Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 July 2025Main stream

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica

By: V K
30 July 2025 at 15:57

Gjykata e Fierit, ka pranuar pretencën e Prokurorisë dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën.

Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Azgan Mernica, ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, ku krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit të vitit të kaluar në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas organit të akuzës, shkaku i sherrit ka qenë futja e Azgan Mernicës me automjet me shpejtësi në kthesë dhe pa kontrolluar rrugën, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës.

“Nga hetimi dhe gjykimi , u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri Azgan Mërnica duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës Nevruz Cenalia duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme”, – thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Azgan Mërnica, e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin, i cili ishte i veshur me uniformë, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.

Autori ndodhej me një automjet tip “Audi” bashkë me nënën e tij, Ajete Mërnica, teksa pas krimit është arratisur, ndërsa automjetin e kishte lënë tek shtëpia e dajës, rreth 4 km larg vendit të krimit.

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij. Ai u vetëdorëzua pas negociatave me Policinë, teksa fshihej në fshatin Dërmenas.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica appeared first on Albeu.com.

KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

By: V K
30 July 2025 at 15:51

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, u shqyrtua ankimimi i “Shqipëria Bëhet”ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi të shpallë fituese Ana Dajkon. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt.

Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë gjë pabesi, pasi dorëheqjet u bënë pas procesit të votimit.

Rusmajli: Fakti që ata kanë zgjedhur të gjithë në një mendje të japin dorëheqjen në 11 maj, nuk është një lloj pabesie nga elektoratit në vlerësimin tuaj? Njerëzit e kanë votuar këtë listë kandidatësh. Dhe dorëheqja në 11 maj nuk ka ndodhur para se të fillonte votimi, nuk ka ndodhur me një deklaratë publike të subjektit, ‘mos na votoni se ne nuk duam të na votoni’. Ka ndodhur pasi procesi kishte nisur dhe zgjedhësit nuk e kishin mundësinë ta bënin këtë dallim.

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Kjo është përgjegjësia e subjektit, nuk është pyetje ligjore

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Jam përfaqësues i “Shqipëria Bëhet”. Nuk është pabesi dhe nuk ka pse të jetë. Gjithsecili nga ata kandidatë që ka vendosur të tërhiqet nga gara, është vullneti i tij personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pabesinë tonë.

Më tej, KAS i cilësoi nuk dorëheqjet e kandidatëve.

KAS dëshiron të theksojë se akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e subjektit zgjedhor ankimues, në kuptim të ligjit është nul dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që në kuptim të ligjit është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton prishjen e listës së atij subjekti dhe kjo pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje”, argumentoi relatori Cefa.

KQZ kishte vendosur që mandatin në koalicionin e “Nismës Shqipëria Bëhet” ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin. Pas kësaj, Lapaj pretendoi se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkoi të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS.

The post KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

By: V K
30 July 2025 at 15:38

GJKKO nuk ka pranuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, të cilët akuzohen se ndërhynë në sistemin e IT në SPAK, duke vjedhur dosjet në hetim nga tre prokurorët.

Dy të akuzuarit, të cilët kishin qenë pjesë e administratës, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj do të vazhdojnë të hetohen në qeli.

“GJKKO 61004-00440-00-2025 ZAMBAK GJONI, ARNOLD RROKAJ Nenet 228,229,238,258,259 KPP‘’ Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni kundër vendimit nr.28 ( 87-2025-142), datë 22.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Arnold Rrokaj është 33- vjeçari që pretendohet se ka pranuar se ka ndërhyrë në postën elektronike të tre prokurorëve. Vlonjati që ka qenë i punësuar në IMT mësohet të ketë thënë se “e bëra nga kurioziteti”, duke lënë të kuptohet se, në fakt, ka përvetësuar materiale nga adresat elektronike të prokurorëve.

Mirëpo, hetimi i çështjes tashmë është fokusuar tek fakti se Rrokaj, i cili dyshohet se ia ka dhënë të dhënat e përftuara Zambak Gjonajt dhe ky i fundit i ka shpërndarë në persona të tretë, ka funksionuar si grup kriminal bashkë me Gjonajn dhe personat e tjerë.

Sipas të dhënave hetimore është e qartë se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve. Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.

Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.

Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të email-ve për sa kohë janë thyer nga të interesuarit. SPAK nuk bën me dije se çfarë materialesh janë marrë në këto adresa dhe se kush janë palët e treta që kanë pasur interes për materialet hakeruese.

The post Dyshohet se hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt appeared first on Albeu.com.

Vidhte banesa në Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden para cash e bizhuteri, në kërkim një tjetër (VIDEO)

By: V K
30 July 2025 at 15:15

Një person i dyshuar për grabitjen e dy banesave në kryeqytet në harkun kohor të 5 muajve, 57-vjeçari me iniciale R. K., është vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, 30-vjeçari me iniciale G. L.

Dyshja në fjalë realizon vjedhje përmes thyerjeve. Në banesën e të arrestuarit janë sekuestruar 900.000 lekë, 5.700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.

 

 

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 2 autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57-vjeç, është arrestuar, ndërsa tjetri, shtetasi G. L., 30-vjeç, është shpallur në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë”, njofton policia.

Sakaq, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar.

The post Vidhte banesa në Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden para cash e bizhuteri, në kërkim një tjetër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Borsh/ Humbin jetën dy persona, pamje nga vendi i ngjarjes (EMRAT)

By: V K
30 July 2025 at 14:49

Këtë të mërkurë rreth orës 14:20, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të Borshit.

Burime bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një automjet.

Sipas burimeve paraprake nga aksidenti, kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

 

 

Mësohet se viktimat janë një Kujtim Mehmeti, rreth 60-vjeç dhe një grua rreth 55-vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.

Drejtuesi i Benzit, Myfit Qevani, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit.

Borsh/Informacion paraprak:

“Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60-vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.

Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.

 

 

The post Aksident tragjik në Borsh/ Humbin jetën dy persona, pamje nga vendi i ngjarjes (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ankimimet për mandatet/ KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament

By: V K
30 July 2025 at 14:38

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Durrësit, duke rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Ulliri pretendonte se mandati duhej t’i jepej asaj, mbështetur në kuotën ligjore për përfaqësimin gjinor duke argumentuar se, sipas rregullit që garanton përfshirjen e gjinisë më pak të përfaqësuar, i takonte të zëvendësonte kandidatin e shpallur fitues, Arjan Ndoja.

Vendimi i KAS hyn në fuqi menjëherë, por ndaj tij mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda pesë ditëve nga shpallja.

Argumentet përfundimtare të vendimit do t’u dorëzohen palëve ditën e nesërme.

Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, deklaroi se Komisioneri Celibashi ka interpretuar gabim dispozitat e Kodit Zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës, që kërkon që një në tre deputetë të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Sipas Sefës, lista e kandidatëve është unike dhe përbëhet nga dy kategori: ata me renditje të fiksuar dhe ata që i nënshtrohen votimit parapëlqyes, ndaj përfaqësimi gjinor duhet të merret parasysh në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

The post Ankimimet për mandatet/ KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament appeared first on Albeu.com.

Blendi Gonxhe: Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër, avantazh për tërheqjen e investimeve të huaja të qëndrueshme

By: V K
30 July 2025 at 14:22

Përmes një reagimi në “Facebook”, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, shprehet se Shqipëria renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për përputhshmërinë me politikat e ekonomisë së gjelbër të Bashkimit Europian, sipas raportit më të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”.

Gjithashtu, ministri thekson se Shqipëria ka arritur 103 pikë në kategorinë “Greening Cluster”, duke kaluar mesataren e BE-së (100 pikë) dhe shumëfishuar mesataren e rajonit (47 pikë).

“Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në këtë fushë për shkak të rritjes së vëmendjes institucionale ndaj agjendës së gjelbër, përmes përfshirjes së objektivave të qëndrueshmërisë në planet kombëtare dhe ndërsektoriale”, shkruan Gonxhe.

Reagimi i plotë:

“Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër!

Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për përputhshmërinë me politikat e gjelbërta të Bashkimit Europian, duke kaluar të gjitha vendet fqinje në “Greening Cluster”, me një rezultat prej 103 pikësh, gjithashtu duke u renditur mbi mesataren e BE-së (100 pikë) dhe të Ballkanit Perëndimor (47 pikë).

Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në këtë fushë për shkak të Rritjes së vëmendjes institucionale ndaj agjendës së gjelbër, përmes përfshirjes së objektivave të qëndrueshmërisë në planet kombëtare dhe ndërsektoriale.

Renditja në vendin e parë e Shqipërisë në këtë dimension shihet si një mundësi për të udhëhequr tranzicionin rajonal të gjelbër;

Një avantazh për tërheqjen e investimeve të huaja të qëndrueshme;

Një dritare për financime të gjelbra nga BE dhe institucionet ndërkombëtare.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në rolin e Koordinatorit Kombëtar të këtij raporti mbetet e angazhuar për zhvillimin e politikave që promovojnë ekonominë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin evropian.🇪🇺

Link i raportit: OECD (2025), Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025, OECD Publishing, Paris”.

The post Blendi Gonxhe: Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër, avantazh për tërheqjen e investimeve të huaja të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Lushnje-Fier, plagosen rëndë dy persona

By: V K
30 July 2025 at 13:39

Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi.

 

The post Aksident në aksin Lushnje-Fier, plagosen rëndë dy persona appeared first on Albeu.com.

Berisha: Balluku ka marrë rezultat në Fier si Assadi në Siri, laptopi i saj ka pasur gjithë dokumentet e patronazhistëve

By: V K
30 July 2025 at 13:22

Ditën e sotme, në një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, e ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e cila sipas tij ka qenë një garë e vdekur.

Ai u shpreh se në qarkun e Fierit, ku drejtuese politike e PS ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka pasur “patronazhim” për të joshur votuesit.

Sipas tij, një laptop i Ballukut ka pasur gjithë dokumentet se si “patronazhistët e saj, miklonin me punë e oferta për punë qindra dhe mijëra qytetarë në Fier”.

“Laptopi i Lubi Ballukut mbante gjithë dokumentet se si patronazhistët e saj miklonin me punëra e oferta për punë me qindra e mijëra qytetarë. Këta banues në qytetin e Fierit. Në Fier lubia me votat e diasporës ka marrë 92%, ka pasur ndikim si Assadi i Sirisë, i cili merrte 95% të votave në zgjedhje”.

The post Berisha: Balluku ka marrë rezultat në Fier si Assadi në Siri, laptopi i saj ka pasur gjithë dokumentet e patronazhistëve appeared first on Albeu.com.

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

By: V K
30 July 2025 at 13:00

Ditën e sotme, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg, ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar edhe Vasillaq Strakoshën me 1 vit e 6 muaj burg. Pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie, i pezulluar për një periudhë 2-vjeçare shërbimi prove. Edhe për Strakoshën, gjykata vendosi ndalim për 5 vite nga funksionet publike.

Jorgo Goro, shpallet fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.

Prej marsit të vitit të kaluar Jorgo Goro, ndodhet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

The post Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Rikthehet sërish në Premier Ligë, Granit Xhaka prezantohet te klubi i ri

By: V K
30 July 2025 at 12:30

Granit Xhaka, ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vite për një shifër që raportohet të jetë 20 milionë euro, edhe pse klubi se ka zbuluar.

Kështu mesfushori me origjinë shqiptare rikthehet në Premier Ligë, pas një eksperience më parë te Arsenal.

The post ZYRTARE/ Rikthehet sërish në Premier Ligë, Granit Xhaka prezantohet te klubi i ri appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj reagon nga burgu: Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua, jam viktimë e një persekutimi politik

By: V K
30 July 2025 at 12:05

Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht ku ndalet mbi akuzat ndaj tij, procedurat hetimore dhe periudhën e tij 6-mujore në paraburgim, të cilën e cilëson si “persekutim politik dhe personal”.

Veliaj deklaron se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe se dosja hetimore përmban elementë të dobët, të ndërtuar mbi thashetheme dhe letra anonime.

Gjithashtu, ai nënvizon se është informuar për akuzën vetëm pas ardhjes së agjentëve të BKH-së në qelinë e tij, ndërkohë që, sipas tij, mediat ishin njoftuar më parë për vizitën, një veprim që ai e cilëson si “shkelje flagrante të sekretit hetimor dhe të të drejtave të njeriut”.

“Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës – të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK”, shkruan Veliaj.

Veliaj denoncon gjithashtu se, ndaj tij janë përdorur metoda denigruese dhe poshtëruese, deri te kontrolli mjekësor i detajuar nën mbikëqyrje të forcave të shumta policore, të cilin ai e përshkruan si “vetting i brendshëm fizik”.

“Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj. Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25-vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private”, shkruan Erion Veliaj.

Po ashtu, Veliaj i drejton edhe disa pyetje Prokurorise se Posaçme: Kush është “Nesti Angoni”, emër mbi të cilin pretendohet se u nis hetimi; pse dosja e tij rrjedh në media përpara se të njihet vetë me të; dhe pse vijon qëndrimi në paraburgim ndërkohë që, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë konkrete për shkelje gjatë ushtrimit të funksioneve të tij si ministër apo kryebashkiak.

Reagimi i Veliajt:

“Miq dhe dashamirës,
Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës.
Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së mbërritën në IEVP Durrës për të më komunikuar akuzën, edhe pse kisha autorizuar avokatët ta merrnin dosjen në Tiranë. Një orë përpara mbërrijnë fillimisht mediat, të cilat njoftohen sistematikisht për spektaklin me të burgosurin 9216 – qartazi, as nga unë e as nga avokatët, se s’kishim dijeni për vizitën.

Asnjë habi këtu! Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij.

Mora kohën të lexoja akuzën, e cila ishte copy-paste me kërkesën e paraburgimit, shto këtu përgjimet me familjen, të 9216-ës, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre ditëve maratonë për masën m’u desh të qetësoja familjen për këtë ndarje therëse prej tyre dhe qytetit, të cilin e dua dhe i shërbej. Këto shtesa të akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg, shërbejnë vetëm për të theksuar se sa e dobët është akuza fillestare, sa të cekta provat, dhe sa në siklet duhet të ndihen prokurorët e mi për hetimin e tyre. Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një innuendo – thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.

Në finale të një vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025, dhe një persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijë vota për të tretën herë në Tiranë), me një letër anonime të një kallëzimi të falsifikuar, në emër të një Nesti Angoni që, edhe sipas prokurorëve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzës qe ky:

Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës – të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK.
Pra, asgjë që lidhet me detyrat e mia si kryetar i zgjedhur 3 herë apo çështjet e super debatuara si këto më sipër.

Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj.

Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25 vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private.

Kujt bosi të drogës ia kanë bërë këtë? Kujt vrasësi serial ia kanë bërë këtë përfshirje të gjithë fisit e shoqërisë? Cilit kriminel i është persekutuar e gjithë familja?

Sot vetëm im bir është pa dosje, por kanë edhe 12 vjet kohë t’ia përgatisin, kur të kapë moshën madhore. Ama, sot e mësuan të gjithë se jetoj në një apartament 2+1, në katin e katërt të një pallati, në një lagje ku bashkëjetoj paqësisht edhe me shumë nga kritikët e punës sime.
As në vila, as në resorte, as në kulla!

Por, teksa akuza s’ka asnjë lidhje me punën time në bashki e ministri, disa pyetje mbeten pa përgjigje:

1. Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet?

2. Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?

3. Pse nuk u hetua kurrë denigrimi mediatik nëpërmjet nxjerrjes së gjithë sekreteve hetimore në portalet pranë SPAK, ku dalloheshin qartësisht formatet dokumentare të prokurorëve, dhe jo ato që u jepen avokatëve? Kjo shkelje e rëndë e ligjit nuk mund të ndodhë pa dijeninë dhe aprovimin e SPAK.

4. A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi?

5. Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?

6. A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë?

7. Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal? A ka vërtet kuptim që, si Kryetar Bashkie në mandatin e tretë, të kryeja vepra të rënda penale, duke qenë në liri me kusht dhe duke e ditur se jam nën një vëzhgim dhe kontroll të paprecedentë? Unë kam pasur një të shkuar të pastër deri në këtë persekutim, dhe aktualisht gëzoj besimin dhe mbështetjen dërrmuese të shumicës së qytetarëve të Tiranës – pra, a nuk është thjesht e çuditshme të mendohet se do të kryeja vepra të tjera penale? Në fakt, kur pata mundësinë t’u shërbeja qytetarëve të Tiranës, qyteti u transformua rrënjësisht.
Uroj që zyra e shtypit e SPAK të japë përgjigje serioze për të 7-ta këto pyetje; pretendoj të njëjtin seriozitet të paktën, me të cilin rrjedh gjithë dosjen time në media, prej 2 vitesh tashmë.

Nëse SPAK-u nuk u përgjigjet dot në një mënyrë të besueshme dhe legjitime këtyre 7 pyetjeve, unë jo vetëm do t’i refuzoj akuzat e padenja, por do të vazhdoj të luftoj për atë që është e drejtë, dhe nuk do të lejoj që, këto abuzime të rënda me pushtetin të vazhdojnë pa i denoncuar ato, bashkë me dëmin që u kanë shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.

Ky pushtet pa kontroll, i cili ka vepruar për më shumë se dy vjet në një fushatë të koordinuar sulmesh mediatiko-politike për të masakruar përfundimisht në publik kryetarin aktual të Bashkisë, është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Përfytyroni tani se si grushtohen përditë njerëzit pa mbështetje, pa mundësi, pa zë, të cilëve u duhet të përballen me këtë super pushtet pa kontroll.

Nëse një sjellje kaq abuzive nuk denoncohet dhe nuk reformohet, a mundet Shqipëria të arrijë ndonjëherë potencialin e saj të vërtetë? A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?

Për gjithë zellotët në disko-lajme, që flasin me një vetëbesim që të bën të mendosh se flenë në krevat me mua në qeli, do mendojnë avokatët e mi në gjykata për shpifje, ku gjer më sot kemi fituar 100% të gjyqeve – nga djali i Ahmadinexhadit e gjer tek damixhanët e gazetarisë se lodhur.
Për sa kohë kam një kamera 24/7 mbi derë e tjetrën mbi dritare, të rrinë të qetë se jam më i observuar këtu seç isha në Tiranë, me gjithë gërmimet mbi çdo aspekt të jetës sime. Janë të pamëshirshëm për vetting-un e të tjerëve, kurrë për të tyrin.

Kurse atyre që nënqeshin se kam derdhur lot për djalin, u them se duhet të shqetësohen më shumë nga burrat që nuk qajnë, se sa nga ata që e kanë ende zemrën në vend e fshikullohet sistematikisht nga malli për fëmijën. Të kesh bërë 50 shkolla për fëmijët e Tiranës dhe të mos shoqërosh dot djalin tënd në klasë të parë është një dhimbje therëse.

Por, nuk jam vetëm! Në burg kam njohur dhjetra raste padrejtësish. Në gjithë vendin mijëra vetë mbahen në paraburgim, pa dënim, përqindja më e lartë në Europë. Janë mijëra familje që vuajnë barrën emocionale dhe ekonomike të papërballueshme vetëm se burri/djali/babai paraburgoset për kohë tejet të gjatë pa dënim; familje që varfërohen çdo përditë nga “taksa e paraburgimit” për të mbajtur me ushqime dhe veshmbathje “burrin e shtëpisë”, që gjer dje siguronte për familjen.

Ndaj, do jem edhe zëri i tyre, i mijëra familjeve që vuajnë padrejtësisht prej kësaj tiranie penale.
Në fund, për kundërshtarët që s’më mundën dot me vota e i gëzohen këtij linçimi e histerie të përkohshme, ju kujtoj se çdo dekadë e kam nisur jetën nga e para: 10 vjeç mbeta vetëm dhe ia rinisa nga emigracioni e tek fiqtë e Pazarit; në të 20-at lashë Amerikën e krijova MJAFT-in, organizatën më të madhe; në të 30-at përfaqësova Gjirokastrën dhe reformuam Ministrinë që prekte punën, pensionet, të përndjekurit dhe të pamundurit; në të 40-at drejtova Tiranën si Kryeqytet Europian i Rinisë, Sportit dhe Kulturës.

Ndaj, se 10, se 20, se 30, se 40, nuk do i ndahem kauzave ku besoj dhe pas së cilave mbahem fort. Dhe kjo e drejtësisë sociale, dhe jo e tiranisë speciale ndaj të dobtëve, do më angazhojë gjithnjë e më shumë. Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër!

Faleminderit që më lexuat!
Ju uroj pushime të mbara!
Përqafoni familjen e fëmijët, se kurrë nuk i dihet kur ju ndajnë dhunshëm prej tyre, siç më ngjau mua!
Ju dua shumë,
EV”.

 

The post Erion Veliaj reagon nga burgu: Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua, jam viktimë e një persekutimi politik appeared first on Albeu.com.

Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë, ushtrimi që do t’ju ndihmojë

By: V K
30 July 2025 at 11:39

Në një botë ku koha është e çmuar dhe mbingarkesa me informacion shpesh çon në konfuzion rreth asaj që është “e mirë” për trupin tonë, një formë ushtrimi po fiton vazhdimisht terren: vrapimi shumë i shpejtë.

Tingëllon e thjeshtë: “Vrapo sa më shpejt të mundesh për disa sekonda.” Stërvitja me sprint është një nga praktikat më efektive për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Dhe pjesa më e mirë? Nuk ke pse të vraposh çdo ditë.

Përfitimet e provuara shkencërisht

Vrapimi i shpejtë përfshin intervale të shkurtra përpjekjesh intensive, nga 15 sekonda në një minutë, të ndjekura nga pushim.

Vrapimi me shpejtësi ka treguar se rrit VO₂ max, sasinë maksimale të oksigjenit që trupi mund të konsumojë gjatë ushtrimeve intensive.

Në një studim të vitit 2016, gratë që vraponin me shpejtësi vetëm katër minuta në javë për 12 javë përjetuan një rritje më të madhe të VO₂ max sesa burrat që ndoqën të njëjtin protokoll, sipas National Geographic .

Vrapimi me shpejtësi gjithashtu forcon:

– Shëndeti i zemrës

– Rregullimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit

– Aktivizimi i fibrave muskulore të tipit II (me tkurrje të shpejtë), të cilat janë kritike për forcën dhe shpejtësinë, por ulen me moshën

– Dendësia e kockave, veçanërisht në zona të tilla si shtylla kurrizore, ijet dhe kofshët, diçka që çiklizmi nuk e ofron

– Shëndeti kognitiv, duke ndihmuar në ngadalësimin e gjendjeve neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzheimerit

A mund të ndihmojë vrapimi me shpejtësi në humbjen e yndyrës dhe shtimin e masës muskulore?

Edhe pse nuk është një “zgjidhje magjike”, vrapimi shumë i shpejtë:

– Rrit metabolizmin dhe djegien e dhjamit pas stërvitjes

– Ruajtja dhe forcimi i masës muskulore, veçanërisht tek fillestarët

Për më tepër, një studim i vitit 2009 tregoi se gratë kanë përqendrime më të larta të hormonit të rritjes pas vrapimit me shpejtësi të lartë, gjë që mund të çojë në rritje më të madhe të muskujve krahasuar me burrat

Si ta përfshish vrapimin me shpejtësi në stërvitjen tënde

Vrapimi me shpejtësi duket i thjeshtë, por kërkon përgatitje. Dr. Ken Clark, profesor i kineziologjisë dhe trajner, shpjegon: “Askush nuk dëshiron të ngrihet nga divani dhe të fillojë të vrapojë me shpejtësi që ditën e parë.”

Hapat janë të thjeshtë:

– Së pari, zhvilloni aftësi bazë fizike (ecje ose vrapim i lehtë)

– Filloni me dy herë në javë dhe maksimumi tre

– Vraponi javët e para me 70–80% të aftësisë suaj

– Rriteni pas 3 javësh në 90–95%

– Vraponi shpejt për 10 deri në 30 sekonda

– Ngrohuni me 5 deri në 10 minuta ecje ose vrapim të lehtë dhe shtrirje dinamike

– Vishni këpucë sportive të përshtatshme

Vrapimi i shpejtë, pavarësisht kohëzgjatjes së tij të shkurtër, ka përfitime afatgjata që prekin çdo aspekt të shëndetit tonë, nga forcimi kardiorespirator dhe muskuloskeletal, deri te përmirësimi njohës. 

Nuk është e thënë të jesh atlet për ta provuar. Me udhëzimin e duhur, përfshirjen graduale dhe larminë në stërvitje, mund të bëhet një “aleat” i vlefshëm në udhëtimin tuaj drejt një gjendjeje më të mirë fizike dhe mirëqenieje.

 

 

The post Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë, ushtrimi që do t’ju ndihmojë appeared first on Albeu.com.

Eksplozivi në lokalin në Rrugën e Durrësit/ Policia kap një nga autorët, momenti kur 46-vjeçari i maskuar largohet me motor (VIDEO)

By: V K
30 July 2025 at 11:05

Policia ka mundur të identifikojë dhe ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 18 korrik, ku u vendos një sasi lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë, në pronësi të shtetasit me iniciale A.S.

Uniformat blu në Tiranë, thonë se kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shtetasin H. L., 46-vjeç, banues në Lushnje.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se motori i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka vënë në dispozicion autorit të ngjarjes.

Policia dhe organet hetimore, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.

Njoftimi:

Veprime instensive hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, me datë 18.07.2025.

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

The post Eksplozivi në lokalin në Rrugën e Durrësit/ Policia kap një nga autorët, momenti kur 46-vjeçari i maskuar largohet me motor (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Fluturon kriptomonedha Bitcoin/ Mbi 122 000 USD, shënohet rekordi i radhës

By: V K
30 July 2025 at 10:47

Këtë të hënë, kriptomonedha Bitcoin, ka kaluar një tjetër prag historik, duke u tregtuar mbi 122 mijë dollarë.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë, ka arritur në rreth 122,285 dollarë, duke shënuar një rritje të ndjeshme në harkun e disa ditëve të fundit dhe duke thelluar më tej rekordin e tij historik.

Brenda ditës, çmimi ka luhatur mes 117,784 dhe 122,394 dollarëve, ndërsa trendi vazhdon të mbetet fuqimisht në rritje.

Kjo rritje e fortë vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh ekonomikë, politikë dhe teknologjikë, që kanë krijuar një klimë të favorshme për investimet në kripto.

Së pari, në SHBA janë në diskutim dy projektligje kyçe: Genius Act dhe Clarity Act, të cilat synojnë të rregullojnë më mirë tregun e kriptomonedhave, veçanërisht në lidhje me ETF-të dhe stablecoin-et.

Këto iniciativa legjislative po japin siguri të re për investitorët institucionalë, të cilët kanë filluar të hedhin miliarda dollarë në produktet e lidhura me Bitcoin.

Së dyti, rritja e adoptimit institucional po luan një rol kyç. Kompani të mëdha dhe madje edhe shtete të caktuara po fillojnë të mbajnë Bitcoin si pjesë të rezervave të tyre monetare, ndërsa ETF-të e miratuara më herët këtë vit po përthithin një pjesë të madhe të kapitalit në qarkullim.

Së treti, qeveria e SHBA-së, nën administratën aktuale, po mbështet në mënyrë aktive tregun e kriptomonedhave.

Me një axhendë pro-teknologjisë dhe premtime për rregullim të favorshëm, kjo qasje ka kthyer besimin e investitorëve pas disa vitesh pasigurie rregullatore.

Analistët theksojnë se tregu është në një fazë të fuqishme “bullish”. Mbështetja aktuale qëndron rreth 118 mijë dollarëve, ndërsa rezistenca e ardhshme pritet të jetë tek 125–130 mijë dollarë. Nëse kjo pengesë kalohet, çmimi mund të vazhdojë rrugën drejt niveleve edhe më të larta.

Në një perspektivë më afatgjatë, parashikimet janë gjithashtu optimiste. Kompani si Galaxy Digital dhe analistë të pavarur sugjerojnë se deri në fund të vitit 2025, Bitcoin mund të arrijë deri në 150 mijë dollarë, ndërsa disa skenarë optimistë e çojnë vlerën potencialisht edhe në 180–200 mijë dollarë gjatë viteve të ardhshme.

Pavarësisht këtij entuziazmi, ekspertët paralajmërojnë se tregu i kriptomonedhave mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj luhatjeve të forta.

Çdo ndryshim në politikën monetare globale, ndonjë incident i madh sigurie në bursat e kriptove, apo vendime të papritura rregullatore mund të shkaktojnë korrigjime të menjëhershme në treg.

Bitcoin ka hyrë në një epokë të re, jo më si një aktiv spekulativ i margjinave të tregut, por si një aset gjithnjë e më shumë i integruar në financën globale.

Rritja mbi 122 mijë dollarët është jo vetëm një sinjal i fortë për investitorët, por edhe një provë se kriptomonedhat, dikur të konsideruara pasione të kalimtare të teknologjisë, tani janë pjesë e pandashme e sistemit financiar botëror.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /skyweb.al

The post Fluturon kriptomonedha Bitcoin/ Mbi 122 000 USD, shënohet rekordi i radhës appeared first on Albeu.com.

Pamje prekëse nga tërmeti i fuqishëm në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta (VIDEO)

By: V K
30 July 2025 at 10:30

Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruara në Qendrën e Onkologjisë në Kamchatka, kanë kapur momentin kur një dridhje me magnitudë 8.8 goditi gjatë një operacioni kirurgjikal.

Pavarësisht dridhjeve të dukshme dhe rrezikut të qartë, ekipi mjekësor mbeti i qetë dhe refuzoi të largohej nga salla e operacionit, sipas një videoje dramatike të ndarë nga Ministri i Shëndetësisë i Kamchatkas, Oleg Melnikov.

 

 

 

“Pavarësisht rrezikut, mjekët qëndruan me pacientin”, shkroi Melnikov në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

“Për momentin, pacienti është mirë. I admiroj dhe i falënderoj specialistët tanë për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë e tyre nën stres”.

The post Pamje prekëse nga tërmeti i fuqishëm në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Papa frymëzon 120 mijë të rinj në Sheshin e Shën Pjetrit të mbushur me simbole palestineze: Bërtisni për paqe

By: V K
30 July 2025 at 10:05

Një valë entuziazmi dhe shprese pushtoi të martën Sheshin e Shën Pjetrit dhe të gjithë zonën e Vatikanit, ku rreth 120,000 të rinj nga e gjithë bota u mblodhën për të hapur Jubileun e tyre me një meshë mikpritëse. Prania masive, e papritur në këtë shkallë qysh në fillim të ngjarjeve, dëshmon dëshirën e madhe për t’u bashkuar me thirrjen e Papës.

Papa bëri një paraqitje të papritur, duke përshëndetur turmën nga Popemobile dhe duke i dhënë energji të rinjve, shumë prej të cilëve nuk kishin arritur të hynin në Sheshin e Shën Pjetrit për shkak të numrit të madh.

Mesazh shprese dhe thirrje për paqe

Në fund të kremtimit, i kryesuar nga Imzot Rino Fisichella, Papa i drejtoi një mesazh të fuqishëm të rinjve:

“Ju jeni kripa e tokës, ju jeni drita e botës… bota ka nevojë për mesazhin e shpresës dhe ju jeni kjo shenjë shprese në botë.” Ai theksoi rolin e tyre në ndriçimin e Romës, Italisë dhe mbarë botës.

Më pas, Papa bëri një thirrje të qartë dhe të bujshme për paqe, duke theksuar se “britma jonë duhet të jetë për paqe në botë”, “ne duam paqe në botë”, dhe “ne lutemi për paqe dhe jemi dëshmitarë të paqes dhe pajtimit”. Ai e mbylli përshëndetjen me fjalët: “Shihemi! Do të takohemi në Tor Vergata. Javë të mbarë!”, duke lënë të kuptohet për takime të tjera me të rinjtë.

Në një moment simbolik dhe tejet domethënës, gjatë ofrimit në meshë, dy të rinj palestinezë shfaqën një keffiye në altar – një simbol kulturor dhe politik i Palestinës. Flamujt palestinezë valëviteshin gjithashtu në Via della Conciliazione. Kjo veprimtari u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe të fuqishme nga mijëra të rinj të pranishëm, kur pamjet e të rinjve palestinezë u shfaqën në ekranet gjigante. Ky moment thekson qartësisht ndjeshmërinë e thellë ndaj çështjeve të prekura nga lufta, veçanërisht në kontekstin e thirrjes së Papës për paqe.

Pjesëmarrja e paprecedentë dhe mesazhi i Papës Leo

Bumi i pjesëmarrjes në këtë festim fillestar konfirmon vlerësimet se numri i të rinjve mund të arrijë deri në një milion deri në fund të javës së Jubileut. Komisioneri i policisë së Romës, Roberto Massucci, shprehu optimizëm, duke vënë në dukje se “gjithçka po shkon mirë” dhe se “do të ketë një pjesëmarrje të madhe”.

Mëngjesi i sotëm shënoi edhe një takim të veçantë mes Papës Leo dhe influencuesve, si dhe një grupi katekumenësh francezë. Papa Leo foli për çështje që ndikojnë jetën e brezave të rinj, si mediat sociale, lajmet e rreme, seksi dhe drogat. Mbi të gjitha, ai theksoi nevojën për të ndërtuar rrjete dhe ura, pasi bota ka një dëshpërim të madh për paqe dhe marrëdhënie të vërteta.

Papa Leo XIV u kërkoi të rinjve të “heqin dorë nga një kulturë vdekjeje kaq e përhapur në shoqërinë tonë,” e cila manifestohet në “indiferencë, përbuzje për të tjerët, drogë, ndjekje të një jete të lehtë, seksualitet që bëhet argëtim dhe objektivizim i personit njerëzor, [dhe] padrejtësi.” Kjo thirrje e fuqishme synon të frymëzojë të rinjtë të jenë agjentë të ndryshimit dhe paqes në një botë të trazuar./ ANSA

 

The post Papa frymëzon 120 mijë të rinj në Sheshin e Shën Pjetrit të mbushur me simbole palestineze: Bërtisni për paqe appeared first on Albeu.com.

Quajeni KM10/ Reali e bën zyrtare, “pagëzon” Mbappe-n me numrin ikonë

By: V K
30 July 2025 at 10:00

Prej ditësh në Spanjë, ishte hapur një diskutim se cili do të ishte pasuesi i Luka Modric, kush do të trashëgonte numrin 10-të.

Zgjedhja më natyrale dukej Kylian Mbappe dhe tashmë ky lajm bëhet zyrtar nga ana e Real Madrid me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Duke nisur nga sezoni 2025/26 numri 10-të do të jetë “pronë” e Kylian Mbappe, me klubin spanjoll që u mjaftua duke publikuar një foto të fanellës se re, me emrin e Mbappe dhe me numrin 10-të.

Nga kjo e mërkurë, fanella e re e Mbappes me numrin 10-të do të dalë në treg.

 

 

Në këtë mënyrë, nga KM9 “gjeli” më i famshëm kalon në KM10. Pas postimit të bërë nga klubi i Realit, edhe Mbappe reagoi në rrjetet e tij sociale, por me një postim të thatë, thjesht duke shkruar numrin 10-të.

Në këtë mënyrë, nga KM9 “gjeli” më i famshëm kalon në KM10. Pas postimit të bërë nga klubi i Realit, edhe Mbappe reagoi në rrjetet e tij sociale, por me një postim të thatë, thjesht duke shkruar numrin 10-të.

 

 

Mbappe do të debutojë me fanellën e re me numrin 10-të te Real Madrid me 15 gusht kundër Real Sociedad.

 

 

The post Quajeni KM10/ Reali e bën zyrtare, “pagëzon” Mbappe-n me numrin ikonë appeared first on Albeu.com.

U dënua me burg si anëtar i një organizate kriminale/ Arrestohet në Shijak 39-vjeçari, do të ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

By: V K
30 July 2025 at 09:36

Policia ka vendosur në pranga një 39-vjeçar, pasi rezulton i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Fatjan Stafa, u kap në fshatin Hardhisht të Shijakut dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08 Tetor 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”.

Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

The post U dënua me burg si anëtar i një organizate kriminale/ Arrestohet në Shijak 39-vjeçari, do të ekstradohet drejt Italisë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kamera mbi kamera/ BIRN: Projekti “Smart City” në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

By: V K
30 July 2025 at 09:12

Një grup ekspertësh të huaj, mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës.

Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera inteligjente në ambiente publike, përfshirë edhe njëzet institucione arsimore në qytete të ndryshme.

Një mësuese e shkollës “Jeronim De Rada”, i tha BIRN se ekspertët e huaj ishin të shoqëruar nga përfaqësues shqiptarë dhe u larguan, pasi vëzhguan ambientet e shkollës në tërësi.

Ajo shtoi gjithashtu se, shkolla është e pajisur aktualisht me një sistem kamerash të vendosura në korridore, palestër dhe në oborr, por jo në ambientet e brendshme të klasave.

Ekspertët e projektit “Smart City”, duket se kanë gjetur një situatë të ngjashme edhe në gjimnazet “Ibrahim Rugova” në Kamëz, “Petro Nini Luarasi” në Tiranë dhe “Isa Boletini” në Paskuqan – tre shkolla të tjera, ku sistemi i ri i kamerave pritet që t’i mbivendoset sistemeve ekzistuese të mbikëqyrjes.

“Shkolla ka sistem kamerash dhe do shohin ku do i instalojnë të rejat, apo do përdoren ato që janë aktualisht”, tha një drejtues i gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ndërsa shtoi se nuk ka ende një datë për funksionimin e sistemit të ri.

Projekti “Smart City”, është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej fillimisht që të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë, por kostot e tij gati u dyfishuan në 118.5 milionë dollarë pa asnjë shpjegim, ndërsa pritet që të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania ‘Presight AI‘,pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze.

Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale, për rrisqet që mbart nga ndërhyrja e madhe në privatësinë e qytetarëve.

Ministria e Brendshme i shpërfill këto shqetësime, ndërkohë që i tha BIRN se një ndër prioritetet kryesore të projektit “Smart City” është rritja e sigurisë në institucionet arsimore.

Sipas saj, projekti do të pilotohet fillimisht në 20 institucione arsimore, ku parashikon instalimin e detektorëve të dedikuar për sigurinë fizike dhe përdorimin e teknologjive të avancuara që përfshijnë Inteligjencën Artificiale.

Ministria theksoi gjithashtu se, kishte punuar ngushtësisht me Zyrën e Komisionerit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe se ishin marrë masa specifike për të “parandaluar aksesin e paautorizuar, keqpërdorimin apo rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm”.

“Këto teknologji do të ndihmojnë në analizimin në kohë reale të të dhënave të mbledhura nga pajisjet e monitorimit dhe në identifikimin e situatave të dyshimta apo potencialisht të rrezikshme, me qëllim reagimin e shpejtë dhe parandalues”, deklaroi Ministria e Brendshme në një përgjigje me shkrim.

Ministria e Brendshme deklaroi gjithashtu se, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ishin zhvilluar procese konsultimi me komunitetin e prindërve, për të adresuar çdo shqetësim që lidhej me mirëqenien e fëmijëve dhe përdorimin e teknologjisë në shkolla.

Por kur iu kërkuan dokumentet e konsultimeve publike me prindërit, Ministria e Brendshme tha se ato ishin kryer nga Ministria e Arsimit, ndërsa kjo e fundit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ekspertët e sistemit arsimor e shohin me dyshim projektin, përsa kohë që nuk ofrohen garancitë maksimale për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, e vlerëson synimin për rritjen e sigurisë në shkolla, por thekson gjithashtu rrezikun që mund të sjellë përdorimi i teknologjisë nëse nuk garantohet siguria e të dhënave.

“Ne e dimë sa të brishta janë të dhënat e shtetit tonë, e dimë sesa politike janë shkollat dhe sesa kollaj dikush nëpërmjet një hakerimi mund të marrë të dhënat që mund të keqpërdoren për fëmijë, nxënës të caktuar”, tha Xhemollari për BIRN.

“Kjo kërkon një siguri të madhe dhe këtë as Komisioneri që kanë konsultuar dhe as AKEP, e as institucione të tjera, nuk na i kanë garantuar deri tani”, shtoi ai.

Xhemollari vërejti gjithashtu se, kamerat e sigurisë nuk janë mënyra e vetme për rritjen e sigurisë dhe se një sërë propozimesh të tjera në këtë drejtim kanë mbetur prej vitesh në sirtar.

“… kjo mund të ndodhë me hapa të tjerë që ne i kemi propozuar qeverisë, së bashku me komunitetin e prindërve, si zgjatja e orareve, në mënyrë që fëmijët nga ora 13:00 në 16:00 të mos jenë në rrugë, futja e ushqimit, shtimi i mësuesve, shtimi i psikologëve”, tha ai.

Edhe Ndriçim Mehmeti, ekspert i sistemit arsimor në Shqipëri, thotë se ky sistem i ri monitorimi nuk do t’i zgjidhë problemet në shkolla.

“Disa prej këtyre problematikave vijnë nga familja, kultura e rrugës, agresiviteti në rritje i të rinjve, mënyra e komunikimit etj,” tha Mehmeti, ndërsa shtoi: “duhet të përqëndrohemi tek socializmi i fëmijëve, krijimi i një mjedisi pune sa më krijues për fëmijët nga arsimi parashkollor deri në universitet”./BIRN

The post Kamera mbi kamera/ BIRN: Projekti “Smart City” në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale appeared first on Albeu.com.

❌
❌