Nga Boldnews Massimo D’Alema mund të konsiderohet si “pensionisti” më i famshëm i huaj në Shqipëri. Ish-kryeministri italian, i shndërruar në lobist ndërkombëtar, ka hapur prej fillimit të vitit 2024 një studio konsulence tregtare në Shqipëri. Zyra gjendet në pikën zero të vendit, në qendër të Tiranës, në “Pallatin e Kulturës”, një vend që shumë […]
Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga të afërmit e tij si i zhdukur. Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, duke pohuar se kishin humbur kontakt me të rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Alarmin e shtoi […]
Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme ndërsa ishin familjarët që denoncuan në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një rrëmbim apo një inskenim të ngjarjes ndërsa priten detaje nga policia.
Por ajo që vlen të kujtojmë është se një vit më parë, ish-kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë nga arratia, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për një tender me vlerë 43 milionë euro përmes AKSHI-t.
Asokohe, Arben Ahmetaj deklaroi se Daniel Shima është kërcënuar nga Kryeministri Edi Rama që të mbyllë gojën dhe të mos flasë për asgjë.
“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”-deklaronte asokohe Arben Ahmetaj.
Daniel Shima ka mbajtur më herët postin e Zëvendësdrejtorit të AKSHI-t deri pak kohë më parë, por në momentin që drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj u thirr në SPAK, ai u shkarkua.
Më 19 Mars 2024 Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje në ambientet e SPAK, ndërsa menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Daniel Shima u shkarkua.
Të vetmet të dhëna deri tani të konfirmuara janë se Daniel Shima nuk ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS. Blutë e Tiranës ditën e sotme kanë raportuar vetëm që ishte nëna e Shimës që bëri denoncimin për humbjen e kontakteve me të birin.
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qëndër të Tiaranës, ku ish-Zv.drejtori i AKSH-it Daniel Shima, raportohet që të jetë zjhdukur. Familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici, se kanë humbur kontakt me të që nga ora 13:30. Po çfarë deklaronte Ahmetaj për Daniel Shimën? Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë […]
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Mbas pasojave të zgjedhjeve të damkosura të 11 Majit, pra përdhosjes së Kuvendit, përdhunimit të 4-ërt të Opozitës dhe arrogancës bolshevike të mbi-Pushtetit, Shqipëria po përballet me riciklimin e përvitshëm të llavës së zjarreve, më së shumti jo si fatkeqësi e natyrës, por nga dora/dalldisja e njeriut. Paraprakisht, shprehim mirënjohjen për përkushtimin […]
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi përndoqi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje. I arrestuari është Fatjon Ahmetaj, banues në Lushnjë. Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit në polici të 30-vjeçares, sipas të cilës, 38-vjeçari i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga […]
Eksperti i Sigurisë Kombëtare, Gjeneral Piro Ahmetaj është ftuar për një takim nga ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ku fokusi i diskutimeve ka qenë lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Ahmetaj është shprehur besmplotë se presidenti amerikan Donald Trump në takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, do të imponojë ndalimin e luftës në […]
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa. Ngjarja është zbuluar në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, që po zhvillohet kundër kultivimit të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë shtetasit Sefedin Mehmetaj, 29 vjeç dhe Ronaldo Mehmetaj, 26 […]
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga një llavë lajmesh dhe ulërimash mediatike, thua sikur: “në periferi të Tiranës kishin zbarkuar/desantuar trupat Ruse”! Për shkak të bindjeve, formimit dhe qasjes jo-populiste: “nuk do të doja të shprehja solidaritet bollshevik as me ish-qirambajtësit e godinave në fjalë, […]
Hambari ishte vendi ku dikur vendoseshin dhe ruheshin drithërat e bardha të familjeve tradicionale shqiptare, por që kryente edhe funksione të tjera brenda bashkësisë familjare. Njëri prej tyre që po i mbijeton kohës, është edhe hambar i familjes dukagjinase Shatri në fshatin Tomoc.
Për fat të keq, këto objekte të rëndësishme të trashëgimisë sonë jo fort të largët sot i gjejmë shumë pak sepse ato u dogjën e u shkatërruan sidomos gjatë luftës së fundit.
Njëri prej tyre që po i mbijeton kohës, është edhe ky hambar i familjes dukagjinase Shatri në fshatin Tomoc.
“Hambari është një objekt i vjetër prej vitit 1917, atëherë kur familja jonë, të parët e mi gjyshi im me vëllezërit e vet e kanë blerë në kohën kur austrohungaria ka qenë në pushtet këtu. Në ato vite ka qenë një zi e madhe e bukës, mungesë e madhe e ushqimit edhe këtë e kanë ble nga një rajon i atyre fiseve, katundeve t’Gashit që themi ne Ushqe është. Atje e kanë punu me ato sharrat e dorës edhe ka qenë bukur vështirë sepse druri është i bungut që është dru i fortë?”, deklaroi Muhamet Shatri, historian.
Shatri, i cili këto ditë po i kalon pushimet në vendlindje thotë se e ruan me nostalgji, sepse, sic tha ai, i sjell në kujtesë jetën e dikurshme në familjen shumë anëtarëshe Shatri.
“Konstrukti i mbrendhëm është se ka një hyrje të madhe që është pjesa kryesore aty ka qenë trina për me shtyp misrin edhe mbrenda ka qenë një koridor i vogël pastaj janë tri ndarje. Ndarjet kanë qenë dy për misër, përkatësisht për grurë, njëkohësisht meqenëse nuk kemi pas dhoma të mjaftueshme na djemt e ri kemi fjetur këtu verës, mandej këtu e kemi pas edhe një oxhak për me i pjekë bukët?”, shtoi ai.
Prof.Shaban Rexhahmetaj, njohës i trashëgimisë theksoi se zakonisht përpara shtëpitë e mëdha, shtëpitë e pasura i kanë pasur hambaret.
“Hambaret kanë shërbyer për ruajtjen e misrit, për ruajtjen e grurit, kanë qenë të ndara në “preseqe”. Ky hambar që po e shohim këtu është i madh në krahasim me hambaret tjera. Edhe familja Shatri ka qenë familje e madhe edhe për atë i ka shërbye për shumë funksione”, tha ai.
Gjatë viteve të fundit janë rivitalizuar shumë objekte të trashëgimisë, megjithëkëtë institucionet tona duhet të kujdesen ende më shumë në ruajtjen e kësaj trashëgimie, e cila në Rrafshin e Dukagjinit ka qenë e bollshme.
Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në një nga dy çështjet penale në ngarkim të tij me një akuzë për abuzim me detyrën, përmes moskryerjes së një detyrimi ligjor. Sipas aktakuzës së vitit 2023, Ahmetaj nuk zbatoi një vendim të formës së prerë të gjykatës duke i shkaktuar dëm prej miliona eurosh familjes […]
Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.
Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj
Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.
E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.
Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.
Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.
Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.
Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.
Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.
Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.
Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.
Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.
Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.
Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.
Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.
Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.
Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.
Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.
Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.
Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.
Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër.
Teatri ishte vetëm fillimi
Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.
Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.
Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.
Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al
Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.
Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.
Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.
Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.
Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.
Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.
Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.
“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.
Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.
Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.
Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.
Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.
Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”
Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.
Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.
Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike
Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.
Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?
Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.
E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.
I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.
Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.
Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.
Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.
Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.
Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.
Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.
Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.
Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.
*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorisë dhe kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt që është marrë I pandehur për shpërdorim detyre.
Ahmetaj akuzohet se në kundërshti me ligjin privatizoi shoqërinë Buka sha duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 7 miliardë lekë. Prokuroria ka veçuar dosjen ndaj disa ish-zyrtarëve të ministrisë dhe biznesmenit Lirim Fezollari që ka përfituar nga privatizimi në kohën që Ahmetaj mbante postin e ministrit të Financave.
Nga hetimet ka rezultuar se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sha”./abcnews.al
GJKKO këtë të premte ka kaluar në gjyq themeli çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt. U raportua se Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë ‘Buka’ përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit […]
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se, nuk kam kurrësesi paragjykime personale për gjeografinë familjare, karierën partiake, hobet, orientimin seksual, etj ndaj personazhe/ëve të përmëndur në titull ose në vijim. Kjo pasi, qëllimi i vetëm i kësaj analize, është të kontribuoj me gjetje si dhe rekomandime strategjike për tejkalimin e krizën politike, […]
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin TPZ, për ndalimet në paraburgim të njerëzve të zyrtarëve të lartë. Ndërsa Haxhiu u shpreh se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj me arratisjen në Zvicër dha një precedent të keq si zyrtar që duhej përballur me drejtësinë, Bushati u shpreh se ai u tregua […]
Gjykata e Posaçme, i lë sërish detyra prokurorit Elvin Gokaj për dosjen “Buka”, që të saktësojë kush janë viktimat shteti apo privati ndërkohë që i kërkoi t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet e integruara të hetimit, përfshirë edhe deklarimet e të gjithë personave që janë marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.
Prokuroria e Posaçme, ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezolli dhe për disa persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Për procedimin e ndarë, është nisur letër porosi në Austri për transfertat e parave dhe pritet përgjigje.
SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.
Tre shqiptarë janë dënuar me 48 vite vite burg në total nga një gjykatë në Brindisi të Italisë, pasi ishin pjesë e një grupi prej 7 anëtarësh që merreshe me trafikun e drogës. Bëhet fjalë për: Adrian Boci (35 vjeç,), i dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg Kujtim Metaj (60 vjeç,), i dënuar […]
Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së në Theth, e që është bërë i njohur për shkak të përplasjes fizike me banorët dhe sharjeve e fyerjeve në drejtim të tyre, pas rastit të hedhjes së molotovit drejt fadromave, ka qenë i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit. […]