Që nga viti 2023, në hapësirat e “Albi Mall” në Prishtinë, Libraria Dukagjini zë një pjesë të saj me librat më të fundit të saj, për organizimin e Festivalit të Librit.
Në aktivitetin e sivjetmë, qëllimi është që lexuesi të jetë më afër, dhe të ketë më shumë vende për t’u informuar, blerë dhe lexuar libra të ndryshëm.
Latif Mustafa tregon detaje më të hollësishme për këtë organizim.
“Kemi organizuar edhe disa aktivitete për fëmijë të cilët do të nxisin disa lloje të shkathtësive të tyre, atyre shkathtësive që kanë të bëjnë me edukimin estetik, edukimin analitik, por edhe me sensin e tyre të garës, për të garu dhe për të fituar ndonjë libër”, ka thënë Latif Mustafa, Libraria “Dukagjini”.
Në këtë aktivitet, ku janë afro 5 mijë tituj të librave, lexuesit mund të gjejnë zhanre të ndryshme, të cilët janë me një zbritje goxha të favorshme.
“Gjithashtu, kemi një lirim enorm, nga 20% deri në 60%, duke i përfshirë këtu librat e Librarisë ‘Dukagjini’ që i kemi standard me një zbritje prej 30%”, ka thënë Latif Mustafa nga Libraria “Dukagjini”.
E një aktivitet të tillë e mirëpresin edhe qytetarët, të cilët thonë se organizime të tilla i shtyjnë drejt leximit.
“Normal, i shtinë me i lexu, edhe zbritje, njerëzit me ble, me lexu, edhe është hala më mirë.”
“Me lexu nuk po mundemi shumë, por çmimet janë në rregull.”
Festivali këtë të shtunë pati ditën e dytë, ndërkohë do të jetë i hapur edhe javën e ardhshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të miturit për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi.
Në njoftim thuhet se sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.07.2025 rreth orës 13:00 në fshatin Gllavicë, komuna Shtime saktësisht në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës, e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin, të miturin të gjinisë mashkullore, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Dhunimi”.
I mituri që nga data 11 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit për veprën penale të lartëcekur.
Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit.
Lidhur me këtë, ka folur në Euronews Albania një nga banorët e Thethit, njëkohësisht sipërmarrës në zonë.
Banori shpreh shqetësimin duke nisur që nga fakti se çdo gjë është ndërtuar me mund dhe me djersë, dhe deri tek numri mjaft i lartë i turistëve që si rrjedhojë, banorët kanë pësuar mjaft humbje me largimin e tyre.
“Ka pasur turistë pa masë, kanë folur edhe për mediat dhe janë ndjerë të frikësuar. Qëllimi i shtetit mafioz është të trembë rininë shqiptare dhe të largohen ashtu siç janë larguar në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk i lëshojmë trojet tona, nuk i kanë lëshuar as të parët tanë. Edhe biznes nuk do zhvillojë kush këtu. Edi Rama ka ndez një zjarr këtu. Ai të rrijë si kryeministër në punë të vet. Ideja se po shet Thethin , mos ta besojë.
Bujtinën e kam bërë me djersën time dhe e ka prishur Edi Rama. Do ta rindërtoj prap dhe s’do ta lëshojmë. Do largojmë edhe ata që nuk janë banorë të Thethit. Të tjerët vetëm do vinë për rezervim javor. Toka është e Thethit, nuk e lëshojmë pa gjak”, tha sipërmarrësi në Theth.
Më tej, ai ndalet në një tjetër detaj që tregon se edhe vetë bashkia Shkodër ka lejuar të ndodhë diçka e tillë për një qëllim.
“Këto bujtina i kemi ndërtuar që në vitin 1997. Nga ana tjetër edhe bashkia Shkodër i ka lënë lirshëm njerëzit që të ndërtojnë, dhe banorët janë nxituar. Kjo është bërë me qëllim t’u marrin qytetarëve votat e pas tyre, t’ua shembin bizneset.
Ne s’kemi vrarë askënd. As kohë nuk na kanë lënë, vetëm një orë dhe me fadromë nga mbrapa”, tha banori.
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë e ka marrë pjesë në diskutime. Gjatë një diskutimi që pati në Hudson Institute në Uashington, Osmani tha se ishte angazhimi personal i Donald Trumpit që ndali një përpjekje të Serbisë për të shkaktuar tensione në kufirin me Kosovën, duke vlerësuar rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes.
Osmani, gjatë këtij diskutimi, ka folur për krizën institucionale në Kosovës që është shkaktuar tash e sa muaj, duke paralajmëruar kështu se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime lidhur me moskonstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, kur parashihet edhe përfundimi i afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.
Një eskalim i planifikuar që Serbia ta bënte në kufirin me Kosovës është parandaluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kështu ka thënë për të dytën herë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Në një diskutimi në Hudson Institute Osmani ka deklaruar se presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi
“Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes.Sepse paqja, siç e dimë të gjithë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Është diçka që duhet mbrojtur vazhdimisht, duhet kultivuar vazhdimisht. Dhe roli i Shteteve të Bashkuara në këtë përpjekje është thelbësor. Është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, tha Osmani, presidente e Kosovës
Osmani, gjatë këtij diskutimi ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit e arritur në shtatorin e 2020-ës, duke thënë se kjo marrëveshje është zbatuar.
“Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, por aty ku shoh më shumë potencial është të shkosh përtej Marrëveshjes së Uashingtonit. Përvoja jonë me administratën Trump është se ata janë veprues, ata i kryejnë gjërat, kështu që mendoj se ka potencial për të bërë gjëra të rëndësishme, jo gjëra të parëndësishme, jo gjëra të vogla. Po flas për gjëra të mëdha, gjëra që do të kontribuonin vërtet në paqen afatgjatë, jo në zgjidhje të shpejta, paqe afatgjatë në rajon…”
Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses nuk ka sqaruar sa duhet pasojat, në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, për çka presidentja e vendit tha se do t`i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese me pyetje të veçanta për këtë bllokadë institucionale.
“Në kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikohej çdo skenar i vetëm. U hartua në një mënyrë me një mendim pozitiv, që ligjvënësit do të bashkëpunonin, në vend që të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Pra, tani për tani, për shkak të një mungese qartësie kushtetuese, nëse mund ta quaj kështu, Parlamenti nuk është konstituuar. Por patëm një rast të ri në gjykatën Kushtetuese dhe gjykata ka sqaruar se ekziston ky afat i rreptë 30-ditor, i cili do të skadojë më 26 korrik, për Kushtetutën e Parlamentit. Por nuk sqaroi se cilat janë pasojat ligjore të mosrespektimit të atij afati të detyrueshëm kushtetues. Pra, duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’u bëj atyre atë pyetje të veçantë, dhe shpresoj se ata do të përgjigjen”, deklaroi Osmani.
Sidoqoftë, gjatë këtij diskutimi ajo është shprehur optimiste për tejkalimin e këtij ngërçi politik, derisa ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit po i sjell dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për ecurinë e shpejtë të punimeve në dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
“Paradite themeli i bregorës, e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë. Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmbë në trotuare”, ka shkruar Durmishi.
Projekti i ndërtimit të këtyre urave llogaritet se kap vlerën e afro 3 milionë euro.
Ndërkohë, për këtë kontratë ka nisur hetim Prokuroria Speciale, për të vlerësuar përputhshmërinë me procedurat ligjore të ndjekura gjatë tenderimit./Telegrafi/
Ka mbërritur në Kosovë, në vizitën e tij të parë, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Hanrahan është pritur nga e ngarkuara me punë në këtë ambasadë, Anu Prattipati.
“Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në detyrë Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Ne presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në njoftimin që e ka bërë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Ndërkohë pritet që me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara do të takohet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do të jetë në darkën e punës të organizuar nga Prattipati.
Pritet që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Hanrahan të takohet edhe me liderë politikë, derisa ditë më parë kishte zhvilluar takim me presidenten e shtetit Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/
Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar pas lajmit se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në reagim thuhet se ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën, ku i bënë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës.
“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë”.
“I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”, thuhet në reagim.
Tutje, këto organizata thanë se populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që sipas tyre, respekton sakrificën për liri dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.
“Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre. 16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm”, thuhet në reagim.
Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.
“Për hir të së vërtetës këto pamje nuk i ka provuar kjo zonë që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriotë të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar”, tha ai.
Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si një besprerë tipik”.
“Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha ai duke e cilësuar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi Partinë Socialiste më 11 maj.
Ndërkohë Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës.
“Duke goditur qytetarë e Thethit kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë”, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japë atë “klientëve të tij”./TV Klan
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon.
Një automjet luksoz është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin në të.
Në momentin e ndalimit, njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes. Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në ujë gjatë arratisjes.
Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.
Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det. Ai është nxjerrë në shëtitoren e qytetit dhe po shoqërohet drejt furgonit të forcave “Shqiponja”.
Pritet një reagim zyrtar nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e ndjekjes dhe përmbajtjen e çantës që mbante personi i arrestuar.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka zyrtarizuar sot aderimin e tij në Nismën Socialdemokrate, duke shpallur synimin për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet lokale në Prizren.
Në një adresim publik drejtuar qytetarëve, Çoçaj shprehu zhgënjimin e tij ndaj qeverisjes aktuale komunale, duke përmendur padrejtësitë, mungesën e ndershmërisë dhe neglizhencën ndaj mirëqenies së qytetarëve.
“Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nismën Socialdemokrate. Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe, por për punë e për njerëz me duar të pastra”, theksoi ai.
Çoçaj ka qenë një prej figurave të njohura politike në Prizren, ndërsa mbështetësve të tij iu drejtua me fjalët:
“Edhe këtë herë, me ju. Unë jam gati”.
Bunkeri i Ulpianës në Prishtinë po shndërrohet në një qendër arti dhe kulture dinamike.
I planifikuar të hapet këtë shtator, ish-bunkeri do të ofrojë mundësi të reja për inovacion artistik dhe angazhim komunitar.
Kjo nismë është pjesë e projektit për Industritë Kreative, e mbështetur nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, dhe ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin komunal përmes planifikimit strategjik dhe një oferte më të fuqishme kulturore e kreative në nivel lokal.
Pas drejtorëve të bashkive dhe kryetarëve të njësive administrative, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.
Gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës, kreu i qeverisë deklaroi se nënkryetarët janë të konsumuar dhe duhet një rifreskim i tyre, duke theksuar se ata nuk po performojnë siç duhet.
“Nënkryetarët i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, por edhe dy vjet keni (i drejtohet kryetarëve). I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët. Bëni mirë t’i shkarkoni të gjithë dhe të bëni një rifreskim të madh. Nënkryetarët që merren me çështjet urbane dhe rurale duhet të jenë më energjikë. Departamentet e bujqësisë duhet të jenë shumë më të artikuluara,” u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi më tej se është e rëndësishme që bashkitë të kenë struktura drejtuese më dinamike dhe të përkushtuara për të realizuar projektet e qeverisë.
“Kush e di se në çfarë ore gjumi janë nënkryetarët tuaj teksa ju jeni këtu. Në nderin tënd, Pjerin, është që t’i shkarkosh dhe t’i rifreskoni të gjithë,” tha Rama.
Deklaratat e Ramës vjen pak orë pasi ai vendosi ultimatum deri ditën e hënë që të shkarkohen drejtuesit e të gjithë Njësive Administrative në vend./Euronews Albania
Në mbyllje të serisë së hulumtimeve të emisionit “Debat Plus”, publiku u njoh me kulmin e një rrëfimi tronditës mbi figurën shumëdimensionale të Nazim Bllacës, ish-mësuesi i gjeografisë që u bë dëshmitar kyç i EULEX-it dhe, sipas materialeve të publikuara, njëkohësisht bashkëpunëtor i prokurorisë serbe.
Përmes përgjimeve të incizuara gjatë kohës sa Bllaca ndodhej në burg, dëshmohet se ai gëzonte privilegje të jashtëzakonshme për një të dënuar për vrasje: komunikonte për orë të tëra në telefon me Zdenka Pumper, hetuese e lartë e EULEX-it, e cila më vonë do të bëhej pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Në momente kur kërkesat e tij për ulje dënimi, lirim me kusht apo avancim të rasteve në drejtësi nuk plotësoheshin, Bllaca kërcënonte se do të tërhiqej nga bashkëpunimi dhe se do të dilte publikisht kundër EULEX-it.
Në një nga përgjimet, ai dëgjohet duke thënë:
“Nëse EULEX-i nuk e çon përpara, unë më 21 janar do t’ia zgjas dorën Danillos, ty edhe me ju thanë ‘Na falni, mbaroj gjithçka’… e më dërgoni për atje. Le të lëshon ndonjë prokuror një letër që Bllaca s’don më”.
Për më tepër, ai pohon se kishte hapur Facebook-un nga burgu, ndonëse nuk kishte të drejtë, dhe kishte paralajmëruar se do të fliste publikisht për çështje të ndjeshme, përfshirë rastet Bamieh dhe Ratel, dy prokurorë të përfshirë në akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Pas 10 ditësh, Bllaca do të flas, edhe pikë”, – shkruante ai.
Bllaca paraqitet si “agjent i dyfishtë”, dëshmitar që për 6 vjet kishte ndihmuar EULEX-in të ndërtonte raste të mëdha gjyqësore, përfshirë katër procese penale në Kosovë, dhe që, sipas të gjitha gjasave, është përfshirë edhe si dëshmitar në Hagë.
Emri i tij është përmendur edhe nga vet mbrojtja e Kadri Veselit në procesin aktual.
Ndërkohë, Zdenka Pumper, personi që bashkëpunoi nga afër me Bllacën për vite me radhë në Kosovë, tashmë koordinon hetimet në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas vetë Bllacës, “nuk ka çështje që Zdenka nuk e di në Kosovë”, duke e përshkruar atë si njërën nga figurat më të fuqishme në zinxhirin e drejtësisë ndërkombëtare që ka vepruar në Kosovë.
Ky kapitull final i hulumtimit të ‘Debat Plus’ ka lënë shumë pyetje të hapura për legjitimitetin e proceseve të drejtësisë ndërkombëtare, për rolet e individëve kyç në ndërtimin e aktakuzave, dhe mbi të gjitha, për përdorimin politik e juridik të dëshmitarëve që veprojnë në kushte të paqarta dhe shpesh të dyshimta.
“Debat Plus” përmbylli episodin e fundit me thirrjen për të vazhduar kërkimin drejt së vërtetës dhe drejtësisë, në një sistem ku besimi publik është lëkundur dhe ku faktet shpesh janë të errësuara nga interesa të ndërlikuara ndërkombëtare.
“Në një sistem ku e vërteta mbetet shpesh e fshehur, e keqpërdorur dhe e manipuluar, për ne mbetet detyrë të vazhdojmë të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi”, ka thënë Ermeal Panduri./RTV Dukagjini/
Në një nga përgjimet e publikuara në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Nazim Bllaca, dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it dëgjohet duke kërcënuar me pasoja të rënda në rast se ai “goditet” nga misioni ndërkombëtar.
“Nëse EULEX-i e godet Bllacën, ti e din çka del mandej… Unë nuk jam as Agim Zogaj… këtu ku ka të holla, ka kallashnikov. Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”, i thotë ai Zdenka Pumper-it, një zyrtare e EULEX-it me të cilën komunikonte rregullisht.
Në vazhdën e publikimeve, janë zbardhur përgjime dhe dokumente që dëshmojnë për mënyrën se si Bllaca për vite me radhë ka bashkëpunuar me hetues ndërkombëtarë dhe me Serbinë, përfshirë edhe raste që më vonë përfunduan në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një tjetër përgjim, Bllaca deklaron se kishte bashkëpunuar me prokurorin italian Maurizio Salustro, i cili fillimisht u prezantua si ndjekës i “peshqve të mëdhenj” në Kosovë, por që më pas punoi si këshilltar i drejtësisë në Beograd.
Ai tregon se kishte dorëzuar lëndë për rastin “Kleçka” dhe se e njihte mirë procesin e përzgjedhjes së figurave që viheshin në shënjestër nga hetimet ndërkombëtare:
“Unë kam nënshkru kush janë peshqit e mëdhenj gjatë kohës së luftës… kam dorëzu lëndën te Salustro… e di se cilët janë figurat me pushtet dhe me pika të zeza”, dëgjohet të thotë Bllaca.
Kurse në një përgjim tjetër Bllaca i thotë Zdenkës: Prit pak se kur nis punën Gjykata Speciale, do ta kalojmë atje rastin sepse është çështje sensitive.
Por përtej dëshmisë, përgjimet zbulojnë një frikë dhe tension të vazhdueshëm tek Bllaca, për shkak të përfshirjes së tij në rrjete sensitive të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në lidhje me tensionet e krijuara në zonën e Thethit, pas aksionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve të ngritura pa leje, Arqipeshkvia Shkodër-Pult ka reaguar me një deklaratë publike.
Arqipeshkvia shpreh shqetësimin e saj, në veçanti për përplasjet mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore, ku ditën e sotme eskaluan deri në hedhjen e molotvëve dhe drejtimin e armëve nga ana e policisë.
Në deklaratën zyrtare thuhet se Kisha Katolike qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes, duke bërë thirrje për qetësi, dialog dhe respekt për jetën njerëzore.
“Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo”, thuhet në qëndrimin e Arqipeshkvisë, e cila solidarizohet me të gjithë njerëzit vullnetmirë që sipas tyre punojnë me ndershmëri, sakrificë dhe dinjitet.
Gjithashtu, deklarata vë theksin tek rëndësia e respektimit të ligjit dhe drejtësisë si detyrë thelbësore për çdo qytetar.
“Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.”
Në përmbyllje, Arqipeshkvia shpreh lutjen dhe shpresën që situata të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe në frymë mirëkuptimi.
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që ishte në kontakt të vazhdueshëm me Nazim Bllacën, por njihte edhe serbët me të cilët ai bashkëpunonte, si Radosllav, Gjinoviq e Mirkoviq.
Emrat e tyre përmenden qartë në biseda të regjistruara, ku Bllaca i referohet Gjinoviqit si “Gjina” – një figurë kyçe me lidhje të drejtpërdrejta me EULEX-in dhe, sipas Bllacës, njeri që ndihmonte në çuarjen përpara të çështjeve ku “viktimat ishin nga pala serbe”.
Bllaca: Po dëgjo, Gjina veç m’ka thirr thotë Bllacë, Bllacë hyn me bashkëpunu me Allenin edhe u kry muhabeti. Mos fol asgjë para dy vjetëve, mos fol kurrgjë me Danillon. Unë dje e kom thirr edhe i kom thonë: “Gjino, unë e kom kry punën, Alleni e ka kry punën, Zdenka e ka kry punën”. Mirëpo, tash duan me mashtru Prokuroria, a e kupton. Thotë, ‘fal Zotit që e kanë kry punën Alleni edhe Zdenka’. I them ‘po veç Prokuroria e bllokon’ thotë ‘pse’, i them unë pse mund të jetoj në duart e peshqve të mëdhenj të Hajredin Kuçit, a e kupton? Atëherë thotë ‘jo unë se paskam ditë edhe thotë se EULEX-i të monitoron aty edhe thotë jo s’ka asgjë aty. S’kam kurrfarë sigurie për jetën time. Sot jam gjallë, nesër muj me vdek. I thom mirë çoma letrën unë e çoj të hënën edhe kur ta ndërprej tash lidhjen me ty menjëherë do ta thërras Gjinoviqin, edhe i them edhe njëherë të hënën në ora 09:00 me ma dërgu dokumentin të Rado Saljeviqi. Pse kërkoj ndihmë prej këtij, për shkak se viktimat janë nga pala serbe a e kupton? Për këtë arsye unë kërkoj që dikush brenda ndonjë njeri brenda, a e ke pa dokumentin unë e kom çu te Mirkoviqi, ka dikush brenda në EULEX që don me m’blloku, nuk po du me të gënjy.
Në njërin nga përgjimet, Bllaca përmend se kishte refuzuar të bashkëpunonte me një pjesë të stafit të EULEX-it, duke u ankuar për “mashtrime brenda organizatës”, por se Gjinoviqi kishte ndërhyrë për të rregulluar kontaktin me prokurorin Allen Cansick – duke i dhënë sinjalin se gjithçka do të shkonte mirë për aq kohë sa viktimat ishin serbe.
Bllaca:Jam nervozu shumë kam punu me ty edhe them faleminderit shumë që kemi punu, bashkëpunojmë, shkojmë kadale, step by step, 20 muj aty këtu edhe u kry muhabeti. Nuk të kam gënjy apo jo? Kam mendu me ndihmu edhe Gjinoviqi ka hy në kontakt me Allenin edhe thotë hyn Bllaca, edhe i thash jo bre se nuk besoj se ka shumë mashtrues aty brenda, në organizatën tande. Ai thotë hyn kur të them unë, hyn. Unë them a mundesh me m’ndihmu nëse më del ndonjë bllok aty? Thotë unë do të ndihmoj, s’ka me pas bllok këtu për arsye se viktimat janë të anës serbe, a më kupton?
Zdenka:Po,po e kuptoj
Në një tjetër përgjim, Bllaca thotë se kishte informuar Gjinoviqin, Zdenkën dhe Allenin se kishte përfunduar punën e tij, por po përballej me bllokada nga Prokuroria, të cilat ai i lidhte me “peshq të mëdhenj” si Hajredin Kuçi. Bllaca shprehet se i frikësohet për jetën e tij dhe se po kërkonte ndihmën e serbëve me ndikim për të çuar përpara dokumentet që kishte përgatitur.
Bllaca: Po dëgjo, Gjina veç m’ka thirr thotë Bllacë, Bllacë hyn me bashkëpunu me Allenin edhe u kry muhabeti. Mos fol asgjë para dy vjetëve, mos fol kurrgjë me Danillon. Unë dje e kom thirr edhe i kom thonë: “Gjino, unë e kom kry punën, Alleni e ka kry punën, Zdenka e ka kry punën”. Mirëpo, tash duan me mashtru Prokuroria, a e kupton. Thotë, ‘fal Zotit që e kanë kry punën Alleni edhe Zdenka’. I them ‘po veç Prokuroria e bllokon’ thotë ‘pse’, i them unë pse mund të jetoj në duart e peshqve të mëdhenj të Hajredin Kuçit, a e kupton? Atëherë thotë ‘jo unë se paskam ditë edhe thotë se EULEX-i të monitoron aty edhe thotë jo s’ka asgjë aty. S’kam kurrfarë sigurie për jetën time. Sot jam gjallë, nesër muj me vdek. I thom mirë çoma letrën unë e çoj të hënën edhe kur ta ndërprej tash lidhjen me ty menjëherë do ta thërras Gjinoviqin, edhe i them edhe njëherë të hënën në ora 09:00 me ma dërgu dokumentin të Rado Saljeviqi. Pse kërkoj ndihmë prej këtij, për shkak se viktimat janë nga pala serbe a e kupton? Për këtë arsye unë kërkoj që dikush brenda ndonjë njeri brenda, a e ke pa dokumentin unë e kom çu te Mirkoviqi, ka dikush brenda në EULEX që don me m’blloku, nuk po du me të gënjy.
Bisedat mes Bllacës dhe Gjinoviqit janë të shumta. Në to, dallohen kujdesi në komunikim dhe përdorimi i kodeve, ndërsa Bllaca premton dërgimin e dokumenteve me email te prokurori Kujtim Shehu. Në një bisedë tjetër, Gjina i kërkon që mos të flasin në telefon për çështje të ndjeshme, por të shkëmbejnë të gjitha informatat përmes emailit.
Gjina: Gjallë jemi te dy, edhe unë edhe ti, edhe pse dojnë me na pa të vdekur.
Bllaca: E din që kam punu dy vjet me këtë landën, e din ti.
Gjina: E di.
Bllaca: Po e din ti mirë. Tash Alleni ka kry punë, ai miku yt.
Gjina: Bravo, bravo. A të kam thanë?
Bllaca: Mirëpo, tash ka dalë një guri i madh.
Gjina: Ani shkrujëm, mos të folim kështu në telefon. Shkrumi.
Bllaca: Ani mirë. T’i shkruj të gjitha. Po, a e din cili është çelësi? Ai miku yt sipër. E din ti cili është ai.
Gjina: Po, po e di. Krejt, shkrumi të gjitha këto. Mirëpo, dëgjo. Shkruje një email ku mundesh me mi çu direkt. A don me shkru në shqip?
Bllaca: Po, po në shqip.
Gjina: Atëherë, çoma me email. Ai miku i merr, i përkthen edhe mi çon.
Bllaca: Atëherë, mirë. Edhe ti prej të hanës duhesh me dhezë motorrin.
Gjina: Të thërras unë të hanën. Tung, tung. Shihemi./RTV Dukagjini/
Emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka publikuar episodin e pestë të serisë ekskluzive “Llaptopi i Bllacës”, ku janë zbardhur përgjime të reja dhe komunikime të ndjeshme ndërmjet Nazim Bllacës dhe ish-hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper.
Në episodet e mëparshme, ishin paraqitur pjesë të shkurtra të bisedave mes tyre, por sonte, “Debat Plus” sjell një mori të dhënash të reja – përfshirë përgjime të drejtpërdrejta – që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Bllacës dhe hetueses evropiane.
Në këto përgjime Zdenka Pumper komunikon rrjedhshëm me Bllacën në gjuhën serbe. Ajo më vonë gjatë dëshmisë së saj në Hagë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ndër të tjera prezantohet si ish-police austriake.
Dyshja, Bllaca-Pumper diskuton për gjithçka: nga pakënaqësitë e Bllacës në burg, te emrat e prokurorëve që nuk i pëlqejnë atij, e deri te mënyrat se si të koordinojnë informatat për t’i shndërruar në raste gjyqësore.
Bllaca e thërriste Zdenkën “motër”, duke reflektuar një marrëdhënie të ngushtë dhe të pandarë, me komunikime që ndodhnin ditë e natë, pa ndonjë kufizim orari apo fundjave.
Sipas profilit të saj në LinkedIn, Zdenka Pumper kishte nisur punën si hetuese në EULEX nga maji i vitit 2009, vetëm pesë muaj pas zbarkimit të misionit në Kosovë. Ajo ishte pjesë e Task-Forcës kundër korrupsionit për gjashtë vjet.
Por ajo që shton edhe më shumë peshë në këtë histori është fakti se pas largimit nga EULEX-i, Pumper u bashkua me Prokurorinë e Gjykatës Speciale në Hagë, fillimisht si pjesë e Task Forcës Hetimore Speciale (SITF) dhe më pas si pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Vetë Pumper, në rastin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, është paraqitur si dëshmitare.
“Jam Zdenka Pumper. Punoj për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. I jam bashkuar TFHS-së në janar të 2016-s dhe pastaj në verë kalova direkt në ZPS. Jam udhëheqëse e koordinimit të hetimeve”, kishte thënë ajo gjatë dhënies së dëshmisë së saj në Hagë.
“Për prejardhjen e saj, interesohej edhe Bllaca kur fliste me të. Veçse Zdenkes nuk i vinte mirë e as s’donte të lëshohej se pse din kaq mirë serbisht”, ka thënë Ermal Panduri.
Bllaca: Ku ke kry shkollë ti bre?
Zdenka: Qysh po mendon?
Bllaca: Ti ke punu në Kroaci apo jo?
Zdenka: Jo, në Austri.
Bllaca: E qysh e din serbishten?
Zdenka: Ee ma ka mësu baba.
Bllaca: Pse e ke mësu, çka po të vyn? Kjo është gjuhë ballkanike, për pak vende?
Zdenka: Baba më ka thënë gjithnjë që duhet me mësu ma shumë gjuhë.
Bllaca: Këtu ka njëfarë ndërlidhje. Mirë, mirë…
Zdenka: Çka?
Bllaca: Duhet me pa a ka ndonjë far lidhje këtu apo jo …
Zdenka: Çfarë lidhje?
Bllaca: Dëgjomë. Unë kam kqyr pak, kam lexu pak. Ku ke punu, çka ke punu. Çfarë kohe e ke kry shkollën fillore, shkollën e naltë e fakultetin. Kam lexu pak.
Zdenka: Po…?
Bllaca: …edhe që ke punu me financa shumë. Po, e kam pa e kam lexu me kënd duhet me punu Bllaca, kush është ky njeri, a ka far fuqie? A ka nerva…
Zdenka: Unë kam nerva.
Bllaca: Edhe kështu është mirë, por tash duhet me verifiku a ki ndonjë lidhje…kjo lidhja ballkanike….
Zdenka: Jo unë nuk kam kurrgjë ..
Pra, Bllaca me Zdeken, koordinonin në përpikmëri se sit ë vepronin tutje.
’’Ajo i jepte udhëzime si komandantja e saj, ai i ndiqte si ushtar i disiplinuar. Dytë, qëllimin e kishin të njëjtë, punoni kundër ish-komdantëve të UÇK-së. Dhe në telefon nga burgu, Bllaca i raportonte asaj e edhe ajo i shpjegonte se qysh po punon p.sh. kundër Haradinajt dhe atë në dy telefonata të ndryshme”, ka thënë tutje Panduri.
Bllaca: Unë kam punu në tri linja kundër kolaboracionistëve..
Zdenka: A keni bërë ndonjëherë atë që e kam kërkuar prej jush?
Bllaca: Po, kam punu në tri linja me kolaboracionistë, me LDK-në, kundër PDK-së dhe kundër dëshmitarëve.
Zdenka: …edhe s’keni mujt …
Bllaca: a ti je i rrezikshëm … unë kam lexuar e-mailin, u çudita thash çka ka lidhje kjo me këtë? Pi ujë, coca-cola, edhe mendoj çka është kjo? Duhet me mendu për këto punë apo jo? Çka është kjo? Çfarë lidhje ka me këtë far linku? Edhe them, çudi …ne kemi punu në tri linja. Edhe procesi kundër Limajt…
Zdenka: Unë kam dërguar për Haradinajn.
Bllaca: Dëgjomë, na duhet me punu për këtë punën që e kemi, a po kupton? Që e kam përpara, afër. Shefi yt, a don me ngrit padi kundër peshqve të mëdhenj apo jo?
Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje, sidomos ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra, ka ndërmarrë disa masa për vendosje të rregullit.
Sipas njoftimit, çdo parking privat duhet të aplikojë për leje, e cila do të jetë e përkohshme, deri në miratimin e Planit të ri të Mobilitetit, i cili do të përcaktojë standardet dhe lokacionet e lejuara për parking.
Sipas Komunës së Prishtinës, në kuadër të këtyre masave të ndërmarra nuk do të lejohen të operojnë ato parkingje të cilat kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin dhe ato parkingje që janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike.
“Qëllimi: më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.Ftojmë të gjithë operatorët të bashkëpunojnë që të aplikojnë për leje dhe të ndjekin procedurat në fuqi’- thuhet në njoftimin e Komunës të lëshuar më 11.07.2025.
Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, kryesori i dyshuar për organizimin e vrasjes së motrës së tij.
Ai komentoi raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili ka konfirmuar se Naim Murseli nuk ka asnjë të metë mendore. Sipas Leonardit, përpjekja për ta paraqitur si të pa përgjegjshëm ishte një strategji për të zvarritur gjyqin dhe për të shmangur drejtësinë.
“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, u shpreh ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini .
Leonardi përsëriti qëndrimin se Naim Murseli është organizatori i vrasjes së Liridonës, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Ai theksoi se familja pret nga drejtësia dënimin maksimal për të tre të përfshirët, si një mesazh për shoqërinë që veprimet kriminale nuk do të tolerohen.
“Për ne dihet qartë se Liridona nuk kthehet më, edhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo që duam është që këta të dënohen dhe të japim një mësim për të gjithë ata që mund të tentojnë diçka të tillë”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se seanca gjyqësore e radhës për këtë rast do të mbahet të hënën e ardhshme, duke kërkuar që drejtësia të mos lejojë më vonesa në këtë proces të ndjeshëm publikisht dhe emocionalisht për familjen dhe opinionin.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, përkatësisht në Srebrenicë, sot është shënuar 30-vjetori i gjenocidit të kryer nga forcat serbe ndaj popullatës civile myslimane, ndërsa drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka arritur që vetëm disa persona t’i dënojë për këtë vepër.
Në këtë përvjetor, nga Kosova ka qëndruar në Srebrenicë një delegacion i lartë shtetëror.
Lidhur me këtë, në RTV Dukagjini ka folur politologu Adnan Qaka.
“Fatkeqësia më e madhe është që nuk ka pasur vullnet politik që të dënohet Serbia për krim e gjenocid, që në fakt nuk e ka bërë vetëm në një qytet, në Srebrenicë, por në tërësi. Duhet ta themi qartë se ajo që ka bërë Serbia në Bosnje është gjenocid i pastër”, ka thënë ai.
Sipas Qakës, padinë që Bosnja e ka formuluar, e ka bërë në mënyrë mjaft profesionale, me prova shkencore dhe me fakte të fuqishme e ekspertë të dëshmuar.
“Mirëpo, kjo ka qenë një çështje puro politike, ku është një e vërtetë që është dëshmuar edhe nga Florens Hardman, zëvendësprokurorja e Tribunalit të Hagës, që shumë dëshmi, shumë prova që i ka depozituar Bosnja në Tribunalin e Hagës – këto që kanë qenë, do të thotë, shtetet që i kanë bartur këto fakte, dokumente për Tribunalin e Hagës – edhe i kanë manipuluar, thjesht janë tjetërsuar ato dokumente, ku qëllimi i qartë ka qenë që të mos dënohet Serbia për krimin e gjenocidit”, ka thënë Qaka.