Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Lajme Kosove

Chelsea e ‘vë në gjumë’ PSG-në pas pjesës së parë – mbyll praktikisht çështjen e fituesit

13 July 2025 at 22:00

Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. 

‘Blutë e Londrës’ e nisën në mënyrë fantastike këtë takim, duke mos treguar aspak frikë ndaj kampionit të Evropës.  

Të besuarit e Enzo Marsecas e gjetën golin e avantazhit në minutën e 22-të përmes Cole Palmer i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0. 

Ishte pikërisht Palmer i cili shënoi një gol identik vetëm disa minuta më vonë (30’) për të dyfishuar epërsinë e londinezëve. 

GET IN! 💪 pic.twitter.com/BxNUwj6tVD

— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2025

Epërsia prej dy golash nuk i bëri përshtypje ‘Bluve të Londrës’ të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të golit të tretë. 

Pas disa tentimeve erdhi edhe goli i tretë, ku sërish vendimtar doli të jetë Palmer, i cili kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit. 

Reprezentuesi anglez dhuroi një pasim milimetrik në drejtim të sulmuesit Joao Pedro, i cili me plotë klas shënoi përballë Donnarummas për rezultatin 3-0. 

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por tani çështja e fituesit duket praktikisht e mbyllur, në përjashtim të një mrekullie. 

The post Chelsea e ‘vë në gjumë’ PSG-në pas pjesës së parë – mbyll praktikisht çështjen e fituesit appeared first on Telegrafi.

Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale?

13 July 2025 at 21:45

Të mbetesh shtatzënë shpesh duket një proces i thjeshtë, por për shumë çifte mund të jetë sfidues për shkak të faktorëve shëndetësorë, moshës, stresit apo stilit të jetesës

Lajmi i mirë është se ka mënyra natyrale dhe hapa të thjeshtë që mund të ndihmojnë në rritjen e shanseve për të arritur një shtatzëni të shëndetshme.

Nëse keni përdorur kontraceptivë hormonalë (pilula) për një kohë të gjatë, është mirë t’i ndaloni disa muaj para se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Kjo i jep kohë trupit të rikthejë ciklin menstrual natyral dhe të rregullojë ovulacionin.

Por përveç kësaj, janë disa këshilla të rëndësishme që mund të rrisin ndjeshëm shanset për të mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Këshilla praktike për të mbetur shtatzënë natyrshëm

Komunikoni hapur me partnerin

Vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë duhet të jetë i përbashkët dhe i koordinuar. Mbështetja emocionale dhe mirëkuptimi janë të rëndësishme gjatë këtij procesi.

Njihni ciklin tuaj menstrual

Një nga çelësat kryesorë është të njihni ditët më fertile. Ovulacioni ndodh zakonisht rreth 12-14 ditë para menstruacioneve të ardhshme. Mund të përdorni kalendarë menstrualë ose teste të ovulacionit për të përcaktuar kohën më të mirë.

Bëni marrëdhënie të rregullta seksuale

Ekspertët rekomandojnë marrëdhënie çdo 2-3 ditë gjatë gjithë muajit, por veçanërisht gjatë ditëve më fertile. Marrëdhëniet shumë të shpeshta nuk dëmtojnë, përkundrazi, mbajnë spermën të freskët dhe cilësore.

Mbani një stil jetese të shëndetshëm

Shmangni duhanin, alkoolin dhe kafeinën e tepruar. Ushqehuni me shumë fruta, perime të freskëta, drithëra integrale, proteina të dobëta dhe yndyra të shëndetshme (si ato që gjenden te peshku dhe arrat).

Kujdesuni për peshën trupore

Mbipesha ose nën-pesha mund të ndikojnë në ovulacion dhe fertilitet. Një peshë e shëndetshme rrit gjasat për një shtatzëni të suksesshme.

Merrni suplementet e duhura

Filloni të merrni acid folik (400–800 mikrogramë në ditë) disa muaj para shtatzënisë. Acid foliku ul ndjeshëm rrezikun për defekte të tubit nervor tek fetusi. Gjithashtu, sigurohuni që të keni nivele të mjaftueshme hekuri, vitaminë D dhe jod.

Menaxhoni stresin

Stresi mund të ndikojë negativisht në fertilitet. Provoni teknika relaksimi si joga, meditimi, shëtitjet në natyrë ose aktivitetet që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Vizitoni mjekun për një kontroll paraprak

Bëni një vizitë tek gjinekologu për të vlerësuar shëndetin tuaj riprodhues dhe për të kontrolluar nëse keni ndonjë problem që mund të kërkojë trajtim (si infeksionet, çrregullimet hormonale apo problemet me tiroiden).

Kur të kërkoni ndihmë profesionale?

Nëse jeni nën moshën 35 vjeç dhe nuk keni mbetur shtatzënë pas një viti përpjekjesh, këshillohet të konsultoheni me mjekun. Nëse jeni mbi 35 vjeç, mos prisni më shumë se 6 muaj për të kërkuar këshillim profesional.

Përfundim

Shtatzënia është një rrugëtim natyral që mund të lehtësohet shumë me kujdes, informim dhe një stil jetese të shëndetshëm. Ndiqni këto hapa, ruani optimizmin dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale nëse është e nevojshme. /Telegrafi/

The post Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale? appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

13 July 2025 at 21:44

Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat perëndimore në Tiranë në kërkim të lirisë.

Rreth 3.199 prej tyre u strehuan në ambasadën e Gjermanisë, e cila u kthye në simbol të shpresës dhe rebelimit ndaj frikës.

Në qendër të asaj ngjarjeje që hyri në histori, ishte ambasadori gjerman Werner Daum, një diplomat që zgjodhi të veprojë ndryshe nga udhëzimet zyrtare.

Në një intervistë të gjatë dhe të ndjerë, ambasadori kujton se si mori vendimin të linte derën e ambasadës gjermane pak të hapur, pasi ndjente se populli shqiptar ishte në prag të shpërthimit kundër një regjimi të kalbur dhe mizor.

Ai pa me sytë e tij ndryshimin që po ndodhte në mendjet dhe zemrat e njerëzve, sidomos të rinjve.

Pa autorizim nga Berlini, Daum mbrojti të strehuarit në ambasadë dhe organizoi transportin e tyre drejt Gjermanisë, duke sfiduar njëherësh një shtet që ende përpiqej të ruante kontrollin me dhunë.

“E dija se ishim në rrezik të madh. Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat. Por e ndjeja gjithashtu që kishte ardhur momenti – dhe ajo derë e hapur ishte shkëndija”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, ish-ambasadori e përshkruan Shqipërinë e asaj kohe si një teatër absurd ku populli luante nën trysninë e frikës. Ai pranon se ndihma që ofroi nuk ishte vetëm humanitare, por edhe politike – një akt që besonte se do të ndihmonte në rënien e një regjimi që i ngjante më shumë një burgu gjigant.

Werner Daum shprehet se është krenar që ishte pjesë e atij momenti historik.

Ai mbetet një emër i respektuar në kujtesën kolektive të shqiptarëve – një mik që nuk harrohet.

Sot, Shqipëria ecën drejt Bashkimit Europian dhe, sipas tij, ëndrra e atyre mijëra njerëzve që hynë në ambasadë nuk ka qenë e kotë.

“Shqipëria është tashmë pjesë e botës së lirë. Dhe e ardhmja është në duart e brezit të ri”, u shpreh ai në Top Channel.

The post Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat appeared first on Telegrafi.

Cole Palmer me dy gola të shpejtë e gjunjëzon PSG-në

13 July 2025 at 21:42

Chelsea po avancon me rezultat 2-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. 

‘Blutë e Londrës’ e nisën në mënyrë fantastike këtë takim, duke mos treguar aspak frikë ndaj kampionit të Evropës. 

Ylli anglez Cole Palmer po del të jetë ‘heroi’ i anglezëve në këtë ndeshje, pasi deri më tani po tregon një lojë të shkëlqyer. 

Fillimisht ai realizoi për rezultatin 1-0 në minutën e 22-të para se të dyfishonte epërsinë e ekipit të tij në minutën e 30-të. 

PSG-ja në anën tjetër deri më tani nuk ka arritur ta aplikojë lojën që ka dëshmuar se di të bëjë dhe kjo është ekskluzivisht meritë e Enzo Marescas./Telegrafi/

COLE. PALMER. STRIKES. 💥

CHELSEA ARE IN FRONT! 🏆🔵

Into the bottom corner like a cold-blooded finisher 🔵🔥

Catch the @FIFACWC Final | July 13 | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #CHEPSG pic.twitter.com/EmJzPAPlCJ

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 13, 2025

PALMER DE NOVO

O MESMO GOL, PARECE REPLAY

QUE JOGADOR DO CARALHOOOOOOO

pic.twitter.com/nwexmY3WAL

— CR7 Brasil (@CR7Brasil) July 13, 2025

The post Cole Palmer me dy gola të shpejtë e gjunjëzon PSG-në appeared first on Telegrafi.

“Superman” rikthehet fuqishëm – filmi i ri mbledh 200 milionë euro në fundjavën e parë

13 July 2025 at 21:39

Filmi më i ri i Warner Bros, “Superman”, ka debutuar me sukses të madh në kinematë amerikane dhe ndërkombëtare, duke shënuar një fillim të fuqishëm për epokën e re të super-heronjve të DC Comics në ekranin e madh.

Gjatë fundjavës së hapjes, filmi ka arkëtuar 110 milionë euro në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa në tregjet ndërkombëtare ka grumbulluar 90 milionë euro, duke çuar totalin global në 200 milionë euro, sipas të dhënave të konfirmuara nga Warner Bros të dielën.

Ky film përfaqëson një rilindje të françizës së Supermanit, një nga figurat më ikonike të botës, që u shfaq për herë të parë në vitin 1938. Në këtë version të ri, rolin e luan aktori David Corenswet, i cili për herë të parë merr përsipër këtë karakter legjendar.

Suksesi ose dështimi i këtij filmi shihet si vendimtar për të ardhmen e studios Warner Bros dhe të degës së saj të specializuar, DC Studios. Megjithëse DC ka në portofol emra të mëdhenj si “Batman” dhe “Wonder Woman”, ndër vite nuk ka arritur të rivalizojë fuqinë tregtare të Marvel-it dhe sukseset e tij nën ombrellën e Disney-t.

Filmi i ri është shkruar dhe drejtuar nga James Gunn, i njohur më parë për trilogjinë e suksesshme të “Guardians of the Galaxy” në Marvel.

Gunn u emërua bashkëdrejtor i DC Studios në vitin 2022, së bashku me producentin Peter Safran, me qëllimin për të reformuar dhe rilindur universin kinematografik të DC-së.

Me një nisje kaq të fortë dhe interes të lartë nga publiku, “Superman” pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore në rindërtimin e botës së DC-së në ekranin e madh dhe të japë tonin për filmat e ardhshëm që do të ndjekin këtë linjë të re kreative. /Telegrafi/

The post “Superman” rikthehet fuqishëm – filmi i ri mbledh 200 milionë euro në fundjavën e parë appeared first on Telegrafi.

Konfuzion ligjor për vendimin e ZRRE-së, gjykatat me vendime të ndryshme – bizneset kërkojnë drejtësi

13 July 2025 at 21:39

Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, Rregullatori nuk i sheh aktvendimet në raste individuale si precedent. Ndërkohë, kërkesa për masë sigurie nga përfaqësues të bizneseve në tërësi u refuzua nga Gjykata Themelore. Sidoqoftë, krahas asaj kolektive, beteja vazhdon me padi individuale në Gjykatën Komerciale.

Vendime të kundërta lidhur me kërkesën për masë sigurie ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, kanë nxjerrë gjykata të ndryshme në vend.

Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore, refuzoi dy kërkesa të Odës Ekonomike dhe Shoqatës së Prodhuesve në emër të bizneseve, si dhe të PDK-së për masë sigurie.

Ndërsa, Gjykata Komerciale ka aprovuar masën e sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së në disa raste individuale të padive të bizneseve që preken nga procesi, duke e pezulluar atë deri në aktgjykimin përfundimtar.

Rregullatori, që refuzon ta pezullojë vendimin në tërësi duke mos i konsideruar aktvendimet individuale si precedent të përgjithshëm, nuk lëvizi nga qëndrimi.

“Jo, këto Aktvendime nuk krijojnë precedent për të gjithë procesin dhe nuk kanë efekt të përgjithshëm. Çdo vendim për masë të sigurisë ka efekt vetëm për palët përkatëse në procedurë. Vendosja e masës së sigurisë kërkon parashtrim të veçantë dhe individual të kërkesës për pezullim dhe shqyrtohet në bazë të rrethanave të veçanta të secilit rast nga Gjykata”.

Në Shoqatën e Prodhuesve, kërkesa e të cilëve për pezullim të vendimit në emër të bizneseve si tërësi u refuzua, këmbëngulin se Rregullatori duhet të pajtohet për pezullim pasi paditë individuale po vazhdojnë.

“Gjykata Themelore, Departamenti për Çështje Administrative, kemi marrë dje njoftimin që e ka refuzua masën pezulluese, por nuk e ka refuzua padinë. Ne do të vazhdojmë me Gjykatën e Apelit dhe tutje qëllimi ynë ka qenë për një vendim për procesin në tërësi, ndërkohë ne jemi duke vazhdua me të gjitha bizneset edhe paditë individuale. Paditë individuale po pezullohen nga Gjykata Komerciale”, ka deklaruar Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.

Ai sqaroi se për shkaqe ligjore padia bashkë me OEK-un u adresua në Themelore pasi u bë në emër të bizneseve, teksa ato individuale kanë adresë Komercialen.

Ndërsa u shpreh i bindur se institucionet e drejtësisë do t’u japin të drejtë në të gjitha paditë.

“Të jemi të qartë, edhe pse kemi shkua si grup, ne individualisht të gjitha bizneset janë duke dorëzua lëndë individuale, ne jemi duke pritë dhe çdo ditë po marrim përgjigje për rastet individuale që po pezullohen. Ky rast nuk nënkupton që po i dëmton bizneset në paditë individuale. Paditë individuale janë duke vazhdua, do të vazhdojnë deri te padia e fundit ku do të fitojmë rastin”, ka theksuar Ajvazi.

Nga 1 Qershori, rreth 1300 biznese me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, janë nxjerrë në tregun e hapur të energjisë elektrike përkundër protestave dhe kërkesës së përsëritur për shtyrjen e procesit për një vit, me qëllim përgatitjen e tregut dhe bizneseve./RTV Dukagjini

The post Konfuzion ligjor për vendimin e ZRRE-së, gjykatat me vendime të ndryshme – bizneset kërkojnë drejtësi appeared first on Telegrafi.

Të shtëna armësh në Kentucky, një person i armatosur lë disa të plagosur në kishë pasi qëlloi një polic në aeroportin Blue Grass

13 July 2025 at 21:35

Një polic dhe disa besimtarë janë plagosur rëndë në dy shkëmbime zjarri gjatë një sulmi të armatosur në Kentucky të SHBA-së.

Pasagjerët e kapluar nga paniku filluan të vrapojnë për të shpëtuar jetën ndërsa të shtënat u dëgjuan në aeroportin Blue Grass në Lexington, Kentucky, rreth orës 11:40 të mëngjesit, duke plagosur policët.

Personi ia mbathi më pas drejt kishës baptiste të rrugës Richmond aty pranë, ku u rrethua nga policët që ndiqnin, transmeton Telegrafi.

Ai u qëllua për vdekje në kishë dhe shumë besimtarë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri ndërsa përpiqeshin të iknin. Se kush u qëllua është ende e paqartë.

Një polic i plagosur u dërgua në spital me lëndime të rënda, por është në gjendje të qëndrueshme, thanë zjarrfikësit të Lexingtonit.

“Ne ishim të parët në vendngjarje pas të shtënave, duke i shpëtuar mezi një përplasjeje ballore nga personi i shtënë ndërsa ai po dilte nga aeroporti në drejtimin e gabuar”, tha dëshmitarja Gena Roland.

“Polici ishte për fat të mirë zgjuar dhe i qetë kur mbërriti ambulanca, megjithëse me shumë dhimbje. Ishte intensive. Kishte shumë njerëz të mirë që ndaluan dhe vrapuan drejt policëve. Mendoj se ishim pesë veta atje poshtë përpara se të mbërrinin policët dhe ndihmësit mjekësorë në vendngjarje”, shtoi ajo.

Vendas të tjerë shkruan në internet se panë dhjetëra policë dhe automjete të tjera emergjente duke nxituar drejt aeroportit.

Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se zyra e tij ishte në dijeni të të shtënave.

“Ju lutem lutuni për të gjithë të prekurit nga këto akte të pakuptimta dhune dhe le të falënderojmë për reagimin e shpejtë të policisë së Lexington-it dhe Kentucky-t”, tha ai.

Një pjesë e udhëtimit në aeroport është mbyllur ndërsa policia lokale heton, por fluturimet dhe operacionet e aeroportit janë kthyer në normalitet.

Rrethanat e të shtënave në aeroport janë të paqarta, si dhe nëse ndodhi brenda terminalit apo në një nga parkingjet e makinave. /Telegrafi/

 

The post Të shtëna armësh në Kentucky, një person i armatosur lë disa të plagosur në kishë pasi qëlloi një polic në aeroportin Blue Grass appeared first on Telegrafi.

Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin?

13 July 2025 at 21:26

Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk ësht më pranë arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës me gjigantët e La Ligas këtë verë. 

Ylli i Brazilit mbetet thelbësor për planet e trajnerit Xabi Alonso në kryeqytetin spanjoll, por pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, janë ngritur pikëpyetje për të dy. 

Humbja dërrmuese 4-0 në gjysmëfinale ndaj rivalëve të PSG-së ka vënë në qendër të kritikave Alonson dhe lojtarët e tij, me Vinicius që ka qenë një nga më të kritikuarit. 

Thuhet se Real Madridi ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e tij në SHBA dhe pritet që ai të ndëshkohet, gjë që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në klub. 

Interesi i vazhdueshëm nga Arabia Saudite mbetet në prapaskenë, ndërsa Real Madridi po pret një përgjigje nga numri 7 i tyre. 

Klubi është duke punuar për një kontratë të re për Viniciusin dhe ishte raportuar se është arritur një marrëveshje, me idenë për ta nënshkruar atë më vonë gjatë verës, por tashmë duket se kjo nuk është më e vlefshme. 

Kontrata aktuale e brazilianit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa klubi po shtyn për ta zgjatur deri në vitin 2030, por situata është aktualisht në ngërç. 

24-vjeçari u pyet për të ardhmen e tij gjatë Kupës së Botës për Klube, dhe deklaratat e tij kanë dhënë shpresë për madrilenët.

“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Gjithmonë kam thënë se ky është klubi i jetës sime. Jam shumë i lumtur me trajnerin dhe stafin. Shpresoj të qëndroj”, tha ai për Mundo Deportivo. 

Sipas raportimeve nga Cadena COPE, negociatat janë pezulluar aktualisht, lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, dhe përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim në fuqi./Telegrafi/

The post Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin? appeared first on Telegrafi.

Mungesa e ujit, ankohen fermerët në fshatrat e Gjakovës

13 July 2025 at 21:25

Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa fshatrave si Dobroshi dhe Rracaj, ende përballen me mungesë uji për kulturat bujqësore. Ata detyrohen të përdorin pompa për të siguruar ujë, duke e quajtur këtë proces të kushtueshëm dhe të lodhshëm. Zyrtarët komunalë premtojnë se do ta përfundojnë edhe pjesën e mbetur të rrjetit të ujitjes për ta rritur rendimentin dhe lehtësuar punën e fermerëve.

Vetëm gjatë katërvjeçarit që po e lëmë pas, komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje. Mirëpo, ato nuk po mjaftojnë pasi që  fermerët e disa fshatrave po detyrohen që të gjejnë rrugë tjera për ujitjen e bimëve të tyre.

Njëri prej tyre është Ramadan Fazliu nga Dobroshi i cili ka të mbjella rreth 5 hektarë me misër, thotë se kjo mënyrë e ujitjes përveç që e kushtueshme është tepër e lodhshme.

“Në mungesë të kanaleve për ujitje duhet me motorë për me e marrë prej Trravës me e qit në kodër me vaditë. Siç po e shihni edhe vet ara veç është duke u ujit me vonesë se nuk kemi pas mundësi më herët diku me marrë ujë, se po duhet me u kombinuar me fshatrat tjera deri sa të na vije radha, kështu që po e provojmë edhe shansin e fundit për me marrë diçka prej misrit”, tha Ramadan Fazliu, fermer nga Dobroshi.

Fermerët thonë se Komuna ka hapur shumë kanale mirëpo ata kërkojnë që të përfundojnë  edhe pjesa e mbetur e kanaleve për ujitje, në mënyrë që të rritet edhe prodhimi i tyre.

“Ju po e shihni edhe vet se në çfarë gjendje janë arat. Është tokë pjellore për mbi 50-60 hektarë këtej janë të pa bëra”, tha Beqir Beqiraj, fermer nga Rracaj.

E drejtori i drejtorisë për Bujqësi Gani Hajdari tha se në realitet janë bërë punë të mëdha në hapjen e kanaleve  për ujitje  duke premtuar se në të ardhmen e afërt do të hapen të gjitha kanalet tjera në mënyrë që fermerëve t’iu lehtësohet puna.

“Ne kanalet e bujqësisë i bëjmë në ato regjione ku ka kërkesa edhe ku janë toka lavërtare, me misër, me pemë e perime dhe produkte të  tjera. Nuk është kurrë e mjaftueshme, sepse në këtë zonë ka kërkesa, ka edhe fermerë shumë të vyeshëm edhe ne gjithmonë duhet të ju rrimë karshi kërkesave të tyre dhe të vazhdojmë me punimet në kanalet e ujitjes duke e ditur se e rrisim prodhimin e të mbjellave të tyre”, tha Gani Hajdari, drejtor i DBZHR në Gjakovë.

Zyrtarët komunal në Gjakovë thonë se bujqësia dhe blegtoria në këtë komunë janë mbështetur edhe përmes shumë projekteve të tjera zhvillimore./RTK

The post Mungesa e ujit, ankohen fermerët në fshatrat e Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Grenlanda është një nga kufijtë e rinj për garën globale për të siguruar minerale kritike

13 July 2025 at 21:10

Grenlanda është shtëpia e disa prej depozitave më të mëdha të pashfrytëzuara në botë të mineraleve të rralla të tokës.

Ato janë përbërës të rëndësishëm në automjetet elektrike, magnete të fuqishme, aeroplanë luftarakë të përparuar, nëndetëse, telefona inteligjentë, ekrane televizive dhe shumë produkte të tjera.

Dominimi i Kinës mbi mineralet kritike në zinxhirët globalë të furnizimit, u bë një monedhë e fuqishme negociuese në bisedimet e fundit tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi javën e kaluar se të dy vendet arritën një marrëveshje për të lehtësuar një proces të dërgesave të mineraleve të rralla të tokës në Amerikë.

Pra, depozitat e Grenlandës po shihen si një alternativë që mund të zvogëlojë kontrollin e Kinës, transmeton Telegrafi.

CEO i minierës më të madhe të Grenlandës, Amaroq Minerals Ltd, Eldur Olafsson, thotë se kompania kohët e fundit mblodhi 45 milionë funtesh nga investitorët evropianë dhe amerikanë, dhe është në bisedime me disa agjenci të mbështetura nga shtetet në BE dhe SHBA.

“Është e rëndësishme kur operon në Grenlandë, nga ku kërkon investitorë, sepse gjeopolitikisht është gjithashtu e rëndësishme që të kesh mbështetjen e Evropës, Danimarkës, Islandës, më pëlqen ta them të them nordikëve, dhe SHBA-së”, thotë Olafsson, kompania e të cilit drejton një minierë ari të hapur së fundmi në Grenlandën Jugore.

Presidenti Donald Trump ka përsëritur interesin e tij për të marrë kontrollin e ishullit Arktik, të pasur me minerale që ndodhet strategjikisht midis Evropës dhe Amerikës.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, i cili u zgjodh më parë këtë vit, tha se deklaratat e SHBA-së për ishullin kanë qenë mungesë respekti dhe se Groenlanda “nuk do të jetë kurrë, kurrë një pronë që mund të blihet nga kushdo”.

Por Grenlanda shikon drejt investimeve nga BE dhe SHBA-ja, me shpresën se kjo do të sjellë më shumë miniera në dekadën e ardhshme.

Naaja Nathanielsen, ministrja e Grenlandës për biznesin dhe burimet minerale, thotë se Groenlanda ka parë interesa nga Banka Amerikane e Eksport-Importit (EXIM) dhe vendet e BE-së në projektet e saj të minierave.

“Për ne, ka qenë një problem me proteksionizmin me dominimin kinez të hyjmë vërtet në tregje”, thotë Nathanielsen.

“Ne jemi përpjekur të këmbëngulim në rëndësinë e ndërtimit të zinxhirëve të furnizimit që vijnë nga vende me të njëjtat mendime, nga demokraci të qëndrueshme si Grenlanda, dhe të përpiqemi të diversifikojmë këto zinxhirë furnizimi”, shtoi Nathanielsen.

Nga diskutimet për blerjen e Grenlandës dhe pasurisë së saj të madhe minerale, deri te nxitja e Ukrainës për minerale në këmbim të ndihmës për t’u mbrojtur nga pushtimi i Rusisë, Trump i ka bërë lëndët e para të jetës moderne një shtyllë të politikës së tij të jashtme.

Gracelin Baskaran, drejtoreshë për programin e sigurisë së mineraleve kritike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), thotë se ka pasur “armatim në rritje të mineraleve kritike” nga Kina në një garë globale për të siguruar depozita të reja.

“Kur kompanitë e minierave hyjnë për të vendosur, gjëja numër një që ata shikojnë është ekonomia e projektit. Dhe një nga faktorët ndërlikues në lidhje me Groenlandën është se 80% e Grenlandës është nën akull, që do të thotë se kostoja e gërmimit dhe hyrjes në burime mund të jetë më e lartë se në vende të tjera”, thotë Baskaran.

Banorët e Grenlandës janë të etur për të zhvilluar burimet, por kanë miratuar rregulla të rrepta për të mbrojtur mjedisin. Ekzistojnë gjithashtu pyetje në lidhje me fizibilitetin e nxjerrjes së pasurisë minerale të Grenlandës për shkak të klimës së ashpër të rajonit. /Telegrafi/

 

 

The post Grenlanda është një nga kufijtë e rinj për garën globale për të siguruar minerale kritike appeared first on Telegrafi.

Tre djem nga Kosova në Hoffenheim – Asllani, Berisha dhe Avdullahu pjesë e klubit nga Bundesliga

13 July 2025 at 19:59

Klubi gjerman TSG Hoffenheim, që garon në elitën e futbollit gjerman – Bundesliga, është bërë shtëpia e tre futbollistëve me origjinë nga Kosova, duke konfirmuar një prani të fortë shqiptare në një prej ligave më të forta të Evropës.

Pas rinovimit të kontratës me Fisnik Asllanin dhe rikthimin e tij në klub, në radhët e kësaj skuadre janë edhe sulmuesi Mërgim Berisha dhe mesfushori Leon Avdullahu.

Fisnik Asllani, i cili u shpërblye me një kontratë të re afatgjatë pas sezonit mbresëlënës me SV Elversberg në Bundesliga 2, ku shënoi 18 gola dhe dhuroi 9 asiste, është një nga talentet më premtues të klubit. Sulmuesi 22-vjeçar tashmë është pjesë e rëndësishme e planeve të Hoffenheimit për të ardhmen.

Ai ka debutuar për Kombëtaren e Kosovës në shtator të vitit 2024 dhe ka pesë paraqitje me ekipin A, pas një periudhe të mëparshme ku kishte përfaqësuar Gjermaninë në nivelet e moshave. Vlera e tij aktuali sipas Transfermarkt është 8 milionë euro.

Lojtari më i ri që i është bashkuar klubit është Leon Avdullahu, një mesfushor mbrojtës 21-vjeçar që këtë verë u transferua nga FC Basel. Ai përfaqëson Zvicrën në grupmoshat U21, por raportohet se është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e kalimit te Kombëtarja e Kosovës.

Transferimi i tij te Hoffenheim ka kushtuar rreth 8 milionë euro, me bonuse që mund ta çojnë shumën deri në 10 milionë, ndërsa vlera e tij aktuale në treg vlerësohet po ashtu në rreth 10 milionë euro.

Pjesë e Hoffenheim është gjithashtu Mërgim Berisha, një tjetër sulmues me rrënjë shqiptare, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, edhe pse ende ka zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore me ekipin A, ndaj Perusë dhe Belgjikës.

Ai ishte në huazim te Augsburg, ku nuk ndezi siç u mendua. Karriera e tij ka njohur ulje pas disa sezoneve të suksesshme me Salzburg dhe Fenerbahçe. Vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt është rreth 3.5 milionë euro.

Tre emra, tre histori të ndryshme, por me një të përbashkët – rrënjët shqiptare dhe ndeshje në Bundesligë, një nga kampionatet më të fortë në botë. /Telegrafi/ 

The post Tre djem nga Kosova në Hoffenheim – Asllani, Berisha dhe Avdullahu pjesë e klubit nga Bundesliga appeared first on Telegrafi.

Përplasen dy motorë uji në Golem, lëndohet një 31-vjeçar nga Kosova

13 July 2025 at 19:55

Një aksident në det është regjistruar pasditen e sotme në Golem, ku janë përplasur dy motorë uji, duke lënë të lënduar një 31-vjeçar nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:36, në zonën detare të quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, që nuk është zonë e dedikuar për plazhin, por për lundrim.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur me një tjetër motor uji që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, P. B., ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital nga Policia Kufitare që po monitoronte zonën detare.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër, S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas verifikimeve paraprake, rezulton se të dy po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit detar.

The post Përplasen dy motorë uji në Golem, lëndohet një 31-vjeçar nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Pronares se një Toyota i shkrihet vetura nga vapa, “nuk është e vetmja”

13 July 2025 at 19:46

Një pronare e një Toyota ka postuar një video që tregon deformimin e karrocerisë së makinës së saj.

Katie Murphy, e cila thotë se jeton në Michigan, ka dokumentuar historinë e çuditshme të Toyota RAV4 të saj që nga viti 2021, duke postuar video në llogarinë e saj në TikTok (@kaitiemarielsg).

Atëherë ajo vuri re për herë të parë pjesë të makinës së saj që filluan të deformoheshin, transmeton Telegrafi.

“Vetëm fati im, mendoj,” shkroi ajo në një nga videot e saj të mëparshme mbi këtë temë.

Në video, ajo tregon makinën e saj “mjaft të re”, pastaj zmadhon për të treguar dëmin.

“Duket sikur dikush mori një ndezës dhe kaloi mbi makinën time”, tha ajo, duke treguar plastikën e fryrë dhe të deformuar në parakolpin e përparmë.

Kur ecte përreth makinës, vuri re se edhe fshirëset e xhamit të përparmë dhe dritaret e përparme ishin dëmtuar.

Murphy fillimisht besonte se dielli kishte shkaktuar drejtpërdrejt dëmin në automjet.

“A u ndodh kjo njerëzve të tjerë”, pyeti ajo ndjekësit e saj.

Videoja e saj e fundit ka mbi gjysmë milioni shikime, duke treguar se sa të hutuar dhe të interesuar janë njerëzit rreth kësaj teme.

Në fund, doli që dielli nuk e dëmtoi drejtpërdrejt makinën, por përkundrazi drita e reflektuar nga shtëpia e saj.

Murphy parkonte rregullisht para një dritareje që reflektonte rrezet e diellit në një vend specifik në automjet, duke bërë që plastika të nxehet dhe deformohet gradualisht.

Nuk dihet se çfarë bëri, por në videon e fundit, të publikuar javën e kaluar, dëmi është ende i dukshëm.

“E gjitha kjo është nga dielli”, tha ajo ndërsa e drejtonte kamerën e saj mbi pjesët e deformuara të automjetit.

Jo drejtpërdrejt – por rrezet e diellit të reflektuara mund të jenë.

Rrezet intensive që reflektohen nga sipërfaqet e qelqit, veçanërisht qelqi reflektues ose me emetim të ulët (low-E), mund të grumbullojnë nxehtësi të mjaftueshme për të shtrembëruar ose shkrirë pjesët plastike të një makine.

Zonat më të zakonshme që vuajnë janë pjesët plastike të jashtme – kornizat e pasqyrave, panelet anësore dhe të ngjashme. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Murphy-t.

Dritaret e shtëpisë së saj i përqendruan rrezet, dhe kështu nxehtësinë, në automjet, si një sobë diellore.

Ekspertët për errësimin e xhamave këshillojnë që mënyra më e mirë për të parandaluar dëmtime të tilla është parkimi në hije, nën një garazh ose në garazh.

Një mbulesë e mirë për makinën mund të ndihmojë gjithashtu në bllokimin e dritës së reflektuar, ndërsa disa rekomandojnë instalimin e errësimit të xhamave sipër xhamave.

Edhe nëse pjesët plastike mbeten të paprekura, ekspozimi i zgjatur në diell mund të zbehë bojën, të shtrembërojë pjesën e brendshme dhe të plasarisë kornizën – kështu që është gjithmonë një ide e mirë të merren masa paraprake.

Murphy nuk është pronarja e vetme e një Toyota që pretendon se dielli i ka dëmtuar makinën e saj. Ndërsa nuk ka prova konkrete se Toyota-t janë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtij lloj dëmtimi, histori të ngjashme kanë dalë në internet.

Në Reddit, një përdorues postoi foto të plastikës së deformuar në automjetin e tij, duke pretenduar se është përballur me të njëjtin problem – edhe pse jeton në një zonë ku temperaturat rrallë kalojnë 70°F (21°C) gjatë gjithë vitit.

Pasi panë videon, shumë ndjekës bënë të njëjtën pyetje: pse nuk e lëvizi ajo makinën ose nuk e bllokoi shkëlqimin?

“A nuk do ta kishte parandaluar këtë ngjyrosja e dritareve? Do ta kishte bërë shtëpinë tuaj edhe më të freskët”, sugjeroi një shikues. “Rregulloni dritaret tuaja,” tha një tjetër.

Disa zgjodhën sarkazmën, duke sugjeruar një padi kundër diellit.

“Është koha për të paditur diellin”, bëri shaka një përdorues. “Shpejt, paditni diellin,” shtoi një tjetër.

Të tjerë kritikuan vetë Toyota-n dhe cilësinë e automjeteve moderne.

“Kjo është ajo që ndodh kur ata bëjnë makina nga plastika”, shkroi njëri. “Ata duhet të kthehen te metali”.  “Toyota ra nga 5 automjetet më të besueshme disa vite më parë”, tha një tjetër. /Telegrafi/

@kaitiemarielsg edited to add that my fiance use to have a charger, parked in the same spot and it didnt melt.. seems like a Toyota issue only so why dont they care? @Toyota @Toyota USA #meltingcar #rav4 #toyota #absplastic #sundamage #update ♬ original sound – Kaitie Marie

Plastic melting 🙁
byu/zmfarooqi inCamry

The post Pronares se një Toyota i shkrihet vetura nga vapa, “nuk është e vetmja” appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Chelsea – PSG: Maresca dhe Enrique zbulojnë kartat për finalen e madhe

13 July 2025 at 19:44

Chelsea dhe Paris Saint-Germaini do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kupës së Botës për Klube. 

‘Blutë e Londrës’ arritën kualifikimin në finale pasi mposhtën paraprakisht në gjysmëfinale ekipin brazilian Fluminense me rezultat 2-0. 

PSG-ja në anën tjetër e ‘shkatërroi’ Real Madridin me rezultat 4-0 duke treguar dominim të plotë ndaj tyre. 

Herën e fundit kur këto dy skuadra u përballën me njëra-tjetrën ishte në vitin 2016 në fazën me eliminim të Ligës së Kampionëve. 

PSG-ja kishte triumfuar me rezultat 2-1 në ‘Stamford Bridge’ për të avancuar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2. 

Për këtë finale të madhe, Enzo Maresca Luis Enrique dhe kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion. 

Formacionet zyrtare: 

Chelsea: Sanchez, Gusto, Chalobah, Colwill, Cucurella, James, Caicedo, Enzo, Palmer, Neto, Joao Pedro. 

This is your @FIFACWC final line-up. 👇🔵 pic.twitter.com/PHIbFJ5bW9

— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2025

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Doue, Dembele, Kvaratskhelia./Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare, Chelsea – PSG: Maresca dhe Enrique zbulojnë kartat për finalen e madhe appeared first on Telegrafi.

Angellov: Zjarret në Krushje dhe Llokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar

13 July 2025 at 19:42

Nga rreth 15 zjarre në qiell të hapur, tre janë më serioze, në zonën e fshatit Nikoliq të Dojranit, zjarri pranë fshatit Krushje të Velesit dhe afër fshatit Llokvicë, në territorin e komunës së Makedonski Brodit. Zjarret në Krushje dhe Llokvicë, të cilat shpërthyen sot, do të jenë më të vështira për t’u shuar, tha sot pasdite drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov

“Zjarri në fshatin Nikoliq vazhdon për më shumë se një javë. Herët në mëngjes, ekipet e “Pyjeve kombëtare” filluan operacionin e tyre, me mbështetjen e zjarrfikësve lokalë nga Vallandova dhe Gjevgjelia, me mbështetjen e shoqërisë vullnetare të zjarrfikësve nga Dojrani. Ata po ndihmohen edhe nga DMSH, Njësiti për Sistemim të Shpejtë (NJSSH), me mbështetjen e zjarrfikësve nga Kavadari. Këtë mëngjes, në mbështetje të atyre që po shuajnë nga toka, e kemi dërguar njërin nga traktorët ajrorë “amfibë” të DMSH-së, i cili ka një kapacitet mbajtës prej tre tonësh ujë. Ato mbushen me ujë nga Liqeni i Dojranit, duke rritur kështu ndjeshëm efikasitetin e tij. Në intervale të shkurtra, ajo hedh ujë me saktësi aty ku nevojitet më shumë”, tha Angellov.

Ai shtoi se që paradokohe si mbështetje e traktorit ajror dhe të forcave nga vendit janë përfshirë edhe një helikopter i madh ushtarak me një kovë tretonëshe.

The post Angellov: Zjarret në Krushje dhe Llokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar appeared first on Telegrafi.

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

13 July 2025 at 19:37

Karriera e shkëlqyer e një shqiptari në Londër si analist i tregjeve financiare është ndërprerë, pasi ai dhe e motra u dënuan për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare.

Sipas agjencisë Reuters, të cilës i referohet Top Channel, Redinel Korfuzi, 38 vjeç i lindur në Tiranë, drejtoi skemën dhe i dha informacione motrës së tij Oerta Korfuzi, 36 vjeçe e lindur në Dibër, duke përfituar nga tregtimi aksioneve 1 milion stërlina.

Redinel Korfuzi, një ish-analist kërkimi me një pagë vjetore prej 500,000 paund në vit, u dënua me 6 vite burg. Motra e tij Oerta u dënua me pesë vjet burg.

Gjatë procesit gjyqësor ata mohuan akuzat por u shpallën fajtorë nga një juri për komplot për të kryer tregti të brendshme dhe pastrim parash, pas një gjyqi tre mujor në Gjykatën Southark të Londrës.

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA), që e ndoqi çështjen penalisht, tha se dyshja kishte përdorur aksesin e Korfuzit në informacione të brendshme për të “manipuluar sistemin dhe kënaqur lakminë e tyre”.

Ata përfituan nga informacione konfidenciale të 13 kompanive duke blerë e shitur aksione tek këto kompani dhe marrë një fitim pothuajse 1 milion paund. Redinel Korfuzi merrte informacione të brendshme rreth planeve të kompanive për të ngritur kapital ose për të shitur blloqe të mëdha aksionesh të zotëruara nga aksionerë ekzistues.

Ai tregtonte aksionet përmes disa llogarive, përfshirë ato të motrës së tij – për të cilën gjykata dëgjoi se ishte e vetëdijshme për mashtrimin.

Tek sa lexoi masën e dënimit Gjykatësi Alexander Milne i tha se: “Kjo ishte lakmi dhe arrogancë. Gjithçka për të cilën keni punuar, tani ka marrë fund. Asnjëherë më nuk do t’ju besohet të tregtoni.Të dy menduat se ishit shumë të zgjuar për t’u kapur.”

“Nuk ka dyshim tha gjykatësi se ishit të suksesshëm në rolin tuaj, dhe shefi juaj i mëparshëm foli për ju me admirim. Gjykatësi u tha të dyve se “nuk ju shkoi mendja” se tregtia nga llogari të ndryshme duke përdorur të njëjtën adresë IP kompjuteri, do të linte “gjurmë digjitale”.

Gjatë dy viteve, të dy kishin fituar shuma të mëdha parash që nuk mund të justifikoheshin.

The post Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa appeared first on Telegrafi.

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

13 July 2025 at 19:30

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka blerë një aksion minoritar në prodhuesin më të madh të syzeve në botë, Essilor Luxottica, për 3.5 miliardë dollarë.

Meta ka blerë kështu më pak se tre përqind të aksioneve në kompani, e cila njihet, ndër të tjera, për prodhimin e syzeve të famshme Ray-Ban, raporton Bloomberg, duke cituar burime anonime të informuara.

Sipas agjencisë, gjigandi amerikan i teknologjisë nga Menlo Park po shqyrton një rritje të mëtejshme të aksioneve të tij në pesë përqind, megjithëse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Të dy kompanitë kanë zhvilluar syze inteligjente së bashku për disa vite. Meta ka shitur syze Ray-Ban me kamera të integruara dhe inteligjencë artificiale që nga viti 2021, të cilat, ndër të tjera, njohin objektet dhe shfaqin të dhënat e tregut të aksioneve në kohë reale.

Pas njoftimit të investimit, aksionet e Essilor Luxottica u rritën me 7.1 përqind, rritja e tyre më e madhe ditore në tre muajt e fundit. Kompania tani ka një vlerë tregu prej 117.3 miliardë eurosh.

Sipas parashikimeve nga GrandView Research, vlera e tregut të syzeve inteligjente do të rritet nga 1.93 miliardë dollarë në vitin 2024 në 8.26 miliardë dollarë deri në vitin 2030, dhe konkurrenti i Meta-s, Google, ka treguar tashmë interes në këtë fushë. /Telegrafi/

 

The post Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente appeared first on Telegrafi.

“Dua të afirmohem në Bundesligë” – Fisnik Asllani flet pas rinovimit me Hoffenheim

13 July 2025 at 19:23

Pas zyrtarizimit të kontratës së re me Hoffenheim, sulmuesi 22-vjeçar Fisnik Asllani ka shprehur entuziazmin e tij për të ardhmen në klubin nga Bundesliga.

Pas dy sezonesh të kaluara në huazim, Asllani ndjen se koha për t’u afirmuar në nivelet më të larta ka ardhur.

“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me TSG Hoffenheim. Pas periudhave të huazimit të dy viteve të fundit, thjesht kisha ndjesinë se udhëtimi im në Hoffenheim ishte larg përfundimit. Jam shumë i motivuar dhe tani dua të afirmohem në TSG dhe të provoj veten në Bundesligë”, dekarloi Asllani për faqen e klubit.

 

𝗙𝗶𝘀 𝗯𝗹𝗲𝗶𝗯𝘁 🤜🤛 pic.twitter.com/QBA9Ax9V9X

— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) July 13, 2025

Asllani theksoi se njohja e ambientit do ta ndihmojë në rikthimin e tij dhe në përqendrimin maksimal në aspektin sportiv.

“E njoh klubin, shumë nga lojtarët në skuadër dhe të gjithë stafin e TSG. E gjithë kjo do ta bëjë kthimin tim më të lehtë, kështu që tani mund të përqendrohem plotësisht në aktivitetet e mia sportive,” deklaroi sulmuesi.

Ai sezonin e kaluar shkëlqeu në divizionin e dytë gjerman me SV Elversberg, ku shënoi 18 gola e dhuroi 9 asiste në 33 ndeshje të ligës. /Telegrafi/ 

The post “Dua të afirmohem në Bundesligë” – Fisnik Asllani flet pas rinovimit me Hoffenheim appeared first on Telegrafi.

Të famshmit e pranishëm në finalen e Wimbledonit

13 July 2025 at 19:20

Princi dhe Princesha e Wellsit marrin pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon, të shoqëruar nga Paul Mescal, Nicole Kidman dhe Anna Wintour.

Midis personazheve të famshëm ishte Mbreti Felipe VI i Spanjës, si dhe shumë fytyra të tjera të famshme.

Nicole Kidman dhe kryeredaktorja e Vogue, Dame Anna Wintour, udhëhoqën shkëlqimin në zonën mbretërore, ndërsa shikonin ndeshjen e Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner.

Henry Cavill arrives at day fourteen of the Wimbledon Tennis Championships. pic.twitter.com/lVYcFibqOj

📸 (@metgalacrave) July 13, 2025

Yjet e Hollivudit Henry Cavill, Patrick Dempsey, Keira Knightley, Matthew McConaughey me gruan e tij Camila Alves, Daisy Edgar-Jones, Theo James, Jodie Comer, Andrew Garfield, Andreë Scott dhe Paule Mescal ishin gjithashtu të pranishëm në sallë.

Ish-yjet e tenisit Andre Agassi, Lleyton Hewitt, Stefan Edberg, si dhe Stan Smith ishin gjithashtu.

SEBASTIAN VETTEL AT WIMBLEDON pic.twitter.com/u51054IHaN

— ִֶָ (@piavet) July 13, 2025

Në këtë aktivitet marrin pjesë edhe yje të muzikës si Nick Jonas, Priyanka Chopra dhe Niall Horan. Finalen e ndjek piloti i famshëm i Formula 1, Sebastian Vettel.

Ndeshjet e mëparshme të Wimbledonit tërhoqën gjithashtu shumë vëmendje, dhe midis personazheve të famshëm që i ndoqën ishin Leonardo DiCaprio, David Beckham, Hugh Grant, Tom Ford dhe të tjerë.

Foto: Reuters

Duke folur për familjen mbretërore, Princesha Kate dje ia dorëzoi trofeun fitueses së garës së femrave, Iga Swiatek, dhe sot ajo solli përforcime me vete në finale.

Princi William, Princi George dhe Princesha Charlotte ishin me të, dhe atyre u mungonte anëtari më i vogël i familjes – Princi Louis. /Telegrafi/

Kate Middleton

 

Nicole Kidman dhe Anna Wintour

The post Të famshmit e pranishëm në finalen e Wimbledonit appeared first on Telegrafi.

BE-ja shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së

13 July 2025 at 19:20

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se tarifat hakmarrëse të BE-së mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.

Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Hakmarrja e BE-së, e cila do të kishte arritur në 21 miliardë euro mallra amerikane, u pezullua për herë të parë në mars. Kjo ndërprerje është zgjatur deri në fillim të gushtit”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp të dielën.

Ministrat e Tregtisë së BE-së pritet të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar se si të përgjigjen, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi Trump i shkroi një letër von der Leyen, duke njoftuar planet e tij për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e BE-së nga 1 gushti.

Ai paralajmëroi se nëse partneri tregtar do të hakmerrej me tarifat e veta të importit kundër SHBA-së, ai do të kundërpërgjigjej duke rritur tarifat mbi 30%.

Në një intervistë të regjistruar paraprakisht me Fox News, e cila u transmetua të shtunën në mbrëmje, Trump tha se disa vende ishin “shumë të shqetësuara tani”, por ai këmbënguli se tarifat nënkuptonin “qindra miliarda dollarë” që po “rrjedhin”.

Von der Leyen u tha gazetarëve të dielën: “Shtetet e Bashkuara na kanë dërguar një letër me masa që do të hyjnë në fuqi nëse nuk ka një zgjidhje të negociuar, kështu që ne do ta zgjasim pezullimin e kundërmasave tona deri në fillim të gushtit. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të përgatitemi për kundërmasat në mënyrë që të jemi plotësisht të përgatitur”.

Presidentja e Komisionit Evropian këmbënguli se BE-ja “gjithmonë ka qenë shumë e qartë se ne preferojmë një zgjidhje të negociuar”.

“Kjo mbetet kështu dhe ne do ta përdorim kohën që kemi tani deri më 1 gusht”, shtoi ajo.

Ministrat e Tregtisë së BE-së do të takohen të hënën në Bruksel, për të diskutuar se sa të fortë duhet të jetë një linjë që duhet të ndjekim me Uashingtonin.

Ministri i financave të Gjermanisë, Lars Klingbeil, tha të dielën se “negociatat serioze dhe të orientuara drejt zgjidhjes” me SHBA-në ishin ende të nevojshme, por shtoi se nëse ato dështojnë, BE-së do t’i duhen “kundërmasa vendimtare për të mbrojtur vendet e punës dhe bizneset në Evropë”.

“Dora jonë mbetet e shtrirë, por ne nuk do të pranojmë asgjë”, tha Klingbeil për gazetën e përditshme Sueddeutsche Zeitung.

Komentet e tij erdhën pas presidentit francez Emmanuel të shtunën i kërkoi Komisionit Evropian – i cili negocion në emër të të gjitha vendeve të BE-së – të “mbrojë me vendosmëri interesat evropiane”.

Që nga e shtuna, administrata Trump ka propozuar kushte tarifore për 24 vende dhe BE-në, e cila përbëhet nga 27 vende.

Më 12 prill, këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, vendosi një qëllim për të siguruar “90 marrëveshje në 90 ditë”.

Deri më tani, presidenti ka njoftuar skicat e dy pakteve të tilla me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin, ndërsa negociatat me të tjerët vazhdojnë. /Telegrafi/

 

The post BE-ja shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌