Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale

11 July 2025 at 12:19

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë raportoi mbi përpjekjet për censurimin e një blogu mediatik në rrjetet sociale, i cili poston përmbajtje satirike dhe kritike ndaj politikbërjes në Shqipëri. “Facebook kufizoi menaxhimin e faqes së VNA, një blog i pavarur shqiptar i njohur për raportimet kritike mbi zhvillimet politike,” shkruhet në njoftimin e Rrjetit për Gazetarët […]

The post Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale appeared first on Reporter.al.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

3 July 2025 at 13:04

Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit. Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e […]

The post ‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

1 July 2025 at 13:05

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, organizata mjedisore EcoAlbania së bashku me organiozatat ndërkombëtare EuroNatur dhe Riverwatch ngritën alarmin se Parku Kombëtar i lumit Vjosa rrezikon të kthehet në një “park letre” të mbrojtur thjesht me ligj, por jo në realitet. “Lumi Vjosa po përballet vazhdimisht me presione nga industritë nxjerrëse, zgjerimi i infrastrukturës dhe […]

The post Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër appeared first on Reporter.al.

‘Homeland Justice’ sulmon faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës

20 June 2025 at 15:54

Nëpërmjet disa postimeve në grupin e hapur në Telegram, “Homeland Justice” pretendon se ka kryer të premten një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës në internet. Në postime, “Homeland Justice” thotë se “Bashkia Tiranë është e jona” dhe se “shërbimet për qytetarët janë ndërprerë”. “Homeland Justice” ka kryer sulme të njëpasnjëshme ndaj […]

The post ‘Homeland Justice’ sulmon faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës appeared first on Reporter.al.

AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta

19 June 2025 at 14:34

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF paralajmëroi qytetarët shqiptarë se një platformë e dyshimtë investimesh, e quajtur “NetherexPro”, po promovohet në rrjetet sociale dhe mund të rrezikojë të ardhurat e tyre. Sipas AMF, kjo platformë nuk është e licensuar prej tyre. “Çdo investim në këtë platformë mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të […]

The post AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta appeared first on Reporter.al.

Rrjedh teza e matematikës në provimet e maturës shtetërore 2025

17 June 2025 at 12:44

Të martën paradite, gjatë provimit të matematikës, ka rrjedhur teza e provimit në rrjetet sociale, vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit. Tezat e provimit janë publikuar të paplotësuara në variantet A dhe B, në llogarinë e Instagramit të “Studentët Denoncojnë”. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MAS) ka reaguar duke siguruar […]

The post Rrjedh teza e matematikës në provimet e maturës shtetërore 2025 appeared first on Reporter.al.

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese

4 June 2025 at 13:05

Posta Shqiptare paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me mesazhe të paidentifikuara, që i ftojnë ata të klikojnë linqe të dyshimta në emër të Postës. “Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën […]

The post Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese appeared first on Reporter.al.

Rrjedh teza e Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore

3 June 2025 at 12:26

Të martën paradite, gjatë provimit të Gjuhës Angleze, ka rrjedhur teza e provimit në rrjetet sociale, vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit. Tezat e provimit janë publikuar të paplotësuara në variantet A dhe B, në llogarinë e Instagramit “Studentët Denoncojnë”. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MAS) ka reaguar duke siguruar […]

The post Rrjedh teza e Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore appeared first on Reporter.al.

Procedohen pesë raste të krimeve kibernetike brenda 24 orëve

22 May 2025 at 14:47

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës njoftoi të enjten procedimin e pesë rasteve ku qytetarët kanë kryer krime kibernetike brenda 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë për hapjen e profileve të rreme me të dhënat e personave të tjerë apo për shpërndarjen e komenteve fyese […]

The post Procedohen pesë raste të krimeve kibernetike brenda 24 orëve appeared first on Reporter.al.

Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës

22 May 2025 at 08:26

Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) […]

The post Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

16 May 2025 at 14:53

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja […]

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto appeared first on Reporter.al.

Mjedisorët ngrejnë alarmin për nivelin e vrasjes së shpendëve migrues

15 May 2025 at 13:13

Fondacioni gjerman, Euronatur, ka publikuar gjetjet e raportit “The Killing 3.0” lidhur me premtimet e vendeve të Mesdheut, Afrikës dhe Lindjes së Mesme për të përgjysmuar shkallën e vrasjes së shpendëve deri në vitin 2030. Për të parandaluar pasojat alarmante të humbjes së shpendëve migrues, rreth 46 shtete ndërmorën në Romë një plan strategjik të […]

The post Mjedisorët ngrejnë alarmin për nivelin e vrasjes së shpendëve migrues appeared first on Reporter.al.

Grupi kriminal mashtronte qytetarët nëpërmjet skemës së Call Center

14 May 2025 at 13:36

Policia e Shtetit doli të mërkurën me një njoftim zyrtar në Facebook, lidhur me një skemë mashtrimi kompjuterik që kryhej nëpërmjet një Call Center në Tiranë. “Vihen në pranga tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, punohet për kapjen e dy të tjerëve”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve […]

The post Grupi kriminal mashtronte qytetarët nëpërmjet skemës së Call Center appeared first on Reporter.al.

Një 23-vjeçar francez arrestohet për mashtrimin e qindra qytetarëve shqiptarë

28 April 2025 at 12:19

Policia e Shtetit njoftoi të hënën se kishte zbuluar një skemë mashtrimi financiar, ku kanë rënë pre qindra qytetarë shqiptarë. Autor i mashtrimit sipas policisë ishte një 23 vjeçar me shtetësi franceze. “Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë një 23 vjeçar nga Franca, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë […]

The post Një 23-vjeçar francez arrestohet për mashtrimin e qindra qytetarëve shqiptarë appeared first on Reporter.al.

Mynihu tërhiqet prej projektit të Aeroportit të Vlorës

9 April 2025 at 17:30

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, fondacioni gjerman në mbrojtje të natyrës, Euronatur, përçoi vendimin e Komitetit Ekonomik të qytetit të Mynihut për t’u tërhequr nga roli në projektin e Aeroportit të Vlorës, ku ishte përfshirë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut (MAI), e cila kishte një rol këshillues. “Mynihu po i jep fund përfshirjes së tij […]

The post Mynihu tërhiqet prej projektit të Aeroportit të Vlorës appeared first on Reporter.al.

Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

7 April 2025 at 18:31

Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që […]

The post Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale appeared first on Reporter.al.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri sfidohet në Gjykatë Kushtetuese

25 March 2025 at 13:35

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri – botues i Reporter.al, dhe Qendra për Fuqizim Ligjor depozituan të martën pranë Gjykatës Kushtetuese një padi për pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave mbi mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Sipas padisë qëllimi kryesor që fshihet pas këtij […]

The post Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri sfidohet në Gjykatë Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës

17 March 2025 at 15:48

Organizata mjedisore EcoAlbania ka publikuar një raport që evidenton kërcënimin e integritetit të lumit Vjosa prej aktiviteteve industriale dhe ekonomike të kompanive që shtrihen brenda territorit të Parkut Kombëtar dhe degëve të tij. “Gjetjet e këtij raporti janë një kambanë alarmi për mbrojtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa,” u shpreh drejtori […]

The post Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës appeared first on Reporter.al.

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

13 March 2025 at 08:13

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën. “Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes […]

The post Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok appeared first on Reporter.al.

❌
❌