Normal view

“Mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit”- Veliaj në 112 vjetorin e Policisë së Shtetit, Veliaj: Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë

By: gsh
13 January 2025 at 15:05

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, është shprehur se Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë për vendasit dhe turistët.

Veliaj theksoi se policia e qarkut të Tiranës e ka detyrën më të vështirë për shkak të popullsisë shumë më të madhe se në qarqet e tjera.

“Kush punon për policinë e Qarkut të Tiranës e ka akoma më të vështirë detyrën sepse këtu jeton një popullsi shumë më e madhe se sa në qarqet e tjera. Do të duhet të pranojmë gjithashtu, se Policia e Shtetit ka pasur ndoshta hovin më cilësor në këto vite të fundit. Unë e di që ne ndonjëherë pak ia themi të mirat njëri-tjetrit dhe pak i themi njëri-tjetrit sa krenar jemi dhe sa shumë e vlerësojmë punën e njeri-tjetrit, mezi na del fjala e mirë, por unë jam këtu për të thënë pikërisht këtë: sot Policia e Shtetit e ka kthyer Tiranën një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se: “Kur shikojmë statistikat e Eurostat-it dhe se mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit në Evropë; kur shikoj se si kolegë kryebashkiakë në qytete të tjera nuk e imagjinojnë dot jetën pas orës 2-3 të natës, ndërkohë që Tirana gëlon 24/7, ky është një kompliment i jashtëzakonshëm për Policinë e Shtetit. Sigurisht, ne kemi kaluar disa sfida të jashtëzakonshme, Tirana sot nuk ka vetëm 1 milion banorët e saj, por ka mesatarisht 1 milion turistë në muaj. Vjet kaluam shifrën e 12 milionë turistëve. Praktikisht, një polic i Tiranës i shërben dy herë popullsisë që mund të jetë në letra, ndërkohë që është dyfish në realitet”, shtoi ai.

Veliaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të reja, që pritet të sjellin ngjarjet dhe aktivitetet ndërkombëtare që do të zhvillohen këtë vit në vendin tonë.

“Tirana ka qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Kryeqyteti Evropian i Sportit, këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj parashikojmë se do të ketë shumë lëvizje, do të ketë shumë delegacione, jam i bindur se do të kalojë me sukses, dhe e di që sot Tirana është kthyer në një qendër politike falë këmbënguljes së Kryeministrit”, deklaroi Veliaj.

The post “Mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit”- Veliaj në 112 vjetorin e Policisë së Shtetit, Veliaj: Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Lubi Balluku, simboli i vjedhjeve”- Zgjedhjet parlamentare, Berisha: Organizon ahengje se qytetarët nuk i shkelin në zyra

By: gsh
13 January 2025 at 14:51

Kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, organizon ahengje pasi asnjë qytetar nuk i shkel në zyrat e hapura për fushatën zgjedhore.

 “Lubi Balluku ka hapur 35 zyra në Lushnjë me të gjithë drejtorët e Tiranës. Qytetarët lushnjarë nuk i shkelin në zyra”, u shpreh ai.

Por, Berisha shtoi se “nuk i shkon kush, e dinë që është simboli i vjedhjeve”, duke shtuar se “për shkak të pangopshmërisë së saj, merr 16% të buxhetit kur ndërkohë që pensionistët marrin 1/512 e buxhetit”.

“Testimet që bëjnë, hapin zyrat. Lubi Balluku ka hapur 35 zyra në Lushnjë me të gjithë drejtorët e Tiranës. Qytetarët lushnjarë nuk i shkelin në zyra.

Organizon ahengje se nuk i shkon kush, e dinë që është simboli i vjedhjeve. E dinë që vetëm ajo, për shkak të pangopshmërisë së saj, merr 16% të buxhetit kur ndërkohë që pensionistët marrin 1/512 e buxhetit. Maxhoranca është jo vetëm në panik, por çdo ditë e më të vështirë”, theksoi kryedemokrati në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

The post “Lubi Balluku, simboli i vjedhjeve”- Zgjedhjet parlamentare, Berisha: Organizon ahengje se qytetarët nuk i shkelin në zyra appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Japoninë jugore, autoritetet paralajmërojnë për cunami

By: gsh
13 January 2025 at 14:47

Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi bregun juglindor të ishullit japonez Kyushu dhe lëkundjet u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti u regjistrua në orën 21:19 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte në një thellësi prej 30 kilometrash nën ujë.

Lëkundjet e forta që pasuan u ndjenë në të gjithë ishullin Kyushu, ishullin Shikoku dhe në një zonë të madhe nga qyteti Hiroshima në Osaka.

japan-earthquake

Në të njëjtën kohë, një paralajmërim për cunami deri në një metër u lëshua për bregun lindor të ishullit Kyushu dhe bregun jugor të ishullit Shikoku.

Një paralajmërim për valët e baticës deri në 20 cm ishte dhënë më herët për ishujt Amami, Tokara, Tanegashima, Yakushima dhe disa zona të Honshu.

Sipas mediave të huaja, nuk ka ende raportime për viktima apo dëme.

The post Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Japoninë jugore, autoritetet paralajmërojnë për cunami appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“PS në agoni, s’ka shans për fitore”- Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Diaspora është masivisht për rotacion!

By: gsh
13 January 2025 at 14:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se diaspora është masivisht për rotacion në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se emigracioni është kundër narkoshtetit, duke shtuar se Partia Socialiste është në agoni dhe se nuk ka shans për fitore.

Ai u shpreh se ka një luftë të brendshme, të tmerrshme midis tyre, një luftë me dosje anonime.

Sali Berisha: Emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin, për PD, kundër narkoshtetit.

Kur e sheh partinë qeverisëse të duket në agoni, jo që nuk ka shans për fitore, por e vërteta është se zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjëherë i një force politike.

Një luftë e brendshme e tmerrshme midis tyre, një luftë me dosje anonime. Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka. Klanet sulmojnë me dosje anonime njëri-tjetrin në PS.

The post “PS në agoni, s’ka shans për fitore”- Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Diaspora është masivisht për rotacion! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dalloni vlerat e frutave dhe perimeve sipas ngjyrave që kanë

By: gsh
13 January 2025 at 14:34

Një nga këshillat më popullore dhe më të vërteta për një shëndet më të mirë është ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve në ditë.

Falë ngjyrave të mrekullueshme që ato i gjejmë në treg, frutat dhe perimet na mundësojnë një ushqyerje të ylbertë të mirë jo vetëm për stomakun por edhe për trurin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni rëndësinë e ngjyrave dhe vlerat që ofrojnë frutat dhe perimet sipas ngjyrës.

Portokalli/E Kuqe

E kuqja dhe portokallia janë dy prej ngjyrave më të ndezura të spektrit të frutave dhe perimeve.

Ushqimet me ngjyrë portokalli më të shëndetshme janë:

  • Karrota
  • Patatja e ëmbël,
  • Kungulli,
  • Pjepri.

Këto ushqime përmbajnë beta-karoten të cilën organizmi e kthen në vitaminë A.

Kjo vitaminë është thelbësore për rruazat e bardha të gjakut, imunitetin, kockat dhe qelizat.

Kjo vitaminë merret edhe nga disa prej ushqimeve më të mira me ngjyrë të kuqe që janë:

  • Domatet,
  • Shalqini
  • Qitro.

Ato janë të pasura me shumë antioksidantë.

Ushqimet Me Ngjyrë Të Gjelbër

Në këtë kategori, futen barishtet por edhe disa prej perimeve më të mira për shëndetin siç janë brokoli, lakra dhe spinaqi.

Ushqimet me ngjyrë të gjelbër përmbajnë shumë kalium, fibër, folat, vitaminat A, E dhe C.

Ushqimet Me Ngjyra Të Errët

Në këtë kategori futen ushqimet me ngjyrë blu, vjollcë ose edhe kafe siç janë:

  • Frutat e pyllit,
  • Qershitë,
  • Rrushi i kuq,
  • Vera e kuqe,
  • Kakaoja
  • Disa lloje çajrash.

Të gjitha ushqimet e lartpërmendura janë të pasura me flavonoidë.

Këto substanca janë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe qarkullimin e gjakut.

Ushqimet Me Ngjyrë Të Verdhë

Në këtë kategori futen kryesisht yndyrnat.

Disa prej tyre, si margarina dhe gjalpi janë të dëmshëm për shëndetin, ndërkohë që vaji i ullirit është i shëndetshëm sepse përmban antioksidantë por edhe ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë siç është vitamina A, D, E dhe K.

Përveç këtyre kategorive, një ushqyerje e ylbertë duhet të përfshirë edhe ushqimet me ngjyrë të bardhë siç janë ato të bulmetit por edhe me ngjyrë natyrale siç janë drithërat, kryesisht ato të papërpunuar./AgroWeb.org

The post Dalloni vlerat e frutave dhe perimeve sipas ngjyrave që kanë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Modriç: Nëse më duhej të zgjidhja një finale për të humbur, ishte kjo. Barça e meritoi fitoren

By: gsh
13 January 2025 at 14:33

Mesfushori Luka Modriç nuk e nisi titullar finalen e Superkupës së Spanjës, por u aktivizua në minutën e 64-të nga trajneri Ançeloti.

Pas humbjes, kroati deklaroi se:

“Një disfatë e komplikuar, Barça ishte më e mirë dhe ne duhet t’i përgëzojmë. Është pozitive që do të kemi menjëherë një ndeshje për të luajtur, në Kupën e Mbretit, do të kemi pak kohë për të menduar për këtë humbje. Duhet të reagojmë, ka ende shumë sfida këtë sezon. Mes nesh do të analizojmë se çfarë ka ndodhur për të parë se çfarë mund të përmirësojmë. Nëse do të duhej të zgjidhnim një finale për të humbur, do të kishim zgjedhur këtë”, përfundoi Modriç.

PANORAMASPORT.AL

The post Modriç: Nëse më duhej të zgjidhja një finale për të humbur, ishte kjo. Barça e meritoi fitoren appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Më keni kryqëzuar”- Shpërthen në lot banorja e Big Brother Vip: Të gjithë më paragjykoni, nuk pyetët njëherë si…

By: gsh
13 January 2025 at 14:17

Banorja e Big Brother Vip, Valbona Mhilli është përlotur ditën e sotme (13 janar) pasi është shprehur se të gjithë “e paragjykojnë”.

Pasi është parë duke qarë në oborr, ka qenë Aldo që i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë ka.

Biseda e plotë:

Aldo: Çfarë ke?

Valbona: Jam shumë e mërzitur.

Aldo: Pse?

Valbona: Se të gjithë vetëm më gjykojnë, më paragjykoi, nuk pyetët njëherë sesi ndihem unë, sesi jam, se çfarë mendoj, çfarë ndjej. Vetëm Bona kështu, Bona ashtu.

Aldo: Ndodhi ndonjë gjë?

Valbona: Jo asgjë thjeshtë emocionet e momentit, po sepse vetëm kryqëzohem për çdo gjë. Bona as nuk ka të drejtë të haj as të pijë as të pëlqejë asgjë.

The post “Më keni kryqëzuar”- Shpërthen në lot banorja e Big Brother Vip: Të gjithë më paragjykoni, nuk pyetët njëherë si… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRAT/ Sekuestrimi i 670 mijë litër naftë, kush janë tre të arrestuarit që e kontrabanduan nga Tunizia

By: gsh
13 January 2025 at 14:12

Mohammd Kahilah, Eneo Cano dhe Sushil Vema janë tre të arrestuarit për mijëra litër naftë të sekuestruar në Portin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.
Gjithashtu, sekuestrohen anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post EMRAT/ Sekuestrimi i 670 mijë litër naftë, kush janë tre të arrestuarit që e kontrabanduan nga Tunizia appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia! Arrestohen tre persona, shqiptarë e të huaj

By: gsh
13 January 2025 at 14:01

Një sasi prej 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia është sekuestruar në Durrës.

Policia thotë gjithashtu se ne kuader te operacionit “Ari i zi” është sekuestruar anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Në pranga u vunë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5 të tjerë (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Gjithashtu, sekuestrohen anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia! Arrestohen tre persona, shqiptarë e të huaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U largua nga Partia e Lirisë, Endrit Braimllari gati t’i bashkohet PS: Në zgjedhjet e 11 majit dua të jap kontributin tim në një parti të majtë

By: gsh
13 January 2025 at 13:52

Ish numri dy i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u largua nga kjo forcë politike, por ka shprehur gatishmërinë që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohet me Partinë Socialiste.

Për Panorama Online, Braimllari u shpreh se kërkon që të japë kontributin e tij me një forcë të majtë, siç është PS.

I pyetur nëse ka një ofertë nga partia në pushtet, Braimllari u përgjigj se deri tani nuk ka një ofertë, por tha se nuk e ka problem ta nisë aty ku filloi 19 vite më parë.

Ai thotë se angazhimin në politikë e sheh si mundësi për të mbështetur qytetarët dhe për të qenë sa më pranë tyre.

I pyetur nga Panorama Online nëse ekziston mundësi e rikthimit në Partinë e Lirisë, Braimllari tha se tashmë ajo është pjesë e të shkuarës, duke mos lënë asnjë mundësi rikthimi.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse do te krijohen hapësirat e nevojshme do të preferoja te kontribuoja ne nje force te majte si Partia Socialiste. Angazhimin ne këto vite ne politik e shoh si një mundësi për te mbështetur qytetaret”, tha Braimllari për Panorama Online.

A keni patur oferta për t’iu bashkuar Partisë Socialiste?

Bramillari: Jo nuk kam pasur oferta e di qe do ju duket çudi, por unë politikën e kam pasion dhe e shoh si një mundësi për te çuar përpara pasionin tim. Nuk e kam problem ta nis aty ku e fillova 19-vite me pare ne qendrën e votimit. Unë politikën e shoh si një mundësi për te qene sa më pranë njerëzve si një mundësi interesimi për to.

A ka shanse të riktheheni në LSI, tashme Partia e Lirisë? Apo janë mbyllur shtigjet me këtë force politike?

Braimllari: Në 19 vite angazhim ruaj momente shumë pozitive ashtu sikundër dhe momente jo te mira, por që këto tani i përkasin të kaluarës. Tani duhet të shoh nga e ardhmja dhe në zgjedhjet e ardhshme janë dy kampe përball një i djathte dhe një i majtë. Unë do të preferoj të majtën!

The post U largua nga Partia e Lirisë, Endrit Braimllari gati t’i bashkohet PS: Në zgjedhjet e 11 majit dua të jap kontributin tim në një parti të majtë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Gazment Bardhi: Prokurori as ka hetuar dhe as ka përfunduar gjë! Vendimin për pushimin e çështjes Xibraka e merr vetëm gjykata!

By: gsh
13 January 2025 at 13:47

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish në lidhje me çështjen “Xibraka”, duke u shprehur se prokurori, sipas tij, as ka hetuar dhe as ka dalë në konkluzione për Olsi Ramën.

“Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”. E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë”, shkruan thotë Bardhi.

Bardhi shton më tej se certifikimin nësr janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

“Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!”, shkruan demokrati.

Reagimi i Gazment Bardhit

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!

Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”.

E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!

Çertifikimin nësë janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?

Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetarëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!

The post Gazment Bardhi: Prokurori as ka hetuar dhe as ka përfunduar gjë! Vendimin për pushimin e çështjes Xibraka e merr vetëm gjykata! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Eliminimi i Arsenalit nga Kupa FA, kërcënohet gruaja e Haverc: Do të të vras fëmijën…

By: gsh
13 January 2025 at 12:47

Mançester Junajtid eleminoi Arsenalin nga Kupa FA përmes penalltive, ku Kai Haverc gaboi.

Për shkak të kësaj, gruaja e tij shtatzënë është kërcënuar në rrjetet sociale. Sofia Haverc ka publikuar mesazhet e marrë përmes një postimi në “InstaStory”.

“Do të vij në shtëpinë tëndë dhe do tët vras fëmijën. Nuk po bëj shaka, vetëm prit”. “Shpresoj që të abortosh fëmijën”, shkruhet në mesazhet e marra.

“Nuk jam i sigurt se çfarë të them, por ju lutem djema tregohuni më të respektueshëm. Ne jemi më të mirë se kaq…. Jam e tronditur. Shpresoj që të keni vërtet turp për veten tuaj”, shprehet Sofia.

Snapinsta.app_473429483_598388009556135_6480877560165637931_n_1024Snapinsta.app_473390054_1121488779095830_367325024205757507_n_1024Snapinsta.app_472981505_1091802026025538_2969266885578626695_n_1024Snapinsta.app_473175225_2041149986331701_5307637796256477735_n_1024

The post Eliminimi i Arsenalit nga Kupa FA, kërcënohet gruaja e Haverc: Do të të vras fëmijën… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rama paralajmëroi padi! A do të ketë Gazment Bardhi fatin e Ervin Salianjit? Ja si përgjigjet Berisha

By: gsh
13 January 2025 at 12:37

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se do të ngrejë padi ndaj Gazment Bardhit, pasi SPAK vërtetoi që vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama, nuk ishte i implikuar në aktivitet kriminal siç e denoncoi kreu i Grupit të PD-së.

Në një konferencë me gazetarët, i pyetur nëse Bardhi do të ketë fatin e Ervin Salianjit, Berisha tha se sipas tijt, Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë.

“Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste. Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark sepse Olsi nuk është hetuar, nuk hetohej vetëm nga SPAK, por fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Ndaj i thashë Ramës që do të kesh lajme”, tha Berisha.

 

The post Rama paralajmëroi padi! A do të ketë Gazment Bardhi fatin e Ervin Salianjit? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Lëre të vdesë qenin”- Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama në ‘97

By: GSH-al
13 January 2025 at 12:36

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dje dhunën barbare ndaj tij, nga pushteti i Sali Berishës.

Atë natë, siç është publikuar edhe në librin “Kështjella e Medias” të Nikoll Lesit, ishin të pranishëm edhe gazetarët e Koha Jonë, Martin Leka dhe Nikoll Lesi, ku në spital luftonte mes jetës dhe vdekjes, Edi Rama.

Mjekët nuk lejoheshin nga agjentët e SHIK-ut ti jepnin tetanoz (gjoja nuk kishte në spital), por u gjet në një farmaci në mesnatë nga M.L. dhe N.L. e ku me pas mjekët u detyruan t’ia bënin gjilperën e tetanozit.

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi foli për këtë episod në spital, pasi ishte dhunuar Edi Rama në vitin 97’, për shkak se bënte shkrime kritike ndaj Sali Berishës.

Ai tregoi momentin kur agjentë të SHIK-ut i jepnin porosi doktorëve, që Ramës të mos i bëheshin mjekime dhe të vdiste.

Nikoll Lesi: Rama ka histori të bukur te “Koha Jonë”. Rama ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime. Më vjen mua te rruga e Durrësit, kemi patur redaksinë atje, kishim bërë një si punë kafeneje për punonjësit. Menduam me Sandrin, meqenëse gazetarët punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makinë shkrimi, ishte torturë… Duke punuar te kafja, vjen Edi Rama, kishte vënë një vath në vesh. I them Dorit të madh, kush është ky? Ky është Edi Rama, më tha.

Filloi shkrimet e para. Kur shkruante Edi Rama dhe Dritëro Agolli, tirazhi ishte i jashtëzakonshëm. I kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun e parë.

Penën e kishte perlë, nuk e them se është kryeministër sot. Por, kur shkruante Rama kishte tirazh të madh.

Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.

Që të vdiste?

Nikoll Lesi: Që të vdiste po.

Nuk po bën shaka ti këtu?

Nikoll Lesi: Ke Martin Lekën gjallë dhe Ben Blushin. Kërkuam natën gjithandej. Martini njihte një farmaciste, morëm ilaçin e çuam në spital. Kur hymë brenda, ata të SHIK-ut, njëri nga ata që dogji redaksinë, nga ata tropojanët, mos i bëni tha, le të vdesë qeni! Rama ishte gjithë gjak.

Rama vijoi ciklin e shkrimeve te “Koha Jonë”. Kur erdhi ministër Kulture në 98’, ne i bëmë shkrimin e parë kritik. U nxeh Edi Rama, tmerr. Mori në telefon, tha Niko ç’është kjo punë…?

 

The post “Lëre të vdesë qenin”- Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama në ‘97 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Do ulim kontributet e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin”- Berisha shpalos programin: Çmimi i energjisë elektrike do të jetë pa TVSH

By: gsh
13 January 2025 at 12:34

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët shpalosi programin e partisë që ai drejton për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ndal tek sigurimet shoqërore, për të cilat tha se pjesa që paguhet nga punëdhënësi do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Po ashtu ish kryeministri garantoi se çmimi i energjisë elektrike do jetë pa TVSH, ndërsa u shpreh se do te kete lehtësira edhe për eksportuesit.

“Do tu jepet mundësi që teprica kreditore që nuk e marrin ndonjëherë të përdoret lirisht për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe cdo detyrim tjetër fiskal.

Energjia elektrike do të jetë pa TVSH. Çmimi i energjisë për eksportet do të jetë një shifror, jo dyshifror.

Ulje e madhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit. Po të kemi parasysh se ne tani shpallim rrogën minimale 500 mijë lekë, është e domosdoshme për punëdhënësin. Kjo është një lehtësim për këtë.

Dogana do të ndërrojë qëndrimin ndaj eksportuesve. Cdo shpenzim i tyre në dogana do mbulohet nga shteti, jo nga eksportuesi. Do krijohet zyra e mbrojtjes së eksporteve”, tha Sali Berisha.

The post “Do ulim kontributet e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin”- Berisha shpalos programin: Çmimi i energjisë elektrike do të jetë pa TVSH appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Edi Rama e spostoi Pandeli Majkon nga Kukësi, ja ku është caktuar tani socialisti

By: gsh
13 January 2025 at 12:23

Deputeti socialist Pandeli Majko është caktuar si drejtues qarku i PS-së në qarkun e Kavajës, pasi kreu i kësaj force politike, Edi Rama e spostoi nga Kukësi.

Vendimi u komunikua gjatë mbledhjes së drejtuesve politik të PS në selinë rozë së paraditen e sotme (13 Janar), ku mësohet se kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm.

Ndërsa, ministri i Brendshëm Ervin hoxha është caktuar në njësinë numër 1 në Tiranë.

Kreu i PS-së mori vendimin për zëvendësimin e Pandeli Majkos si drejtues qarku në Kukës gjatë mbledhjes në selinë e PS-së më 6 Janar.

Në vend të Pandeli Majkos është caktuar Eduart Shalsi si drejtuesi i ri politik i Qarkut të Kukësit.

The post Edi Rama e spostoi Pandeli Majkon nga Kukësi, ja ku është caktuar tani socialisti appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Nuk është personazh publik”- Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë…

By: gsh
13 January 2025 at 12:17

Këngëtarja Rozana Radi, ka folur si rrallë herë për partnerin e saj, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” 4.

Gjatë një bisede me një tjetër prej banoreve, Livian, Rozana tregoi se partneri i saj, Shpëtimi, nuk është personazh publik dhe se është njeri që nuk preferon të jetë pjesë e medias.

Këngëtarja tregoi se kur ajo e pyet se pse ai e do, ai i përgjigjet me ironi duke i thënë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

rozana-radi2 (1)

Pjesë nga biseda:

Livia: Dhe unë e dua një shpëtim në jetën time.

Rozana: Sa dua dhe unë…

Livia: Po t’i në rregull je, se Shpëtimi jot nuk del në media. Ai nuk është personazh publik

Rozana: Ai nuk ka qejf fare, ai ka një profil, nuk merret fare me mediat. Është diplomuar në Romë, k bërë dhe doktoratën në Romë.

Po ta shohësh kështu s’ka lidhje duket si… Më bën për të qeshur shumë, ka shumë humor. Kur i them unë pse më do ti mua, më thotë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Livia: Ta thotë me ironi.

Rozana: Po, unë s’kam asnjë lidhje me këtë.

Rozana-Radi1-512x450

Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes?

Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.

Shpëtim Karakushi rozana radi

Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj.

Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit që i ka rrëmbyer zemrën.

Shpëtim Karakushi rozana radi1

rozana radi 4rozana radi 3rozana radi 1rozana radi (4)rozana radi (6)rozanaradi (4)

The post “Nuk është personazh publik”- Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BIRN: Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe! Reagon Beci: Mua më morën në Shkodër! E kishte organizuar…

By: GSH-al
13 January 2025 at 11:51

Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, një helikopter i Forcave Ajrore u ngrit nga fusha e futbollit në stadiumin e “Vllaznisë” në Shkodër dhe fluturoi përmbi Alpet e veriut të Shqipërisë. Por ky nuk ishte një fluturim emergjence dhe as ndonjë mision i rëndësishëm ushtarak.

Helikopteri i ushtrisë shqiptare fluturoi drejt Alpeve me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kreun e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe zv.presidentin e Komitetit Olimpik austriak, Peter Schröcksnadel në bord.

Përmes një postimi në Facebook më 2 dhjetor, Beci e përshkroi përvojën si “një udhëtim i bukur pune me investitorë austriakë për të vlerësuar potencialin për resort skish në Alpe…”. Në videon e postuar nga Beci, tre udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre pozojnë të buzëqeshur me pamjet magjike të Alpeve pas shpine.

Helikopteri i publikuar në video i përket flotës së vogël dhe problematike të mjeteve ajrore Cougar në dispozicion të ushtrisë shqiptare, të cilat gjatë viteve të fundit kanë vuajtur nga avaritë dhe problemet e vazhdueshme me mirëmbajtjen.

Edhe pse nuk ka një ligj që rregullon specifikisht përdorimin helikopterëve ushtarakë, rregullore të brendshme të Shtabit të Përgjithshëm normojnë përdorimin e tyre në misione ushtarake, në rastet e emergjencave civile dhe në transportin e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i tha BIRN përmes telefonit se udhëtimi ishte organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe se ai ishte thjesht “shoqërues në udhëtim”.

“Mua më morën në Shkodër, e kishte organizuar Komiteti Olimpik Shqiptar”, the Beci.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli nuk pranoi të komentonte deri në publikimin e këtij shkrimi dhe i kërkoi pyetjet me shkresë zyrtare.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se përmbushja e kërkesës së ardhur nga Komiteti Olimpik Shqiptar për vënien në dispozicion të helikopterit ishte brenda rregullave. Shtabi tha gjithashtu se ky fluturim përputhej me misionin e Forcave të Armatosura “për promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit në arenën ndërkombëtare përmes kontributit të sportistëve të nivelit të lartë”.

Fidel, Ylli, Benet Beci dhe Peter Schröcksnadel

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të  Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak kanë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet civile dhe organizatat qeveritare e joqeveritare,” tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se aktualisht siguronte kapacitete të mjaftueshme të transportit ajror në gatishmëri të plotë.

Kjo nuk është hera e parë që helikopterët e Forcave Ajore përdoren për qëllime përtej misionit ushtarak. Në vjeshtë 2020, opozita denoncoi se atëherë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përdori helikopterin për të marrë pjesë në aktivitete të Partisë Socialiste. Më herët në vitin 2013, socialistët dhe opozita e kohës, akuzuan Arben Imamin, ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, se kishte lejuar përdorimin e helikopterëve dhe pilotëve të bazës ajrore në Farkë për videoklipin e një këngëtareje.

Rasti më i fundit i shpërdorimit të helikopterit të Forcave Ajrore për udhëtimin në Alpe kritikohet si një akt i paligjshëm dhe në dëm të kapaciteteve ushtarake shqiptare.

“Nuk mund të përdoren mjetet e Forcat Ajrore për të bërë xhiro turistike, nuk janë taksi. I bie t’i kthesh Forcat Ajrore në agjenci turistike apo agjenci taksish,” tha për BIRN Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare.

“Është plotësisht e jashtëligjshme. Sjell amortizimin e panevojshëm të kapaciteteve dhe gadishmërisë së Forcave të Armatosura, për një aktivitet që nuk është objekt i fushës së tyre të punës”, shtoi ai.

Benet Beci dhe Peter Schröcksnadel

Edhe Lindita Metaliaj, deputete e Partisë Demokratike dhe anëtare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e cilëson flagrant rastin. Metaliaj tha gjithashtu se rasti meritonte të hetohej pasi shkelja e ligjit dhe shpërdorimi i parave publike ishte sipas saj i qartë.

“Përdorimi i këtyre mjeteve për qëllime private e bën paligjshmërinë akoma edhe më flagrante”, tha Metaliaj, ndërsa akuzoi kryeministrin për instalim të një kulture të përdorimit të mjeteve shtetërore për qëllime private.

“…nëse organet e drejtësisë do të funksiononin, ata duhet të japin llogari për paratë e shpërdoruara të taksapaguesve,” përfundoi ajo./BIRN

The post BIRN: Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe! Reagon Beci: Mua më morën në Shkodër! E kishte organizuar… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lufta me zjarret në Los Anxhelos, shkon në 24 numri i viktimave! Flakët vazhdojnë të shkrumbojnë vendin

By: gsh
13 January 2025 at 11:43

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë.

Autoritetet evidentuan së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen.

Sipas zyrtarëve, mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar.

Situatën pritet ta përkeqësojnë edhe erërat me shpejtësi 80 deri në 112 kilometra në orë, të cilat, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, nisën të dielën mbrëma dhe do të zgjasin deri të mërkurën.

Zyrtarët paralajmëruan të gjithë popullsinë e Qarkut të Los Anxhelosit – prej afro 10 milionë banorësh – se mund të urdhërohet të evakuohet nga flakët dhe tymi toksik.

“Këto erëra të kombinuara me lagështi të ulët relative, do ta mbajnë të lartë kërcënimin nga zjarri”, tha në një konferencë për media shefi i zjarrfikësve të qarkut të Los Anxhelosit, Anthony Marrone.

Çka i shkaktoi zjarret?

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha se detektivët po vazhdojnë t’i hetojnë shkaqet e mundshme.

“Absolutisht, gjithçka është në tryezë”, tha ai.

Vitet shumë të lagështa të Kalifornisë më 2022 dhe 2023 i dhanë hov bimësisë, por ajo u tha vitin e kaluar për shkak të thatësisë, duke u shndërruar në drunj.

Megjithëse erërat e forta dhe mungesa e shiut nxisin zjarre, ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i rrit, gjithashtu, gjasat për zjarre të tilla.

Zjarret në Los Anxhelos mund të rezultojnë si më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së.

Sipas një vlerësimi paraprak të mediumit AccuWeather, vlera e dëmeve mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë./REL

The post Lufta me zjarret në Los Anxhelos, shkon në 24 numri i viktimave! Flakët vazhdojnë të shkrumbojnë vendin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOT/ Ka kryer marrëdhënie me Gjestin brenda shtëpisë? Banorja e Big Brother Vip zbulon se kur ka bërë s*ks për herë të fundit

By: gsh
13 January 2025 at 11:30

Banorja e Big Brother Vip, Xheneta Fetahu ka befasur ndjekësit dhe banorët teksa së fundmi ka lënë të kuptohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda formatit me ish-banorin, Gjestin, me të cilin ajo pati krijuar një romancë.

Gjatë një bisede me njëri -tjetrin, njëri nga konkurrentët, Xuxi, ka pyetur Xhenetën se kur ka bërë seks për herë të fundit.

Si fillim modelja është përgjigjur duke thënë: “Para se të hyja në BBV”, mirëpo më pas ka shtuar se ajo mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale dhe brenda në shtëpi por askush se di këtë.

“Unë mbase kam kryer marrëdhëniue seksuale dhe këtu në shtëpi por ju se dini. Vetëm Gjesti jua kthen përgjigjjen” u shpreh Xheneta.

Kjo deklaratë e saj la në spekulim se mes çiftit mund të këtë pasur momente të nxehta në shtëpi por kjo nuk ka qenë e dukshme.

Ndërkaq kujtojmë se Gjesti së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania dhe nuk dihet sesi do të vazhdojë marrëdhenia e tij me Xhenetën pasi të përfdundojë rrugëtimin e tij në këtë format.

Vetë modelja është mërzitur shumë për daljen e banorit nga BBVK teksa është parë dhe duke qarë kur ka dëgjuar këngët e tij, e ndërsa këngëtari pasi la formatin në Kosovë ka deklaruar se nuk e sheh me veten krah Xhenetës pasi marrëdhënia e tyre ishte ftohur shumë së fundmi.

Veten me Xhenetën e shoh të ndarë. Janë parë gjërat. Kur e kam dashur dhe kur e kam vlerësuar ajo se ka bërë me mua. Nuk ka pasur mëshirë për mua, nuk besoj që ka dashuri mes nesh,” tha Gjesti.

The post FOTOT/ Ka kryer marrëdhënie me Gjestin brenda shtëpisë? Banorja e Big Brother Vip zbulon se kur ka bërë s*ks për herë të fundit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌