Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Fikrim Damka

By: Ardit
4 July 2025 at 16:36

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit për Zhvillim Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj. Prokurorët i akuzojnë Damkën dhe Kamberajn se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme në vlerë prej rreth 1 milion eurove. Sipas një njoftimi të premten, […]

The post Kosovë/ Ngrihet aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Fikrim Damka appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Speciale: Bislimi u intervistua në cilësinë e dëshmitarit

PRISHTINË, 18 qershor/ATSH/ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Si pjesë e këtyre hetimeve, të mërkurën është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetimet janë në fazën fillestare dhe për këtë arsye nuk mund të japë detaje shtesë. Siç thuhet në përgjigjen e tyre, PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit z.Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve. PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga prokuroria.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka akuzuar mënyrën se si është trajtuar intervistimi i tij nga Prokuroria lidhur me hetimet për funksionalizimin e fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas.

Bislimi pas intevistimit nga Prokuroria Speciale, ka shkruar në Facebook se ndonëse ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit, intervista njëorëshe e gjysmë nuk përmbante asnjë pyetje që, sipas tij, i drejtohet zakonisht një dëshmitari. Sipas Bislimit, informacionet që ka dhënë mund të ishin siguruar përmes një kërkimi të thjeshtë, pa qenë nevoja për intervistim. /KosovaPress/

The post Prokuroria Speciale: Bislimi u intervistua në cilësinë e dëshmitarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U mor në pyetje nga Prokuroria Speciale, reagon zëvendëskryeministri i Kosovës

By: Elva
18 June 2025 at 13:15

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi pasi ka dalë nga Prokuroria Speciale nuk pranoi të fliste për mediat, por ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. “Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera […]

The post U mor në pyetje nga Prokuroria Speciale, reagon zëvendëskryeministri i Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

By: user 11
18 June 2025 at 10:45

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Bislimi shkoi në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në 09:30 dhe ende nuk dihet se në çfarë cilësie ai po intervistohet.

Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit.

Peci dhe Hoxha u intervistuan pasi autoritetet paraprakisht po më 27 maj kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

Për cilën fabrikë bëhet fjalë?

Në Parkun Industrial në Drenas, dhjetorin e vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës, ku parashihej të përpunoheshin dhe asgjësoheshin nënproduktet shtazore.

Por, funksionalizimi i fabrikës – ndërtimi i së cilës kushtoi 7.7 milionë euro – nisi më 2024, kur u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për marrjen në shfrytëzim të saj dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.

U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet, përkatësisht deri më 2044. U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.

Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.

Një ditë para kryerjes së bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se ministri në detyrë Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për fabrikën për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës./ REL

The post Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës merret në pyetje nga Prokuroria Speciale appeared first on Lapsi.al.

U arrestuan gjatë operacionit “Qielli i thyer”, caktohet masa e paraburgimit për 22 të dyshuarit për drogë dhe vepra tjera penale

5 June 2025 at 12:20

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj 22 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Të pandehurit: R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., të dyshuar për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK, lidhur me veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK- së dhe veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të LPPPFT.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 03.06.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secalin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se të njëjtit dyshohen për vepra të rënda penale, nëse të pandehurit lihen në liri, mund ti shmangen procedurës penale dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, të njëjtit mund të asgjësojnë, fshehin, falsifikojnë provat e veprës penale ose mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojnë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, pas një hetimi disa mujor, të martën është realizuar operacioni anti-drogë “Qielli i Thyer”, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit. /Telegrafi/

The post U arrestuan gjatë operacionit “Qielli i thyer”, caktohet masa e paraburgimit për 22 të dyshuarit për drogë dhe vepra tjera penale appeared first on Telegrafi.

Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh, Prokuroria propozon dënim deri në 5 vjet burg

5 June 2025 at 10:36

Aleksander Vllajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale të spiunazhit dhe atë të armëmbajtjes pa leje, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë të lidhur me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka propozuar që për veprën penale të spiunazhit, Vllajiq të dënohet me burgim efektiv nga 4 vjet e 6 muaj deri në 5 vjet, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim. Ndërsa për veprën e armëmbajtjes pa leje, është propozuar dënim me 6 muaj burg, me mundësi zëvendësimi me gjobë në shumë prej 1,000 euro.

I pandehuri paraprakisht është pajtuar me të gjitha pasojat dhe benefitet e marrëveshje, marrëveshje është bërë vullnetarisht dhe është konsultuar me mbrojtësin e tij, avokatin Lubomir Pantoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Bekim Kodraliu deklaroi se marrëveshja është arritur në përputhje me dispozitat ligjore.

Gjyqtari i çështjes ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për pranimin e fajësisë.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, avokati i të pandehurit, Lubomir Pantoviq, kërkoi që dënimi për veprën penale të spiunazhit të shqiptohet sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.

“Në emër të mbrojtjes, i propozoj gjykatës që për këtë vepër penale, të pandehurit t’i shqiptohet dënimi prej 4 vjetësh e 6 muaj burg, ashtu siç është paraparë me marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi Pantoviq.

Ai theksoi se ekzistojnë rrethana të rëndësishme lehtësuese, përfshirë faktin se i pandehuri nuk ka qenë kurrë më parë i dënuar, ka bashkëpunuar plotësisht me organet e ndjekjes, si dhe ka treguar pendesë të sinqertë për veprimet e tij.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 maj 2025 nga Prokuroria Speciale, Vllajiq ka vepruar si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur informacione që rrezikonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se ai ka incizuar fshehurazi lëvizjet e automjeteve të Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në pjesën veriore të vendit, si dhe ka mbledhur të dhëna për qytetarë serbë të dyshuar si bashkëpunëtorë të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Më tej, ai ka zbuluar identitetin e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të cilin e njihte nga periudha kur vetë kishte qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Me rastin e arrestimit më 26 qershor 2024 në Mitrovicë, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë pneumatike të modelit “Cverna Zastava” dhe një sprej gaz-lotsjellës.

Avokat i të pandehurit është Lubomir Pantoviq, ndërsa prokuror i çështjes Bekim Kodraliu.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar aktakuzën ndaj Vlajiqit, i cili ngarkohet për spiunazh pasi kishte incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

 

 

The post Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh, Prokuroria propozon dënim deri në 5 vjet burg appeared first on Telegrafi.

Hetimet për fabrikën për mbetjet shtazore, Faton Peci reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

28 May 2025 at 09:57

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas intervistimit që iu bë ditën e marte nga organet e drejtësisë,

Peci në reagimin e tij ka shkruar se epilogu i gjithë procesit do të jetë i njohur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë, miq e familjarë; U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë. Me theks të veçantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin! Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar Peci.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se “çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim”.

“Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot”, thotë ai.

Ndryshe, për bastisjen që është bërë dje në Ministrinë e Bujqësisë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Më 27.05.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, janë kryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, telefona), si dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdhëresën e Gjykatës. Dy persona meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pas intervistimit në prani të avokatëve me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, për bastisjen që është zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci ka pasur disa reagime./Telegrafi/

The post Hetimet për fabrikën për mbetjet shtazore, Faton Peci reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ministrin në detyrë të Bujqësisë Faton Peci

By: user 6
27 May 2025 at 23:34

Prokuroria Speciale njoftoi se ka përfunduar intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Peci u intervistua për disa orë në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast. Ai, pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore, u lirua në procedurë të rregullt.

Të martën, Prokuroria Speciale autorizoi Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Lidhur me hetimet për fabrikën për përpunimin e mbejtjeve shtazore është intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Avokati i tij, Artan Çerkini njoftoi se Hoxha, që u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, tha ai.

Lidhur me aksionin në Ministrinë e Bujqësisë ka reaguar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo e ka cilësuar si “inskenim të gërditshëm” aksionin e Prokurorisë, të udhëhequr nga Blerim Isufaj ndaj Pecit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës. /Radio Evropa e Lirë

The post Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ministrin në detyrë të Bujqësisë Faton Peci appeared first on Lapsi.al.

Ministri i Bujqësisë në Kosovë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

By: fra nc
27 May 2025 at 15:46

Ministri në detyrë i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci, është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet që kanë të bëjnë me dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Lajmi u konfirmua nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Ky institucion ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, tha ai.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës.

The post Ministri i Bujqësisë në Kosovë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale appeared first on Euronews Albania.

Dosja e Prokurorisë: Hysri Selimi, i dyshuar për spiunim te BIA serbe, paguhej deri në 700 euro

7 May 2025 at 23:06

Hysri Selimi, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës dje, më 06.05.2025, si i dyshuar për spiunazh, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), është i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

PSRK pretendon se këto nuk ishin informacionet e vetme që i janë dhënë BIA-s serbe.

Në dosjen e saj, Prokuroria Speciale pretendon se Hysri Selimi i ka përcjellë shërbimit sekret të Serbisë informacione edhe për zyrtarë të lartë të partive politike të Kosovës, si dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sipas dosjes, këto informacione të grumbulluara për BIA-n serbe ishin transmetuar përmes takimeve fizike duke shkuar në territorin e Serbisë.

Prokuroria pretendon se Selimi ishte paguar për këto veprimtari në vlerë deri në 700 euro.

Prokuroria Speciale pretendon se BIA serbe i ka dhënë Selimit edhe telefona të mençur që janë përdorur për të zhvilluar komunikimet me zyrtarët e Serbisë.

Për të gjitha këto pretendime të ngritura nga PSRK, në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit specifikohet se Selimi kishte qenë nën masa të fshehta të vëzhgimit.

Prokuroria Speciale ka mbështetur kërkesën për caktimin e paraburgimit në provat që cak kishin vërtetimin se Selimi ishte duke kryer veprën penale të spiunazhit, raporton Kallxo.

Për të konfirmuar një gjë të tillë Prokuroria i ka përgjuar telekomunikimet e Selimit, e ka vëzhguar fshehtë me video në vende publike, ka verifikuar hyrje-daljet e tij nga territori i Kosovës për në Serbi, si dhe konfirmimi nga institucionet e sigurisë së Kosovës se personi me të cilët takohej Selimi për t’i dhënë informacionet është zyrtar i BIA-s serbe.

Selimi gjendet në masën e paraburgimit pasi Gjykata më 07.05.2025 e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që t’i caktohet kjo masë.

The post Dosja e Prokurorisë: Hysri Selimi, i dyshuar për spiunim te BIA serbe, paguhej deri në 700 euro appeared first on Telegrafi.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Prokuroria Speciale mbyll paraqitjen e provave ndaj Thaçit dhe të tjerëve

By: V K
16 April 2025 at 10:49

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka përfunduar zyrtarisht fazën e paraqitjes së provave në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si dhe ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë kësaj faze, ZPS-ja paraqiti 3 000 prova materiale në disa gjuhë dhe thirri në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë për të dhënë dëshmi të drejtpërdrejta, ndërsa dorëzoi mbi 1 430 parashtresa ligjore lidhur me çështjen.

Katër të pandehurit akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e mbi 100 personave, ndalime të paligjshme dhe torturë të qindra civilëve, kryesisht gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, në disa lokalitete në Kosovë dhe Shqipërinë e veriut.

Sipas aktakuzës, krimet janë kryer ndaj civilëve dhe personave që nuk kanë marrë pjesë në luftime. Në këtë proces, mbi 150 viktima janë përfshirë dhe përfaqësohen nga Avokati i Viktimave.

Prokurorja e Specializuar Kimberly West, vlerësoi kurajon e viktimave dhe dëshmitarëve që kanë dëshmuar gjatë dy viteve të fundit:

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre që folën hapur në sallën e gjyqit”.

Ajo shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në mbledhjen dhe paraqitjen e provave dhe nënvizoi rëndësinë e drejtësisë për të ardhmen e Kosovës.

“Duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura. Për Kosovën është jetike që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor të respektohen për të ruajtur integritetin dhe për të zbuluar të vërtetën”.

Faza e mbrojtjes pritet të nisë në vijim, ndërsa ky proces mbetet një nga më të rëndësishmit në historinë e pasluftës për Kosovën dhe drejtësinë ndërkombëtare.

The post Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Prokuroria Speciale mbyll paraqitjen e provave ndaj Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Albeu.com.

Nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, Albin Kurti dënohet me gjobë

By: Ela
2 April 2025 at 15:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është gjobitur nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë. Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit […]

The post Nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, Albin Kurti dënohet me gjobë appeared first on BoldNews.al.

Pas bastisjes, flasin nga Ministria e Bujqësisë: Organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre

20 March 2025 at 18:39

Të mërkurën është raportuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka paguar 66 mijë euro nga buxheti i shtetit për një konsorcium, me qëllim largimin e inventarit nga objekti ku më parë kishte selinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas raportimeve, ministria ka paguar nga 2 mijë euro për secilën prej 33 hapësirave të ndërtesës, duke përfshirë sallat, korridoret, banjat e katit të dytë dhe bodrumin.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka bastisur të enjten Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se hetimet janë autorizuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave për të sqaruar rrethanat e çështjes.

Zyrtarët e Ministrisë, sipas njoftimit, dyshohen për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, e cila ka theksuar se tashmë ka dhënë sqarimet e saj përmes një demanti të dërguar mëngjesin e së mërkurës.

Tutje theksojnë se për rastin në fjalë, organet e rendit dhe drejtësisë le ta kryejnë punën e tyre.

Sipas ministrisë, për të njëjtin objekt ka pasur prova dhe dëshmi për abuzime për vite të tëra, mirëpo reagime ekspeditive të këtij lloji nuk janë ndërmarrë asnjëherë më parë.

“Përgëzime për reagimin e shpejtë dhe qasjen proaktive, megjithëse vjen pas një shkrimi spekulativ medial”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Po ashtu, ministria ka pohuar se raportimi medial është bazuar në pamje të ambienteve që nuk kanë qenë të përfshira në kontratë./Telegrafi/

The post Pas bastisjes, flasin nga Ministria e Bujqësisë: Organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim për kryeshefin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

20 March 2025 at 16:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Hasan Krasniqin, kryeshef i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, paraburgimi është vendosur me arsyetimin se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes, si dhe mundësia që i pandehuri të ndikojë në prova apo dëshmitarë, duke penguar kështu rrjedhën normale të procedurës penale.

“Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, në gusht të vitit të kaluar ishte është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Hasan Krasniqi në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021 ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e saj.

Në janar të vitit 2022, ai ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv në KRU “Gjakova”./Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim për kryeshefin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi appeared first on Telegrafi.

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

6 March 2025 at 09:36

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rezervat shtetërore. Ky veprim i Kurtit, ka ngritur shqetësime të shumta për respektimin e autoritetit të institucioneve të drejtësisë në vend.

Përkundër këtij urdhri, kryeministri Kurti vazhdon të insistojë që intervistimi të realizohet në zyrën e tij, në kryeministri, dhe jo në ambientet e Prokurorisë. Ai e arsyeton këtë qëndrim duke thënë se Prokuroria ka për qëllim luftimin e Qeverisë, dhe jo të korrupsionit.

Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë shprehur shqetësim për veprimet e kryeministrit, duke i cilësuar ato si një shembull të keq për respektimin e rendit ligjor në vend.

Ata theksojnë se ky veprim mund të ndikojë negativisht në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.

Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë për Telegrafin se ata kanë kërkuar më herët nga Kryeministri Kurti që të përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale.

Ai ka bërë të ditur se veprimi i kryeministrit Kurti minon sundimin e ligjit.

“Ne kemi vlerësuar që një veprim i tillë e minon sundimin e ligjit në Kosovë dhe mbi të gjitha e cenon rëndë parimin e barazisë para ligjit, pra që është një parim kushtetues, ligjor dhe që vlen për të gjithë, pavarësisht pozitës dhe funksionit. Prandaj, ne kemi vlerësuar dhe vlerësojmë që mosrespektimi i institucioneve të tilla i japin njollë të keqe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Dhe kjo mund të nxisë në të ardhmen të themi ashtu sjellje injoruese ose sjellje të ngjashme edhe nga ana e qytetarëve, të cilët me të drejtë mund të theksojnë faktin që meqenëse i pari shtetit, në rasti i parë i Qeverisë nuk i përgjigjet ftesës së institucioneve të drejtësisë, atëherë e pse edhe ne shkojmë edhe t’i përgjigjem”, theksoi ai.

Mes tjerash ai shtoi se “ po kjo jep një shembull të keq dhe e ushqen kështu në kuptimin logjikë ndjenjat ose edhe apetitet e qytetarëve të ndryshëm, që të mos ta respektojnë ligjin dhe mbi të gjitha që të mos sillen në përputhje me kërkesat ligjore që vijnë nga gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë”.

Bugaqkun bëri të ditur se çështja tashmë ka përfunduar në Gjykatë, pasi Kurti ka refuzuar Prokurorinë Speciale.

“Mos të harrojmë Prokuroria e shtetit përkundër refuzimit që ka shprehur kryeministri Kurti për të marrë pjesë dhe për të dhënë dëshminë brenda objektit të Prokurorisë Speciale, Prokuroria Speciale i ka kërkuar një letër ose të themi ashtu një vendim gjykatës. Në këtë rast gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special, që të vendosë lidhur me detyrimin e këtij dëshmitari që të paraqitet në institucionin e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar”.

Duke folur për situatën e krijuar ai tha se legjislacionin në fuqi i parasheh disa procedura se si duhet të zhvillohet më tutje kjo çështje.

“Pra, në këtë rast i takon gjyqtarit të procedurës paraprake, që të vlerësojë nëse duhet të t’i shqyrtohet gjoba menjëherë prej 250 euro, dhe përsëri t’i dërgohet një ftesë që në një afat tjetër të paraqitet dhe të lajmërohet në zyrat e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar. Nuk ka ndonjë afat ose nuk ka ndonjë saktësim në kodin e procedurës penale se sa herë duhet të shqiptohet kjo gjobë”, tha ndër të tjera ai.

Ai theksoi se i takon gjyqtarit të procedurës në këtë rast, që të vendosë se do t’i shqiptojë një apo dy apo deri në tri herë gjobë nga 250 euro, dhe më pastaj të veprojnë përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të urdhërojë policinë e shtetit që ta të arrestojë të njëjtin dhe ta mbajë në paraburgim në afat prej tre ditësh.

“Ku do të provohet dhe tentohet që të merret dëshmia e këtij pra fillimisht mund t’i shqiptohet gjoba tani prej 250 euro, dhe më pastaj t’i bëhet një urdhër tjetër, ku e obligon që në një afat tjetër të paraqitet në Prokurori Speciale për të dëshmuar, dhe në rast se i njëjti përsëri nuk paraqitet në Prokurori Speciale për të dëshmuar, gjyqtari mund prapë t’i shqiptojë gjobë ose edhe mund të vlerësojë që nuk ka nevojë ose nuk është e nevojshme që me të shqiptohet gjoba. Dhe si e tillë, ai jep urdhër që policia e shtetit ta sjellë me detyrim dëshmitarin në prokurori speciale për të dëshmuar, dhe në këtë rast mund të ketë edhe vendim të gjykatës si njëjtë dhe të prangoset për tridhjetë ditë, në atë mënyrë që të merret më dëshmia e tij gjatë kësaj periudhe”, është shprehur ai.

Bugaqku gjithashtu tha se që legjislacioni nuk lejon që të mbahet i njëjti më tepër se tridhjetë ditë nga momenti kur është arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Për këtë çështje është deklaruar edhe avokati Musa Damati, duke treguar procedurat që janë të përcaktuara në rast se një dëshmitar refuzon të paraqitet për intervistim.

“Procedurat janë të përcaktuara taksativisht me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe atë nenin 132 në bazë të së cilës parashikohet se dëshmitari i thirrur për të dëshmuar mund të detyrohet sipas kërkesës së prokurorisë apo nga Gjykata për të dëshmuar, dhe në rast të mosparaqitjes ndëshkohet me gjobë 250€ për çdo mosparaqitje”, shpjegoi avokati.

Ai gjithashtu potencoi se nëse dëshmitari vazhdon të refuzon që të dëshmojë pasi që të jetë ndëshkuar me gjobë, rrezikon që të burgoset sipas paragrafit 2 te nenit 132.

Damati po ashtu deklaroi se edhe më herët ka pasur raste, kur intervistimi është bërë jashtë ambienteve të prokurorisë.

“Lidhur me rastin konkret por edhe bazuar në praktikën gjyqësore e cila mendoj se ekziston tashmë në Kosovë, ka raste kur ish ministrat apo edhe ish zv.kryeministrat, janë intervistuar në hapësira të tjera jashtë zyrës së Prokurorisë, mandej ka edhe raste te veçanta kur edhe individët tjerë për arsyeje objektive e japin intervistën jashtë prokurorisë apo edhe vet zyrtarët policorë me autorizimin e prokurorisë i zhvillojnë intervistat në hapësira të tjera. Pra mendoj se me pak kreativitet procedural e profesional kjo situatë mund të ketë alternative, qoftë nga PSRK-ja qoftë nga zyra e kryeministrit”, tha ai.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Themelore për të kuptuar nëse ka shqiptuar ndonjë gjobë për kryeministrin Kurti, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh), kishin reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi.

KPK dhe ZKPSh ka thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave të kryeministrit.

“Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.

“KPK dhe ZKPSh, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e KPK dhe ZKPSh./Telegrafi/

 

The post A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë appeared first on Telegrafi.

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

4 March 2025 at 21:30

Avokati Tomë Gashi ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshmi si dëshmitar në lidhje me hetimet mbi rezervat shtetërore.

Gashi theksoi se Prokuroria duhet të vendosë prioritetet e saj para se të insistojë në dëshminë e Kurtit.

“Nëse Prokuroria e konsideron hetimin e rezervave shtetërore si prioritet, atëherë nuk besoj se mosparaqitja e kryeministrit është një çështje kritike. Në fund të fundit, ligji nuk e ndalon që një deklaratë të merret edhe në zyrën e kryeministrit,” deklaroi Gashi në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka parë ndonjë deklaratë të Kurtit drejtuar gjyqtarit të çështjes.

“E njoh shumë mirë Valon Kurtajn dhe e konsideroj një nga gjyqtarët më të mirë të Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Por, për Prokurorinë mbetet e rëndësishme të caktojë qartë prioritetet e saj, duke pasur parasysh se ligji nuk e ndalon marrjen e një deklarate në zyrën e kryeministrit,” shtoi ai.

Lidhur me vendimin e gjykatës që e obligon Kurtin të paraqitet për të dhënë deklaratë, Gashi theksoi se ky urdhër është i detyrueshëm.

“Gjyqtari ka lëshuar një urdhër obligativ që Kurti të paraqitej sot në orën 10:00, por ai nuk e ka zbatuar. Kjo situatë tashmë është shndërruar në një betejë politike, dhe ky është një gabim. Nëse nuk respektojmë ligjet dhe institucionet tona, atëherë kemi një problem serioz,” përfundoi Gashi.

The post Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit –  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

4 March 2025 at 07:41

Prokuroria Speciale e ka ftuar për sot kryeministrin Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore.

Ai është ftuar për intervistim në ora 10:00.

Gjykata Themelore e Prishtinës ditë më parë ka lëshuar urdhër me të cilin e obligon kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore.

Urdhri për tu paraqitur kryeministri Kurti në prokurori si dëshmitar vjen në ditën kur Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, kishte konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, në letrën dërguar Gjykatës, Kryeministria përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e Qeverisë.

“Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkojmë nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në letër.

Në vitin 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. /Telegrafi/

The post Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit –  a do të paraqitet Kurti për intervistim? appeared first on Telegrafi.

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

20 February 2025 at 10:54

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj dy të pandehurve B.Sh dhe M. Q.

Për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë.

Ndryshe, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë arrestuar para disa muajsj nën dyshimin për spiunazh. Të njëjtit dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Policia kishte njoftuar se hetimet kanë nisur qysh në vitin 2023.

Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gas-maska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. /Telegrafi/

 

 

 

The post Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh appeared first on Telegrafi.

Kryeprokurori Blerim Isufaj, të hënën konferencë për media

29 December 2024 at 23:46

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka ftuar për nesër konferencë për media në ora 13:00.

Isufaj nuk e ka bërë të ditur se për çka pritet të diskutohet në konferencë.

Njoftimi:

Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik,

Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në sallën në katin e III, në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë.

Ftohen përfaqësuesit e interesuar të mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë ngjarje!

The post Kryeprokurori Blerim Isufaj, të hënën konferencë për media appeared first on Telegrafi.

Hasani: Kurti po e poshtëron e po i shet kapadallëk Prokurorisë, duke refuzuar të dëshmojë

29 December 2024 at 21:19

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar, duke i ftuar ata në zyrën e tij.

Hasani ka theksuar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe i dëmton rëndë institucionet.

“Je zyrtar i atij shteti, ke dhënë betimin me zbatu kushtetutën dhe ligjin e këtij shteti është e papranueshme mos me shku qoftë si dëshmitar qoftë si i pandehur. Ajo çfarë po bën është hajgare, është poshtërim i institucionit, [prokurorisë], ajo mënyrë çfarë po bën është me i shit kapadallëk institucionit”, ka deklaruar ai.

Hasani ka theksuar gjithashtu se përveç presidentit, të gjithë funksionarët publikë mund të dërgohen me forcë në prokurori dhe të ndjeken penalisht.

“Shteti të vret e të pret, por nuk të korit kurrë. Ti e bën sot këtë, por një ditë do të ketë çmim kjo”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi.

The post Hasani: Kurti po e poshtëron e po i shet kapadallëk Prokurorisë, duke refuzuar të dëshmojë appeared first on Telegrafi.

❌
❌