Kosova po merr flakë, ndërsa kryeministri i saj ne detyre po freskohet brigjeve të Mesdheut në Greqi.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk e ka lënë pa komentuar këtë lëvizje “në mes të sezonit politik” të kreut të AAK, edhe pse kryesuesi i seancës Avni Dehari ja dha fjalën për të propozuar anëtarin e saj për komisionin për zgjedhjen me votë të fshehte të kryetares së Kuvendit.
“AAK-ja e ka kandidatin, por sot paska shkuar në pushime në Greqi, Albin Kurti, dhe është e pamundur…”, ka thëne deputetja e AAK Time Kadrija.
Kjo ka bërë që kryesuesi i seancës, më zë të lart të kërkoj nga regjia që t`i ndërpritet fjala deputetes së AAK-së, ashtu sikurse edhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës në parlament nga radhët e PDK apo LDK.
Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit. VV-ja nuk ka ndryshuar qasje as pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka konstatuar se kryeministrit Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive ne kohen kur janë betuar edhe si deputet.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin edhe të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 51 vota.
Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të dielën në orën 11:00.
Deri atëherë nënkryetar i LDK, Lutfi Haziri tha se është në pritje të një marrëveshje mes VV dhe Nismës.
Në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendit duhet të konstituohet brenda një muaj. Ky afat, sipas aktgjykimit, përfundon më 26 korrik, edhe pse Kushtetuesja nuk ka treguar se çka ndodhë, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.
/abcnews.al/