Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut dhe pritet në takim nga kryetari: Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë

24 July 2025 at 23:48

Aktori i njohur shqiptar dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ka realizuar një vizitë të veçantë në Mitrovicën e Veriut, ku është pritur ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës, Erden Atiqi.

Vasili ka publikuar një video nga qëndrimi i tij mbi urën e Ibrit, simbolin ndarës të qytetit, ku shpreh emocionin e tij për ndryshimet pozitive që po përjeton Mitrovica.

“Përshëndetje, pjesa që shihni pas meje nuk është në Zvicër, është në Mitrovicë. Jemi në Mitrovicën e rilindur, le ta quajmë. Është 24 korrik, para një viti Komuna e Mitrovicës ka nxjerrë logon e saj të re dhe ka dalë për të na pritur Erden Atiqi”, dëgjohet ai duke thënë në videon e publikuar.

Vizita e aktorit vjen si një formë mbështetjeje për zhvillimet kulturore dhe shoqërore në pjesën veriore të vendit, në një kohë kur qyteti po përpiqet të tejkalojë barrierat dhe të ndërtojë një identitet të ri bashkëkohor.

Vasili, përmes pranisë së tij dhe mesazhit të ndarë me ndjekësit, ka dhënë një imazh të gjallë e pozitiv për një Mitrovicë në transformim.

Përndryshe, aktori edhe gjatë qëndrimit të shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka treguar se është tejet i dhënë pas gjurmëve dhe historisë shqiptare. /Telegrafi/

The post Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut dhe pritet në takim nga kryetari: Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës” në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës

By: gaze tare
21 July 2025 at 14:16

Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit” nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës. Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse të Kosovës, me bekimin e Nikolla Xhufkës.

Dekorata iu dha Laert Vasilit në vlerësim të përkushtimit dhe besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit.

Postimi i plotë:

Sot në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit +Nikolla, u dekorua me nderim z. Laert Vasili, me titullin Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit. Ky ishte një moment solemn dhe i mbushur me frymë shpirtërore, ku u vlerësua përkushtimi, besnikëria dhe dashuria ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!
Sinodi i shenjtë .

The post Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës” në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës appeared first on iconstyle.al.

RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza

21 July 2025 at 10:57

Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë. “Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të […]

The post RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza appeared first on Reporter.al.

​Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”

20 July 2025 at 15:23

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderoi aktorin e njohur të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Laert Vasili, me titullin e lartë kishtar “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”, një vlerësim për kontributin e tij të shquar në art dhe kulturë, si dhe për mbështetje ndaj trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve.

Hoti: Laerti është një kalorës i Krishtit.

“Ndihem i privilegjuar dhe thellësisht i përulur të qëndroj sot para jush në këtë ditë të veçantë. Jemi mbledhur për të nderuar një shërbesëtar të veçantë të kishës sonë. Një kalorës shpirtëror, një misionar të palodhur, një vëlla që ka dhënë gjithçka në shërbim të Krishtit dhe popullit tonë, zotëri Laert Vasili. Sot në bekimin e lumturisë tuaj, shpallim zyrtarisht titullin Kalorës i Shën Konstadin Dardanasit. Ky nuk është vetëm një titull simbolik, është një dëshmi e shpirtit të tij të përkushtuar, punës së tij të heshtur por të ndritshme, është një përgjigje ndaj thirrjes së Zotit për të qenë dritë në errësirë, shpresë në dëshpërim dhe forcë në dobësi”, tha përfaqësuesi i Kishës, Alban Hoti.

Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”, është përuruar në Prishtinë më 20 prill, në ditën e Pashkëve, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikolla Xhufka.

Sipas tij, hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.

Përgjatë shërbesës së dhënies së titullit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikollë Xhufka bëri lutje për Kosovën.

Xhufka: Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve

“Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve. Afër kryeministrit, afër politikanëve, afër shtetit por mbi të gjitha qëndron afër atdheut dhe lutemi si kishë që perëndia ta forcojë shtetin e Kosovës me besim dhe me kurajë. Të bekuar janë të gjithë ata që ndihmojnë në emrin e Zotit.”
Ceremonia e ndarjes së këtij titulli u mbajt në objektin e Kishës në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe besimtarë ortodoksë. Laert Vasili e pranoi këtë vlerësim me mirënjohje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe shpirtëror.

Vasili: Ortodoksia është një amanet i të pareve.

“Ky rrugëtim filloi para diku dy vitesh kur fortlumturia e tij atëherë me një guxim të jashtëzakonshëm rrezikoi jetën për hir të besimit të krishterë ortodoks shqiptar duke vazhduar udhën e imzot Fan Nolit për meshën në shqip dhe i cili u shugura mitropolit nga ungji i gjyshes sime, Jerotheo Andon Jahu. Ortodoksia shqiptare është një amanet i të pareve të mi për të mbajtur meshën në gjuhën tonë, në gjuhën shqipe. E unë pata fatin të shoqëroja atëherë fortlumturinë e tij në ditëlindjen e Gjergj Kastriotit këtu në Prishtinë dhe tani pas 15 muajsh gjendemi këtu, ku është themeluar tashmë kisha autoqefale e Kosovës dhe këtu gjej rastin të falënderoj Alban Hotin për gjithë mbështetjen me vetmohim që i ka dhënë fortlumturisë së tij, Nikollës së pare dhe bekimi i të pareve të mi nga Jerotheo Andon Jahu, i cili fjeti në malin e shenjtë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar si ekzark patriarkal i Konstandinopojës dhe pastaj si murg i thjeshtë”, tha ai. /KP/

The post ​Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit” appeared first on Telegrafi.

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë me motor: Fluturoi 22 metra dhe përfundoi në spital me fraktura

By: gaze tare
19 July 2025 at 23:16

Laert Vasili, aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP 4, ka ndarë së fundmi një episod të dhimbshëm nga jeta e tij, një aksident që i ka lënë gjurmë fizike dhe emocionale.

Gjatë një interviste për emisionin “Hipokrati”, ai tregoi se dikur është përballur me një aksident të frikshëm me motor, ku humbi kontrollin dhe u përplas në mes të natës, duke fluturuar plot 22 metra. Si pasojë, pësoi një frakturë në këmbë dhe një zhvendosje të rruazës së shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 dhe aktori kujton se gjithçka ndodhi në një moment turbullie dhe mungese shikimi të qartë.

Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt.

Përtej këtij momenti dramatik, Laerti kujtoi edhe një tjetër aspekt interesant të jetës së tij: fëmijërinë. Ai pranoi se dikur i pëlqente të ishte sëmurë, thjesht për të shmangur mëngjeset e hershme, orët e mësimit apo fizkulturën. Ishte një mënyrë për të gëzuar disa ditë pushim dhe përkëdhelje në divan.

The post Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë me motor: Fluturoi 22 metra dhe përfundoi në spital me fraktura appeared first on iconstyle.al.

Laert Vasili “shpërthen” sërish ndaj Gjestit: Ka tre klasë shkollë dhe shpallet fitues

By: gaze tare
13 July 2025 at 18:23

Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar sërish ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke ngritur shqetësime të thella mbi nivelin e përfaqësimit dhe vlerat që promovohen në këtë format. Në një intervistë të fundit, Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – u shpreh ai me ironi.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” – tha Vasili me tone të forta.

The post Laert Vasili “shpërthen” sërish ndaj Gjestit: Ka tre klasë shkollë dhe shpallet fitues appeared first on iconstyle.al.

Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

13 July 2025 at 17:59

Aktori i njohur, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

Sipas Vasilit, një person që nuk ka përfunduar as arsimin bazë, siç ai e përshkruan Gjestin, nuk mund të përfaqësojë vlera apo një ‘koncept filozofik’ në një format televiziv me ndikim kaq të madh.

Laert Vasili

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh tutje.

Ky nuk është rasti i parë që finalisti i BBVA 4 bën deklarata të forta për fenomenet mediatike dhe shoqërore në vend, duke u shquar për qëndrimet e tij kritike dhe shpeshherë të drejtpërdrejta. /Telegrafi/

 

The post Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues appeared first on Telegrafi.

‘Gjykata Kushtetutese në krizë’/ Vasili: Pazare institucionale për mandatet e gjyqtarëve

8 July 2025 at 22:26

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se qëllimi i manipulimeve ligjore dhe interpretimeve të rreme nga mazhoranca është kapja totale e Gjykatës Kushtetuese, në funksion të mbrojtjes së aferave të qeverisë Rama.

Sipas Vasilit, rasti i gjyqtares Sonila Bejtja është prova më e qartë e këtij komploti institucional, ku pushteti politik ndërhyn drejtpërdrejt për të rrëzuar mandate dhe për të vendosur njerëz të bindur ndaj qeverisë.

Ai e cilësoi këtë zhvillim si një lojë të rrezikshme korporatiste, e cila ka destabilizuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka shqetësuar edhe vetë Komisionin Europian për pasiguritë juridike në vend.

Fjala e tij:

Në mënyrë të veçantë, sa i përket gjyqtares Bejtja, është shumë e qartë se mendimet e saj në vazhdimësi, në pakicë kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, krijojnë një shqetësim madhor. Kjo sepse ato japin bazën për të ngritur dyshime se këto vendime kanë qenë të njëanshme dhe, në 99% të rasteve, kanë shkuar në favor të qeverisë, për të mbyllur aferat e saj.

Nuk kemi të bëjmë vetëm me problemin e rrëmbimit të mandateve, por me një rrëmbim të vetë Gjykatës Kushtetuese nga grupe të caktuara me interesa korporatiste. Thënë më thjesht: kryetari i Gjykatës së Lartë në njërën anë, presidenti në anën tjetër dhe individë të caktuar ndërtojnë pseudo-interpretime për të krijuar një pazar, ku ata që kontrollojnë lojën të mund të marrin mandatin e dikujt dhe t’ia japin një tjetri fillimisht mikut të tyre dhe më pas mikut të qeverisë.

Në këtë rast, unë e kam quajtur një lojë me “fake vakanca”, por në fakt nuk është aspak një lojë. Është një zhvillim shumë i rrezikshëm, që ka sjellë destabilizim të thellë brenda Gjykatës Kushtetuese, deri në atë pikë sa është bërë shqetësim edhe për Komisionin Europian, i cili ka shprehur zyrtarisht shqetësime për pasiguritë juridike brenda kësaj gjykate.

Loja e rrezikshme e kësaj “korporate” ka shkuar deri aty sa ka sfiduar hapur edhe sistemin politik. Kjo korporatë është mobilizuar duke shpikur interpretime, njëri më absurd se tjetri natyrisht, të prodhuara brenda klientelës dhe grupit të lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe institucione të tjera. Loja ka vazhduar edhe me gjyqtaren Sonila Bejtja.

Fatkeqësisht, në këtë çështje është përfshirë, pa e ditur interesin e saktë, edhe presidenti. Dhe çfarë ndodh? Kërkohet shkurtimi i mandatit të zonjës Bejtja pa asnjë arsye të ligjshme. Mandati i saj është një mandat i plotë, i cili i është kaluar nga ish-gjyqtari Besnik Muçi, dhe ajo ka detyrimin ta çojë deri në fund, në vitin 2028.

Gjithçka lidhet me një fakt të vetëm, i cili tregon qartë se kemi të bëjmë me një komplot të mirëmenduar. Përcillet ideja se “ne po e bëjmë këtë për rifreskimin e mandateve”. Por Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë: dy gjyqtarët që do të kenë mandate të pjesshme janë ata që zëvendësojnë dy gjyqtarë që përfunduan mandatin në vitin 2017 dhe 2020. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm kur bëmë këto ndryshime kushtetuese. Aty theksohet qartë se kryetarja aktuale dhe gjyqtari Beçi përfundojnë mandatet e tyre përpara afatit, ndërsa të tjerët mbajnë mandate të plota.

The post ‘Gjykata Kushtetutese në krizë’/ Vasili: Pazare institucionale për mandatet e gjyqtarëve appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk ka më ndarje pushtetesh”, Vasili ‘shpërthen’ ashpër: Rama kontrollon çdo bashki, çdo drejtori

5 July 2025 at 17:09

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se Kryeministri Edi Rama sillet sikur Shqipëria ka vetëm një bashki, dhe ai është kryetari i saj.

Sipas Vasilit, Rama ka marrë nën kontroll të plotë pushtetin vendor dhe vendos personalisht për gjithçka që ndodh në çdo qytet, duke e kthyer qeverisjen lokale në një strukturë të centralizuar nën kontrollin e plotë të tij.

Ai theksoi se shkatërrimi urban, mungesa e shërbimeve dhe largimi i profesionistëve janë pasoja të një regjimi që nuk njeh më ndarje pushtetesh dhe që përdor çdo institucion për të konsoliduar kapjen e territorit.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri sot është nën akuza, jo vetëm në vendin tonë por edhe në arenën ndërkombëtare, si shkatërruesi dhe grabitësi mafioz i zgjedhjeve të 11 majit. Të gjitha këto përpjekje për ta justifikuar janë si teneqe që u varen qenve të rrugës për të bërë zhurmë e për të mos lejuar që të dëgjohen kambanat e zgjedhjeve.

Ju e kuptoni më së miri se nuk ka ndodhur asgjë e re, as në Vlorë dhe as në Tiranë. Këto qytete kanë qenë të pushtuara prej më shumë se dhjetë vitesh nga Edi Rama. Nuk janë ngjarje të reja as njerëzit e përfshirë një varg figurash që vendosen, hiqen, dorëhiqen, por në fakt janë po të njëjtët. Të njëjtët që janë përdorur si patronazhistë për të manipuluar, vjedhur dhe kërcënuar qytetarët, vetëm për të marrë votat.

Sa i përket Tiranës, ai është shkatërruesi i saj. Edi Rama, që prej 28 vitesh në pushtet, ka qenë arkitekti i këtij degradimi. Ai që nisi rrënimin e kryeqytetit dhe i dha goditjen përfundimtare ka qenë vetë Edi Rama. Bashkë me Erion Veliajn e kanë kthyer Tiranën në një vend primitiv.

Tirana sot është një qytet ku nuk ekzistojnë më hapësirat e gjelbra, një qytet që digjet nga betoni, një qytet ku komunitetet mbeten pa shërbime bazë minimale.

Pyetja që ngrihet sot është: cila është ajo punë e vetme që është bërë në qytetet shqiptare dhe që ka sjellë përmirësim në jetën e qytetarëve? Përveç grabitjes, nuk ka asnjë vepër funksionale. E gjithë kjo lojë me ndërrime drejtorësh, me largime dhe rikthime në detyrë, është vetëm zhurmë për zgjedhjet.

Një qytetar i thjeshtë do të pyeste: nëse ai e ka rrëmbyer Bashkinë e Tiranës që në shkurt, kur Veliaj hyri në burg, pse nuk kërkoi lirimin e hapësirave që më 11 maj? Ky pushtet përdoret si legalizimet, sapo mbarojnë zgjedhjet, vijnë fadromat. Kjo është logjika e banditëve.

Të gjitha këto lëvizje tregojnë se ai sillet si kryetari i vetëm i të gjithë bashkive të Shqipërisë, sikur Shqipëria të ketë vetëm një bashki dhe ai të jetë i vetmi që e drejton. Kemi të bëjmë me një grabitje të pushtetit nga Edi Rama. Po të shohim nga afër: shkatërrimi urban, shkatërrimi i shërbimeve, dhe zhdukja e profesionistëve janë fakte. Sot nuk ekziston më as mendimi i ekspertëve.

 

 

The post “Nuk ka më ndarje pushtetesh”, Vasili ‘shpërthen’ ashpër: Rama kontrollon çdo bashki, çdo drejtori appeared first on Sot News | Lajme.

‘Trondit’ Krisa Caushi: Babai im biologjik është ish banori i ‘BBVA’

30 June 2025 at 09:06

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka trazuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Instagram.

Teksa ka publikuar një video ku shfaqet krah aktorit Laert Vasili, Krisa shprehet: “O njerëz, kam një lajm për t’ju dhënë. S’kam shumë që e kam marrë vesh dhe jam akoma e tronditur. Babai im biologjik është Laert Vasili”.

“Më në fund, u bëra me fëmijë“, ia kthen Laert Vasili. Sigurisht, e gjitha është një shaka mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

The post ‘Trondit’ Krisa Caushi: Babai im biologjik është ish banori i ‘BBVA’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama drejtoi një puç elektoral”, Vasili shpërthen ndaj qeverisë: Një narkoqeveri që sundon përmes krimit

21 June 2025 at 18:02

I ftuar në  një studio televizive ka qenë deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Në bisedë me moderatoren Eneida Ndoci ai ka komentuar situatën politike sidomos pas masakrës elektorale të 11 majit. Ai ka shpjeguar edhe esencën e një artikulli të publikuar gjatë ditës së sotme

Patrit Vasili: Esenca e atij komunikimi që kam patur sot, përqendrohet pikërisht në këto çështje kryesore. Në Shqipëri është konsumuar një barbari e vërtetë elektorale e cila ka tronditur në themel të gjithë strukturën e shtetit. Ka një dërrmim të plotë të të gjithë ngrehinës shtetërore, sepse i tërë shteti me të tërë mekanizmat e tij është vënë në dispozicion të një grushti shteti kundër demokracisë. Sepse barbaria elektorale, u konsumua, jo në mënyrë të shkëputur, jo në mënyrë spontane por sipas një plani mafioz të mirë organizuar deri në detaje. Dhe po të shikoni me vëmendje tashmë në morinë e mijra fakteve që kanë dalë, sepse çfrenimi i ka bërë që këtë kriminele dhe mafiozë ti konsumojnë krimet e tyre elektorale edhe përpara kamerave.Pra po ti shikoni me vëmendje të gjitha këto, do të shikoni që në këtë puç të madh ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, pra gjithë ngrehinës shtetërore secili ka patur detyrën e vet. Në ballë të gjithë procesit ka qenë Edi Rama si përgjegjësi i vetëm dhe kryesor, të gjithë paratë e qeveritarëve, administratës shtetërore, drejtësia e kapur me farsën tjetër të task – forcës gjoja të drejtësisë e cila përkundrazi ishte mbuluesja me detyra të përcaktuara të krimit zgjedhor, lejimit të faktit të kryer të tij në mënyrë që Edi Rama dhe të tjerët të gëzonin pushtetin dhe pastaj po në bazë të kësaj farse të bënin sikur do të merreshin me ndonjë ngordhësirë pa vlerë gjoja për të luftuar krimin zgjedhor.

Së treti të gjithë bashkitë e vendit ishin në dispozicion të kësaj barbarie elektorale. Mijëra nënpunës, zv ministra, ministra, drejtorë, secili kishte rolin e tij. U shpartallua vota e diasporës, vjedhja dhe plaçkitja e saj u dokumentua gjerësisht aq sa jemi në situatën paradoksale që votën e manipuluar të diasporës KQZ e pranon, ama që ti paguajë këto zarfe që nuk kanë vajtur në duart e votuesit nuk pranon ti paguajë. Dhe më tej deri ambasadat shqiptare lart e poshtë nëpër botë ty implikuara deri në grykë. Dhe më e fundit që u vë kapak të gjithave, miliona, qindra milionë euro të shqiptarëve u grabitën dhe u vunë në dispozicion të shitblerjes dhe të manipulimit të shkatërrimit zgjedhor.

Më e rënda nga të gjitha është që në të gjithë llojet e formave të krimit në të gjithë format e tij, narko trafikantë, pjesëtarë të krimit të organizuar, të krimit ordiner, rrugaçët ordinere dhe gjithçka, secili kishte marrë detyrën e tij që në ditën e kësaj barbarie elektorale të kryente detyrën e tij ose te presionit ose të shantazhit ose te shitblerjes së votës. Pra po ta shikoni në tërësinë e vet, është konsumuar një barbari elektorale e paparë. E padëgjuar kurrkund, jo në Evropë por në çdo vend të globit i cili mban erën civilizim. Por situata është shumë e rëndë. Shqipëria të paktën në letra figuron një vend kandidat për anëtarësim në BE, pra është një vend në zemër të Evropës, dhe vendos në zemër te Evropës një vatër të krimit të organizuar. Sepse tani që krimi qeveris zgjedhjet dhe ju nuk mund te harroni kurrë që  mu në Parlamentin Evropian është thënë që krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri,sepse ka qeverinë që do. Pra, Evropa ka sot de jure dhe de fakto një narkoqeveri, ose një qeveri që qeveriset nga krimi….

 

 

The post “Rama drejtoi një puç elektoral”, Vasili shpërthen ndaj qeverisë: Një narkoqeveri që sundon përmes krimit appeared first on Sot News | Lajme.

Laert Vasili ulet në tokë për të kënduar “Hajredin Pashën” pranë Rina Ramadanit

9 June 2025 at 20:46

Këngëtarja Rina Ramadani ka marrë vëmendje me performancën e këngës “Hajredin Pasha”

Ajo ka tërhequr vëmendjen edhe të Laert Vasilit, ish-banorit të Big Brother VIP Albania 4.

Teksa Rina interpretonte këtë këngë, ai është ulur poshtë këmbëve të saj, duke e ndjekur me plot emocione.

@rinaramadanii LIVE 100% 🔥🔥🔥 #rinaramadani #hajredinpasha #fypvira #fyp #tirane #tirana🇦🇱 #albanian #kosovo #kosovatiktok #viralvide #viralvideos #shqiptar #shqiperia ♬ original sound – Rina Ramadani

Vasili ndërkohë ishte një nga banorët më të komentuar të edicionit të katërt, duke arritur deri në finale dhe duke u renditur i treti.

Ai u bë finalist pasi u zgjodh nga Rozana Radi, finaliste e parë, për të konkurruar me Egli Takon për vendin e dytë.

Në këtë përballje,  fitoi dhe siguroi vendin e dytë në finale.

The post Laert Vasili ulet në tokë për të kënduar “Hajredin Pashën” pranë Rina Ramadanit appeared first on Telegrafi.

Laert Vasili konfirmon lidhjen me një vajzë të showbizit: Nuk është Valbona!

9 June 2025 at 14:33

Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I pyetur për lidhje të mundshme, Vasili pranoi se ndodhet në një njohje me një vajzë që i përket botës së famës. Ai zbuloi se kanë dalë disa herë bashkë dhe se ajo është një person i njohur në showbiz, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.

Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.

The post Laert Vasili konfirmon lidhjen me një vajzë të showbizit: Nuk është Valbona! appeared first on Sot News | Lajme.

Laert Vasili zbulon romancën me një vajzë të njohur të showbizit: Nuk është Valbona

8 June 2025 at 13:09

Në një intervistë të fundit në emisionin “S’e luan Topi”, aktori Laert Vasili ndau për publikun një copëz nga jeta e tij private, duke pranuar se është në njohje me një vajzë të njohur të botës së showbizit.

Edhe pse refuzoi të japë emra, ai u kujdes të sqarojë se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt të përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona”, u shpreh Vasili.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kur dola nga Bigu, nuk e dija çfarë po ndodhte, por kur mora telefonin dhe pashë, thashë: “Pse s’më ndodhi kjo në 31 vjeç?”

Pashë atë që tha Ledioni: “Është beqari më i kërkuar”. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar”.

Ai tregoi se vajza që po njeh nuk është dikush që e ka njohur përmes rrjeteve sociale: “Është dikush që më ka tërhequr vëmendjen dhe kemi dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”.

Vasili e përshkroi këtë periudhë si të ndriçuar dhe plot energji pozitive, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në prag të një kapitulli të ri në jetën e tij personale. /Telegrafi/

The post Laert Vasili zbulon romancën me një vajzë të njohur të showbizit: Nuk është Valbona appeared first on Telegrafi.

Laert Vasili konfirmon romancën me një vajzë të njohur nga showbizi: Nuk është e thjeshtë

By: gaze tare
7 June 2025 at 22:30

Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I pyetur për lidhje të mundshme, Vasili pranoi se ndodhet në një njohje me një vajzë që i përket botës së famës. Ai zbuloi se kanë dalë disa herë bashkë dhe se ajo është një person i njohur në showbiz, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.

Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.

The post Laert Vasili konfirmon romancën me një vajzë të njohur nga showbizi: Nuk është e thjeshtë appeared first on iconstyle.al.

Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

By: gaze tare
7 June 2025 at 19:09

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, ku ndau disa prej përjetimeve më të dhimbshme të familjes së tij gjatë regjimit komunist. Në një intervistë të ngarkuar me emocione, ai solli në vëmendje një histori të errët dhe tronditëse që, sipas tij, nuk është rrëfyer kurrë siç duhet.

Motra ime ndërroi jetë kur ishte vetëm 6 muajshe. Ishte fëmija i parë i prindërve të mi. I morën shumë gjak gjatë analizave, dhe ky gjak, sipas asaj që thuhej në atë kohë, përdorej për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha,” deklaroi aktori.

Vasili u shpreh se kjo nuk ishte një histori e izoluar dhe se shumë familje të tjera janë përballur me të njëjtin fat tragjik, por kanë zgjedhur të heshtin. Ai kujtoi se nëna e tij, nga frika që i njëjta gjë mund të ndodhte edhe me të, vendosi të largohej nga Tirana dhe të lindte në Delvinë, ku ndjehej më e sigurt.

E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por askush nuk flet. Vdes diktatori dhe Shqipëria mbushet me njerëz që qajnë me oi… por me zor mund të qeshësh, jo të qash,” tha ai.

Sipas aktorit, plagët e atyre kohërave janë ende të pambyllura. “Nuk flet askush për ata që janë nën dhe në Malin me Gropa… Dosjet janë ende të mbyllura. Është një hipokrizi e madhe,” përfundoi Laert Vasili.

The post Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha appeared first on iconstyle.al.

“Kriminelët kanë qeverinë e tyre”, deklarata tronditëse e Vasilit pas raportit të PPE:Shqipëria është bërë strehë për..

4 June 2025 at 16:27

I ftuar në një emision televziv ka qenë deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Ne bisedë me moderatorin ai ka komentuar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe ka dhënë komentet e tij pas qëndrimit të PPE dhe Parlamentit Evropian për votimet e 11 majit në Shqipëri.

Patrit Vasili: 11 maji në të tërë dimensionin me të cilin u zhvillua, nuk ishte vetëm farsë elektorale. Kam insistuar dhe do ta them sërish. Ishte një terrorizëm elektoral i vërtetë. Sepse në një proces zgjedhor, kur kriminelët, narkotrafikantët, rrugaçët ordinerë, paratë e krimit, veprimet e dhunshme, përfshirja e shtetit, bërja njësh me kriminelët, e kthen këtë, në një akt terrorist të shtrirë në të gjithë territorin me objekt grabitjen e zgjedhjeve. Dhe përballë një terrorizmi të tillë elektoral tashmë të certifikuar, pasi provat janë me mijëra dhe kjo hordhi xhagurejsh të lëshuar jashtë kontrollit, sigurisht nuk mund të bënin gjë tjetër vetëm të vetë demaskoheshin sigurisht që ka shqetësuar dhe ka ngritur në këmbe të gjithë Evropën, e cila është bërë më në fund e qartë dhe ndjeshme që një vatër, një narkoshtet i vërtetë në të tërë elementët e tij është instaluar në Shqipëri. Është instaluar prej kohësh.

Por ky sensibilitet po shqetëson në mënyrë të veçantë Evropën. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Të tërë kriminelët, narkotrafikantët, lartë e poshtë nëpër Evropë. Atë që kanë nevojën e tyre me të mëdha është që të kenë një bazë ku të funksionojnë të paprekur. Dhe në Shqipëri për shkak të një qeveria të bërë njësh me krimin, i një narkoqeverie me tërë kuptimin e plotë të fjalës, kanë tashmë bazën për të organizuar veprimtarinë kriminale e cila, praktikisht afekton të gjithë Evropën. Sepse për çdo çështje që u ndodh, narkotrafikantët kur rrezikohen nga politika e vendeve Evropiane, kanë strehim të plotë dhe të qetë në Shqipëri sepse i mbron një qeveri e cila është njësh me ta e që i përdor ata jo vetëm për përfitimet e saj të jashtëzakonshme por edhe për të marrë sërish votat duke krijuar të gjithë mjetet që këto enë komunikuese qeveri – krim  të vazhdojnë të funksionojnë si më parë.

Ndaj deklarimi shumë i rëndë i kryetarit të komisionit të vëzhgimit të PE Gahler, që kriminelët pengojnë ndryshimin e pushtetit, është gjëja më e rëndë që mund të jetë thënë në 35 vjet të pluralizmit shqiptar. Sepse është konfirmimi që kriminelët kanë qeverinë e tyre. Dhe sigurisht që nuk duan dhe nuk u intereson kurrë që të ndryshojnë këtë qeveri dhe zoti Gahler ka vijuar edhe më tej sepse e gjithë kjo parajsë e pastrimit të parave të krimit që ushqen krimin por edhe qeverinë, por mbahet gjallë duke mbajtur në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

The post “Kriminelët kanë qeverinë e tyre”, deklarata tronditëse e Vasilit pas raportit të PPE:Shqipëria është bërë strehë për.. appeared first on Sot News | Lajme.

Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”

By: gaze tare
4 June 2025 at 12:38

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”, një nga finalistët më të komentuar, Laert Vasili, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për deklaratat e bëra ndaj tij jashtë shtëpisë.

Në një intervistë të fundit, aktori u shpreh i zhgënjyer nga mënyra si është komentuar në publik pas daljes nga formati. Ai pranoi se ka dalë i lodhur dhe emocionalisht i ngarkuar, por jo për shkak të ndonjë gjendjeje të rënduar psikologjike brenda shtëpisë.

“Kam thënë në gjendje të rënduar për gjumin, kanë thënë për mua gjëra të pafalshme dhe në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”, u shpreh ai.

Aktori i njohur shtoi: “Jo nuk e kam ndjekur, më mjaftoi ajo dhe u përmblodhën. Thash, ore janë mirë këta, kanë jetë, kanë punë. Kishte shumë çudira, por përfshirja e emrave të tjerë”.

The post Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi” appeared first on iconstyle.al.

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

By: Oldi
25 May 2025 at 22:33

Finalisti i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili vjen në një rrëfim ndryshe në “E Diell” me Edi Manushin. Aktori ka rrëfyer gjithçka që nga fëmijëria, si e la futbollin për t’u futur në rrugën e artit, raportin me mamanë por edhe me motrën. Ai tha se ka 7 vite pa e takuar motrën […]

The post “Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se… appeared first on BoldNews.al.

Laert Vasili rrëfen pengun e jetës: “Më kanë ikur vite pa folur me babain… iku pa u bërë gjysh”

By: gaze tare
25 May 2025 at 23:22

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, ka prekur zemrat e publikut me një rrëfim të sinqertë në “E Diell”, ku foli për raportin e ndërlikuar me të atin dhe dhimbjen që e ndjek ende sot.

“Do doja të kisha folur shumë më tepër me të! Më kanë ikur shumë vite, po t’i mbledhësh në total, që nuk flisnim, përplaseshim dhe nuk flisnim. Më ka ngelur një peng i madh: iku pa e bërë gjysh,” u shpreh aktori me emocion.

Këto fjalë, të thjeshta por të ngarkuara me ndjesi, treguan një anë tjetër të Laertit – përtej debateve, lojës apo karakterit artistik që e bëri të spikasë në BBVA. Një anë njerëzore, që na kujton se pas çdo figure publike fshihet një histori personale, shpesh me plagë të pazëna.

The post Laert Vasili rrëfen pengun e jetës: “Më kanë ikur vite pa folur me babain… iku pa u bërë gjysh” appeared first on iconstyle.al.

❌
❌