Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Telegrafi

Ofertë 70 milionë euro nga Anglia, Barcelona po mendon shitjen e Dani Olmos

14 August 2025 at 13:00

Tottenham Hotspur po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro, dhe me të do të testojë vendosmërinë e Barcelonës për të shitur futbollistin e tyre.

Mesfushori spanjoll, i cili iu bashkua Barcelonës nga RB Leipzig në verën e vitit 2024, mund t’i jepet leja për t’u larguar ndërsa klubi katalanas përpiqet të zgjidhë problemet urgjente financiare.

Olmo pati një sezon debutues produktiv në Camp Nou, duke shënuar 19 gola në të gjitha garat.

Megjithatë, tregu aktual i transferimeve të Barcelonës po krijon presion të konsiderueshëm ekonomik.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi mund të jetë i përgatitur të miratojë një shitje për një shumë që do të ndihmonte në uljen e kostove të pagave dhe në lirimin e fondeve për regjistrimet e lojtarëve.

Barcelona tashmë ka arritur të nënshkruajë me Joan Garcian, por lëvizjet e mëtejshme mbeten të varura nga gjenerimi i të ardhurave, që përfshin nënshkrimet e Gerard Martin, Roony Bardghji dhe Marcus Rashford.

Nga rruga, ngritja e lojtarit të akademisë Fermin Lopez dhe rikthimi i Gavit pas një dëmtimi e uli Olmin më poshtë në hierarkinë e Hansi Flick.

Edhe pse cilësia e tij nuk vihet në dyshim, konkurrenca e brendshme e ka bërë rolin e tij si titullar më pak të sigurt. Flick thuhet se është i hapur për ta parë largimin e mesfushorit si një vendim strategjik, duke balancuar ndikimin sportiv me përfitimin financiar. /Telegrafi/

The post Ofertë 70 milionë euro nga Anglia, Barcelona po mendon shitjen e Dani Olmos appeared first on Telegrafi.

Ndalohen pesë persona në Kumanovë, janë përleshur në një lokal

14 August 2025 at 12:53

Policia e Kumanovës ka ndaluar pesë persona të moshës 19 deri në 32 vjeç për një rrahje në një lokal ushqimor në “Garnizon” të Kumanovës, njoftoi sot SPB Kumanovës].

“Sot në orën 00:10, oficerët e policisë së SPB Kumanovë arrestuan R.A. (26), H.R. (21), Z.E. (22), A.R. (32) dhe Sh.Sh. (19), të gjithë nga Kumanova, sepse sulmuan fizikisht disa persona në një lokal ushqimor në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë dhe dëmtuan inventarin në lokal”, njoftojnë nga policia.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

The post Ndalohen pesë persona në Kumanovë, janë përleshur në një lokal appeared first on Telegrafi.

Situatë e rënduar në Gramsh, riaktivizime dhe vatra të reja zjarri

14 August 2025 at 12:45

Situata nga zjarret në bashkinë e Gramshit vijon të jetë e tensionuar, me vatra të reja që janë shfaqur gjatë ditës dhe riaktivizime të zjarreve ekzistuese në disa zona malore dhe pyjore të njësive administrative të bashkisë.

Që në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në fshatin Kullollas, Njësia Administrative Skënderbegas, ku një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga zjarri.

Aktualisht, zjarre aktive raportohen në fshatrat Sojnik, Mukaj dhe Snosëm, duke e mbajtur situatën në nivel alerti. Forcat operacionale në terren janë të shumta: 30 zjarrfikës me 11 automjete nga MZSH-të e Gramshit, Elbasanit, Cërrikut dhe Librazhdit; 60 punonjës të bashkisë; 80 vullnetarë dhe 70 efektivë të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacion janë përfshirë gjithashtu dy helikopterë – një çek dhe një sllovak – të cilët po ndihmojnë nga ajri në zonat më të vështira.

Një tjetër vatër e përmasave të mëdha është regjistruar në zonën e Kodovjatit, pranë fshatit Posnovisht, ku pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve në terren, zjarri është izoluar dhe po monitorohet gjatë natës.

Ndërkohë, në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, në Njësinë Administrative Kukur, vazhdon djegia e një sipërfaqeje me shkurre dhe ferra. Fatmirësisht, nuk raportohet rrezik për banesat.

Sot janë regjistruar gjithashtu vatra të reja zjarri përballë fshatit Snosëm, mbi fshatin Sarasel dhe në zonën e Teqes së Dushkut, ku ndërhyrja është duke u zhvilluar me mbështetjen e Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, pavarësisht përhapjes së flakëve, aktualisht nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve, ndërsa operacionet tokësore dhe ajrore pritet të vijojnë me intensitet gjatë gjithë ditës për të vënë nën kontroll të gjitha vatrat aktive. /Euronews.al/

The post Situatë e rënduar në Gramsh, riaktivizime dhe vatra të reja zjarri appeared first on Telegrafi.

Persona të maskuar, me jelekë antiplumb e shkopinj rrahin brutalisht qytetarët në Novi Sad në protestën e mbrëmshme

14 August 2025 at 12:43

Një video  tjetër shfaq burra të veshur me të zeza në Novi Sad që bëhen gati të sulmojnë qytetarët.

Në videon që e ka siguruar N1, që është filmuar nga një ndërtesë, shihet grupi i burrave të veshur me të zeza, maska dhe jelekë antiplumb, transmeton Telegrafi.

Ata bëjnë zhurmë të madhe dhe merren vesh se kush “do t’ua ruaj shpinën” para se t’ju vërsulen qytetarëve me shkopinj.

Në prapavijë dëgjohen shpërthime, dhe nxit dyshime  se videoja është filmuar nga afërsia e zyrave të SNS-së në Novi Sad ku mbrëmë janë përdorur topat e ujit si dhe mjete piroteknike.

Përleshje të ashpër pati mbrëmë në Novi Sad mes mbështetësve të SNS dhe qytetarëve që ishin tubuar për të marrë pjesë në protestë.

Gjithçka ndodhi para zyrave të SNS-së, ku as qytetarët nuk qëndruan duarkryq duke përdorur mjete të ndryshme të forta për t’ju kundërvënë personave të maskuar. /Telegrafi/

VAŽAN DOKAZ❗
Zajedno: batinaši, specijalni saniteti hitne pomoći za njih, džipovi bez tablica i snage policije, iza prostorija SNS u Novom Sadu.
Svi u sinergiji na narod! pic.twitter.com/017CD4ddkR

— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 13, 2025

The post Persona të maskuar, me jelekë antiplumb e shkopinj rrahin brutalisht qytetarët në Novi Sad në protestën e mbrëmshme appeared first on Telegrafi.

I përfolur për lidhjet me vajzat shumë më të reja, rrëfehet Leonardo DiCaprio: Kur hyn në të pesëdhjetat ndjen se nuk duhet të humbasësh më kohë

14 August 2025 at 12:36

Leonardo DiCaprio, në një intervistë të re për Esquire britanik, ka treguar hapur se si i është ndryshuar qasja ndaj marrëdhënieve romantike me kalimin e viteve.

Aktori, i cili prej vitesh është vënë në qendër të kritikave për lidhjet e tij me gra më të reja, shpesh nën moshën 25 vjeç, tha se tani dëshiron të jetë plotësisht i sinqertë, edhe nëse kjo do të thotë të rrezikojë prishjen e një lidhjeje.

“Kur hyn në të pesëdhjetat, ndjen se do të jesh i hapur dhe të mos humbasësh kohë. Nuk do të shtirresh, nuk do të investosh energji në diçka që nuk funksionon. Nëna ime sot thotë saktësisht atë që mendon dhe nuk humb kohë — kjo është frymëzim për mua”, u shpreh ai.

DiCaprio tha se sot për të është më e rëndësishme të shprehë menjëherë atë që dëshiron, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale.

“Kam më shumë jetë pas meje sesa para meje, prandaj ndjej përgjegjësi të jem plotësisht i qartë”, tha ai.

Lidhjet e tij kanë qenë prej dekadash objekt diskutimi publik. Nga romanca pesëvjeçare me Gisele Bündchen, të cilën e nisi kur ajo ishte 18 vjeçe, te lidhja disa­vjeçare me Bar Refaelin, që përfundoi kur ajo mbushi 25 vjeç — është krijuar një model që shpesh është ironizuar nga publiku.

Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe me Camilën Morrone: pas pesë vitesh lidhje, çifti u nda një muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç. Më pas, ai u lidh me disa modele të reja, përfshirë Eden Polanin 19-vjeçare, gjë që ngjalli reagime të shumta.

Megjithatë, në fund të vitit 2022, DiCaprio u përpoq të thyente këtë imazh kur nisi për pak kohë të dilte me Gigi Hadid, atëherë 27 vjeçe. Edhe pse lidhja nuk zgjati, ata mbetën miq.

Që nga gushti i vitit 2023, ai është lidhur me modelen italiane Vittoria Ceretti, të cilën e njohu në Festivalin e Filmit në Kanë. Edhe pse ajo është fotografuar disa herë me unazë në dorë, burime të afërta thonë se çifti nuk është i fejuar. Më parë, Vittoria ka qenë e martuar me DJ-në italian Matteo Milleri, pjesë e duetit “Tale of Us”.

Burime pranë aktorit thonë se DiCaprio dëshiron ta lërë pas imazhin e burrit që del vetëm me gra të reja: “E shqetëson fakti që ky reputacion e ndjek kudo. Ai kërkon diçka më serioze dhe më të pjekur, por çdo dalje e tij me një grua të re përfundon menjëherë në titujt e mediave”. /Telegrafi/

The post I përfolur për lidhjet me vajzat shumë më të reja, rrëfehet Leonardo DiCaprio: Kur hyn në të pesëdhjetat ndjen se nuk duhet të humbasësh më kohë appeared first on Telegrafi.

Fenomen i rrallë në Vlorë, dy raste folezimi të breshkës detare Caretta caretta

14 August 2025 at 12:35

Një mrekulli e natyrës po ndodh në bregdetin e Vlorës. Për herë të dytë brenda pak javësh, Dunat e Nartës janë bërë habitat i breshkës detare të rrezikuar Caretta caretta.

Foleja e parë, e zbuluar rreth dy muaj më parë, ka përfunduar me sukses procesin e çeljes së vezëve, duke i dhuruar detit të hapur dhjetëra breshka të vogla, shkruan Euronews.al.

Foleja e parë, për shkak se ju nënshtrua procesit të transferimit të folesë, u evidentuan 136 vezë, duke e bërë rastin edhe më të veçantë. Procesi i folezimit zgjati plot 57 ditë dhe është dëshmi se zona e Dunave të Nartës ofron kushte të përkryera për këtë specie të mbrojtur.

Ndërkohë, në fundjavë pritet edhe momenti i çeljes së vezëve në folenë e dytë, duke shtuar shpresat për rritjen e popullatës së breshkës Caretta caretta në brigjet shqiptare.

Ky është një sinjal i fortë se natyra ende lulëzon kur njeriu i jep hapësirë dhe mbrojtje. Dunat e Nartës po tregojnë se janë jo vetëm një perlë e peizazhit shqiptar, por edhe një strehë e sigurt për një nga krijesat më të lashta të oqeaneve.

The post Fenomen i rrallë në Vlorë, dy raste folezimi të breshkës detare Caretta caretta appeared first on Telegrafi.

Giovanni Leoni mbërrin sot në Liverpool për testet mjekësore

14 August 2025 at 12:33

Mbrojtësi italian Giovanni Leoni nga Parma pritet të mbërrijë sot në Liverpool për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin anglez.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, lojtari udhëton me agjentin e tij dhe marrëveshja me Liverpoolin është arritur plotësisht. Lajmi për përfundimin e transferimit u bë i ditur dje.

Tarifa e transferimit raportohet të jetë 35 milionë euro, me Parmën që do të marrë 10% nga çdo shitje e ardhshme e lojtarit.

Sezonin e kaluar, Leoni luajti 17 ndeshje dhe shënoi një gol për Parmën.

🚨🔴 BREAKING: Giovanni Leoni to Liverpool, here we go! Deal agreed with Parma for Italian 18yo centre back.

No loan, never discussed… Leoni joins #LFC now as part of Arne Slot plans.

Fee around €35m with sell-on clause.

No convincing ever needed as Leoni wanted Liverpool. pic.twitter.com/27rb2DXbw3

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2025

Ky transferim pritet të forcojë mbrojtjen e Liverpoolit dhe të shtojë konkurrencë në repartin defensivë të skuadrës.

Për Leonin interesim kishin shfaqur edhe Roma, Inter, Milan dhe Juventus, megjithatë Liverpooli ishte më i shpejtë për ta kompletuar transferimin e Leonit. /Telegrafi/ 

The post Giovanni Leoni mbërrin sot në Liverpool për testet mjekësore appeared first on Telegrafi.

Ish-kandidati për kryetar të Klinës, Lulzim Dragidella largohet nga LVV

14 August 2025 at 12:33

Ish-kandidati i Lëvizjes për Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Lulzim Dragidella ka njoftuar se është larguar nga LVV.

Në një deklaratë publike të bërë në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky është ndër vendimet më të vështira në jetën e tij politike, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka numëruar disa nga arsyet se pse po largohet nga kjo parti, duke thënë se demokracia e brendshme është zbehur deri në zhdukje.

“Sot vendimmarrja ndodh kryesisht në rrethe të ngushta, larg syve dhe mendimeve të shumicës së anëtarëve. Mendimet e ndryshme, që dikur pasuronin debatin, sot shpesh trajtohen si rrezik për unitetin, në vend që të shihen si forcë e tij”, ka deklaruar ai.

Më poshtë, deklarata e tij e plotë:

Deklaratë publike për dorëheqjen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

nga Prof. Dr. Dr. Dr. Lulzim Dragidella

Klinë, më 14.08.2025

Pas një procesi të gjatë mendimesh, analizash dhe betejash të brendshme, kam marrë vendimin më të vështirë në jetën time politike:

Të tërhiqem menjëherë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ky vendim nuk ka ardhur si pasojë e një momenti emocional, por si rezultat i një reflektimi të gjatë mbi rrugën time politike, mbi përvojat që kam kaluar dhe mbi realitetin aktual të kësaj lëvizjeje. Unë u bëra pjesë e VETËVENDOSJE-s sepse besoja se ajo përfaqësonte një vizion të qartë për ndryshim shoqëror: drejtësi, barazi, përgjegjësi, solidaritet dhe guxim për t’u përballur me çdo padrejtësi, pa kompromis me parimet.
Por çfarë ka ndryshuar?

Gjatë viteve të fundit, një element themelor që e bëri këtë lëvizje të fuqishme – demokracia e brendshme – është zbehur deri në zhdukje. Sot vendimmarrja ndodh kryesisht në rrethe të ngushta, larg syve dhe mendimeve të shumicës së anëtarëve. Mendimet e ndryshme, që dikur pasuronin debatin, sot shpesh trajtohen si rrezik për unitetin, në vend që të shihen si forcë e tij.

Në terren, sidomos në zona si Klina, kam parë një braktisje të angazhimit real me qytetarët. Struktura lokale shpesh lihet pas dore, njerëzit që japin kohën dhe mundin e tyre injorohen, ndërsa kontributet e sinqerta nuk vlerësohen. Kam parë shokë dhe kolegë që janë zhgënjyer deri në heshtje, sepse zëri i tyre nuk gjen hapësirë.

Shembujt janë të shumtë dhe të dhimbshëm:

Kam propozuar që të organizohen takime të rregullta me bazën në Klinë, ku çdo anëtar të ketë të drejtë të shprehë mendimin e tij – propozim që nuk u mor asnjëherë në shqyrtim. Kam kërkuar transparencë për mënyrën se si shpenzohen mjetet financiare të degës, por nuk mora asnjë raport zyrtar, pavarësisht kërkesave. Kam insistuar që lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale të përpilohej me konsensus dhe miratim /votim nga kryesia, por vendimi erdhi i gatshëm nga qendra, pa asnjë konsultim.

Kam parë njerëz të devotshëm, me vite pune vullnetare, që përjashtoheshin nga proceset vendimmarrëse vetëm sepse nuk pajtoheshin me një qëndrim të caktuar. Këto përvoja nuk janë thjesht zhgënjyese – ato e bëjnë të pamundur për mua të vazhdoj të pretendoj se kjo lëvizje funksionon sipas parimeve për të cilat u bashkova.
Përse po largohem?

Po largohem sepse nuk dua të bëhem pjesë e një realiteti që nuk përfaqëson më idealet me të cilat fillova këtë rrugë. Po largohem sepse nuk dua të bëj kompromis me bindjet e mia për hir të pushtetit partiak.

Po largohem sepse dua të jem i ndershëm – me veten time, me punën time dhe me qytetarët që më kanë dhënë besimin e tyre.Nuk largohem nga politika, por nga një strukturë që nuk më lë më hapësirë për të vepruar me ndershmëri dhe transparencë. Udhëtimi im politik nuk mbaron këtu. Përkundrazi – fillon një kapitull i ri, ku do të vazhdoj të punoj për interesin publik, pa u lidhur me interesa të ngushta.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë – kolegët që kanë ndarë me mua ideale dhe përpjekje, qytetarët që më kanë inkurajuar, dhe të gjithë ata që kanë besuar se politika mund të jetë mjet për të bërë mirë. Largohem me kokën lart, pa hidhërim personal, por me një ndjenjë të fortë përgjegjësie për të qëndruar besnik parimeve të mia.

Besoj ende se ndryshimi i vërtetë është i mundur – por ai nuk vjen nga heshtja, as nga bindja e verbër. Ai vjen nga guximi për të thënë të vërtetën dhe për të vepruar ndryshe, edhe kur kjo do të thotë të largohesh nga rruga që dikur mendoje se ishte e vetmja.
Me respekt dhe vendosmëri,
Prof. Dr. Dr. Dr. Lulzim Dragidella

The post Ish-kandidati për kryetar të Klinës, Lulzim Dragidella largohet nga LVV appeared first on Telegrafi.

Ramadan Morinës, të dyshuarit për krime lufte i caktohet 30 ditë paraburgim

14 August 2025 at 12:33

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës – i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Ai ka dalë sot, më 14 gusht, para gjykatës pasi ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me forca policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në një masakër ku humbën jetën 34 civilë shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, tha më herët Prokuroria.

Seanca dëgjimore për masën e sigurisë u mbajt e mbyllur për media dhe pas saj nuk pati deklarime para gazetarëve as nga prokurori special e as avokati i të pandehurit. /Kp/

The post Ramadan Morinës, të dyshuarit për krime lufte i caktohet 30 ditë paraburgim appeared first on Telegrafi.

Pasta e dhëmbëve e bërë nga qimet mund të jetë në treg brenda dy vitesh – shkencëtarët thonë se është sekreti për të ndaluar prishjen e dhëmbëve

14 August 2025 at 12:32

Fluori në pastën e dhëmbëve është treguar se forcon smaltin e dhëmbëve, duke i bërë dhëmbët tanë më rezistentë ndaj acideve nga pllaka dhe bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Hulumtuesit nga King’s College London thonë se kanë identifikuar një substancë që mund të mbrojë nga prishja dhe të riparojë dëmtimet në fazat e hershme më mirë se fluori. Përgatituni – gjendet në majë të kokës suaj, transmeton Telegrafi.

“Po hyjmë në një epokë emocionuese ku bioteknologjia na lejon jo vetëm të trajtojmë simptomat, por edhe të rivendosim funksionin biologjik duke përdorur materialet e vetë trupit”, tha Sherif Elsharkawy, autor i lartë i studimit dhe konsulent në protetikë në King’s College London.

“Me zhvillim të mëtejshëm dhe partneritetet e duhura të industrisë”, shtoi ai, “së shpejti mund të kemi buzëqeshje më të forta dhe më të shëndetshme nga diçka aq e thjeshtë sa një prerje flokësh”.

Keratina – një proteinë në flokët e njeriut, lëkurën, thonjtë dhe leshin e deleve – formon një shtresë të dendur minerale që imiton strukturën dhe funksionin e smaltit natyror, duke mbrojtur dhëmbët dhe potencialisht duke mbyllur kanalet nervore të ekspozuara që shkaktojnë ndjeshmëri.

Hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar shpresojnë të kanalizojnë fuqinë e keratinës në një pastë dhëmbësh të përditshme ose një gjel të aplikuar profesionalisht që mund të synojë zonat problematike.

Ata parashikojnë që një produkt të dalë në treg brenda dy deri në tre vjetësh.

“Keratina ofron një alternativë transformuese ndaj trajtimeve aktuale dentare”, tha Sara Gamea, studiuese me doktoraturë në King’s College London dhe autore e parë e studimit.

“Jo vetëm që buron në mënyrë të qëndrueshme nga materiale biologjike të mbeturinave si flokët dhe lëkura”, vazhdoi ajo, “ajo gjithashtu eliminon nevojën për rrëshira plastike tradicionale, të përdorura zakonisht në stomatologjinë restauruese, të cilat janë toksike dhe më pak të qëndrueshme”.

Prishja e dhëmbëve prek gati 90% të të rriturve të moshës 20 deri në 64 vjeç dhe rreth 46% të fëmijëve.

Higjiena e dobët orale, ushqimet dhe pijet acidike, sheqeri, plakja, gjenetika dhe gjendje të tilla si goja e thatë, sëmundja e refluksit gastroezofageal dhe kërcitja e dhëmbëve mund të kontribuojnë në erozionin e smaltit, i cili mund të shkaktojë ndjeshmëri të dhëmbëve, dhimbje dhe humbje të dhëmbëve. /Telegrafi/

The post Pasta e dhëmbëve e bërë nga qimet mund të jetë në treg brenda dy vitesh – shkencëtarët thonë se është sekreti për të ndaluar prishjen e dhëmbëve appeared first on Telegrafi.

Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre

14 August 2025 at 10:57

Shqipëria po vazhdon të përballet me situatë të rëndë për shkak të zjarreve.

Policia e Shtetit në një njoftim për media bën të ditur se nga qershori deri më sot janë deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

“Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre, gjersa theksojnë se blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

“Mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.

Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre appeared first on Telegrafi.

 Një natë, një skenë, një Yll – Yll Limani ne Green Fest!

14 August 2025 at 10:49

Pas një serie koncertesh të suksesshme, artisti i shumë hiteve, Yll Limani, do të performojë edhe në Green Fest 2025.

Kjo është konfirmuar në agjendën e festivalit, ku mbrëmjen e 15 gushtit, rreth orës 20:00, pritet që në skenën e vendosur në hapësirën e hapur të Parkut të Qytetit në Mitrovicë, këngëtari i dashur për publikun të krijojë një atmosferë brilante për të gjithë adhuruesit e tij.

Green Fest është përkujdesur që në këtë edicion të sjellë emra të njohur të skenës muzikore, dhe duke parë suksesin e Yllit ndër vite, si dhe dëshirën e publikut për të dëgjuar hitet e tij, kjo pritet të jetë një mbrëmje që gërsheton emocionin, muzikën dhe mjedisin.

 

 

Për adhuruesit dhe të gjithë të dashuruarit me muzikën, kjo është një mundësi e artë për të qenë pjesë e një koncerti madhështor që do të mbetet gjatë në kujtesë, duke e ngritur Green Fest në krye të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit në Mitrovicë.

 

Data po afrohet – nxitoni të siguroni biletat në: https://rave-travel.com

 

The post  Një natë, një skenë, një Yll – Yll Limani ne Green Fest! appeared first on Telegrafi.

Shpërblimi për triumfin në Superkupë, PSG mori 30 herë më pak se kur e fitoi Ligën e Kampionëve

14 August 2025 at 10:47

Lojtarët e PSG-së mposhtën Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish dhe fituan Superkupën e Evropës, por shpërblimi financiar për këtë sukses ishte relativisht modest.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme evropiane, fitimi i tyre ishte 30 herë më i ulët se për titullin e Ligës së Kampionëve.

Për pjesëmarrjen në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Udinese të Italisë, të dyja ekipet morën nga katër milionë euro, ndërsa PSG-së iu shtua edhe një milion euro si fituese.

Kështu, shuma totale për parisienët arriti në 5 milionë euro, krahasuar me 150 milionë eurot që morën për fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

What a team 🥹❤💙 pic.twitter.com/aEb0chqKDb

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 14, 2025

Edhe pse PSG luajti 17 ndeshje për të arritur titullin e Ligës së Kampionëve, shpërblimi prej 5 milionë eurosh për Superkupën duket i papërfillshëm në krahasim me kostot e larta të transferimeve dhe pagave në futbollin modern.

Sa i përket ndeshjes, Tottenham kaloi në avantazh me golat e Micky van de Ven dhe Cristian Romero në minutat e 39-të dhe 48-të, ndërsa Kang-In Lee dhe Gonçalo Ramos barazuan për PSG-në në minutat e 85-të dhe 90+4.

Gjuajtjet e penalltive përfunduan 4:3 në favor të Parisienëve. /Telegrafi/

The post Shpërblimi për triumfin në Superkupë, PSG mori 30 herë më pak se kur e fitoi Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Valë artistësh në zgjedhjet lokale, muzikanti Isah Mustafa kandidat për asamblesit nga radhët e PDK-së në Prishtinë

14 August 2025 at 10:46

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka prezantuar  të mërkurën listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, ku krahas emrave të rinj përfshihen edhe figura të njohura nga arti, kultura dhe urbanizmi.

Një nga emrat që bie në sy është Isah Mustafa. Edhe pse mbiemri mund të të kujtojë ish-kryeministrin Isa Mustafa, bëhet fjalë për një person tjetër, të njohur për kontributin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Mustafa është bashkëthemelues i hapësirës kulturore “Stereospace” dhe ka realizuar projekte që kanë sjellë gjallëri në komunitet. Një prej tyre është rivitalizimi i Shtëpisë së Kulturës në Llukar – e kthyer nga një ndërtesë e rrënuar në një hapësirë plot jetë dhe aktivitete për banorët. Ai është angazhuar gjithashtu në organizimin e programeve edukative për fëmijët dhe të rinjtë e zonës.

Foto: Isah Mustafa/Instagram

Përveç punës në komunitet, Mustafa është anëtar i grupit të muzikës alternative “Gillespie”, një band underground rock’n’roll e themeluar në vitin 2005, e cila ka pasur ndikim të rëndësishëm në skenën muzikore vendore.

Kandidatura e tij për asambleist nga radhët e PDK-së vjen në një garë ku po marrin pjesë edhe shumë artistë të tjerë. Vetëm të mërkurën u konfirmua se aktoret Driada Matoshi dhe Vlora Merovci do të kandidojnë për Asamblenë e Prishtinës nga radhët e LVV-së. /Telegrafi/

The post Valë artistësh në zgjedhjet lokale, muzikanti Isah Mustafa kandidat për asamblesit nga radhët e PDK-së në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

LSDM: Skemat milionëshe të OBRM-PDUKM-së në Erasmus+ duhet të sqarohen dhe duhet të pasohet llogaridhënia

14 August 2025 at 10:40

Skandali me skemat e OBRM-PDUKM në Erasmus+ me vlerë miliona euro duhet të sqarohet plotësisht nga Prokuroria dhe duhet të pasohet llogaridhënia, thonë nga LSDM.

“Qeveria ka emëruar një person nën hetim aktiv nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare.

Kjo tregon qartë qëllimin e qeverisë për të mbrojtur interesat partiake dhe të biznesit me çdo kusht, për të provuar të ndikojë në çështjen që është në Prokurorinë Publike pasi OLAF dorëzoi raportin me të gjitha gjetjet.

Raporti zyrtar i OLAF nga viti 2023 deklaron ekzistencën e një dyshimi të bazuar për keqpërdorimin e mbi 2.2 milionë eurove të parave evropiane gjatë qeverisjes së Gruevskit, duke filluar nga viti 2016.

Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë Ana Mihajllovan, ndërsa Prokuroria Publike duhet të veprojë pa vonesë mbi gjetjet e OLAF”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Skemat milionëshe të OBRM-PDUKM-së në Erasmus+ duhet të sqarohen dhe duhet të pasohet llogaridhënia appeared first on Telegrafi.

Bajrami: Data 14 gusht, 700 punëtorë të RTK-së ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik, Prokuroria Speciale të veprojë menjeherë

14 August 2025 at 10:37

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se 700 punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik.

Bajrami thotë se 700 familje po presin nënshkrimin e kryeministrit në detyrë të Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

“Sot është data 14 gusht, por 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik. 700 familje po presin një nënshkrim nga Albin Kurti, i cili refuzon ta japë, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Bajrami.

Deputetja thekson se kryeministri ka vendosur t’i luftojë punëtorët e RTK-së.

“Për të gjithë ata që nuk e dinë, janë dy komuna: Prishtina dhe Gjilani, të cilave nuk u ka kaluar buxheti asnjëherë në Kuvendin e Kosovës (Prishtinës për shkak të neglizhencës së Hekuran Muratit) dhe Ministria e Financave u ndan çdo muaj 1/12 e buxhetit që e kanë pasur në vitin 2024, ndërsa Albini ka vendosur që t’i luftojë 700 punëtorë të RTK-së me justifikimin banal se Ligji nuk i lejon të ndajnë buxhetin për paga për punëtorët e RTK-së, sepse duhet drita e gjelbër nga Komisioni Parlamentar që nuk ekziston”, shtoi ajo.

Tutje, deputetja e LDK-së pohoi se “Miliona euro ka ndarë qeveria jolegjitime e Albin Kurtit (janë jolegjitim nga data 15 prill kur janë betuar si deputetë), për projekte të dyshimta që askund nuk janë të specifikuara në Ligjin e Buxhetit, por ai ka vendosur t’i luftojë punëtorët e RTK-së, sepse pavarësisht se e kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e RTK-së, po vuajnë që s’po mund t’i kontrollojnë të gjithë gazetarët aty”.

“Shihni një situatë të ngjashme në vitin 2021 se si është bërë zgjidhja, shihni vendimin e kryeministrit Hoti, as atëherë s’ka pasur Kuvend të konstituar, por askush nuk ka mbetur pa pagë, askush asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje në vendimin e asaj kohe”, tha Bajrami.

Ajo ndër tjera shtoi se “Pra, siç po e shihni, nuk është Ligji, nuk është mungesa e Kuvendit, është Albin Kurti i cili po i mban peng 700 punëtorë të RTK-së, 700 familje”.

“Kjo nuk është vetëm padrejtësi – është abuzim me pushtetin. Andaj i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të veprojë menjëherë dhe të lirojë institucionet nga uzurpatorë”./Telegrafi/

The post Bajrami: Data 14 gusht, 700 punëtorë të RTK-së ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik, Prokuroria Speciale të veprojë menjeherë appeared first on Telegrafi.

Dy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor, aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore ende nuk është hapur, Ministria hesht

14 August 2025 at 10:34

Me afrimin e datës 1 shtator, e cila shënon fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, shumë prindër dhe familje janë në pritje për hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Edhe pse ky është një moment kur zakonisht prindërit fillojnë përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve të nevojshme për fëmijët e tyre, deri më tani ende nuk është hapur aplikimi zyrtar nga Ministria e Arsimit.

Telegrafi ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Arsimit duke kërkuar sqarime lidhur me datën për hapjen e aplikimit për subvencionet që ndihmojnë familjet të përballojnë shpenzimet për tekstet shkollore.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Telegrafi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Ndryshe, vitin e kaluar prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore ku për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit ishte 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera ishte 110 euro, ndërsa vite më parë është praktikuar opsioni ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave. /Telegrafi/

The post Dy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor, aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore ende nuk është hapur, Ministria hesht appeared first on Telegrafi.

Momenti kur një burrë nxjerr revolen para zyrave të partisë së Vuçiqit

14 August 2025 at 10:28

Tek hapësira e Partisë Përparimtare në Novi Sad të Serbisë, ka ndodhur një përleshjes mes mbështetësve të SNS-së së Aleksadar Vuçiqit me qytetarët, kurse një person është filmuar me revole.

Qytetarët i janë ofruar nga pjesa e përparme zyrave të SNS-në në Bulevardin e Çlirimit, kur edhe ndodhi rrahja, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave serbe, dikush nga të pranishmit ka shtënë me armë në ajër, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve janë tërhequr pas këtij akti.

Videoja e filmuar shfaq burrin i cili tërhiqet derisa mban lart revolen, kurse pamjet janë publikuar nga N1.

E në vendin e ngjarjes u shfaq më pas edhe kordonët e xhandarmerisë dhe shpërndau qytetarët dhe mbështetësit e SNS-së. /Telegrafi/

#Serbia | #BREAKING:#CONFIRMED pro-SNS individual used a handgun in front of the local SNS building in Novi Sad to disperse the protesters.#SNS #NoviSad #blokada #pistolj https://t.co/GPsii8GbPw pic.twitter.com/IrRLtQNiNx

— Luka | Дунав Intel (@Lukai1861) August 13, 2025

The post Momenti kur një burrë nxjerr revolen para zyrave të partisë së Vuçiqit appeared first on Telegrafi.

Sunderland emëron zyrtarisht Xhakën si kapiten të skuadrës

14 August 2025 at 10:23

Granit Xhaka është emëruar kapiten i Sunderland përpara sezonit të ri 2025-26.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, i njohur për lidershipin e tij në fushë, ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit te Borussia Mönchengladbach, Arsenal, si dhe në disa raste gjatë karrierës së tij te Bayer Leverkusen.

Ai është gjithashtu kapiten i Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2020.

Xhaka pasi mori shiritin e kapitenit u shpreh krenar për besimin që i ka dhënë klubi.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”.

“Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa nga emrat që kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës”, deklaroi Xhaka për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri i Sunderland, Regis Le Bris tregoi arsyen pse vendosi që t’ia besoj shiritin e kapitenit Xhakës.

“Në Ligën Premier, do të jetë e rëndësishme të kesh qëndrueshmëri, pjekuri dhe përvojë. Granit sjell të gjitha këto cilësi. Sjellja e tij deri më tani ka qenë shumë mbresëlënëse dhe në fushë niveli i tij duket qartë”.

“Të tjerët përreth tij mund ta ndiejnë ndikimin e tij, dhe lidershipi i tij do të mbështesë ekipin ndërsa përshtatemi me një mjedis të ri dhe përballemi me sfida dhe mundësi të reja. Roli i Granit do të jetë gjithashtu pjesë e një ekipi të ri udhëheqës, i cili do të finalizohet pas përfundimit të afatit kalimtar të verës”, deklaroi Le Bris. /Telegrafi/ 

The post Sunderland emëron zyrtarisht Xhakën si kapiten të skuadrës appeared first on Telegrafi.

Arta Elezaj befason me transformimin, duket ndryshe me flokë të drejta ndërsa sjell poza atraktive në bikini

14 August 2025 at 10:17

Arta Elezaj, modelja e njohur nga Klina, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një numri të madh ndjekësish.

Në këto foto, ajo shfaqet në një ambient relaksues pranë pishinës, duke treguar një pamje të freskët dhe moderne që ka ndryshuar dukshëm.

Një nga ndryshimet më të dukshme të saj është ndryshimi i stilit të flokëve. Deri tani, Arta ka qenë e njohur për kaçurrelat e saj natyrale dhe voluminoze, por tani ka kaluar në një look më elegant me flokë të drejta dhe të shkëlqyera.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ky transformim i pamjes ka kapur vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë shprehur admirim për ndryshimin e saj, duke komentuar mbi freskinë dhe stilin modern që ka sjellë.

Në fotot që Arta ka postuar, ajo shfaqet në një bikini të thjeshtë, ngjyrë bezhë, duke e kombinuar me syze dielli të zeza dhe një pozë që tregon siguri dhe stil.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ambienti i relaksuar pranë pishinës me pamje nga deti i thellë dhe qielli i pastër ka shtuar edhe më shumë atmosferën e verës, duke i dhënë një ndjesi të freskët dhe atraktive.

Përpos pamjes së saj, ajo ka marrë shumë komente pozitive për natyrshmërinë dhe sigurinë që shfaq në çdo fotografi.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ky ndryshim i pamjes, nga kaçurrelat e natyrshme në flokët e drejta, duket se ka qenë një hap tjetër i suksesshëm në karrierën e modeles, duke e vendosur atë edhe më shumë në qendër të vëmendjes në industrinë e modës. /Telegrafi/

The post Arta Elezaj befason me transformimin, duket ndryshe me flokë të drejta ndërsa sjell poza atraktive në bikini appeared first on Telegrafi.

❌
❌