Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2026Reporter

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

17 July 2026 at 21:05
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend | Foto: LSA
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës parlamentare ndaj hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi drejtësinë dhe dëmtojnë besimin publik te institucionet. Komisioni ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, por paralelisht […]The post Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku appeared first on Reporter.al.

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

17 July 2026 at 16:40
Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA
Prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili parashtruan të premten më 17 korrik para Gjykatës së Posaçme qëndrimet e tyre ndaj 22 kërkesave të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për pavlefshmërinë e provave të organit të akuzës për çështjen e aferës së sterilizimit, ku ai po gjykohet për vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës. Beqaj […]The post SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt appeared first on Reporter.al.

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

17 July 2026 at 09:01
posta palase
Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps.
Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”. Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda […]The post Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë appeared first on Reporter.al.
Before yesterdayReporter

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

16 July 2026 at 17:07
Belinda Balluku në Kuvend | Foto: LSA
Gjykata e Lartë vendosi të enjten më 16 korrik mospranimin e rekursit të ushtruar nga ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe asaj të Apelit, që kishin rrëzuar më parë kërkesën e saj për heqjen e masës së sigurimit personal, “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Gjykata e […]The post Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut appeared first on Reporter.al.

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16 July 2026 at 16:59
Flamingot në lagunën Vjosë-Nartë. Foto: Geri Emiri.
Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet infrastrukturore dhe turistike në peizazhin e mbrojtur të Vjosa-Nartës, një zonë e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald. Në një letër të fundit të 15 korrikut 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore në Shqipëri, Byroja shpreh “keqardhje” […]The post Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën appeared first on Reporter.al.

Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore

By: BIRN
16 July 2026 at 16:34
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit
Parlamenti i Shqipërisë. Foto: Kuvendi i Shqipërisë Facebook.
Mazhoranca socialiste bëri një vesh shurdh ndaj shqetësime dhe miratoi me 77 vota në Kuvendin e Shqipërisë të enjten një projektligj të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të parqeve eolike dhe fotovoltaike në tokat bujqësore. Kundër projektligjit votuan deputeti socialist, Erion Braçe dhe ai i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ndërkohë që deputetët e opozitës […]The post Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore appeared first on Reporter.al.

Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

16 July 2026 at 11:40
surveillance scaled e1784111029147
Pajisje fotografike, syze dhe fotografi të realizuara pak para dërgimit në burg të një të paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit të Securitate-s. Foto: BIRN/Marian Chiriac.
Më 12 nëntor 1989, oficerë të Securitate-s, policisë sekrete të epokës komuniste në Rumani, bastisën apartamentin në Bukuresht të inxhinierit 39-vjeçar Constantin Geangu, një punonjës i një ndërmarrjeje shtetërore të tregtisë së jashtme. Ai u dërgua në Drejtorinë e Hetimeve Penale të Securitate-s, ku hetuesit e njoftuan se rrezikonte deri në 15 vjet burg nën […]The post Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete appeared first on Reporter.al.

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

16 July 2026 at 08:14
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n
Dunat e Zvernecit | Foto nga: PPNEA
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos i kërkoi të martën kryeministrit Edi Rama që të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike dhe amendimet e vitit 2024 të ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke rritur presionin ndaj qeverisë shqiptare për të qenë në linjë me standardet europiane, ndërkohë që protestat e përditshme në Shqipëri kanë hyrë në […]The post Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar appeared first on Reporter.al.

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

15 July 2026 at 18:32
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Administratori i kompanisë DAAM, Valter Begaj, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në bashkëpunim me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi kërkoi përmes avokatit të tij të mërkurën shpalljen e pavlefshme të provave të Prokurorisë. Begaj ishte i pranishëm në seancë, kur në fillim të çeljes së saj, u njoh […]The post Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit appeared first on Reporter.al.

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

15 July 2026 at 18:07
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të reformës territoriale, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. Foto: LSA.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një produkt konsensual, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës shfaqën befasi nga një dokument mbi 300 faqe që mazhoranca kishte hartuar si raport përfundimtar të komisionit. Përmes dokumentit të titulluar “Raporti Përfundimtar-Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, socialistët propozuan në mënyrë të njëanshme katër […]The post Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS appeared first on Reporter.al.

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

15 July 2026 at 17:25
marta kos edi rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Gjatë një konference të përbashkët me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Bruksel të martën, kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se do të ndryshojë Ligjin për Zonat e Mbrojtura, i cili ka ngjallur polemika, për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo deklaratë u përshëndet nga protestuesit në Shqipëri si një “fitore […]The post Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin appeared first on Reporter.al.

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

15 July 2026 at 14:44
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Prej muajit mars, procesi i aferës së inceneratorit të Fierit po mbahet pezull në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e Posaçme kërkon riçeljen e hetimit gjyqësor për të siguruar prova të reja, por avokatët e 14 të pandehurve e kundërshtuan këtë kërkesë gjatë seancës që u zhvillua të mërkurën. Seanca u shty për shkak […]The post Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

15 July 2026 at 11:21
Prokuroria e Tiranes | Foto nga Xhemali Moku/ BIRN
Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën më 15 korrik sekuestrimin e pasurive të një të dënuari për trafikim të lëndëve narkotike. Në njoftim bëhet me dije se, nga hetimi pasuror i kryer ndaj Arben Allës, i dënuar me 10 burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe ndaj personave të lidhur me të, ka rezultuar se […]The post Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge appeared first on Reporter.al.

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

15 July 2026 at 09:09
eagle stadium
Stadiumi i ngritur apostafat për koncertin e Kanye West
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në periferi të Tiranës për koncertin e shumëdebatuar Kanye West, i njohur si Ye. Koncerti u mbajt në “Eagle Stadium”, një arenë e ngritur posaçërisht për ngjarjen dhe e promovuar nga qeveria si skena e një prej spektakleve më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Një […]The post A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës? appeared first on Reporter.al.

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

14 July 2026 at 19:34
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f
Snezana Paunoviç, ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.
Bashkimi Evropian dënoi të martën deklaratën “nxitëse” të një ministreje të qeverisë së Serbisë, e cila shprehu mbështetje për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999. Snezana Paunoviç, ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, deklaroi të hënën për gazetën Kurir me seli në Beograd se “do ta spastronte etnikisht Kosovën”, […]The post BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

14 July 2026 at 17:40
Plarent Ndreca pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme rrëzoi të martën një kërkesë të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca, i cili përmes avokatit të tij kërkoi që SPAK të riformulonte parashtrimet e veta në çështjen kundër tij. Ndreca akuzohet nga SPAK se, në kohën kur mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, së bashku me 15 zyrtarë të […]The post Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK appeared first on Reporter.al.

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

14 July 2026 at 13:55
Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së zhvilluar më 1 tetor 2025. Foto: LSA.
Komisioni i Ligjeve u përfshi të martën nga debatet mbi një nismë ligjore të qeverisë që propozonte ndryshime në ligjin e vitit 2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, duke i hapur rrugën aktivitetit agrifotovoltaik dhe parqeve eolike në tokat bujqësore. Nenet e reja parashikojnë disa ndryshime në ligjin aktual, “duke lejuar ndërtimin e serave/infrastrukturës për […]The post Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

14 July 2026 at 12:54
fredi kokoneshi divjake
Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-kryetarit socialist të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, gjatë kryerjes së procedurave për dhënien me qira të ngastrave të tokës bujqësore në favor të dy subjekteve për ndërtimin e […]The post SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës appeared first on Reporter.al.

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

14 July 2026 at 07:40
Bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore Oert Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri. Foto:LSA
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet t’i kërkojë Kuvendit një shtyrje afati për funksionimin e tij, pasi po mbyll afatin ligjor pa asnjë produkt final. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha të hënën në seancë plenare se shtyrja do të kërkohet edhe për disa muaj të tjerë me synimin që të adresohen […]The post Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro appeared first on Reporter.al.

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

13 July 2026 at 17:45
Ajola Xoxa duke dalë nga SPAK | Foto: LSA
Adela Kondakçiu, një nga të pandehurat e çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi pafajësi gjatë paraqitjes së bisedimeve përfundimtare të hënën më 13 korrik. Për arsye të bashkëpunimit të saj gjatë hetimit penal, SPAK kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare një muaj më parë, që e pandehura Kondakçiu të përjashtohet […]The post Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi appeared first on Reporter.al.
❌
❌