Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar ndaj fushatës së kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar ndodhinë e sotme si një “turp të radhës” dhe pjesë të një strategjie të mirë-menduar. Në një intervistë për një emision televziv, Lela deklaroi se përfshirja e adoleshentëve në fushatë nuk është devijim nga tema, por vetë thelbi i saj.
Ai akuzoi kryeministrin se nuk ka çfarë të ofrojë për parametrat e mirëqeverisjes si uji, energjia apo shëndetësia, ndaj shpik simbole si kënetat dhe bufat. Lela theksoi se kjo është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për dështimet 12-vjeçare në qeverisje. Sipas tij, fushata është reflektim i mangësive të Ramës, që u drejtohet qytetarëve vetëm me batuta ose premtime të parealizueshme. Ai vazhdoi më tej duke e quajtur ekstremitet sjelljen e fundit të kryeministrit dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos e falin me votë më 11 maj.
Lela:Ajo që ndodhi sot me adoleshentët nuk është dalje nga tema, është vetë tema.
Ky është një turp i radhës mbi një grumbull të madh plehu me turpe më të vogla, por shiko, kjo nuk është e paqëllimtë, të gjitha këto e kanë një qëllim.
Është një fushatë komunikimi negative që bëhet për një arsye, është i mirë-menduar, është i pozicionuar, është taktik dhe strategji bashkë.
Kryeministri nuk mundet të bëjë fushatë tjetër.
Le të hamendësojmë fushata alternative. Si do të dukeshin fushatat e Edi Ramës nëse nuk do të bënte këtë fushatë.
Do fliste për ujin, do fliste për energjinë elektrike, do fliste për pensionet, do fliste për rrogat, do fliste për shëndetësinë, do fliste për mjedisin, në kuptimin e ndotjes, do fliste për trafikun. Pra asnjë nga parametrat që matin një mirëqeverisje ose një keqqeverisje, Edi Rama nuk i ka dhe për këtë nuk flet.
Dhe për të shmangur të folurit për ta, shpik kënetën, bufin, cyrykët dhe shkon në ekstremitet.
Dhe kjo ndoshta është, kjo e fundit pastaj, ekstremiteti është një gjë që publiku nuk duhet ta falë me votë, më 11 maj.
T’u thuash fëmijëve, në epokën e përshqyrtimit të madh siç është kjo e sotmja, t’i ndihmojë kësaj përshqyrtimi, dhe kësaj gjurulldie edhe vetë kryeministri që duhet të jetë një nga autoritetet më të larta, në të gjitha kuptimet një nga autoritetet më të larta në vend, të thotë që futuni dhe kërkoni kryeministrin tuaj është… unë nuk e di se cili emër mund t’i shkojë.
Stili i fushatës është vetë Rama, por është stil i shumëfishuar edhe prej mangësive, prej dështimeve në 12 vite qeverisje.
Rama ose u tregon shqiptarëve batuta, ose u tregon diçka që nuk e ka aspak në dorë.
Po ta kishte në dorë Rama… të vetmen gjë që kishte në dorë Rama ishte plotësimi i kritereve dhe do ta kishte dhënë, nuk do kishte nevojë për cirkun e ofertave pas 12 vitesh.
The post “Ekstremitet dhe cirk politik”, PD i përgjigjet Ramës: Kryeministri që s’ka ofertë, vetëm bufë dhe batuta appeared first on Sot News | Lajme.