Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Rama: Prokurimet publike, me inteligjencë artificiale

TIRANË, 18 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sot projektin e qeverisë për kryerjen e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale, që sipas tij, do t’i japë fund ndërhyrjeve njerëzore në këtë proces.

Në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, Rama vlerësoi se teknologjia e re është bekim për vende si Shqipëria.

“Duke shfrytëzuar teknologjinë ne kemi bërë një kapërcim që nuk do ta kishim bërë dot në shërbimet publike. Por faktet tregojnë se ka akoma shumë për të bërë. Në aspektin e qeverisjes një nga produktet ku unë jam investuar personalisht janë prokurimet publike me inteligjencë artificiale”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “prokurimet publike dhe konkurueshmëria në prokurime ka qenë dhe mbetet një problem, pavarësisht se kemi bërë shumë progres”.

“Ne kemi kapacitetin përmes teknologjisë që Shqipërinë ta kthejmë në vendin që e zhduk fare interferencën e njerëzve në prokurime. Jemi duke punuar për modelin e inteligjencës artificiale për prokurimet pa njerëz. Prokurimet i bën inteligjenca artificiale ku njerëzit kanë një rol vetëm në fund, sepse përgjegjësinë finale të firmës së kontratës nuk e merr dot kompjuteri por do e marrë njeriu”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se të gjithë punën nga termat e referencës që janë problem kryesor në hartimin e prokurimeve dhe që aty fillon loja deri tek vlerësimi i ofertave mund ta bëjë fare mirë inteligjenca artificiale.

“Ne jemi duke punuar për këtë produkt i cili nëse do të funksionojë dhe do të jetë I suksesshëm mund të jetë fare mirë ndër ato produkte që Shqipëria mund ta ofrojë për vendet e tjera”, shtoi Rama.

/j.p/

The post Rama: Prokurimet publike, me inteligjencë artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kemi çdo ditë sulme sistematike, investimi në teknologji me detyrim për pushtetin vendor dhe privatët

TIRANË, 18 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek masat që po merren për mbrojtjen kibernetike, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që edhe pushteti vendor apo sektori privat të kenë një përqindje investimi në teknologji.

Në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve, Rama nënvizoi se gjatë këtij mandati synohet të rritet shumë mbështetja për këtë sektor me qëllim lançimin e produkteve të gatshme për tregun shqiptar.

Por, Rama nënvizoi se “kur vjen puna te sektori privat jemi ende shumë larg”.

Sipas tij, “kemi kompani të mëdha sot në Shqipëri që mund të bëjnë shumë në këtë fushë për veten e tyre dhe janë akoma të pambrojtura nga ana e ‘Cyber'”.

Në këtë drejtim, kryeministri tërhoqi vëmendjen duke theksuar se “ne nuk jemi në luftë me një hakera anonim por me një nga vendet më të fuqishme të terrorizimit kibernetik”.

“Ne kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk kemi dëgjuar asnjë gjë. Ndodhi diçka në një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. Ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë se nesër mund të shkojnë të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe të mund të bëjnë një problem shumë të madh”, theksoi ai.

Për këtë, Kryeministri theksoi se po mendohet se si të ndërtohet një sistem dhe t’i vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor apo sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji.

Ndërkohë “me sektorin privat të shikojmë mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”.

“Kjo do të rrisë nevojën për ju dhe numrin e talenteve që do të përfshihen. Kjo është një fazë që duhet ta kapërcejmë, por duhet t’i stimulojmë. Ashtu sikundër edhe për ‘cyber’ duhet të vendosim të tjera barriera”, shtoi ai. /j.p/

The post Rama: Kemi çdo ditë sulme sistematike, investimi në teknologji me detyrim për pushtetin vendor dhe privatët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

By: Ela
18 July 2025 at 12:51

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore. Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 […]

The post Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

By: Ela
18 July 2025 at 12:28

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin “Tapizë-Fushë-Krujë”, ku janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedes dhe një Audi. Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, kur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19 vjeç. Si pasojë […]

The post Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

By: Ela
18 July 2025 at 11:58

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Fushë Krujë. Një automjet tip Audi R8 është aksidentuar me një makinë tjetër që ka përfunduar në kanal, teksa i plagosur ka mbetur një person. Sipas dëshmitarëve okularë ambulanca u vonua një orë. Një person shprehet se i plagosuri u dërgua në spital me makinën […]

The post Aksident në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë appeared first on BoldNews.al.

20 vajza e djem nga diaspora në Zvicër, pjesë e shkollës verore “Jam shqiptar”

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ 20 vajza e djem nga diaspora jonë në Zvicër u bënë pjesë e një rrugëtimi fantastik të njohjes me Atdheun.
Përgjatë muajit korrik, të rinjtë patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimit të gjuhës shqipe, vizitave kulturore e historike, si dhe aktiviteteve të shumta kreative që lidhen me identitetin tonë kombëtar.
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.

The post 20 vajza e djem nga diaspora në Zvicër, pjesë e shkollës verore “Jam shqiptar” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje synon të rrisë cilësinë e përkthimit të legjislacionit dhe dokumentacionit të Bashkimit Europian, duke garantuar trajnim të vazhdueshëm dhe krijuar një bazë profesionale të përkthyesve të kualifikuar.

“Përkthyesit janë një hallkë kyçe për garantimin e saktësisë dhe cilësisë së çdo akti ligjor që përkthehet dhe përshtatet për sistemin tonë juridik. Me këtë nismë, ne forcojmë administratën, rrisim standardet dhe ecim më të vendosur drejt Europës dhe shtetit të së drejtës,” theksoi ministri Manja.

/m.m/j.p/

The post Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

By: Ela
18 July 2025 at 10:43

Nga Boldnews.al Kombinati, një prej lagjeve më të mëdha në Tiranë, prej vitesh është në një lëngim të vertetë. Varfërisë ekstreme të kësaj zone, vetëm pesë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, iu shtuan edhe pasojat e rënda të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Dhjetra pallate e shtëpi më të ulta u dëmtuan keqaz nga […]

The post Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin appeared first on BoldNews.al.

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

By: Ela
18 July 2025 at 10:21

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që u shënua pasditen e të enjtes në një lokal pranë stadiumit, ku dy persona, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim katër persona, Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj (43 vjeç), Klaus […]

The post DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim appeared first on BoldNews.al.

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

By: Ela
18 July 2025 at 10:12

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten për miratimin e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, si dhe për uljen e çmimit tavan për eksportet e naftës ruse. Paketa e 18-të e ndëshkimeve ekonomike ndaj Rusisë prej se ajo e nisi pushtimin e vendit fqinj […]

The post BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë appeared first on BoldNews.al.

SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

By: Ela
18 July 2025 at 09:49

Një udhëzim i ri i Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë mbi ndershmërinë e proceseve zgjedhore dhe vlerat demokratike në vendet e huaja. Urdhri i brendshëm, i datës 17 korrik, përfaqëson një ndryshim rrënjësor në politikën tradicionale të diplomacisë amerikane, që historikisht ka promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në […]

The post SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

By: Ela
18 July 2025 at 08:51

Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin […]

The post Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike appeared first on BoldNews.al.

I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit

By: Ela
18 July 2025 at 08:42

Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në rrugën e Durrësit rreth orës 03:45. Lokali të cilit iu vendos lënda plasëse është në pronësi të shtetasit A. S. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale. “Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi […]

The post I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Trump në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon Shtëpia e Bardhë

By: Ela
18 July 2025 at 08:35

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë. Pamjaftueshmëria kronike venoze ndodh kur venat në këmbë nuk funksionojnë siç duhet. Venat kanë valvula të vogla që ndihmojnë gjakun të rrjedhë drejt zemrës, por në […]

The post Trump në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon Shtëpia e Bardhë appeared first on BoldNews.al.

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

By: Ela
18 July 2025 at 08:27

Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata të vështira në këshillimet midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore të Komisionit Evropian për planet e ardhshme të buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka të mundur ta pranojë propozimin e Komisionit, sipas zëdhënësit të qeverisë […]

The post Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit? appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

Plotësohen vakancat në këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Patos e Dibër

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve plotësoi vakancat e krijuara në këshillat bashkiakë të katër bashkive.

Në mbledhjen e sotme u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Majlinda Poçi.

Po ashtu u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Patos me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adile Alushaj.

Në Këshillin e Bashkisë Durrës u plotësua vakanca me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Mirela Shala.

Ndërsa në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Shameti.

Për sa i përket vakancës së krijuar në Këshillin e Bashkisë Sarandë, KSHZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit dhe dhënien kohë subjektit “Partia Demokratike” për të paraqitur dokumentacionin që mbështet kërkesën e tyre për të mos e plotësuar këtë vakancë.

Gjithashtu, u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ali Hekuran Gjeta, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Aleanca Progresiste (LZHK), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Komisioneri konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit të  kandidimit/moszgjedhshmërisë.

/m.m/j.p/

The post Plotësohen vakancat në këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Patos e Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shmanget situata kritike nga zjarri në Drenovë, Çako: Të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i bëri thirrje sot institucioneve të ashpërsojnë qëndrimin ndaj zjarrvënësve pasi pasojat janë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë rrezikojnë qytetarët dhe zonat e banuara.

Çako ishte sot në Drenovë në bashkinë e Ballshit, ku një vatër zjarri vijon të mbetet aktive. Ai nënvizoi se vatrat e zjarrit janë nën kontroll ndërsa punohet për mbajtjen e tyre nën kontroll si nga toka ashtu edhe nga ajri duke theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

“Jemi në zonën e Drenovës, strukturat kanë operuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë të operojnë edhe tani. Jemi në pikun e temperaturave ekstreme. Tanimë dihet se zjarret janë një problem shumë serioz, kanë përfshirë hektarë të tëra në zonën kodrinore. Kemi arritur të shmangim një pasojë të jashtëzakonshme në puset e naftës”, theksoi Çako në një prononcim për mediet.

Ndërsa theksoi se nuk mund të ndërhyhet nga ajri në të gjithë Republikën e Shqipërisë, Çako u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes kur djegin mbetje edhe pranë fermave të tyre, pasi mund të shkaktojnë shumë dëme.

“Ka shumë faktorë që nxisin zjarrin, por i bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në vënien e zjarreve qofshin në fermat e tyre apo në zonën e vet. 95% e zjarreve janë si rezultat i qëndrimeve të pakujdesshme, duke përfshirë edhe ato të qëllimshme”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Shmanget situata kritike nga zjarri në Drenovë, Çako: Të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i EBA-s përfundon vizitën në Tiranë, Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u dekorua nga  Kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përcjellja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Rinas.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama, ndërsa ndan momente nga përcjellja në aeroport.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit të EBA-s në vendin tonë.

Ai mbërriti mbrëmjen e djeshme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vetë Lartësia e Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan konfirmoi më herët në një postim në rrjetet sociale se në fokus të takimit me Kryeministrin Rama ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

/m.m/j.p/

The post Presidenti i EBA-s përfundon vizitën në Tiranë, Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO-së për të mos ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani. Pas vendimit, Cakrani u shpreh se “gjykata nuk po jep drejtësi”.

“Këta nuk janë gjyqtarë, por rrogëtarë. Më vjen keq për këtë. Gjykata nuk arriti të ngrihej sot në lartësinë e duhur për të marrë një vendim ndryshe nga ai i shkallës së parë”, tha Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim në Tiranë që prej 21 tetorit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

/m.m/j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet


TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Rama u shpreh se kjo është vizita e dytë e kreut të Emirateve në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër.

“Prania juaj ndjehet si ajo e një të afërmi të dashur që kthehet për të parë nëse gjithçka shkon mirë në shtëpinë e të afërmve të vet”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

“Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni”, u shpreh Kryeministri.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

“Lartësia Juaj,
Zoti President,
Të dashur miq, vëllezër dhe të ftuar,

Është një nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër dhe, megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndjehet si ajo e një të afërmi të dashur që kthehet për të parë nëse gjithçka shkon mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thoshte:
“Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tri ditë… dhe më i miri prej të dyve është ai që përshëndet i pari”.

Ju, Lartësi, erdhët tek ne me këtë frymë, si ai që përshëndet i pari. Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të këputen fijet e dashurisë.

Dhe tani është krejtësisht e qartë kush është më i miri nga të dy, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim.

Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne:

Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara. Pastaj mësuam për to. Pastaj shkuam dhe i pamë. Dhe më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to.
Të llogarisim veten mes miqve të vendit tuaj të jashtëzakonshëm është për ne jo vetëm një nder i madh si popull, por një burim kënaqësie të sinqertë dhe krenarie të posaçme për ne që përfaqësojmë vendin tonë. Dhe kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie.

Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet. Ajo ndërtohet duke ecur së bashku në të njëjtën rrugë, duke qëndruar bashkë me të vërtetën, duke përqafuar urtësinë që ju e trashëguat nga i ndjeri babai juaj, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, Zoti i ndriçoftë shpirtin në paqe të përjetshme:
“Ne jemi të gjithë krijesa të Zotit.”

Dhe unë pata privilegjin të dëgjoj prej jush, që në takimin tonë të parë, se si babai juaj ua bëri të jetuara këto fjalë në atë moment të paharrueshëm, kur qindra mijëra shqiptarë, duke ikur nga spastrimi etnik në Kosovë, vërshuan drejt Shqipërisë.

Ju ishit atëherë një oficer i ri ushtrie që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai juaj në veri të vendit tonë, për të mundësuar mbërritjen e avionëve me ndihma për qindra e mijëra refugjatë lufte.

Ishit Ju vetë që më treguat si ju telefononte çdo mbrëmje për t’u siguruar që refugjatët ushqeheshin dhe trajtoheshin njëlloj pa dallim feje, si të barabartë para Zotit.
Ju, Lartësi, nuk e përqafuat thjesht këtë mësim në rininë tuaj, ju u bëtë mishërimi i tij i gjallë. E kthyet në mision jete dhe e shndërruat vendin tuaj në një flamurmbajtës të ndritur të këtij besimi: një vend, madhështia morale e të cilit qëndron mbi përkushtimin e palëkundur ndaj vëllazërisë universale dhe mbi bindjen e patrembur se, me çdo çmim kjo është e vetmja rrugë drejt një bote më të mirë. Jo vetëm me fjalë të bukura, por me vepra të guximshme.

Siç thotë një tjetër hadith: “Nuk ka mysliman që viziton vëllanë e tij të sëmurë në mëngjes, pa shtatëdhjetë mijë engjëj që luten për të deri në mbrëmje. E nëse e viziton në mbrëmje, ata luten për të deri në mëngjes dhe ai do të ketë fruta nga Parajsa”.

Ky hadith nuk flet thjesht për shpërblime të padukshme. Ai flet për praninë ngushëlluese të solidaritetit dhe na kujton se të vizitosh të sëmurin apo të kujdesesh për njeriun në nevojë do të thotë që, për një çast, të bëhesh bartës i mëshirës hyjnore.
Vetëm Zoti i di numrat dhe fuqinë e këtyre engjëjve.

Por unë di këtë: nga Kosova në Somali, nga India në Magreb, nga Toka e Shenjtë deri në Shqipëri dhe, po patjetër, në të gjithë rajonin tuaj dhe në mbarë botën, emri juaj dëgjohet me respekt, shqiptohet me mirënjohje dhe ndërmendet me shpresë.

Njerëz të çdo ngjyre, gjuhe dhe besimi ju janë falënderues për praninë tuaj afër tyre, në orët më të errëta, jo si një sovran në kërkim të larjes së ndërgjegjes, por si një vëlla që nuk pranon të braktisë të ngjashmit e tij që lëngojnë në errësirë; që ecën me ta nëpër lugina lufte, vuajtjeje, dëshpërimi, ekstremizmi dhe shkatërrimi duke u përcjellë jo vetëm ndihma, por diçka që shkon edhe më thellë: fuqinë e heshtur të dhembshurisë dhe gjithashtu lehtësimin ndërsa i siguron se nuk janë vetëm.

Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni.
Si ushtarak nga formimi dhe nga thirrja, ju keni zgjedhur të jeni një vëlla i armëve të Paqes.

E kujtoj fjalën tuaj:
“Në fenë tonë themi: ‘O Zot, Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja’. Kërkimi i paqes është një parim i lindur, por parimet marrin kuptim vetëm kur shndërrohen në veprim”.
Ku tjetër, dhe nën udhëheqjen e kujt përveç tuajës, mund të kishte ardhur bashkënënshkrimi i Dokumentit për Vëllazërinë Njerëzore, mes pasuesit të Shën Pjetrit dhe ndjekësve të Profetit?

Dhe si do të mund të merrnin formë Marrëveshjet Abrahamike, kaq jetike për Lindjen e Mesme dhe frymëzuese për gjithë botën, pa guximin dhe dashurinë tuaj të sinqertë për paqen?

Pak mund ta kujtojnë, por tradita e Profetit na mëson se kur e do vëllain për hir të Zotit, duhet t’ia thuash. Një njeri i tha Profetit, paqja qoftë mbi të:
“O i Dërguar i Zotit, e dua atë njeri”.
Dhe Profeti e pyeti: “Ia ke thënë?”
“Jo”.
“Atëherë shko dhe thuaja”.
Dhe ai shkoi, duke i thënë:
“Të dua për hir të Zotit.”
Dhe tjetri u përgjigj:
“Dashtë Ai për hir të të cilit më do, të të dojë edhe ty.”

Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë.

Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

E di që keni marrë shumë dekorata, më thonë mbi njëzet nga më prestigjiozet në botë.
Megjithatë, guxoj të shpresoj, e dini, jam kokëfortë se kjo kujtesë e mirënjohjes shqiptare mund të zërë një vend të veçantë mes tyre.

E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat kombëtare. Ato simbolizojnë, mbi të gjitha, dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit, dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet të jetë derdhur kot.
Po këto ngjyra frymëzuan një himn të shkruar një shekull më parë nga një poet i madh shqiptar, një peshkop ortodoks e njëherazi Kryeministër:
“Një flamur që lindi Kostandinin e Shenjtë,
Bashkon Kryqin dhe Shenjën e Gjysmëhënës,
Shpall të gjitha besimet si vëllezër hyjnorë,
Një flamur fisnik për njerëzimin mbarë.”

Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë.

Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.
Me një fjalë: si udhërrëfyes për njerëzimin.

Lartësia Juaj, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe:
Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike midis vendeve tona;
Për kujdesin tuaj vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë;
Për kontributin tuaj të pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh;
Dhe për përulësinë tuaj që i përul të gjithë do të shtoja unë jashtë tekstit zyrtar…
Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje,
ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.
Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”.

/m.m/j.p/

The post Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌