Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Telegrafi

Slot flet pas humbjes nga Crystal Palace në finale: Ishim me fat që shkuam deri në penallti

11 August 2025 at 12:58

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka komentuar hapur pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.

Trajneri holandez tha se nuk i shfrytëzuan gabimet e kundërshtarit për ta fituar trofeun e parë sezonal.

“Çështja kryesore, nuk mendoj se kishte një problem kryesor, përveç nëse skuadra tjetër humbet dy penallti dhe ti prapë humbet brenda pesë penalltive, kjo sigurisht që nuk ndihmon”, tha Slot.

Slot theksoi se Liverpooli kaloi dy herë në avantazh dhe e kontrolloi lojën deri në momentin që rezultati shkoi 2-2.

“Pas barazimit, megjithëse kishim një mundësi të madhe me Mo Salah, në fund mund të kishim humbur edhe gjatë lojës,” shtoi trajneri.

Ai pranoi se deri në rezultatin 2-1 ishte i bindur se Liverpooli do ta fitonte ndeshjen.

Megjithatë, pas golit të barazimit, skuadra e tij humbi sigurinë dhe energjinë për të mbyllur takimin në kohën e rregullt.

“Ndoshta ishim me fat që arritëm të shkonim te penalltitë,” përfundoi Slot. /Telegrafi/

The post Slot flet pas humbjes nga Crystal Palace në finale: Ishim me fat që shkuam deri në penallti appeared first on Telegrafi.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

11 August 2025 at 12:51

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,06 % në raport me vendimin e datës 04.08.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,159 den/kg dhe tani do të jetë 39,786 den/kg.

Nga data 12.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 68,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 39,786 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

 

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

E kryer, Jack Grealish pranoi të bashkohet me Evertonin në huazim

11 August 2025 at 12:50

Jack Grealish ka rënë dakord të bashkohet me Evertonin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Grealish te Manchester City ishte në dyshim pas vetëm shtatë ndeshjeve si titullar në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, më herët gjatë verës sugjeroi se lojtari, i cili u transferua për rreth 115 milionë euro, duhej të gjente një klub të ri për të rikthyer formën dhe pasionin e tij.

David Moyes, trajneri i Evertonit, ka shfaqur interes të madh për Grealish, megjithëse paga e tij prej rreth 350,000 euro në javë ishte një pengesë fillestare.

Megjithatë, bisedimet midis Evertonit dhe Manchester City kanë përparuar, duke arritur një marrëveshje ku Man City do të mbulojë një pjesë të pagës së lojtarit.

Sipas Fabrizio Romano, vizitat mjekësore janë planifikuar për sot dhe pritet që marrëveshja të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme.

 

🚨💣 EXCL: Jack Grealish to Everton, here we go! Loan deal agreed with Man City and medical booked later today.

Grealish said yes to #EFC project and he’s now set to complete his move in next 24 hours.

New addition for David Moyes. 🔵🃏 pic.twitter.com/iP4e0rh7yb

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 11, 2025

Grealish u transferua te Manchester City nga Aston Villa në vitin 2021, në një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Ligës Premier. Gjatë kohës së tij te Man City, anglezi ka fituar tre tituj kampion dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023. /Telegrafi/ 

The post E kryer, Jack Grealish pranoi të bashkohet me Evertonin në huazim appeared first on Telegrafi.

Putini udhëheqësi i parë rus që viziton Alaskën, e cila në vitin 1867 iu shit SHBA-së

11 August 2025 at 12:48

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të bëhet udhëheqësi i parë rus që do të vizitojë Alaskën, gadishullin që SHBA-ja e bleu nga Perandoria Ruse në vitin 1867.

Putin, i cili planifikon të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 15 gusht për të diskutuar mbi çështjen e Ukrainës dhe marrëdhëniet dypalëshe, do të bëjë udhëtimin e tij të parë në SHBA pas shumë vitesh.

Edhe pse Nikita Hrushov, Leonid Brezhnjev, Mikhail Gorbachev, Boris Jelcin dhe Dmitry Medvedev kanë vizituar SHBA-në në të kaluarën, Putini do të bëjë histori si udhëheqësi i parë rus që viziton Alaskën.

E zbuluar në vitin 1732 nga dy eksplorues, Mikhail Gvozdev dhe Ivan Fedorov, Alaska filloi të shfrytëzohej nga tregtarët në vitet e mëvonshme.

Fillimisht territor rus, rajoni siguronte të ardhura për shtetin rus përmes tregtisë së gëzofit.

Në vitin 1799, në rajon u themelua kompania Ruso-Amerikane.

Gjatë Luftës së Krimesë, kostot e menaxhimit dhe mbrojtjes së një rajoni kaq të largët dhe gjeopolitikisht të ndjeshëm rezultuan se i tejkalonin fitimet e mundshme.

Ideja e shitjes së Alaskës u propozua për herë të parë në vitin 1857 nga Knez Konstantin Nikolayevich, vëllai i Car Aleksandrit II të Rusisë.

Më vonë, me miratimin e tij, Alaska iu shit SHBA-së më 30 mars 1867.

Në atë kohë, SHBA-ja u pagoi rusëve 7.2 milionë dollarë për afërsisht 1.518.800 kilometra katrorë.

Kjo shumë vlerësohet të jetë më shumë se 150 milionë dollarë në vlerën e sotme.

SHBA-ja e bleu Alaskën sepse e konsideruan atë si potencial strategjik ashtu edhe ekonomik.

Sekretari i atëhershëm i Shtetit i SHBA-së, William H. Seward, u kritikua nga shumë amerikanë për nxitjen e blerjes së një territori të largët dhe në dukje të padobishëm, i përbërë vetëm nga akulli dhe kjo u quajt “Marrëzia e Seward (Seawrd’s Folly)”.

Vite më vonë, kur u bë e qartë se Alaska zotëronte ar, naftë, gaz natyror, peshkim dhe vlerë strategjike, këto kritika u komentuan si “blerja më fitimprurëse e tokës nga SHBA-ja”. /AA/

The post Putini udhëheqësi i parë rus që viziton Alaskën, e cila në vitin 1867 iu shit SHBA-së appeared first on Telegrafi.

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit Aziz Salihu, reagon Monika: Është gënjeshtër, ju mbuloftë Zoti me turp

11 August 2025 at 12:43

Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit.

Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto thashetheme.

Në reagimin e saj të drejtpërdrejtë, Monika shkroi me fjalë të forta: “Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbulofsh Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”.

Foto: Monika Salihu/InstaStory

Këto fjalë vijnë në një kohë kur Aziz Salihu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.

Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse, dhe kjo situatë u bë publike përmes deklaratave të vetë Monikës, vetëm pak ditë më parë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ishte një keqkuptim i madh dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale dhe mediet online. /Telegrafi/

The post U raportua për vdekjen e legjendës së boksit Aziz Salihu, reagon Monika: Është gënjeshtër, ju mbuloftë Zoti me turp appeared first on Telegrafi.

Situatë e jashtëzakonshme në Barcelonë – klubi po garon kundër kohës

11 August 2025 at 12:39

Barcelona do të debutojë në La Liga të shtunën e ardhshme me një ndeshje të vështirë ndaj Mallorcës, por trajneri Hansi Flick ende nuk është i sigurt për lojtarët që do të ketë në dispozicion, pasi çështja e regjistrimeve mbetet e pazgjidhur.

Klubi po punon intensivisht për të regjistruar disa futbollistë që aktualisht janë të paregjistruar, me fokus kryesor te portieri Joan Garcia.

Regjistrimi i tij është thelbësor, pasi në mungesë të tij portieri i dytë Inaki Peña do të jetë i detyruar të luajë, duke pasur parasysh se Ter Stegen është i lënduar dhe Szczesny nuk është regjistruar ende.

Vendimi i Ter Stegen dhe pritja për miratimin e La Ligës

Një lajm i mirë erdhi nga vendimi i Ter Stegen për të lejuar klubin të dërgojë raportin mjekësor në La Liga, në mënyrë që të vendoset nëse mungesa e tij tejkalon katër muaj dhe nëse mund të përdoret një pjesë e pagës së tij për të regjistruar Joan García.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kur La Liga do të marrë vendimin përfundimtar, ndërsa klubi është i bindur se do të arrijë t’i kryejë këto procedura brenda kësaj jave, që të jetë gati për ndeshjen në Mallorca.

Fjala e presidentit Laporta për regjistrimet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, theksoi pas ndeshjes ndaj Comos se po punohet shumë për të realizuar regjistrimin e lojtarëve, përfshirë edhe Joan García, duke treguar optimizëm, por pa dhënë garanci përfundimtare.

Problemi nuk është vetëm te Ter Stegen, pasi sipas rregulloreve mund të zëvendësohet vetëm një lojtar i dëmtuar, dhe për këtë arsye klubi po pret miratimin nga auditori për zonën VIP në Spotify Camp Nou, që do t’i mundësojnë Barcelonës të rikthehet në rregullin 1:1 dhe të krijojë vend për regjistrimin e lojtarëve të tjerë si Marcus Rashford.

Përveç këtyre, mbeten për t’u regjistruar edhe Szczesny, Roony Bardghji, Gerard Martín, Héctor Fort dhe Bernal.

Nxitimi për rinovime dhe sfidat me Camp Nou

Në të njëjtën kohë, klubi po nxiton edhe me rinovimet dhe marrëveshjet për Camp Nou, ku synimi është të jetë gati për ndeshjen më 14 shtator ndaj Valencias.

Megjithatë, ky është një proces i vështirë, pasi Këshilli i Qytetit ka identifikuar 200 mangësi që pengojnë marrjen e licencave të nevojshme për stadiumin, duke krijuar kështu një tjetër sfidë për klubin në prag të sezonit të ri. /Telegrafi/ 

The post Situatë e jashtëzakonshme në Barcelonë – klubi po garon kundër kohës appeared first on Telegrafi.

Gjykata Themelore në Gjilan sqaron opinionin publik për rastin e vrasjes në qendër të qytetit

11 August 2025 at 12:37

Në lidhje me rastin e vrasjes së ndodhur dje në qendër të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë një sqarim për opinionin publik dhe mediat, duke theksuar se ndaj të dyshuarit Mefail (Fehmi) Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Sipas evidencës zyrtare, i njëjti ka pasur më herët tre lëndë penale, të gjitha të përfunduara me aktgjykim dënues:

Viti 2018 (PKR.nr.198/2018) – I akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është shpallur fajtor dhe është dënuar.

Viti 2014 (P.nr.610/2014) – I akuzuar për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 320 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është shpallur fajtor dhe është dënuar.

Viti 2011 (P.nr.343/2011) – I akuzuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është shpallur fajtor dhe është dënuar.

Ndërsa, sa i përket dy të dyshuarve të tjerë, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, Gjykata bën të ditur se ata nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër të gjykuar me vendim të formës së prerë, apo për ndonjë rast të papërfunduar.

Gjykata Themelore në Gjilan apelon për informim të saktë dhe të verifikuar, si dhe për shmangie nga spekulimet që mund të dëmtojnë procesin hetimor dhe gjyqësor./Telegrafi/.

 

The post Gjykata Themelore në Gjilan sqaron opinionin publik për rastin e vrasjes në qendër të qytetit appeared first on Telegrafi.

A mund të zbulojë mamografia kancerin tek gjinjtë me densitet të lartë? Onkologia shpjegon faktet kryesore

11 August 2025 at 12:31

Çfarë do të thotë të kesh gjinjtë me densitet të lartë, si ndikon kjo në skrining dhe kur duhet të filloni kontrollet e rregullta?

Shëndeti i gjirit është pjesë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm të çdo gruaje, por shumë ende nuk janë të vetëdijshme se çfarë do të thotë të kesh gjinjtë me densitet të lartë dhe si kjo mund të ndikojë në zbulimin e kancerit. Sipas fjalëve të Dr. Aditya Vidushi, specialiste onkologjie dhe shefe e Departamentit III në spitalin Asian në Nju Delhi, gjinjtë me densitet të lartë janë shumë të zakonshëm dhe, vetë në vetvete, nuk janë arsye për shqetësim, por kërkojnë më shumë kujdes.

Çfarë janë gjinjtë me densitet të lartë?

Kjo thjesht do të thotë se në gjinj ka më shumë ind të fortë – gjëndëror dhe lidhës dhe më pak ind dhjamor. Kjo është shumë e zakonshme dhe normale tek shumë gra, ndërsa nuk përbën asnjë anomali. Megjithatë, gratë me këtë strukturë gjiri duhet të kontrollojnë gjoksin e tyre më rregullisht, shpjegon Dr. Vidushi.

Me fjalë të tjera, densiteti i gjirit i referohet përbërjes së indit të gjirit. Densiteti më i lartë nuk mund të ndjehet me prekje, por zbulohet përmes mamografisë. Gjinjtë me densitet të lartë kanë më shumë ind gjëndëror dhe lidhës dhe më pak dhjam, gjë që mund ta vështirësojë dallimin e ndryshimeve si nyjet ose tumoret në imazhet e mamografisë, transmeton Telegrafi.

Pse është më e vështirë të zbulohet kanceri tek gjinjtë me densitet të lartë?

Sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane për Luftën kundër Kancerit (American Cancer Society -ACS), gratë me strukturë gjiri të dendur kanë rrezik më të lartë për kancer të gjirit krahasuar me ato që kanë ind më pak të dendur. Përveç kësaj, indi i dendur e vështirëson punën e radiologëve për të zbuluar kancerin në mamografi.

– Tek gjinjtë me densitet të lartë, si indi normal ashtu edhe tumori i mundshëm duken të bardhë në imazhin e mamografisë, ndaj mjekët shpesh nuk mund të dallojnë ndryshimet e vogla, pasi ato ‘humbasin’ në densitet. Për këtë arsye, tek këto paciente nevojitet kujdes i shtuar, veçanërisht gjatë kontrolleve parandaluese për kancerin e gjirit, shpjegon Dr. Vidushi.

Meqenëse si tumori ashtu edhe indi i dendur duken në mënyrë të ngjashme në mamografi, ndryshimet mund të mbeten të pazbuluara. Për këtë arsye, është e rëndësishme që gratë me gjinj të dendur të bisedojnë me mjekun e tyre për mundësitë shtesë të skriningut, këshillon ajo.

Mamografia dhe kontrollet shtesë

Pavarësisht kufizimeve, Dr. Vidushi thekson se mamografia mbetet ende një mjet kyç.

– Mamografia e zakonshme ende mund të zbulojë shumë ndryshime tek gjinjtë me densitet të lartë. Mund të mos japë një pamje të plotë, por mund të tregojë shenjat e hershme të problemeve. Prandaj nuk duhet anashkaluar edhe nëse nuk e zbulon gjithçka, mund të jetë një hap i parë i rëndësishëm, thekson ajo, duke shtuar:

– Krahas mamografisë, mjeku mund të rekomandojë ekon e gjirit ose edhe rezonancën magnetike (MRI), nëse është e nevojshme. Ekoja përdoret shpesh dhe ndihmon për të parë më qartë nëpër indin e dendur, ndërsa, në varësi të moshës, rrezikut dhe faktorëve të tjerë shëndetësorë, mjeku do të sugjerojë llojin e kontrollit, thotë mjekja onkologe.

Këto ekzaminime shtesë ofrojnë një pamje më të qartë, veçanërisht tek gratë me rrezik të lartë ose rezultate jo të qarta nga mamografia. Ekoja është jo invazive, lehtësisht e disponueshme dhe ndihmon në zbulimin e nyjeve që nuk shihen në mamografi.

Kur duhet të fillojnë gratë me gjinj të dendur kontrollet?

Dr. Vidushi thekson rëndësinë e kontrolleve të hershme, sidomos tek gratë me rrezik të shtuar.

– Rekomandimi i përgjithshëm është që gratë të fillojnë kontrollet e rregullta të gjirit nga mosha 40 vjeç. Megjithatë, nëse ka histori familjare të kancerit të gjirit ose dihet se gjinjtë janë të dendur, kontrollet mund të fillojnë që nga mosha 35 vjeç. Zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit të suksesshëm, përfundon ajo. /Telegrafi/

The post A mund të zbulojë mamografia kancerin tek gjinjtë me densitet të lartë? Onkologia shpjegon faktet kryesore appeared first on Telegrafi.

VETJA IME

11 August 2025 at 12:30

Poezi nga: Edgar Albert Guest
Përktheu: Alfred Kola

pra, me veten time duhet ta jetoj kët’ kohë
dua të jem i denjë që vetja të më njohë.
dua të jem në gjendje, ndërsa ditët shkojnë,
veten drejt në sy ta shikoj gjithmonë;
nuk dua të qëndroj me diellin që ulet tej
për gjërat që kam bërë veten ta urrej.
nuk dua të mbaj brenda një dollapi kthine
grumbuj me të fshehta përreth vetes time
dhe të mashtroj veten ndërsa shkoj e vij
duke u menduar se askush s’do dijë
llojin e personit të vërtet si xhins,
veten me mashtrim s’dua ta stolis.
dua të dal jashtë të mbaj lart kët’ kokë
të meritoj nderin e njerëzve në botë;
për famë e kamje dua të bëj përpjekjen
dua të jem i zoti të pëlqej vetveten.
s’dua të shikoj, vetes t’ia mësoj
se jam mburrje, shtirje, apo shfaqje bosh.
kurrë nuk mund ta fsheh vetveten nga unë;
shoh at’ që të tjerët s’mund ta shohin kurrë;
di at’ që të tjerët nuk dinë asnjë qime,
pra, s’mund ta mashtroj kurrë veten time,
çfarëdo të më ndodhë dua të jem njeri
Me nderim ndaj vetes, ndërgjegje pakufi.

The post VETJA IME appeared first on Telegrafi.

Netanyahu po bën gabimin strategjik që do ta armiqësojë botën

11 August 2025 at 12:26

Izraelitët po bëjnë të njëjtin gabim që bëri Amerika në Irak dy dekada më parë.

Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Duke kërkuar të pushtojë të gjithë Gazën, Benjamin Netanyahu po e çon luftën deri në përfundimin e saj logjik. Hamasi ishte përgjegjës për 7 tetorin; Izraeli nuk do të jetë kurrë i sigurt derisa Hamasi të zhduket, dhe duke qenë se Hamasi kontrollon Gazën, pse të mos e shkulë atë nga çdo centimetër i territorit?

Por, izraelitët po hyjnë pa një plan daljeje, me ëndrrën e çmendur për të ndërtuar një administratë civile miqësore, duke përsëritur saktësisht të njëjtat gabime që bëmë në Irak. Netanyahu mendon se mund të shkatërrojë frymën revolucionare palestineze të cilën lufta ka gjasa ta ketë intensifikuar. Për një njeri të fiksuar pas botës së lashtë, ai ka njohuri të vakët të historisë.

Ai gjithashtu ka përçarë ushtrinë e vet. Ka armiqësuar familjet e pengjeve që kanë frikë se të afërmit e tyre mund të vdesin. Dhe, më në fund, ndoshta në mënyrë të pakthyeshme, ai do ta izolojë Izraelin nga opinioni botëror. Edhe në Amerikë, e vetmja fuqi serioze që e mbështet, durimi dhe ndërgjegjja janë nën presion të madh.

Gaza është bërë testi moral i kohës sonë, dhe qeveritë evropiane dyshojnë se kanë dështuar. Kujdesi i tyre fillestar ishte i kuptueshëm. Ata nuk donin ta dënonin Netanyahun, nga frika se kjo do t’u jepte guxim antisemitëve vendas dhe mbështetësve të tyre – e aq më pak Hamasit, përfituesit kryesor nëse do të njihnim shtetin palestinez. Gazetarët, përfshirë edhe mua, hezitonin të përsërisnin statistikat e vdekjeve që mund të ishin fryrë nga një regjim kriminal.

Por, tani është e pamundur të injorosh provat e vuajtjes njerëzore ose farsën e narrativës zyrtare izraelite që thotë se askush nuk po vuan nga uria, ose, nëse po, kjo është kështu sepse Hamasi ka vjedhur gjithë ushqimin. Pretendimi i fundit u hodh poshtë së fundmi nga zyrtarë ushtarakë izraelitë – jo aleatë natyrorë të Palestine Action – dhe Netanyahu gjendet i sfiduar nga një koalicion shumëngjyrësh që përfshin Kombet e Bashkuara, Gjermaninë, Kinën, një ish-kryeministër izraelit, disa ish-krerë të sigurisë, Papa dhe Piers Morgan (sublimja dhe qesharakja të bashkuara më në fund).

Thuhet se Bibi është grindur me gjeneralin Eyal Zamir, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura. Duket se izraelitët e djathtë janë më të gatshëm të marrin një qëndrim kundër Netanyahut sesa diplomatët e huaj të pasigurt. Nëse Zamiri është antisemit, atëherë Papa nuk është katolik.

Në Shtetet e Bashkuara, New York Times, deri më tani i butë ndaj operacionit në Gazë, është bërë një forum për zërat kundërshtarë, dhe Zohran Mamdani, kandidati pro-Gazë për kryetar bashkie të Nju-Jorkut, kryeson mes votuesve hebrenj. Liberalët po rishikojnë aleancat e tyre historike; ka pakënaqësi edhe në të djathtën fetare. Ungjillorët gjithmonë do ta duan Izraelin: është vendlindja e Jezusit. Por, po rritet shqetësimi se Izraeli mund të mos jetë aq i mirë me të krishterët.

Në korrik, kolonët kryen një sulm zjarrvënës në qytetin e fundit me shumicë të krishterë në Bregun Perëndimor. Po atë muaj, kisha e vetme katolike në Gazë u godit nga zjarri i tankeve izraelite, duke vrarë tre persona (Netanyahu kërkoi falje për atë që duket si një aksident i vërtetë). “Shkatërrimi i një kishe, xhamie apo sinagoge është krim kundër njerëzimit dhe Zotit”, shkroi ambasadori amerikan Mike Huckabee, një sionist i krishterë. Senatori Lindsey Graham, gjithashtu nga ai rreth, tha: “Më shqetëson ajo që po ndodh në Bregun Perëndimor”.

Një cinik mund të ketë vënë re më shumë shqetësim për dëmtimin e pronës së krishterë sesa ka pasur ndonjëherë për shkatërrimin e spitaleve myslimane, një standard i dyfishtë po aq i vjetër sa mëkati. Pse Britania hapi dyert e saj pothuajse për këdo me pasaportë ukrainase, ndërsa ngurron të pranojë fëmijë nga Gaza? Për shkak të preferencës etnike. Nga ana tjetër, Izraeli mund të argumentojë se është një shoqëri multi-fetare që po bën më të mirën për të mbrojtur komunitetin druze në Siri, ndërsa Palestina ka kaq pak kisha për një arsye të errët. Të krishterët gëzojnë shumë më tepër të drejta nën Izrael sesa do të kishin nën Hamas.

Megjithatë, raportet për mizoritë gjatë luftës civile në Irak i zgjuan të krishterët amerikanë ndaj gjendjes së rrezikshme të besimit të tyre në Lindjen e Mesme, të reduktuar në një popullsi të vogël, e varur nga një moskokëçarje dashamirëse brenda një mozaiku të rrënuar etnik. Netanyahu rrezikon të prishë atë rend të brishtë, ndërsa koalicioni i tij qeverisës imagjinon një “Izrael të Madh” që nënkupton shovinizëm kulturor. Regjimi po e tepron, duke e kthyer çështjen e të drejtave civile për sionizmin (hebrenjtë kanë nevojë për një atdhe) në një përpjekje të pafundme ushtarake, shumë të diskutueshme dhe të kushtueshme.

Nëse Trumpi heziton të financojë mbrojtjen e Ukrainës, pse do ta bënte këtë për Izraelin? Komprometimi i interesave dhe reputacioni i Amerikës ka nisur tashmë me programin e shpërndarjes së ushqimit të mbështetur nga ShBA-ja – duke u akuzuar për paaftësi të madhe, madje edhe për rastet kur ushtarët kanë qëlluar mbi civilët.

Lidhja e Trumpit me Izraelin është e sinqertë. Është personale, është filozofike. Besimi i Netanyahut se kombet kanë të drejtë të mbrojnë veten është një version sionist i MAGA-s. Një nga veprimet e para të administratës ishte heqja e sanksioneve ndaj kolonëve. Brenda pak muajsh, kolonët rrahën për vdekje një qytetar amerikan në Bregun Perëndimor; një tjetër vdiq pas një sulmi zjarrvënës.

Presidenti nuk është moralist, por ka një instinkt të shëndetshëm moral, prandaj kur u pyet nëse palestinezët po vuajnë nga uria, ai tha: “Po, ndoshta po” – i ndikuar, mesa duket, nga Keir Starmer. Netanyahu kërkoi një bisedë; sipas raporteve, Trumpit nuk i pëlqeu të dëgjonte leksione për “lajme të rreme” dhe bërtiti në telefon se uria është reale.

Lavdi komandantit. Vërejtja e tij për gazetarët se “ne në thelb kemi dy vende që kanë luftuar kaq gjatë dhe kaq fort saqë nuk e dinë më se çfarë po bëjnë”, mbetet shprehja më e mirë e frustrimit global që kam dëgjuar ndonjëherë, e denjë për t’u gdhendur në Malin Sinai. Dhe, nëse Trumpi është ndonjë lloj liberali “delikat”, ndoshta Papa është luteran.

Trumpizmi bazohet në një ripozicionim strategjik: ta nxjerrë Amerikën nga vendet ku nuk ka nevojë të jetë dhe t’ua lërë aleatëve të fortë boshllëkun për të mbushur. Por, Netanyahu po i imponon atij problemin më të pazgjidhshëm e më të kushtueshëm nga të gjithë: një krizë humanitare të cilën ai do ta përkeqësojë nëse qyteti i Gazës është stacioni i ardhshëm.

A do ta tolerojë vërtet Trumpi një përshkallëzim të tillë? A do t’ia falë elektorati i tij – që po përballet gjithnjë e më shumë me ndërgjegjen e krishterë – pasojat e përgjakshme? Izraelitët gjithmonë u kanë thënë palestinezëve se, nëse nuk duan të vriten, thjesht duhet të mblidhen dhe të ikin. Por, ndërsa lufta po përfundon marshimin e saj të tmerrshëm drejt Detit Mesdhe, lind pyetja: ku pritet të shkojnë ata? Ka dhoma të kufizuara në jahtin e Gretës! /Telegrafi/

 

The post Netanyahu po bën gabimin strategjik që do ta armiqësojë botën appeared first on Telegrafi.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Jemi lodhur duke financuar luftën në Ukrainë

11 August 2025 at 10:52

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se dëshiron paqe dhe të ndalojë financimin e luftës në Ukrainë.

“Jemi lodhur me financimin e biznesit të luftës në Ukrainë. Ne duam të sjellim një zgjidhje paqësore për këtë gjë”, tha Vance.

Më parë këtë javë, Kremlini ndau një marrëveshje armëpushimi me administratën Trump, duke kërkuar kontrollin e Ukrainës Lindore në këmbim të ndalimit të armiqësive, shkruan the Hill.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundërshtoi me forcë marrëveshjen, duke deklaruar se “Ukraina është gati për vendime të vërteta që mund të sjellin paqe”.

“Çdo vendim që është kundër nesh, çdo vendim që është pa Ukrainën, është në të njëjtën kohë vendim kundër paqes.”

Ndryshe, Trump u zotua të përfundonte konfliktin brenda 24 orësh gjatë fushatës së tij presidenciale, por negociatat kanë rezultuar më të vështira se sa pritej, dhe konflikti trevjeçar është i kushtueshëm si për SHBA-në ashtu edhe për Evropën. /Telegrafi/

The post Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Jemi lodhur duke financuar luftën në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Krijuar për jetesë moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin më të ri banesor!

11 August 2025 at 10:52

Në zemër të një prej lagjeve më të kërkuara të Prishtinës në Emshir po merr jetë një histori e re, e ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe vlera të qëndrueshme.

Mercom Invest prezanton me krenari kompleksin më të ri shumëbanesor: një projekt modern që sjell një standard të ri të jetesës urbane.

Me fokus të veçantë në cilësi të lartë, funksionalitet dhe estetikë bashkëkohore, ky kompleks është projektuar për të ofruar një përvojë jetese të ngrohtë, të rehatshme dhe afatgjatë. Çdo detaj – nga organizimi inteligjent i hapësirës deri te zgjidhjet moderne arkitektonike dhe të sigurisë është menduar për ta përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

Ky nuk është thjesht një ndërtim tjetër është një vend ku krijohen kujtime, ndërtohen ëndrra dhe jetohen përditshmëritë më të bukura.


 

Nga efikasiteti energjetik te përfundimet elegante, kompleksi pasqyron përkushtimin e Mercom Invest për profesionalizëm dhe respekt ndaj çdo individi që e quan shtëpi.

Teksa Emshir po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe po tërheq vëmendjen e blerësve më kërkues, ky projekt përfaqëson një mundësi të rrallë për të investuar në një banesë të vërtetë – të ndërtuar me kujdes, integritet dhe vizion të qartë.

SHITJA KA FILLUAR për më shumë informata, na kontaktoni në:

045 507 506; 046 500 070 apo na shkruani në shitja@mercominvest.com, info@mercominvest.com.

Adresa: Rr. Shefqet Shkupi, Emshir, Prishtinë

Mercom Invest – Building your future home!

The post Krijuar për jetesë moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin më të ri banesor! appeared first on Telegrafi.

Turpet e njerëzimit të sotëm

11 August 2025 at 10:50

Pano Hallko

Për afër katër vjet luftëra në dy pikat më të nxehta Ukrainë dhe Palestinë, kanë rënë gjithë përkufizimet mbi luftën, që kemi mësuar dhe njohur.

Më së pari ra përkufizimi që e përcaktonte luftën, si … “vazhdim i politikës, me mjete të tjera”. Vërtet, cila është “politika”, e cilat janë “mjetet”?

Ka pasë ekzistuar shprehja: “Kur vritet një njeri, është vrarë gjithë njerëzimi”. Dëngla! Po që nga fillimvitet `90-të e deri sot, që po arrijnë miliona të vrarë, çfarë po bën “njerëzimi”? A është ende gjallë?

Gjasme analistët dhe gjasme intelektualët e Tiranës, vazhdojnë e lëpijnë si karamele këto shprehje koti, saqë të vjen ndot t`i dëgjosh …

Ndër pak gjërat që nuk kanë ndryshuar, është fakti se thellë në rrënjën e luftërave, qëndrojnë fetë. Madje edhe brenda të njëjtit “besim”, si në rastin e Ukrainës …

Njerëzimi (nëse ende mund të quhet kështu), ndjek nëpër kanale televizive në kohë reale, bombardime të lagjeve të varfra, të spitaleve publike dhe të shkollave publike. Njerëzit, shikojnë skelete njerëzorë në kuptimin e plotë të fjalës, që mbajnë në duar tenxhere të vogla me bisht të gjatë, për ndonjë lugë supë, ose në rastin më të mirë mos gjejnë ndonjë copë bukë.

Shikojnë nëna që nuk kanë ujë për të hedhur në biberonët e foshnjave, e çfarë nuk shikojnë. Fëmijë, brinjët dhe vertebrat e të cilëve numërohen “live”, nën lëkurën e holluar si letër cigareje. Edhe në ndonjë rast fatlum, kur makinave të Kryqit të Kuq botëror iu lejohet të futen në Rripin e Gazës, sapo fillon ndarja e ndihmave, “krejt rastësisht” mbi kokat e tyre lëshojnë predha helikopterët që fluturojnë në 10 metra lartësi, për t`i goditur në kokë.

Për furnizim me energji dhe me ujë, nuk bëhet fjalë, sepse flitet për një racë njerëzore të dorës së katërt, e cila nuk duhet t`i ketë këto.

Propaganda e ndyrë në kohë paqeje (kudo në botë), bëhet edhe më e ndyrë në kohë lufte. Aq më tepër në një luftë, kur njëra palë, ka vendosur të zhdukë me gjithsej palën tjetër. Megjithatë, edhe informatat “më entuziaste”, raportojnë se në Gaza futen nën dhé për çdo ditë “që ka falur Zoti”, plot njëzetë e tetë fëmijë. Domethënë, zhduket një klasë e shkollës fillore. Sepse mësuesit, ka kohë që janë vrarë.

Shihen çdo ditë njerëz që përkulen duke ulëritur mbi thasë plasmasi të bardhë, brenda të cilëve duket qartë kufoma njerëzore.

Më datën 2 gusht, Hamas-i tregoi para kamerave izraelitin 24-vjeçar Evgjiatar Davidi të zënë rob, teksa po hapte një gropë të cekët. Edhe ai, skelet i gjallë. “Edhe robërit, vuajnë nga uria, se nuk kemi ushqime”, nënvizonte Hamas-i!

OKB (kush e pyet këtë?!) dhe Programi botëror i furnizimit me ushqime në raste fatkeqësish, deklaruan para pak ditësh: “Paralajmërojmë një shfarosje tërësore të popullatës, nga uria dhe sëmundjet, për të cilat deri tani nuk është folur”.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, publikoi një pamje nga fotografi palestinez Anas Zajed Ftejha, e cila tregon një fëmijë me dëmtime nervore, çka tregon për gjendjen e tij trupore.

Kur po shkruheshin këto radhë, Ministria e Shëndetësisë së Gazës, raportonte se në harkun e 18 orëve, ishin vrarë “vetëm” 138 njerëz. E nga këta, “vetëm” 67 njerëz u vranë duke qëndruar në radhë për marrë ndihma …

Qeveria e Izraelit ka ndaluar rreptësishtë hyrjen e gazetarëve të huaj. Përfaqësuesi i Organizatës së Gazetarëve pa kufij, z. Kristofer Res, paralajmëron: “Kur gazetarët stigmatizohen si propagandistë, janë në rrezik. Madje shumë prej tyre, kërcënohen hapur për jetët e tyre”.

Lidhja e Gazetarëve gjermanë (DVJ) deklaroi më 5 gusht: “Gjithë palët ndërluftuese-doemos Izraeli, i përdorin figurat për të sensibilizuar opinionin publik. Pyetja nuk shtrohet nëse fotografitë tregojnë të vërtetën, por cilën të vërtetë tregojnë”? …

Dy dëshmorët e parë …

Sado e pamundur të duket kjo, dy dëshmorët e parë ndër dhjetëra mijë fëmijë, ishin Omeri dhe Omari. Ata ishin bashkëmoshatarë, katërvjeçarë.

Omer Siman Tov lindi në pjesën që Izraeli ka pushtuar me kohë, e Omari në atdheun e të parëve të tij ndër shekuj, në Rripin e Gazës. Të dy, njësoj të pafajshëm dhe të çiltër si mosha që kishin. I vetmi “ndryshim”, ishte se u vranë katër ditë njëri pas tjetrit. Omeri u vra më datën 7 tetor në kibucin “Nir Oz” kur terroristët sulmuan, e Omari më datën 11 tetor, kur nisën bombardimet izraelite.

Omari u vra nga bomba në oborrin e shtëpisë së tij, duke luajtur me një kukull, e cila ishte një “djalë i gjatë e i bëshëm” …

Kishin të njëjtat ëndrra, edhe pse me cinizmin “perëndimor”, Omar Bilal al Bana palestinez, nuk do duhej të kishte ëndrra. Fotografitë flasin vetë, edhe pse propaganda izraelite shkruante ato ditë, se në çarçafin me të cilin transportohej Omari i vrarë, “nuk ishte fëmijë, por ishte kukull” …

Megjithatë, askush nuk e mendonte ato ditë, as mendjet më të errëta të botës, se në atdheun e Omarit, do varroseshin për çdo ditë “që ka falur zoti” e kaq kohë, 25-28 fëmijë.

Pra, do ketë bota një listë me qindra mijë fëmijë dëshmorë, me këtë “ritëm” që po ecet …

Presidenti amerikan, sa i takon luftës në Ukrainë, edhe pse përpiqet ta pushojë, është “i qetë”. Sepse ajo luftë, është tekefundit “lufta e Bajdenit” … Kurse për këtë luftën në Gaza, ai pati një ide origjinale që e gjithë popullata të largohej, deri sa aty të përfundonte ndërtimi i grataçelave.

Mesa duket, largimin tërësor të popullatës nga faqja e atij dheu, do ta realizojë Izraeli. Por, në një mënyrë tjetër, duke i varrosur të gjithë, pa asnjë përjashtim.

Vetë hebrenjtë, kundër!

Gjashtëqind intelektualë hebrenj, shumë gjeneralë dhe ushtarakë të niveleve të ndryshme, por edhe ish shefa të shërbimit sekret izraelit, më saktë një pjesë e tyre që kanë vrarë njerëz pa fund në Palestinë, dhanë e japin dorëheqjet edhe këto ditë, për të ndaluar lumenjtë e gjakut, “për të ndaluar vuajtjet e njerëzve”-i drejtohen presidentit të Amerikës.

Në pamundësi që të bindin Netanjahun, i drejtohen atij. Letra mban datën 1 gusht, por shqiptarët e kastruar e publikuan pjesërisht, vetëm një javë më pas. Në media, asnjë fjalë!

“I dashur z. President, Ndaloni luftën në Gazë! Në emër të CIS-it (komandantët për sigurinë e Izraelit), grupit më të madh të ish gjeneralëve të IDF-së (forcat e mbrojtjes së Izraelit) dhe Mossad-it, Shin Bet, Policisë dhe trupit diplomatik, ju inkurajojmë t`i jepni fund luftës në Gazë. Ju e bëtë këtë në Liban. Është koha për ta bërë, edhe në Gaza.

IDF ka përmbushur dy objektiva afatgjatë që mund të arriheshin me anë të forcës: shpërbërjen e formacioneve ushtarake dhe qeverisjes të Hamasit. E treta dhe më e rëndësishmja, mund të arrihet vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje: Kthimi i pengjeve në shtëpi.

Në gjykimin tonë profesional, Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin. Përvoja jonë na tregon se Izraeli ka gjithçka që duhet, për t’u përballur me çfarë terroriste ka mbetur prej tij. Në distancë, ose ndryshe.

Ndjekja e drejtuesve të mbetur të Hamasit mund të bëhet më pas. Pengjet nuk mund të presin më.

Besimi i shumicës dërrmuese të izraelitëve tek personi juaj, jua mundëson ndikimin tuaj te Kryeministri Netanyahu dhe te qeveria e tij, për ta orientuar në drejtimin e duhur: T’i jepni fund luftës, të ktheni pengjet, të ndaloni vuajtjet e njerëzve dhe të krijohet një koalicion rajonal-ndërkombëtar që ndihmon Autoritetin Palestinez (pasi të reformohet), t`i ofrojë Gazës dhe gjithë palestinezëve, një alternativë ndaj Hamasit dhe ideologjisë së tij të egër”.

Letra u nënshkrua nga 600 personalitete, përfshirë anëtarë të lartë të Komandantëve për Sigurinë e Izraelit (CIS), përfshirë ish-drejtorin e Mossadit Tamir Pardo, ish-kreun e Shin Bet Ami Ayalon, ish-komisionerin e Policisë Izraelite Assaf Hefetz dhe ish-zëvendësshefin e Shtabit të IDF-së Matan Vilnai” …

Shumë prej këtyre, kanë vrarë palestinezë sa u ka ngrënë krahu, por ardhka një ditë, që edhe kriminelët, i zë gjaku …

Zgjidhja që mbeti në mes …

Kur po mbyllej shekulli i 19-të, rabini më i respektuar në Evropë, Zhadok Kan, trokiti në derën e bankierit më të fuqishëm të kohës, të baronit gjermano-hebre Moris de Hirs. Kryerabini, duke parë përndjekjet ndaj komunitetit hebraik jo vetëm në Francë, por edhe por edhe në gjithë Evropën, i paraqiti një plan bankierit për të sistemuar hebrenjtë në Argjentinë.

Kundërshtari më i egër i rabinit, ishte “babai i sionizmit”, Teodor Hercl, njëri nga personalitetet më të dyshimtë të historisë së hebraizmit. Dhe, ky e konsideronte planin e Kanit, si “shumë të shtrenjtë” që të realizohej.

Gazetari sionist Hercl, gjithnjë e vlerësonte si variant të përkryer drejtimin e hebrenjve në Palestinë, qoftë edhe me koston e përzënies së vendasve arabë.

Megjithatë Hirsi i fuqishëm në vitin 1891 e krijoi Bashkimin e Kolonive Hebraike, nga ndërmarrjet më njerëzore në gjithë botën, sa i takon motivit të ndërtimit të tij.

Realisht, ajo qendër lehtësonte emigrimin e përbashkët të hebrenjve të Rusisë dhe të Evropës lindore, duke i sistemuar në vendbanime të gatshme, me toka të begata, të cilat i bleu hebreu i shquar, Moris de Hirs.

Kryerabini Zandok Kan, frymëzuesi i transferimit të hebrenjve planifikonte toka të begata në Amerikën veriore (Kanada dhe ShBA), e në Amerikën jugore (Argjentinë dhe Brazil).

Kur vdiq hebreu i shquar Hirs në vitin 1896, bashkimi i komunitetit izraelit, kishte blerë një sipërfaqe toke sa trefishi i Rripit të Gazës, pra 1000 kilometra katrore tokë, ku jetonin mijëra familje hebreje, të njohur si “Hebrenjtë ngauço”.

Në vitin 1920, në Argjentinë banonin 150 mijë hebrenj, kurse mbas luftës së dytë botërore, aty numëroheshin plot 400 mijë. Mbas themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948, shumë prej tyre u detyruan të shkojnë atje.

Në fakt, ata zgjodhën mes paqes në të cilën jetonin dhe pasurisë, këtë të dytën.

Një herë e mirë!

Në një mbledhje të këshillit të sigurisë që zgjati 10 orë, Netanjahu paraqiti planin e tij për pushtimin tërësor të Rripit të Gazës, duke përzënë një milionë banorë vendas prej andej, me qëllim që të “zhdukë” Hamas-in.

Plani parashikon rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, zhvendosjen e një milionë njerëzve popullsi civile, drejt jugut të Palestinës. Pastaj, siç deklaroi një funksionar i lartë izraelit në gazetë, ushtria “do shkatërrojë bunkerët terroristë brenda qytetit, e do vazhdojë operacione që do shtrihen në qendrat ushtarake të të ikurve që gjenden në qendër”.

Shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ejal Zamir, shprehu kundërshtinë e tij sa i takon pushtimit tërësor të Gazës, duke paralajmëruar se “një lëvizje e tillë do rrezikonte jetët e robërve, por edhe do kishte efekt mbi popullsinë e pa armatosur”.

– “Do vazhdojmë të shprehim pikëpamjet tona pa frikë, me objektivitet, pavarësi dhe profesionalizëm. Këtë kërkojmë edhe nga eprorët tanë. Përgjegjësia është këtu, mbi këtë tavolinë. Në fund do zbatojmë vendimet që do marrë Këshilli i Sigurisë-përfundoi shefi i shtabit”, sipas “Jerusalem Post” …

Kurse një funksionar i lartë amerikan, i cili nuk preferoi identifikimin, i pyetur nga e njëjta gazetë, nëse qeveria e Trampit e mbështet këtë lëvizje, si “i pa anshëm që është”, u përgjigj: -“Është Izraeli ai, që do vendosë se çfarë i duhet të bëjë, për sigurinë e tij” …

Mesa duket, ekzistenca e Hamas-it është e domosdoshme për Netanjahun. Sepse zhdukja e Hamas-it sjell zhdukjen politike të tij. Besoj tani e tutje, dikush tjetër do jetë “e dashura” e Izraelit. Një tjetër “organizatë terroriste” e cila do ketë cilësi shtesë. Që do jetë islamike dhe terroriste, e cila do zëvendësojë Hamas-in. Hamas-in, të cilën Izraeli e mbështeti që nga vitet `80-të të shekullit të kaluar, e deri më 6 Shtator të vitit 2023 …

Që nga viti 1967, sa herë ka ndërmarrë masakra, pogrome dhe gjakderdhje të pafajshme, politika izraelite ka pasë deklaruar në mbledhjet e mbyllura: -Të futemi, njëherë e mirë”!

Por, mesa duket, pas 23 muajsh masakrash në Gazë, tani vendosi ta realizojë praktikisht. Dhe, do të vriten e do zhduken nga faqja e dheut vetëm ata, të cilët nuk e vranë Krishtin …

Po bota, pa lere ajo “perëndimore, çfarë po bën? Bota vazhdon të fërkojë barkun, me gjithë ato “organizma sigurie” e me gjithë ato “institucione” që ka. Sepse janë hedhur në koshin e plehrave shumë Rezoluta të OKB-për njohjen e dy shteteve, por ajo është katandisur si “avokati i popullit” në Shqipëri. Madje më keq, sepse kryetarin e saj zotin Guterre, zoti Netanjah, e ka shpallur “non grata”.

Gjykata ndërkombëtare e ka akuzuar kryeministrin izraelit për krime kundër njerëzimit, por “nuk e kap dot”. Ashtu siç “nuk po kap dot”, edhe Vladimir Putinin … /Gazeta “Dita”/

 

The post Turpet e njerëzimit të sotëm appeared first on Telegrafi.

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë – dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen

11 August 2025 at 10:45

Një rast grabitjeje është raportuar të dielën në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë sulmuar një qytetar nën kërcënimin e thikës dhe i kanë marrë 600 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 03:56, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e thikës, nga viktima mashkull kosovar kanë marrë 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë lëndim fizik të viktimës.

Rasti është klasifikuar si “Grabitje” dhe njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

The post Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë – dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen appeared first on Telegrafi.

BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe

11 August 2025 at 10:43

BDI ka shpreh shqetësim të thellë për përshpejtimin e penetrimit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, që pas Telekomit Serb, po hyn fuqishëm edhe në sektorin bankar përmes “Alta Bank”.

Nga BDI thonë se ky nuk është një investim i zakonshëm financiar, por një operacion i strukturuar politik dhe ekonomik i Beogradit për të siguruar kontroll strategjik mbi institucionet kyçe të vendit, me përfshirje aktive të partnerëve qeveritarë, përfshirë VLEN-in.

“Burime nga Banka Popullore bëjnë të ditur se drejtimin e “Alta Bank” në Maqedoni pritet ta marrë ish-anëtarja e Kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe ish-zëvendësguvernatore, Maja Kadievska Vojnoviq, bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit në fushën e ekonomisë. Emërimi i saj vjen si rezultat i lobimit personal të Mickoskit tek Aleksandar Vuçiq, duke e lidhur drejtpërdrejt bankën me strukturat politike të Serbisë.

Sipas burimeve të brendshme, një nga arsyet e emërimit të Trajko Slavevskit si guvernator ka qenë premtimi i tij se do të eliminojë çdo pengesë për hyrjen e “Alta Bank” në tregun vendor, pavarësisht paralajmërimeve të profesionistëve të Bankës Popullore për rreziqet që kjo sjell për reputacionin financiar të vendit në sytë e autoriteteve evropiane.

Kjo ndërhyrje është pjesë e së njëjtës strategji që BDI e ka denoncuar më herët: prioritetizimi i lidhjeve me Beogradin dhe boshtin lindor, vizitat e figurave me qendrime proruse si Millorad Dodik, promovimi i Korridorit 10 në vend të Korridorit 8, përfshirja e figurave fetare serbe në aktivitete shtetërore dhe donacionet me prejardhje serbe në vend. Tani, me kapjen e sektorit bankar, “Bota Serbe” do të ketë mundësinë të financojë bizneset e afërta me qeveritarët, duke i futur ata në skema edhe më të mëdha korruptive dhe duke i bërë të varur nga interesat e Beogradit”, akuzojnë nga BDI.

Nga BDI thonë se institucionet që duhet të mbronin sigurinë kombëtare po heshtin ose janë bërë pjesë e këtij procesi.

“Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, që duhet të alarmonin për rreziqet, janë shndërruar në struktura inerte ose të kontrolluara politikisht. Presidentja dhe kabineti i saj, në vend që të mbrojnë interesin shtetëror, po minimizojnë ose shpërndajnë lajme të rreme për të maskuar natyrën e vërtetë të këtij operacioni”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

The post BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe appeared first on Telegrafi.

Tare qëndron në Angli për të finalizuar sulmuesin e ri të Milanit, e marta dita vendimtare

11 August 2025 at 10:37

Te Milani, kërkimi për një sulmues që do t’i bashkohet Santiago Gimenez në formacionin e Max Allegrit është në fazën vendimtare.

Prej disa ditësh, përveç emrit të Dusan Vlahovic, në krye të listës së dëshirave ka kaluar Rasmus Hojlund, sulmuesi i Manchester United.

Largimet e Tammy Abraham, Luka Jovic dhe së fundmi i talentit Francesco Camarda kanë lënë boshllëqe në repartin ofensivë. Për këtë arsye, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm një lojtar që mund të konkurrojë për një vend titullari përkrah ish-sulmuesit të Feyenoord, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare po punon intensivisht për të mbyllur marrëveshjen.

Edhe pse kandidatura e Vlahovic mbetet e fortë, Hojlund shihet si një alternativë më e përballueshme nga ana ekonomike. Danezi fiton rreth 4 milionë euro neto në sezon, shumë më pak se paga prej 12 milionësh që kërkonte Vlahovic te Juventusi. Kjo e ka bërë 21-vjeçarin të ngjitet në krye të listës së Tares.

Manchester United është i hapur për ta lënë ish-sulmuesin e Atalantës në formë huazimi, sidomos pas afrimit të Benjamin Sesko nga Leipzig. Palët kanë arritur një draft-marrëveshje për një huazim me vlerë 6 milionë euro dhe opsion blerjeje mes 40 dhe 45 milionë eurosh.

Megjithatë, marrëveshja me klubin anglez nuk mjafton. Pengesa kryesore mbetet vetë lojtari, i cili preferon të qëndrojë në Ligën Premier për të provuar vlerën e tij dhe për të konkurruar me Sesko e Zirkzee për një vend në formacionin e United.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pas dy miqësoreve të United kundër Leeds dhe Chelsea, Tare vendosi të mos kthehet menjëherë në Itali, por të qëndrojë në Angli për të ndjekur nga afër bisedimet dhe për të bindur personalisht lojtarin.

Afati kohor është i qartë: brenda një jave Milani synon të ketë përgjigjen përfundimtare nga Hojlund. E marta shihet si dita vendimtare që mund të përcaktojë nëse danezi do të vishet kuqezi për sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Tare qëndron në Angli për të finalizuar sulmuesin e ri të Milanit, e marta dita vendimtare appeared first on Telegrafi.

Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë

11 August 2025 at 10:34

Një konflikt pronësor në komunën e Malishevës ka përfunduar me kanosje mes palëve dhe përdorim të armës, çka ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:04, ku sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre persona meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike për shkak të një kontesti pronësor, e cila ka përshkallëzuar në vetëgjyqësi dhe kërcënime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 4 fishekë, 7 copë gëzhoja dhe një pistoletë me gas me 7 fishekë, e cila ishte në posedim të njërit prej të dyshuarve.

“Nuk raportohet për persona të lënduar,” thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

The post Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë appeared first on Telegrafi.

Sophie Turner i përgjigjet kritikëve për kujdestarinë: Fëmijët ishin me babanë

11 August 2025 at 10:30

Sophie Turner iu përgjigj me vendosmëri kritikave në Instagram, pas një komenti që pretendonte se ajo “kishte harruar” dy vajzat e saj.

Aktorja 29-vjeçare sqaroi se fëmijët, Willa dhe Delphine, ishin në kujdesin e ish-bashkëshortit Joe Jonas, duke theksuar rëndësinë e kujdestarisë së përbashkët.

Reagimi i saj erdhi pas një postimi nga një koncert ku ajo shfaqej duke shijuar një natë jashtë, gjë që nxiti reagime negative nga disa përdorues, shkruan DailyMail.

Fansat mbështetën Sophie-n, duke vënë në dukje se për mamat lejohet të kenë momente argëtimi dhe se pabarazia në vlerësimin e rolit të prindit shpesh i prek më shumë gratë.

Sophie dhe Joe përfunduan divorcinin e tyre në shtator 2024, pas një periudhe të gjatë beteje ligjore për kujdestarinë, por ata ruajnë një marrëdhënie bashkëprindërimi të mirë për vajzat e tyre.

Joe e ka cilësuar Sophie-n një “nënë të jashtëzakonshme” dhe thekson rëndësinë e modeleve pozitive për vajzat.

Në intervista të mëparshme, Sophie ka folur hapur për vështirësitë e saj emocionale dhe ndikimin që ka pasur divorci publik në jetën e saj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe shoqeve të ngushta. /Telegrafi/

The post Sophie Turner i përgjigjet kritikëve për kujdestarinë: Fëmijët ishin me babanë appeared first on Telegrafi.

“Ky është mesazhi im i fundit” – çfarë tha gazetari që u vra nga sulmet izraelite pak para se të vdiste?

11 August 2025 at 10:27

Në profilin zyrtar në X të gazetarit të vrarë të Al Jazeera, Anas Al-Sharif, u publikua mesazhi i tij i fundit, të cilin e shkroi disa muaj më parë.

Siç u tha, gazetari Al-Sharif e shkroi atë tekst më 6 prill 2025 dhe kërkoi që ai të publikohej në rast të vdekjes së tij.

“Ky është testamenti im dhe mesazhi im i fundit. Nëse këto fjalë ju arrijnë, dijeni se Izraeli ka arritur të më vrasë dhe të ma heshtë zërin. Së pari, paqja qoftë mbi ju dhe mëshira dhe bekimet e Allahut. Allahu e di që unë kam vënë të gjitha përpjekjet dhe të gjitha forcat e mia për të qenë një mbështetje dhe një zë për popullin tim, që kur hapa sytë për jetën në rrugicat dhe rrugët e kampit të refugjatëve Xhebelija. Shpresoja që Allahu të ma zgjaste jetën në mënyrë që të mund të kthehesha me familjen dhe të dashurit e mi në qytetin tonë origjinal të Askalanit të pushtuar (Al-Majdal). Megjithatë, vullneti i Allahut ishte i pari dhe vendimi i Tij është përfundimtar. Kam përjetuar dhimbje, kam shijuar vuajtje dhe humbje shumë herë, por kurrë nuk kam hezituar ta përcjell të vërtetën ashtu siç është, pa shtrembërim ose falsifikim – në mënyrë që Allahu të dëshmojë kundër atyre që heshtën, atyre që pranuan vrasjen tonë, atyre që na mbytën dhe zemrat e të cilëve nuk u prekën nga mbetjet e shpërndara të fëmijëve dhe grave tona, duke mos bërë asgjë për të ndaluar masakrën me të cilën populli ynë është përballur për më shumë se një vit e gjysmë”, shkroi Al-Sharif.

This is my will and my final message. If these words reach you, know that Israel has succeeded in killing me and silencing my voice. First, peace be upon you and Allah’s mercy and blessings.

Allah knows I gave every effort and all my strength to be a support and a voice for my…

— أنس الشريف Anas Al-Sharif (@AnasAlSharif0) August 10, 2025

Pas kësaj, ai u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve.

“Unë ju besoj Palestinën – xhevahirin në kurorën e botës myslimane, zemrën e çdo personi të lirë në këtë botë. Unë ju besoj popullin e saj, padrejtësinë e saj dhe fëmijët e saj të pafajshëm që nuk patën kurrë kohë të ëndërronin ose të jetonin në siguri dhe paqe. Trupat e tyre të pastër u shtypën nën mijëra ton bomba dhe raketa izraelite, u shqyen dhe u shpërndanë nëpër mure. Ju bëj thirrje të mos lejoni që zinxhirët t’ju heshtin, as kufijtë t’ju pengojnë. Jini ura për çlirimin e tokës dhe popullit të saj, derisa dielli i dinjitetit dhe lirisë të shkëlqejë mbi atdheun tonë të vjedhur. Unë ju besoj të kujdeseni për familjen time. Unë ju besoj vajzën time të dashur Sham, dritën e syve të mi, të cilën nuk pata kurrë mundësinë ta shihja të rritej ashtu siç ëndërroja”, vazhdoi ai.

“Ju besoj birin tim të dashur, Salahun, të cilin doja ta mbështesja dhe ta shoqëroja gjatë gjithë jetës derisa të bëhej mjaftueshëm i fortë për të mbajtur barrën time dhe për të vazhduar misionin. Ju besoj nënën time të dashur, lutjet e bekuara të së cilës më sollën këtu ku jam, lutjet e së cilës ishin fortesa ime dhe drita e së cilës më udhëhoqi rrugën. Lutem që Allahu t’i japë forcë dhe ta shpërblejë”, thuhet në mesazh.

Mesazhi gjithashtu thotë se, nëse ai vdes, do të vdesë i vendosur në parimet e tij.

“Unë gjithashtu ju besoj shoqen time të jetës, gruan time të dashur, Umm Salah (Bayan), nga e cila lufta më ndau për shumë ditë dhe muaj të gjatë. Megjithatë, ajo mbeti besnike ndaj lidhjes sonë, e vendosur si një trung ulliri që nuk përkulet – e duruar, duke besuar në Allah dhe duke mbajtur përgjegjësi në mungesën time me gjithë forcën dhe besimin e saj. Ju bëj thirrje të qëndroni pranë tyre, të jeni mbështetja e tyre pas Allahut të Plotfuqishëm. Nëse vdes, vdes i vendosur në parimet e mia. Dëshmoj para Allahut se jam i kënaqur me caktimin e Tij, i sigurt për takimin me Të dhe i bindur se ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e përjetshme. O Allah, më prano midis dëshmorëve, fal mëkatet e mia të kaluara dhe të ardhshme dhe bëje gjakun tim një dritë që ndriçon rrugën e lirisë për popullin tim dhe familjen time. Më fal nëse kam gabuar. Mos harroni Gazën… Dhe mos më harroni në lutjet tuaja të sinqerta. Lutje për falje dhe pranim”, përfundon mesazhi. /Telegrafi/

The post “Ky është mesazhi im i fundit” – çfarë tha gazetari që u vra nga sulmet izraelite pak para se të vdiste? appeared first on Telegrafi.

“I keni duart me gjak” – qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë

11 August 2025 at 10:25

Në qytetin e Gjilanit, qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën e 10 gushtit.

Para ndërtesës së Gjykatës së Gjilanit dhe në muret e saj u vendosën mbishkrime të ndryshme nga qytetarët.

“I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatës shumë”, “qendra e fajdeve”, “gjykata në shërbim të fajdexhive”, ishin disa nga mbishkrimet që janë vendosur.

Ky reagim vjen pas vrasjes së trefishtë dhe ngjarjeve tjera të dhunshme në Gjilan, që kanë tronditur thellë komunitetin dhe kanë ngjallur shqetësim të madh për sigurinë publike.

Institucionet e drejtësisë dhe policia janë nën presion të lartë për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të garantuar që autorët të marrin dënimin meritor. /Telegrafi/

 

 

The post “I keni duart me gjak” – qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë appeared first on Telegrafi.

❌
❌