Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Aksioni në Theth/ Rama: Forcat e xhenios s’do të largohen deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit

14 July 2025 at 21:17

THETH- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish mbi aksionin e ndërmarrë në pikën turistike të Thethit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ai theksoi se forcat e xhenios do vijojnë të qëndrojnë në Theth deri në largimin e mbeturinës së fundit.

Sipas Ramës, mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj “marrëzie kriminale”.

Shefi i qeverisë pohon se ka nisur “Rilindja Urbane 2.0”, të cilën e shikon si një domosdoshmëri jetike për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenios, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.

Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, tha ai./abcnews.al

Çfarë ndodh nëse Zeqir Kordhoni nuk tërhiqet? Shabani: Përfundimisht nuk kam më asnjë shans që ketë mandat ta marr unë

14 July 2025 at 20:47

TIRANË- Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story” foli mbi debatin e krijuar për “fatin” e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Ai komentoi dhe shkresën që Zeqir Kordhoni, i ka bërë KQZ, i cili i ka kërkuar t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht.

“Më lëvizjen që ka bërë Zeqiri, sikur ta çoj më tej, unë  përfundimisht nuk kam më asnjë shans që ketë mandat ta marr në katër vitet e ardhshme, sepse nëse mandati mbetet në listën e  mbyllur, unë skam më asnjë shans.

Nëse mandatin e merr Adriatikun, në katër vite mund të ndodhin një mijë gjëra, ai mund të garojë për bashkinë, garon për këtu, për aty dhe mandati më kalon mua.. Nëse mandati mbetet te lista e mbyllur, nuk  vjen kurrë radha te unë, sepse janë 12 veta aty.

E para e listës së mbyllur është familjare e Adriatik Lapajt, Ana Dajko. E dyta, pse duhet ta inkurajoja dikë që është në fund të listës pasi mund të kisha inkurajuar të dytën e listës, që është e fejuara ime apo motrën apo… Thelbi është se nuk kam asnjë interes. Nuk kam ndryshuar asnjë gjë nga fillimi në fund. Unë besoj se kemi gjetur një artificë për të garuar me lista të hapura edhe te sistemi i tyre, sepse kjo është loja dhe skema e tyre.

Vazhdoj të insistoj, i kam dërguar një letër KQZ, shpresoj që KQZ do ndjek precedentët që ka pasur. E kuptoj që aty do ketë presion edhe nga klasa e vjetër politike, sepse të gjithëve u intereson që mandati të mos kaloj në listën e hapur, Nuk ka për t’i kaluar Nismës ajo, nuk kemi për të marr mandat. Rreziku është që të mbetet te lista e mbyllur, por ngeli te lista e mbyllur askush nuk do provoj skemën që provuam ne.”, theksoi ai.

Ai pohoi se Lapaj pretendon të marrë mandatin e deputetit.

“Ai ka synimin për të marrë mandatin dhe i takon sepse është më i votuari”, theksoi ai./abcnews.al

Fërkimet Lapaj-Shabani/ Kreu i “Thurje”: Si qëndron e vërteta mbi debatin rreth mandatit; Adriatik Lapaj tha se ‘do të jepte dorëheqjen’, të mbante fjalën!

14 July 2025 at 20:24

TIRANË- Ujërat brenda opozitarëve të rinj janë trazuar. Një ditë pasi kandidati I Nismës thurje Zeqir Kordhoni, la të kuptohej se firma e dorëheqjes se tij ishte falsifikuar, nipi i tij Endri Shabani, i është drejtuar me një shkresë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të njohë të gjithë dorëheqjet  e 46 kandidatëve të koalicionit të paraqitura në KQZ më 11 maj.

Shabani thotë se mandati duhet ti kalojë të parit të listës së hapur, në këtë rast Adriatik Lapajt, duke shuar zërat se letra e Kordhonit ishte nxitur prej tij, dhe duke ja lënë topin Adriatik Lapaj për deklaratën e tij para zgjedhjeve lidhur me mandatin e vetëm qe nxori koalicion I tyre në 11 maj.

Të enjten, Zeqir Kordhoni, kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story” theksoi se partia e tij nuk ka asnjë pretendim për mandatin në fjalë, ndërsa theksoi se vonesat e KQZ-së për të konfirmuar dorëheqjet ka lënë hapësirë për interpretime të tilla.

“Median e ushqen kjo telenovelë. Zeqiri është në fund të listës së mbyllur. Aktualisht mandatin e ka Ana Dako, e cila është në krye të listës së mbyllur dhe të gjithë kanë depozituar në KQZ dorëheqjet. 46 vetë kanë depozituar dorëheqjet.  KQZ ka dy muaj që i mban dorëheqjet aty dhe ende nuk ka proceduar për njohjet e dorëheqjeve dhe të kalojë direkt te lista e hapur, Adriatik Lapaj është i parë, unë i dyti dhe kështu vazhdon, Pano Soko, që janë të renditur në listë të hapur. Këto dy muaj kanë krijuar, kanë lënë hapësirë për fushëbetejë dhe tensione që ndodhin brenda një grupimi politik. Ka disa kandidatë aty, që edhe te lista e mbyllur, por edhe aktivistë të tjerë që janë mërzitur me dy apo tre gjera, me deklarata pas zgjedhore. Këta janë të partisë Shqipëria Bëhet, nga ana e Nismës Thurje janë mërzitur për shkak sepse para zgjedhjeve Adriatiku pati marrë një angazhim, që nëse do jetë vetëm një mandat do japë dorëheqjen për pasojë do angazhohemi të gjithë, sepse ju nuk po angazhoheni të më bëni mua deputet, pas zgjedhjeve ndryshoi qëndrim. Ne si Nisma Thurje s’kemi asnjë pretendim për atë mandat. Për ne është që të ruhet parimi i listës së hapur. Fjalët që thuhet duhen mbajtur, Adriatiku ka angazhimin e vet, ka figurën e vet politike dhe e ndërton vetë marrëdhënien me votuesit, kjo është një çështje, që është në dorë të  KQZ.”, tha ai.

Bllokohet autobusi i demokratit në Qafë Botë, transportonte emigrantë të paligjshëm

14 July 2025 at 19:31

Bllokohet përsëri në Qafë Botë autobusi i drejtuesit të Partisë Demokratike Sarandë. Brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme drejt territorit të Greqisë.

Agjencia rezulton në pronësi të Shpëtim Ahmetit, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike Sarandë. Ky është rasti i dytë i bllokimit të autobusit të agjencisë “Ahmeti Travel”. Gjatë majit, shoferi i autobusit ka rënë në pranga në Igumenicë, pasi ka qenë duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë.

Komunikata e Policisë greke:

Një tjetër rast i transportit të një migranti të parregullt u zbulua në pikën e kontrollit kufitar të Mavromatit nga oficerët e policisë nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Sagiadës.
Një shofer autobusi turistik i huaj u arrestua në lidhje me këtë rast, kundër të cilit u ngrit një çështje penale përkatëse, si dhe një emigrant i parregullt, për hyrje të paligjshme dhe tentativë daljeje të paligjshme nga vendi.
Në veçanti, në kontekstin e kontrolleve të imtësishme policore dhe të pasaportave të personave që hynin dhe dilnin nga vendi, u zbulua se një i huaj ishte midis pasagjerëve në një autobus turistik të operuar nga një kompani e huaj dhe të drejtuar nga një i huaj.

Doli që lista e pasagjerëve dhe bileta e tij tregonin detaje të ndryshme nga ato të listuara në pasaportën e tij.
Inspektimi i mëtejshëm zbuloi se i huaji kishte hyrë në vend ilegalisht në një kohë më të hershme, pasi ndaj tij ishte vendosur një ndalim hyrjeje.
Autobusi i mësipërm u konfiskua, ndërsa personat e arrestuar, me dosjen e ngritur kundër tyre nga Departamenti i 1-rë i Rojës Kufitare të Filatit, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Shkodër, dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative

14 July 2025 at 19:14

SHKODËR- Në Bashkinë e Shkodrës kanë paraqitur dorëheqjet të gjithë drejtuesit e njësive administrative.

Kjo bashki ka gjithsej dhjetë njësi administrative.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Bashkia e Shkodrës me anë të një njoftimi zyrtar, të shpërndarë për mediat.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu burime jo zyrtare nga Bashkia Malësi e Madhe thonë se kanë paraqitur dorëheqjen administratorët e 5 njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë.

Pas dorëheqjeve të depozituara, do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit nga drejtuesit.

Pas saj, do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.

Dorëzimi i dorëheqjeve të tyre vjen pak ditë pasi kryeministri Rama tha se drejtuesit aktualë duhet të largohen në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë takimit që pati me drejtuesit e bashkive, Rama theksoi se këto poste duan njerëz, të cilët dinë t’u rrinë punëve te koka. /abcnews.al

Zëvendëskryeministrja Balluku kërkon dorëheqjen drejtorëve dhe administratorëve të Bashkisë së Lushnjës

14 July 2025 at 18:47

 LUSHNJË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës.

Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve në bashkinë e Lushnjës dhe 13 administratorëve.

Burime zyrtare nga kjo bashki sqaruan se ashtu si në bashkinë e Fierit pas dorëheqjes, puna e secilit drejtor dhe administrator do te shqyrtohet nga një komision ku do të vlerësohet performanca e gjithsecilit.

Bazuar në këtë vlerësim do të vendoset nëse drejtuesi do të qëndrojë në detyrë apo do të largohet. Bashkia e Lushnjës ka 15 njësi administrative, por në dy prej tyre vendi i administratorit është vakant.

Në Fier ndërkohë, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive, që gjithsej janë 14. Gazetarja e ABC News, Valbopna Davidhi raportin se edhe drejtorë të bashkisë dhe drejtorive rajonale gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen./abcnews.al

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit: 317 vdekje në Mesdheun Qendror që nga fillimi i vitit

14 July 2025 at 18:23

Të paktën 317 persona vdiqën dhe 286 të tjerë rezultojnë të humbur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit deri në 12 korrik. Alarmi u dha nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) në Libi pas njoftimit të saj të fundit publik.

Gjatë kësaj periudhe, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, emigrantët e kapur në det dhe u kthyen në Libi rezultuan 12 338, nga të cilët 10 653 burra dhe 1 136 gra, 404 të mitur dhe 145 ishin të panjohur dhe të datuar./abcnews.al

Përplasja Grenell-Osmani/ Analisti: Deklaratat e Presidentes së Kosovës ishin qesharake

14 July 2025 at 17:42

PRISHTINË- Përplasja e deklaratave mes presidentes Vjosa Osmani dhe Richard Grenell ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë raportet e tensionuara në marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA.

Richard Grenell, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka akuzuar Osmanin për manipulim të deklaratave të presidentit amerikan.

Ai i është referuar një deklarate të Presidentes Vjosa Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

Në mandatin e parë të  Donald Trump, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike – e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

Analisti Adri Nurellari, i ftuar në “Balkan Update” u shpreh se deklaratat e Osmanit janë qesharake dhe aspak serioze dhe se reagimi i Grenell ishte i pritshëm.

“Ishte keqinterpretim i deklaratës së Trump dhe ishte i pritshëm një reagim i Grenell.

Është qesharake deklarata e Osmanit dhe është qesharake përpjekja për t’u shitur si ura lidhëse me SHBA. Deklaratë e papërgjegjshme dhe e pavërtetë.

Richard Grenell e tregoi se ajo ka të bëjë për marrëveshjen e Uashingtonit e bërë para disa vitesh.

Reagim me vend i Grenell dhe po ashtu lë një shije jo të mirë që Osmani bëri deklaratë të tillë.

Për ta portretizojë veten si njeriu që ka mbështetjen amerikane është sjellje e papërgjegjshme, e pakëndshme, por nuk është surprizë. Raportet SHBA-Kosovë janë në krizë”, tha ai./abcnews.al

Kanosi fqinjin me armë/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër, pranga 41-vjeçarit

14 July 2025 at 16:29

SHKODËR- Një 41-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në zonën e Dobraçit.

Sipas policisë, 41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij

Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit ndërsa po hetojnë rrethanat për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë Markus Söder

14 July 2025 at 16:10

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur për një vizitë pune në Gjermani.

Shefi i qeverisë shqiptare ka ndarë plane nga takimi me kryeministrin e Bavarisë Markus Söder.

“Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama përbri videos.

“Kërcënon shëndetin e konsumatorëve”, Rama: Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

14 July 2025 at 15:38
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të aksionit të administratës tatimore, e cila ka bllokuar produktet pa faturë.
Sipas tij, mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin kërcënon shëndetin e konsumatorëve dhe cenon edhe rendin ligjor.

“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cenon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër. Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan Rama./abcnews.al

“Fshesa” mbërrin në Gjirokastër, shtatë administratorë paraqesin dorëheqjet

14 July 2025 at 15:32

Shtatë administratorë të njësive që janë në varësi të Bashkisë Gjirokastër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese.

Konkretisht janë administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.

Sipas kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi  për të gjithë këta administratorë do të vijojë të shqyrtohet performanca e gjithsecilit ndërsa do të vijojnë tre kryejnë detyrat funksionale deri në vendimin përfundimtar.

Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar

14 July 2025 at 15:23

JAPONI- Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.

Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.

Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta./abcnews.al

Senatori amerikan: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

14 July 2025 at 15:15

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në programin “Face the Nation” të CBS News, komentuan mbi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Republikani Graham deklaroi se një “pikë kthese” po afron në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por se “mundësia” është gati të mbarojë.

Duke theksuar se Trump do të bëjë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën sot, Graham tha: “Ideja që SHBA-ja të shesin armë për të ndihmuar Ukrainën është në agjendë”.

“Në ditët në vijim, do të shihni një fluks rekord armësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, tha Graham, duke shtuar se ai beson se Trump në ditët në vijim do të vendosë tarifa dhe sanksione “më shumë sesa ka vendosur ndonjëherë më parë”.

“Mendoj se do të ketë më shumë mbështetje nga Evropa në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën”, tha senatori Graham.

Demokrati Blumenthal, nga ana tjetër, pohoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten dhe se shtetet evropiane janë dakord për këtë çështje.

Before yesterdayMain stream

Pranga për ndërtim pa leje/ Arrestohet administratori i një subjekti, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së në Korçë

12 July 2025 at 15:52

KORÇË- Një administrator i një subjekti në Voskopojë, i identifikuar si Ibrahim Kruja është arrestuar për ndërtim pa leje.

Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht Kryeinspektori Idlir Lemillari dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, Emil Kafexhiu, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Ndërkohë janë pezulluar nga detyra dhe proceduar në mënyrë disiplinore disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

Fërkimet Lapaj-Shabani/ Kreu i “Thurje”, letër KQZ: Zyrtarizo dorëheqjet!

12 July 2025 at 15:46

TIRANË– Ujërat brenda opozitarëve të rinj janë trazuar. Një ditë pasi kandidati I Nismës thurje Zeqir Kordhoni, la të kuptohej se firma e dorëheqjes se tij ishte falsifikuar, nipi i tij Endri Shabani, i është drejtuar me një shkresë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të njohë të gjithë dorëheqjet  e 46 kandidatëve të koalicionit të paraqitura në KQZ më 11 maj.

Shabani thotë se mandati duhet ti kalojë të parit të listës së hapur, në këtë rast Adriatik Lapajt, duke shuar zërat se letra e Kordhonit ishte nxitur prej tij, dhe duke ja lënë topin Adriatik Lapaj për deklaratën e tij para zgjedhjeve lidhur me mandatin e vetëm qe nxori koalicion I tyre në 11 maj.

Të enjten, Zeqir Kordhoni, kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Në formularin e deklarimit, ai rezulton një punëtor ndërtimi dhe invalid, por emri i tij ishte vetëm pjesë e skemës së Lapajt e Shabanit për të mbushur listat e mbyllura me familjarë, ndërsa të dy do të bënin gara në listë të hapur.

Duke e përdorur këtë teze edhe për të bërë një garë ndryshe nga të vjetërit, pra për të formalizuar votën e listës së hapur

Por kjo lëvizje e behtë, përpara se KQZ, të shpërndajë mandatet, më shumë se ambicie e Kodhonit për të hyrë në parlament, u duk si taktikë e Shabanit për të forcuar pozitat brenda koalicionit, e për të blinduar vendin e dytë, në listë të hapur.

Kërkesa e te premtes e Shabanit, e shkarkon atë nga kjo insinuate, por njëkohësisht e lë Lapajn vetëm, përballë premtimit të tij para zgjedhjeve te 11 majit:

Tani Lapaj duhet të vendosë: të marrë mandatin e të dalë gënjeshtar, apo ta lërë atë te Endri Shabani. Në të dyja rastet, kreu I Shqipëria Bëhet është me I humburi nga kjo përballje, ndërsa koalicioni mes te dyve, vihet me në dyshim se kurrë./abcnews.al

Ish-drejtori i burgut të Drenovës, nën hetim/ Fation Fasho lejoi modelen në takim special me Laert Haxhiun

12 July 2025 at 15:25

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.

Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti  që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al

 

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Të hënën nisin kontrollet në tregje e subjekte

12 July 2025 at 15:16

TIRANË- Çdo subjekt që do të tregtoj produkte blegtorale si qumësht apo mish pa fature fiskale që të konfirmojë origjinën e tyre do të përballem me sekuestrim të mallit dhe penalitete.

Kreu i financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë paralajmëruan të gjitha bizneset se duke nisur nga java e ardhshme nuk do të ketë më asnjë tolerim.

Sipas Denaj, kjo masë është e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit si dhe formalizimin e  të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, në kuadër të integrimit në  Bashkimin Europian/abcnews.al

❌
❌