“Një yll lind” – kjo është fraza që po qarkullon në mediat amerikane për Kenan Yildiz, pas paraqitjes së tij brilante në Kupën e Botës për Klube.
Sulmuesi turk 20-vjeçar ka qenë një nga yjet më të ndritshëm të turneut deri tani, duke kombinuar kreativitetin, konkretësinë dhe freskinë e një lojtari që po e rifiton gradualisht trajektoren e rritjes, e cila ishte zbehur disi në kohën e trajnerit Thiago Motta.
Pavarësisht spekulimeve të mëparshme për një shitje të mundshme për arsye financiare, Juventus e ka refuzuar kategorikisht idenë e largimit të Yildiz – dhe me të drejtë.
Ai po shndërrohet në simbolin e ri të klubit, ndërsa trajneri Igor Tudor po ndërton një skuadër me identitet të ri, duke i dhënë vazhdimisht besim talentit turk.
A message from tonight’s MVP… who else could it be? 

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/kAe2yP0H0S | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/HHWLZMaeqj
— JuventusFC 
(@juventusfcen) June 22, 2025
Një Juventus me dritëhije, por në rrugën e duhur
Fitorja 4-1 ndaj Wydad Casablanca tregoi përparimin e Juventusit nën drejtimin e Tudor. Portieri Di Gregorio pati një ndeshje solide, ndonëse te goli i pësuar mund të kishte reaguar më shpejt.
Në mbrojtje, Kalulu mbetet një siguri, ndërsa Kelly vazhdon të luhatet. Savona, i vendosur në një pozicion më qendror, tregoi potencial, megjithëse nuk pritet të rivalizojë me Bremerin në Serie A.
Në mesfushë, Alberto Costa mori minuta dhe tregoi vullnet, ndërsa McKennie vazhdon të vuajë nga lodhja dhe ndoshta edhe shpërqendrimet jashtë fushe. Thuram nuk arriti të shkëlqejë këtë herë, ndërsa Cambiaso la përshtypje pozitive, duke treguar përmirësim fizik dhe mendor krahasuar me fillimin e vitit.

Sulmi: Yildiz në krye, Conceicao i mirë, Kolo Muani zhgënjen
Në repartin ofensiv, Kenan Yildiz ishte padyshim më i miri në fushë. Ai shënoi, asistoi dhe krijoi vazhdimisht rrezik, duke qenë një nga emrat që po udhëheq Juventusin në këtë kompeticion.
Conceicao pati momente të mira, por ishte më pak i dukshëm sesa në ndeshjen e parë.
Ndërkohë, Kolo Muani doli totalisht jashtë loje – pa prekur topin në pjesën e parë dhe me një kontribut minimal në të dytën, përjashto një asistim për golin e Yildiz.
Ky i fundit, pra Yildiz ishte i shkëlqyer dhe është kandidat për t’u bërë superylli i të gjithë Kupës së Botës për Klube.

Zëvendësimet
Sa u përket zëvendësimeve, nuk pati ndonjë ndryshim të madh. Koopmeiners nuk shkëlqeu. Locatelli dhe Nico Gonzalez futen me energji, por pa ndikim të madh. Gatti luajti vetëm disa minuta dhe nuk la gjurmë.
E veçanta mbetet Dusan Vlahovic – sulmuesi duket i shqetësuar dhe i paqëndrueshëm, ndoshta për shkak të spekulimeve rreth një largimi të mundshëm ose edhe për shkëmbimin e përfolur me Osimhen.

Një gol me penallti në fund i dha pak buzëqeshje, por qartazi ai nuk është në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/
The post Yildiz në skenë, të tjerë në hije – ndryshon hierarkia e Juventusit appeared first on Telegrafi.