Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dr. Përparim Ramusa shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Shtimes

25 June 2025 at 21:27

Me një fjalim të përzemërt dhe plot vendosmëri, Dr. Përparim Ramusa ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Shtimes, duke hyrë kështu në garën zgjedhore me mbështetjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Shtime dhe një numri të madh qytetarësh të komunës.

Përparim Ramusa, ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga niveli qendror i Partisë Demokratike të Kosovës, duke marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e kryesisë në mënyrë unanime.

Ramusa është mjek specialist dhe bir i një minatori.

Ai ka theksuar se është i motivuar nga ndjenja e obligimit për të kthyer dijen dhe përkushtimin e tij në të mirë të qytetit që e ka rritur dhe formuar..

 

“Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes”, ka thënë Dr. Ramusa në deklaratën e tij, duke theksuar përkushtimin për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, bazuar në përvojën e tij profesionale dhe vlerat familjare.

Ai falënderoi qytetarët që i kanë besuar këtë detyrë, duke thënë se gjithmonë ka dëgjuar zërin e tyre me përulësi dhe se këtë do ta bëjë edhe në rrugëtimin e tij politik

“Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur. Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!”, u shpreh kandidati i PDK-së, duke përmbyllur mesazhin e tij me moton: “Për Shtimen që e duam!”.

The post Dr. Përparim Ramusa shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Shtimes appeared first on Telegrafi.

Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes

13 June 2025 at 11:54

Komuna e Shtimes me mbështetje të nivelit qendror, ka realizuar projektin e asfaltimit të rrugës Pjetershticë–Dugë–Karaçicë.

Kryetari i kësaj komune Qemajl Ali, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se kjo rrugë ishte e shumëpritur nga qytetarët.

‘’E gjatë 4.2 kilometra dhe e gjerë 4 metra, kjo rrugë do të ndihmojë në rritje të zhvillimit ekonomik dhe agroturizmit në rajon. Kjo rrugë do t’ua lehtësojë tej mase qarkullimin e lëvizjen banorëve’’, ka njoftuar Aliu. /Telegrafi/

The post Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes appeared first on Telegrafi.

Raportohet për një person të zhdukur në Ferizaj

13 June 2025 at 11:32

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se dy ditë më parë bashkëshorti i saj, A. A, 72 vjeç,  kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se në momentin kur ishte larguar nga shtëpia 72 vjeçari, kishte të veshura pantallona të shkurtra, mbante syze dhe kapelë.

“Sipas të dhënave që kemi,72 vjeçari është i gjatë rreth 170 cm, është tullac dhe ka mjekër të bardhë. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një shënim zyrtar dhe policia i ka nisur kërkimet”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Raportohet për një person të zhdukur në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj organizojnë minimaratonën “Vrapojmë me policinë tonë’’

12 June 2025 at 13:52

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, policia në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur për nderë të ‘’Dita e çlirimit të Ferizajt” .

Ky aktivitet kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do t’iu shpërndahen disa familjeve në nevojë që do të përzgjidhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

‘’Në këtë minimaratonë kanë garuar rreth 200 persona, qytetarë , pjesëtarë të policisë, pjesëtarë të FSK-së , klube sportive dhe institucione tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i përkrahësve ishte rreth 415 persona. Shtegu i vrapimit ishte rreth 5 kilometra, nga palestra ‘’Bill Clinton’’ përgjatë rrugës ‘’Brahim Ademi’’ e deri te rrethrrotullimi që të dërgon tek ‘’Parku i lirisë’’ dhe anasjelltas’’, ka thënë Veseli.

Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë mirënjohje, medalje dhe kupa për vendet fituese./Telegrafi/

The post Policia në Ferizaj organizojnë minimaratonën “Vrapojmë me policinë tonë’’ appeared first on Telegrafi.

Vdes një person në një aksident në afërsi të Kaçanikut

11 June 2025 at 17:02

Një person ka humbur jetën pasditen e së mërkurës në një aksident trafiku në afërsi të Kaçanikut, pikërisht në afërsi të varrezave të dëshmorëve.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, e ka konfirmuar rastin për Telegrafin.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14: 15 minuta.
“Rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme.
“Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit”, ka shtuar Veseli./Telegrafi/

The post Vdes një person në një aksident në afërsi të Kaçanikut appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë aktivitetet e festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025”

11 June 2025 at 11:40

Komuna e Hanit të Elezit ka vazhduar me aktivitete të festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025” – edicioni i tretë. Mbrëmjen e kaluar, nxënës e asamble të ndryshme kanë prezantuar shfaqje kulturore e artistike në këtë qytet pranë objektit të komunës.

Kryetari i kësaj komune Mehmet Ballazhi, ka thënë se në natën e dytë të festivalit të tyre është përforcuar me shfaqje kulturore e artistike.

“Edhe në natën e dytë të Festivalit tonë, vazhdoi tradita e zbarkimit të diversitetit kulturor mbarëkombëtar, duke performuar 8 shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku larmishmëria e valleve, këngëve dhe kostumeve ishte edhe më e pasuruar”, ka thënë Ballazhi.

Ai ka falënderuar të ata që përforcuan në këto aktivitete, pastaj, Policinë e Kosovës dhe OVL UÇK-në për bashkëpunim, të cilët mundësuan defilim nga nxënësit me veshje të Policisë, të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.

Në natën e dytë performuan këto shoqëri kulturo artistike: SHKA “Malësori” – Gjonaj, SHKA “Qypërlinjët e Roshnikut” – Berat, SHKA “Hajvalia” – Prishtinë, SHKA “Katarina Josipi” – Zym, Has, Ansambli “Alba Folk” – Tiranë, SHKA “Karadaku” – Gjilan, SHKA “Jahi Hasani” – Çegran, Gostivar, SHKA “Ilirida” – Shtime./Telegrafi/

The post Vazhdojnë aktivitetet e festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025” appeared first on Telegrafi.

Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë që është gjetur në Kaçanik

9 June 2025 at 12:27

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në Kaçanik është gjetur trupi i pajetë i një kosovari. “NN, raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport./Telegrafi/

The post Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë që është gjetur në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Komuna e Ferizajt nis rregullimin e sinjalistikës në rrugët lokale

5 June 2025 at 10:57

Komuna e Ferizajt ka kontraktuar një kompani e cila gjatë këtij muaji do ta rregullon e gjithë sinjaliztikën rrugore nëpër rrugët lokale dhe ato të qytetit.

Kryetari i kësaj Komune Agim Aliu, ka thënë se kanë nisur punimet në rrugën “Cen Dugolli” për të vazhduar më tej edhe nëpër rrugët tjera.

“Sinjalistikë e re rrugore në kryqëzimin e rrugëve “Driton Islami” e “Cen Dugolli” rrugë kjo tërësisht e transformuar e shumëfish me standarde më të larta të sigurisë së qarkullimit”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/

The post Komuna e Ferizajt nis rregullimin e sinjalistikës në rrugët lokale appeared first on Telegrafi.

Qytetari nga Kaçaniku gjen një granatë, lajmëron Policinë

3 June 2025 at 10:46

Policia në regjionin e Ferizajt, ka njoftuar se një banor nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, ka hasur në një granatë dore, derisa ai po e punonte parcelën bujqësore.

“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në arën e tij, ka hasur në një granatë dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Qytetari nga Kaçaniku gjen një granatë, lajmëron Policinë appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj me aktivitet për ditën e fëmijëve

1 June 2025 at 21:57

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Komunën kanë realizuar një aktivitet festiv në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Me këtë rast, Policia prezantoi para fëmijëve të gjitha njësitë policore dhe ekspozoi pajisjet me të cilat ata punojnë çdo ditë.

 

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se aktivitetit iu bashkëngjitën edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), KFOR-i, Brigada e Zjarrfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.

“Fëmijët patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me pjesëtarët e secilit institucion dhe të realizojnë fotografi si kujtim nga ky aktivitet.Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e besimit të fëmijëve dhe prindërve të tyre ndaj institucioneve të sigurisë, duke promovuar një qasje të hapur, edukative dhe miqësore ndaj komunitetit”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Policia në Ferizaj me aktivitet për ditën e fëmijëve appeared first on Telegrafi.

Aliu: Në Bruksel themelohet grupi për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve

28 May 2025 at 19:43

Kryetari i Komunës së Ferizajt së bashku me disa kryetar të tjerë për pak ditë kanë qëndruar në Bruksel si pjesë e panelit diskutues dhe inaugurues të punimeve në Komitetin Evropian të Rajoneve. Në këtë panel është themeluar edhe grupi për Kosovën në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në Bruksel, kryetari Aliu sëbashku me kryetarët e tjerë kanë takuar edhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Kryetari Aliu, ka thënë se përveç pjesëmarrjes në panelin inaugurues të komitetit Evropian, ai ka takuar edhe ambasadorin Bajrami me të cilin kanë biseduar për disa tema në interes të bashkëpunimit institucionale ndërmjet Kosovës dhe mekanizmave evropian.

“Kënaqësi e veçantë që gjatë vizitës tonë në Bruksel, të mirëpritemi e të takojmë Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bruksel, Shkëlqesinë e tij, Agron Bajrami ku patëm mundësinë të bashkëbisedojmë mbi tema të ndryshme me fokus në bashkëpunimet e institucioneve lokale të Kosovës me mekanizmat evropianë”, ka thënë Aliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social.

Aliu po ashtu një ditë më parë pati treguar edhe për qëllimin e pjesëmarrjes në panelin diskutues në Bruksel.

“Në Bruksel, kënaqësi e veçantë të jem pjesë e panelit diskutues e inaugurues në punimet e Komitetit Evropian të Rajoneve, ku u themelua Grupi për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve, pikërisht në ditën e zgjerimit të BE-së e ku Asociacioni i Komunave të Kosovës merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit dhe partnerit bashkëpunues, mundësi kjo që të forcohet bashkëpunimi, rrjetëzimi e shkëmbimi i praktikave dhe avancimi i agjendës institucionale-shtetërore karshi mekanizmave të BE-së”, ka thënë Aliu./Telegrafi/

 

The post Aliu: Në Bruksel themelohet grupi për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve appeared first on Telegrafi.

Gjatë javës së kaluar në Ferizaj regjistrohen 27 aksidente dhe një mijë e 314 gjoba

26 May 2025 at 13:54

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka qenë mjaftë aktive me qëllim të parandalimit të aksidenteve duke shqiptuar gjithsejtë një mijë e 314 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, gjatë javës së kaluar janë pezulluar gjithsejtë 14 patentë shofer për drejtuesit e automjeteve.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se Policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 19-25.05.2025, janë shqiptuar 1,314 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 27 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 19 persona,15 aksidente me dëme materiale Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, ka thënë Veseli.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik./Telegrafi/

The post Gjatë javës së kaluar në Ferizaj regjistrohen 27 aksidente dhe një mijë e 314 gjoba appeared first on Telegrafi.

Policia e Ferizaj vazhdon me planin operativ “Motoçikleta 2025”, shqiptohen 30 gjoba

22 May 2025 at 11:47

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka vazhduar me planin operativ “Motoçikleta 2025” i cili ka filluar më 15 maj, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar 30 gjoba për vozitësit shkaku i mungesës së dokumentacioneve, ndërkohë janë konfiskuar dhjetë motoçikleta.

“Veç me datë 20 dhe 21 maj 2025 janë shqiptuar 30 gjoba dhe janë konfiskuar 10 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/

The post Policia e Ferizaj vazhdon me planin operativ “Motoçikleta 2025”, shqiptohen 30 gjoba appeared first on Telegrafi.

Brenda javës në rajonin e Ferizajt regjistrohen 12 raste të vjedhjeve dhe 26 arrestime

19 May 2025 at 16:00

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, vjedhjeve dhe dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës 12 maj deri më 18 maj janë raportuar 12 raste të veprave penale kundër pasurisë.

“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 7 raste në Ferizaj, 3 raste në Shtime, një raste në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.  Ndërkaq, veprat penale të dhunës në familje kanë ndodhur tre raste në Ferizaj dhe një rast në Shtime”, thuhet në raport.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 26 arrestime të kërkuar nga gjykata.

“Policia ka arrestuar 26 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale”, thuhet në raport./Telegrafi/

The post Brenda javës në rajonin e Ferizajt regjistrohen 12 raste të vjedhjeve dhe 26 arrestime appeared first on Telegrafi.

Diskutohet zbatimi i Planit të Veprimit për Barazi Gjinore në Ferizaj

15 May 2025 at 14:59

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinore është mbajtur takimi hyrës për procesin e monitorimit, në bashkëpunim me organizatën “Follow Up” dhe me mbështetjen e UN Women.

Takimi është organizua në ambientet e Komunës së Ferizajt dhe kishte për qëllim prezantimin e procesit të monitorimit të aktiviteteve të parapara në plan, diskutimin mbi progresin e deritanishëm, sfidat e hasura dhe koordinimin për realizimin e aktiviteteve të mbetura.

“Në fokus të takimit ishte prezantimi i progresit në zbatimin e PLVBGJ-së në nivel komunal, shqyrtimi i aktiviteteve të realizuara dhe sfidave gjatë periudhës së kaluar, diskutimi për aktivitetet e mbetura, planifikimi i hapave të ardhshëm, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe rekomandimeve nga akterët komunalë dhe organizatat partnere. Në këtë takim morën pjesë zyrtarë përgjegjës të drejtorive përkatëse, përfaqësues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe përfaqësues nga organizatat “Follow Up” dhe UN Women”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas kësaj komune aktivitetet e realizuara dhe ato që mbeten për t’u përfunduar u prezantuan dhe diskutuan në detaje. Gjatë monitorimit u evidentuan aktivitetet e përmbushura sipas planifikimit dhe u identifikuan sfidat që kanë ndikuar në mosrealizimin e disa prej tyre.

“Gjithashtu, u theksua rëndësia e organizimit të takimeve të veçanta me drejtorët e drejtorive përkatëse në ditët në vijim, me qëllim të shqyrtimit më të thelluar të aktiviteteve që janë pjesë e PLVBGJ-së dhe përcaktimit të veprimeve konkrete për realizimin e tyre. Ky proces është zhvilluar me përkushtimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së komunitetit dhe avancimit të barazisë gjinore në komunën tonë”, thuhet në njoftim/Telegrafi/

The post Diskutohet zbatimi i Planit të Veprimit për Barazi Gjinore në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Një qytetar nga Kaçaniku gjen një mjet të pashpërthyer

14 May 2025 at 09:51

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se një qytetar nga Kaçaniku ka hasur në një mjet të pa shpërthyer dhe menjëherë ka njoftuar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet e dominimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe po merren me rastin.

“Eshtë raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i deminimit të FSK-së dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të pashpërthyer”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës në Ferizaj./Telegrafi/

The post Një qytetar nga Kaçaniku gjen një mjet të pashpërthyer appeared first on Telegrafi.

Policia e Ferizajt arrestojnë një grua që ishte në kërkim nga gjykata e Prishtinës

13 May 2025 at 13:43

Policia rajonale e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se të hënën rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata Themelore e Prishtinës.

“E arrestuara, A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

The post Policia e Ferizajt arrestojnë një grua që ishte në kërkim nga gjykata e Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale

12 May 2025 at 13:43

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur drejtuesit dhe një pjesë të infermierëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Atyre u premtoi mbështetje institucionale dhe i falënderoi për shërbimet e vazhdueshme dhe profesionale që po ua bëjnë qytetarëve të Komunës së Ferizajt gjatë 24 orëve.

Aliu nëpërmjet një shkrese ka thënë se profesioni i infermierëve është thelbësor për shëndetin e qytetarëve.

“Mirëprita sot drejtuesit e infermierët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali Rajonal i Ferizajt, Qendra e Shëndetit Mendor në Ferizaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ferizaj prirë nga Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori, ku shpreha falënderimin e përgëzimin për rolin historik, punën e përkushtimin e shërbimeve infermierike në Ferizaj e mbi të gjitha mbështetjen e pakursim për këtë profesion themelor në shërbimin shëndetësor për qytetarët. Të gjithë infermierëve anembanë – Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/

The post Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale appeared first on Telegrafi.

Pas 39 aksidenteve në Ferizaj, Policia shqipton një mijë e 190 gjoba dhe largon 15 patentë shoferë

12 May 2025 at 13:29

Policia Rajonale në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka vazhduar me plane operative me qëllim të parandalimit të aksidentve dhe mbajtje të rendit dhe qetësisë. Sipas raportit javor të Policisë në Ferizaj, gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsejtë 39 aksidente, ani pse janë ndëshkuar një mijë e 190 vozitës për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu, Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka pezulluar 15 patentë shofer për drejtuesit e automjeteve kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, nëpërmjet raportit javor, ka thënë se Policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11.05.2025, janë shqiptuar 1,190 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat: 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona, pastaj 22 aksidente me dëme materiale”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe përmes numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Pas 39 aksidenteve në Ferizaj, Policia shqipton një mijë e 190 gjoba dhe largon 15 patentë shoferë appeared first on Telegrafi.

Kundërshtohet vendosja e auto-taksive në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan

12 May 2025 at 09:47

Komuna e Lipjanit ka bllokuar njërën kursi të rrugës “Gjergj Fishta” në qendër të qytetit duke i vendosur auto-taksitë që të parkohen, por kjo ka shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë, pasi që aty gjendet shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”. Frekuentimi i qytetarëve dhe i prindërve për t’i sjellur fëmijët në shkollë është mjaftë i madh, prandaj kolonat e gjata të veturave po e vështirësojnë qarkullimin e një pjese të madhe të qytetit.

Lumturije Bytyqi- Hasani, kuvendare nga radhët e PDK-së, ka thënë për Telegrafin se kanë reaguar edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal pak ditë më parë, për t’i larguar auto-taksitë nga ky lokacion, pasi që sipas saj është bllokuar një pjesë e madhe e qytetit duke shkaktuar kolona të gjata.

“Prania e taksive në këtë lokacion ka përkeqësuar ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, kur nxënësit hyjnë dhe dalin nga shkolla. Vendosja e taksive në rrugën ”Gjergj Fishta” është gabim i madh. Po ashtu, këtuafër taksive janë edhe semaforët dhe po shkakton kolona të tmerrshme”, ka deklaruar Bytyqi Hasani.

Asamblistja Hasani gjithashtu ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga prindërit e nxënësve të shkollës dhe çerdhes publike që ndodhet në afërsi, të cilët kanë shprehur shqetësimin për kaosin e krijuar në trafik dhe për sigurinë e fëmijëve.

“Duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Komuna e Lipjanit, apelojmë për largimin e taksive nga kjo rrugë dhe gjetjen e një lokacioni më të përshtatshëm. Komuna duhet të marrë masa që të heqë urgjentisht”, ka shtuar ajo.

Po ashtu rreth kësaj çështje ka pasur reagime edhe nga prindërit

“Më shumë se 20 minuta po i humbim në kolonë pranë shkollës fillore sepse vendosja e auto-taksive në njërën kursi të rrugës, ka bërë tollovi në komunikacion. Komuna është dashur ta mendon këtë çështje sepse këtu ka frekuentim të madh të qytetarëve që vijnë për t’i sjellur fëmijët në shkollë”, ka thënë A.H, prindër.

Në anën tjetër, komuna e Lipjanit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit, lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

The post Kundërshtohet vendosja e auto-taksive në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan appeared first on Telegrafi.

❌
❌