Normal view
Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku!
Shkëndija e Tetovës sot luajti njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni – sfidën e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut nga Azerbajxhani, njofton Telegrafi.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mundën me rezultatin minimal 0-1, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku të pranishëm kishte rreth 15 mijë tifoz.
Pjesa e parë e u mbyll me rezultat 0:1 në favor të mysafirëve nga Baku. Golin e vetëm e shënoi Bayramov nga penalltia në minutën e 18-të, kur mbrojtësi i Shkëndijës, webster, shkaktoi një ndërhyrje të palejuar dhe krejt të panevojshëm. Kjo ndërhyrje fillimisht u cilësua si goditje e lirë nga gjyqtari Kruzliak, por pas ndërhyrjes së VAR-it arbitri tregoi me gisht në pikën e penalltisë.
Në pjesën e parë Shkëndija ishte tepër e kujdesshme, ndërsa rastet e vetme erdhën përmes një kërcënimi nga Ibraimi në dy raste, ndërsa shansin më të mirë për Shkëndijën e kishte Krasniqi, por goditja e tij u bllokua.
Edhe pjesa e dytë ishte e barazuar në të gjitha format, si me raste si me rezultat, pasi portat e dyja ekipeve mbetën të paprekura
Shkëndija në disa raste kërkoi barazimin, shanset më të mira i kishte Besart i Ibraimi, i cili tentoi në të gjitha mënyrat, nga gjuajtja e lirë, nga distanca, por në të gjitha rastet ose ishte për pak i pasaktë, ose portieri i Qarabagut do të ndalte goditjen e tij. Të tilla raste pati edhe Fabrice Tamba i cili dha shumë mundë në këtë përballje. Nuk duhet harruar se edhe Qarabagu kishte shanse të pastërtia për të shtuar epërsinë, por në të gjitha rastet hero ishte portieri Baboucarr Gaye.
Shkëndija do të kërkojë të bëjë mrekulli në Baku, kur pas një jave luhet ndeshja e kthimit, për të përsëritur së paku suksesin historik të Skënderbeut nga Korça, ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të luajë në fazën e Play-off-it në kuadër të Ligës së Kampionëve.
The post Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku! appeared first on Albeu.com.
-
- Gazetarët e pyesin se çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa bërthamore!
Gazetarët e pyesin se çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa bërthamore!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se çfarë po bënte atje.
“Raketa bërthamore”, tha ai, duke imituar lëshimin e një arme me krahun e tij.
Trump ishte i shoqëruar nga truprojat dhe persona të tjerë të stafit, përfshirë James McCrery, arkitektin e projektit të sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë prej 200 milionë dollarësh, informon media.
Duke iu referuar këtij projekti, ai tha gjithashtu:
“Është thjesht një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për vendin”.
Shëtitja zgjati rreth 20 minuta. Është e mundur që Trump të ketë në mendje ndryshime të tjera arkitekturore për Shtëpinë e Bardhë.
The post Gazetarët e pyesin se çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa bërthamore! first appeared on JavaNews.al.
-
- “Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!”/ Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!
“Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!”/ Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!
Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme, pas postimit të saj të fundit se “e donte PD-në me çdo kusht, për të mos ia lënë Shkëlzenit”.
Teksa thekson donte drejtimin e PD-së sepse s’kishte besim tek askush nga ata që janë aktualisht në opozitë, pasi i cilëson “të kompromentuar”, Kokalari shprehet se “partia nuk mund të rrijë në dorën e Këlliçëve dhe Saljanër’ve” (Ervin Salianji).
“Ajo parti ose vazhdon nën kontrollin e Berishës mes të bijës apo dikujt tjetri, dhe do ta jap shpirt vet, ose do ta riformoj unë pa asnjë kompromis dhe komplet me mentalitetin e Republikanëve në Amerikë”, thotë ajo mes të tjerash në postimin e radhës në Facebook ditën e sotme.
Kokalari kujton se partia nuk drejtohet nga selia te lana dhe me thika pas shpine siç është bërë në katër vitet e fundit.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit në Facebook:
“Dhe dy fjalë për ata mënçuri që thonë ‘kjo’, pra unë.. dua partinë…
Po mor po, partinë dua dhe këtu s’ka asgjë të keqe.
Arsyeja pse e dua është sepse s’kam besim më tek asnjë nga ju që ta riformoni atë opozitë, sepse jeni të gjithë të komprometuar, dhe shumicën tuaj i njoh personalisht tashmë dhe e di sesi po prisni të kapni qeverinë që të vazhdoni vjedhjet e radhës.
Ajo parti ose vazhdon nën kontrollin e Berishës mes të bijës apo dikujt tjetri, dhe do ta jap shpirt vet, ose do ta riformoj unë pa asnjë kompromis dhe komplet me mentalitetin e Republikanëve në Amerikë.
Ka një arsye pse shumë nga ne s’ju ndanë Donald Trump – sepse e dinim sinqeritetin e tij nga dita që zbriti nga eskalatori në Trump Toëer në 2015 dhe deri tek kthimi i tij në 21 Janar 2025.
SHBA më në fund po pastrohet dhe gjashtë muajtë e parë kanë qënë brilante, që nga mbyllja e USAID, tek pastrimi i departamenteve, mbyllja e kufinjëve dhe tashmë kanë filluar investigimet per korrupsionin qeveritarë dhe ata që cënuan demokracinë Amerikane.
Unë ky person jam. Patriot në gjak, në gen dhe në intelekt. Patriotizëm frymëzoj në çdo qelizë të trupit, si për Amerikën, për të cilën jap jetën sepse më dha çdo gjë që kam sot, deri tek Shqiptaria si komb brënda dhe jashtë kufinjve të vëndit.
Ju nga ana tjetër talleni me fjalën ‘patriotizëm’ dhe sidomos ju të Shqipërisë nuk besoni në të, sepse jeni dekurajuar nga mashtrimet e qeveritarëve dhe nuk ju vë faj, të tjerët sepse jeni pjesë e korrupsionit qeveritar. Por, unë do vazhdojë e vetme, dhe ata që e gjejnë veten tek unë dhe përputhen me mentalitetin tim, me ideologjinë time dhe kanë të njëjtin sinqeritet, bashkohen vetë rrugës.
Por, ju që mendoni se opozita do bjerë në dorë të Këlliçëve që ju vodhën sy me sy me vota, apo Saljanër’ve mbas të cilit shoh se janë rrjeshtuar disa, kur ky i fundit mashtroi sistemin dhe kur ishte në burg, lëre çdo bëj në pushtet, jo vetëm që s’keni për të shkuar gjëkundi, por realisht jeni ‘irrelevant’ ose të parëndësishëm në këtë pikë.
Lufta për opozitën sot bëhet vetëm me Berishën dhe nuk bëhet nga terreni dhe selia tek Lana, ku keni katër vjet që bëni komplote për t’i futur thikat mbas shpinës Saliut.
Në ndryshim nga patetizmi juaj, unë luftën e kam bërë gjithnjë në shesh të hapur, dhe pse e dija që do kisha gjithë Berishistët kundra. Tashmë luftën e bëj në komoditet të plotë, me një administratë tërësisht Republikane.
Por sërisht, qëllimi im nuk është të kënaq Berishistët, por është vetëm Shqipëria në tërësi dhe i gjithë populli, qofshin ata demokratë, socialist dhe komunistë, që në një pikë këta dy grupet ë fundit do ti rihabilitojmë siç duhet, nëpërmjet edukimit, jo dhunës. Ky është hap i domosdoshëm me që ra fjala, dhe e kam në listën super të gjatë të gjërave që dua të bëj për atë vënd.
Uroj t’ju kem sqaruar sa do pak”.
The post “Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!”/ Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA! first appeared on JavaNews.al.
-
- Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm!
Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë.
Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.
Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar. Në imazh shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe një perëndimin e kuq të diellit.
“Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo.
Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë, gjuhën dhe identitetin e saj. Ajo ka folur shqip në emisione ndërkombëtare, ka sjellë motive shqiptare në performancat e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj për të treguar historinë dhe bukurinë e vendeve të saj të origjinës.
Së fundmi, artistja ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, përveç asaj shqiptare dhe britanike.
The post Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm! first appeared on JavaNews.al.
Kryeministri i Suedisë pranon se konsultohet shpesh me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë
Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare.
Në një intervistë për gazetën ekonomike suedeze Dagens Industri, Kristersson tha:
“E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. ‘Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën?’ – të këtij lloji janë pyetjet që bëj.”
Ai shtoi se edhe kolegët e tij në qeveri përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë të ngjashme.
Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga të gjithë. Sipas The Guardian, reagimet në media ishin të përziera, ndërsa kritikat më të ashpra erdhën nga gazeta suedeze Aftonbladet, e cila e akuzoi kryeministrin se “ka rënë pre e obsesionit të oligarkëve me inteligjencën artificiale”.
Një hulumtuese, e cila foli për të njëjtën gazetë, paralajmëroi se përdorimi i platformave si ChatGPT për çështje të ndjeshme mund të jetë i rrezikshëm, dhe kërkoi kujdes në mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve nga figurat publike.
Zëdhënësi i kryeministrit u detyrua të sqarojë më pas se Kristersson nuk ka ndarë asnjëherë informacione të ndjeshme me inteligjencën artificiale.
The post Kryeministri i Suedisë pranon se konsultohet shpesh me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë first appeared on JavaNews.al.
Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari
Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania.
Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.
“Çdo kryefamiljar ka të drejtë të bëjë kërkesën për ndryshimin e vendbanimit apo saktësimin e vendbanimit, duke pasqyruar në portalin e-Albania një dokument certifikatë pronësie, kontratë qiraje, një kontratë hua-përdorje ose çdo dokument ligjor tjetër që vërteton vendbanimin e tij. Kjo kërkesë merret në shqyrtim nga ana e zyrës sonë dhe brenda 24 orëve, në rast se shohim një pasaktësi në dokumente, e njoftojmë online qytetarin që të plotësojë dokumentet e nevojshme dhe brenda 72 orëve, zyra jonë kryen veprimet për ndryshimin apo saktësimin e vendbanimit,” thotë Jurgen Qirici, përgjegjës i Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë Korçë.
Zyrat e Gjendjes Civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda tri ditëve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili është tashmë në fuqi, po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi që plotëson të gjitha elementet e adresës sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.
The post Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari first appeared on JavaNews.al.
-
- Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu një nga figurat kontroverse të periudhës postkomuniste
Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu një nga figurat kontroverse të periudhës postkomuniste
Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim – por edhe më kontroverse – të tranzicionit postkomunist rumun, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, në një spital të Bukureshtit, ku ishte shtruar që nga 9 qershori për shkak të një forme agresive të kancerit në mushkëri.
Në një deklaratë zyrtare, Qeveria e Rumanisë e konfirmoi vdekjen e Iliescut me “keqardhje të thellë” dhe shpalli 7 gushtin ditë zie kombëtare, ndërsa ceremonitë shtetërore të varrimit pritet të njoftohen në ditët në vijim.
Kush ishte Ion Iliescu?
Iliescu ishte një figurë kyçe gjatë përmbysjes së regjimit komunist të Nicolae Ceaușescut në dhjetor të vitit 1989. Ishte pikërisht ai që doli në krye të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, grupit që mori kontrollin e vendit pas rrëzimit dhe ekzekutimit të çiftit Ceaușescu.
Ai ishte presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë në Rumaninë postkomuniste, duke shërbyer nga 1990 deri në 1996, dhe më pas nga 2000 deri në 2004.
Anëtarësimi i Rumanisë në NATO dhe BE
Në maj të vitit 1990, ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirshëm i Rumanisë, duke shërbyer deri në vitin 1996.
Mandati i tij, megjithatë, u njollos nga transferimi i përgjakshëm i pushtetit, ku u vranë 862 njerëz, dhe nga vendimi i tij për t’i mobilizuar minatorët grevistë për t’i shtypur me dhunë protestat kundër Qeverisë në qershor të vitit 1990, çka u konsiderua nga shumëkush si përpjekje për të qëndruar në pushtet.
Në vitin 2018, ai u akuzua për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në ato ngjarje të dhunshme. Çështja u shty disa herë, por në vitin 2023, Gjykata e Apelit vendosi që gjyqi të vazhdojë.
Në mandatin e tij të dytë, nga viti 2000 deri në vitin 2004, Iliescu luajti rol të rëndësishëm në avancimin e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Gjatë presidencës së tij, Rumania gjithashtu nënshkroi traktatin e anëtarësimit në NATO në vitin 2004, dhe vendi iu bashkua aleancës ushtarake pak para se ai të largohej nga posti.
The post Shuhet në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu një nga figurat kontroverse të periudhës postkomuniste first appeared on JavaNews.al.
-
- Tensione në rritje në Izrael, Netanyahu: Ushtria do të zbatojë vendimet e qeverisë, Gaza do pushtohet!
Tensione në rritje në Izrael, Netanyahu: Ushtria do të zbatojë vendimet e qeverisë, Gaza do pushtohet!
Tensionet mes qeverisë izraelite dhe Ushtrisë janë në rritje, por këta të fundit kanë bërë një hap pas për të mos kundërshtuar më tej kryeministrin Benjamin Netanyahu në qëllimin e tij për të pushtuar Rripin e Gazës, pavarësisnt rrezikut të jetës së pengjeve që ka marrë Hamasi.
“IDF është e gatshme të zbatojë çdo vendim të marrë nga Kabineti i Sigurisë Izraelite”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit Izraelit, pas takimit të kryesuar nga Benjamin Netanyahu. Ky vendim për pushtim do i paraqitet të enjten (7 gusht) edhe Qeverisë për diskutim.
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, “përshkroi opsionet për vazhdimin e fushatës në Gaza. IDF është e gatshme të zbatojë çdo vendim të marrë nga Kabineti i Sigurisë”, thuhet në deklaratë. Edhe pse Netanyahu i kërkoi dorëheqjen nëse nuk zbatonte vendimin, kjo gjë nuk do ndodhë.
Shefi i ushtrisë e ka refuzuar, teksa ka bërë hap pas në kundërshtimin e planit ushtarak të kryeministrit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do ta paraqesë vendimin në kabinet për miratim, me shumë mundësi të enjten, informon ‘La Repubblica’.
Media: Shefi i IDF kundërshton pushtimin e Gazës, por nuk do të japë dorëheqjen!
Gjatë bisedimeve për sigurinë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir, u shpjegoi pjesëmarrësve se si të vazhdonin operacionet në Rripin e Gazës dhe kundërshtoi mundësinë e një pushtimi. Burime të njohura me detajet i thanë Ynet , duke shtuar se Zamir e bëri të qartë se IDF do të ndërmarrë çfarëdo veprimi që vendos udhëheqja politike. Burimet shtuan se atmosfera gjatë bisedimeve ishte profesionale dhe Shefi i Shtabit sqaroi se nuk kishte kërcënuar të jepte dorëheqjen.
“Urdhri i Netanyahut është të pushtohet Qyteti i Gazës dhe kampet qendrore.”
Një burim i njohur me detajet e takimit të sotëm pasdite midis Kryeministrit Benjamin Netanyahu, Shefit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Eyal Zamir, dhe Ministrave Katz dhe Dermer i tha televizionit publik izraelit Kan se “urdhri i kryeministrit është të pushtohen kampet qendrore në Rrip dhe në Qytetin e Gazës. Këto janë zona ku ekziston frika se mund të mbahen pengje të mbajtura nga Hamasi. Manovrat ushtarake në ato zona mund të rrezikojnë jetën e tyre”.
Diskutime të mëtejshme do të zhvillohen si në kabinet ashtu edhe në kabinetin e përgjithshëm. Ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, të cilët po e shtyjnë kryeministrin të pushtojë të gjithë Gazën, nuk morën pjesë në diskutimin e sotëm.
The post Tensione në rritje në Izrael, Netanyahu: Ushtria do të zbatojë vendimet e qeverisë, Gaza do pushtohet! first appeared on JavaNews.al.
Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund të ushtrojë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.
“Nëse energjia bie mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz,” tha Trump në një intervistë për CNBC.
“Nëse e çon energjinë edhe 10 dollarë për fuçi më poshtë, ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër sepse ekonomia e tij është në gjendje të mjerueshme.”
Trump i tha CNBC-së se rënia e çmimeve të energjisë vinte nga rritja e prodhimit, përfshirë vendet e OPEC -ut dhe të tjera, dhe ai parashikoi ulje të mëtejshme.
“Nëse e vini re, OPEC dhe OPEC+ po shpohen më shumë sepse mendoj se duan të më bëjnë të lumtur,” tha ai, citon Reuters.
Të dielën, OPEC+ ra dakord të rrisë prodhimin e naftës me 547 mijë fuçi në ditë për muajin shtator, rritja më e fundit në një seri përpjekjesh për të rimarrë pjesën e tregut, në një kohë kur shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimeve nga Rusia po rriten.
Tetë vende anëtare të OPEC+ zhvilluan një takim virtual të shkurtër, në mes të shtimit të presionit nga SHBA-të mbi Indinë për të ndaluar blerjet e naftës ruse, pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për ta sjellë Moskën në tryezën e negociatave për një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) uli javën e kaluar parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Rusisë në 0.9% për këtë vit, nga parashikimi i mëparshëm prej 1.5% në prill./tvklan
Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h
TEHERAN – Irani emëron kreun e ri të Këshillit të Sigurisë
TEHERAN, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Ali Larijani, këshilltari konservator i udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është emëruar sekretar i përgjithshëm i Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së vendit, njoftoi sot Teherani.
Larijani, 67-vjeç, pason ish-komandantin e Korpusit me ndikim të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Akbar Ahmadian, i cili do të marrë një pozicion të sapokrijuar në qeveri, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Tasnim”.
Këshilli i Sigurisë merret me çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe vendimet që ndërmerren për mbrojtjen e vendit islamik dhe ka diskutuar shpesh programin bërthamor të vendit në të kaluarën.
Vendimet e tij për çështje të tilla duhet të miratohen nga udhëheqësi suprem i vendit.
Këshilli kryesohet nga presidenti Masoud Pezeshkian dhe përfshin dhjetra anëtarë të tjerë, përfshirë disa ministra dhe gjeneralë.
Mbetet e paqartë nëse emërimi i nivelit të lartë do të sjellë një ndryshim kursi brenda aparatit të pushtetit të Iranit.
Larijani planifikoi të kandidonte për president vitin e kaluar, por u skualifikua nga Këshilli i Rojësve, një organ qendror mbikqyrës.
Ish-gjeneral brigade dhe matematikan në profesion, Larijani konsiderohet pjesë e elitës tradicionale të Iranit, por vitet e fundit ka marrë vazhdimisht pozicione më të moderuara. Ai më parë shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. /Ad.Ab./
The post TEHERAN – Irani emëron kreun e ri të Këshillit të Sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Shuhet vatra e zjarrit në Shkodër, tre mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të angazhuar
TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri me dije mbrëmjen e sotme, se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e një vatre zjarri pranë ish-fushës së aviacionit, në njësinë administrative Rrethina.
Sipas Becit, në operacion u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë, të cilët punuan për neutralizimin e flakëve që rrezikonin përhapjen për shkak të erës së fortë.
Në një postim në rrjetet sociale, Beci falënderoi efektivët për përkushtimin e treguar jo vetëm sonte, por në të gjitha ndërhyrjet e ditëve të fundit, në përballje me vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Shkodër.
/e.i/r.e/
The post Shuhet vatra e zjarrit në Shkodër, tre mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të angazhuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
“Meloditë e Mesdheut”, mbrëmje muzikore në Amfiteatrin e Durrësit
TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula dhe instrumentistët e njohur Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violonçel, si edhe kori i fëmijëve “Okarina”, sollën sot një atmosferë magjike në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit përmes koncertit “Meloditë e Mesdheut”.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cilësoi këtë aktivitet, si një koncert mbresëlënës dhe një udhëtim me meloditë më të bukura të Mesdheut, që përcolli emocione të forta dhe përjetime të rralla për qytetarët dhe turistët e shumtë.
“Një event i veçantë ku u takuan muzika, arti dhe historia e që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut”, tha Sako.
Koncerti kishte në program këngët e meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut.
Sopranoja Inva Mula erdhi me këtë koncert pas MIK Fest në Korçë, ku u zhvillua edicioni i tij i tetë.
/e.i//r.e/
The post “Meloditë e Mesdheut”, mbrëmje muzikore në Amfiteatrin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Emisarja e Britanisë për Ballkanin Perëndimor flet me Kurtin
PRISHTINË, 5 gusht /ATSH/ E dërguara e posaçme e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka diskutuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për shqetësimet e saj lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Dame Karen theksoi se Britania e Madhe mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Britaninë e Madhe në tetor.
Ajo do të flasë gjithashtu me presidentin e Serbisë. /KosovaPress/
The post Emisarja e Britanisë për Ballkanin Perëndimor flet me Kurtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
UKRAINË – Kievi: Rusia dërgon 9 000 ushtarë shtesë çdo muaj për të luftuar në Ukrainë
KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia është në gjendje të dërgojë 9 000 ushtarë shtesë çdo muaj për të luftuar në Ukrainë, pavarësisht humbjeve të mëdha që ka pësuar, deklaroi sot komandanti i Përgjithshëm i forcave ukrainase, Oleksandr Syrskyi.
“Ushtria ruse synon të formojë 10 divizione të tjera deri në fund të vitit”, shkroi Syrskyi në Facebook.
“Prandaj, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të vazhdojmë masat e mobilizimit, të përmirësojmë stërvitjen luftarake dhe të forcojmë komponentin e dronëve të forcave tona të armatosura”, tha shefi i ushtrisë.
Syrskyi e vlerësoi numrin e viktimave ruse në luftë në më shumë se 33,000 ushtarë në korrik.
Syrskyi tha se situata ishte veçanërisht kritike në seksionet e vijës së frontit pranë Pokrovsk, Dobropillia dhe Novopavlivka në Ukrainën lindore.
Në ditët e fundit, vëzhguesit ushtarakë nga të dyja palët kanë raportuar përfitime territoriale ruse, veçanërisht pranë Pokrovskut dhe Myrnohradit në rajonin e Donetskut. /Ad.Ab./
The post UKRAINË – Kievi: Rusia dërgon 9 000 ushtarë shtesë çdo muaj për të luftuar në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Osmani merr letër nga presidenti Trump: Do t’i avancojmë qëllimet tona të përbashkëta
PRISHTINË, 5 gusht /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.
Sipas një njoftimi të Presidencës, në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar Presidenti Trump në letrën e tij.
Duke e falënderuar Presidenten për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të, Presidenti Trump gjithashtu shprehet: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”
Në fund të letrës, Presidenti Trump i dërgon Presidentes Osmani edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.
/KosovaPress/
The post Osmani merr letër nga presidenti Trump: Do t’i avancojmë qëllimet tona të përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.