Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

12 July 2025 at 15:08

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shndërrohet në një qendër moderne kirurgjikale, ku inovacioni bashkohet me përkushtimin për kujdesin ndaj pacientit. Me teknologji të përparuara, metoda moderne operative dhe ekip mjekësor të specializuar, kjo klinikë po vendos standarde të reja në trajtimin e sëmundjeve të kraharorit dhe mushkërive në Kosovë.

Që nga viti i kaluar, kanë filluar tri intervenime të reja në Torakale, PECTUS, operacioni me Sentinel-Node dhe fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme e investime në VATS të ri.

Ndërsa numri më i madh i pacientëve është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Vetëm përgjatë periudhës janar-qershor janë bërë gjithsej 329 intervenime në gji.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci thotë për KosovaPress tregon për operacionet që realizojnë.

“Në Kirurgjinë Torakale, numri më i madh i pacientëve që vijnë tek ne është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Intervenime në gji janë gjithsej 329. Kemi punuar struma, rreth 11 operacione dhe PECTUS, që janë bë shtatë operacione. Vitin e kaluar kemi filluar si operacione të para me këtë metodë që domethënë se kemi arritur që Qeverisë së Kosovës nga Buxheti i Kosovës të mos i jepet për pacientë që janë trajtuar jashtë shtetit”, thotë Kolgeci.

Me operacionin Sentinel-Node, është bërë e mundur që rreth 40 pacientë të ruajnë gjirin dhe nyjën limfatike. Ky intervenim, siç thotë Kolgeci bëhet vetëm në QKUK e në Greqi.

“Këtë vit kemi filluar edhe me operacion me Sentinel-Node. Sentinel-Node është një intervenim kirurgjik që realizohet tek kanceri i gjirit dhe që është si gjurmuesi në nyje limfatike, të cilat janë të infiltruara me kancer. Tani me këtë metodë te disa pacientë, ne e kursejmë edhe gjirin, por kursejmë edhe nyjën limfatike. Këto intervenime kirurgjike janë një e arritur mjaft e madhe, për arsye se si informacione që kemi, vetëm në Greqi bëhen këto intervenime dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej vitit të kaluar që jemi lidhur me këtë metodë e deri tani, është diku rreth tridhjetë e pesë ose katërdhjetë pacientë që i kemi realizuar me metodën Sentinel-i… Vitin e kaluar po ashtu kemi filluar edhe me një intervenim tjetër kirurgjik, është bërë fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme”, tregon ai.

Kolgeci është shprehur se ka pasur investime edhe në pajisje medicinale, me PECTUS, në VATS të ri një aparaturë që përmes kamerave operojnë në torakal, aparaturë e fjalës së fundit.

Gjithashtu, Kolgeci ka thënë se ka pasur investime edhe në sallat e operacionit, e salla e dytë është në pritje për tu kompletuar me tavolinë e drita.

“Këto vitet e fundit janë bërë investime në pajisje medicinale, me PECTUS që ka qenë, është bërë investime në VATS të ri, ngaqë ne e kemi pasur një VATS, një aparaturë që përmes kamerave që operojnë në torakal, aparatura që e kemi na është mjaft moderne, ndoshta është e fjalës së fundit.

Gjithashtu janë bë investime edhe në sallat e operacionit. Ndërsa sallën e dytë jemi duke e prit për arsye se kjo sallë është komplet e rinovuar, mirëpo akoma nuk e kemi të pajisur me aparaturën shtesë, me tavolinën, dritat dhe gjërat tjera që i duhet për sallën e operacionit, po kjo është në pritje jetë që shumë shpejt”, është shprehur Kolgeci.

E për listën e pritjes për ndërhyrje kirurgjike, Kolgeci thotë se mbetet relativisht e shkurtër, aq sa është e nevojshme që pacienti të përgatitet me analiza e ekzaminime të tjera.

“Lista e pritjes tek ne për kancerin e gjirit, për kancerin e mushkërisë ose kancerin e gushës dhe tumorit malinj që janë në regjionin torakal është shumë e shkurtër aq sa është e nevojshme një pacient të përgatitet për sallë operacionale. Por, kjo listë, kjo pritje është diku në tri javë deri në pesë javë, por kjo është kohë në të cilën pacienti duhet të përgatitet vetë me analiza dhe me ekzaminime të tjera shtesë”, thekson ai.

Operacioni më i vështirë që kryhet në Kirurgjinë e Torakales, është restrikcioni i mushkërive.

The post ​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.

Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan

12 July 2025 at 13:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do të takojë sot në mbrëmje zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, në një darkë pune të shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Prattipati”, konfirmoi ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ndryshe, ndihmëssekretari i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.  /Telegrafi/

 

The post Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan appeared first on Telegrafi.

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

12 July 2025 at 13:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Hotit, presidentja para disa vitesh e quante Marrëveshjen e Uashingtonit, si cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, ndërsa sot, ajo e quan “marrëveshje të mirë”, transmeton Telegrafi.

Hoti në Facebook, ka shpërndarë deklaratat e Osmanit, ndërsa ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga ajo, dhe vetëm hipokrizi e radhës.

“Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik”, nënvizoi ai. /Telegrafi/

The post Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA appeared first on Telegrafi.

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

12 July 2025 at 11:41

“Nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi”, “Jo dhunë, duam paqe për Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata që duhet të ishin mbrojtës, e jo vrasës”, “Sot s’ka më heshtje”, “Drejtësi për Agonin”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, gjatë protestës në Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj por një e drejtë. Kërkojmë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent. Ne protestojmë në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

12 July 2025 at 11:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.

Osmani ka takuar edhe të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.

“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka pohuar presidentja përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka theksuar se në takim kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënive strategjike mes dy shteteve.

“Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, tha tutje ajo./Telegrafi/

The post Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

12 July 2025 at 11:12

Para stacionit të Policisë në Lipjan kanë filluar të mblidhen qytetarë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçarin që vdiq më 7 korrik.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore – mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji./Telegrafi/

 

The post Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

​Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

12 July 2025 at 09:56

Vizita e sotme e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

Një nga mesazhet kryesore të tij pritet të jetë nevoja për formimin e institucioneve të reja dhe dalja nga kriza politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Diplomati amerikan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thanë në ekzekutiv për KosovaPress, mirëpo nuk treguan agjendën e diskutimit.

Krahas Kurtit, zyrtari i DASh-it do të takohet edhe përfaqësues të partive parlamentare në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se është në interes të vendit thellimi i partneritetit me SHBA-në.

Sipas tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit politik përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, ai vë në pah edhe vonesat në emërimin e një ambasadori të ri amerikan në Kosovë, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

“Është një lajm i mirë dhe një tregues që, përkundër agjendës së stërngarkuar dhe ngjarjeve globale ku SHBA-ja është e përfshirë, interesi për Kosovën mbetet i gjallë. Kjo vizitë duhet të shërbejë si një tërheqje e vëmendjes për faktin që Kosova ende nuk ka formuar institucionet e dala nga zgjedhjet. Ka kohë që nuk kemi as ambasador të SHBA-së në vend, gjë që për mua dhe për LDK-në, është shqetësuese, sepse mungesa e përfaqësimit në atë nivel mund të interpretohet si mesazh për qeverinë dhe klasën politike që interesi për partneritet duhet të jetë i yni dhe jo i njëanshëm”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik Dorajet Imeri, deklaron se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, dëshmon vazhdimin e përfshirjes strategjike të SHBA-së në rajon, me synimin për të ruajtur qëllimet e saj afatgjata në Ballkanin Perëndimor.

“Pavarësisht vështirësive që ka Kosova në procesin e konstituimit të institucioneve, SHBA-ja nuk ndalet së vepruari në kuadër të strategjisë së saj në rajon. Ajo vazhdimisht dërgon diplomatë për të shtyrë përpara agjendat e veta. Është e qartë se SHBA-ja ka nevojë për një partner në Kosovë, dhe për këtë arsye kërkohet që qeveria e re të burojnë nga një shumicë funksionale në Kuvend. Një Kuvend i pakonstituuar dhe një qeveri në detyrë nuk mund të funksionojnë me kapacitete të plota”, shton ai.

Megjithatë, Imeri thekson se mungesa e emërimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, si dhe në disa vende të tjera të rajonit, është një sinjal i mundshëm i mungesës së interesit aktiv të SHBA-së për rajonin në rrethanat aktuale.

“SHBA-ja ka kohë që nuk ka dërguar ambasadorë në shumë prej vendeve të rajonit. Kjo është një pasqyrë e politikës së administratës aktuale, e cila mund të interpretohet si një qasje më e tërhequr ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë në emërime është sinjal pesimizmi që SHBA-ja nuk e sheh më me prioritet rajonin tonë”, deklaron ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë Herecgovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

The post ​Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

Zubin Potok, zjarri përfshin një veturë dhe disa pajisje

12 July 2025 at 09:25

Më 11 korrik 2025, rreth orës 22:00, në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut ka shpërthyer një zjarr si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi.

“Raportohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një zjarr ku janë djeg një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Zubin Potok, zjarri përfshin një veturë dhe disa pajisje appeared first on Telegrafi.

Një 19-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në autostradën Tiranë – Durrës

12 July 2025 at 08:59

Tragjedi në autostradën “Tiranë-Durrës”, me një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Sipas policisë, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./tch/

 

The post Një 19-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në autostradën Tiranë – Durrës appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

11 July 2025 at 11:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani ka shkruar se janë bërë 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid.

“8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi”, ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi “Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë”./Telegrafi/

The post Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë appeared first on Telegrafi.

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

11 July 2025 at 09:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Valenton Spahija” në Gjakovë, ku një mashkull kosovar ka humbur jetën menjëherë pas përfundimit të orarit të punës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimore dhe, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ai është alivanosur në tokë sapo kishte përfunduar punën.

“Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes appeared first on Telegrafi.

Një i mitur në Shtime deklaron në Polici se është dhunuar nga një burrë

11 July 2025 at 09:47

Një rast i rëndë është raportuar në qytetin e Shtimes, ku një i mitur ka deklaruar në polici se është dhunuar nga një person tjetër, mashkull kosovar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datën 10 korrik, rreth orës 12:15. Viktima, mashkull i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Një i mitur në Shtime deklaron në Polici se është dhunuar nga një burrë appeared first on Telegrafi.

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

11 July 2025 at 09:33

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila u denoncua publikisht nga kryeministri Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth i është drejtuar me një letër KLP-së.

Gjeli kërkon nga KLP reagim publik “ndaj presionit publik, fyerjes dhe diskreditimit të figurës së Magjistratit dhe mbrojtjes së pavarësisë së Magjistratëve nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama”.

Ajo shprehet se është e gatshme të përgjigjet para çdo institucioni në lidhje me akuzat ndaj saj.

“Në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që: Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve; Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura. Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional”, shkruan Gjeli në letrën drejtuar KLP sipas gazetares së Top Channel.

“Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë objektiv i punës sime lancimi i ngjarjeve, por qëllimi është lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës dhe që jam betuar që do t’a mbroj solemnisht në çdo moment.

Nëse një Prokuror, i cili është duke hetuar aktualisht dhe duke konkluduar se do të merren në përgjegjësi penale disa punonjës të IMT Malësi e Madhe për ndërtim të paligjshëm, në të kundërt ka kryer shkelje në drejtim të vendimmarrjes së tij të atakuar nga opinioni publik për rastin në fjalë, do të ju lutesha dhe do ju kërkoja që të ndërmerrnin masat përkatëse ato institucione që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimmarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i faktit të kundërt do të cenonte rëndë parime themelore kushtetuese”, shprehet në letër Gjeli./tch/

 

 

The post U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 July 2025 at 07:07

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

 

 

The post Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius

11 July 2025 at 06:59

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa, vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor.

IHMK ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë. Celsius.

Po ashtu, bëhet e ditur se sot do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1- 5m/s. /Telegrafi/

The post Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Një person humb jetën dhe katër tjerë lëndohen në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë

10 July 2025 at 14:59

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë”, ka konfirmuar ajo.

Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/

The post Një person humb jetën dhe katër tjerë lëndohen në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë appeared first on Telegrafi.

Elisa Siropali: “Bota serbe” është e rrezikshme për rajonin

10 July 2025 at 12:40

Shqipëria fton Bullgarinë të bashkohet me aleancën trepalëshe, e cila përfshin edhe Kroacinë dhe Kosovën. Kjo iniciativë nuk bie ndesh me parimet e NATO-s.

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një agjenci të lajmeve në Bullgari “BGNES” ka folur edhe nëse iniciativa “Bota Serbe” përbën një problem sigurie për Shqipërinë dhe Ballkanin, transmeton Telegrafi.

“Lidhur me iniciativën ‘Bota Serbe’ të Presidentit Aleksandar Vuçiq, dua të deklaroj se çdo hap që shikon prapa, mbështetet në retorikën e së kaluarës që mund të jetë shqetësuese dhe tingëllon shqetësuese si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”.

“Është në interesin tonë të arrijmë përparim në negociatat dypalëshe për njohje reciproke midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe përparim dhe hapje të rrugës që Kosova të ecë përpara, të ruajë paqen në Ballkan dhe të sigurojë stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, theksoi Spiropali.

Ajo deklaroi se Tirana dëshiron të ndihmojë Prishtinën të bëhet anëtare e NATO-s dhe të integrohet më shpejt në aleancë, si dhe në disa organizata të tjera ndërkombëtare.

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë foli edhe për aleancën trepalëshe të lidhur së fundmi midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Kur u pyet nga “BGNES” për rëndësinë e saj për sigurinë në rajon, Elisa Spiropali vuri në dukje se NATO si organizatë parashikon në statutin e saj ekzistencën e iniciativave rajonale në formate të tilla si ai që u zgjodh në këtë rast. “Kjo nuk është kundër dikujt, por për diçka,” shtoi ajo.

Elisa Spiropali deklaroi se kjo iniciativë trepalëshe nuk është pikërisht trepalëshe. “Ne e ftojmë Bullgarinë të bashkohet, si dhe çdo vend tjetër që ndan të njëjtat vlera dhe shikon në të njëjtin drejtim,” shtoi ajo. /Telegrafi/

The post Elisa Siropali: “Bota serbe” është e rrezikshme për rajonin appeared first on Telegrafi.

Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje

10 July 2025 at 10:53

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi, dhe shefin e Komisariatit të këtij qyteti, Nik Nikolli. Ndërkohë që është pezulluar edhe shefi i Stacionit të Policisë në Theth.

Lajmi u bë publik nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, i cili theksoi se shkarkimet lidhen me zaptimin e hapësirave publike në zonën e Thethit dhe mosveprimin e strukturave vendore për t’i parandaluar ato.

“Drejtuesit e policisë në Shkodër nuk kanë zbatuar detyrën dhe kanë lejuar ndërtimet pa leje. Do të mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë, para se ta konstatojmë ne apo i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi të denoncohet menjëherë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Proda.

Ai shtoi se lirimi i hapësirave publike do të jetë një nga prioritetet kryesore të policisë në ditët, javët dhe muajt në vijim.

“Hapësirat publike u përkasin qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë. Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga strukturat që kanë detyrë të parandalojnë e të godasin këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit”, theksoi kreu i Policisë së Shtetit.

Në vend të drejtorit të Policisë së Shkodrës është emëruar Gentian Berberi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë në Kukës. Ndërsa në vend të tij, në krye të Policisë së Kukësit, është komanduar Loard Sallaku, ish-shef i Komisariatit nr. 2. /euronewsalbania/

The post Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje appeared first on Telegrafi.

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit Arben Anamali

10 July 2025 at 08:54

Pas pothuajse 48 orësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Trupi u zbuluar gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, i cili nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Operacioni u zhvillua me angazhimin e forcave të kërkim-shpëtimit dhe banorëve lokalë, të cilët kërkuan në zonën ku dyshohej se kapiteni kishte rënë.

Deri në momentin e gjetjes, autoritetet kishin bërë përpjekje intensive për të lokalizuar vendndodhjen e tij.

Fatkeqësisht, trup i kapitenit u gjet pa shenja jete, duke vënë kështu në përfundim një prej operacioneve më të gjata të kërkimit në këtë zonë.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vijuar nga autoritetet kompetente.

Si ndodhi ngjarja?

Pesë turistë izraelitë, të cilët po lundronin me anijen e drejtuar nga Anamali, u hodhën në ujë për t’u larë dhe më pas kërkuan ndihmë për t’u shpëtuar.

Kapiteni veproi menjëherë dhe arriti të nxirrte nga uji tre prej tyre, ndërsa disa metra më larg shpëtoi edhe dy të tjerë.

Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa kapiteni 51-vjeçar, Arben Anamali u mbyt gjatë përpjekjes për ti shpëtuar ata./euronewsalbania/

The post Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit Arben Anamali appeared first on Telegrafi.

ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

9 July 2025 at 14:52

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.

Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

ZRRE pohon se në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë:

• Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,

• Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,

• U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,

• Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.

“Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Tutje, ZRRE rikujton se obligimet ligjore që dalin nga Neni 3 pika 1.72 dhe neni 37 i Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili është në fuqi që nga viti 2016 dhe përcakton qartë se ndërmarrjet ekonomike që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk kanë të drejtë për furnizim me shërbim universal, dhe duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret ligjore për të dalë në treg të hapur, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për gjetjen e Furnizueseve që të furnizohen me energji përmes tregut të lirë, duke shfrytëzuar përfitimet që sjell konkurrenca”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në komunikatë tuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane. /Telegrafi/

The post ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut appeared first on Telegrafi.

❌
❌