Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi
AC Milan ka identifikuar Fran Garcian si zëvendësuesin ideal për Theo Hernandez, i cili është larguar nga klubi pas gjashtë sezoneve për t’u transferuar te Al Hilal në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit Rudy Galetti, mbrojtësi i majtë i Real Madridit është alternativa kryesore për të përforcuar krahun e majtë të kuqezinjve. Klubi italian e vlerëson Garcia-n për përzierjen e rinisë, përvojës dhe potencialit që ai sjell.
Garcia ka treguar paraqitje të mira me Real Madridin, përfshirë edhe në Kupën e Botës për Klube, ku ishte titullar i rregullt. Milan kërkon një profil më ofensivë, qëndrueshmëri mbrojtëse dhe aftësi fizike, cilësi që lojtari spanjoll i zotëron.
Ndërkohë, situata e Garcias te Real Madrid është bërë më e ndërlikuar. Mbërritja e pritshme e Alvaro Carreras dhe rikuperimi i Ferland Mendy mund ta shtyjnë atë në plan të dytë.
Kjo ka bërë që vetë lojtari të mendojë për një largim të mundshëm, në kërkim të më shumë minutave dhe një roli më të rëndësishëm në një ekip si Milan.
Përveç Garcia-s, në listën e Milanit gjenden edhe Sergio Reguilon, Emerson Palmieri dhe Fabiano Parisi si alternativa për pozitën e mbrojtësit të majtë. Megjithatë, profili i Garcia-s shihet si më i përshtatshmi.
Milan synon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje, për të siguruar stabilitet në prapavijë ndërsa merkatoja e verës po hyn në fazën vendimtare. /Telegrafi/
The post Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.