 2025 at 21:54

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, nuk kanë munguar reagimet e figurave publike.

Një ndër to është edhe aktori Olsi Bylyku, i cili dikur ka qenë pjesë e këtij programi.

Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më pas, sipas “Zone Vip”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të ashpra ndaj menaxhimit të programit nga ana e Top Channel.

“Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjim dhe neveri për atë që ndodhi live para një publiku të gjerë.

Ai e përshkruan incidentin si një “shpullë mediatike” për publikun, duke theksuar se dhuna nuk është thjesht një devijim i momentit, por pasojë e një klime të ushqyer qëllimisht për të rritur shikueshmërinë.

Olsi thekson se fajtorët nuk janë konkurrentët, por ata që drejtojnë prapaskenën:

“Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’.”

Ky reagim pasqyron qëndrimin kritik që Bylyku ka mbajtur më herët ndaj formatit, të cilin e kishte braktisur duke deklaruar se nuk përputhej me parimet e tij personale dhe profesionale.

Në fund, ai u bën thirrje shikuesve për reflektim:

“Hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është zbavitje. Çdo gjë është E VËRTETË!”

The post FOTO/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Kjo ishte “shpullë mediatike” appeared first on Albeu.com.

‘Ishte në siklet’/ Kelly zbulon çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin

By: D Marku
12 April 2025 at 17:38

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, këngëtari Kelly, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi disa nga zhvillimet më interesante. Një nga momentet që mori vëmendje të madhe ishte takimi surprizë mes Eglit dhe ish-partnerit të saj, Olsi Bylykut. Kelly, që i njeh të dy jashtë shtëpisë, ndau mendimin e tij për këtë takim, duke e cilësuar si një skenë të sinqertë dhe emocionale.

“Takimi ishte shumë miqësor. Në fillim ndiheshin në siklet, sidomos Egli, por më pas gjithçka rridhte natyrshëm. Më pëlqeu pjesa kur u përmend mirënjohja, ishte një mesazh shumë i bukur për publikun,” – u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

Si tu duk takimi mes Olsit dhe Eglit dhe a e ndihmon Eglin në garë apo e dëmton? Ti e njeh Olsin prandaj po ta bëj pyetjen

Kelly: Olsin e kam shumë shok dhe Eglin e kam njohur prej tij. Ishte një takim goxha miqësor që thoshte shumë gjëra, te pjesa e mirënjohjes, pas çdo lidhje të mbash mend momentet e bukura dhe të marrësh më të mirën e asaj gjëje. Mendoj se ndikon, mund të ndikojë për mirë dhe për keq, po them më shumë ka ndikuar nga ana pozitive.

E prisje të ndodhte një takim mes tyre?

Kelly: Me thënë të drejtën jo, ishte një nga momentet e bukura

Ti i njeh të dy, ishin në siklet?

Kelly: Në shumë siklet. Egli ishte më tepër, edhe Olsi ishte pak i kontraktuar, në fillim se pastaj biseda mu duk e natyrshme

Ishte partnerja që e ka shtyrë Olsin për të bërë këtë takim?

Kelly: E deklaroi vetë aty, një nga mbështetjet ishte partnerja e tij

Duke qenë se e njeh Olsin, ke patur komunikim me Olsin pas këtij takimi?

Kelly: Një ditë më pas jam takuar

Ishte i qetë, i lehtësuar?

Kelly: Shumë i qetë

Çfarë komentonte?

Kelly: Ndihej mirë, dukej sikur ka nxjerrë diçka nga vetja për atë që mendonte. Sigurisht që atë që ka menduar e ka thënë, ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit se si duhet t’a menaxhojnë ndoshta një ndarje, një gjë që ka kaluar dhe mundohen të marrin më të mirën e asaj gjëje.

The post ‘Ishte në siklet’/ Kelly zbulon çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin appeared first on Albeu.com.

Olsi në siklet pas takimit me Eglin? Kelly: Ai dha shumë mesazhe

By: M C
11 April 2025 at 19:32

Pas daljes së tij nga “BBVA4”, artisti i njohur njëkohësisht dhe ish-banori i këtij formati, Kelly ka komentuar takimin e zhvilluar mes Eglit dhe Olsit.

Takimi i papritur mes ish-partnerëve u komentua gjerë e gjatë në rrjet, por jo vetëm.

Të shumtë ishin personat që e komentuan si të sikletshme përballjen mes dyshes.

Mirëpo në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, artisti Kelly i cili ruan dhe një marrëdhënie të mirë shoqërore si me Olsin ashtu dhe me Eglin, ka hedhur poshtë të gjitha komentet negative mbi këtë përballje.

Kelly zbulon se të nesërmen e ditës kur ndodhi takimi mes dy ish-partnerëve, ai u takua me Olsin. Ndërsa më tej theksoi se Olsi ishte më i lehtësuar dhe në një gjendje shumë të mirë.

Kelly: Një ditë pas takimit të tij me Eglin, u takova me Olsin. Ai ishte i qetë, ndihej mirë. Dukej sikur ka nxjerrë nga vetja atë që ka menduar. Ai moment ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit, se si ata duhet të menaxhojnë ndarjen ose diçka që kanë kaluar.

Pasi u pyet nga moderatorja nësë Olsin e bezdisinin videot pafund që merrte nga fansat në lidhje me “Big Brotherin”, Kelly u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë gjë.

The post Olsi në siklet pas takimit me Eglin? Kelly: Ai dha shumë mesazhe appeared first on Albeu.com.

Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

By: V K
11 April 2025 at 08:39

Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori dhe artisti Olsi Bylyku, ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës, si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi i shkruar nga vetë Olsi përkrah videos:

“Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC”.

Me këtë deklaratë të shkurtër, por me tone të qarta dhe thumbuese, ai duket se i është drejtuar një audience më të gjerë, ndoshta edhe skeptikëve apo kritikëve të tij.

Reagimi i Olsit vjen vetëm pak ditë pas transmetimit të momentit të shumëpritur me Eglin, i cili riktheu në qendër të vëmendjes historinë e tyre të përfolur dhe raportin që ka mbetur mes tyre.

Nëse muzika që po përgatit do të ketë lidhje me këto ndodhi, mbetet për t’u parë.

 

The post Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit appeared first on Albeu.com.

Zbulohet arsyeja e vërtetë e hyrjes së Olsit në Big Brother VIP?

By: M C
10 April 2025 at 20:02

Olsi Bylyku surprizoi publikun dhe banorët e “Big Brother VIP Albania 4” me një hyrje të papritur gjatë spektaklit të së martës.

Ai hyri për të takuar ish-partneren e tij, Egli Tako, pas më shumë se dy vitesh ndarje. Takimi u prezantua si një gjest mirënjohjeje dhe respekti, për të treguar se ndjenjat e bukura dhe kujtimet e së kaluarës mund të ruhen edhe pasi një marrëdhënie përfundon.

Por sipas burimeve të ndryshme në rrjet, veçanërisht nga “Lajmi.net”, kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme – apo më e rëndësishmja – për hyrjen e Olsit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas raportimeve, Olsi Bylyku është paditur nga Top Channel për dëmtim imazhi dhe shkelje kontrate. Shuma e padisë? Plot 100 mijë euro.

Thuhet se Olsi, për të shmangur këtë përballje të kushtueshme ligjore, është futur në një marrëveshje me Top Channel: nëse pranonte të rikthehej në BBV dhe të merrte pjesë si “surprizë”, televizioni do të tërhiqej nga padia ose do t’i falte gjobën.

Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas faktit që Olsi publikoi një këngë me tone kritike – një lloj “diss-i” – ndaj produksionit, menjëherë pas marrjes së njoftimit për padi. Kjo këngë u pa si shenjë e tensionit të thellë mes tij dhe Top Channel, duke bërë që rikthimi i tij në BBV të shihet si i dyshimtë dhe aspak sentimental.

Ndonëse momenti me Eglin u shfaq si emocional dhe i ndjerë, një pjesë e publikut e shikon tani me sy tjetër.

A ishte një takim realisht i sinqertë mes dy ish-partnerësh, apo një lëvizje e mirëkalkuluar për të larë hesapet me televizionin që dikur e promovoi dhe më pas e hodhi në gjyq?

Megjithatë, ajo që është e qartë është se çdo hyrje në “Big Brother VIP” ka gjithmonë më shumë se një dimension – dhe këtë herë, duket se drama nuk ka ndodhur vetëm brenda në shtëpi.

The post Zbulohet arsyeja e vërtetë e hyrjes së Olsit në Big Brother VIP? appeared first on Albeu.com.

”Mos bab, se të duhet Topi”, Olsi për mirënjohje apo biznes në Big Brother?

By: redi
9 April 2025 at 16:27

Pavarësisht se në sipërfaqe paraqitja e Olsi Bylykut në “BBVA 4” për të takuar ish-partneren e tij, Eglin, u duk si një veprim për të shprehur mirënjohje për vitet që kaluan bashkë (ndonëse pa ndonjë lidhje logjike me lojën e tanishme), në thelb mendojmë që ka qenë një lëvizje e menduar mirë biznesi dhe rikthimi në orbitën e Top Channel. Pas largimit jo pa bujë nga “BBVA 3”…

Source

Respekti që mbetet pas dashurisë – një mësim nga Olsi dhe Egli

By: gaze tare
9 April 2025 at 12:40

Ndonëse historia e tyre e dashurisë ka marrë fund, Olsi Bylyku tregoi se lidhjet e sinqerta nuk harrohen aq lehtë. Aktori i njohur dhe ish-partneri i Eglit u shfaq mbrëmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku i bëri një surprizë emocionale këngëtares, duke e befasuar jo vetëm atë, por edhe publikun.

Në një moment të ngarkuar me ndjenja, Olsi e përqafoi Eglen dhe i shprehu mirënjohje për gjithçka që kanë kaluar bashkë. Ndonëse tani janë në rrugë të ndara, gjesti i tij tregoi pjekuri emocionale dhe respekt — dy elementë që shpesh mungojnë pas një ndarje.

Ky moment shërbeu si një kujtesë e bukur për të gjithë: fundi i një historie nuk ka pse të nënkuptojë fillimin e urrejtjes. Edhe kur dashuria transformohet, ajo mund të lërë pas kujtime të vlefshme dhe një respekt të ndërsjellë.

Në një shoqëri ku dramat shpesh i lënë vendin vlerësimit real, Olsi dhe Egla dhanë një shembull të rrallë — që edhe kur rrugët ndahen, njerëzillëku duhet të mbetet./ICONSTYLE

The post Respekti që mbetet pas dashurisë – një mësim nga Olsi dhe Egli appeared first on iconstyle.al.

“E kam 100% të sigurtë”/ Berisha: Olsi i Altin Hajrit në bisedat e “Sky Ecc” është Ulsi Manja

4 April 2025 at 13:25

Sali Berisha ka akuzuar se personazhi “Ols” që permendet nga Altin Hajri në bisedat e “Sky Ecc” me Jurgis Çyrbjan nuk është as kryeprokurori Olsian Çela dhe as prokurori i SPAK Ols Dado, por ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në bisedat e “Sky Ecc”, Altin Hajri shprehet shumë falenederues ndaj personazhit “Ols” për ndihmën e […]

The post “E kam 100% të sigurtë”/ Berisha: Olsi i Altin Hajrit në bisedat e “Sky Ecc” është Ulsi Manja appeared first on BoldNews.al.

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku rrëfen të vërtetën

By: M C
2 April 2025 at 19:24

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar.
Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara dhe fiksioneve artistike. Olsi Bylyku është një nga ata që e ka luajtur mirë këtë rol.

Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai u përball me një nga pyetjet që ka trazuar rrjetin: A janë këngët e tij një dedikim për Egli Takon? Me një përgjigje të prerë, por edhe të hapur për interpretime, ai tha:

“Nëse kënga është për të apo jo, çfarë ndryshon për ty? Unë çdo tekst e bëj me ndjesi. Po të ndjekim këtë logjikë, na duhen 22 vjet për të llogaritur nëse 80% e këngëve shqiptare janë histori personale apo jo.”

Nëse ndjekim logjikën e Olsit se “80% e këngëve shqiptare bazohen në histori personale”, atëherë është e pamundur të mos ndalemi në tekstin e fundit të tij:

“Atribut i more fajet,
Mirënjohje përgjithmonë,
Pa dëshirë me nda detajet.”

Fjala “mirënjohje” është bërë sinonim i Eglit brenda shtëpisë së Big Brother, ku ajo e ka përdorur vazhdimisht për të përshkruar marrëdhënien me Olsin. Dhe nëse ka një detaj që ajo ka refuzuar të ndajë, është pikërisht fundi i kësaj historie.

“Më mirë po rri silent,
Le të rikthehen ngjarjet,
Se kanë mbaru rrahjet.”

Një rrëfim që tingëllon si një përgjigje e heshtur ndaj rikthimit të vazhdueshëm të kësaj historie në media dhe rrjetet sociale. Dhe fraza “kanë mbaruar rrahjet”, a është një referencë ndaj pohimit të Eglit se ajo është “shëruar”?

Por vargjet më intriguese vijnë më pas:

“Kur po thu që m’ke harru,
Pse po m’kujton hala?
Ti as veten s’ke besu,
Le me t’besu ata.”

Një varg që vështirë të mos shihet si një aludim për momentet kur Egli ka përshëndetur Olsin përmes kamerës në mënyrë ironike, apo për krahasimet e saj mes tij dhe Gjesti brenda shtëpisë.
Dhe më pas, një konkluzion:

“Veç unë t’i kam dit
T’mirat e tona.
Veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat.”

Në një univers ku komentet online e kanë cilësuar Eglin si një vajzë “me shumë karakter”, por edhe “me shumë dramë”, këto vargje tingëllojnë si një rrëfim i nënkuptuar se, pavarësisht gjithçkaje, Olsi ka qenë i vetmi që e ka kuptuar dhe mbrojtur.

The post Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku rrëfen të vërtetën appeared first on Albeu.com.

Drama e krijuar në “BBV”! Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon

By: M C
1 April 2025 at 21:07

Në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”, Olsi Bylyku u përball me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP.

“Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha Dalina, duke iu referuar rrëmujës në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin.

A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?

Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

U përfol për romancë jashtë BBV-së, si qëndron e vërteta për raportin mes Eglit dhe Marios
“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë.”

The post Drama e krijuar në “BBV”! Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh mes Olsi Bylykut dhe Eglit? Deklarata e fundit e e ish-banores së BBVA po ‘çmend’ rrjetin

By: M C
15 March 2025 at 21:10

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka bërë një shkrim të gjatë në Instagram, ku ka reflektuar mbi eksperiencën e saj në shtëpi. Por, ajo që ka marrë më shumë vëmendje është një pjesë e deklaratës së saj, që duket si një përgjigje e fshehur ndaj ish-partnerit të saj, Olsi Bylyku.

Egli shkruan: “Disa tipare (të Gjestit) më kujtuan dikë nga e kaluara ime (Olsin).

Si një njeri që jep shumë për të tjerët, deri në vetësakrifikim, tërheq narcisizmin drejt meje. E kundërta jote të tërheq.” Për ndjekësit, ky mesazh lidhet drejtperdrejt me Gjestin dhe Olsin.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak pasi Olsi publikoi këngën e tij të re, ku flet për mirënjohjen dhe një raport të përfunduar, duke bërë që shumë ndjekës të aludojnë se Egli ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrë indirekte.

The post Çfarë po ndodh mes Olsi Bylykut dhe Eglit? Deklarata e fundit e e ish-banores së BBVA po ‘çmend’ rrjetin appeared first on Albeu.com.

“Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”/ Berisha nxjerr përgjimet e Veliajt

14 March 2025 at 15:37

Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetarët, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve nga SPAK të Erion Veliajt në burg, që sipas tij, janë organizuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Ulsi Manja. Berisha tha se nga përgjimet rezulton se Erion Veliaj i ka kërkuar bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, që kjo e fundit të shkojë […]

The post “Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”/ Berisha nxjerr përgjimet e Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Olsi publikon këngën e re ”Drama”, lidhet me Eglin?

By: redi
13 March 2025 at 16:37

Olsi Bylyku ka publikuar këtë të enjte këngën e re. “Drama” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Teksti dhe muzika u realizua nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga Alex Gjonpalaj. Teksti i ndjerë ngërthen në vete shumë gjëra dhe lë të kuptohet tejet mes rreshtave. Olsi këtë kohë ka qenë shumë i komentuar në media e shtypin rozë për shkak të Egli…

Source

VIDEO/ Po m’kujton hala, unë ta kam rujt tipin nga dramat, Olsi Bylyku i dedikon këngë Eglit?

By: V K
6 March 2025 at 10:27

Këngëtari dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka publikuar së fundmi një pjesë nga projekti i tij i ardhshëm muzikor dhe të gjithë janë në një mendje: “ia ka dedikuar Eglit”.

Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish-partneren e tij, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4”.

“Atribut ti more fajet… Mirënjohje përgjithmonë, pa deshirë me nda detajet.
Baby, ma mir po rri silent, le të rikthehen ngjarjet, se kanë mbaru rrahjet.
Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata
Veç unë ti kam dit’, veç unë ti kam dit’, ty t’mirat e tana.
Tash besoj kam merit, veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat” – thuhet në një pjesë të tekstit.

Olsi ka vendosur t’i kthejë përgjigje edhe një komentuesi, i cili e ka akuzuar se po e përdor këtë situatë për të marrë vëmendje.

“Pse e shfrytëzon situatën? Hajt se dhe ti same shit je”,– i shkruan ndjekësi, ndërsa Olsi ia kthen: “E mir, na fal! Vec me thuj kur të publikoj nanj projekt që mos të lidhet me situatën”?

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

The post VIDEO/ Po m’kujton hala, unë ta kam rujt tipin nga dramat, Olsi Bylyku i dedikon këngë Eglit? appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Miku i Eglit del kundra saj, i bën thirrje Olsit: Paske pas hall të madh!

By: M C
24 February 2025 at 20:03

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, ish banori Zebërvoki dhe Egli dukej se ishin miq të njëri-tjetrit,kjo pasi që natën e nisjes së BBV Egli i liroi krevatin tek Zebërvokit, që të mos ndihej keq partnerja e tij jashtë.

Mirëpo, pas gjithë situatave mes Eglit dhe Gjestit një reagim i fundit i ish banorit ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet.

Përmes disa postimeve në Instastory, Zebërvoki e quan Eglin femër pa karakter, në momentin që iu ul Gjestit në gjunjë, ndërsa ironizon duke shkruar se ish partneri i saj, Olsi Bylyku, ka ‘shpëtuar’ prej saj e kjo është edhe arsyeja pse së fundmi ka shtuar peshë.

The post FOTO/ Miku i Eglit del kundra saj, i bën thirrje Olsit: Paske pas hall të madh! appeared first on Albeu.com.

Shtang Egli me deklaratën e saj: Duan të më ndajnë nga Gjesti, gjeta një letër të Olsit tek…

By: M C
23 February 2025 at 22:16

Gjatë një bisede me Rozana Radin, Egli ka ndarë shqetësimin e saj, duke pohuar se ka gjetur një letër të mistershme mbi krevatin e Gjestit, e cila mbante të shkruar emrin “Olsi.

“E ka gjetur dikush që nga veshjet e Olsit dhe e kanë lënë aty kastile te Gjesti. Kaq plera janë këta. Maskarenjtë.” – shprehet Egli, duke aluduar se dikush e ka ruajtur këtë letër prej kohësh me qëllim për ta përdorur si një mjet për të shkaktuar përçarje.

Sipas saj, letra i përket Olsi Abazit, i cili ishte banor në këtë edicion të spektaklit.

Megjithatë, duket se dikush ka dashur të manipulojë situatën, duke lënë letrën mbi krevatin e Gjestit për të krijuar dyshime se ajo mund të kishte ruajtur një kujtim nga lidhja me Olsi Bylykyn.

The post Shtang Egli me deklaratën e saj: Duan të më ndajnë nga Gjesti, gjeta një letër të Olsit tek… appeared first on Albeu.com.

❌
❌