Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shmanget situata kritike nga zjarri në Drenovë, Çako: Të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i bëri thirrje sot institucioneve të ashpërsojnë qëndrimin ndaj zjarrvënësve pasi pasojat janë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë rrezikojnë qytetarët dhe zonat e banuara.

Çako ishte sot në Drenovë në bashkinë e Ballshit, ku një vatër zjarri vijon të mbetet aktive. Ai nënvizoi se vatrat e zjarrit janë nën kontroll ndërsa punohet për mbajtjen e tyre nën kontroll si nga toka ashtu edhe nga ajri duke theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

“Jemi në zonën e Drenovës, strukturat kanë operuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë të operojnë edhe tani. Jemi në pikun e temperaturave ekstreme. Tanimë dihet se zjarret janë një problem shumë serioz, kanë përfshirë hektarë të tëra në zonën kodrinore. Kemi arritur të shmangim një pasojë të jashtëzakonshme në puset e naftës”, theksoi Çako në një prononcim për mediet.

Ndërsa theksoi se nuk mund të ndërhyhet nga ajri në të gjithë Republikën e Shqipërisë, Çako u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes kur djegin mbetje edhe pranë fermave të tyre, pasi mund të shkaktojnë shumë dëme.

“Ka shumë faktorë që nxisin zjarrin, por i bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në vënien e zjarreve qofshin në fermat e tyre apo në zonën e vet. 95% e zjarreve janë si rezultat i qëndrimeve të pakujdesshme, duke përfshirë edhe ato të qëllimshme”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Shmanget situata kritike nga zjarri në Drenovë, Çako: Të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIK Festival, mbrëmje kushtuar 90-vjetorit të lindjes së tenorit Gaqo Çako

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Nata e dytë e MIK Festival, në Korçë, solli një mbrëmje të paharrueshme kushtuar Gaqo Çakos, një prej zërave më të mëdhenj që ka njohur muzika shqiptare.

Kreybashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se “në 90-vjetorin e lindjes së Gaqo Çakos, Korça nderoi me dinjitet dhe krenari trashëgiminë e një emri të pavdekshëm të artit lirik”.

Filo u shpreh se nën drejtimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe emra të njohur të skenës shqiptare si Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi dhe i ftuari special Tchako, sollën emocione të forta për publikun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Mbrëmja u moderua me finesë nga sopranoja Inva Mula, duke i dhënë edhe më shumë madhështi këtij homazhi artistik.

Filo u shpreh se “Korça vazhdon të dëshmojë se është dhe do të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare”.

MIK Festival u rikthyer këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.

Bashkimi Evropian mbështeti mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, kushtuar artistit të ndjerë.

Nata e dytë e MIK Festival në Korçë
1 nga 10

/e.i//r.e/

The post MIK Festival, mbrëmje kushtuar 90-vjetorit të lindjes së tenorit Gaqo Çako appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIK Festival në Korçë, BE mbështet mbrëmjen e veçantë kushtuar Gaqo Çakos

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ MIK Festival rikthehet këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.

Bashkimi Evropian mbështet mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, që mbahet nesër më 11 korrik ora 20:00 në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, dedikuar artistit të madh të muzikës lirike Gaqo Çako, Nder i Kombit.

Ky homazh sjell një ndërthurje të elegancës vokale me përkushtimin shpirtëror, duke rikthyer në skenë frymën e një epoke të artë të interpretimit operistik shqiptar.

Në koncert performojnë Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, dhe Xhoiden Dervishi. Koncerti shoqërohet nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e mjeshtrit të madh Eno Koço.

Kulmi emocional i mbrëmjes pritet të jetë performanca përmbyllëse, ku Inva Mula do të interpretojë së bashku me të birin, një moment simbolik që përfaqëson vazhdimësinë e një trashëgimie familjare, por edhe lidhjen intime mes muzikës dhe traditës.

/gj.m/j,p/

 

The post MIK Festival në Korçë, BE mbështet mbrëmjen e veçantë kushtuar Gaqo Çakos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri nuk rrezikon Llogaranë/ Digjet pylli në Dukat, ujë me helikopter dhe zjarrfikës

By: xhir jeta
9 July 2025 at 15:10

Vijon të jetë aktiv prej katër ditësh zjarri në zonën e Dukatit në Vlorë. Në terren po punojnë për lokalizimin e flakëve rreth 40 forca zjarrfikëse.

Por për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të ekipeve ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri me helikopterët e forcave të armatosura.

Zjarri në malin e Dukatit ka djegur një sioerfaqe të konsiderueshme me kullota, pemë dhe bimesi, ndërsa situata është nën kontroll dhe deri më tani nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë.

“Janë forca të shumta në operacion, prej katër ditësh. Në pjesën më të madhe ka qenë zjarr në kullota por duke përfshirë edhe një pjesë pyjore pishë. Nuk ka asnjë rrezik për parkun kombëtar të Llogarase. Helikopteri ne gadishmeri per cdo rast te mundshëm. Efektivet ne terren forcat zjarrfikese dhe forcat e armatosura dhe nga pushteti vendor.”

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili pa nga afër situatën në terren u bën thirrje strukturave për hetim te zjarreve.

“90% e tyre jane te vendosura nga dora e njeriut.”

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin nga veriu në jug janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive./abcnews.al

Nderim për Gaqo Çako/ MIK festival i dedikohet tenorit të shquar në 90-vjetorin e lindjes

7 July 2025 at 16:01

TIRANË- Artist me zë unik dhe aureolë si yjet botërore, kështu e cilëson Inva Mula, këngëtarin lirik Gaqo Çako.  Organizatorja e festivalit Mik edicioni ne 8 ia dedikon si homazh në 90 vjetorin e lindjes, ku bën bashke ish nxënës, bashkëpunëtorë të artistit .

Koncerti,  do të rrëfej jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos, rikthen në skenën shqiptare pas më shumë se 30 vitesh artisten Tatjana Kora Elmazi, ndërsa pjesë e tij do të bëhen edhe emra, si: Kastriot Tusha, Gjergji Mani e Xhoiden Dervishi me të ftuar të veçantë Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Çakos.

 Si qershia mbi tortë është edhe ndarja e skenës më të birin në nder të gjyshit. Në Mik festival nuk do të mungojnë edhe  gjaku vjenez i Strauss krijuar dhe interpretuar nga ylli i baletit këtij koncerti gala Eno Peçi dhe primabalerina Adela Muçollari.

MIK Festival Nën drejtimin e Inva Mulës  do të mbahet në Korçë nga data  10-13 korrik, ku bën bashkë  me tinguj muzikor, kulturën franceze, shqiptare, vjeneze, gjermane dhe kineze pa lënë mënjanë edhe serenatat korçare /abcnews.al

Çako për ATSH: Dënime më të forta për zjarrvëniet me dëme të mëdha, sfidë mbetet ndërgjegjësimi

TIRANË, 5 korrik /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me rrezikun në rritje të zjarreve gjatë sezonit të verës.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaroi se shumica e zjarreve janë të qëllimshme ose nga pakujdesia dhe apelon për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe ndëshkime më të rrepta.

Ai theksoi se, aktualisht janë aktive katër vatra zjarri në vend, ndërkohë që situata më problematike është në Elbasan, Has, Tiranë dhe Finiq.

Çako theksoi se menaxhimi i zjarreve bazohet në një plan kombëtar të përditësuar dhe një sistem të koordinuar ndërinstitucional që përfshin edhe Forcat e Armatosura.

Drejtori i AKMC bëri të ditur se janë kryer stërvitje në të gjithë vendin, është rritur bashkëpunimi ndërkombëtar, dhe paralajmëron nisjen së shpejti të një fushate sensibilizuese kombëtare: “AKMC on tour”.

Nëse situata përkeqësohet, Çako siguron se do të aktivizohet menjëherë plani kombëtar i emergjencave, përfshirë evakuimin e popullsisë dhe kërkesën për ndihmë ndërkombëtare në rast nevoje.

Intervistë ekskluzive e ATSH me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. 

ATSH: Si paraqitet aktualisht situata e zjarreve në vendin tonë? A kemi ndonjë zonë të veçantë që konsiderohet më problematike?

Çako: Aktualisht, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 3 korrik deri në orën 08:30 të datës 4 korrik 2025.

Prej tyre, 17 janë shuar plotësisht, ndërsa katër vatra mbeten aktive, për të cilat po punohet intensivisht nga forcat operacionale dhe strukturat e mbrojtjes civile.

Zonat më problematike për momentin janë në qarqet Elbasan, Tiranë, Finiq dhe Has. Konkretisht, situata më sfiduese është në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Elbasan, ku vijon puna me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e zjarrit, ndërsa një grup ekspertësh është në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Në fshatin Bulticë në Tiranë, zjarri në një sipërfaqe me shkurre e ferra po ndërhyhet nga toka dhe ajri me ndihmën e helikopterit Cougar. Ndërkohë, mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan në bashkinë Finiq, situata është e qetë por nën vëzhgim të vazhdueshëm. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj në Has, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, mbetet ende aktiv. Po punohet intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tij.

ATSH: Cilat janë masat konkrete që janë marrë deri tani nga AKMC për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit të verës?

Çako: Në përputhje me mandatin e saj ligjor, AKMC ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe punon për parandalimin, një përgjigje efektive si dhe rimëkëmbjen, nëpërmjet një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile. Në thelb, qasja e Agjencisë është proaktive dhe e koordinuar, duke përfshirë të gjitha hallkat e sistemit të mbrojtjes civile për të minimizuar rrezikun dhe për të reaguar me efikasitet ndaj çdo situate emergjente gjatë sezonit të verës.

Në këtë kontekst, menaxhimi i zjarreve gjatë sezonit të verës është një ndër prioritetet kryesore të agjencisë, duke u bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të fatkeqësive: Parandalimi, lehtësimi, gatishmëria, përgjigjja dhe rimëkëmbja.

AKMC ka ndërmarrë një sërë masash të strukturuara sipas katër fazave kryesore të menaxhimit të riskut të fatkeqësive: Parandalim, lehtësim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje. Konkretisht:

Parandalimi dhe lehtësimi: Është përditësuar Plani Kombëtar i Emergjencave Civile, i cili përcakton përgjegjësitë e institucioneve përkatëse. Janë kryer inspektime të herëpashershme në bashki dhe qarqe për të identifikuar zonat me risk të lartë dhe për të koordinuar masat parandaluese. Është rritur ndërgjegjësimi i komunitetit përmes fushatave informuese dhe edukative në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe shoqërinë civile.

Gatishmëria: Është ngritur dhe po funksionon Taskforca Ndërinstitucionale për menaxhimin e situatave të zjarrit gjatë verës. Është përforcuar kapaciteti operativ i strukturave vendore të mbrojtjes civile. Është vendosur një sistem i koordinuar informacioni dhe paralajmërimi të hershëm për zjarret me Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në bashkëpunim me Institutin e Gjeoshkencave dhe Agjencinë e Meteorologjisë. Është përforcuar bashkëpunimi me Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset lokale për ndërhyrje të shpejtë. Janë vënë në gatishmëri forcat zjarrfikëse dhe shërbimet pyjore në të gjitha qarqet. Kryhet monitorimi ditor i situatës, nëpërmjet sinjalizimeve të bashkive, si dhe përdorimi i mjeteve teknologjike për vëzhgim ajror dhe tokësor.

Përgjigjja: Është krijuar një strukturë e përhershme operacionale në nivel qendror për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar ndërhyrjet në kohë reale. Janë vënë në gatishmëri mjetet ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarreve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në rast nevoje.

Rimëkëmbja: AKMC bashkëpunon me pushtetin vendor për evidentimin e dëmeve dhe rivlerësimin e nevojave pas çdo incidenti. Në ligjin 45/2019 Për Mbrojtjen Civile është parashikuar fondi i dedikuar për emergjencat Civile, 4% e buxhetit të vitit të kaluar të bashkisë, i cili mund të përdoret për të parandaluar, reaguar dhe rehabilituar territorin e bashkisë.

ATSH: Sa të përgatitura janë strukturat lokale të mbrojtjes civile për të reaguar në raste emergjente si zjarret në pyje apo në zona të banuara?

Çako: Strukturat lokale të mbrojtjes civile në Shqipëri kanë bërë përparime të konsiderueshme në organizimin dhe reagimin ndaj emergjencave, përfshirë zjarret në pyje dhe në zona të banuara. Megjithatë, niveli i përgatitjes mbetet i pabarabartë nga një bashki në tjetrën, për shkak të diferencave në burime njerëzore, teknike dhe logjistike.

AKMC vijon të punojë edhe në këtë drejtim në projekte të ndryshme me partnerët e vet, për të forcuar kapacitetet lokale, me stërvitje dhe trajnime të ndryshme, siç ishte stërvitja në Shkodër, Pishë Poro, në Dibër dhe Gjirokastër me të gjitha bashkitë e qarkut dhe strukturat operacionale lidhur me menaxhimin e zjarreve; apo dhurimi për bashkinë e Tiranës e 25 seteve për krijimin e moduleve GFFF në kuadër të projektit IPA FF, mjeteve zjarrëfikesë nga TAP, varkave, e shumë pajisje të tjera.

Në disa bashki ndërhyrjet janë relativisht të shpejta dhe efektive, duke shmangur përhapjen e zjarreve në zona më të gjera apo më të ndjeshme. Kjo dëshmon se aty ku ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe mjete teknike, reagimi është funksional dhe i koordinuar.

Megjithatë aksesi në zonat rurale dhe të thella gjeografikisht, menaxhimi i mbetjeve urbane, forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike në nivel vendor, investimet në logjistikë dhe mjete moderne për ndërhyrje, mbeten disa nga problematikat qe duhen adresuar më mirë në të ardhmen.

Në përfundim, mund të themi se strukturat lokale të mbrojtjes civile janë në një proces përmirësimi të qëndrueshëm, por kanë ende vonesa, mangësi dhe sfida serioze përballë rreziqeve gjithnjë e më të shpeshta, siç janë zjarret në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të pakontrolluar.

ATSH: A ka pasur bashkëpunim me institucione ndërkombëtare apo vende fqinje për përballimin e situatës?

Çako: Aktualisht, për situatat e fundit të zjarreve, menaxhimi është bërë nga kapacitetet lokale dhe kombëtare. Megjithatë, AKMC është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) ku është vend pjesëmarrës që prej nëntorit të vitit 2022, si dhe me vende fqinje për shkëmbim informacioni dhe asistencë të mundshme në raste ekstreme. Jemi gjithashtu pjesë e rrjeteve rajonale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Duhet thënë që AKMC ka një rekord bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për ndihmë dhe asistencë të ndërsjellë, në raste të ndryshme fatkeqësish ndër vite, ku pas kërkesës për ndihmë drejtuar UCPM ka përfituar nga ndihma me helikopterë nga Greqia, Rumania, Italia, Holanda dhe vende të tjera për përballimin e emergjencave. Nga ana tjetër edhe vetë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj në shumë raste, siç ishte tërmeti në shkurt 2023 në Turqi me mbi 36 000 viktima, zjarret në Greqi po në verën e 2023, apo ndihmat e dërguara në Bosnjë-Hercegovinë pas përmbytjeve në vitin 2024.

ATSH: A janë kryer trajnime apo simulime për stafet e emergjencave në përballjen me zjarret?

Çako: Po, trajnimi i strukturave të emergjencës dhe përgatitja e tyre për përballimin e zjarreve është një komponent thelbësor i punës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Brenda AKMC funksionon Drejtoria e Edukimit, Trajnimit dhe Teknologjisë së Informacionit, e cila ka për qëllim të rrisë kapacitetet operacionale të institucioneve përgjegjëse dhe ndërgjegjësimin e popullatës. Gjatë këtij viti janë organizuar stërvitje dhe simulime në shumë zona të vendit, përfshirë shkolla në Tiranë dhe në qarqe të tjera, ku janë testuar procedurat e evakuimit dhe reagimit në rast zjarri. Gjithashtu, janë zhvilluar stërvitje të posaçme në terren, në zona të riskuara si Pishë Poro, Gjirokastër dhe Dibër, ku është vlerësuar koha e reagimit dhe bashkëveprimi ndërinstitucional. AKMC ka marrë pjesë edhe në stërvitje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerë evropianë për të përmirësuar standardet dhe për të shkëmbyer përvoja mbi menaxhimin e situatave të emergjencës nga zjarret. Këto aktivitete janë pjesë e një plani të vazhdueshëm për përgatitjen dhe rritjen e gatishmërisë së të gjitha strukturave përballë rrezikut të shtuar nga zjarret gjatë sezonit të verës.

Dy më të fundit të realizuara këtë vit stërvitja në shkallë të gjerë, e realizuar në prill në Shkodër për përmbytjet, apo rastin me të fundit që ishte stërvitja me elemente fushorë, vetëm para një muaji ne Gjirokastër, me pjesëmarrjen e forcave operacionale të qarkut të Gjirokastrës dhe të gjitha bashkive te jugut te vendit, pikërisht lidhur me menaxhimin e zjarreve në pyje dhe në afërsi të zonave të banuara.

ATSH: Si është ndërgjegjësimi i qytetarëve për rrezikun e zjarreve dhe si mund të përmirësohet pjesëmarrja e tyre në parandalim?

Çako: Për fat të keq, ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet ende një sfidë serioze. Shumë prej zjarreve janë të qëllimshme ose shkaktohen nga pakujdesia gjatë djegies së mbetjeve apo pastrimeve sezonale. Ne kemi intensifikuar fushatat e sensibilizimit në media dhe rrjete sociale, por nevojitet më shumë bashkëpunim me shkollat, pushtetin vendor dhe organizatat lokale.

Siç e thamë më lart, Agjencia ka një drejtori që përgjigjet pikërisht për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullatës, dhe kryen vazhdimisht trajnime, simulime zjarresh nëpër shkolla, siç ishte rasti më i fundit në një shkollë në Gjirokastër, por përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve kërkon ndëshkueshmëri më të lartë për shkelësit dhe angazhim komunitar në raportimin e hershëm të zjarreve. Në disa komunitete rurale është vënë re një angazhim më aktiv i banorëve në raportimin e hershëm të vatrave të zjarrit, gjë që ka ndihmuar strukturat e emergjencave të ndërhyjnë më shpejt.

Nga njëra anë, është për t’u vlerësuar rritja e fushatave sensibilizuese nga institucionet publike, së shpejti AKMC do të fillojmë një fushate te gjere sensibilizimi në të gjitha qarqet, të quajtur “AKMC on tour”, pikërisht në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve.

Por, nga ana tjetër, sfidat mbeten të shumta. Në shumë zona rurale, mungon edukimi bazë mbi rreziqet që lidhen me zjarret, ndërsa qytetarët shpesh nuk i njohin mekanizmat ligjorë apo kanalet për të raportuar rreziqe në mënyrë efektive. Për më tepër, në mungesë të ndëshkimeve të qarta dhe zbatimit të ligjit, praktika të rrezikshme si djegia e hapur e tokave vijojnë të tolerohen në mënyrë të heshtur.

ATSH: Nëse situata përkeqësohet, cilat janë hapat e menjëhershëm që do të ndërmerren nga AKMC për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve?

Çako: Sipas Planit Kombëtar të Emergjencave Civile, të përditësuar në 2023, një ndër tre dokumentet themelorë së bashku me Strategjinë Kombëtare të Zvogëlimit të Riskut dhe Vlerësimin e Riskut, të gjitha strukturat operacionale qendrore dhe lokale kanë detyrat e tyre të përcaktuara në raste fatkeqësish dhe reagojnë në bazë të tij, por ndër këto hapa mund të përmendim: aktivizimi i planit kombëtar të emergjencave civile për fatkeqësi natyrore; Vendosja në gatishmëri e Forcave të Armatosura dhe institucioneve shtetërore mbështetëse; Koordinohet evakuimi i popullatës në rrezik, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkitë; Aktivizohet ndihma ndërkombëtare, nëse kapacitetet vendore nuk mjaftojnë.

ATSH: Si është bashkëpunimi me Policinë e Shtetit? A ka pasur të proceduar dhe të dënuar për vendosje të zjarreve? Ju keni deklaruar se 99% e zjarreve janë të qëllimshme – cilat janë shkaqet dhe si po punohet në këtë drejtim?

Çako: Policia e Shtetit, si një nga strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, bashkëpunon ngushtësisht me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në përballimin e fatkeqësive natyrore, përfshirë dhe situatat e zjarreve. Ky bashkëpunim është i përditshëm dhe i koordinuar.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore, shumica e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, si rezultat i veprimeve të qëllimshme apo pakujdesisë. Ka pasur raste kur persona janë proceduar për zjarrvënie, dhe kjo linjë duhet forcuar më tej për të dhënë mesazhe të qarta dhe parandaluese ndaj çdo veprimi që rrezikon mjedisin dhe sigurinë publike.

ATSH: A jeni duke punuar për një kuadër të ri ligjor në këtë drejtim, për ashpërsim të masave?

Çako: Në fakt baza ligjore në këtë drejtim ekziston, ku përcaktohen edhe masat që duhen marrë, si gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese për zjarrvënësit. Synimi ynë si agjenci mbetet gjithmonë sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e këtyre zjarreve. Por nga ana tjetër, përgjegjësitë penale më të forta për zjarrvënie me pasojë dëme të mëdha; forcimi i kompetencave të strukturave të mbrojtjes civile dhe pyjore në terren do ta forconin punën në këtë drejtim, duke mbetur gjithmonë brenda qëllimit tonë kryesor parandalimin përmes ndëshkimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve përmes ligjit.

/r.e//a.f/

The post Çako për ATSH: Dënime më të forta për zjarrvëniet me dëme të mëdha, sfidë mbetet ndërgjegjësimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret/ Flet Kreu i Mbrojtjes Civile: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut, qarqet më problematike…

30 June 2025 at 19:46

Çako, aktualisht e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë, tashmë që një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë territorin.

Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut.

“Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej tyre është ende aktive. Ditët e mëparshme kemi pasur situata më të rënda. Qarqet më problematike kanë qenë në Vlorë, Lezhë e Kukës. Mbi 90% e rasteve janë me faktor njeri, lidhen drejtpërdrejt me djegien e kullotave dhe daljen jashtë kontrollit. Por nuk mund të përjashtojmë dhe tendencat kriminale”, tha Çako.

The post Situata me zjarret/ Flet Kreu i Mbrojtjes Civile: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut, qarqet më problematike… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarret në vend, Çako: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut

By: redi
30 June 2025 at 19:41

Disa zona në vend janë përfshirë nga flakët. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës. Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut. ”Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej…

Source

Çako pret atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri: Forcim i lidhjeve ndërinstitucionale

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua sot një takim i veçantë mes drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, dhe atasheve ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

Takimi shërbeu për prezantimin e misionit dhe veprimtarisë së AKMC-së në të gjithë komponentët kryesorë të saj: kuadri ligjor, dokumentet strategjike, bashkëpunimi ndërkombëtar, projektet në zbatim, partneritetet si dhe anëtarësimi në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (UCPM).

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

/gj.m/j.p/

The post Çako pret atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri: Forcim i lidhjeve ndërinstitucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhja e kreut të BKH/ Skualifikohet Haki Çako (Emrat që vazhdojnë garën)

By: user 8
26 June 2025 at 17:15

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është skualifikuar nga garë për drejtuesin e ri të të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

SPAK njofton se në fazën tjetër janë kualifikuar 7 kandidatë, mes tyre edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, dhe Joni Keta.

Ndërkohë, janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

The post Zgjedhja e kreut të BKH/ Skualifikohet Haki Çako (Emrat që vazhdojnë garën) appeared first on Lapsi.al.

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027: Shqipëria mund të ketë probleme…

23 June 2025 at 15:26

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth luftës Izrael-Iran. Por jo vetëm kaq, pasi ka komentuar edhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. I pyetur nga moderatori i njohur se ‘sa e rrezikuar është Shqipëria nga lufta Izrael-Iran?’, Cako u shpreh se “nuk beson se është e rrezikuar nga kjo luftë”.

“Shqipëria mund të ketë probleme nëse hapet në vitin 2027 lufta ndërmjet NATO-s evropiane dhe Rusisë. Në këtë kohë Serbia mund të sulmojë veriun e Kosovës, për të marrë ato komunat e veriut. Por unë mendoj që do të jetë një luftë me porosi e organizuar nga strukturat drejtuese të ‘city of London’ dhe kjo do të ketë të bëjë me atë që nuk pranojnë as shqiptarët, as serbët, për të bërë shkëmbim territoresh me paqe.

Dhe këta duan të marrin ato tre komunat e veriut dhe të japin rreth 1 mijë kilometra katror aq sa duan të marrin me serbët. Unë them që do të ketë shkëmbime me luftë përderisa politikanë si Albin Kurti nuk pranojnë që këto skema të ndërkombëtarëve për të qetësuar ujërat midis serbëve dhe kosovarëve, të bëhen me paqe. Përderisa nuk i kanë pranuar, unë them që do t’i bëjnë me luftë”, u shpreh Cako.

The post Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027: Shqipëria mund të ketë probleme… appeared first on Sot News | Lajme.

‘S’u pendova që aq të desha, ndërmend e kam të të dua prapë’ (VIDEO)

By: Kult Plus
28 May 2025 at 14:45

Pirro Çako vazhdon të mbetet ndër këngëtarët më të veçantë të skenës së muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Pirro Çako ka lindur në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano. Mjedisi artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirron, duke e bërë atë ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Sonte, KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të mira të Çakos, një këngë kjo që përmes zërit tejet të veçantë i këndohet dashurisë së paharruar. Bëhet fjalë për këngën ‘Xhulit’. Një këngë që edhe pas kaq kohësh prej publikimit vazhdon akoma të përçojë emocione të mëdha.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt

(refren)
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën
Me to sfidova ankthin në pritje

(refreni 2x)
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë./ KultPlus.com

Prej 3 ditësh, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos! Haki Çako: Operacion shumë i vështirë, do vëmë të gjitha kapacitetet

By: M C
6 May 2025 at 17:14

Kërkimet për gjetjen e e trupit të 29-vjeçarit Ardit Beshiri, vijojnë tashmë prej 3 ditësh, ndërsa në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë forcat e armatosura, banorë të zonës dhe familjarë.

Ndërkohë, kreu i emergjencave civile, Haki Çako ka ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29-vjeçarit. Duke folur për mediat, Çako shprehu ngushëllimet për familjen, teksa bëri me dije se janë angazhuar dhe vijojnë intensivisht kërkimet nga të gjitha strukturat.

Çako theksoi se është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, teksa shtoi se janë vënë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e djalit të tyre. Janë angazhuar dhe vijojnë të punojnë intensivisht pothuajse të gjitha strukturat, njësitë e emergjencave civile, të bashkisë, të prefekturës dhe strukturave të tjera qendrore, në drejtimin e ekspertëve. Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km. Do të vëmë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut.”, tha Çako.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar. Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze.

The post Prej 3 ditësh, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos! Haki Çako: Operacion shumë i vështirë, do vëmë të gjitha kapacitetet appeared first on Albeu.com.

Çako: Emergjencat Civile të fuqizuara, përshpejtojmë përgatitjet për anëtarësim në BE

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako mori pjesë sot në aktivitetin e mbajtur në Zall Herr, për prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes.

Në fjalën e tij ai theksoi se, “pesë vite më parë, Shqipëria iu nënshtrua një reforme të thellë të sistemit të saj të menaxhimit të emergjencave, ku falë vizionit të qartë të qeverisë shqiptare u krijua një mekanizëm funksional, i cili vepron sot me një qasje proaktive, e orientuar në parandalim dhe gatishmëri”.

Sot, theksoi ai, “kemi një kushtetutë të mbrojtjes civile, e garantuar nga një bazë ligjore solide dhe praktika rregullatore konform kuadrit global të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të Objektivave të Qëndrueshmërisë së NATOs, të direktivave të Bashkimit Europian dhe atyre rajonale”.

“Themelimi i një institucioni jetik për sigurinë dhe mbrojtjen civile të vendit tonë, siç është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nën Ministrinë Përgjegjëse të Mbrojtjes, përbën një mision të fortë, për të ndërprerë paradigmat e së shkuarës dhe për të ndërtuar një sistem modern, të integruar dhe eficient në menaxhimin e përgjigjes emergjente”, tha Çako.

Ai shtoi se, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është struktura solide në zemër të sistemit, që ushtron autoritet koordinues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

“Ky mision u materializua përmes implementimit të akteve nënligjore të menaxhimit strategjik të riskut nga fatkeqësitë natyrore, të një Plani Kombëtar për Emergjencat Civile dhe me vënien në funksion të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në ambjentet e reja pranë Garnizonit “Skënderbej”. QKOEC me shërbim 24/7 siguron komunikim të vazhdueshëm, duke realizuar shkëmbimin e informacionit dhe reagimin në kohë reale, ndërvepron me Qendren e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive Euro-Atlantike (EADRҫ) dhe Qendren e Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERҫ)”, tha ai.

Falë këtyre arritjeve, nënvizoi Çako, “ Shqipëria që në janar të vitit 2023, me plotësimin në një kohë rekord të kritereve, bëhet një shtet pjesëmarrës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane. Ky status, përpos vlerësimit përkthehet në një përgjegjësi të shtuar për bashkëpunim dhe solidaritet reciprok, sikurse në kritere për fuqizim dhe modernizim kapacitetesh të strukturave operacionale, investime të avancuara në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, zhvillime në mjete dhe paisje, rritje të ndërveprimit me strukturat homologe”.

“Me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe bashkëpunëtorëve vendas, po ndërtojmë ura të forta, përmes instrumenteve që konsistojnë në ngritjen e sistemit NICS (Next Generation Incident Command System), platformë për komandimin e Incidenteve, me mbështetjen e NATO-s i cili sherben për të ofruar një përgjigje të koordinuar si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar ndaj sulmeve kimike/biologjike, duke përfshirë të dhënat shëndetësore dhe mjedisore të disponueshme në platformë.

Ngritjen e “Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm” ndaj shumë rreziqeve, me mbulim kombëtar për të krijuar, për herë të parë, një sistem të përshtatshëm, drejt veprimeve të hershme të bazuara në parashikime, duke u mundësuar sektorëve ekonomikë dhe komuniteteve lokale – të ndërmarrin veprime në avancë, në parapritje dhe në përgjigje të ngjarjeve.

Forcimin e bashkëpunimit me pushtetin vendor, përmes rritjes së financimit në programin e emergjencave civile, instalimit të kulturës së menaxhimit të riskut të fatkeqësive, organizimit operacional, parandalues dhe rehabilitues.

Forcimin e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore të sistemit të MC, përmes zhvillimit të njohurive, ndërgjegjësim dhe sensibilizim”, tha Çako.

Ndërsa në aspektin operacional ai përmendi, “misionin e parë të AKMC jashtë kufijve të vendit tonë, ofroi ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, si dhe operacionet për zjarret në Greqi, ndihmat për përmbytjet në Bosnje, së fundmi evakuimi i një familjeje nga Gaza. Angazhimin në stërvitje ndërkombëtare dhe programe afatgjata teknike”.

Ai prezantoi veçanërisht një nga iniciativat më të rëndësishme, që Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të udhëheqë këtë vit, që është stërvitja funksionale ndërkombëtare FloodNorthALB FSX, e cila do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës nga data 7 deri më 12 prill.

“Një skenar gjithëpërfshirës mbi menaxhimin e një përmbytje, i cili do të mundësojë ndarjen e kapaciteteve dhe burimeve, përmirësimin e vendimmarrjes, përdorimin e mjeteve inovative dhe trajnimin e përbashkët. Kjo stërvitje me pjesëmarrjen e 8 shteteve anëtare do të testojë dhe përmirësojë procedurat e koordinimit kombëtar dhe ndërkombëtar nën monitorimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile (UCPM)”, tha ai.

Çako u shpreh se, “jemi të vetëdijshëm që duhet të përshpejtojmë përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke qëndruar dinjitozë dhe të vlefshëm për fqinjët tanë dhe shtetet e tjer, ndaj për këtë kërkohet ende shumë bashkëpunim ndërinstitucional, kryesisht nga strukturat e sistemit të MC”.

“Duhet të avancojmë me plotësimin e kuadrit ligjor në zbatim të rekomandimeve të Unionit kryesisht për “Ngritjen dhe funksionimin e numrit të unifikuar te emergjencave 112”, hartimin e ligjit pë Infrastrukturën kritike, zhvillimin teknologjik për vendosjen e lidhjes TESTA, për ndërlidhjen me CECIS, harmonizimin e procedurave të Host National Support etj”, theksoi Kreu i AKMC.

“Prioritetet tona fokusohen gjithashtu në rritjen e koordinimit dhe komunikimit, përfshirjen e komunitetit në planifikim dhe përgjigje të situatave emergjente, edukimin qytetar dhe sensibilizimi për rreziqet natyrore dhe krizat”, tha Çako. /j.p/

 

The post Çako: Emergjencat Civile të fuqizuara, përshpejtojmë përgatitjet për anëtarësim në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kujdes nga Ivermectina si trajtim për kancerin

27 February 2025 at 15:45

Pretendimi: Ivermectina dhe Fenbendazol mund të trajtojnë kancerin

Verdikti: E paprovuar

Deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që të provojë se barnat Ivermectinë dhe Fenbendazol trajtojnë kancerin, siç pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook publicisti Alfred Cako pretendon se dy medikamente, të quajtura Ivermectinë dhe Fenbendazol bëjnë “mrekullinë” kundër kancerit. Madje ai shprehet i gatshëm t’i sigurojë për këdo që kanë nevojë për to.

Lufta kundër kancerit. Trajtimet me Ivermectinë dhe Fenbendazol për kancerin po bëhen të njohura! Industria e madhe farmaceutike nuk është e lumtur. Kush dëshiron ndihmë për medikamentet të më shkruajë në personal. Ja u gjej unë”-shkruan Cako.

Postimi i shpërndarë nga Cako në Facebook

Por, për çfarë përdoren këto medikamente?

Ivermectina përdoret për të trajtuar strongyloidiazën (krimbat e hollë; infeksion me një lloj krimbi të rrumbullakët që hyn në trup përmes lëkurës, kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe jeton në zorrë). Ivermektina gjithashtu përdoret për të kontrolluar onkocerkozën (infeksion me një lloj krimbi të rrumbullakët që mund të shkaktojë skuqje, kokrra nën lëkurë dhe probleme me shikimin, duke përfshirë humbjen e shikimit ose verbërinë).

Ivermectina është në një klasë medikamentesh të quajtur anthelmintikë. Ajo trajton strongyloidozën duke vrarë krimbat në zorrë. Ajo trajton onkocerkozën duke vrarë krimbat në zhvillim. Ivermektina nuk vret krimbat e rritur që shkaktojnë onkocerkozën dhe për këtë arsye, nuk do ta shërojë këtë lloj infeksioni.

Fenbendazoli është një benzimidazol që ka një efekt anthelmintic (për të vrarë parazitët) me spektër të gjerë. Përdoret kundër një numri parazitësh gastrointestinalë. Fenbendazoli është i miratuar për t’u administruar nën kujdesin veterinar te delet, lopët, kuaj, peshqit, qentë, macet, lepujt dhe fokat.

Mirëpo, pretendimet se këto barna antiparazitarë shërojnë kancerin te njerëzit nuk janë të bazuar në prova shkencore. Siç e theksuam edhe më sipër, aktualisht, Ivermectina është e miratuar vetëm për përdorim te njerëzit për trajtimin e infeksioneve parazitare, ndërsa Fenbendazoli është i miratuar vetëm për përdorim veterinar.

Të dyja medikamentet, si Ivermectina dhe Fenbendazoli, kanë treguar efekte premtuese kundër kancerit në kushte laboratorike. Megjithatë, mungojnë të dhënat klinike për njerëzit. Nuk mund të dimë ende me siguri nëse këto barna janë të sigurta apo jo për përdorim kundër kancerit te njerëzit. Për shkak të kësaj, këto barna nuk mund të rekomandohen aktualisht si trajtime kundër kancerit.

Shkak për këto aludime u bë një intervistë e aktorit Mel Gibson në podcastin e Joe Rogan. Gibson tha gjatë intervistës se tre nga miqtë e tij kishin kancer të stadin e 4 dhe u shëruan duke marrë Ivermectin.

Këto pretendime janë verifikuar edhe nga kolegët e AFP, të cilët kanë provuar se pretendimet se këto barna trajtojnë kancerin, nuk kanë asnjë bazë shkencore deri më tani.

“Barnat e përmendura në podcast janë duke u studiuar, por nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar efektivitetin dhe sigurinë e tyre para se të mund të përshkruhen në receta për njerëzit me kancer”- tha drejtoresha e politikave shëndetësore në Shoqatën Kanadeze të Kancerit, Elizabeth Holmes në një email në AFP.

Më herët, Ivermectin është rekomanduar si një kurë për të parandaluar dhe trajtuar Covid-19, por nuk pati asnjë efekt. Ndaj, mos u besoni sugjerimeve të VIP-ave në lidhje me terapitë mjekësore, por drejtohuni te mjekët specialistë.

The post Kujdes nga Ivermectina si trajtim për kancerin appeared first on Faktoje.al.

Ferma e gomaricës në Delvinë, Denaj: Lilo Cako ktheu sfidat në mundësi

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Pas viteve të gjata emigracioni, Lilo Cako zgjodhi të kthehej në vendlindje, ku prej 15 vitesh, ka ngritur një fermë gomaricash në Kopaçëz, një destinacion që tërheq turistë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një postim në rrjetet sociale solli historinë e Lilo Cakos, duke theksuar se “kjo nuk është thjesht një fermë, është historia e një njeriu që ktheu sfidat në mundësi”.

“Lilo nuk kërkoi vetëm të sigurojë të ardhura për familjen e tij, por të krijojë diçka me vlerë për të tjerët, që ofron qumështin e gomaricës,  të njohur për vetitë e tij kurative”, theksoi Denaj.

Në videon e publikuar nga Denaj, Lilo Cako u shpreh se “kam 15 vite që mbarështojmë gomaricën. Jemi më shumë të përkushtuar tek qumështi që është më shumë kurativ. Ka shumë vlera kurative tek shëndeti i njeriut pastaj kemi djathin, gjizën. Emigruam në Athinë që në 97. 13 vite pune provuam Anglinë, Belgjikën, Francën u kthyem të bëjmë një gjë të bukur në Shqipëri. Pashë një dokumentar, thashë po e provoj, fillova me një gomaricë sot janë 40”.

Ferma, një sipërmarrje e veçantë në llojin e saj, prej disa vitesh po kthehet në një atraksion interesant turistik.

“Turistët e huaj vijnë që nga Hawaii edhe nga Japonia. Duan të shijojnë një byrek me qumësht gomarice, mish kërriçi, fërgesë, ose qofte kërriçi”, tha Cako. /k.s/j.p/

The post Ferma e gomaricës në Delvinë, Denaj: Lilo Cako ktheu sfidat në mundësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Kosovë, shkëmbim përvoje në fushën e menaxhimit të emergjencave civile

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako gjatë vizitës në Prishtinë, u prit në një takim nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj.

Ky takim kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e menaxhimit të emergjencave civile.

Gjatë takimit, të dy palët diskutuan mbi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe ndarjes së praktikave më të mira për përmirësimin e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

Gjithashtu, drejtuesit e dy institucioneve shprehën angazhimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin përmes projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe ushtrimeve.

Çako dhe Metaj konfirmuan vullnetin e ndërsjellë për të vazhduar këtë bashkëpunim, duke synuar krijimin e një sistemi më efikas dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e emergjencave në të dyja vendet.

1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Shqipëri-Kosovë, shkëmbim përvoje në fushën e menaxhimit të emergjencave civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mungesa e Kryepeshkopit do jetë një boshllëk për shoqërinë”, Çako: Pasuesi nuk zgjidhet menjëherë, duhen 40 ditë. Pranohet nga Sinodi

By: lia rda
25 January 2025 at 15:45

Teologu Miron Çako u shpreh në “News Hour” se mungesa e kryepeshkopit Anastas Janullatos do të një boshllëk për shoqërinë, pasi kjo e fundit vuan nga mungesa e shembullit.

Sipas Çakos, Kryepeshkopi Anastas ishte shëmbulli, i cili me veprat e tij, me fjalët e tij, ai na tregoi ne se çfarë do të thotë të duash të zotin, të afërmin dhe vendin.

 “Na la dhe do na lërë një boshëllëk në vazhdimësi, sepse ai ishte një etalon i të qënit një besimtar, por jo thjesht një besimtar, por një humanist, që janë figura që ti sot zor se i gjen në formatin shoqëror, sepse shoqëria vuan nga mungesa e shembullit. Kryepeshkopi Anastas ishte shëmbulli, i cili me veprat e tij, me fjalët e tij, ai na tregoi ne se çfarë do të thotë të duash të zotin, të afërmin dhe vendin. Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne kemi shumë nevojë sot dhe shoqëria jonë ka shumë nevojë për këto formate. kështu që do jetë një boshllëk jo vetëm për ne, por dhe për ata që janë fetar që besojnë në zotin dhe për të gjithë vendin, sepse duhet të dini ‘lutja e të drejtit shpëton qytetin’, thuhet. Këta njerëz të pëlqyer nga Perëndia, sjellin hirin e Perëndisë në vendet ku ata shërbejnë. Edhe patjetër do të jetë dhe një mungesë për vendin tone”, tha ai.

Më tej, Çako theksoi se pasuesi nuk zgjidhet menjëherë, por duhen 40 ditë. Ai tha se duhet të pranohet nga Sinodi në mënyrë që të shërbejë.

Kisha ka disa rregulla, nuk zgjidhet menjëherë pasuesi i kryepeshkopit në rastin konkret, po do një periudhë 40-ditore. Gjatë kësaj periudhe, mblidhet Sinodi i Kishës dhe ata vendosi për pasuesin e kryepeshkopit dhe është një vendimmarrje parlamentare, le të themi, një votim dhe zgjidhet një ndër anëtarët. Ai që zgjidhet nga zoti dhe pranohet nga Sinodi si një përfaqësues që do përfaqësojë Kishën, sepse Kisha drejtohet nga Sinodi, por kryepeshkopi është përfaqësues titular që përfaqëson Kishën dhe drejton Kryepeshkopatën”, u shpreh Çako./abcnews.al

90-vjetori i lindjes së tenorit-ikonë Gaqo Çako

By: Kult Plus
24 January 2025 at 14:30

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit kujtoi sot, në 90-vjetorin e lindjes, tenorin Gaqo Çako (24 janar 1935 – 1 gusht 2018), mbajtës i titullit të lartë “Nder i Kombit”.

Gaqo Çako dha një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe në artin shqiptar në tërësi.

TKOB kujton se, mjeshtri Çako interpretoi rolet kryesore të repertorit të pasur operistik, duke shënuar tri dekada të arta në skenën e madhe të operës shqiptare. Performancat e tij e ngritën artin operistik shqiptar në nivele të larta artistike dhe teknike.

Repertori i tij përfshinte vepra të famshme botërore si: La Traviata, La Bohème, Rigoletto, Norma, Cavalleria Rusticana, “Peshkatarët e Perlave”, Madame Butterfly, si dhe operat shqiptare: “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, “Pranvera”, “Heroina”, “Skënderbeu”, “Komisari”, “Zgjimi”, “Toka jonë” dhe “Goca e Kaçanikut”.

Gaqo Çako interpretoi një repertor të gjerë që përfshinte arie, romanca, këngë popullore të përpunuara dhe muzikë të lehtë, të performuara në qindra koncerte brenda dhe jashtë vendit, në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë e Kubë. Ai ishte një ambasador i kulturës vokale shqiptare, duke sjellë në interpretim këngët tradicionale popullore shqiptare dhe këngët e festivaleve të Radios.

Si pedagog i shquar i kantos në Akademinë e Arteve, Çako ka lënë pas një trashëgimi të vyer, me shumë nga studentët e tij që sot luajnë role të rëndësishme në jetën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai kontribuoi gjithashtu si regjisor, duke vënë në skenë vepra të rëndësishme operistike.

Gaqo Çako mbetet një ikonë e artit dhe muzikës shqiptare, një shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe një figurë që do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe krenari./ KultPlus.com

❌
❌