Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë parlamentare

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura.

Kryeparlamentarja Spiropali i përcolli ambasadorit Ventura, urimet më të mira për misionin e tij në Shqipëri, ndërsa theksoi se “intensifikimi i diplomacisë parlamentare është thelbësor për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh”.

Kryetarja e Parlamentit tha se Spanja mbetet një mbështetëse e çmuar në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ndërsa konfirmoi mbështetjen për objektivin strategjik kombëtar të Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda 2030.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në...
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamine Yamal kritikohet ashpër nga legjenda e Real Madridit për atë çfarë bëri gjatë konferencës për shtyp

10 June 2025 at 15:40

Një legjendë e Real Madridit ka kritikuar me ashpërsi yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, pasi ka vënë re një gjest të tij gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes në Ligën e Kombeve. 

Mbrëmjen e së dielës, kampionët e Euro 2024, nuk arritën të mbronin trofeun e Ligës së Kombeve, pasi humbën në finalen e edicionit 2024/25 ndaj Portugalisë me penallti, pas një barazimi 2-2. 

Në gjysmëfinale, Spanja kishte marrë pjesë edhe në një ndeshje spektakolare me Francën (5-4), ku superylli Yamal shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes. 

Megjithatë, pas ndeshjes, sjellja e Yamal gjatë konferencës për shtyp ka shkaktuar zemërim te një legjendë e Real Madridit, i cili ka folur hapur kundër tij. 

Gjatë paraqitjes në konferencë, Yamal vendosi të vishte një kapelë me pjesën e prapme përpara, një gjest që ka tërhequr kritika nga ish-mesfushori i Real Madridit, Guti. 

Duke folur në emisionin spanjoll El Chiringuito, Guti shprehu pakënaqësinë e tij, duke thënë se i riu nuk duhet të vishej kaq informalisht kur përfaqësonte kombëtaren spanjolle. 

“Nuk e di nëse është hera e parë që shoh një djalë me kapelë mbrapsht. Nuk më pëlqen sepse ai është me ekipin kombëtar të Spanjës”. 

“Kur të shkojë në Ibiza, ose ku të dojë, mund ta bëjë. Por jo me ekipin kombëtar në një konferencë për shtyp. Nuk më pëlqen”, tha Guti. 

Komentet e tij u përballën menjëherë me kritika nga panelistët e tjerë, por ai vazhdoi të qëndrojë i palëkundur, duke thënë se, ndërsa plaket, opinioni i tij për sjellje të tilla bëhet gjithnjë e më kritik. 

“Ky është realiteti. Nuk është faji i Lamine, ai në fund të fundit bën çfarë të dojë. Faji është i njerëzve që janë aty dhe që duhet t’i thonë: ‘Hej, jo, kapelë nuk vihet në një konferencë për shtyp me ekipin kombëtar të Spanjës’”. 

Pavarësisht performancës së shkëlqyer në gjysmëfinale kundër Francës, Yamal dështoi të impresiononte në finalen e Ligës së Kombeve, duke bërë që disa tifozë të thonë se tani ai ka humbur shanset për ta fituar Topin e Artë./Telegrafi/

The post Lamine Yamal kritikohet ashpër nga legjenda e Real Madridit për atë çfarë bëri gjatë konferencës për shtyp appeared first on Telegrafi.

Pasi humbi penalltinë në finale, Morata afër një vendimi të vështirë

9 June 2025 at 12:35

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka pranuar se po përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij me La Rojan pas përfundimit të sezonit.

Morata luajti në fund në humbjen e Spanjës ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. De la Fuente vendosi ta fuste Moratën në minutat shtesë, me idenë që ai të ishte i gatshëm për penalltitë.

Fatkeqësisht, Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, pasi Diogo Costa ia priti goditjen, duke vulosur humbjen e La Rojas në Allianz Arena.

Që kur mori drejtimin e ekipit kombëtar në shkurt të vitit 2023, De la Fuente e ka pasur gjithmonë besimin e plotë te Morata, duke e emëruar kapiten dhe duke e udhëhequr ekipin drejt triumfit në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.

“Ai është një lider dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pavarësisht nëse luan më shumë apo më pak. Ai është lideri më i mirë. Ka ende shumë futboll përpara dhe do të ketë disa momente shumë të rëndësishme me ne. Ai kontribuon shumë edhe jashtë fushës”, deklaroi La Fuente.

Megjithatë, Morata la të kuptohej se e ardhmja e tij me Spanjën mund të përfundojë shumë shpejt. Duke folur përpara dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në shtator, ai pranoi se po mendon seriozisht për të ardhmen e tij.

“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por kjo është pjesë e jetës. Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Sa i përket penalltisë? Nuk e godita mirë, mund të kisha bërë më mirë, por tani nuk ka më asgjë që mund të bëj”, u shpreh Morata për “AS”.

I pyetur nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, Morata shtoi: “Dalje në pension nga kombëtarja? Është e mundur, nuk do të rikthehem në shtator”. /Telegrafi/

The post Pasi humbi penalltinë në finale, Morata afër një vendimi të vështirë appeared first on Telegrafi.

Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe

9 June 2025 at 08:44

Cristiano Ronaldo ka folur fjalë të mëdha dhe ka dhënë lëvdata për talentin e madh të Spanjës, Lamine Yamal.

Dyshja u përballen për herë të parë në finalen e Ligës së Kombeve, teksa Portugalia fitoi ndaj Spanjës 5-3 në penallti pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2.

Duke folur në ‘Mix Zone’, kapiteni portugez ndau një mesazh mbështetës për 17-vjeçarin e Barcelonës, i cili luajti si titullar në finale përpara se të zëvendësohej në kohën shtesë.

🚨 Cristiano: “Lamine is going to win a lot of collective and individual titles. He’s a phenomenon”.

“He’ll have a long career and he’s going to win a lot of Nations Leagues”.

“He’s 17… Please, leave him alone. I have to ask you to let him be. He has to be calm”. pic.twitter.com/Bqnferip6T

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 9, 2025

“Lamine Yamal do të fitojë shumë tituj, si me ekipin ashtu edhe në nivel individual”, tha Ronaldo.

“Ai ka një karrierë të gjatë përpara vetës dhe do të fitojë shumë Liga të Kombeve”.

“Ai është vetëm 17 vjeç… është një fenomen, por njerëzit duhet ta lënë të qetë. Ka kohë për të rritur dhe për të shkëlqyer”, deklaroi Ronaldo

Ronaldo, tani 40 vjeç, i bëri thirrje publikut dhe mediave që të mos vendosin presion të panevojshëm mbi Yamalin në këtë fazë të hershme të karrierës së tij. /Telegrafi/ 

The post Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë

8 June 2025 at 23:57

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.   

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.     

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.     

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata. 

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Nuno Mendes që u vlerësua me notën 8.0. 

Vlerësime të larta në këtë sfidë për Portugalinë morën gjithashtu edhe Diogo Costa (7.5), Vitinha (7.3) dhe Cristiano Ronaldo (7.2). 

Në nanë tjetër tek Spanja lojtari më i vlerësuar ishte Lamine Yamal me 7.9 po aq sa e kishte notën edhe Martin Zubimendi. 

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Alvaro Morata i cili u vlerësua me notën 6.1 pas penalltisë së humbur. 

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: 

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë appeared first on Telegrafi.

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

8 June 2025 at 23:47

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.   

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.   

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.   

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.   

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.   

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë. 

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata./Telegrafi/

𝗩𝗘𝗡𝗖𝗘𝗗𝗢𝗥𝗘𝗦 𝗡𝗢𝗩𝗔𝗠𝗘𝗡𝗧𝗘! 🏆🏆 #FazHistória | #NationsLeague pic.twitter.com/iJfn0AtpYz

— Portugal (@selecaoportugal) June 8, 2025

The post Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë

8 June 2025 at 21:50

Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë pas pjesës së parë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon. 

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. 

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1. 

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – a do të arrijë Portugalia të kundërpërgjigjet, apo Spanja do ta ruajë këtë epërsi ose eventualisht ta thellojë atë./Telegrafi/

The post Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë

8 June 2025 at 19:47

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Për të arritur kualifikimin në finale, portugezët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, teksa Spanja mposhti Francën në një triller të vërtetë me rezultat 5-4. 

Herën e fundit kur këto dy kombëtare u takuan ishte pikërisht në kuadër të Ligës së Kombeve, me Spanjën që kishte triumfuar minimalisht 1-0 falë një goli nga Alvaro Morata. 

Portugalia të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo kanë në përbërjen startuese emra si Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva. 

Tek Spanja nga minuta e parë e nis Mikel Oyarzabal i cili do të ndihmohet nga Nico Williams, Pedri dhe Lamine Yamal. 

Formacionet zyrtare: 

Portugalia: Diogo Costa, Mendes, Inacio, Dias, Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Silva, Conceicao, Ronaldo, Neto.

Spanja: Unai Simon, Cucurella, Huijsen, Le Normand, Mingueza, Fabian, Zubimendi, Nico Williams, Pedri, Lamine Yamal, Oyarzabal. 

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë appeared first on Telegrafi.

Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

8 June 2025 at 09:39

Finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte në orën 21:00, me një përballje të shumëpritur mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të luhet në stadiumin e Mynihut.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia arritën në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart, duke treguar forcë dhe përvojë në fazat vendimtare të turneut.

Nga ana tjetër, Spanja festoi një sukses spektakolar ndaj Francës, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe.

Përveç finales, sot në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, ku Gjermania dhe Franca do të përballen në Stuttgart për të mbyllur me dinjitet turneun.

Spanja hyn në këtë finale si kampione në fuqi, pasi fitoi edicionin e vitit 2023 duke mposhtur Kroacinë me penallti në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Spanja do të ruajë titullin apo nëse Portugalia do të rikthehet në majë të Evropës me një tjetër trofe të rëndësishëm për Ronaldon dhe shokët e tij. /Telegrafi/

The post Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte appeared first on Telegrafi.

Diçka speciale po dëshmohet: Rekordi i Lamine Yamal në moshën 17 vjeç krahasuar me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin

8 June 2025 at 09:20

Në moshën 17 vjeç, 10 muajsh e 24 ditësh, Lamine Yamal po bën bujë në futbollin botëror, duke thyer rekorde dhe krahasuar me legjendat si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Francës, Yamal shënoi dy gola, duke u bërë lojtari më i ri që realizon një dopietë për Spanjën në një ndeshje zyrtare, në moshën 17 vjeç e 327 ditë.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 5-4, duke shënuar herën e parë që Franca pëson pesë gola në një ndeshje që nga viti 1969.

Yamal ka arritur të bëhet lojtari më i ri që arrin 100 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 17 asistime. Në nivel ndërkombëtar, ai ka shënuar 6 gola në 20 paraqitje për Spanjën.

Krahasuar me Cristiano Ronaldon, i cili në moshën 17 vjeç kishte 19 paraqitje, 5 gola dhe 4 asistime për Sportingun, dhe Lionel Messin, i cili në të njëjtën moshë kishte vetëm një gol në 9 ndeshje për Barcelonën, Yamal po tregon një rritje të jashtëzakonshme.

Nëse Spanja fiton finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë, Yamal do të bëhet lojtari më i ri që fiton këtë trofe, vetëm një vit pasi ndihmoi Spanjën të fitojë Kampionatin Evropian.

Cristiano Ronaldo, duke folur përpara finales, tha: “Lamine Yamal? Ju kërkoj ta lini djalin të rritet për të mirën e futbollit”.

“Lëre të rritet me qetësi dhe hiqni presionin nga ai. Mund ta ndihmosh duke e lënë të qetë sepse atij nuk i mungon talenti”.

Me performancat e tij mbresëlënëse, Yamal po tregon se është një nga talentet më premtuese të futbollit botëror. /Telegrafi/

Rekordi i Ronaldos dhe Messit në moshën 17 vjeç. Krediti i imazhit: messivsronaldo.app
Foto: Rekordi i Ronaldos dhe Messit në moshën 17 vjeç.

The post Diçka speciale po dëshmohet: Rekordi i Lamine Yamal në moshën 17 vjeç krahasuar me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin appeared first on Telegrafi.

Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos

6 June 2025 at 17:02

Dean Huijsen, blerja e re e Real Madridit, luajti një rol kyç në fitoren dramatike të Spanjës ndaj Francës me rezultat 5-4 në Stuttgart, duke e çuar skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Portugalisë.

20-vjeçari ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe e përfundoi të gjithë ndeshjen. Pas takimit, Huijsen foli për bisedën me shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappé.

“Folëm pak dhe më mirëpriti, duke më thënë se do të shihemi së shpejti. Një djalë i mirë,” deklaroi Huijsen për Mundo Deportivo.

Duke folur për përballjen e radhës kundër Cristiano Ronaldos, Huijsen tregoi emocionin e tij.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në histori. Për çdo fëmijë, për çdo të ri që luan kundër Ronaldos është një ëndërr. Le të shohim nëse do të mund ta ndaloj,” tha ai për COPE. /Telegrafi/

The post Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë

5 June 2025 at 22:54

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/

 

The post Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë appeared first on Telegrafi.

“Dashuria ime për Barcelonën është e pakushtëzuar” – Pedri flet për interesimin e Bayern Munich dhe Topi i Artë

5 June 2025 at 08:38

Pedri ka përjetuar një vit fantastik. Ai ndihmoi Spanjën të fitonte Euro 2024 dhe më pas luajti një rol kyç në suksesin e trefishtë të Barcelonës. Por gjërat mund të kishin marrë një rrjedhë ndryshe për mesfushorin 22-vjeçar.

Sipas asaj që raporton AS, Pedri ka konfirmuar interesimin e Bayern Munich, që kishte shfaqur dëshirën ta transferonte kur Hansi Flick, trajneri aktual i Barcelonës, drejtonte klubin gjerman.

“Ata ishin të interesuar për mua, por dashuria ime për Barcelonën është e pakushtëzuar. Është klubi i ëndrrave të mia dhe do të jetë shumë e vështirë të largohem prej andej”, deklaroi Pedri.

Pas një sezoni të shkëlqyer, ku ishte ndër lojtarët më të mirë të Barcelonës, Pedri është përmendur si kandidat për Topin e Artë 2025. Ai e pranoi me përulësi këtë vlerësim dhe tregoi se është i kënaqur me respektin që po merr.

“Nuk i shoh shumë çmimet individuale, por që kur Rodri fitoi “Topin e Artë”, gjithçka është ndryshe. Më parë nuk përqendroheshin te mesfushorët. Titujt me ekipin kombëtar kanë një peshë të madhe dhe kjo ka ndryshuar perceptimin”, shpjegon spanjolli.

Pedri shtoi se aktualisht është i fokusuar te Spanja, e cila do të luajë finalen e Ligës së Kombeve, dhe se për momentin nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje.

Pedrit iu kërkua gjithashtu të komentonte për dy trajnerët e Spanjës: Luis de la Fuente dhe Luis Enrique.

“Janë dy trajnerë të ndryshëm. De la Fuente gjithmonë ka besuar tek unë që nga të rinjtë, ndërsa Luis Enrique është spektakolar dhe më bëri të debutoj me Spanjën. Nuk mund të zgjedh mes tyre – është si të zgjedhësh midis babait dhe nënës”, përfundoi Pedri. /Telegrafi/

The post “Dashuria ime për Barcelonën është e pakushtëzuar” – Pedri flet për interesimin e Bayern Munich dhe Topi i Artë appeared first on Telegrafi.

‘Isabel II, e mbuluar’ mbretëresha e Spanjës në kryeveprën e një italiani, në magjinë e zgjimit të jetë nga shkëmbi

By: Kult Plus
25 May 2025 at 15:16

Fytyra e mbretëreshës është e mbuluar me një mantel të hollë që simbolizon virtytin dhe besimin, elemente këto me rëndësi primare për fisnikët, në veçanti për monarkët.

Mjeshtri italian, Torreggiani prodhoi gjithashtu edhe piedestalin mbi të cilin mbështetet busti i mbretëreshë së Spanjës.

“Isabel II, e mbuluar” u realizua nga mjeshtri në vitin 1855 me mermer nga Carrara. Ajo ka qasje unike për të portretizuar mbretëreshën Isabel II si një grua ikon, pas hirit të së cilës qëndron bukuria dhe pushteti. Zgjedhja novatore e Torreggiani për të mbuluar fytyrën e mbretëreshës, e veçon këtë pjesë dhe tërheq vëmendjen e shikuesit duke e bërë këtë arritje të jashtëzakonshme një habi dhe kureshti. Sepse e tillë ishte coha e hollë e realizuar në mermer, duke e ofruar portretin e gruas së hirshme të gjallë dhe delikate, të brishtë dhe depërtuese, joshëse dhe imponuese.

Mjeshtri Torregiani, duke iu referuar modeleve të mëparshme me vello, si kryevepra e Krishtit me vello nga Sanmartino ose Virgjëresha Vestale nga Monti, e cila ishte vetëm disa vjet më parë, skaliti bustin e mbretëreshës, duke e mbuluar fytyrën e saj me një mantel të hollë që lejon një pamje pothuajse të plotë pa i fshehur asnjë nga tiparet e mbretëreshës së Spanjës. Velloja fillon nga kurora me elementet klasik, dhe më pas arrin deri te shpatullat e Isabel-ës II. Flokët janë stiluar me një gërshetë të rafinuar ndërsa busti është zbukuruar me një karficë zbukurimi me perla. Nën vello ju mund të perceptoni praninë e një gjerdan perlash.

Sipas specialistëve dhe kritikëve të artit, mjeshtri italian, Camillo Torreggiani, një specialist në bustet e portreteve, por edhe të varreve monumentale, donte të thyente plotësisht traditën zyrtare dhe t’i bënte përshtypje mbretëreshës Isabel II me këtë arritje teknike spektakolare, të paimagjinueshme dhe sfiduese për një skulptor. Por më shumë se një vit beteje të ashpër me mermerin e Carraras, mjeshtri arriti të depërtonte me daltë nën mermer, të skaliste fytyrën e bukur. Dhe duke e mbuluar, padyshim që ai pretendoi se bëri diçka uau, t’i shton skulpturës një atmosferë misteri.

Camillo Torreggiani kishte kërkuar shumën prej 51,460 reale për këtë portret, por skulptorët e Kamera, Francisco Elias Vallejo dhe Jose Piquer, nuk u pajtuan me atë vlerësim të tepruar sipas tyre dhe paguan vetëm 28,000 realë për punën e artistit duke shtuar një rimbursim të shpenzimeve 6 mijëra realë. Torreggiani protestoi vazhdimisht kundër këtij zhvlerësimi absurd, 33 mijë realë gjithsej për një punë që zgjati trembëdhjetë muaj ishte shumë pak por ai nuk mori as një cent më shumë. Torreggiani mori çmimin prestigjioz Cruz de Carlos III për këtë bust.

Skulptura ishte pjesë e Koleksionit Mbretëror dhe më vonë gjeti vendin e saj në Museo de Arte Moderno. Sapo skulptura u ekspozua për publikun në Muzeun Prado, ajo pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe mjaft vizitorë kaluan pragun e atij vendi vetëm për të parë veprën e Torreggiani.

Kush ishte Isabel II?

Isabel II, e njohur edhe si Isabella II, ishte mbretëresha e Spanjës nga viti 1833 deri në 1868. Ajo u ngjit në fron në moshë në moshën 3-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj, mbretit Ferdinand VII. Mbretërimi i saj u shënua nga trazira politike, trazira sociale dhe konflikte midis fraksioneve liberale dhe konservatore.

Spanja po përballej me paqëndrueshmërinë politike, vështirësitë ekonomike dhe tensionet rajonale. Luftërat Karliste, të cilat vendosën përkrahësit e pretendimit të saj kundër atyre të xhaxhait të saj Carlos María Isidro, ishin një pjesë e madhe e viteve të saj të hershme si mbretëreshë.

Isabel II u martua me kushëririn e saj, Francisco de Asís, në vitin 1846. Martesa e tyre nuk ishte e lumtur dhe nuk solli një trashëgimtar të qëndrueshëm të fronit. Thashethemet për jetën e saj personale dhe aferat e supozuara shtuan polemikat rreth mbretërimit të saj.

Peizazhi politik në Spanjë ishte i ndarë midis liberalëve (reformatorët progresivë) dhe konservatorëve (tradicionalistët). Mbretërimi i Isabel II pa ndryshime në pushtet midis këtyre fraksioneve, duke çuar në ndryshime të shpeshta në qeveri.

Në vitin 1868, një revolucion i njohur si Revolucioni i Lavdishëm e detyroi Isabel II të mërgonte. Ajo abdikoi nga froni në favor të djalit të saj, Alfonso XII. Largimi i saj shënoi fundin e monarkisë Burbon në Spanjë.

Trashëgimia e Isabel II është komplekse. Disa e shohin atë si një simbol të paqëndrueshmërisë dhe korrupsionit, ndërsa të tjerë vlerësojnë përpjekjet e saj për të modernizuar Spanjën. Mbretërimi i saj mbetet një periudhë magjepsëse në historinë spanjolle.

Skulptori, Camillo Torreggiani (19 mars 1820 – 1896)

I lindur në një familje të varfër, në moshën 20-vjeçare, ai u largua nga Ferrara në kërkim të punës. Punoi në Bolonjë në dekorimet e pallatit del Podestà, i cili po restaurohet. Ai punoi gjithashtu në kishën e Santa Maria del Soccorso të Livornos. Ai zhvendoset në Firence, për të punuar nën skulptorin Luigi Pampaloni. Për Pampalonin, Torreggiani përfundoi shumë portrete. Qëndroi në Firence njëmbëdhjetë vjet, pastaj u kthye në Ferrara e tij, ku hapi një studio. Në varrezat e Ferrarës përfundoi monumentet për familjet Mantovani dhe Botti; një monument për amerikanin Lovel Putman, një monument për familjen e Cavaliere Santini, një monument për avokatin Marcellino Lombardi, një monument për Maragola. Ai gjithashtu e bëri monumentin për nder të patriotit Garibaldino Bonetti, i cili vdiq në Betejën e Bezzecca-s . Alegoria përshkruan personifikimin e qytetit të Ferrarës, i cili shkruan emrin e tij në analet e historisë së vendit të tij. Ai bëri gjithashtu buste të klientëve të spitalit në Casa di Ricovero. Ai përfundoi një bust të Vittorio Emanuele për qytetin e Ternit .

Torreggiani udhëtoi gjerësisht nëpër Evropë, në Paris, Londër, Vjenë dhe Madrid. Ai ishte në Madrid kur skaliti një bust portret të mbretëreshës Isabel II. Ai gjithashtu përfundoi një portret të Gioacchino Rossini për Republikën e San Marinos.

Përgatiti: Albert Vataj / KultPlus.com

Parlamenti i Spanjës shqyrton reformën në aksesin e shtypit

20 May 2025 at 20:28

Parlamenti spanjoll po shqyrton penalizimin e atyre që prishin konferencat e tij për shtyp, një javë pasi gazetarët organizuan një largim nga një konferencë për shtyp, e cila u shndërrua në kaos pasi një aktivist i ekstremit të djathtë ndërpreu seancën.

Bertrand Ndongo, një aktivist politik dhe influencues online, refuzoi të lëshonte fjalën gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga zëdhënësja e Sumar, Verónica Barbero, të martën e kaluar duke thënë “Nuk do të hesht” ndërsa mbyti zërin e një gazetari që po përpiqej të bënte një pyetje.

Sjellja e Ndongos, një anëtar i akredituar i shtypit që punonte për mediumin Periodista Digital, bëri që gazetarët të largoheshin nga salla në shenjë proteste.

Në përgjigje të mosmarrëveshjes, Shoqata e Gazetarëve Parlamentarë të Spanjës tha se “dënon fuqimisht sjelljen e disa individëve të akredituar në Kongres, të cilët vazhdojnë të prishin ose pengojnë funksionimin normal të konferencave për shtyp dhe që shtrembërojnë të drejtën për të mbledhur dhe transmetuar informacion të vërtetë”.

Të martën, dhoma e ulët e parlamentit spanjoll debatoi një propozim për të reformuar procesin e akreditimit të shtypit, pas ankesave të përsëritura nga gazetarët të cilët argumentojnë se aftësia e tyre për të bërë punën e tyre po pengohet dhe se po ngacmohen.

Gazetarët që morën pjesë në protestën e shkurtit thanë se ishin kërcënuar me doxxing, procesin e zbulimit të informacionit personal konfidencial në internet.

“Ne, gazetarët parlamentarë, kemi detyrimin të sigurojmë që e drejta e qytetarëve për informacion të mbrohet siç duhet duke zbatuar parimet etike të profesionit”, tha Shoqata e Gazetarëve Parlamentarë në një deklaratë.

“Kohët e fundit, gazetarët që punojnë në Kongres kanë pësuar fyerje, abuzime dhe akuza nga individë të akredituar që punojnë përkrah nesh dhe shpërfillin rregullat themelore të bashkëjetesës shoqërore. Ata madje kanë kërcënuar se do të zbulojnë adresat tona.”

Ai shtoi se ndërprerja nga ata që i shpërfillin këto rregulla “ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në të drejtën kushtetuese të qytetarëve për informacion”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti i Spanjës shqyrton reformën në aksesin e shtypit appeared first on Euronews Albania.

Rama pret Sanchez: Diskutuam mbështetjen e Spanjës ndaj rrugës tonë evropiane

16 May 2025 at 09:50

Pas kreut të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri edhe homologun spanjoll Pedro Sanchez. Rama shkruan se diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin evropian të vendit tonë.

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë ”, shkruan Rama.

Kryeministri do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama pret Sanchez: Diskutuam mbështetjen e Spanjës ndaj rrugës tonë evropiane appeared first on Euronews Albania.

Sánchez uron Ramën: Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet BE-së

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një postim në rrjetin ‘X’, Sánchez uron Ramën për fitoren e thellë të Partisë Socialiste në zgjedhje.

“Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Përgëzime”, shkruan Kryeministri i Spanjës.

/a.f/

The post Sánchez uron Ramën: Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Joan Laporta tregon se çfarë synon Barcelona këtë sezon nga tri garat

23 April 2025 at 21:33

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka shprehur besimin se skuadra ka një shans të mirë për të fituar tre trofe, pas fitores së tyre të ngushtë ndaj Mallorcas që i vendosi shtatë pikë më shumë në krye të La Ligës. 

 Duke folur përpara finales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, Laporta vlerësoi performancën e ekipit dhe shprehu mirënjohjen e tij për trajnerin Hansi Flick dhe lojtarët. 

 “Atmosfera është fantastike. Njerëzit janë shumë të emocionuar dhe kjo është shumë e këndshme për t’u parë”. 

 “Ajo që duhet të bëjnë tifozët e Barcelonës është t’i besojnë trajnerit dhe lojtarëve tanë. Jam i bindur se nën drejtimin e Hansi Flick dhe këtij talenti që lojtarët vendosin ne do të kemi një shans për tre trofe”, deklaroi i pari i Barcelonës.  

 Laporta paralajmëroi gjithashtu skuadrën të qëndrojë në tokë dhe të përqendruar. 

“Ne po luajmë shumë mirë, por nuk kemi arritur ende asgjë. Një finale është koka ose bishti – çdo gjë mund të ndodhë, por ne jemi shumë të sigurt”, përfundoi ai. /Telegrafi/  

The post Joan Laporta tregon se çfarë synon Barcelona këtë sezon nga tri garat appeared first on Telegrafi.

Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë

1 April 2025 at 21:53

Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, ka zbuluar golin e tij të preferuar deri më tani në karrierë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Yamal ka përzgjedhur golin e shënuar në Kampionatin Evropian 2024, i mbajtur në Gjermani.

Në atë moment të paharrueshëm, talenti spanjoll mashtroi disa mbrojtës të Francës dhe shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin e Gjelave me topin që përfundoi në këndin e majtë.

Vetë Yamal e ka cilësuar këtë si golin më të bukur të karrierës së tij deri tani.

Forma e tij brilante ishte një faktor kyç në suksesin e Spanjës, e cila u shpall kampione e Evropës në Euro 2024.

Me këtë paraqitje, Yamal vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. /Telegrafi/

The post Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë appeared first on Telegrafi.

“Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal

25 March 2025 at 11:42

Ish-ylli i Real Madridit dhe Holandës, Rafael van der Vaart, i është përgjigjur Lamine Yamal, pasi 17-vjeçari ironizoi në mënyrë të prerë kundër tij.

Gjatë fitores së Spanjës në Ligën e Kombeve me penallti ndaj Holandës, pas një barazimi të përgjithshëm 5-5, Lamine Yamal ia kushtoi festën e tij dhe një postim në rrjetet sociale kritikave të Van der Vaart ndaj tij.

Van der Vaart kishte vënë në dukje pas ndeshjes së parë se mbrojtësi i Ajaxit, Jorrel Hato e kishte futur ‘në xhep’ 17-vjeçarin. Megjithëse presioni i Lamine Yamal rezultoi në golin e hapjes për La Roja në Roterdam, Van der Vaart shpjegoi se ai kishte ‘parë disa gjëra që nuk i pëlqenin’, të tilla si ‘pantallonat e ulura’ dhe e akuzoi atë për besim të tepruar.

Pas një goli të shkëlqyeshëm në kohën shtesë, Yamal uli pantallonat e shkurtra për të festuar dhe postoi një pamje të Van der Vaart në Instagram me një mbishkrim të drejtuar gjithashtu ndaj tij. Sidoqoftë, van der Vaart u pyet për përgjigjen e tij dhe dukej se nuk e kishte ndryshuar mendimin e tij.

“Unë do ta këshilloja Lamine Yamal të mos shqetësohet aq shumë për atë që thotë një ish-lojtar mbipeshë,” u përgjigj van der Vaart në Ziggo Sport.

“Në moshën 17-vjeçare, me kaq shumë lëvdata, mendon se bota rrotullohet rreth teje. Kjo na ka ndodhur të gjithëve, por nuk është kështu. Futbolli është argëtues, por jo i rëndësishëm. Nëse mendon se je një lloj Zoti, bëhesh i papëlqyeshëm”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

The post “Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal appeared first on Telegrafi.

❌
❌