Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Bayern Munich gati 100 milionë euro për Rodrygon

15 July 2025 at 23:43

Bayern Munich ka shprehur interes të madh për transferimin e yllit të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Lajmi është raportuar nga gazetari Eduardo Burgos i AS.

Fillimisht, gjigantët bavarezë po tentonin të transferonin Luis Diaz nga Liverpool, por një ofertë prej 70 milionë eurosh është refuzuar nga klubi anglez. Nëse Liverpool vazhdon të rezistojë, drejtuesit e Bayern Munich janë të gatshëm të zhvendosin fokusin te Rodrygo.

Klubi gjerman e vlerëson lart brazilianin, duke marrë parasysh moshën e tij të re, shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione në sulm. Sipas vlerësimeve të brendshme, Rodrygo ka potencial më të madh afatgjatë sesa Diaz.

Edhe Arsenali raportohet se është i interesuar për Rodrygon, megjithatë, londinezët ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar atë.

Nëse Real Madrid do të jetë i gatshëm të dëgjojë oferta, pritet një garë e fortë mes klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar./Telegrafi/ 

The post Bayern Munich gati 100 milionë euro për Rodrygon appeared first on Telegrafi.

Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë”

By: admin
15 July 2025 at 23:13

Kontrata më e pasur në historinë e Premier League i lejon Manchester Cityt të ngjitet në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike.

Marrëveshja e mëparshme e Cityzens me Puma skadonte në vitin 2029 dhe sillte pak më pak se 75 milionë euro në sezon. Megjithatë, Puma ka vendosur t’i sigurojë skuadrës deri në vitin 2035 me një kontratë monstruoze prej 1 miliard £, afërsisht 100 milionë £ më shumë në përgjithësi sesa marrëveshja e United me Adidas.

Kjo e vendos Cityn në vendin e dytë në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike, pas vetëm Real Madridit të paprekshëm.

Le të hedhim një vështrim në 10 më të mirët:

1. Real Madrid – 120 milionë euro

2. Manchester City – 115 milionë euro

3. Barcelona – 105 milionë euro

4. Manchester United – 104 milionë euro

5. Arsenal – 85 ,ilionë euro

6. PSG – 80 milionë euro

7. Liverpool – 70 milionë euro

8. Chelsea – 70 milionë euro

9. Bayern – 60 milionë euro

10. Juventus 46.1 milionë euro

The post Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë” appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se ‘dëshiron të largohet’ pas zhgënjimit në Botërorin për Klube

15 July 2025 at 18:41

Një tjetër lojtar i Real Madridit ka kërkuar largimin menjëherë pas Kupës së Botës për Klube.

Alvaro Rodriguez, 20-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për turneun dhe as në fazën përgatitore para sezonit të ri.

Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të gjetur minuta.

Rodriguez, i cili ka shënuar tre gola në 26 ndeshje me Getafen, e ka pranuar vendimin e trajnerit Xabi Alonso për t’i besuar Gonzalo Garcias në Kupën e Botës për Klube, por thekson se nuk mund të pres më gjatë për një shans në ekipin e parë.

“Jam 20 vjeç. Mendoj se duhet të largohem. Nuk mund të pres më gjatë për ekipin e parë. Do të vazhdoj në rrugën time me qëllimin për t’u rikthyer”, ka deklaruar Alvaro.

“Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin dhe do të luftoj për ta arritur këtë, por për ta bërë këtë duhet të largohem më parë”.

“Mund të kisha shkuar në Kupën e Botës për Klube, por e kuptoj pse ia dhanë Gonzalos këtë mundësi”, shtoi më tej Rodriguez. /Telegrafi/

The post Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se ‘dëshiron të largohet’ pas zhgënjimit në Botërorin për Klube appeared first on Telegrafi.

Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City

15 July 2025 at 16:31

Real Madrid po përgatitet për një kapitull të ri në mesfushë, pas epokës legjendare të Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro. Klubi madrilen është i fokusuar në ndërtimin e një skuadre me lojtarë të rinj, të cilët mund të rriten dhe të zhvillohen me ekipin për vitet e ardhshme.

Emra si Vitinha nga Paris Saint-Germain dhe Alexis Mac Allister nga Liverpool janë në listën e skautëve të Realit. Por, asnjë nga këto transferime nuk është i lehtë. PSG dhe Liverpool nuk janë të prirë të shesin, ndërsa kërkesat financiare janë të larta.

Megjithatë, së fundmi ka hyrë në skenë një opsion i papritur. Agjenti i njohur Jorge Mendes ka kontaktuar disa herë Real Madridin për të ofruar shërbimet e Bernardo Silvës, një prej lojtarëve më të besuar të Manchester Cityt. Sipas raportimeve të DefensaCentral, Mendes ka sinjalizuar se lojtari është i hapur për një transferim dhe ka përmendur madje mundësinë e një transferimi si lojtar i lirë në të ardhmen.

Bernardo Silva është një lojtar me një palmares të pasur, duke fituar gjithçka me Manchester Cityn – nga trofetë në Angli deri te Champions League. Por në moshën 31-vjeçare, ai dëshiron një sfidë të re përpara se të jetë vonë për një aventurë të madhe tjetër.

Problemi për Real Madridin qëndron pikërisht te mosha. Klubi preferon të investojë në lojtarë pesë ose gjashtë vite më të rinj. Edhe pse e vlerësojnë lart talentin dhe përvojën e tij, drejtuesit në Valdebebas nuk janë të bindur nëse Silva është një pjesë që përputhet me projektin afatgjatë të skuadrës.

Trajneri i ri, Xabi Alonso, po ndërton një ekip me vizion për të ardhmen dhe është i fokusuar te zhvillimi i brezit të ri. Në këtë kontekst, afrimi i Bernardo Silvës shihet më shumë si një zgjidhje afatshkurtër – diçka që Alonso nuk e preferon.

Tashmë vendimi i fundit i takon presidentit Florentino Perez dhe stafit të tij. Do të mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do të bëjë një lëvizje për Bernardon, apo do të qëndrojë i palëkundur në strategjinë e rinovimit me lojtarë më të rinj. /Telegrafi/

The post Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City appeared first on Telegrafi.

Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi

15 July 2025 at 11:37

AC Milan ka identifikuar Fran Garcian si zëvendësuesin ideal për Theo Hernandez, i cili është larguar nga klubi pas gjashtë sezoneve për t’u transferuar te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, mbrojtësi i majtë i Real Madridit është alternativa kryesore për të përforcuar krahun e majtë të kuqezinjve. Klubi italian e vlerëson Garcia-n për përzierjen e rinisë, përvojës dhe potencialit që ai sjell.

Garcia ka treguar paraqitje të mira me Real Madridin, përfshirë edhe në Kupën e Botës për Klube, ku ishte titullar i rregullt. Milan kërkon një profil më ofensivë, qëndrueshmëri mbrojtëse dhe aftësi fizike, cilësi që lojtari spanjoll i zotëron.

Ndërkohë, situata e Garcias te Real Madrid është bërë më e ndërlikuar. Mbërritja e pritshme e Alvaro Carreras dhe rikuperimi i Ferland Mendy mund ta shtyjnë atë në plan të dytë.

Kjo ka bërë që vetë lojtari të mendojë për një largim të mundshëm, në kërkim të më shumë minutave dhe një roli më të rëndësishëm në një ekip si Milan.

Përveç Garcia-s, në listën e Milanit gjenden edhe Sergio Reguilon, Emerson Palmieri dhe Fabiano Parisi si alternativa për pozitën e mbrojtësit të majtë. Megjithatë, profili i Garcia-s shihet si më i përshtatshmi.

Milan synon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje, për të siguruar stabilitet në prapavijë ndërsa merkatoja e verës po hyn në fazën vendimtare. /Telegrafi/

The post Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Mac Allister refuzon një ofertë të shkëlqyer të gjigantit evropian, pret Real Madridin

15 July 2025 at 09:55

Alexis Mac Allister ka marrë një vendim të prerë në këtë afat kalimtar veror: ai nuk do të nënshkruajë për Bayern Munich.

Sipas informacionit të zbuluar nga Defensa Central, mesfushori argjentinas i Liverpoolit e hodhi poshtë propozimin e klubit bavarez, i cili e kishte identifikuar atë si një përforcim prioritar për mesfushën e tyre.

Ky refuzim ngre pyetje në lidhje me të ardhmen e lojtarit, veçanërisht pasi Real Madrid vazhdon të monitorojë situatën e tij dhe nuk e ka përjashtuar një lëvizje për ta nënshkruar atë para se të mbyllet afati kalimtar veror.

26-vjeçari, vjen pas një serie të suksesshme në fitimin e titullit të Ligës Premier nga Liverpooli sezonin e kaluar. Aftësia e tij për të organizuar lojën, për të interpretuar hapësirën dhe për të siguruar ekuilibrin e bën atë një mesfushor të kompletuar që do të përshtatej në çdo ekip elitar.

Nën drejtimin e Arne Slot, argjentinasi është vendosur në sistemin e Liverpoolit, duke u bërë një lojtar i padiskutueshëm në Anfield.

Bayern Munich, ende në mes të rindërtimit pas rifitimit të titullit të Bundesligës, u përpoq të bindte kampionin e Kupës së Botës që ta nënshkruajë atë në Katar 2022, por vetë lojtari preferoi të qëndronte në Ligën Premier, ku mendon se ka ende shumë për të kontribuar.

Ky qëndrim nuk ka kaluar pa u vënë re në Valdebebas, ku menaxhmenti sportiv i Real Madridit po monitoron nga afër çdo lëvizje që ka të bëjë me Mac Allister, veçanërisht pasi klubi po shqyrton forcimin e mesfushës pas largimit të Toni Kroos.

Për momentin, lojtari argjentinas mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit, por interesi nga klubet e mëdha evropiane mund ta ringjallë tregun për të. Real Madridi, i cili ende nuk ka bërë zyrtarisht një lëvizje, mund të jetë i radhës që do të telefonojë nëse vendosin të forcojnë mesfushën e tyre me një lojtar të provuar. /Telegrafi/

The post Mac Allister refuzon një ofertë të shkëlqyer të gjigantit evropian, pret Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit

14 July 2025 at 19:49

Real Madrid përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Alvaro Carreras. 

Carreras është 22 vjeç dhe sapo përjetoi një sezon të shkëlqyer me Benfican, ndaj ‘Los Blancos’ vendosën ta transferojnë për të përmirësuar thellësinë në pozicionin e mbrojtësit të majtë. 

Njoftimi i plotë nga Real Madridi: 

Real Madrid dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Alvaro Carreras, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031. 

Alvaro Carreras është rritur në akademinë e Real Madrid, ku luajti nga 2017 deri në 2020 në kategoritë e kadetëve. 

Ai iu bashkua Benficas nga Manchester United, pasi u shpall ‘Lojtari i Sezonit’ për grupmoshat U23 të klubit anglez në 2021/2022. Me Benfican, ai fitoi Kupën e Portugalisë këtë vit. 

Comunicado Oficial: Carreras.#RealMadrid | #WelcomeCarreras

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 14, 2025

Prezantimi i Alvaro Carreras do të mbahet nesër, të martën, në orën 13:00 në Ciudad Real Madrid. 

Para prezantimit, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do ta mirëpresë Carreras për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që e lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. 

Pas prezantimit, Carreras do të flasë me mediat në sallën e konferencave në Ciudad Real Madrid./Telegrafi/

The post Zyrtare: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

By: armand
14 July 2025 at 19:53

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur. Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare. Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin […]

The post Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026

14 July 2025 at 11:30

Real Madridi ka vendosur të presë deri në verën e vitit 2026 për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, sipas raportimeve nga “El Chiringuito”.

Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shpenzojë për ta nënshkruar atë në vitin 2025, por do të presë skadimin e kontratës së tij me Liverpoolin.

Plani i ‘Los Blancos’ është që ta marrin Konaten si lojtar të lirë, pa pagesë transferimi, në momentin kur ai të jetë i lirë nga çdo angazhim kontraktual.

Mbrojtësi francez thuhet se është dakord me këtë qasje dhe është i kënaqur me idenë për t’u bashkuar me Real Madridin në verën e 2026-ës.

Sipas burimeve të El Chiringuito, të afërta me lojtarin, Konate ka marrë tashmë vendimin për t’u bashkuar me madrilenët dhe është i gatshëm të presë fundin e kontratës së tij aktuale me Liverpoolin.

Ndërkohë, Real Madridi ka nisur të përforcojë mbrojtjen që këtë verë me transferimin e talentit Dean Huijsen, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube.

Me afrimin e Konatés në horizont dhe prurje të reja në qendër të mbrojtjes, Real Madridi synon të ndërtojë një repart defensivë afatgjatë dhe të qëndrueshëm. /Telegrafi/

The post Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin?

13 July 2025 at 21:26

Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk ësht më pranë arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës me gjigantët e La Ligas këtë verë. 

Ylli i Brazilit mbetet thelbësor për planet e trajnerit Xabi Alonso në kryeqytetin spanjoll, por pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, janë ngritur pikëpyetje për të dy. 

Humbja dërrmuese 4-0 në gjysmëfinale ndaj rivalëve të PSG-së ka vënë në qendër të kritikave Alonson dhe lojtarët e tij, me Vinicius që ka qenë një nga më të kritikuarit. 

Thuhet se Real Madridi ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e tij në SHBA dhe pritet që ai të ndëshkohet, gjë që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në klub. 

Interesi i vazhdueshëm nga Arabia Saudite mbetet në prapaskenë, ndërsa Real Madridi po pret një përgjigje nga numri 7 i tyre. 

Klubi është duke punuar për një kontratë të re për Viniciusin dhe ishte raportuar se është arritur një marrëveshje, me idenë për ta nënshkruar atë më vonë gjatë verës, por tashmë duket se kjo nuk është më e vlefshme. 

Kontrata aktuale e brazilianit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa klubi po shtyn për ta zgjatur deri në vitin 2030, por situata është aktualisht në ngërç. 

24-vjeçari u pyet për të ardhmen e tij gjatë Kupës së Botës për Klube, dhe deklaratat e tij kanë dhënë shpresë për madrilenët.

“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Gjithmonë kam thënë se ky është klubi i jetës sime. Jam shumë i lumtur me trajnerin dhe stafin. Shpresoj të qëndroj”, tha ai për Mundo Deportivo. 

Sipas raportimeve nga Cadena COPE, negociatat janë pezulluar aktualisht, lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, dhe përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim në fuqi./Telegrafi/

The post Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin? appeared first on Telegrafi.

Pyetet nga një tifoz ‘do të shkosh te Arsenali?’, reagimi i Rodrygos i thotë të gjitha

12 July 2025 at 19:55

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se vetë futbollisti nuk është i prirur të largohet nga klubi.

Gjatë një shëtitjeje në rrugët e New Yorkut, ku po qëndron me Realin për Kupën e Botës për Klube, Rodrygo u ndalua nga disa tifozë për foto dhe autografe.

Në një moment, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “A do të shkosh te Arsenali?”.

Reagimi i Rodrygos ishte i menjëhershëm: shprehja e tij e fytyrës ndryshoi dukshëm dhe ai vendosi të mos përgjigjej fare. Thjesht u kthye dhe u largua në heshtje.

Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, me shumë që e interpretojnë si një sinjal të qartë se braziliani nuk është i interesuar për një kalim te Arsenali – ose thjesht është i lodhur nga spekulimet e vazhdueshme. /Telegrafi/

The post Pyetet nga një tifoz ‘do të shkosh te Arsenali?’, reagimi i Rodrygos i thotë të gjitha appeared first on Telegrafi.

Ylli i madh i Real Madridit mund të përfundojë në Arabi Saudite këtë verë

12 July 2025 at 11:28

E ardhmja e Antonio Rudiger te Real Madrid duket më e pasigurt se kurrë. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu me një reputacion si një lider mbrojtës, ka treguar një mungesë shqetësuese soliditeti në muajt e fundit.

Pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës për Klube ngriti shumë pyetje, me gabime të rënda që kanë ndezur kambanat e alarmit midis drejtuesve të Real Madridit, të cilët tani po e konsiderojnë seriozisht forcimin e mbrojtjes së tyre në afatin kalimtar të transferimeve.

Zyrat e klubit besojnë se linja mbrojtëse ka nevojë për ripërtëritje urgjente nëse skuadra dëshiron të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë, si në Evropë ashtu edhe në nivel vendas.

Performanca dikur e shquar e mbrojtësit gjerman i ka lënë vendin pasigurive dhe gabimeve të papërshtatshme për një lojtar me përvojën e tij. Kjo rënie i ka hapur derën largimit të tij të mundshëm në verë dhe fati i tij po fillon të marrë terren me çdo ditë që kalon.

Sipas mediumit Fichajes, Al Nassr, gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive të tregut, ka treguar interes të qartë dhe të vendosur për të siguruar shërbimet e tij. Klubi saudit, i cili tashmë krenohet me lojtarë të njohur, e sheh Rudiger si një aset të provuar për të vazhduar forcimin e projektit të tij ambicioz.

Bisedimet janë ende në një fazë paraprake, por klubi nga Riadi është i gatshëm të bëjë një ofertë tërheqëse si për lojtarin ashtu edhe për Real Madridin.

Vetë lojtari po e shqyrton seriozisht një ndryshim të situatës, i vetëdijshëm se roli i tij në klubin Merengues mund të zvogëlohet nëse mbërrijnë përforcime të reja.

Arabia Saudite ofron një mjedis konkurrues të ndryshëm dhe, mbi të gjitha, stabilitet kontraktual, i cili mund të jetë vendimtar në vendimin e tij përfundimtar. Gjithçka është e hapur, por koha e tij në Bernabeu mund të jetë afër fundit. /Telegrafi/

The post Ylli i madh i Real Madridit mund të përfundojë në Arabi Saudite këtë verë appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso e ka gjetur “Wirtzin e radhës” për Real Madridin pa shpenzuar asgjë

11 July 2025 at 23:48

Pasi Florian Wirtz iu bashkua Liverpoolit për një shumë rekord, Real Madridi mbeti pa objektivin e tyre kryesor në mesfushë.

Por trajneri Xabi Alonso duket se ka gjetur një alternativë të vlefshme brenda klubit.

Gjatë Kupës së Botës për Klube, Alonso ka pasur mundësi të eksperimentojë me Arda Guler, dhe mesfushori turk ka lënë mbresa të mëdha në çdo paraqitje.

19-vjeçari është aktivizuar në role të ndryshme – si anësor përballë Juventusit dhe si mesfushor qendror kundër Dortmundit – duke treguar fleksibilitet dhe inteligjencë taktike.

Pavarësisht eliminimit të hershëm të Realit, Guler ka shfaqur tipare të ngjashme me ato të Wirtz: kontroll topi, vizion loje dhe aftësi krijuese në mesfushë.

Sipas analizës nga TotalFootballAnalysis, Alonso e sheh Gulerin si lojtarin që mund të përshtatet më së miri në sistemin e tij, pikërisht ashtu siç bëri Wirtz te Leverkusen.

Mesfusha e Real Madridit është e pasur me yje si Bellingham dhe Valverde, por Guler duket se ofron një lloj ndryshe të kreativitetit dhe fleksibilitetit të nevojshëm në stilin e Alonsos.

Nëse zhvillimi i tij vazhdon në këtë ritëm, Arda Guler mund të jetë pikërisht lojtari kyç i sezonit të ardhshëm për Real Madridin – dhe ndoshta “Wirtzi i ri” në sistemin e Alonsos. /Telegrafi/

The post Xabi Alonso e ka gjetur “Wirtzin e radhës” për Real Madridin pa shpenzuar asgjë appeared first on Telegrafi.

Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

11 July 2025 at 23:32

Sulmuesi brazilian Rodrygo raportohet se ka vendosur se cili klub i Ligës Premier do të ishte destinacioni i tij i preferuar, nëse largohet nga Real Madridi gjatë verës.

Që prej emërimit të Xabi Alonsos në krye të stolit madrilen në vend të Carlo Ancelottit, klubi ka përjetuar ndryshime të rëndësishme në përbërje dhe strategji. Vetëm disa ditë pas prezantimit, Alonso ka finalizuar transferimin e tre lojtarëve të rinj: Trent Alexander-Arnold nga Liverpool, Dean Huijsen nga Bournemouth dhe talenti Franco Mastantuono nga River Plate.

Por përveç përforcimeve, Alonso po përgatit edhe largime. Një nga emrat që mund të largohet është pikërisht Rodrygo, i cili sipas raportimeve po shfaq gjithnjë e më shumë shenja frustrimi për rolin e tij nën drejtimin e trajnerit të ri.

Gjatë pjesëmarrjes së Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, Rodrygo ka luajtur vetëm në një ndeshje, çka ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm. Mediat britanike dhe spanjolle kanë raportuar interesim nga klube të mëdha të Ligës Premier si Liverpool, Chelsea dhe Arsenal.

Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle Diario AS, 24-vjeçari e ka bërë të qartë se në rast transferimi, ai preferon t’i bashkohet Arsenalit. “Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 90 milionë euro për kartonin e Rodrygos, duke e parë atë si zëvendësuesin ideal të Gabriel Martinellit.

Pavarësisht kësaj, situata mbetet e paqartë, pasi Arsenal pritet të njoftojë gjithashtu transferimin e Noni Madueke nga Chelsea, çka mund të ndikojë në qëndrimin e klubit londinez ndaj Rodrygos.

Nga ana tjetër, trajneri Alonso ka refuzuar të japë komente konkrete për të ardhmen e brazilianit, duke lënë të hapur çdo mundësi. Pas humbjes 4-0 ndaj PSG-së, Alonso u shpreh:

“Nuk kemi marrë ende vendime për të ardhmen. Nuk kemi bërë shumë rotacione në këtë Kupë Bote për Klube, por konteksti do të jetë ndryshe në të ardhmen.”

Rodrygo, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 nga Santos, ka qenë një figurë e rëndësishme në sukseset e klubit, por e ardhmja e tij tani varet nga planet e Alonsos dhe lëvizjet në merkato. /Telegrafi/

The post Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato

11 July 2025 at 19:22

Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.

Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra të tjera të njohura në kontinentin e vjetër. Ai cilësohet përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor “6”.

Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.

Më poshtë është dhe skeda e lojtarit 30-vjeçar, i cili ka veshur dhe fanellën e ekipeve zinxhir të kombëtares iberike, por jo skuadrën A.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato appeared first on Euronews Albania.

Vinicius Jr përpiqet të dalë fshehurazi nga stadiumi përmes derës së pasme për të shmangur presionin pas turpërimit nga PSG

11 July 2025 at 19:01

Gara e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube përfundoi me një humbje të rëndë 4-0 ndaj PSG-së në gjysmëfinale.

Jo të gjithë lojtarët kishin dëshirë të përballeshin me mediat pas kësaj disfate.

Vinicius Junior, i cili pati një ndeshje të vështirë dhe frustruese, duket se u përpoq të shmangte gazetarët duke tentuar të largohej nga stadiumi përmes një dere të pasme.

Megjithatë, tentativa nuk pati sukses, pasi stafi i sigurisë – duke ndjekur protokollin e FIFA-s – e ridrejtoi atë drejt daljes kryesore, ku ndodheshin edhe mediat.

Një veprim që disa mund ta konsiderojnë fëminor, e të tjerë plotësisht të kuptueshëm duke marrë parasysh presionin e momentit. /Telegrafi/

The post Vinicius Jr përpiqet të dalë fshehurazi nga stadiumi përmes derës së pasme për të shmangur presionin pas turpërimit nga PSG appeared first on Telegrafi.

Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh

By: armand
11 July 2025 at 19:56

Duke qenë se portugezi i PSG-së, Vitinha, është i paarrtishëm, Xabi Alonso ka hedhur sytë te një tjetër mesfushor i njohur, Alexis Mac Allister. Trajneri bask beson se argjentinasi është profili i duhur për t’i besuar drejtimin e mesfushës, por transferimi i mundshëm i yllit të Liverpool-it mund të finalizohet vetëm nëse largohet Rodrygo Goes […]

The post Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh appeared first on BoldNews.al.

FIFA vendosi ta turpërojë Mbappen me pamje të reja të debaklit kundër PSG-së

11 July 2025 at 17:55

A e ka vënë re kush tjetër se çfarë po bën FIFA gjatë Kupës së Botës për Klube? Llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale shpesh publikojnë momente të sikletshme të lojtarëve që dështojnë gjatë ndeshjeve.

Kësaj radhe në qendër të vëmendjes është Kylian Mbappe.

Kapiteni i Francës dhe ylli i Real Madridit pati një ditë për t’u harruar kundër ish-skuadrës së tij, PSG-së, në humbjen 4-0 të “Los Blancos” në gjysmëfinale.

Gjatë ndeshjes, Mbappe tentoi të bënte lëvizjet e tij karakteristike në krah, por dështoi dhe humbi topin në mënyrë të turpshme. Në vend të tij, ishte mbrojtësi i PSG-së që dribloi dhe avancoi përpara.

FIFA nuk e humbi rastin për të postuar videon e këtij momenti në rrjete sociale, duke e vënë Mbappen në qendër të kritikave e talljeve.

Pavarësisht kësaj, Mbappe mbetet golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 44 gola. Megjithatë, sezoni përfundoi pa asnjë trofe të rëndësishëm për madrilenët – një zhgënjim i madh për klubin dhe tifozët. /Telegrafi/

The post FIFA vendosi ta turpërojë Mbappen me pamje të reja të debaklit kundër PSG-së appeared first on Telegrafi.

Real e Barça hedhin sytë nga Yildiz, Juventus nxiton ta blindojë: detajet e ofertës

By: user 2
11 July 2025 at 15:14

Te Bayern Munich ende kafshojnë duart, kanë të njëjtën keqardhje që Juventus ndjen për çështjen Huijsen. Te Barcelona sillen si ata që herët a vonë do ta bëjnë një tentativë me gjithë magjinë e historisë së tyre, vetëm për të mos humbur zakonin për të tërhequr yje. Pak a shumë si Real Madrid, që për më tepër ka hapur rrugë tashmë përmes ndonjë miku (Guler) dhe nuk duhet të bëjë shumë rrugë të gjata për t’u futur në këtë çështje. Futbolli europian që do t’u dridhte këmbët të gjithë talenteve të reja në ngritje tashmë e ka vënë në shënjestër Kenan Yildiz dhe – për aq sa Juve është mjaftueshëm e qetë për vullnetin e lojtarit për të qëndruar gjatë me fanellën bardhezi – tani është koha për ta vënë gjithçka në letër dhe për të blinduar turkun.

Lexo më tej: Bremer, maskë hipoksike, vrapim antigravitacional, topi: sekretet e rikuperimit

Sulmuesi i Juves kontratën e kishte rinovuar që verën e kaluar, deri në 2029, duke pranuar rritjen natyrale të pagës që klubi parashikon për të rinjtë e Next Gen që qëndrojnë në ekipin e parë pas vitit të parë si të bashkuar. Yildiz kishte këmbëngulur edhe me agjentët e tij, të cilët kërkonin pothuajse dyfishin e asaj që ofronte klubi, për të mundur të mbante mbi supe numrin 10 të idhullit të tij, Alessandro Del Piero.

Marrëveshja përfundimtare u mbyll me rreth një milion euro të garantuar dhe pothuajse po aq mes bonuseve dhe shpërblimeve të lidhura me mundësinë për të qenë imazhi i ciklit të ri: një vit më parë, megjithatë, kishte shumë më tepër teori se praktikë; tani gjërat kanë ndryshuar dhe, falë ndërhyrjes së Tudor-it, turku i lindur më 2005 është një 10 edhe në fushë.

NGA THIAGO TE IGOR

Për gjithë pjesën e parë të sezonit të kaluar, Yildiz është trajtuar si lojtar i rëndësishëm, por jo ende si një yll. Thiago Motta i kërkonte të niste nga e majta dhe të hynte në qendër: lëvizja i mundësonte të arrinte shpesh te goditja, por pastaj duhej të bënte edhe fazën mbrojtëse dhe ndonjëherë e kishte të vështirë të mbante qartësinë për një kohë të gjatë.

Me ardhjen e Tudor, përkundrazi, numri 10 është kthyer të veprojë në qendër, duke shtuar teknikë pas qendërsulmuesit dhe duke shfrytëzuar më mirë cilësitë e tij në finalizim. Për mënyrën se si luan tani, kujton vërtet Del Pieron, i cili ndërkohë është bërë edhe këshilltari i tij i parë. Yildiz është aq shumë i lidhur me idhullin e tij sa ka thënë se dëshiron të ndjekë gjurmët e tij edhe në zgjedhje, duke u parë vetë bardhezi për jetë.

MARRËVESHJE E RE

Juve e di që nuk mund ta trajtojë më si një djalosh të ri. Në fakt është gati ta zgjasë sërish kontratën për t’ia përshtatur pagën: është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe si i tillë do të njihet edhe financiarisht, me mundësinë për t’u rritur edhe më shumë vitet e ardhshme.

Ndërkohë marrëveshja e re do të jetë me një bazë prej rreth dy milionë eurosh, plus bonuse që mund të arrijnë pragun e 3 milionëve: rritje mbi 200%, e ekzagjeruar për ekuilibrat futbollistikë, por plotësisht e justifikuar nga roli që lojtari i ka qepur vetes dhe nga mënyra se si klubi dëshiron ta mbajë në qendër të projektit të ri sportiv. Kenan Yildiz është lojtari simbol që John Elkann e dëshiron si fytyrën e Juventusit të tij të ri, atij që bazohet tek vlera e të rinjve. Në këtë kuptim, Yildiz qëndron te Juve ashtu si Yamal te Barcelona.

NË GJURMËT E DEL PIEROS DHE JO TË ZIDANE

Dialogu mes palëve nuk do të vonojë: një takim është parashikuar shumë shpejt me vullnetin e plotë për të ecur përpara së bashku. Yildiz do të firmosë deri në 2030, një afat që për Juventusin sot mjafton për të planifikuar mirë mbi të në perspektivë, edhe falë partneritetit me Adidas (për të cilin turku është imazh) që tashmë ka zgjatur kontratën ekskluzive me klubin deri në 2037.

Gjithçka është gati për të vulosur marrëveshjen e re dhe koha është e pjekur për të përshpejtuar punën, në mënyrë që të mbahen larg vëmendjet e klubeve të tjerë të mëdhenj: të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë, pashmangshëm. Por për aq kohë sa Yildiz do të dëshirojë të jetë Del Piero i ri te Juve, do të ketë gjithmonë më pak rrezik për t’u ndarë me dhimbje, siç ndodhi një verë, shumë vite më parë, me Zidane.

The post Real e Barça hedhin sytë nga Yildiz, Juventus nxiton ta blindojë: detajet e ofertës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌