Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit

By: fra nc
11 July 2025 at 16:04

Një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e angazhuar në prishjet në zonën e Thethit, është sulmuar me lëndë djegëse të tipit Molotov.

Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet një pjesë e nxirë mbi fadromë, ndërkohë që është tentuar të digjet dhe ura me dru që të çon drejt një pjese tjetër të fshatit.

Mbi urë shihen qartë gjurmët e zjarrit dhe shenjat e djegies, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe mjetin e IKMT.

Aktualisht, forca të shumta të policisë të armatosura shoqërojnë mjetet e rënda të Inspektoratit për të siguruar vijimin e punimeve.

“Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit appeared first on Euronews Albania.

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

2 July 2025 at 19:39

Një sulm me artileri nga forcat ruse goditi një spital në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e duke shkatërruar institucionin mjekësor dhe duke plagosur disa civilë, sipas zyrtarëve rajonalë.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha të mërkurën se pesë pacientë dhe tre infermiere u plagosën kur ndërtesa u godit gjatë natës.

Një infermiere 44-vjeçare pësoi lëndime nga shpërthimi, tronditje dhe plagë në gjoks dhe ndodhet aktualisht në spital, ashtu si edhe katër pacientë të tjerë. Të tjerët morën ndihmë mjekësore dhe më pas u liruan nga spitali.

Spitali u godit gjatë një sulmi më të gjerë rus ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Khersonit gjatë 24 orëve të fundit.

Prokudin tha se lagjet e banuara, përfshirë godina shumëkatëshe dhe 11 shtëpi private, u dëmtuan nga sulmet. Një biznes, një autobus, disa makina dhe një strukturë bujqësore gjithashtu pësuan dëme. Dhjetë persona raportohet se janë plagosur nga sulmet.

Sulme janë raportuar gjithashtu në fshatin Antonivka pranë Khersonit, si dhe në Nikopol në rajonin e Dnipropetrovskut.

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Moska se infrastruktura civile nuk është në shenjestrën e ushtrisë së saj, artileria, dronët, bombat e telekomanduara dhe raketat ruse vazhdojnë të godasin struktura të tilla në mbarë Ukrainën.

Autoritetet ukrainase dhe organizatat ndërkombëtare i kanë dënuar këto sulme si krime të qëllimshme dhe sistematike të luftës.

Ndërkohë, ushtria ukrainase kreu sulme thellë brenda territorit rus në përpjekje për t’i ndërprerë linjat e furnizimit të Rusisë.

Të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi një sulm ndaj rafinerisë së naftës Saratovorgsintez në rajonin Saratov të Rusisë.

Rafineria, e cila thuhet se përdoret nga forcat ruse për të prodhuar karburant për njësitë ushtarake, u godit nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në bashkëpunim me njësi të tjera. Pajisjet teknologjike u dëmtuan dhe u shkaktua zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se forcat e saj të mbrojtjes ajrore ndalën dhe shkatërruan 60 dronë ukrainas gjatë natës në disa rajone të vendit.

 

 

 

The post Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë appeared first on Euronews Albania.

Sulmi izraelit në një kafene në bregdetin e Gazës vret të paktën 20 palestinezë

30 June 2025 at 17:31

Të paktën 20 palestinezë u vranë të hënën në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur buzë detit, e cila përdoret shpesh nga aktivistët, gazetarët dhe banorët vendas në Gazën perëndimore, sipas mjekëve dhe dëshmitarëve okularë.

Ekipet e shpëtimit evakuuan 20 trupa dhe dhjetëra të plagosur nga Kafeneja Al-Baqa, një vend i hapur që përbëhej nga tenda përgjatë plazhit, tha për BBC-në një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Ai shtoi se ekipet e emergjencës po kërkonin ende në një krater të thellë të lënë nga shpërthimi.

“Isha duke shkuar në kafene për të përdorur internetin vetëm pak metra larg kur ndodhi një shpërthim i madh”, tha për BBC-në Aziz Al-Afifi, një kameraman në një kompani lokale prodhimi.

“Vrapova drejt vendit të ngjarjes. Kolegët e mi ishin atje, njerëz që takoj çdo ditë. Skena ishte e tmerrshme – trupa, gjak, britma kudo.”

Videot e postuara nga aktivistët në mediat sociale duket se tregojnë momentin kur një raketë, që thuhet se është qëlluar nga një aeroplan luftarak izraelit, goditi zonën. Pamjet filmike kanë kapur pasojat e sulmit, me trupa të shpërndarë në tokë.

Kafeneja Al-Baqa ishte bërë një hapësirë ​​e njohur për gazetarët, aktivistët dhe punëtorët në distancë, duke ofruar qasje në internet, ulëse dhe hapësirë ​​pune përgjatë bregdetit mesdhetar të Gazës.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Sulmi erdhi pasi Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, duke shkaktuar zhvendosjen masive të qindra familjeve palestineze, thanë dëshmitarët.

Sipas raportimeve lokale, ekipet e shpëtimit nxorën trupat e pesë personave, ndërsa dhjetëra civilë të plagosur u evakuuan në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Bombardimi vjen pas njërit prej urdhrave më të mëdhenj të evakuimit të lëshuar që nga rifillimi i luftës në mars.

 

 

 

The post Sulmi izraelit në një kafene në bregdetin e Gazës vret të paktën 20 palestinezë appeared first on Euronews Albania.

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

By: M C
23 June 2025 at 22:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, duke i quajtur ato një “reagim shumë të dobët” dhe të pritur nga SHBA.

“Nga 14 raketa të lëshuara, 13 u rrëzuan, ndërsa 1 u la e lirë, pasi po shkonte në një drejtim që nuk përbënte kërcënim,” shkroi Trump.

Ai theksoi se nuk pati asnjë viktimë apo të lënduar mes amerikanëve. “Jam i lumtur të raportoj se ASNJË amerikan nuk është lënduar dhe është shkaktuar shumë pak dëmtim.”

Trump shtoi se “më e rëndësishmja, duket se ata e kanë nxjerrë të gjithë inatin nga sistemi i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE.”

Ai falënderoi gjithashtu Iranin për njoftimin e hershëm të sulmit, që sipas tij “e bëri të mundur që të mos humbasë asnjë jetë.”

“Ndoshta Irani tani mund të ecë përpara drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë,” përfundoi Trump.

The post Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët appeared first on Albeu.com.

Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në, jo Katarin

23 June 2025 at 20:53

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka lëshuar një deklaratë pas sulmit ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, duke theksuar se ky sulm nuk paraqet asnjë rrezik për Katarin dhe popullin e tij. Sipas deklaratës, Irani ka “shkatërruar” bazën ajrore amerikane, por ka bërë të qartë se ky aksion nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e ngrohta dhe historike të Iranit me Katarin.

Në deklaratën e tij, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit gjithashtu ka theksuar se sulmi ishte një reagim për goditjet që Shtetet e Bashkuara kishin realizuar në Iran, duke përdorur një numër të ngjashëm raketash me ato që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane.

“Numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane”, thuhet në deklaratën e cituar nga media shtetërore iraniane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në, jo Katarin appeared first on Euronews Albania.

SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar

By: user 5
23 June 2025 at 19:57

Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar për BBC-në se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Konfirmimi i tyre vjen ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se ka kërcënime ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në atë bazë ajrore, e cila ndodhet pak jashtë Dohas.

Katari mban Bazën Ajrore Al Udeid, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, e cila shërben si seli e përparme për Komandën Qendrore të SHBA-së dhe akomodon afërsisht 10,000 trupa.

Ndërkohë, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë janë këshilluar të mos lëvizin.

The post SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar appeared first on Lapsi.al.

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima

By: Oldi
23 June 2025 at 19:20

Katari ka reaguar menjëherë pas sulmeve iraniane ndaj 6 bazave ushtarake amerikane në Katar. Aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore izraelite, pas sulmeve iraniane ndaj Tel Avivit më 21 qershor 2025 Sipas Sky News, Katari njofton se nga sulmet iraniane nuk janë regjistruar viktima. Reuters raportoi më herët se Irani ka lëshuar raketa në drejtim […]

The post Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima appeared first on BoldNews.al.

“Nuk ka viktima”, Katari reagon pas sulmit iranian në bazat amerikane

By: user 5
23 June 2025 at 19:35

Katari ka reaguar menjëherë pas sulmeve iraniane ndaj 6 bazave ushtarake amerikane në Katar.

Aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore izraelite, pas sulmeve iraniane ndaj Tel Avivit më 21 qershor 2025

Sipas Sky News, Katari njofton se nga sulmet iraniane nuk janë regjistruar viktima.

Katari tha se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjithashtu në deklaratën e Katarit thuhet se nuk ka viktima në bazën ushtarake amerikane al Udeid në Doha, pas sulmit të Iranit ndaj kësaj strukture.

Katari tha se mbrojtja e tij ajrore ka interceptuar një sulm me raketa.

“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit pengoi sulmin dhe interceptoi me sukses raketat iraniane”, thuhet në deklaratën e Katarit.

Ministria e Mbrojtjes shtoi: “Falë Zotit, vigjilencës së forcave të armatosura dhe masave paraprake të marra, incidenti nuk rezultoi në vdekje ose lëndime.”

Hapësira ajrore dhe territori i vendit janë “të sigurta”, tha gjithashtu ministria

Reuters raportoi më herët se Irani lëshoi raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

Mediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Më herët Katari njoftoi mbylljen e hapësirës tij ajrore të hënën pasdite (23/6), teksa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur.

Baza Al Udeid në Katar pret më shumë se 10,000 trupa amerikanë dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

Kujtojmë se në fundjavë SHBA sulmuan me raketa 3 objekte bërthamore në Iran, me Teheranin i cili u zotua për hakmarrje pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin e Iranit me Izraelin për armët bërthamore.

The post “Nuk ka viktima”, Katari reagon pas sulmit iranian në bazat amerikane appeared first on Lapsi.al.

Erdogan flet për sulmin amerikan ndaj Iranit

By: user 5
23 June 2025 at 19:11

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, “pavarësisht se nga vijnë”, pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump.

“Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza.

Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë”, tha Erdogan një aktivitet të sindikatës së nëpunësve civilë në Ankara.

Presidenti turk me sa duket po i referohej 7 tetorit 2023, ditës së sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar iniciativave që ai dhe Turqia po ndërmarrin në këtë drejtim, Erdogan tha se nesër, të martën, më 24 qershor, do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij “për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme”.

“Ne po përpiqemi ta çojmë vendin tonë nga ujërat e trazuara në ujërat e qeta. Ne nuk veprojmë bazuar në politika të përkohshme, por duke parashikuar rreziqet e fshehura. Ne e bëmë dhe do ta bëjmë në mënyrë që asnjë nga 86 milionë qytetarët tanë të mos dëmtohet”.

The post Erdogan flet për sulmin amerikan ndaj Iranit appeared first on Lapsi.al.

Në mes të fjalimit, Sanders njoftohet për sulmet ndaj Iranit, ja si reagoj (Video)

23 June 2025 at 17:36

Senatori amerikan, Bernie Sanders mësoi gjatë një fjalimi në Teksas se SHBA kishte sulmuar Iranin. Sanders mori një letër gjatë fjalimit të tij me njoftimin se SHBA kishte kryer sulme në Iran. Pasi tundi kokën duke e treguar qartë zhgënjimin, ai lexoi letrën ku thuhej se SHBA ka sulmuar Iranin.

Pas leximit të letrës të pranishmit brohoritën njëzëri “No more war”. Sander i mbështeti ata duke thënë se “jam dakord” ndërsa theksoi se këto ishin sulme të paligjshme dhe jokushtetuese. Ai tha se sipas ligjit amerikan, vetëm Kongresi mund të autorizojë hyrjen në luftë.

Sanders është një kundërshtar i fortë i mbështetjes së SHBA-së për aktivitetet e Izraelit në Lindjen e Mesme. Ai kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai kishte gabuar në vlerësimet e tij në lidhje me Lindjen e Mesme dekada më parë.

 

 

 

The post Në mes të fjalimit, Sanders njoftohet për sulmet ndaj Iranit, ja si reagoj (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor

By: Ardit
23 June 2025 at 13:58

Presidenti rus, Vladimir Putin, e dënoi të hënën sulmin ndaj Iranit si “të paarsyeshëm” dhe “të paprovokuar” gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, por nuk shpalli asnjë mbështetje konkrete për aleatin kyç të Moskës në Lindjen e Mesme. Moska është një aleate e rëndësishme e Iranit, por nuk ka dalë fuqishëm […]

The post Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor appeared first on BoldNews.al.

Sulme amrikane në centalet bethamore/ Kreu i IAEA: Dëmtime serioze në Fordow

By: user7
23 June 2025 at 12:45

Pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, theksoi se megjithëse askush, përfshirë IAEA-në, nuk është në gjendje të ketë një pamje të plotë të dëmit që është shkaktuar nën tokë në Fordow. Megjithatë ai theksoi se dëmi pritet të jetë shumë serioz.

Duke folur në një takim urgjent të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s, Grossi tha se krateret tani janë të dukshme në objektin Fordow, duke treguar përdorimin e bombave që depërtojnë në tokë. Gjithashtu ai theksoi se kjo për shkak të ngarkesës shpërthyese të përdorur dhe natyrës jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave.

Sulm i ri izraelit në Fordow

Një sulm i ri ndaj centralit bërthamor Fordow u krye nga izraelitët, sipas një zyrtari iranian. Centrali bërthamor i Fordow u shënjestrua nga një sulm izraelit sot, tha zëdhënësi i Shërbimit të Menaxhimit të Krizave të provincës Qom në Iran, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Tasnim, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara goditën të njëjtin objektiv. Zyrtari shtoi se nuk ka rrezik për banorët në zonë.

The post Sulme amrikane në centalet bethamore/ Kreu i IAEA: Dëmtime serioze në Fordow appeared first on Lapsi.al.

Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA?

22 June 2025 at 22:51

Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për “pasoja të pafundme”. Por në raste të tilla rëndësi kanë veprat dhe tashmë kanë nisur diskutimet e nxehta brenda elitës politike të Iranit, se cila do të jetë kundërpërgjigja e tyre. A do ta […]

The post Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA? appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës”

22 June 2025 at 22:29

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë treguar edhe një herë përçmimin e plotë ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar” me sulmet e tyre ndaj objekteve bërthamore në Iran. “Ato janë të gatshme jo vetëm të mbyllin sytë para vrasjes së dhjetëra mijëra […]

The post Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës” appeared first on BoldNews.al.

Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

22 June 2025 at 21:34

Me kërkesë të administratës ushtarake të Donald Trump, Forcat Ajrore Izraelite shkatërruan disa sisteme iraniane të mbrojtjes ajrore në 48 orët para sulmit amerikan ndaj objektit bërthamor të Fordow-it, thanë për Axios tre zyrtarë amerikanë dhe izraelitë. Vendimi historik i Trump-it për t’iu bashkuar luftës së Izraelit kundër Iranit përbën kulmin e muajve të bashkëpunimit […]

The post Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran appeared first on BoldNews.al.

Trump reagon ndaj kritikëve: Politikanë dembela! Iranit ia morëm bombën nga duart

22 June 2025 at 21:25

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një mesazh të gjatë në platformën Truth Social, duke sulmuar kongresmenin republikan Thomas Massie, i cili kritikoi sulmet amerikane ndaj Iranit duke i quajtur “jo kushtetuese”. Trump shkruan se operacioni ushtarak ishte i suksesshëm dhe se i kanë marrë iranianëve “bombën nga duart”. “Kishim një sukses spektakolar ushtarak dje, […]

The post Trump reagon ndaj kritikëve: Politikanë dembela! Iranit ia morëm bombën nga duart appeared first on BoldNews.al.

Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion, uraniumi u largua para sulmit të SHBA-së

22 June 2025 at 20:51

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran tregoi në një intervistë për Euronews Albaia se Irani kishte informacione para se të ndodhte sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre bazave bërthamore, dhe sipas tij, uraniumi është transportuar në vend të sigurt përpara sulmit. Ai tha se kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të […]

The post Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion, uraniumi u largua para sulmit të SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi në Teheran të pajiset me armë bërthamore

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se SHBA kishin përfunduar sulmet ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan.

Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë shkruan se “ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore”.

Rama shprehet se “kjo është një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme të etiketimit të kombeve të lira si “satanike” dhe thirrjes së hapur për shfarosjen e tyre”.

Kryeministri Rama nënvizon se “nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë, ndryshe nga çdo shtet i armatosur me armë bërthamore, pavarësisht sistemit politik”.

“Si një komb që doli nga humnera e një regjimi teokratik brutal, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”, tha Rama.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi gjatë një daljeje publike për mediet, se avionët amerikanë kishin sulmuar tre vende bërthamore në Iran, duke përfshirë Natanz, Esfahan dhe objektin e pasurimit të uraniumit në Fordow, që besohet gjerësisht të jetë një nga objektivat më të rëndësishme të Izraelit në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Iranin.

/e.i//r.e/

The post Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi në Teheran të pajiset me armë bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi mbi objektet bërthamore të Iranit/ SHBA zbulon arsenalin e përdorur në operacionin “Çekani i Mesnatës”

22 June 2025 at 15:01

Ushtria amerikane ka treguar detaje shtesë mbi sulmet kundër tre objekteve bërthamore të Iranit.  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, u shpreh se një nëndetëse amerikane ka lëshuar mbi 2 mijë raketa Tomahawk drejt infrastrukturës iraniane, e cila ishte në shënjestër të sulmit.

Po ashtu, gjenerali theksoi se shtatë bombardues strategjikë B-2 janë përdorur në sulmet ajrore mbi objektet bërthamore iraniane.

Këto avionë janë të pajisur për të depërtuar në thellësi të tokës dhe për të shkatërruar objektiva të mbrojtur në mënyrë të veçantë, siç janë impiantet bërthamore të ndodhura nën male apo në bunkerë.

Në total, më shumë se 125 avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë marrë pjesë në operacion, përfshirë qindra avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë, dhjetëra avionë të furnizimit në ajër, si dhe një nëndetëse taktike që shërbeu si bazë për lëshimin e raketave lundruese.

Sulmi i SHBA në Iran, Berisha: U asgjësua potenciali bërthamor i Ajetullahëve

By: Ardit
22 June 2025 at 13:17

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha shkruan në rrjetet sociale se de facto u asgjësua potenciali bërthamor i Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së. Ai theksoi se kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme […]

The post Sulmi i SHBA në Iran, Berisha: U asgjësua potenciali bërthamor i Ajetullahëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌