Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

By: M C
29 July 2025 at 19:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen forcave të armatosura, të cilat janë në pozitë të vështirë për të gjetur rekrutë, teksa lufta e nisur nga Rusia është nisur në vitin e katërt.

Ligji do t’iu mundësojë atyre të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare për role joluftarake, nëse i kalojnë të gjitha testet mjekësore, sipas një shkrese të publikuar në faqen e parlamentit.

“Një numër në rritje i shtetasve të moshës 60-vjeçare apo më shumë, kanë shprehur dëshirën që vullnetarisht t’i bashkohen mbrojtjes së shtetit”, është thënë në shkresë.

“Është e domosdoshme që të përfshijmë numër më të madh të njerëzve që dëshirojnë ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Ukraina i ka lansuar disa iniciativa për të angazhuar më shumë njerëz në forcat e armatosura – përfshirë kontratat njëvjeçare dhe shtysat tjera financiare për personat e moshave 18-24 vjeç.

Ky shtet, gjithashtu, e ka zvogëluar moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç, në prill të vitit 2024, duke iu rezistuar thirrjeve të administratës amerikane që ajo të ulet edhe më tepër – në 18 vjeç.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

The post Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë appeared first on Albeu.com.

“Plaku matuf”, “Lambo” e “Xio”/ Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine

By: Oldi
29 July 2025 at 15:20

Zbardhen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që akuzohet se trafikoi 6 ton lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj […]

The post “Plaku matuf”, “Lambo” e “Xio”/ Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine appeared first on BoldNews.al.

Zelensky falenderon Trump për vendimin ndaj Rusisë dhe përpjekjet për armëpushim në Ukrainë

By: M C
28 July 2025 at 23:38

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar shkurtimin e afatit që i dha Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.

“Qëndrim i qartë dhe vendosmëri e shprehur nga presidenti i SHBA, në kohën e duhur, kur shumë mund të ndryshojnë përmes forcës, për një paqe të vërtetë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

“Faleminderit presidentit Trump për përkushtimin e tij ndaj shpëtimit të jetëve dhe për t’i dhënë fund këtij lufte të tmerrshme”, shtoi kreu i shtetit ukrainas.

Kujtojmë se Donald Trump kishte njoftuar më herët se kishte vendosur të mos i japë Moskës afatin fillestar prej 50 ditësh që kishte përmendur, por ta shkurtojë në vetëm 10 deri në 12 ditë, duke shprehur njëkohësisht zhgënjim ndaj liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

The post Zelensky falenderon Trump për vendimin ndaj Rusisë dhe përpjekjet për armëpushim në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Ukraina e përkushtuar për paqe. Do të bashkëpunojmë me SHBA-në

28 July 2025 at 22:49

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i bërë të dy vendet më të sigurta.

“Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me SHBA-në për t’i bërë të dy vendet tona më të sigurta, më të forta dhe më të begata”, tha Zelensky në një reagim në platformën X, ndërsa komentoi njoftimin e udhëheqësit amerikan për shkurtimin e afatit 50-ditor që ai kishte vendosur më parë për arritjen e një armëpushimi midis Moskës dhe Kievit.

Ai e falënderoi presidentin amerikan për vendosmërinë dhe qëndrimin e qartë që sipas tij ishte në kohën e duhur.

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

By: Ardit
27 July 2025 at 15:23

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus. Ukraina nuk komentoi menjëherë për pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat e saj më […]

The post Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë

25 July 2025 at 21:18

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, do të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe shprehu keqardhje që kjo akoma nuk ka ndodhur ende.

Trump u pyet nga një gazetar se çfarë do të nevojitej që ky takim të realizohej, ndoshta me praninë e tij.

“Do të ndodhë, por duhet të kishte ndodhur tre muaj më parë. Do të ndodhë”, tha Trump teksa po përgatitej të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci.

Sot më herët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të punojë për të sjellë së bashku Trumpin dhe Putinin në Stamboll, si pjesë e negociatave të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Këtë javë, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i sjellim këta liderë së bashku në Stamboll,” u tha Erdogan gazetarëve pas faljes së së premtes në Stamboll.

Të mërkurën, Moska dhe Kievi zhvilluan raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll. Palët shkëmbyen propozime për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të paqes, ndërsa Kievi propozoi një samit të liderëve në fund të gushtit.

Kremlini ka deklaruar se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i mundur vetëm për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje. /AA/

The post Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë appeared first on Telegrafi.

Ukraina propozon takim me Putinin, Trumpin, Zelenskyn dhe Erdoganin

25 July 2025 at 19:34

Ukraina mbylli raundin e tretë të bisedimeve të drejtpërdrejta me Rusinë me një propozim për të mbajtur një “samit të liderëve” deri në fund të gushtit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentin rus Vladimir Putin, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin Donald Trump.

Samiti i propozuar do të mbahet midis Zelenskyt dhe Putinit, dhe do të përfshijë “pjesëmarrjen” e presidentëve të SHBA-së dhe Turqisë, sipas një deklarate nga Andriy Yermak, kreu i zyrës së Zelenskyt, shkruajnë mediat e huaja.

Ukraina e bëri propozimin në Turqi gjatë raundit të fundit të bisedimeve, të cilat dhanë pak rezultate dhe i lanë delegacionet nga të dy vendet të ndihen shumë larg një marrëveshjeje për një armëpushim ose përfundim të luftës.

“Është e qartë se Rusia ende nuk është gati për t’i dhënë fund luftës – por ka ende kohë për të rishqyrtuar dhe për t’i dhënë fund kësaj çmendurie”, tha Yermak në deklaratë.

Ai tha se është bërë përparim në çështjet humanitare, duke përfshirë shkëmbimet e të burgosurve dhe rikthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer gjatë luftës.

Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas, tha pas bisedimeve se “ende nuk kemi bërë përparim” në një armëpushim”. /Telegrafi/

The post Ukraina propozon takim me Putinin, Trumpin, Zelenskyn dhe Erdoganin appeared first on Telegrafi.

Zelensky në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore

By: Re Nato
25 July 2025 at 10:52

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim të Shteteve të Bashkuara dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa mbrohet nga pushtimi rus.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, ka thënë Zelensky në disa komente të publikuara të premten.

Ai ka shtuar se Ukraina tashmë ka gjetur financim për tri sisteme – dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë kritik ndaj qasjes së administratës paraparake të Joe Bidenit për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerë të miliarda dollarëve, dhe ka miratuar shitjen e armëve për Ukrainën, përmes vendeve anëtare të NATO-s.

UKRAINË – Zelensky bisedon me Merz pas protestave për ligjin anti-korrupsion

24 July 2025 at 22:01

KIEV, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar një paketë të re rregullash për punën e autoriteteve anti-korrupsion pas protestave kundër një ligji të diskutueshëm të miratuar nga parlamenti në Kiev.

Zelensky diskutoi sot rreth legjislacionit të rishikuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Në një postim në platformën X, Zelensky përmendi një projektligj që garanton pavarësinë dhe efektivitetin e autoriteteve anti-korrupsion në Ukrainë.

Ligji duhet të miratohet nga parlamenti

Zelensky u tërhoq pas protestave më të mëdha që Ukraina ka parë që nga fillimi i luftës mbi trevjeçare me Rusinë. Qytetarët dolën në rrugë për të protestuar kundër një ligji që ai nënshkroi të martën, i cili vendoste autoritetet anti-korrupsion nën kontrollin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

“Ne të gjithë ramë dakord se nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje apo ndikim nga Rusia mbi funksionimin e infrastrukturës sonë anti-korrupsion. E ftova Gjermaninë të marrë pjesë në rishikimin ekspert të projektligjit. Friedrich më siguroi për gatishmërinë për të ndihmuar”, shkroi Zelensky.

Ai kishte deklaruar më parë se ligji i ri do të merrte parasysh të gjitha shqetësimet e protestuesve. Megjithatë, Zelensky nuk dha detaje të mëtejshme.

Më herët, Zelensky kishte zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer, sipas një burimi të  “Downing  Street”.  Starmer riafirmoi gjithashtu “mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe  për Ukrainën”,  njoftoi burimi  /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Zelensky bisedon me Merz pas protestave për ligjin anti-korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer dhe Zelensky diskutojnë për luftën kundër korrupsionit

24 July 2025 at 19:44

LONDËR, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutuan sot në një bisedë telefonike “rëndësinë” e masave kundër korrupsionit, pas protestave që shpërthyen ndaj një projektligji të diskutueshëm në Ukrainë.

Zelensky tha se i kishte paraqitur kryeministrit britanik planet e tij për të siguruar “pavarësinë dhe efektivitetin e infrastrukturës kundër korrupsionit në Ukrainë”, pasi qeveria e tij në Kiev u përball me protestat të fuqishme, të parat që nga fillimi i luftës tre vjet më parë.

Presidenti ukrainas njoftoi sot se do të paraqesë një projektligj të ri kundër korrupsionit në parlamentin e vendit.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Kievit dhe qyteteve të tjera këtë javë për të protestuar kundër një projektligji që synon të rrisë mbikëqyrjen ndaj dy agjencive kundër korrupsionit.

Dy liderët gjithashtu diskutuan për sanksionet ndaj të ardhurave nga energjia ruse gjatë bisedës së tyre telefonike, sipas një deklarate nga “Downing Street”.

Në përmbledhjen e bisedës, një zëdhënës tha se të dy liderët “ranë dakord që partnerët ndërkombëtarë duhet të vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë”.

“Kryeministri theksoi mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe për Ukrainën  dhe të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e rolit të institucioneve të pavarura kundër korrupsionit në zemër të demokracisë ukrainase”, tha zëdhënësi.

“Të dy liderët theksuan se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të pranojë një armëpushim pa kushte për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi ai.

Zelensky tha se kishin pasur “një bisedë shumë të mirë dhe thelbësore” gjatë telefonatës.

Në një postim në platformën X, ai shkroi se “kishte folur  për përgatitjen e një projektligji që synon forcimin e sistemit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë dhe efektivitetit të infrastrukturës kundër korrupsionit në Ukrainë”.

Zelensky shtoi se kryeministri britanik “sugjeroi përfshirjen e ekspertëve që mund të kontribuojnë në një bashkëpunim afatgjatë.”

Dy liderët janë takuar edhe muajin e kaluar personalisht, kur Zelensky u prit në zyrën e kryeministrit Starmer. /Ad.Ab./

 

The post BM – Starmer dhe Zelensky diskutojnë për luftën kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

23 July 2025 at 11:48

Kritikat ndaj lëvizjes së Ukrainës për të kufizuar kompetencat e agjencive antikorrupsion janë të përhapura.

Protestat janë përhapur në të gjitha qytetet – në demonstratën e parë të madhe kundër qeverisë së Volodymyr Zelensky që nga fillimi i luftës në Rusi.

Tani Franca ka shprehur shqetësimin e saj, transmeton Telegrafi.

Benjamin Haddad, ministri i çështjeve evropiane, ka thënë se situata ende mund të shpëtohet.

“Nuk është tepër vonë për t’u tërhequr nga kjo. Ne do të jemi jashtëzakonisht vigjilentë për këtë temë”, tha Haddad për radion France Inter.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, të ndarë pas mesnatës, Zelensky tha se kishte folur me shefin e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion, Semen Kryvonos dhe prokurorë të tjerë të lartë.

Organet antikorrupsion, tha ai, do të vazhdojnë të funksionojnë “por pa asnjë ndikim rus”.

“Gjithçka duhet të pastrohet. Duhet të ketë më shumë drejtësi. Sigurisht, NABU dhe SAPO [Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit] do të vazhdojnë punën e tyre”, tha ai. /Telegrafi/

 

The post Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin appeared first on Telegrafi.

Bisedimet e radhës në Turqi mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim, Zelensky njofton datën

By: lindita
22 July 2025 at 10:52

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi, teksa Perëndimi rrit presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase. “Sot kam diskutuar me Rustem Umerovin për përgatitjet për këmbim të të…

Source

Zelensky tregon se “në cilën fazë” është integrimi i Ukrainës në NATO

21 July 2025 at 19:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se integrimi i Ukrainës me vendet e NATO-s vazhdon në nivel pune.

Në këtë drejtim, ai u kërkoi diplomatëve ukrainas të ndërmarrin “çdo hap të mundshëm në nivel politik” për të mbështetur procesin.

Zelensky e tha këtë gjatë fjalimit të tij para pjesëmarrësve të takimit vjetor të krerëve të misioneve diplomatike të huaja të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“NATO mbetet arkitektura e sigurisë më e fortë dhe potencialisht më efektive në Evropë dhe ndoshta në botë. Pa dyshim për të gjithë, dhe ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Në nivel pune, integrimi ynë me NATO-n vazhdon, dhe ne gjithashtu duhet të ndërmarrim çdo hap të mundshëm në nivel politik”, ka thënë Zelensky.

“Ju kërkoj të vazhdoni të përcillni këtë qëndrim në angazhimin tuaj me partnerët – është NATO që është garancia e paqes në Evropë, më efektive nga ana e kostos – është një fakt – garancia më efektive nga ana e kostos dhe më efikase”, ka shtuar Zelensky.

Ai shtoi se Rusia flet shumë për përparimin e NATO-s, por është pikërisht aty ku NATO ka përparuar që dekada të tëra paqeje kanë zënë vend, ndërsa në vendet ku NATO është e ngadaltë në veprim, paqja shpesh është e pakët.

Mediat ukrainase kujtojnë se në prill, presidenti i SHBA-së, Donald Trump i tha revistës Time se nuk besonte se Ukraina do t’i bashkohej ndonjëherë Aleancës së Atlantikut të Veriut. /Telegrafi/

The post Zelensky tregon se “në cilën fazë” është integrimi i Ukrainës në NATO appeared first on Telegrafi.

Takim i nivelit të lartë, vendet perëndimore koordinojnë armatimin e Ukrainës

21 July 2025 at 13:51

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar planet e presidentit të SHBA-së Donald Trump që aleatët e NATO-s t’i sigurojnë Ukrainës armë.

UDCG – i njohur edhe si formati Ramstein – vjen pasi Trump tha se dërgesat e armëve, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, mund të mbërrijnë në Ukrainë brenda ditësh.

Trump javën e kaluar tha se ai nënshkroi një marrëveshje me aleatët e NATO-s që do të çonte në dërgesa armësh në shkallë të gjerë në Ukrainë, duke përfshirë sistemet Patriot – të konsideruara si një nga më të mirat në botë për zbulimin dhe kapjen e një game të gjerë objektivash ajrore që vijnë.

“Ne do të dërgojmë Patriot në NATO dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, tha Trump.

“Aleanca do të paguajë për sistemet”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, duke folur së bashku me shefin e NATO-s Mark Rutte, tha se armët do të paguhen nga aleatët evropianë dhe se dërgesat fillestare do të mbërrijnë “brenda disa ditësh”.

Kuptohet që kombet evropiane do t’i transferojnë armët – të mbledhura nga rezervat ekzistuese ose nga ato të reja të blera nga SHBA, në Ukrainë. Zëvendësimet do të blihen nga SHBA.

Nuk është ende e qartë nëse janë bërë transferime armësh në Ukrainë, me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Gjeneralin Alexus Grynkewich, i cili tha se përgatitjet për dorëzimin e armëve ishin “në proces”.

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, tha se nuk mund të jepte një afat kohor. Ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ishte i bindur se Gjermania së shpejti do të arrinte një marrëveshje me SHBA-në për dorëzimin e Patriotëve.

“Negociatat midis ministrave të mbrojtjes ishin konkrete dhe dorëzimi i tyre ishte çështje ditësh, ndoshta javësh”, tha Merz.

Raportohet se Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, do të dorëzojnë dy nga nëntë sistemet e saj të mbetura Patriot dhe do të marrin zëvendësime nga SHBA.

Ky veprim vjen pavarësisht planeve fillestare për të blerë dy sisteme Patriot nga SHBA dhe për t’i dërguar ato direkt në Ukrainë.

Sisteme të tjera mund të dorëzohen nëpërmjet Zvicrës, ministria e mbrojtjes e së cilës njoftoi gjithashtu se ishte informuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për të “ripërcaktuar përparësitë e dorëzimit” të pesë sistemeve të porositura më parë për të mbështetur Ukrainën.

Një zyrtar i lartë i NATO-s deklaroi se aleanca po koordinon dorëzimin e mbështetjes shtesë ushtarake, duke përfshirë municione dhe predha artilerie, ndërsa Ukraina pret mbërritjen e sistemeve Patriot.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se zyrtarët e tij kanë propozuar një raund të ri bisedimesh për paqe që do të zhvillohen këtë javë.

Lufta Rusi-Ukrainë/ Zelensky: Duhet të bëjmë gjithçka për një armëpushim

By: Re Nato
19 July 2025 at 22:05

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (NSDC) të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh me Rusinë javën e ardhshme, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky.

Sipas raportimeve nga mediat ruse ekipi negociator i Moskës ka konfirmuar se oferta është marrë.

Të dyja palët kanë zhvilluar dy raunde negociatash të drejtpërdrejta në Stamboll deri më tani këtë vit, me Umerovin që kryeson delegacionin ukrainas.

Në takimin e tyre më të fundit në qershor, negociatorët shkëmbyen projekt-propozime që përshkruanin vizionet e tyre për një marrëveshje paqeje dhe ranë dakord për shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve. Moska që atëherë ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bisedimet.

“Ritmi i negociatave duhet të përshpejtohet. Duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim”, deklaroi Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës në mbrëmje.

 

Ukraina kërkon raund të ri bisedimesh me Rusinë, Zelensky: Një takim ballë për ballë me Putinin

19 July 2025 at 23:30

Kievi i ka propozuar Moskës një raund të ri bisedimesh paqeje javën e ardhshme, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pasi negociatat ngecën në fillim të qershorit.

Dy raunde bisedimesh në Stamboll midis Moskës dhe Kievit nuk arritën të sjellin ndonjë përparim drejt një armëpushimi, duke dhënë në vend të kësaj shkëmbime të të burgosurve në shkallë të gjerë dhe marrëveshje për kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë, shkruan the Guardian.

“Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rustem Umerov raportoi gjithashtu se kishte propozuar takimin e ardhshëm me palën ruse për javën e ardhshme”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar vendit.

“Vrulli i negociatave duhet të rritet”, shtoi ai.

Zelensky përsëriti gatishmërinë e tij për të pasur një takim ballë për ballë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Një takim në nivel udhëheqësish është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen – paqe të qëndrueshme”, tha ai.

Ndryshe, në bisedimet e muajit të kaluar, Rusia përshkroi një listë kërkesash të ashpra, duke përfshirë thirrjet që Ukraina të lëshojë më shumë territor dhe të refuzojë të gjitha format e mbështetjes ushtarake perëndimore.

Kiev i hodhi poshtë ato si të papranueshme dhe në atë kohë vuri në pikëpyetje qëllimin e negociatave të mëtejshme nëse Moska nuk ishte e gatshme të bënte lëshime.

Kremlini tha më parë këtë muaj se ishte gati të vazhdonte bisedimet me Ukrainën pasi Donald Trump i dha Rusisë 50 ditë për të arritur një marrëveshje paqeje ose të përballej me sanksione.

Presidenti amerikan u zotua gjithashtu të furnizonte Kievin me ndihmë të re ushtarake, të sponsorizuar nga aleatët e NATO-s, ndërsa qytetet e saj vuajnë nga sulmet ajrore gjithnjë e në rritje ruse. /Telegrafi/

The post Ukraina kërkon raund të ri bisedimesh me Rusinë, Zelensky: Një takim ballë për ballë me Putinin appeared first on Telegrafi.

Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin

By: M C
19 July 2025 at 21:13

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se Ukraina i ka propozuar Rusisë mbajtjen e një raundi të ri negociatash javën e ardhshme, me qëllim arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar qytetarëve ukrainas, Zelensky tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, ka bërë një propozim zyrtar për organizimin e takimit me përfaqësuesit rusë. Data e saktë e takimit nuk është konfirmuar ende.

“Negociatat duhet të intensifikohen dhe duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim”, theksoi Zelensky, duke shtuar se është i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin. “Një takim në nivelin më të lartë është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen,” tha ai.

Takimi i fundit mes palëve u zhvillua në qershor, por përfundoi pa rezultat. Moska këmbënguli në dorëzimin e katër provincave lindore dhe ndërprerjen e ndihmës ushtarake nga Perëndimi, kushte që Ukraina i cilësoi si “ultimatume të papranueshme”.

Pavarësisht bllokimit, në fillim të korrikut Kremlini shfaqi gatishmëri për të rifilluar bisedimet, pas presionit në rritje ndërkombëtar. Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve, ndërsa njëkohësisht njoftoi rifillimin e dërgesave të armëve në Kiev, me mbështetje nga vendet e NATO-s.

Rezultati i vetëm konkret i dy raundeve të mëparshme negociatash të mbajtura në Stamboll ishte një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të rënëve në luftë.

Negociatat e reja vijnë në një moment kritik për të dyja palët, ndërsa luftimet në vijën e frontit vijojnë me intensitet, dhe komuniteti ndërkombëtar shton presionin për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

The post Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin appeared first on Albeu.com.

KIEV – Zelensky: Sanksionet e reja kundër Rusisë të mirëpritura

18 July 2025 at 11:40

KIEV, 18 korrik /ATSH-ANSA-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mirëpriti paketën e 18-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë duke e quajtur atë “një vendim thelbësor dhe në kohë, veçanërisht tani që Rusia ka përshkallëzuar brutalitetin e sulmeve të saj ndaj qyteteve dhe fshatrave tona”.

“Do të doja të shprehja mirënjohjen time për presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe të gjithë udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së për unitetin dhe qëndrimin e tyre parimor”, shkroi ai në X.

Zelensky falënderoi gjithashtu presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe “Danimarkën për një fillim vërtet pozitiv të presidencës së saj të BE-së”.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një paketë të 18-të sanksionesh që synon Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës, thanë sot disa diplomatë.

Paketa e sanksioneve synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë dhe vjen në përgjigje të refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë.

Sllovakia e kishte bllokuar paketën, duke përmendur shqetësime në lidhje me importet e saj të gazit. Dje, kryeministri Robert Fico tha se kishte udhëzuar përfaqësuesit e Sllovakisë të miratonin masat.

Sllovakia, e cila më parë kishte bllokuar miratimin e kësaj pakete të re sanksionesh, e 18-ta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, më në fund pranoi të hiqte veton e saj pasi mori garanci./ /Ad.Ab./

The post KIEV – Zelensky: Sanksionet e reja kundër Rusisë të mirëpritura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

17 July 2025 at 18:59

Volodymyr Zelensky thotë se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrtojnë një marrëveshje të madhe për dronët, e cila do të kishte ndikim të rëndësishëm në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

Sipas presidentit të Ukrainës, plani përfshin blerjen nga ana e Uashingtonit të dronëve luftarakë ukrainas, të cilët janë testuar dhe provuar në kushte reale lufte kundër forcave ruse.

Këta dronë, të zhvilluar gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj, janë vlerësuar për efikasitetin, fleksibilitetin dhe koston më të ulët krahasuar me platformat perëndimore.

Në këmbim, Kievi do të blinte armë amerikane, duke përfshirë sisteme të avancuara mbrojtëse dhe sulmuese, të cilat do të ndihmonin në forcimin e mbrojtjes së vendit kundër agresionit rus.

Në një intervistë për New York Post, lideri ukrainas theksoi se kjo marrëveshje do të përmirësonte ndjeshëm aftësitë ajrore të të dyja vendeve.

Sipas tij, Ukraina do të përfitonte teknologji të re amerikane, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga përvoja dhe zhvillimi i teknologjive të testuara në një nga fushëbetejat më të vështira moderne.

Zelensky gjithashtu la të kuptohet se një bashkëpunim më i ngushtë me SHBA-të nën udhëheqjen e Trump mund të ndryshojë ekuilibrin e forcave në rajon.

Ndryshe, Ukraina dhe SHBA-ja tashmë kanë arritur një marrëveshje për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase. /Telegrafi/

The post Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese appeared first on Telegrafi.

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

By: M C
17 July 2025 at 18:48

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se do ta forconin vendin e tij gjatë një paraqitjeje në parlament të hënën për të riorganizuar qeverinë e tij.

Presidenti ukrainas tha se do t’i jepte qeverisë së re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesë e një shtytjeje për të prodhuar 50% të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në Ukrainë.

Parlamenti i Ukrainës me 450 vende miratoi sot emërimin e Yulia Svyrydenko si kryeministre, me 262 vota pro.

Svyrydenko, e cili u nominua nga vetë presidenti ukrainas, pason Denys Shmyhal, i cili paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër të martën, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij.

Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.

The post Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

❌
❌