Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosova U16 mposhtet nga Kroacia, por shkëlqen Almir Dullovi

8 August 2025 at 15:26

Kombëtarja e Kosovës U16 në basketboll luajti për 30 minuta baras me Kroacinë, por humbja e çerekut të parë ishte fatale për humbjen finale me rezultat 72:61.

Dardanët e rinj pësuan me rezultat 72:61 (19:10, 20:19, 18:19, 15:13), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Çereku i parë ishte vendimtar, të cilin Kroacia e fitoi 19:10. Periudha e dytë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 20:19, ashtu si e treta 18:19.

Basketbollistët e Kosovës tentuan rikthimin në dhjetëminutëshin e fundit, por përkundër se e fituan me rezultat 15:13, nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 72:61.

Megjithatë, basketbollisti i talentuar, Almir Dullovi, ishte ai i cili u dallua më shumë dhe shkëlqeu te Dardanët me 27 pikë.

Ndeshja e ardhshme, dhe e tretë në grupe do të jetë nesër (e shtunë) ndaj Danimarkës. /Telegrafi/

 

The post Kosova U16 mposhtet nga Kroacia, por shkëlqen Almir Dullovi appeared first on Telegrafi.

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

5 August 2025 at 08:42

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës.

“Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL.

Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

FIBA tha se e dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.

“Ne promovojmë në mënyrë aktive krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe me respekt për të gjithë lojtarët, ekipet dhe tifozët, si një përparësi kryesore në sport”, tha ajo.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh – ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes.

Incidenti ka shkaktuar gjithashtu reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri, vende me popullsi kryesisht shqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, një nga zyrtarët që morën pjesë në ndeshje, dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” në një deklaratë më 4 gusht, dy ditë pas ndeshjes.

Ai tha se, ndonëse ishte i pranishëm në arenë, “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, duke pretenduar se ato ishin bërë nga “një grup i vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”.

Ministri i Sportit i Maqedonisë së Veriut, Borko Ristovski, tha se kjo Ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv – vjen nga tifozë në tribunë – dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”.

“Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Komiteti Olimpik i Kosovës i dënoi thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes në Kumanovë në një reagim në Facebook të hënën, duke thënë se “veprimet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore të lëvizjes olimpike, të cilat promovojnë respektin, barazinë dhe solidaritetin mes popujve”.

“KOK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj gjuhës së urrejtjes dhe autorëve të këtyre sjelljeve të dënueshme, që nuk kanë vend në ngjarjet sportive”, thuhet në reagim.

Kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo. /REL/

The post FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FBK me ndryshime sa i përket licencimit të klubeve: 10 për qind e buxhetit duhet të ndahet për gjeneratat e reja

4 August 2025 at 19:47

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shpallur zyrtarisht hapjen e aplikimit për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit për edicionin garues 2025/26.

Ky proces zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Licencim dhe Garim, dhe përfshin pesë kritere themelore që klubet duhet të përmbushin:

Sportiv

Financiar
Ligjor, Etik dhe Disiplinor
Administrativ dhe i Personelit

Infrastrukturor

Për secilën kategori licence (A, B, C apo D), janë të përcaktuara kërkesa të veçanta që klubet duhet t’i dokumentojnë.

RISITË PËR EDICIONIN 2025/26:

10% e buxhetit për gjeneratat e reja
Të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve janë të obliguara të ndajnë minimum 10% të buxhetit vjetor për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të dorëzojnë një program vjetor të trajnimit për grupmoshat U10–U18, sipas udhëzimeve të FBK-së.

Zbatimi i Politikave të Mbrojtjes
Klubet duhet të caktojnë një person përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të marrin pjesë në trajnimet përkatëse në këtë fushë, në përputhje me politikat e miratuara nga FBK.

Klubet gjithashtu obligohen të respektojnë Politikat e Mbrojtjes të miratuara nga FBK, duke përfshirë emërimin e një personi përgjegjës për këtë fushë dhe pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 4 Shtator 2025.
Dokumentet duhet të dorëzohen në format fizik në zyrat e FBK-së. /Telegrafi/

The post FBK me ndryshime sa i përket licencimit të klubeve: 10 për qind e buxhetit duhet të ndahet për gjeneratat e reja appeared first on Telegrafi.

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

By: 27 ok
3 August 2025 at 22:00

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një rekord që tregon nivelin më të ulët të basketbollit shqiptar.

Dy ekipet u ndeshën në fazën e grupeve të Divizionit B të Eurobasket 2025 për femra.

Po të shohësh rezultatet e tjera të grupit të Shqipërisë duket rivaliteti dhe konkurrenca. Ndërsa ekipi ynë, përveç paraqitjes amatoreske, ka mungesë karakteri dhe guximi për të konkurruar në nivele të tilla.

Ndërkaq edhe djemtë kanë marrë rezultate aspak inkurajuese.  Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj me Kombëtaret U18 në Divizionin C të Kampionatit Europian të basketbollit për këtë grupmoshë. Ndonëse bëhet fjalë për nivelin kategorinë më të ulët kontinentale në sportin e koshit, përfaqësueset kuqezi nuk mundën që të futeshin në zonën e medaljeve, as me vajzat dhe as me djemtë, duke vazhduar kështu të “parkohen” në Divizionin C.

Pasi ishin kualifikuar në grup, me një fitore dhe një humbje, Shqipëria U-18 e vajzave luajti të shtunën gjysmëfinalen në Divizionin C të Europianit që u mbajt në Andorrë. Vajzat kuqezi u mposhtën nga Gjeorgjia me rezultatin e thellë 72-104 (19-25, 11-30, 21-27, 21-22). Pasi humbi shansin e finales, skuadra e drejtuar nga Eliverta Bujari u rikthye dje në parket për ndeshjen e vendit të tretë, teksa përballë kishte Maltën. Por Shqipëria nuk ia doli as për bronzin, pasi u mposht me rezultatin 56-80 (16-22, 9-20, 21-20, 10-18). Kështu, vajzat tona e mbyllën në vendin e katërt mes shtatë ekipeve modeste që morën pjesë në Divizionin C, duke regjistruar një fitore dhe tri humbje.

Duarbosh doli edhe ekipi djemve në Divizionin C të Kampionatit Europian që u mbajt në Tiranë më datat 19-27 korrik. Të renditur në vendin e tretë në Grupin B, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja fituan më pas dy takimet për klasifikimin final 5/8. Të shtunën, Shqipëria mposhti Monakon në shifra të thella 80-41 (27- 9, 20-13, 13-9, 20-10), ndërsa të dielën triumfoi bindshëm kundër Moldavisë me rezultatin 88-66 (18-14, 22-17, 27-18, 21-17). Ndonëse me katërt fitore në gjashtë e ndeshjet e luajtura në “Feti Borova”, përfaqësuesja kuqezi nuk mundi që të shkonte më shumë se vendi i pestë në Divizionin C.

Këto janë shkollat 12 milionë euro të Fidel Yllit që nxjerrin talente?

Në 11 janar 2022, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në mbledhjen e zhvilluar me qeverinë dhe Ministren e Arsimit dhe të Sportit, Evis Kushi foli për projektin që u akordua me një fond 5 milionë euro për sportin në tre nivelet e arsimit, teksa ai shtoi se të gjithë do të paguhen nga ky fond.

“Ky projekt do të jetë në tre nivele, në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe në universitete. Kjo ka të bëjë që do të bazohet te profesionalizmi i sportit, do të zgjidhen ekipet më të mirë të basketbollit dhe i volejbollit të 9-vjeçares, gjimnazit dhe në universitete me trajner profesionistë që do të paguhen.

Projekti do të prekë afërsisht 16.000 nxënës dhe studentë, do të krijohen më shumë se 750 skuadra sportive në këto dy sporte në tre nivelet e arsimit në meshkuj dhe femra. Më shumë se 380 trajner basketbolli dhje volejbolli që do të paguhen nga ky fond që ka akorduar qeveria.”

Pasi i bëri rrush e kumbulla këto lekë, Fidel Ylli mori para të tjera. Me vendim qeverie të datës 23 korrik 2025, kryeministri Edi Rama i ka akorduar Komitetit Olimpik Shqiptar edhe 5 milionë euro të tjera për të ashtuquajturat ekipe sportive të shkollave, duke e çuar totalin e fondeve të dhëna në 12 milionë euro. Këto fonde janë akorduar me kërkesë të Fidel Yllit dhe me propozim të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke ndryshuar për herë të tretë vendimin nr. 893, datë 27.12.2022.

Në këtë vendim, përcaktohet se 250 milionë lekë i janë dhënë si fond për vitin 2022, 350 milionë lekë për vitin 2023 dhe 150 milionë lekë për vitin 2024. Njëkohësisht, 200 milionë lekë janë dhënë për ndërkombëtarizimin e sporteve dhe aktivitetet jashtë vendit, ndërsa për vitin 2025 janë parashikuar 308 milionë lekë të tjera.

Komiteti Olimpik Shqiptar ka detyrim të paraqesë çdo vit në muajin shkurt projektet dhe shpenzimet e realizuara, por ky detyrim nuk është respektuar asnjëherë. Për vitin 2025, afati është shtyrë në muajin gusht. Dyshimet për abuzim thellohen nga fakti se nuk ka asnjë rezultat në terren. Paratë nuk shkojnë për të rinjtë, por shpërdorohen nga kreu i KOKSH-it. Por mbi të gjitha është vetë niveli i sportit që po prezantojmë në arenën ndërkombëtare, që e nxjerr zbuluar abuzimin në vite të KOKSH-it.

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

3 August 2025 at 20:27

Thirrje raciste anti-shqiptare janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në sallën e sporteve në Kumanovë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani. Edhe pse thirrjet raciste anti-shqiptare dëgjoheshin qartë, autoritetet e pranishme në sallë nuk ndërhyri për […]

The post “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski appeared first on BoldNews.al.

Thompson, “çmenduri” tripikëshash/ Veterani 35-vjeçar realizon 72 kosha radhazi nga distanca

By: xhir jeta
21 July 2025 at 12:58

Ishte njëri nga ata që njiheshin si “Vëllezërit Splesh”.

Klej Tompson, së bashku me binjakun e tij të parketit, Stef Kërri, kanë shkruar historinë e basketbollit amerikan, duke u shpallur katër herë kampionë të NBA-së, e po ashtu duke qenë të shquar si bombardues nga distanca.

Njëri nga lojtarët me gjuajtjet më të sakta tripikëshe për të gjitha kohët, realizoi një tjetër heroizëm të jashtëzakonshëm.

Në një video të hedhur në rrjet, Tompson shihet duke shënuar 72 kosha për tri pikë radhazi.

Kjo, gjatë një stërvitjeje tek skuadra e tij, Dallas Maveriks.

Forma e veteranit 35-vjeçar duket e shkëlqyer, madje shumë kohë përpara nisjes së sezonit, që pritet të fillojë si zakonisht në tetor.

Po flasim për një basketbollist që mban rekordin për më shumë kosha tripikësh në një ndeshje në NBA, 14 të tillë, dhe si rekordmeni I tripikëshave gjatë plej ofit, 98, baraz me Stef Kërrin.

Gjatë karrierës së gjatë te Golden Stejt Uorriërs, “vëllezërit” Splesh fituan 4 tituj kampion, po aq sa ka mbreti Lebron Xhejms, dhe dy më pak se Majkëll Xhordan.

Gjithsesi, 72 kosha tripikësh radhazi nuk janë një rekord, dhe këtë e mban pikërisht Stef Kërri.

Në dhjetor të vitit 2020, ai shënoi për pesë minuta radhazi nga distanca, duke arritur në 105 kosha tripikësh radhazi, pa asnjë gabim.

Kosova U20 e humb ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe për plasman prej pozitës 5-8

19 July 2025 at 15:32

Britania e Madhe ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 71:61 (22:7, 19:15, 19:20, 11:19) në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Dardanët e nisën ndeshjen me vështirësi, duke pësuar një disavantazh të thellë në çerekun e parë që përfundoi 22:7 për britanikët.

Përkundër përpjekjeve, çereku i dytë gjithashtu shkoi në të mirë të kundërshtarit, me rezultat 19:15, duke e mbyllur pjesën e parë me 41:22.

Në pjesën e dytë, Kosova u kthye më e organizuar dhe më agresive në parket.

Djemtë tanë fituan çerekun e tretë 19:20 dhe atë të fundit 11:19, duke treguar karakter dhe përkushtim deri në fund. Megjithatë, në fund rezultati foli në favor të britanikëve, të cilët fituan 71:61.

Dardanët e rinj do të luajnë nesër (e diel) në ora 11:30 ndaj Irlandës për vendin e shtatë. /Telegrafi/

The post Kosova U20 e humb ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe për plasman prej pozitës 5-8 appeared first on Telegrafi.

Kosova pëson keq nga Turqia – në çerekun e dytë nuk shënuan asnjë pikë

16 July 2025 at 20:59

Kosova është renditur përfundimisht e dyta në Grupin D të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj në ndeshjen e katërt dhe të fundit pësuan nga liderja Turqia me shifrat 88:44 (26:10, 24:0, 16:16, 22:18).

Sfida u vendos në pjesën e parë, kur basketbollistët e Turqisë ishin më të mirë, ku e fituan çerekun e parë 26:10, derisa të dytin 24:0.

Pjesa e dyta ishte e baraspeshuar, ku periudha e tretë përfundoi 16:16, derisa ajo e fundit 22:18.

Ndaj Turqisë, Erolt Rrahmani kishte 12 pikë e tetë kërcime, derisa Orges Shatri shtoi 11 pikë.

Kosova në grup kishte tri fitore radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Dardanët për herë të parë u kualifikuan në çerekfinale të Evropianit, Divizioni B, që shënon edhe suksesin më të madh te gjeneratat e reja.

The post Kosova pëson keq nga Turqia – në çerekun e dytë nuk shënuan asnjë pikë appeared first on Telegrafi.

Fitore fantastike e Dardanëve, kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian

15 July 2025 at 23:21

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26).

Me këtë fitore Kosova U20 te meshkujt u kualifikua në çerekfinale të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B. Njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani.

Dardanët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 19:2, derisa më pas hungarezët u rikthyen paksa, sidoqoftë, çereku i parë përfundoi 25:17, në të mirë të Kosovës U20. Edhe periudha e dytë u takoi hungarezëve, 16:21, për të shkuar në pushim me rezultat 41:38.

Kosova e nisi për mrekulli pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku u shkëput në 54:38, ndërsa shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 60:47.

Në periudhën e fundit, u zhvillua dramë, ku pesë minuta nga fundi, Dardanët po fitonin 73:56, por një seri e Hungarisë 0:15 afroi shifrat në 73:71, por në momentet vendimtare Kosova U20 te meshkujt ruajti epërsinë dhe shënoi fitore shumë të madhe ndaj Hungarisë 78:73.

Te Kosova, Erolt Rrahmani kishte 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti shënuan nga 17, kurse Rron Dahsyla 15.

Fitorja ndaj Hungarisë ishte e treta radhazi për Kosovën, pas Suedisë dhe Shqipërisë.

Kosova të mërkurën (nesër) luan ndaj Turqisë për vendin e parë në Grupin D. Kosova dhe Turqia kanë nga tri fitore. /Telegrafi/ 

The post Fitore fantastike e Dardanëve, kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian appeared first on Telegrafi.

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

By: armand
14 July 2025 at 22:47

Kombëtarja e vajzave U16 mori medaljen e bronzit në Eurobasket, në Divizionin C, të zhvilluar në Pejë. Shqipëria mundi Maltën me rezultatin 61–57, në një sfidë të luftuar nga fillimi në fund. Skuadra malteze shkoi në avantazh prej 3 pikësh në pushim, por përpjekjet e vajzave kuqezi sollën revanshin në pjesën e dytë. Anja Kasa […]

The post Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Igor Jovovic emërohet kryetrajner i ri i KB Bashkimi

3 July 2025 at 20:54

Klubi basketbollistik, Bashkimi ka zyrtarizuar sot emërimin e Igor Jovovic si trajnerin e ri për sezonin 2025/2026, duke hapur një kapitull të ri në historinë e klubit prizrenas.

Me një përvojë të gjatë dhe të pasur ndërkombëtare, Jovovic pritet të sjellë ekspertizë, disiplinë dhe ambicie të reja në skuadrën portokalli e zi.

Trajneri malazez vjen me një CV mbresëlënëse, e ndërtuar gjatë më shumë se një dekade në klube të nivelit të lartë evropian:

Budućnost Voli (2012–2016) – Si trajner i parë për tri sezone, Jovovic fitoi gjashtë trofe dhe dy herë e dërgoi ekipin në gjysmëfinale të ABA Ligës (2012 & 2015).

Mitteldeutscher BC (2016–2018) – Kampion i ProA dhe siguroi promovim në Bundesliga-n gjermane (BBL).

Zielona Gora (2018–2019) – Trajner në elitën e basketbollit polak.

Bayern Munich (2019–2020) – Ndihmës trajner në një nga klubet më të njohura të Evropës, si në BBL, ashtu edhe në EuroLeague.

Telekom Baskets Bonn (2020–2021) dhe SYNTAINICS MBC (2021–2023) – Trajner i parë në Bundesliga për disa sezone radhazi.

Kazma SC, Kuvajt (2024/25) – Drejtoi klubin nënkampion të Kuvajtit si trajner i parë.

Jovović njihet për qasjen e tij strategjike, përkushtimin ndaj zhvillimit të lojtarëve dhe aftësinë për të ndërtuar skuadra konkurruese në ligat më sfiduese të kontinentit.

“Mirë se erdhe në Prizren, Coach Jovovic!” – ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar, duke shprehur besimin se ky emërim do të jetë fillimi i një epoke të re suksesi për Bashkimin në basketbollin vendor dhe rajonal.

Tifozët e klubit tashmë presin me entuziazëm të shohin vizionin e trajnerit të ri në parket dhe ndikimin e tij në ndërtimin e një skuadre që synon majat. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Igor Jovovic emërohet kryetrajner i ri i KB Bashkimi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Bora zyrtarizon afrimin e Lubomir Minchev në krye të skuadrës

29 June 2025 at 15:18

Klubi i basketbollit Bora nga Prishtina ka zyrtarizuar të dielën emërimin e trajnerit bullgar Lubomir Minchev në krye të ekipit.

Minchev do ta pasojë trajnerin malazez Danilo Rakoçeviq, ndërsa rikthehet në Superligën e Kosovës, pasi më parë kishte drejtuar Trepçën gjatë edicionit 2022/23. Para se të marrë drejtimin e Borës, ai ka qenë në krye të skuadrës bullgare BC Spartak Pleven.

Përveç përvojës në klube, Minchev ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Bullgarisë në basketboll, duke sjellë me vete një bagazh të pasur në nivel ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar, klubi Bora ka theksuar se Minchev do të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe një vizion të qartë për ngritjen e skuadrës në nivele më të larta.

“Synimet janë të mëdha dhe me Minchevin në krye, jemi të bindur se do të ndërtojmë një ekip konkurrues dhe të përkushtuar për suksese”, shkroi klubi në rrjetet sociale.

Skuadra nga Prishtina e siguroi mbijetesën në Superligë në edicionin e kaluar duke mposhtur KEK-un në plejaut.

Bora e përfundoi kampionatin në pozitën e parafundit, por tash synon të rikthehet më e fortë nën drejtimin e trajnerit të ri. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Bora zyrtarizon afrimin e Lubomir Minchev në krye të skuadrës appeared first on Telegrafi.

Rama: Lezha e Vlora triumfojnë në kampionatin e shkollave

Tiranë, 29 maj /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ceremonia festive e shpalljes së kampionëve të edicionit të tretë të Kampionatit të Ekipeve Sportive në Shkolla.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shpreh entuziazmin për përmbylljen me sukses të këtij edicioni, që ka rikthyer frymën sportive në institucionet arsimore në vend.

“Mes energjisë e emocioneve të ndeshjeve finale të Kampionatit të Ekipeve Sportive në Shkolla, që po përmbyll me sukses edicionin e tretë, e që ka rikthyer frymën sportive në shkolla, falë mbështetjes së Qeverisë dhe Komitetit Olimpik Shqiptar…”, shkruan Rama.

Kampionati i Ekipeve Sportive në Shkolla është një nismë që synon të promovojë edukimin fizik, bashkëpunimin dhe vlerat e sportit tek të rinjtë, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe motivuese në komunitetin shkollor.

Ekipi i qarkut të Vlorës në basketboll për vajza dhe ekipi i djemve i qarkut të Lezhës u shpallën kampionë të Edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat e mesme.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në ndeshjet finale.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla, një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH, ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla janë angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik.

/a.f/

The post Rama: Lezha e Vlora triumfojnë në kampionatin e shkollave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Janë pasioni ynë”, Hamza dhe Tahiri presin në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça”

27 May 2025 at 13:52

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça”.

Pas shpalljes së “Trepçës” kampion i ri i Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25 në Superligës, Hamza ka thënë se kupat janë më shumë se trofe, shkruan Telegrafi.

“Në zyrën time, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri, sot i prita kampionët,ata që Mitrovicës i japin shumë krenari. Këto janë më shumë se trofe. Janë pasioni ynë, përkushtimi dhe puna e pandalshme për t’i sjellë fitore e tituj qytetit tonë”, ka thënë Hamza.

Hamza është shprehur se atyre i’u ka premtuar mbështetje.

“Faleminderit për angazhimin tuaj Vullnet, Lindrit, Anes dhe të gjithë lojtarëve të klubit ‘Trepça’. Faleminderit edhe tifozëve të Torcidës për përkrahjen e zjarrtë!”, ka thënë Hamza.

Para gjashtë ditësh, Trepça është shpallur kampioni i ri i Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25 në Superligë.

Në ndeshjen e gjashtë finale me Bashkimin, Trepça triumfoi me rezultat të thellë 82:67 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 fituan titullin e kampionit. /Telegrafi/

The post “Janë pasioni ynë”, Hamza dhe Tahiri presin në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça” appeared first on Telegrafi.

Kosova dhe Shqipëria zhvilluan finalet e përbashkëta të garave universitare

PRISHTINË, 27 maj /ATSH/ Finalet e Ligës Mbarëkombëtare të Sportit Universitar shënuan një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit sportiv ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekipet kampione të secilit vend, të përzgjedhura përmes garave kombëtare respektive u përballën në superfinalet e zhvilluara në Durrës në një atmosferë miqësore por edhe konkurruese dhe plot pasion sportiv.

Garat nisën me basketbollin 3×3 dhe volejbollin për meshkuj, por kishte edhe disiplina të tjera si Futsall, Pingpong, Tenis, Shah, Beach Volley dhe disiplina të tjera.

Interesimi i publikut për ta parë këtë aktivitet të përbashkët Kosovë-Shqipëri ishte mjaftë i madh.

Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, tha se kështu po bëhet integrimi i sporteve të caktuara dhe tashmë janë dhjetë të tilla

Lexo po ashtuReal Madrid në kërkim të trajnerit të ri, do ta shesë edhe Arda Guler Duke shtuar se ky është një motiv shtesë për studentët që edhe në garat mbarëkombëtare të dalin kampion dhe pastaj të njëjtën ta kërkojnë edhe në garat ndërkombëtare ku do të marrin pjesë.

Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sporteve të Kosovës, Florian Miftari dhe se impakti i një gare të tillë është shumë i madh duke dëshmuar kështu lidhjen e shëndosh ndërmjet këtij fakulteti dhe Federatës së Sporteve Universitare që studentët të kenë motiv shtesë për paraqitjet e tyre.

Kosova në këtë garë shkëlqeu duke fituar dhjetë kupa, duke zënë vendin e parë në shumicën e disiplinave si vë volejboll për meshkuj dhe femra, basketboll 3×3 në të dy gjinitë, pingpong për femra, beach volley, tenis për meshkuj dhe shah për meshkuj.

/KosovaPress/

The post Kosova dhe Shqipëria zhvilluan finalet e përbashkëta të garave universitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fenerbahçe triumfon në Euroligë, fiton titullin e dytë evropian

25 May 2025 at 22:46

Skuadra turke e basketbollit, Fenerbahçe, ka shkruar historinë duke fituar titullin e saj të dytë në Euroligë, garën më prestigjioze të klubeve në basketbollin evropian.

Në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma në Abu Dabi, Fenerbahçe arriti një fitore bindëse ndaj Monacos me rezultat 81:70, duke rikthyer trofeun në vitrinat e saj pas një performance dominuese.

Nigel Hayer-Davis ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke udhëhequr ekipin turk me 23 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa kontribuoi vendimtar në fazat kyçe të takimit.

Në rrugëtimin drejt finales, Fenerbahçe e mposhti Panathinaikosin në gjysmëfinale me rezultat 82:76, ndërsa Monaco eliminoi Olympiacosin me shifrat 78:68.

Për Fenerbahçen është titulli i dytë në Euroligë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fenerbahçe triumfon në Euroligë, fiton titullin e dytë evropian appeared first on Sinjali.

Fenerbahce shpallet kampion i Euroligës, mposht Monacon në finale

25 May 2025 at 21:21

Fenerbahce Beko ka siguruar titullin e dytë të Euroligës në histori të dielën me një fitore bindëse 81-70 ndaj Monacos në Etihad Arena në Abu Dhabi, duke i dhënë fund një serie dominuese në fazën eliminatore dhe duke riafirmuar statusin e saj si një nga fuqitë e basketbollit në Evropë. 

Klubi me seli në Stamboll, i cili bëri paraqitjen e shtatë në Final Four në dekadën e fundit, siguroi titullin falë performancave të shkëlqyera të Nigel Hayes-Davis dhe Devon Hall. 

 Fenerbahce mori kontrollin në çerekun e dytë dhe nuk e lëshoi kurrë epërsinë, duke vulosur fitoren me një lojë të qetë në çerekun e katërt. 

Ekipi turk e kishte rezervuar vendin e tij në finale me një fitore 82-76 në gjysmëfinale ndaj Panathinaikos, vetëm dy ditë më parë. 

🇹🇷 AVRUPA’NIN EN BÜYÜĞÜ BİR KEZ DAHA BİZİZ!

TURKISH AIRLINES EUROLEAGUE 2024-2025 ŞAMPİYONU FENERBAHÇE BEKO! 🏆 pic.twitter.com/RnzsvqB9W3

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) May 25, 2025

Monaco, që garonte në finalen e saj të parë të Euroligës, u përpoq të kapërcente presionin e Fenerbahces dhe dështoi pavarësisht përpjekjeve të forta nga Mike James dhe Donatas Motiejunas. 

Fitorja shënon titullin e parë të Euroligës për Fenerbahcen që nga viti 2017 dhe të parin nën drejtimin e trajnerit Sarunas Jasikevicius, i cili festoi kampionatin e tij të parë në krye të ekipit./Telegrafi/

The post Fenerbahce shpallet kampion i Euroligës, mposht Monacon në finale appeared first on Telegrafi.

Euroliga/ Eleminohen kampionët, Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe

By: armand
24 May 2025 at 20:27

Euroligën pritet ta fitojë një superfuqi turke, ose një fuqi e re franceze, ndërsa skuadrat tradicionale dështuan që të gjitha. Fenerbahçe, gjithashtu ish-kampione e Europës, eliminoi kampionen në fuqi të Europës në basketboll për meshkuj, Panathinaikosin, me fitoren 82-76, dhe do të synojë titullin. Gjigandi nga Turqia ishte gjatë gjithë kohës në epërsi ndaj grekëve […]

The post Euroliga/ Eleminohen kampionët, Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe appeared first on BoldNews.al.

Fenerbahce mposht Panathinaikosin dhe siguron finalen e EuroLeague

23 May 2025 at 19:56

Fenerbahce ka siguruar kualifikimin në finale të EuroLeague të premten, pasi kanë mposhtur Panathinaikosin me rezultat 82-76, në një gjysmëfinale të luftuar ndaj ish-trajnerit rival Ergin Ataman. 

Klubi me bazë në Stamboll, të udhëhequr nga trajneri Sarunas Jasikevicius, e kontrolluan ndeshjen nga fillimi, duke krijuar një epërsi prej 22-14 pas çerekut të parë. 

Fenerbahce e ruajti avantahzin e tyre gjatë ndeshjes, duke udhëhequr me shifrat 38-33 pas pjesës së parë dhe duke e zgjeruar atë në 54-48 pas tre çerekëve, para se të sigurojnë eventualisht fitoren me rezultat 82-76. 

Devon Hall ishte lojtari më i dalluar tek Fenerbahce, duke shënuar për tri pikë në momentet vendimtare të ndeshjes. 

EUROLEAGUE FINAL FOUR’DA FİNALDEYİZ! 💛💙💪#Yellow7egacy #EuroLeague pic.twitter.com/1LZO3iRO7z

— Fenerbahçe Beko (@FBBasketbol) May 23, 2025

Wade Baldwin në ndërkohë prodhoi disa momente spektakolare, duke përfshirë një ngulitje në kosh që elektrizoi tifozët turk të pranishëm në palestër. 

Kjo fitore shënon paraqitjen e shtatë të Fenerbahces në Final Four në dekadën e fundit dhe krijon një mundësi të artë për t’u shpallur kampionë të EuroLeague. 

Klubi turk do të përballet në finale me Olympiacos ose Monaco, teksa do synojnë të përsërisin triumfin e vitit 2017 në EuroLeauge të cilin e arritën në Stamboll. 

Ky edicion i Final Four-it përfaqëson një ngjarje historike, pasi ishte hera e parë që u mbajt jashtë Evropës, më saktësisht në Abu Dhabi./Telegrafi/

The post Fenerbahce mposht Panathinaikosin dhe siguron finalen e EuroLeague appeared first on Telegrafi.

Takimi Kurti-Hamza në ndeshjen Trepça-Bashkimi, PDK: Ishte vetëm protokoll, pa konotacion politik

22 May 2025 at 13:32

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë një ndeshjeje basketbolli mes ekipeve Trepça dhe Bashkimi.

Në një konferencë për media, Gruda theksoi se praninë e përbashkët të Kurtit dhe Hamzës në tribunë nuk duhet ta shohim si një zhvillim politik.

Ai sqaroi se Hamza, në cilësinë e nikoqirit, ka ndjekur normat e protokollit dhe ka qëndruar pranë kryeministrit gjatë eventit sportiv.

“Ky është një takim rastësor dhe nuk ka asnjë konotacion politik. Ishte një ngjarje sportive, dhe si nikoqir, Hamza e kishte për detyrë të ulej afër kryeministrit, siç e kërkon edhe protokolli,” deklaroi Gruda. /Telegrafi/

The post Takimi Kurti-Hamza në ndeshjen Trepça-Bashkimi, PDK: Ishte vetëm protokoll, pa konotacion politik appeared first on Telegrafi.

❌
❌