Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

By: mirseda
12 July 2025 at 22:01
Ministrja e bujqësisë Anila Denaj bëri të ditur ngritjen e një komisioni që do të verifikojë strukturën e aku por dhe inspektimet që ata kanë bërë në këto vite dhe gjetjet. Sa I përket inspektimeve që parashikohen të bëhet Denaj bëri të ditur kufizimet. Komisioni i posaçëm i drejtuar nga fakulteti i drejtësisë do të […]

“Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën!

By: A R
13 July 2025 at 00:02

Në një debat të ashpër mbi çështjen e prishjes së ndërtimeve pa leje, që kulmoi me aksionin e IKMT-së në Theth, gazetari Ardit Rada u përplas në studion e “Off the Record”, me zyrtarin e Partisë Demokratike, Dorian Teliti.

Tensioni u ndez mes të dyve, kur gazetari kujtoi aksionet e kohës së qeverisë së djathtë, drejtuar nga Sali Berisha, në Hamallaj dhe Kakome, për të cilat Rada tha se kanë ofruar pamje më të rënda sesa ato që po shohim sot në Theth.


“Panorama që ne shohim mbart një dramë njerëzore sepse bëhet fjalë për investime, kursime të qytetarëve dhe në fund të ditës pasojat bien mbi to, qoftë zhgënjimi dhe pesha financiare. E kuptoj dhe nevojën, e format e shtetit për të ndërhyrë sepse me thënë të drejtën ne jemi të gjithë aq të rritur sa për të mbajtur mend se këto pamje i kemi parë edhe në Hamallaj në 2008 dhe në Kakome në 2010. Dhe i kemi parë edhe më të këqija kur qytetarët morën hunjtë, molotovët edhe kallashnikovët dhe i qëlluan policisë dhe RENEA-s, qoftë për zaptimin e Kakomesë në 2010, ashtu edhe në 2008 në Hamallaj kur vajtën për prishjen e ndërtimeve pa leje. Dhe pastaj ne e dimë edhe fatin e Hamallajt se çfarë u bë pas asaj dite kur shteti fitoi ndaj qytetarëve me dhunën e tij. Dua të them se politika në raport me pronën private janë bashkë. Si opozita, si mazhoranca e sotme, si ajo e djeshmja, kanë luftuar kundër pronës private në Shqipëri. U kanë bërë cirk njerëzve për ta legalizuar dhe për t’ia kthyer pronën private. Nuk e duan qytetarin të pavarur me ekonominë e tij dhe këto janë pasojat kur shteti të mban zvarrë. Të mbush mendjen mos paguaj taksa, drita ujë dhe pastaj kur vjen shteti të rrëzon poshtë dhe s’ka derë gjykate ku ti mund të fitosh ndonjëfarë të drejte në këtë histori. Ti më thua po e relativizon. Unë po të them, pamje më të këqija se Thethi ne kemi parë në Kakomenë dhe Hamallajn e Sali Berishës. Kaq, e kupton këtë? Hyni në Youtube dhe nxirrni pamjet atje”, iu drejtua Rada-Telitit.

Sa kohë, zyrtari demokrat e kundërshtonte, gazetari shtoi se “këtë lesh e li me pronat”, e kanë bërë ata “që merren me politikë”.

Ju e keni ngatërruar pronën, ju e keni sjellë pronën në këtë farë feje. Sa herë vini në pushtet… Unë mendoj se politika nuk ka moral të ndërhyjë, mazhoranca e para, ju të dytët të ndërhyni në çështje sociale të tilla, sepse jeni ju shkaktarët që çështja e pronës është në këtë farë feje në Shqipëri. Jeni bashkëfajtorë. Jo vetëm në Theth por kudo. Je bashkëfajtor sepse nuk kishte certifikatë pronësie ai dhe vajti Rama ia grisi. S’ia ke dhënë as ti për 20 vjet certifikatën e pronësisë”, u shpreh Rada me tone të ashpra në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Fajin për kaosin e krijuar me pronat në vend, në vijim e pranoi edhe Teliti, duke u shprehur se “PD ka kusuret e veta”.

More zotëri, kemi dhe ne fajet tona por nuk barazohemi dot sot. Ne kemi gabimin dy, këta e kanë gabimin pesë. Shteti i ka lejuar. Shteti ka qenë bashkëpunëtor në rastin e Thethit dhe 30 vite ndërtime pa leje, ndaj është detyrë e shtetit që ta tolerojë dhe të gjejë rrugët për ta ligjëruar këtë lloj fenomeni. Sepse ka një parim ndërkombëtar, që kur shteti lejon për një periudhë të gjatë kohe një fenomen antiligjor, antiligji automatikisht bëhet ligj dhe qytetari do të mbrohet në fund fare dhe shteti s’mund të thotë sot hyp në pemë, nesër zbrit nga pema”, iu përgjigj Teliti – Radës në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sakaq gazetari ngriti dyshime edhe për klientelizëm në PD, teksa komentonte përplasjen e sotme në Theth të Luçiano Boçit dhe Bardh Spahisë me policinë, ndërkohë që shembja e strukturave vijonte të kryhej nga IKMT.

U tha që ka qenë prezent opozita që ditën e parë. Opozita është e pranishme në çdo cep të vendit se ka kryetar partie. Unë e di që edhe po të mos shkonte kryetarja e Shkodrës, është kryetari i PD së Thethit atje dhe ju prapë do thoshit që ishim aty. Problemi është se çfarë zgjidh opozita në këtë mes me ndërhyrjen e saj. Në një qark që pretendon se e ka bastion dhe ku nxjerr mandate mjaftueshëm dhe shkojnë dy veta ditën e pestë të aksionit, kur ka mbaruar gjithçka. Tani unë nuk kam të drejtë të dyshoj këtu për klientelizëm”, tha Rada.

The post “Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën! first appeared on JavaNews.al.

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

By: el da
12 July 2025 at 22:08

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në Theth.

Sipas Telitit, me hyrjen në fuqi të “Paketës së maleve”, për të cilën u hapën sot zyrtarisht thirrjet për aplikime, Thethi do të përfundojë në duart e investitorëve strategjikë, ose oligarkëve të lidhur me qeverinë.

“Sot hyri në fuqi ‘Paketa e maleve’ dhe atje mesa duket në mendjen e qeveritarëve, të kryeministrit apo dikush tjetër do na dali tashmë me aplikim sipas ligjit të ri të ‘Paketës së Maleve’, ndonjë ose disa investitor strategjik, që do bëjnë zëvendësimin e këtyre godinave që u prishën tashmë, me godina të reja, më të bukura ndoshta nga ana e syrit, por ama është vetëm një zëvendësim dhe vendimmarrje e bazuar në interesa jo zhvillimore”, tha Teliti në “Off the Record” në A2 CNN.

I vendosur nga moderatori Andrea Danglli përballë konstatimit se banorët e Thethit janë pronarë të këtyre tokave prej shekujsh tashmë, Teliti sqaroi se kushdo që gëzon statusin e investitorit strategjik mund t’a marrë pronën përmes procedurave që përfshijnë shtetëzimin dhe kompensimin.

“Po aty do të ndërtohen, sepse ‘Paketa e Maleve’ bashkë me ligjin e investimeve strategjike e dinë shumë mirë këta që ta shpronëson. ‘Paketa e Maleve’ është e gërshetuar me ligjin e Investimeve Strategjike. Në momentin që vjen Investitori Strategjik me statusin e tij, të merr tokën tënde, të time, pronën e babës, prej tre shekujsh ta kesh ti edhe të stërgjyshit tënd. Ta merr, ta shtetëzon, të jep kompensimin dhe vazhdon puna. Koha do të flasë dhe fatkeqësisht koha na ka dhënë të drejtë”, shpjegoi Teliti. m.p.

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

By: Ardit
12 July 2025 at 22:22

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit të shembjes së objekteve të ndërtuara pa leje nga ana e IKMT-së, ka pasur përplasje deri në hedhjen e molotovëve dhe nxjerrjen e armëve nga policia. Çollaku deklaroi se kryeministri Edi […]

The post “Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

By: rozalb
12 July 2025 at 21:58

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit europian të dy…

Source

Osmani në SHBA flet për krizën me Kuvendin: Do t’i drejtohem Kushtetueses me pyetje të veçanta

12 July 2025 at 21:15

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë e ka marrë pjesë në diskutime. Gjatë një diskutimi që pati në Hudson Institute në Uashington, Osmani tha se ishte angazhimi personal i Donald Trumpit që ndali një përpjekje të Serbisë për të shkaktuar tensione në kufirin me Kosovën, duke vlerësuar rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes.

Osmani, gjatë këtij diskutimi, ka folur për krizën institucionale në Kosovës që është shkaktuar tash e sa muaj, duke paralajmëruar kështu se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime lidhur me moskonstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, kur parashihet edhe përfundimi i afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.

Një eskalim i planifikuar që Serbia ta bënte në kufirin me Kosovës është parandaluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kështu ka thënë për të dytën herë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Në një diskutimi në Hudson Institute Osmani ka deklaruar se presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi

“Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes.Sepse paqja, siç e dimë të gjithë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Është diçka që duhet mbrojtur vazhdimisht, duhet kultivuar vazhdimisht. Dhe roli i Shteteve të Bashkuara në këtë përpjekje është thelbësor. Është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, tha Osmani, presidente e Kosovës

Osmani, gjatë këtij diskutimi ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit e arritur në  shtatorin e 2020-ës, duke thënë se kjo marrëveshje është zbatuar.

“Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, por aty ku shoh më shumë potencial është të shkosh përtej Marrëveshjes së Uashingtonit. Përvoja jonë me administratën Trump është se ata janë veprues, ata i kryejnë gjërat, kështu që mendoj se ka potencial për të bërë gjëra të rëndësishme, jo gjëra të parëndësishme, jo gjëra të vogla. Po flas për gjëra të mëdha, gjëra që do të kontribuonin vërtet në paqen afatgjatë, jo në zgjidhje të shpejta, paqe afatgjatë në rajon…”

Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses nuk ka sqaruar sa duhet pasojat, në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, për çka presidentja e vendit tha se do t`i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese me pyetje të veçanta për këtë bllokadë institucionale.

“Në kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikohej çdo skenar i vetëm. U hartua në një mënyrë me një mendim pozitiv, që ligjvënësit do të bashkëpunonin, në vend që të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Pra, tani për tani, për shkak të një mungese qartësie kushtetuese, nëse mund ta quaj kështu, Parlamenti nuk është konstituuar. Por patëm një rast të ri në gjykatën Kushtetuese dhe gjykata ka sqaruar se ekziston ky afat i rreptë 30-ditor, i cili do të skadojë më 26 korrik, për Kushtetutën e Parlamentit. Por nuk sqaroi se cilat janë pasojat ligjore të mosrespektimit të atij afati të detyrueshëm kushtetues. Pra, duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’u bëj atyre atë pyetje të veçantë, dhe shpresoj se ata do të përgjigjen”, deklaroi Osmani.

Sidoqoftë, gjatë këtij diskutimi ajo është shprehur optimiste për tejkalimin e këtij ngërçi politik, derisa ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit po i sjell dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj.

The post Osmani në SHBA flet për krizën me Kuvendin: Do t’i drejtohem Kushtetueses me pyetje të veçanta appeared first on Telegrafi.

“Të gjithë kanë frikë, vetëm ne jo!”/ Ministri i Energjisë së Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin nëse rinis aktivitetin bërthamor

By: E S
12 July 2025 at 20:56

Një paralajmërim i drejtpërdrejtë është dhënë ndaj Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Në një intervistë për Top Channel, ministri izraelit Eli Cohen deklaroi se se pengesa për të mos ndërmarrë një sulm ndaj Iranit është tashmë hequr, dhe se në rast të rinisjes së aktivitetit bërthamor nga ana e Teheranit, Izraeli është i gatshëm të ndërhyjë ushtarakisht.

“Ne treguam aftësitë tona gjatë luftës 12-ditore. Nëse Irani vendos të rinisë programin e armëve bërthamore, ne do ta sulmojmë sërish. Të gjithë kanë frikë të sulmojnë Iranin, por ne jo.”

Ministri Cohen shtoi se vendi i tij po armatoset seriozisht për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm nga Irani, ndërkohë, në frontin jugor, theksoi se operacionet ushtarake në Rripin e Gazës kanë për qëllim të eliminojnë përfundimisht praninë e Hamasit.

”Ne po armatosemi në mënyrë shumë serioze përballë programit bërthamor. Dhe në fakt, ne nuk po luftojmë vetëm për Izraelin, por për të gjithë botën e lirë. Hamas nuk do të qeverisë më në Gaza. Falë operacioneve tona, Nasrallah në Liban është neutralizuar dhe Assad u largua nga Siria. E njëjta gjë do të ndodhë në Gaza”, tha ai.

Teksa fëmijë e të rritur humbin jetën në Gaza, ministri izraelit tregons e një plan do të ketë për frontin jugor nëse do të mposhtin Hamasin.

“Eliminimi i Hamasit do t’i hapë rrugë një të ardhmeje ndryshe për banorët e Gazës, ku të drejtat e njeriut, demokracia dhe një ekonomi më e zhvilluar do të jenë të mundshme”.

The post “Të gjithë kanë frikë, vetëm ne jo!”/ Ministri i Energjisë së Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin nëse rinis aktivitetin bërthamor first appeared on JavaNews.al.

PL mbështet banorët e Thethit, Blushi: Ndalni terrorin, Rama promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave

By: E S
12 July 2025 at 20:27

Partia e Lirisë ka dënuar aksionin e IKMT dhe Policisë së Shtetit ndaj banorëve të zonës së Thethit në Shkodër, duke fajësuar kryeministin Edi Rama se qëndron në krye, kurse si qëllim ka që t’i shërbejë oligarkëve dhe klientëve të tij.

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli sot në një deklaratë për mediat, ku teksa publikoi ehde pamje nga situata në Theth, akuzoi Ramën se pasi u bëri premtimet për legalizim, pas zgjedhjeve të 11 majit po u shëmb edhe ndërtimet, në kulmin e sezonit turistik.

Ai shprehu solidaritetin me banorët e zonës dhe i bëri thirrje autoriteteve që të “ndalin terrorin shtetëror”.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

“Çizmja e pushtetit dhe fadromat e tiranisë të regjimit të “Ramaduros” prej ditësh po ushtrojnë një terror shtetëror të paprecedent ndaj banorëve të Thethit.

Vendimi i Edi Ramës për t’i shpallur luftë një komuniteti që kërkon vetëm të jetojë dhe të punojë në paqe në tokën e vet, është dëshmia më tronditëse e instalimit të një junte policore, shtypëse, kriminale dhe antikombëtare, që në kulmin e sezonit turistik, në vend të promovojë një nga perlat natyrore të Shqipërisë, po promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave.

Edi Rama, kjo qenie e pabesë dhe e paturp, që në adn ka mashtrimin, u premtoi banorëve të Thethit para zgjedhjeve se do u legalizonte pronat e do u falte edhe taksat, ndërsa tani kur zgjedhjet mbaruan u dërgon fadromat.

Pamjet nga Thethi, ku pushteti ka zbritur me makina të blinduara, kallashnikovë dhe fadroma si në një fushë beteje, janë dëshmia më e qartë e një regjimi që ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Ato nuk përfaqësojnë shtetin ligjor, por një juntë të verbër që përdor dhunën për të shuar çdo zë kundërshtie, për të kontrolluar çdo pëllëmbë toke dhe për të shkelur me çizmen e pushtetit çdo normë demokratike

Drejtimi i automatikëve ndaj banorëve që po mbrojnë pronat e tyre është dhunë e mirëorganizuar për të mbuluar terrorin elektoral të 11 Majit. Është akt i pastër kriminal për të shuar me dhunë çdo zë kundërshtues, për të shtypur komunitete patriotike që nuk kanë kërkuar asgjë më shumë përveçse të ruhen, të mbrohen dhe të zhvillohen në paqe.
Partia e Lirisië, duke shprehur solidaritetin e thellë me të gjithë banorët e Thethit, bën thirrje të ndalet urgjentisht çdo formë e ndërhyrjes brutale policore dhe urbanistike me armë në dorë, si dhe të nisin hetimet penale për urdhërdhënësit dhe autorët e këtij sulmi kundër qytetarëve të pambrojtur.

Thethi meriton të jetë zemra e turizmit malor shqiptar dhe jo një vend ku dërgohen tanke civile për të shuar zërin e njerëzve që nuk përkulen. Kur një shtet i drejton armët kundër popullit të vet – ai nuk është më shtet. Është regjim represiv dhe duhet përballur si i tillë. Nëse sot është Thethi, nesër do të jetë shtëpia jote, çdo fshat dhe çdo qytet i Shqipërisë, ku më nuk do të mbizotërojë ligji por junta e kallashnikoëve dhe buldozerave kriminale që do shkatërrojnë dhe rrëmbejnë pronat e qytetarëve, për llogari të oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës”.

The post PL mbështet banorët e Thethit, Blushi: Ndalni terrorin, Rama promovon turizmin e kallashnikovëve dhe fadromave first appeared on JavaNews.al.

“Ambasadori i Lirisë”/ Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira për shqiptarët

By: E S
12 July 2025 at 20:05

Ish-ambasadori i parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Sali Berisha ka përkujtuar kontributin e tij të madh, duke e quajtur Daum “Ambasador i Lirisë” për shqiptarët. “Daum mbeti një mbështetës i palodhur i Shqipërisë dhe kulturës së saj, duke promovuar idenë e saj në Evropë dhe duke marrë shumë nderime për kontributin e tij. Ai ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve, duke luajtur një rol kyç në nxitjen e protestave dhe kryengritjes paqësore në vitin 1990”, shkruan Berisha.

Postimi i kreut të PD-së Sali Berisha:

Të dashur miq, ish-ambasadori i parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, një mik i madh i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, Ëerner Daum, mbylli sytë përgjithmonë në atdheun e tij të dytë, në Shqipëri.

Ambasadori Ëerner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në vitet 1989–1990, pas rënies së Murit të Berlinit, Ëerner Daum, përfaqësues i kombit të madh gjerman, pasardhës i një familjeje antinaziste i mëkuar me pasionin për lirinë, bëri gjithçka dhe më shumë se kushdo tjetër që të inkurajonte shqiptarët të ngriheshin kundër regjimit komunist diktatorial dhe të ndiqnin rrugën e kombeve të tjera të shtypura ish-komuniste. Me kontaktet dhe takimet e tij direkte me guximtarë të grupeve antikomuniste në Shkodër, Kavajë, Tiranë etj., ai dha ndihmesë tejet të çmuar në inkurajimin e protestave të para antikomuniste në Shkodër, Kavajë, Tiranë në muajt e parë të vitit 1990.

Por veprimtaria e tij për lirinë e shqiptarëve kulmoi si promotor kryesor i kryengritjes paqësore të Rinisë së Tiranës më 2 korrik 1990. Ambasada e vendit të tij, nën drejtimin e tij, u shndërrua në kështjellën e lirisë të 3800 të rinjve që shembën Murin e Berlinit në Tiranë dhe e mbushën atë me kryengritës në çdo skaj të saj. Qëllimi i tij ishte që kryengritja paqësore e 3800 të rinjve që mbushën ambasadën e RFGJ dhe qindra e qindra të rinjve të tjerë që hynë në ambasadat e tjera të mbështetej nga qytetarët e Tiranës dhe të përmbysej kështu edhe në Shqipëri regjimi komunist.

Pas këtij aksioni të jashtëzakonshëm, që u shndërrua në kryelajmin e mediave botërore, ai u transferua nga Shqipëria dhe, mjerisht, shoqëria shqiptare ato ditë historike nuk doli dot nga apatia. Por megjithëkëtë, kryengritja paqësore e 2 korrikut 1990, arkitekt kryesor i të cilës ishte ambasadori Ëerner Daum, do të ishte preludi i revolucionit demokratik të Dhjetorit 1990 që solli përmbysjen e diktaturës komuniste; ndaj dhe ai do të mbetet gjithmonë Ambasador i Lirisë për shqiptarët.

Pas largimit nga Shqipëria, mik i çmuar i shqiptarëve dhe në veçanti i kolosëve Ismail Kadare dhe Martin Camaj, studiues dhe intelektual klasi në elitën akademike gjermane por edhe franceze, Ëerner Daum do të ishte një avokat i Shqipërisë, shqiptarëve, kulturës së tyre. Ai i kushtoi kohë dhe energji të çmuar promovimit të tyre në Europë. Dashurinë dhe respektin e tij për Shqipërinë, shqiptarët, kulturën, identitetin, historinë e tyre, ai e paraqiti në një seri studimesh, referatesh, leksionesh dhe ekspozitash ndër më të arrirat kushtuar atyre.

Për të gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka nderuar këtë burrë të shquar të kombit gjerman me Urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë. Kurse kryetari i Bashkisë së Kavajës e shpalli më datën 10 korrik 2025 Qytetar Nderi të qytetit.

Unë pata fatin ta takoj përsëri atë më 10 korrik 2025 në Kavajë, në 35-vjetorin e rënies së heroit të parë të demokracisë së Shqipërisë, Josif Buda, në varrimin e të cilit ai kishte marrë pjesë dhe kujtimin e të cilit ai kishte ardhur ta nderonte. Dy ditë më parë pata me ambasadorin një bisedë të gjatë, që së bashku me kujtimin e veprës së tij të ndritur do ta mbaj mend përgjithmonë.

The post “Ambasadori i Lirisë”/ Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira për shqiptarët first appeared on JavaNews.al.

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

By: el da
12 July 2025 at 21:42

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit të shembjes së objekteve të ndërtuara pa leje nga ana e IKMT-së, ka pasur përplasje deri në hedhjen e molotovëve dhe nxjerrjen e armëve nga policia.

Çollaku deklaroi në A2 CNN, se kryeministri Edi Rama ka ngjallur frikë tek të huajt që vizitojnë vendin tonë, përmes këtij aksioni.

“Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend. Kanë prenotuar në Shqipëri dhe janë në një zonë lufte. Ne flasim për një vend ku ekziston ligji dhe shteti, jo në një vend ku ekziston individi dhe çdo gjë tjetër është derivat, i veprimeve, orekseve dhe mesazheve të tij. Këtu kjo lloj dhune që rrezikon ytë agravojë, nuk e di çfarë imazhi mund të kemi kur policë me automatik i drejtohen banorëve shqiptarë sigurisht”.

“Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend, kanë prenotuar në Shqipërinë dhe kujtojnë se janë në një zonë lufte. Jo vetëm në Theth por unë besoj se kjo do të jetë një goditje për turizmin në të gjithë Shqipërinë, sipas humorit mëngjesor të kryeministrit, i cili është i pashëndetshëm edhe në periudhën paszgjedhore me rezultatin e tij euforik, sepse ka të tjera ekuilibra, të tjera ngjarje, të tjera dosje të rëndësishme, ku ortakë të tij qeveritar, të kabinetit të ministrave, deputetë, kryebashkiakë, janë atje dhe janë në prag hekurash”, u shpreh Çollaku.

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

By: Ardit
12 July 2025 at 21:58

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka zbuluar prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi Rama për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në Theth. Sipas Telitit, me hyrjen në fuqi të “Paketës së maleve”, për të cilën u hapën sot zyrtarisht thirrjet për aplikime, Thethi do të përfundojë […]

The post Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’ appeared first on BoldNews.al.

Drejton aksionin e IKMT në Theth, Çollaku: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

By: Ardit
12 July 2025 at 21:45

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së në Theth, e që është bërë i njohur për shkak të përplasjes fizike me banorët dhe sharjeve e fyerjeve në drejtim të tyre, pas rastit të hedhjes së molotovit drejt fadromave, ka qenë i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit. […]

The post Drejton aksionin e IKMT në Theth, Çollaku: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit appeared first on BoldNews.al.

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

By: Ardit
12 July 2025 at 21:19

Nga Klodian Tomorri Nga të gjithë të indinjuarit për çështjen e Thethit, dallon një kategori. Këta nuk kanë asnjë lidhje me Thethin, mund të jenë nga Tirana, Korça, Peqini apo çdo cep i Shqipërisë. Shumica prej këtyre ndoshta s’kanë shkuar asnjëherë në Theth. E megjithatë këta janë shume te shqetësuar për shkatërrimin e Thethit nga […]

The post Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit? appeared first on BoldNews.al.

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet

By: Ardit
12 July 2025 at 20:55

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e quan të babëzitur kreun e qeverisë. Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se me Ramën në 2005 i bashkonte një shitëse gazete, ndërsa pasi në vitin 2013 i ndau babëzia. Më pas ai thekson se pas 2013, Rama u bë i […]

The post Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Daum, Berisha: Dielli perëndoi për një mik të shqiptarëve

By: Ardit
12 July 2025 at 20:25

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda sot nga jeta në moshën 81-vjeçare. Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Kavajë ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale Lidhur me lajmin e hidhur ka reaguar në rrjetin e tij social në Facebook, kryetari i Partisë […]

The post Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Daum, Berisha: Dielli perëndoi për një mik të shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

By: njeshi
12 July 2025 at 18:17

Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Bashkë me zotin Shehu, BE lavderon edhe SPAK me drejtues Altin Dumanin, të cilët po bëjnë një punë titanike kundër korrupsionit. Arben Shehu njihet si zyrtar korrekt dhe profesionist, i cili e ka kthyer institucionin e kontrollit në një organizëm…

Source

Modele që futen në takimet “speciale” në burgjet e sigurisë së lartë, dy drejtues shkarkohen

By: njeshi
12 July 2025 at 18:11

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”…

Source

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

By: el da
12 July 2025 at 19:23

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin, duke ia dhënë njerëzve të tij të besuar mundësinë për të bërë turizëm, shkruan A2 CNN. Pas përplasjes fizike me policët në Theth, ku ishte bashkë me kolegun Bardh Spahia, në mbështetje të banorëve, Boçi tha se opozita do përdorë çdo instrument për mbrojtjen e banorëve atje.

“Turizmi familjar ka marrë goditje përfundimtare. Siç shihet prishjet këtu janë selektive, policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Banorët kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kjo nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës i cili kërkon të rrëmbejë edhe këtë perle të natyrës siç ka bërë me të tjerat. Këtu nuk ka shtet, sepse të marrësh zvarrë banorët sepse kanë ndërtuar në tokat e tyre kanë bërë turizëm familjar këtij nuk i thonë shtet. Të gjithë drejtuesit e IKMT thonë një fjalë, kemi urdhër. Nga kush kane urdhër? Këtu sundon arroganca e një shteti që qeverisjen e kanë marrë nga bandat. Do të jemi këtu si opozitë me të gjitha mjetet tona për të reaguar. Thirrja ime është të bëhemi bashkë të gjithë burrat e malësisë për ta ndalur këtë valë terrori”, u shpreh Boçi.

“Siç e shikoni jemi në një terror të vërtetë të shtetit të Edi Ramës. Banorët nuk janë përballur ndonjëherë me pamje terrori të tillë. Si një besëprerë tipik Edi Rama pasi iu dha fjalën dhe u bëri thirrje të investonin emigrantët e kësaj treve, i dhunon sot dhe i hedh në lum investimet e tyre. Një hakmarrje primitive e tij për votën që nuk e mori kurrë të thethjanëve”, tha Spahia.

Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë. m.p.

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

By: el da
12 July 2025 at 19:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth 18 vite pa u përfshirë në këtë sport.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji ka treguar sesi i ka kaluar ditët në izolim ndërsa tregon se përgjatë 9 muajve, ai ka bërë shokë shumë të mirë. Ndër të tjera ai tregon se qëndrimi i partive të vogla ka qenë unikal dhe se dënimi i tij politik dhe pa ligj tregon se shoqëria është në rrezik.

Ervin Salianji: Në burg të mungon liria, je i detyruar që të rrish në një vend të caktuar për shumë kohë. Unë vlerësoj investimin e familjarëve te unë, të miqve etj. Luajta futboll atje, pasi nuk kisha luajtur për 18 vite. Lagështia ishte e madhe aty. Bëra shumë miq në burg. Kam ndarë ambiente me njerëz, që preuzumohen të pafajshëm. Miqësi kam krijuar, se rrija në të njëjtën ambient dhe të dënuarit nuk duhen parë si dele të zeza, por janë njerëz që dënohen e rehabilitohen, s’janë njerëz me brirë.

S’po flas për monstra që mund të kenë bërë monstruozitete, por për njerëz, që kanë hallet e tyre dhe janë aty për shkak të problemeve të tyre personale, që mund të jenë dhe gabime jete. Më vjen mirë që shumica e mediave kanë qenë pro meje. Drejtuesit e partive të vogla kanë mbajtur qëndrim unik. Shoqëria duhet ta vlerësojë situatën time, sepse nëse dënohet një politikan pa ligj, në risk është kushdo tjetër. U detyrua të dalë Rama që të mbrojë dënimin tim. m.p.

Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sot është dita e gjashtë e aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit në fshatin turistik të Thethit, aty ku po vazhdon shembja e ndërtimeve pa leje.

Në sheshin ku po zhvillohet aksioni i IKMT-së, të pranishëm sot ishin edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Boçi, në një prononcim për mediet, e konsideroi “masakër” atë që po ndodh në Theth këto ditë.

“Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre”, tha Boçi.

Boçi u shpreh se Paketa e Maleve është arsyeja se pse, sipas tij, po ushtrohet ky terror te sipërmarrësit në Theth.

“Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. ‘Kemi urdhër’ dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese, këtu vepron dhe sundon një njeri”, pohoi ai.

Deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia tha se është pranë banorëve dhe sipërmarrësve për t’i mbrojtur ata.

Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar. Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha Spahia.

IKMT është shprehur e vendosur në zbatimin e ligjshmërisë dhe se do ta vijojë aksionin, me qëllim mbrojtjen e territorit dhe rikthimin e Thethit në gjendjen e tij natyrore, duke goditur çdo ndërtim pa leje.

/e.i//r.e/

The post Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌