PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës edhe në vazhdimin e seancës pak para mesnatës.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar sërish të formojë komisionin e fshehtë për votimin e kryeparlamentarit, por kjo nuk është mbështetur nga partitë e tjera parlamentare.
Vazhdimi i kësaj seance u bë pak para mesnatës, pas një tjetre që u mbajt mesditën e së shtunës.
Kjo ishte tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit pak para se të mbyllet afati 30-ditor, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e trupave të Kuvendit.
Sipas vendimit të Kushtetueses, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim lidhur me konstituimin e legjislaturës së nëntë nga 27 korriku e deri më 8 gusht. /KosovaPress/
TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet sot në qarkun e Beratit, ku po ndjek nga afër operacionin për shuarjen zjarrit në zonën e Shpiragut dhe monitorimin nga baza e Kuçovës, prej nga ngrihen edhe avionët e ardhur nga misionet e vendeve partnere.
Në një deklaratë për mediet nga kjo bazë, Vengu bëri një pasqyrë të situatës në 12 qarqet.
Vengu informoi për situatën e vatrave të zjarrit, aksionin nga toka dhe ajri, rreziqet dhe masat e marra deri tani.
Ministri shpjegoi se sot ka qenë një nga ditët më të nxehta që nuk e favorizuan situatën e zjarreve, me temperatura 44-45 gradë, teksa ndërhyrjet vijojnë me intensitet.
Numërohen 36 vatra zjarri vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shuar 12 dhe 24 mbeten aktive. Tre qarqe janë problematike: Vlorë, Berat dhe Dibër. Aktive në misione edhe baza e helikopterëve të Farkës.
“Gjendemi në bazën e Kuçovës, nga ku monitorohet situata dhe janë angazhuar forca, përfshi edhe avionët Canadair prej 48 orësh në të gjitha vatrat e zjarreve në mbarë vendin, sikurse edhe në bazën e Farkës, nga ku operojnë helikopterët. Situata shkoi edhe sipas parashikimeve, pasi temperaturat ishin të larta, kapën shifra ekstreme deri në 44-45 gradë celcius. Për këtë arsye kemi pasur një situatë me 36 vatra të deklaruara në mbarë vendin dhe për të cilat punohet me të gjitha mjetet për fikjen e tyre. Janë shuar 12 prej tyre dhe 24 janë ende aktive. Në terren ndodhen edhe forcat e shumta në të gjitha bashkitë. Aktualisht operacioni nga ajri është pezulluar për shkak të errësirës dhe do rinisi nesër. Bëhen plane punë operacionale për ndërhyrje një ditë para”, tha ministri.
Ai dha detaje edhe për hartën e zjarreve dhe zonat më kritike ku është përqëndruar vëmendja e trupave dhe institucioneve.
“Më të prekura janë 3 qarqe, i Vlorës, Dibrës, ku angazhohen edhe dy helikopter dhe forca nga Tirana dhe situata është përmirësuar ndjeshëm. Ka pasur intensitet të vatrës. Si dhe në qarkun e Beratit, ku ka pasur vatra aktive, por e kemi mbajtur nën kontroll situatën si në Paftal, ashtu edhe në Shpirag, ku jemi mbështetur nga helikopterët, si dhe forcave aleate kroate dhe italiane që kanë bërë fluturime në disa qarqe. Jemi përqendruar në Borsh, Piqeras, Selenicë, Shashicë, kaninë dhe forcat janë të angazhuara në terren. Mbahen nën kontroll dhe me përqëndrim banesat, antenat, urbanistika, tunelet, transformatorët dhe kemi një kontroll të situatës me forca në terren dhe do qëndrojmë në gatishmëri gjatë gjithë natës, për të rinisur në mëngjes”, tha ai.
Ministri deklaroi se edhe mbështetja që kanë gjetur nga vënedet partnere dhe Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile ka qenë i madh.
“Kemi pasur mbështetje të plotë të forcave aleate, ka vajtje-ardhje të mjeteve të këtyre aleatëve, shkojnë dhe vijnë për misione. Por janë prezentë edhe nga vende të tjera dhe do vijojnë, ku i gjithë mekanizmi i mbrojtjes europiane është në gatishmëri”, theksoi Vengu.
Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një video pornografike.
Në prezantim u shfaqën edhe svastika, tha një zëdhënëse e bashkisë Bodman-Ludwigshafen për dpa, duke e përshkruar incidentin si “shumë shqetësues”.
Rreth 20 pjesëmarrës në dhomë dhe deri në pesë persona online ishin të pranishëm në takimin e së martës, tha ajo.
Këshilli ka transmetuar takimet e këshillit lokal online për vite me radhë në mënyrë që qytetarët e interesuar të mund të shikojnë nga shtëpia, shpjegoi ajo, që do të thotë se të dhënat e qasjes për takimin ishin të disponueshme publikisht.
Dy përdorues të panjohur morën kontrollin e platformës video Zoom dhe ndanë klipe pornografike në ekranet e tyre, të cilat u transmetuan në sallën e takimit, ka bërë të ditur zëdhënësja.
Kryebashkiaku Christoph Stolz e ndaloi transmetimin pas disa sekondash.
Ende nuk është e qartë se si u krye sulmi.
“Tani po shqyrtojmë se si mund ta bëjmë qasjen më të sigurt në të ardhmen dhe të parandalojmë dhe gjurmojmë incidente të tilla”, tha Stolz për gazetën Südkurier.
Zëdhënësja e bashkisë theksoi se këshilli do të përdorë softuerë të ndryshëm në planin afatmesëm, duke shtuar se incidenti ishte raportuar në polici. /E.T
Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit
Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për organizmin, që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Megjithatë, gjatë muajve të verës, ajo mund të kthehet në një problem të bezdisshëm dhe të sikletshëm për shumë njerëz. Djersitja jo vetëm që ndikon në rehatinë fizike, por shpesh ndikon edhe në vetëbesimin, performancën ditore dhe higjienën personale.
Sipas Mayo Clinic, ndonëse djersa përbëhet kryesisht nga ujë dhe elektrolite, ndërveprimi i saj me bakteret në sipërfaqen e lëkurës mund të prodhojë erë të pakëndshme, sidomos në zonat me gjëndra apokrine, si sqetullat. Prandaj, për të mbajtur situatën nën kontroll, është e rëndësishme të kuptohen faktorët që ndikojnë në djersitje dhe mënyrat e thjeshta, por efektive, për ta menaxhuar atë.
Me disa ndryshime të vogla në stilin e jetës si kujdesi për dietën, zgjedhja e veshjes dhe produkteve për kujdes personal, si dhe menaxhimi i stresit, djersitja mund të mbahet nën kontroll në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.
Shutterstock
1. Çfarë hani ndikon në sa dhe si djersiteni
Shumë njerëz nuk e lidhin ushqimin me djersitjen, por sipas Harvard Health, disa përbërës në dietë stimulojnë gjëndrat e djersës:
Kafeina (e pranishme në kafe, çaj të zi, çokollatë) stimulon sistemin nervor simpatik, duke rritur djersitjen. Në vend të ekspresit të nxehtë, zgjidhni një kafe të ftohtë dhe pa kafeinë për të reduktuar këtë efekt.
Specat djegës përmbajnë kapsaicinë, që i “mashtron” receptorët e nxehtësisë në tru dhe nxit prodhimin e djersës si mekanizëm ftohës.
Alkooli rrit temperaturën trupore dhe shkakton dehidrim, duke i detyruar gjëndrat e djersës të punojnë më shumë për të ftohur trupin.
Këshillë praktike: Përfshini në dietë ushqime të pasura me magnez, si farat e kungullit dhe arrat braziliane, WebMD thekson se mungesa e këtij minerali mund të përkeqësojë djersitjen.
2. Stresi nxit djersë me aromë më të fortë
Djersa që prodhohet nga emocionet si stresi, ankthi apo frika, është ndryshe nga ajo që lidhet me nxehtësinë. Ajo vjen nga gjëndrat apokrine, të cilat prodhojnë një djersë me përbërje më komplekse (yndyrna dhe proteina). Kjo djersë, në kontakt me bakteret në lëkurë, është më e prirur të shkaktojë erë të pakëndshme.
The Cleveland Clinic sugjeron që teknikat e menaxhimit të stresit, si meditimi, joga ose frymëmarrja e kontrolluar, mund të ndihmojnë ndjeshëm në uljen e djersitjes emocionale.
3. Zgjidhni rrobat që ndihmojnë lëkurën të marrë frymë
Veshja ndikon drejtpërdrejt në sa dhe si djersiteni. Materialet sintetike si poliesteri dhe najloni e pengojnë avullimin natyror të djersës dhe bllokojnë ajrosjen e trupit.
Zgjidhni rroba të bëra nga pambuku, liri ose fibra bambuje, të cilat janë më të lehta dhe më të ajrosshme. Po ashtu, preferoni ngjyrat e çelëta që reflektojnë dritën e diellit dhe shmangni ngjyrat e errëta që e përthithin atë.
4. Ruani higjienën, një hap i thjeshtë, por i domosdoshëm
Temperaturat e larta favorizojnë shumimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës. Prandaj:
Bëni dush çdo ditë, sidomos pas ushtrimeve fizike ose qëndrimit të gjatë në ambient të nxehtë. Depilimi i sqetullave redukton sipërfaqen ku bakteret mund të shumohen, duke ndihmuar në uljen e aromës së pakëndshme. Pastroni mirë dhe thani lëkurën për të shmangur irritimet dhe infeksionet.
5. Zgjedhja e deodorantit të duhur ka rëndësi
Jo çdo deodorant është i njëjtë dhe jo çdo produkt është i padëmshëm. Ja çfarë duhet të keni parasysh:
Përdorni deodorantë pa alkool, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme apo të irrituar. Shmangni produktet që përmbajnë alumini (si alumini klorohidrat), i cili ndonëse ndalon bllokimin e djersës, mund të ketë efekte anësore.
Disa studime të publikuara nga National Institutes of Health (NIH) kanë lidhur ekspozimin e tepërt ndaj aluminit me probleme potenciale në sistemin nervor dhe risk më të lartë për sëmundje neurologjike apo kancer të gjirit – edhe pse kjo lidhje ende nuk është plotësisht e konfirmuar.
Alternativa më të sigurta janë deodorantët natyralë me bazë shkëmbi mineral (alunite), vaj kokosi, ose bikarbonat sode, të cilët neutralizojnë erën pa ndërhyrë në procesin natyral të djersitjes.
Mos harroni: hidratimi është çelësi!
Djersitja është mënyra se si trupi ftohet, por për të funksionuar siç duhet, ka nevojë për mjaftueshëm ujë. Centers for Disease Control and Prevention (CDC) rekomandon që në ditët e nxehta të verës të pini ujë gjatë gjithë ditës, edhe kur nuk ndjeni etje. E.T
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer këtë javë, duke i paralajmëruar se nuk do të ketë marrëveshje tregtare me asnjërin vend për sa kohë që luftimet vazhdojnë.
“Ne aktualisht po tregtojmë me të dyja vendet, por nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje me asnjërën prej tyre nëse janë në luftë – dhe unë ua thashë këtë!”, shkroi Trump në rrjetet sociale, sipas raportimit të UNN dhe Bloomberg.
Presidenti amerikan tha se ka folur me kryeministrin kamboxhian Hun Manet dhe kryeministrin në detyrë të Tajlandës Phumtham Wechayachai, të cilët, sipas tij, kanë shprehur mbështetje për një “armëpushim të menjëhershëm.”
Konflikti vjen në një moment të ndjeshëm për të dy vendet, që përballen me sfida ekonomike dhe kërcënimin e tarifave të larta 36% nga SHBA. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit si Indonezia, Filipinet dhe Vietnami kanë përfituar nga marrëveshjet tregtare me administratën Trump, ndërsa Tajlanda, e cila varet shumë nga eksportet, nuk ka siguruar ende një marrëveshje të tillë./E.T
Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet e BE-së nga tetori.
Njoftimi i Metas pasqyron një vendim që Google njoftoi nëntorin e kaluar, duke theksuar rezistencën e kompanive të mëdha të teknologjisë ndaj rregullave të BE-së që synojnë të frenojnë pushtetin e tyre dhe të sigurojnë llogaridhënie dhe transparencë më të madhe.
Ligji i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si Rregullorja për Transparencën dhe Synimin e Reklamimit Politik, i cili do të zbatohet nga 10 tetori, hyn në fuqi për shkak të kërcënimit në rritje të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet në vendet anëtare.
Ligji kërkon që kompanitë e mëdha të teknologjisë të etiketojnë qartë reklamat politike në platformat e tyre, kush pagoi për të dhe sa, si dhe cilat zgjedhje u referohet, ose rrezikojnë gjoba deri në 6% të xhiros së tyre vjetore.
“Nga fillimi i tetorit 2025, ne nuk do të lejojmë më reklama politike, zgjedhore dhe sociale në platformat tona në BE”, deklaroi Meta.
Ata gjithashtu deklaruan se ky ishte një vendim i vështirë për kompaninë./E.T
Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë.
Flakët, që po përhapen në zonën kodrinore të fshatit, ndodhen aktualisht rreth 150 metra larg banesave dhe strukturave turistike që operojnë në këtë zonë.
Megjithëse deri tani asnjë banesë nuk është përfshirë nga flakët, rreziku është në rritje për shkak të erës dhe temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e zjarrit.
Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve të aksesueshme e bëjnë ndërhyrjen nga toka shumë të vështirë./e.t
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij “tre paradokse të qeverisë” dhe një të opozitës, konkretisht të grupimit të Rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha.
Në një status të publikuar në rrjete sociale, Bejko thumbon situatën qeverisëse dhe opozitare, duke lënë të kuptohet se qytetarët po përballen me një farsë të dyanshme politike.
“Tre paradokset e qeverisë për këtë fundjavë, dhe një nga PD e Saliut.
1. Do dalin nga burgjet kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm dënuar për vrasje, do futet në burg kush parkon makinën dyshe në rrugë.
2. Do quajë adoleshent moshën 21 vjeçare që t’i shmangen dënimit gjithë çunat e baballarëve me lekë…
3. Do blejë dronë për të monitoruar zjarret nga ajri që “shuhen” me gjethe fiku nga policët, në vend që të blejë avionë për shuarjen e zjarreve.
PD:
1. Rithemelimi nuk është bërë akoma, ajo që patë këto katër vite ishte prova teknike…
Në shtator fillon rithemelimi i vërtetë ku testi fillon me deputetët të cilët do t’i marrë në pyetje gazetari i familjes nëse janë me “drejtësinë e re të Kimit” apo me vjedhjet e familjes. Kush zgjedh drejtësinë ikën, kush zgjedh të justifikojë korrupsionin madhështor të familjes, qëndron. (natyrisht me kokën ulur e bishtin në shalë si qen i rrahur nga i zoti i atij sekti…)
Ditë të mira ardhkan për shqiptarët nga kampet e të dy sundimtarëve këtë verë.” – shkruan Bejko./E.T
Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose termave. Ndonjëherë bëhet për të krijuar politik dhe herë të tjera përdoret si justifikim se po prodhojnë politik.
Në versionin e parë ndodh kur procesi është serioz e qëllimi final është për reformim serioz.
Ndërsa në versionin e dytë është thjeshtë demagogji dhe zakonisht qëllim final ka për të justifikuar aksione ose të ashtuquajturit vendime brenda një subjekti për të justifikuar vendime të padrejta dhe të për të rikthyer status quon në pikën zero në shërbim të atyre që ndërmarrin nismën.
Fillimi e mbarim historia e “Rithemelimit” ka qenë e mbetet demagogji dhe kjo nuk ka nevojë për ndonjë shkencë për t’a kuptuar, sepse të rithemelosh diçka do të thotë se ajo “ç’ka” nuk ekzistonte.
Në fakt ajo ekzistonte, kishte struktura, grup parlamentar dhe çdo gjë çfarë i nevojitej një subjekti. Ajo që ndodhi në atë subjekt ishte rikapje e jo rithemelim, sepse ishi u kthye dhunshëm dhe e mori siç ishte pa ndryshuar asgjë e madje as skuadrën në thelb.
Tani po riqarkullon ideja se na paskan gënjyer me atë që e quajtën rithemelim, sepse paska qenë rikthim dhe tani është momenti të bëhet rithemelimi i vërtetë.
Pra, në çdo rast na paskan gënjyer. Në fakt kanë gënjyer ata që janë të detyruar të gënjehen për interesa personale duke ndryshuar qëndrime si ngjyra e kameleonit e kanë gënjyer të tjerët që për shkak të nostalgjisë dhe iluzionit të lidhur me ndjenjën e miltantizmit besonin ose ëndërron në rikthimin e liderit që e kanë shoqëruar në mitingje dhe kudo për të paktën 30 vite.
Gjithashtu, hapja e kësaj teme soț, lidhet me vështirësitë që po kalon ky subjekt për shkak të humbjes së zgjedhjeve e kështu duan ta adresojnë debatin në procese e zhvillime të brendshme për të harruar se dështuan në qëllimin final për të rrëzuar Ramën.
Pra, ky proces duhet pas shtatorit për t’i impenjuar militantët në forma fiktive e me shpresën se do të korrigjohen padrejtësitë e brendshme.
Gjithashtu, të bësh këtë proces pas zgjedhjeve, kur të tjerët kanë marr mandate e privilegje është sikur të tallesh me shumicën që mund t’u japësh ndonjë titull apo pozicion brenda, por në fakt është sikur të kenë çelësat e kashtës përballë një Pozite që ka gjithçka e s’ka nevojë për asgjë.
Gjithashtu, brenda llojit ose jashtë llojit ka shumë gjata që edhe në shtator “revolucioni” të nis nga fitorja në fitore.
Në Toronto të Kanadasë, një 12‑vjeçare me origjinë shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen për arritjet e saj të jashtëzakonshme në sport, shkollë dhe art. Melisa Leka është një emër që po tingëllon me krenari në mesin e komunitetit shqiptar dhe më gjerë, falë përkushtimit, disiplinës dhe talentit të saj shumëdimensional që nuk njeh kufij. E lindur dhe rritur në një familje që i ruan…
Partia Demokratike ka reaguar sot për situatën e zjuarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë që ka dështuar në marrjen e masave. Me një deklaratë për shtyp, selia blu tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë verë dhe tjetrën. Teksa dënoi aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe atë në…
Një 75-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të rënduar nga alkooli në zonën turistike të Shëngjinit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndërhyrja erdhi në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, pas marrjes së një informacioni për manovra të rrezikshme nga një…
Situata nga zjarri në malin e Borshit vijon të jetë kritike, ndërsa flakët me intensitet të lartë kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të zonës malore, duke rrezikuar seriozisht banesat në fshatrat Puqeras dhe Borsh. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të zjarrfikësve të Himarës gjatë gjithë ditës, terreni tepër i vështirë ka bërë të pamundur vënien nën kontroll të flakëve, që po përhapen me…
Prej më shumë se katër orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën malore pranë fshatit Kaninë, duke djegur kryesisht sipërfaqe kullotash dhe duke rrezikuar banesa e stane me bagëti. Sipas autoriteteve lokale, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thatë, ndërsa rreth 20 forca zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje për të izoluar vatrat dhe për të…
Nga Av. Gurali Brahimllari Në datën 24/09/2024 Gjykata e Strasburgut, duke shqyrtuar ankimet nr.44715/20 dhe nr. 47930/21 të shtetasve angleze A.L si dhe E.J kundër Francës, në lidhje me (pa)ligjshmërinë e përdorimit të të dhënave të platformave të enkriptuara EnchroChat, nuk zgjidhi në mënyrë përfundimtare çështjen me argumentin se aplikantët nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kishin shterur mjetet…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë sot përmes një postimi në Facebook rezultatet e para të aksionit të ndërmarrë për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Sipas tij, vetëm në 12 ditët e para të operacionit janë inspektuar 209 subjekte dhe janë bllokuar 76.1 ton produkte që nuk përmbushnin standardet e sigurisë dhe…
Arsenal ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres nga klubi portugez Sporting i Losbonës. Futbollisti 26-vjeçar transferohet te “Topçinjtë” me një marrëveshje përfundimtare që kap vlerën e 63.5 milionë eurove, plus 10 milionë euro bonuse. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin londinez, e vlefshme deri në vitin 2030. “Gjithmonë dua të shënoj,” tha ai në intervistën e tij…
Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale lidhur me situatën pas zjarrit të madh që përfshiu fshatin Kopaçez. Sipas Bidos, ndërhyrja e shpejtë e strukturave shtetërore bëri të mundur shmangien e një tragjedie njerëzore, ndërsa aktualisht vijon puna intensive për normalizimin e plotë të situatës në terren.
Christina Aguilera ka ndezur rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive ku shfaqet më seksi se kurrë. Këngëtarja 44-vjeçare pozon me të brendshme të zeza e transparente në një dhomë hoteli, duke lënë shumë pak vend për imagjinatë.
Në një nga fotot më të komentuara, Aguilera kthehet me shpinë nga kamera, duke theksuar format e saj të admiruara. “Në raftin e sipërm,” shkruan ajo me ironi në mbishkrimin e postimit që menjëherë u bë viral.
Këto imazhe vijnë pak pas prezencës së saj glamuroze në Londër, ku mori pjesë në premierën e Burlesque: The Musical dhe shkëlqeu me një fustan të zi elegant dhe bizhuteri prej argjendi.
Ndërkohë, transformimi i saj fizik ka ndezur diskutime në rrjet, shumë ndjekës spekulojnë për ndërhyrje estetike apo përdorim të medikamenteve për humbje peshe. Një gjë është e sigurt: Christina Aguilera di si të kthejë gjithë vëmendjen tek vetja.