Sesko zbulon arsyen e vërtetë pse e refuzoi Newcastle për t’u transferuar tek Man Utd
Benjamin Sesko ka folur për herë të parë pasi e refuzoi Newcastle për t’u bashkuar me Manchester United.
Gjatë javëve të fundit, Newcastle dhe United kanë qenë në garë për nënshkrimin e Seskos.
Pavarësisht që Newcastle kishte bërë një ofertë më të lartë dhe ajo u pranua nga RB Leipzig, ‘Laraskat’ duhej të pranonin disfatën, pasi slloveni vendosi të nënshkruante me United.
Të shtunën, transferimi u zyrtarizua nga ‘Djajtë e Kuq’, me Seskon që nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2030.
Gjatë intervistës së tij të parë me klubin e ri, 22-vjeçari shpjegoi arsyet pse vendosi të bashkohej me United.
“Historia e Manchester United është padyshim shumë e veçantë, por ajo që më emocionon vërtet është e ardhmja”.
“Kur diskutuam për projektin, ishte e qartë që gjithçka është në vend për t’i dhënë kësaj skuadre mundësinë të rritet dhe të luftojë përsëri për trofetë më të mëdhenj”.
“Që në momentin që mbërrita, ndjeva energjinë pozitive dhe ambientin familjar që klubi ka krijuar”.
“Është qartë vendi i përsosur për të arritur nivelin maksimal dhe për të përmbushur të gjitha ambiciet e mia”.
Nuk mund të pres të filloj të mësoj nga Ruben (Amorim) dhe të krijoj lidhje me shokët e skuadrës për të arritur suksesin që të gjithë e dimë se jemi të aftë ta arrijmë së bashku”, ka thënë Sesko./Telegrafi/
The post Sesko zbulon arsyen e vërtetë pse e refuzoi Newcastle për t’u transferuar tek Man Utd appeared first on Telegrafi.