Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Koha Jone

Kallëzimi penal, reagon G Bani: Po më trajtojnë si armik të brendshëm

By: redi
4 August 2025 at 21:54

Reperi G Bani ka reaguar publikisht pas deklaratës së përfaqësuesit ligjor të organizatorëve të festivalit “Muaji i Mërgatës”, të cilët njoftuan se do të bëjnë kallëzim penal ndaj tij për nxitje të përçarjes. Në një reagim në rrjete sociale, artisti ka mohuar akuzat, duke i quajtur të pavërteta. ”Më paskan bërë kallëzim penal në Kosovë pse më kanë sharë nënën, motrën, fenë, krahinën…

Source

Ek*ekutohet 65-vjeçari, motiv dyshohet gjakmarrja. Policia e gjeti në rrugë

By: redi
4 August 2025 at 21:38

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Vaun e Dejës. “Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau e Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, lexohet në njoftimin e policisë. Viktima është Frrok Lleshaj, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë…

Source

Ministri Hasani letër OSBE-së për raportin e 11 Majit, Kume: Veprim si foshnjëri diplomatike

By: redi
4 August 2025 at 21:27

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend. ”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një…

Source

“Politico” artikull për Ramën: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030

By: redi
4 August 2025 at 21:15

Plani për të ndaluar paratë e gatshme deri në fund të dekadës do të jetë i vështirë për t’u realizuar, në një vend ku nuk u besohet bankave, sipas “Politico.eu”. Në një vend ku paratë e gatshme janë mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama për ta lënë Shqipërinë pa para deri në vitin 2030 do ta kthente shoqërinë përmbys. Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën…

Source

Netanjahu merr vendimin, Izraeli pushtim të plotë në Gaza

By: redi
4 August 2025 at 21:09

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmon vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje. “Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X. “Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë Na ndihmoni të çlirohemi.

Source

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg: Brenda pak vitesh bota do jetë krejt ndryshe nga intelegjenca artificiale

By: njeshi
4 August 2025 at 20:42

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg ka një vizion: superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve. Ndërkohë, falë IA, Microsofti hyri në klubin e kompanive me vlerë mbi 4 bilionë dollarë në bursë. Mark Zuckerbergu është i bindur se bota do të jetë “shumë ndryshe” brenda pak vitesh. “Jam i emocionuar të krijoj një superinteligjencë personale për të gjithë në planet”…

Source

Ministrja Koçiu: Spitali i Vlorës, pikë kyçe sigurie për pushuesit

By: redi
4 August 2025 at 20:37

Spitali Rajonal i Vlorës ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se Vlora është vendi ku takohet historia me mikpritjen, ndërsa spitali është një pikë kyçe sigurie për pushuesit, në gatishmëri 24/7…

Source

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zv/ministrave shqiptarë

By: redi
4 August 2025 at 20:28

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke…

Source

Tronditet Korça, zbulohet një protestues!

By: redi
4 August 2025 at 20:17

Nga Lufti Dervishi Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të godinës së bashkisë. Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më.

Source

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

By: njeshi
4 August 2025 at 20:10

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike tw dorëzojnë garanci deri në 15000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH-it thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të…

Source

Edhe luftojnë edhe bëjnë korrupsion në Ukrainë!

By: njeshi
4 August 2025 at 19:59

Nga radio gjermane DW- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar “përvetësim sistematik” të fondeve publike për ushtrinë, si dhe “marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të…

Source

Shuhet violinisti Robert Papavrami, Akademia e Shkencave: Shkolla e violinës është më e varfër me këtë humbje

By: redi
4 August 2025 at 19:58

Është ndarë nga jeta pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, Robert Papavrami dhe babai i Tedi Papavramit. Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta. “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit…

Source

Ambasadori gjerman viziton fshatin Bisnicë në Pogradec

By: redi
4 August 2025 at 19:49

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi fshatin Bishnicë në rrethin e Pogradecit, ku organizata gjermane humanitare “Christliches Hilfswerk Wismar” prej shumë vitesh zhvillon punë sociale dhe me të rinjtë. Ambasada financoi sigurimin e materialeve të ndërtimit për një qendër shëndetësore, e cila u ndërtua me punë vullnetare. Mirëmbajtja e godinës sigurohet nga Bashkia e…

Source

3 ditë ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: E bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

By: redi
4 August 2025 at 19:21

Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të ”Sunny Hill Festival”. Në një status të ndjerë, Dua shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit. Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj…

Source

Lobisti korrigjon letrat në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por t’i hiqet ”non grata” se s’ka post në qeveri

By: redi
4 August 2025 at 19:03

Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit, ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH. Teksa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën…

Source

Manjani: Aman Fevzi mos u hidh vend e pa vend në ujë!

By: redi
4 August 2025 at 18:51

Gazetari Blendi Fevziu është mëse aktiv me video në rrjete sociale, nga çdo cep i Shqipërisë, duke prezantuar dhe trajtuar tema të ndryshme. Por kjo qasje nuk po i pëlqen, madje e ka bezdisur ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin. Ai ka një këshillë për gazetarin. ”Nejse, aman Fevzo kujdes”. Postimi i plotë Në google e në Facebook me del gjithandej Fevziu, duke u hedhur në det, në liqene…

Source

Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

By: redi
4 August 2025 at 18:33

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij Ahmedin Shkrijelj dhe Minela Kalender, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”. Kjo iniciativë vjen pas deklaratës së Brnabiq në një konferencë për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: ”…

Source

Projekti i Sulës: Krizën në PD e zgjidh Berisha, duke ikur

By: redi
4 August 2025 at 18:16

Dashnor Sula sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD-së. Për të demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Ish-deputeti thekson se Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë procesit. Një krizë të vazhdueshme që ka nisur me largimin nga pushteti në vitin…

Source

Blerje votash/ SPAK çon për gjykim 5 persona, mes tyre Shkëlqim Hoxha, kandidat i PD-së për kryetar

By: redi
4 August 2025 at 18:07

SPAK ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023. Ata janë Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha. Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se: Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë…

Source

❌
❌