Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin

By: Ela
25 August 2025 at 11:21

Ilir Meta ka paraqitur sot (25 gusht) apelin kundër vendimit të GJKKO-së që e la në arrest me burg. Më 22 gusht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një […]

The post GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 24 August 2025Main stream

I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Një 41-vjeçar i akuzuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike është ekstraduar nga Belgjika.

Policia njoftoi sot se “në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal””, njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike kanabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

/m.q/j.p

The post I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

By: Elva
23 August 2025 at 13:20

Nga Gjergj Erebara Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi […]

The post Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës appeared first on BoldNews.al.

“Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës

By: Elva
22 August 2025 at 20:48

Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Meta e cilësoi vendimin si “mashtrim publik” dhe akuzoi gjyqtarin Erjon Çela se ka vepruar si “noter […]

The post “Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës appeared first on BoldNews.al.

U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta

By: Ela
22 August 2025 at 13:48

GJKKO ka publikuar vendimin e arsyetuar për moszëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Gjykata vlerësoi se rreziku i ndikimit të Metës në prova dhe dëshmitarët mbetet ende i lartë. Në vendim theksohet […]

The post U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

By: V K
18 August 2025 at 16:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Në dokumentin 77-faqësh, Veliaj liston një sërë shkeljesh procedurale që sipas tij, e bëjnë të paligjshëm procesin hetimor.

Ai thekson se çështja është ndjekur nga një person që nuk ka pasur statusin ligjor të prokurorit, ndërkohë që pretendon edhe konflikt të pastër interesi, përdorim të kallëzimeve të falsifikuara dhe nisje të hetimeve pa u regjistruar procedimi penal.

Ndër të tjera, Veliaj akuzon organin e akuzës për sekuestrime të paligjshme të të dhënave, lexim të korrespondencave private pa autorizim gjyqësor, dhe pengim të së drejtës për mbrojtje efektive.

Ai shpreh shqetësim për rrjedhjen e informacionit në media dhe përfshirjen e ekspertëve të varur nga SPAK, gjë që sipas tij cenon paanësinë e hetimeve.

Përmes kësaj kërkese, kryebashkiaku kërkon që gjykata të shpallë të pavlefshme të gjitha veprimet hetimore dhe të rikthehet ligjshmëria në procedurë.

The post Erion Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK appeared first on Albeu.com.

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

By: Ardit
18 August 2025 at 13:43

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këtë të hënë ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka kërkuar lirimin, pasi sipas tij SPAK ka kryer disa shkelje në dosjen ku ai është i akuzuar. Në kërkesën e tij drejtuar konkretish gjyqtarit Erion Bani, Veliaj kërkon […]

The post Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK appeared first on BoldNews.al.

GJKKO lë në burg Ilir Metën, nuk ndryshon masën e sigurisë

By: Fax Web
13 August 2025 at 11:40

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”. Gjyqtari i posaçëm Erjon Çela ka vendosur që presidenti i Partisë së Lirisë të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

Seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati i ish-Presidentit: Braktisëm seancën

By: Fax Web
13 August 2025 at 11:29

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO ku togat e zeza do të merrnin vendim lidhur me fatin e ish-Presidentit. Përfaqësuesit ligjorë të Metës kishin kërkuar lirimin e tij nga qelia, por sipas avokatëve vendimi i togave të zeza ishte i parapërcaktuar.

Prokurori i SPAK Arben Kraja kërkoi qëndrimin në burg të Metës dhe sipas avokatit të ish-Kreut të Shtetit kjo do të aprovohet nga GJKKO.

“Me mua këta gjykatës nuk kanë shanse të tallen, duhet ti kthehen ligjshmërisë.

I thashë gjyqtarit do të largohem sepse ju vendimin e keni marrë. Atij nuk i erdhi mirë, ata vendosin afërmendësh se çfarë kërkon Prokurori. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe Gjykata do ta rrëzojë”, tha avokati.

Vendimi për braktisjen e seancës?

Avokati: Mbrojtjen nuk e bën Meta, por e bëj unë. Meta ka qëndrimet e tij politike, por mbrojtjen nuk ma dikton as Meta dhe asnjë tjetër. Unë jam këtu për të parashtruar medimet e mia dhe për të parë se si sillet Gjykata.

Mund të tallet Gjykata me çdo lloj avokati, por me mua nuk ka shanse të tallen.

GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit

13 August 2025 at 12:40

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij.

Edhe pse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe çështja do të shkojë në gjykim, presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në një vendim të ri, pasi gjyqtari Erjon Çela la në fuqi masën e arrestit ndaj tij, raporto euronews.al.

Avokati Kujtim Cakrani braktisi seancën me argumentin se gjyqtari nuk është i pavarur.

Ish-presidenti Ilir Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

The post GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit appeared first on Telegrafi.

Me masë “Arrest me burg” nga GJKKO, ekstradohet nga Italia një shtetas

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post Me masë “Arrest me burg” nga GJKKO, ekstradohet nga Italia një shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

By: Elva
8 August 2025 at 11:06

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (GJKKO), lidhur me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj lir Metës. Gjyqtari Erjon Bani, në kërkesë të avokatit të Metës, shpalli moskompetencë, duke bërë me dije se çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ka […]

The post Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

Meta do lirinë, shtyhet seanca/ Avokati kërkon kthimin e gjyqtarit paraprak Erjon Çela

8 August 2025 at 11:00

Këtë të premte u zhvillua seanca për ish-presidentit Ilir Meta. Meta ka kërkuar lirinë nga qelia dhe zëvendësim të masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Seanca është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak u bë kërkesa ligjore e avokatit të Ilir Metës.  Gjyqtari i hetimeve paraprake është Erion Cela. Në mungesë të tij u përzgjidh Erion Bani.

Avokatët kërkuan moskompetencë pasi duan që gjyqtari të jetë i hetimit paraprak pra Erion Cela. Pasi gjykata u tërhoq për vendim u vendos për javën tjetër.

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Ilir Metën

By: V K
8 August 2025 at 11:02

Këtë të premte, GJKKO ka mbajtur seancën e lajmëruar për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Pas përfundimit të seancës, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë.

Gjyqtari Erjon Bani, ka shpallur moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën, që ka kërkuar lirinë dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë.

Shpallja e moskompetencës u bë pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, për shkak se Erjon Bani nuk ka qenë gjyqtari i çështjes së Ilir Metës, por ka qenë i gatshëm.

Kërkesa per zevendesim mase u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.

The post GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Ilir Metën appeared first on Albeu.com.

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën

By: V K
8 August 2025 at 10:25

Këtë të premte, nis seanca në Gjykatën e Posacme në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Posacme është Alfred Shehu, i cili është i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e cështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk janë të pranishëm.

Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në seancën me dyer të mbyllura dhe ka shprehur dakordësinë që të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.

The post Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën appeared first on Albeu.com.

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

By: Elva
6 August 2025 at 14:40

Më 8 gusht, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të shqyrtojë kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa u paraqit nga avokatët e Metës ditën e mërkurë, duke argumentuar se pas përfundimit të hetimeve dhe komunikimit zyrtar të […]

The post Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin gjermanët me “forex”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë ndaj 7 personave

By: Rovena
2 August 2025 at 12:21

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhër-arrestet për çështjen e call centerave.

Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi. Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga.

Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Tetë shqiptarët u identifikuan nga një hetim i Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane si të përfshirë në mashtrim me pasoja të rënda nëpërmjet call centerave që vepronin në Shqipëri.

Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është mbi 363 mijë e 501 euro ndërsa bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani./abcnews.al

 

Dosja “5D”/ GJKKO “rrëzon” Redi Mollën

By: V K
1 August 2025 at 15:28

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, i cili ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Molla ka kërkuar masën arrest shtëpie, nga masa arrest me burg.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Redi Mollën e dosjes “5D”.

Redi Molla, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave.

The post Dosja “5D”/ GJKKO “rrëzon” Redi Mollën appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga masa e arrestit në shtëpi kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka liruar nga masa e arrestit në shtëpi, kryetarin bashkisë së Tropojës Rexh Byberin si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Gjykata vendosi sot caktimin e masës së sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji.

Hetimet kanë zbuluar se kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja, dyshohen për shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me legjislacionin për ndërtimin e rrugëve.

Konkretisht, ata akuzohen për moszbatimin e procedurave ligjore gjatë ndërtimit të rrugës “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, që ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh.

/m.q//r.e//a.f/

The post Lirohet nga masa e arrestit në shtëpi kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot me dy vite burgim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre, për tjetërsimin e një toke në zonën e Livadhit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Goros i ulet dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu Goros i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

GJKKO dënoi me shërbim prove për dy vite edhe Vasilaq Strakoshën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

/m.q/r.e/

The post GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌