Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 August 2025Main stream

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë

By: redi
12 August 2025 at 22:00

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë…

Source

Zjarret/ “Shqipëria Bëhet”: Vihet re qartë mungesa e kapaciteteve logjistike, të merren masa!

12 August 2025 at 20:14

Partia “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me situatën dramatike që ka përfshirë vendin për shkak të zjarreve. Sipas saj, nga kjo situatë vihet re qartë mungesa e kapaciteteve logjistike shtetërore (kryesisht avionë) për përballimin e këtyre situatave të rënda që djegin e shkretojnë vendin, pronat e qytetarëve dhe rrezikojnë […]

The post Zjarret/ “Shqipëria Bëhet”: Vihet re qartë mungesa e kapaciteteve logjistike, të merren masa! appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

By: redi
12 August 2025 at 20:54

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë. ‘‘Ambasada e SHBA-së në Tiranë…

Source

Pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve, Rama ndan pamjet: Po ecin me ritme të shpejta

By: redi
12 August 2025 at 19:53

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve. Kreu i qeverisë shkruan se puna po ecën me ritme të shpejta, dhe se do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren me sport. ”Punimet për pistën e atletikës dhe fushën e futbollit që po ndërtohen në Universitetin e Sporteve po…

Source

Spahiu për situatën me zjarret: Qeveria të deklarojë emergjencën civile kombëtare

By: redi
12 August 2025 at 18:54

Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të…

Source

Zjarret, Spahiu: Ndoshta duhet shpallur emergjenca civile kombëtare!

By: B K
12 August 2025 at 18:47
Juristi Kreshnik Spahiu sugjeroi shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh.

Ai e cilësoi të nevojshme duke parë ehde shkallën dhe numrin e vatrave të zjarrit.

“Do ishte e udhës që Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të kësaj shkalle emergjence dhe meqë ka vatra në të gjithë vendin situata mund të percipitojë, Qeveria duhet t’i paraprijë me masa dhe infrastrukturë, nuk ka asgjë të keqe po të shpallet”, tha ai.

Më tej shpjegoi se si funksiononte mekanizmi i kësja gjendje, me përfshirjen e të gjitha institucioneve për të parandaluar dhe shuar flakët, që do e ndihmonte së tepërmi zbutjen e situatës së krijuar dhe shmangien jo vetëm të ndonjë tragjedie, por edhe dëmeve.

“Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, të gjitha institucionet, ushtria, policia dhe administrata lokale përfshihen në aksion që situata të mos përhapet”, shtoi ai.

The post Zjarret, Spahiu: Ndoshta duhet shpallur emergjenca civile kombëtare! first appeared on JavaNews.al.

Propozimi i Ramës, Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

By: B K
12 August 2025 at 18:31
Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte në favor dhe e mbështeste, por kujtoi se ligjet nuk zbatohen dhe historiku penal e tregon me shifra.

Për të, edhe dënimi i përjetshëm të vendosej për zjarrvënien si krim i rëndë, por drejtësia duhet të vepronte dhe gjithashtu institucionet e linjës për shkeljet e kësaj natyre ligjore.

Spahiu solli shembuj edhe nga praktikat penale dhe ligjore të vendeve të përparuara perëndimore, ku parashikohet edhe dënim me bugim përjetë për zjarrvënësit, si SHBA-të apo Britania e Madhe.

“E kam dëgjuar m vëmendje propozimin e kryeministrit Rama për pozitën penale dhe ndëshkimet ndaj zjarrvënësve dhe e njoh shumë mirë Kodin Penal. Ne kemi vetëm 2 të dënuar në dy dekada. Ka vende që e kanë për objekt krimin e zjarrvënies, si Gjermania, Britania e Madhe, ose SHBA-të psh., ku ka zjarrvënie masive, që në legjislacionin e tyre parashikojnë burgimin e përjetshëm, njësoj si kriminelët apo autorët e vrasjeve. Ndaj unë mendoj se propozimi i kryeministrit Rama është i drejtë. Duke qenë se Shqipëria e ka më problem zjarrvënien se Britania dhe Gjermania, është normale që ta ketë edhe ndëshkimin penal”, tha ai.

Megjithatë shprehet skeptik për zbatimin e ligjit, sepse mund të ndodhë si me ligjet e tjera që janë bërë për ambientin apo mbetjet si shembull dhe nuk ka të dënuar.

“Por jam skeptik sepse edhe dënim me vdekje po ta vendosësh, nëse ligji nuk zbatohet dhe institucionet janë indiferente, përfshi drejtësinë, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se dështojmë”, tha ai.

The post Propozimi i Ramës, Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit! first appeared on JavaNews.al.

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

By: b b
12 August 2025 at 16:57

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme në rrjetet sociale artikullin e “Wanderlust”, i cili i dedikohet Shqipërisë.

Rama shkruan se “Wanderlust” e zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, si dhe prek të gjitha shijet dhe ndjesitë që përcjell Shqipëria.

“Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realtitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.

Në artikullin e shkruar nga revista ‘Wanderlust’, rrëfehet udhëtimi nëntë ditor në Shqipëri i Jessica Reid, e cila vizitoi kryeqytetin, Divjakën, Vlorën, Beratin, me qëllim për të prekur nga afër historitë e tyre.

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar

12 August 2025 at 16:59

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sulmin e Qeverisë ndaj News 24, së cilës i fiku sinjalin, si dhe vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës, e cila e konsideroi si të paligjshme marrjen e sendeve personale të gazetarëve dhe që godina e dytë e “Panorama Group” t’i rikthehet grupit mediatik “Focus Media Group”, pasi ka […]

The post Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale

12 August 2025 at 16:21

Pas disa orësh seancë, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka pranuar pjesërisht kërkesën e “Focus Meida Group”, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të televizionit News24, rrethimin e godinës dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve. Më konkretisht, togat e zeza kanë vendosur që “Panorama Group” […]

The post Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale appeared first on BoldNews.al.

Rama: Revista ”Wanderlust” zbulon Shqipërinë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale

By: redi
12 August 2025 at 16:32

Kryeministri Edi Rama ka postuar për ndjekësit shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale. ”Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke. Postimi i plotë Revista e njohur e…

Source

Situata kritike në Gramsh nga zjarret, presidenti Begaj: Të tregohet kujdes, angazhim dhe përgjegjësi

By: redi
12 August 2025 at 15:32

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar i shqetësuar për situatën me zjarret në Gramsh, ku është kritike, edhe me një humbje jete. Apeli i kreut të shtetit është që të gjithë aty të kenë ndërgjegjësim maksimal, kjo duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. ”Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga…

Source

Wanderlust artikull Shqipërisë, Rama: Zbulon vendin tonë përmes përvojave të komuniteteve lokale

By: A R
12 August 2025 at 16:50

Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ndan artikullin e revistës së udhëtimeve, “Wanderlust”, që i është kushtuar Shqipërisë.

Rama shkruan se “Wanderlust” e zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, si dhe prek të gjitha shijet dhe ndjesitë që përcjell Shqipëria.

“Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realtitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.

“Si eksperiencat e komunitetit po ndryshojnë fytyrën e udhëtimit në Shqipëri”, është titulluar artikulli.

Autori qëndroi për nëntë ditë në Shqipëri, duke vizituar kryeqytetin, Divjakën, Vlorën, Beratin, me qëllim për të prekur nga afër historitë e tyre.

Në Tiranë, ajo që ra më shumë në sy ishin strukturat shumë ngjyrëshe.

“Munda të shihja ndikimin krijues të Ramës teksa eksploronim më thellë në Tiranë. Ndërtesat e larta të ndërtuara rishtas morën forma dhe stile unike, teksa shumë nga bunkerët e qytetit janë ripërdorur për muze, siç është galleria Bunk’Art”, shkruan autorja e Wanderlust.

Ekosistemi i rrallë i Lagunës së Karavastasë në Divjakë, nuk i shpëtoi syve të Wanderlust. Po kështu, edhe ndjesia e paqes që të jep ky vend, është diçka e theksuar me rëndësi në artikull.

“Duke pirë kafe, vura re në heshtje por me gëzim çafkat, zogjtë e vegjel, peshkatarët dhe tufat e flamingove fluturuese. Në distancë mund të dallonim formën e dy pelikanëve që qëndronin sit ë ngrirë në këmbë në lagunë, në ujin e palëvizshëm përreth që shkëlqente nga qielli i zjarrtë portokalli të reflektuar në sipërfaqe”, shkruhet më tej.

Në Vlorë, u ndal tek Riviera Shqiptare, si dhe një eksplorim me varkë tek Gadishulli i Karaburunit. Në kthim, u ndal tek shtëpia e një bariu, ku dhe iu ofruan petulla tradicionale shqiptare, me rastin e lindjes së mbesës në Gjermani.

Nuk munguan as byrekët, djathë dhe patate me erëza, të gatuara të gjitha në mënyrë tradicionale.

“U ndjeva e nderuar që çifti jo vetëm që ndau ushqimin e tyre, por më dha një ide të një stili jetese më tradicional shqiptar. Sigurisht, vija bregdetare e Vlorës duket bukur në foto, por ishte bashkëveprimi me njerëz si Sofo dhe Dhurata që më mbeti në mendje”, shkruhet në artikull.

Ndalesa e fundit e këtij udhëtimi, ishte Berati, i njohur si qyteti i një mbi një dritarëve. Një qytet kulturor, me histori dhe i gjallë, ishin impresionet e lëna nga Berati për vizitoren e huaj.

Por, vizita në Shqipëri e përballi turisten dhe me leximin e kafes. E për këtë, autorja e ka mbyllur artikullin kështu: Mos dyshoni kurrë në mençurinë e kokrrizave të kafesë.

The post Wanderlust artikull Shqipërisë, Rama: Zbulon vendin tonë përmes përvojave të komuniteteve lokale first appeared on JavaNews.al.

Situata kritike me zjarret, Begaj: Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit

By: A R
12 August 2025 at 16:05

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpërndau sot një mesazh nisur nga situata e kritike e krijuar nga zjarret në vend.

“Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë. Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike”, shprehet Presidenti.

“Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara”, shton Presidenti Bajram Begaj.

The post Situata kritike me zjarret, Begaj: Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit first appeared on JavaNews.al.

Berisha denoncon lidhjet qeveri-krim: Ish-drejtoresha e Ramës ka shtëpi në resortin e sekuestruar

By: Ardit
12 August 2025 at 14:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale. Në një postim të fundit në Facebook, Berisha shkruan se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre […]

The post Berisha denoncon lidhjet qeveri-krim: Ish-drejtoresha e Ramës ka shtëpi në resortin e sekuestruar appeared first on BoldNews.al.

PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

By: Ela
12 August 2025 at 14:42

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet që po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. PD thotë se tarifat për pothuajse çdo shërbim që ofron Kadastra janë rritur me 70-80% të vlerës, duke rënduar xhepat e qytetarëve. “Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron […]

The post PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Rëndohet situata e zjarreve në Gramsh! Urdhërohet evakuimi i plotë i banorëve në fshatin Skënderbegas

By: lindita
12 August 2025 at 14:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Gramsh! Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të njësive administrative vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha dhe banorë të lënduar. Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga…

Source

Mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët në portalin e ri “Hapësira ime publike”

By: A R
12 August 2025 at 14:35

Portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash nga qytetarët, sa i përket lirimit të hapësirave publike, vetëm pak ditë pas prezantimit të aplikacionit nga kryeministri Edi Rama. Kështu shkruan sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, duke iu referuar të dhënave nga Agjencia për Media dhe Informim.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, u jepet mundësia qytetarëve të raportojnë me foto dhe video shtatë kategori shkeljes që lidhen me rastet e zaptimit të hapësirave publike, që variojnë nga bllokimi i trotuareve e parkimet e paligjshme, deri te ndërtimet pa leje, dëmtimi i pronës publike, ndotja fizike e akustike, si dhe pushtimi i rrugëve kombëtare nga kantieret e pambrojtura.

Për çdo ankesë që nuk merr përgjigje brenda 24 orëve, qeveria ka vendosur në dispozicion një formular ndjekje, ku do duhet të vendosen të gjitha të dhënat e kërkesës, për t’u siguruar që problemi i tyre nuk mbetet pa trajtuar.

Qeveria ka deklaruar “luftë” pa kompromis ndaj çdo zaptuesi të hapësirës private, duke paralajmëruar gjoba e deri në ndjekje penale për abuzuesit.

The post Mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët në portalin e ri “Hapësira ime publike” first appeared on JavaNews.al.

“Çlirimi vazhdon”, Rama ndan pamjet e aksionit për lirimin e hapësirave publike

By: A R
12 August 2025 at 13:53

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video këtë të martë, më 12 gusht, lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për lirimin e hapësirave publike.

Në videon e publikuar nga Rama në rrjetet sociale, tregohet një moment nga aksioni i forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku po lirohet hapësira e trotuareve, e zënë nga disa biznese rresht me tavolina, karrige dhe objekte të tjera.

Çlirimi vazhdon”, shkruan kryeministri.

Deri më tani kujtojmë se portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash nga qytetarët, sa i përket lirimit të hapësirave publike, vetëm pak ditë pas prezantimit të aplikacionit nga kryeministri.

Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike. Fushata synon funksionalizimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, duke mbrojtur interesin e përbashkët dhe duke garantuar respektin për ambientet e përbashkëta.

The post “Çlirimi vazhdon”, Rama ndan pamjet e aksionit për lirimin e hapësirave publike first appeared on JavaNews.al.

Situata nga zjarret, MM: Urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh

12 August 2025 at 12:34

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes lëshoi sot një urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh, si pasojë e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se “është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit”.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

1 nga 2

/m.m/

The post Situata nga zjarret, MM: Urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌