Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës


TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar i nderit nga qeveria e Bavarisë, për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se “ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore”.

“Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor”, shtoi ai.

Rama kujtoi se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Por sipas tij, “Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim”.

“Sot, muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin. Sot, muzikantët gjermanë interpretojnë në Tiranë. Tani fëmijët tanë rriten pa ëndrrën për t’u arratisur, por për të bashkëpunuar. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Europa që bën atë për të cilën është krijuar: të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimit”, tha Rama.

Ndërsa kujtoi vizitën e vitit 1984 në Shqipëri të Franz Josef Strauss, figurës madhore e Bavarisë, Rama tha se “Bavaria qëndroi e hapur kur Shqipëria ishte e mbyllur, ndërsa tani Shqipëria është e hapur dhe mirënjohëse”.

“Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta — janë binjake, se begatia pa poezi është e zbrazët, se pushteti pa kujtesë është i verbër, se Europa pa shpirt, nuk është më Europë. Dhe nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet, njëkohësisht, të rishpikim veten, për të mbrojtur shpirtin e Europës”, shtoi kryeministri Rama.

Kryeministri Rama falënderoi po ashtu kryeministrin Markus Söder, ndërsa u shpreh se “Shqipëria e vlerëson zërin e tij, vizionin e tij për Bavarinë dhe respektin e tij për larminë europiane”.

Më poshtë fjala e plotë e kryeministrit në këtë ceremoni:

“Të gjendesh këtu, në ishullin Herrenchiemsee, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr — një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë — do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektura, më të qëndrueshme se guri. Do të thotë të përqafosh një ide që është bërë e përjetshme. Dhe të ftohesh këtu, përpara jush, në këtë rast të posaçëm, nuk është thjesht nder, është një privilegj i rrallë, që do ta mbart me vete për gjithë jetën.

Mbreti Ludvig II, sovrani bavarez që ndërtoi këtë vend, u quajt i marrë. I çmendur sepse harxhonte pasuri jo për ushtri, por për Vagnerin. Jo për pushtime, por për përsosjen e së bukurës. I marrë, me fjalë të tjera, sepse zgjodhi shpirtin jo shpatën. Dikur, ai tha: “Dua të mbetem një enigmë e përjetshme për veten dhe për të tjerët.” E ashtu, ai u bë diçka tjetër — romantiku i fundit i madh i pushtetit. Njeriu që nuk sundoi me dekrete, por me ëndrra.

Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë.

Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën. Një mënyrë për të besuar, siç besonte Ludvigu, se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por një mënyrë të jetuari.

Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore. Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor.

Ne, në Shqipëri, e dimë ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra, jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë, të shkëputur nga simfonitë dhe sonatat që mbushnin sallat e koncerteve të Europës së lirë. E megjithatë, edhe atëherë, muzika e gjente rrugën e saj. Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret.

Dhe e mbaj mend, si fëmijë, herën e parë që pashë “Ludwig”, kryeveprën tronditëse të Luchino Viscontit. Jo në kinema. As me ngjyra. Por bardhezi, përmes një kutie të vogël me ekran, kapur nga një antenë e paligjshme, e bërë me tel rrobash, që sfidonte ndalimin nga regjimi të televizioneve të huaja. Ai film, ajo kredhje poetike thellë në shpirtin e një mbreti që dashuronte tepër dhe bukur, la gjurmë tek unë, jo vetëm si shikues, por si qytetar i ardhshëm i një Europe që ende nuk e kisha parë dhe që, të them të drejtën, as e imagjinoja që do e shihja në të gjallët e mi.

Po sot? Sot, muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin. Sot, muzikantët gjermanë interpretojnë në Tiranë. Tani fëmijët tanë rriten pa ëndrrën për t’u arratisur, por për të bashkëpunuar. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Europa që bën atë për të cilën është krijuar: të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimit.

E si të mos e kujtoj këtu në Bavari një gjest të guximshëm nga kjo tokë, të cilin historia gati e ka harruar, po ne jo. Në vitin 1984, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur për botën, Franz Josef Strauss, figura madhore e Bavarisë, erdhi në Shqipëri. Nuk erdhi me kërcënime, por me oferta. Jo për të lajkatuar regjimin e egër, por për të hapur një dritare për popullin shqiptar. Ai i zgjati dorën një vendi, që nuk dinte si ta pranonte. Regjimi tha, “jo”. Historia, për fat të mirë, tha, “prit”. Sot, ajo dorë ndihet ende.

Bavaria qëndroi e hapur kur Shqipëria ishte e mbyllur. Tani Shqipëria është e hapur dhe mirënjohëse. Ai moment ka vlerë, sepse dëshmon se urat nuk ndërtohen vetëm kur kalimi është i lehtë. Ndonjëherë, ndërtohen në heshtje, në pritje që të shfaqet ana tjetër.

Më lejoni të flas sinqerisht: Europa që unë ëndërroj nuk është ajo ku flasim të gjithë të njëjtën gjuhë apo besojmë të njëjtat gjëra. Është një Europë ku një mbret bavarez që shkon me ngulm pas bukurisë mund t’i flasë përtej shekujve një kryeministri shqiptar të kohëve moderne dhe të bien dakord. Është një Europë ku një përpjekje e harruar nga një burrështetas bavarez mund të bëhet rrënja e një miqësie të sotme.

Mikpritësve tanë në Bavari u them faleminderit me gjithë zemër, jo vetëm për këtë ftesë, por për shembullin që vazhdoni të jepni. Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta — janë binjake, se begatia pa poezi është e zbrazët, se pushteti pa kujtesë është i verbër, se Europa pa shpirt, nuk është më Europë. Dhe nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet, njëkohësisht, të rishpikim veten, për të mbrojtur shpirtin e Europës.

Më lejoni të falënderoj edhe Kryeministrin tuaj, Markus Söder, jo vetëm si një burrështetas me bindje dhe qartësi, por si mik. Shqipëria e vlerëson zërin e tij, vizionin e tij për Bavarinë dhe respektin e tij për larminë europiane. Dhe unë, personalisht, vlerësoj ngrohtësinë dhe mirëkuptimin që ka shfaqur Kryeministri juaj, të cilat, më besoni, nuk janë aq të zakonshme sa duhet në qarqet e larta të kontinentit tonë.

Le të bëjë sonte muzika që do të dëgjojmë atë që fjalimet nuk mundin e le t’i shtojë bukuria e këtij pallati atë që fjalët s’e bëjnë dot. Le ta mbartë shpirtin e Europës, atë që Ludvigu e dëgjoi, kur të tjerët nuk dëgjonin asgjë. Atë që duhet ta mbrojmë jo vetëm në traktate dhe jo thjesht me ushtarë, por në rrugët tona, në klasat e fëmijëve tanë dhe skutat e heshtura të ëndrrave.

Le të jemi siç ishte Ludvigu, pak të çmendur, të paktën një grimë, ndoshta jo edhe aq sa ai. Të çmendur deri aty sa të besojmë në bukuri, të marrë deri aq sa ta mbrojmë. Të çmendur mjaft aq sa ta bëjmë bukurinë sërish zemrën e Europës. Ju faleminderit!”

 

1 nga 5

/m.m/

The post Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë në UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 4.76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se këto shifra janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.

“Ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror”, vlerësoi kryeministri.

Konkretisht në qershor 2023 Shqipërinë e vizituan 1 007 033 turistë të huaj, ndërsa në qershor 2024 vendi u vizitua nga 1 244 967 të huaj.

Ndërkohë në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1 329 204 turistë të huaj ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.

Për periudhën janar-qershor 2023 janë regjistruar 3 396 932 turistë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin 4 547 896.

Ndërkohë për periudhën janar-qershor 2025 rezultojnë 4 761 648, ose 5% më shumë krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

/m.m/j.p/

The post Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

By: Ela
15 July 2025 at 14:55

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e fokusuar te Kosova tani, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe të kërkohen aleatë brenda saj. “Është e dobishme të fillosh të krijosh kontakte dhe zakone komunikimi për kur të vijë momenti”, thotë […]

The post Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë appeared first on BoldNews.al.

99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

By: Ela
15 July 2025 at 14:39

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me përgatitjen më të ulët në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm 51% e të rinjve të moshës 16–29 vjeç në Shqipëri zotërojnë aftësi digjitale bazë, përqindje […]

The post 99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale appeared first on BoldNews.al.

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

By: Ela
15 July 2025 at 14:14

Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar i cili dyshohet se organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit brenda lokalit që administronte. Po ashtu, është proceduar penalisht edhe një 30-vjeçar që u kap duke luajtur baste në të njëjtin ambient. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan një armë të ftohtë, një shumë parash të dyshuar si të përfituar […]

The post Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

By: Ela
15 July 2025 at 13:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por nuk e përsëriti deklaratën e mëparshme për rolin e pretenduar të presidentit amerikan, Donald Trump, në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës nga Serbia në Kosovë. Duke folur të martën në […]

The post Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

By: Ela
15 July 2025 at 13:28

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, raportohet se ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë. Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin Rama, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon […]

The post Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët appeared first on BoldNews.al.

Rama: Dajçi në breg të Bunës, destinacion tërheqës për turistët e huaj


TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e pastra të Bunës, ky plazh ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Dajçi, në breg të Bunës, është shndërruar tashmë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët e huaj.

Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionin e dy prej tyre që vinin nga Malta dhe Spanja për të pushuar  pranë brigjeve të Bunës.

“Jam nga Malta, është hera e dytë që vij. Ma kanë sugjeruar miqtë e mi që janë shqiptarë. Më së shumti më pëlqen natyra këtu dhe temperaturat të cilat nuk janë shumë të larta dhe janë më të përshtatshme se ato në vendin prej nga vij. Sidomos për muajin korrik dhe gusht Malta është shumë e nxehtë”, u shpreh një turist.

Ai tha se fillimisht do të qëndrojë këtu për dy javë dhe në vijim do të qëndrojë më shumë në veri të vendit.

“E rekomandoj shumë Shqipërinë. Është një vend fantastik, me natyrë të mrekullueshme, njerëz shumë mikpritës dhe ushqim fantastik”, tha ai.

“Jam nga Spanja dhe më pëlqen shumë këtu plazhi. Uji është krejtësisht i pastër dhe më pëlqen që mund të bëj padel”, tha një tjetër.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.

/m.m/j.p/

The post Rama: Dajçi në breg të Bunës, destinacion tërheqës për turistët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

By: Ela
15 July 2025 at 12:49

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për situatën e krijuar në Theth, ku qeveria Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e disa bizneseve dhe banesave. Në një video në rrjete sociale, tabaku shprehet se kjo është vjedhja e radhës e qeverisë Rama ndaj qytetarëve të ndershëm të veriut. “Biznese dhe prona që prej 25–30 […]

The post Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë

By: Ela
15 July 2025 at 12:27

Policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës vijojnë kërkimet për dy të mitur që janë larguar pa gjurmë nga shtëpitë e tyre. Konkretisht bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila rezulton e zhdukur që prej së dielës (12 korrik). Denoncimi është bërë nga babai i saj. “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., […]

The post Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje – 47 dështime radhazi

By: Ela
15 July 2025 at 12:08

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve të zgjedhur nuk solli ndonjë ndryshim në ngërçin politik që po zgjat tash e tre muaj. Partitë deri më tash në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – […]

The post Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje – 47 dështime radhazi appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi

By: Ela
15 July 2025 at 11:53

I penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, vijon të dëshmojë në GJKKO në kuadër të “Plumbit të Artë”. Në sallë, Tasi ka treguar se porosia për vrasjen e Hajredin Beharit, krim që mbeti në tentativë, u dha nga Renato Çami. Sipas dëshmisë së tij, Henrik Hoxhaj do të ishte personi që do ta ndihmonte Tasin për […]

The post Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

Kuadri i ri ligjor, sipas ministres Koçiu do të ketë kritere të qarta, mbështetje institucionale dhe vlerësim të vazhdueshëm profesional.

Koçiu zhvilloi sot një vizitës në Vlorë, ku takoi vogëlushen Sabrina, e cila sot rritet me dashuri në familjen kujdestare Fezaj.

“Nga një institucion përkujdesi rezidencial në Vlorë, në një shtëpi të ngrohtë ku merr mbështetje emocionale, ndjek shkollën dhe rritet mes dashurisë familjare, historia e saj është një shembull i prekshëm i transformimit përmes reformës së deinstitucionalizimit”, u shpreh ministrja.

Koçiu nënvizoi se synimi është që “të kemi gjithnjë e më shumë histori si ajo e Sabrinës, fëmijë që rriten me dashuri, siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”.

/m.m/j.p/

The post Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

By: Ela
15 July 2025 at 10:47

Një grup qytetarësh nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në solidaritet me banorët e zonës së Dukagjinit, të cilët prej ditësh po konfliktohen me IKMT dhe policinë për të mbrojtur pronat e tyre. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për vëllezërit e gjakut në Shalë e Shosh, të […]

The post Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve appeared first on BoldNews.al.

Rrahu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja

By: Ela
15 July 2025 at 10:41

Një 41-vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy njerëzve të familjes së saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes […]

The post Rrahu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja appeared first on BoldNews.al.

4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

By: Ela
15 July 2025 at 10:25

Nga sot e deri në fund të vitit 2025, katër shenja të horoskopit pritet të përjetojnë një transformim të thellë dhe një përmirësim të ndjeshëm në jetën e tyre personale dhe profesionale. Prania e Neptunit dhe lëvizja e tij retrograde në muajt në vijim do të ndikojë ndjeshëm në energjinë e tyre, duke sjellë qartësi, […]

The post 4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit appeared first on BoldNews.al.

Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët grekë u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i një shtetasi shqiptar.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Policia ndaloi D. M. alias D. M., 39 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 9 shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).
Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
/m.m/

The post Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpejtësi mbi normat, Policia Rrugore penalizon dhjetëra drejtues mjetesh

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Policia Rrugore po vijon monitorimet intensive me poliscanë në akset nacionale, me fokus në ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

Dhjetëra drejtues automjetesh janë evidentuar nga poliscanët, vetëm në një hark kohor prej një ore duke lëvizur me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar.

Me shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar ata janë kthyer në rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore paralajmëron se sjellje të tilla përbëjnë rrezik real për përfshirje në aksidente me pasoja për jetën e vetë drejtuesve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Zbato rregullat e qarkullimit rrugor. Mos rreziko jetën”, është apeli i Policisë Rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Shpejtësi mbi normat, Policia Rrugore penalizon dhjetëra drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

By: Ela
15 July 2025 at 09:56

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza droge të forta. 26-vjeçari me iniciale B. D., i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 26-vjerçari dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të […]

The post Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz appeared first on BoldNews.al.

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

By: Ela
15 July 2025 at 09:43

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që kanë ndikuar në ngadalësimin e saj. Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Kinës u rrit për 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të […]

The post Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌