Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Aksident mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, disa persona të lënduar

21 August 2025 at 07:57

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një autobusi në fshatin Dollc të Klinës, ndërkaq si pasojë disa persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës o6:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Dollc të Klinës. Ka disa persona të lënduar, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë”, tha Gashi.

Lajmi në përditësim. /Telegrafi/

The post Aksident mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, disa persona të lënduar appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri, pasditja me shi

21 August 2025 at 07:05

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezentë në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri, pasditja me shi appeared first on Telegrafi.

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

21 August 2025 at 07:00

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11– 15°C, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 29-33°C.

Era do të fryjë nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 20 August 2025Main stream

A do të ketë veprime sindikale në prag të vitit të ri shkollor, dekorohen nga SBASHK-u

20 August 2025 at 13:43

Nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë deklaruan se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in, sindikata do ta thërrasë Këshillin drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.

E SBASHK-u sot lidhur me këtë çështje ka lëshuar një njoftim për media.

SBASHK thekson se duke parë se ende nuk kemi institucione me të cilat do të dialogonim, apo ndaj të cilave do të drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se është i gatshëm për veprime – qoftë për takime e dialog, qoftë për veprime sindikale e grevë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Duke respektuar vendimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm për angazhime, që me dialog me Qeverinë dhe MASHTI-n deri më 20 gusht të realizohen kërkesat legjitime të anëtarësisë, e nëse institucionet nuk tregojnë gatishmëri për dialog të bëhen përgatitje për veprime sindikale, Kryesia e SBASHK-ut mbajti sot, më 20 gusht, takim dhe, në konsultim edhe me shumë prej kryetarëve të nivelit komunal e të universiteteve, analizoi situatën aktuale duke shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve, me të cilat do të zhvilloheshin takime dhe do të provohej fillimisht që me dialog të zgjidheshin kërkesat legjitime të anëtarësisë.

Në rast se vullneti i institucioneve për dialog do të mungonte, atëherë do të ndërmerreshin veprime sindikale, pa përjashtuar as grevën e përgjithshme.

Duke parë se ende nuk kemi institucione me të cilat do të dialogonim, apo ndaj të cilave do të drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se është i gatshëm për veprime – qoftë për takime e dialog, qoftë për veprime sindikale e greva – dhe kështu do të veprojë, duke respektuar zërin e anëtarësisë me të krijuar institucionet e shtetit tonë. /Telegrafi.

The post A do të ketë veprime sindikale në prag të vitit të ri shkollor, dekorohen nga SBASHK-u appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti

20 August 2025 at 11:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të seancës konstituive ku sërish nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit tha se si PDK do të votojnë një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që propozohet nga LVV-ja por që nuk ka qenë pjesë e qeverisë Kurti.

Krasniqi theksoi se ka mbi katër muaj që partia që doli e para në zgjedhje ka bllokuar formimin e institucioneve të reja.

“Ne erdhëm sot me shpresë që LVV do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat që do të merrte vota në mënyrë që të ecim tutje”, tha ai.

Krasniqi ritheksoi se si PDK bëjnë me dije se do të votojnë vetëm një kandidat ose kandidate për kryetar të Kuvendit e që propozohet nga partia e parë, por që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. /Telegrafi/.

The post Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti appeared first on Telegrafi.

Të rinj me motoçikleta nuk përfillën urdhrat e policisë, goditën policët në Ferizaj – tre të lënduar

20 August 2025 at 09:54

Policia e Kosovës ka njoftuar dy raste të sulmit ndaj personit zyrtar në Ferizaj, nga një grup i personave që ishin me motoçikleta.

Rastet kanë ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Lexoni të plotë raportin e Policisë:

Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj, 19.08.2025-21:15. Deri sa njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë, por përkundrazi kishte rritur shpejtësinë dhe me këtë rast kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj,19.08.2025-21:20. Deri sa njësia e trafiku të qytetit ka tentuar që të ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta drejtuesi i një motoçiklete ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Dy personat të cilët kanë qenë në këtë motoçikletë janë arrestuar. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Të rinj me motoçikleta nuk përfillën urdhrat e policisë, goditën policët në Ferizaj – tre të lënduar appeared first on Telegrafi.

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e 55-ta me radhë  

20 August 2025 at 07:44

Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë pa konstituim të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e shkurtit.

Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sot në ora 11:00 vazhdon për të 55-në herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

E procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur te zgjedhja e kryetarit.

Lëvizja Vetëvendosje si partia me përqindjen më të madhe të votave në zgjedhjet e fundit insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare.

Për PDK-në, LDK-në e AAK-në emri i Haxhiut është i papranueshëm, pasi sipas tyre nuk është unifikues.

Deri PDK e AAK kërkojnë të ndërrohet kandidati për kryeparlamentar, LVV thekson se si parti me përqindjen më të madhe të votave kanë të drejtë e prezantimit të kandidatit që ata duan.

Në anën tjetër, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetar të Kuvendit. /Telegrafi/

 

The post Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e 55-ta me radhë   appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri

20 August 2025 at 07:18

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.

SHMU njofton se era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë

20 August 2025 at 07:08

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 10– 13°C, ndërkaq maksimalet e ditës do të shkojnë nga 29 deri  në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Me armë dhe përdorimin e forcës grabitën pompën e benzinës, aktakuzë ndaj katër personave në Pejë

19 August 2025 at 14:59

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më datën 21.05.2025, rreth orës 23:35 min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë.

“Të pandehurit më datën 21.05.2025, rreth orës 23:35 min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë, pastaj me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905€, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575€, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale. /Telegrafi/

The post Me armë dhe përdorimin e forcës grabitën pompën e benzinës, aktakuzë ndaj katër personave në Pejë appeared first on Telegrafi.

KMDLNj: Pse aq shumë vetëvrasje në Kosovë?

19 August 2025 at 12:53

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësimin lidhur me numrin e vetëvrasjeve në Kosovë.

KMDLNj në një reagim për media theksoi se brenda 48 orëve humbën jetën gjashtë persona në rrethana të dyshimta, përkatësisht dyshimet ishin se e kishin vrarë veten.

Lexoni të plotë reagimin:

Pse aq shumë vetëvrasje në Kosovë?

Brenda 48 orëve humbën jetën 6 persona në rrethana të dyshimta përkatësisht dyshimet ishin se e kishin vrarë veten, me armë zjarri apo duke u vetvarur. Përfundimisht shkaqet e vdekjes të cilësuara si të dyshimta e marrin vulën zyrtare vetëm pas rezultateve të autopsisë nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Për KMDLNj rritja e këtyre rasteve paraqet shqetësim serioz aq më parë që të gjithë po merremi me pasojat, askush me masa parandaluese.

Askush deri më sot në Kosovë nuk ka bërë një hulumtim serioz dhe profesional për shkaqet që ndikojnë në rritjen e këtij fenomeni pas së cilave do të ndërtohej në strategji parandaluese.

Kosova, si vend që ka dalë nga lufta është dashur seriozisht të merrej me këtë çështje në mënyrë që të shkurtohet afati postraumatik, dukuri kjo thuaja normale pas përfundimit të luftës në vendet ku ka pasur luftë.

Çuditërisht, më shumë ka raste të vetëvrasjeve 26 vjet pas përfundimit të luftës se në periudhën pasi lufta ka marrë fund.

Sipas KMDLNj-së, situata e rënduar ekonomike, rritja e papunësisë, mungesa e trajtimit të rasteve të identifikuara me prirje për vetëvrasje, mungesa e solidaritetit të shoqërisë, mungesa apo pamjaftueshmëria e institucioneve të shtetit për të ndihmuar këto raste, humbja e shpresës, kostot e papërballueshme për bizneset dhe presioni i vazhdueshëm për rrezikshmëri nga lufta janë shkaktarët kryesorë për rritjen e numrit të vetëvrasjeve.

Kjo dukuri është në rritje te grupet e margjinalizuara që janë lënë anash nga shteti si pensionistët dhe veteranët e luftës kurse një numër më i vogël shkon te biznesmenët që nuk kanë përkrahje apo mbrojtje të ligjit.

KMDLNj shpreh shqetësim të thellë që kjo dukuri nuk po trajtohet seriozisht nga institucionet që kanë mandat ligjor mbrojtjen e të drejtave të njeriut aq më parë që po rrezikohet seriozisht e drejta kryesore e njeriut mbi të cilën ndërtohen të gjitha të drejtat tjera, e drejta për jetë, e garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut.

Me pamundësinë, objektive apo subjektive të shtetit për të siguruar mbrojtje dhe trajtim shëndetësor të qytetarëve, shteti, pa një bazë ligjore po e zbaton eutanazinë apo vdekjen e asistuar. /Telegrafi/

The post KMDLNj: Pse aq shumë vetëvrasje në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

Fillesat e fotografisë në Kosovë – Posta e Kosovës me emision të ri të pullave postare 

19 August 2025 at 10:38

Posta e Kosovës, sot shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare.

Në njoftimin e Postës thuhet se edhe pse fotografitë e para të qyteteve tona u shkrepën nga vizitorë të huaj si Josef Székely e Auguste Leon, shumë shpejt fotografia u përqafua nga vetë krijuesit vendorë.

Ahmet Zherka, me atelienë e tij në Gjakovë, shënon fillesat e këtij zanati në Kosovë. Në Prizren u veçuan familjet Koro dhe Mjeda, ndërsa më gjerë, emri i Marubit mbetet sinonim i pasionit për fotografinë në trevat shqiptare.

“Ky brez nismëtarësh e ktheu fotografinë nga mrekulli teknologjike në dëshmitare të kohës, duke na lënë një trashëgimi të çmuar që ruhet sot me përkushtim në Fototekën e Arkivit të Kosovës. Ky trashëgim vizual, i çmuar për nga përmbajtja dhe vlera, dëshmon për rrjedhat kulturore, shoqërore dhe arkitektonike të vendit, gjë që dhe sot paraqet një burim të pashtershëm për studiuesit, artistët dhe publikun e gjerë”, thuhet tutje në njoftim.

Pamjet e dy pullave postare dhe bllokut filatelik janë siguruar me përkrahjen e Arkivit Qendror pranë Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ndërsa për Zarfin e Ditës së Parë, nga studio Zherka në Gjakovë.

Ky emision i pullave postare do të mbetet në qarkullim postar deri në konsumim të plotë.

Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët t’i blejnë këto pulla, të cilat pasurojnë koleksionet personale dhe ofrojnë vlerë të shtuar kulturore e historike. /Telegrafi/

The post Fillesat e fotografisë në Kosovë – Posta e Kosovës me emision të ri të pullave postare  appeared first on Telegrafi.

Ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës, dyshohet se pësoi infarkt – Policia jep detaje të rastit në Devoll

19 August 2025 at 08:22

Pas ngjarjes ku humbi jetën një 59-vjeçar nga Devolli, i cili kishte qenë në një klinikë dentare për t’u trajtuar, informacione të reja kanë dalë lidhur me këtë vdekjen e tij.

Burime nga hetimet bëjnë me dije për Top Channel se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.

Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.

Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndërruar jetë.

The post Ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës, dyshohet se pësoi infarkt – Policia jep detaje të rastit në Devoll appeared first on Telegrafi.

​Nga bojkoti në rikthim, Janjiq: Vuçiq po luan me Perëndimin përmes Listës Serbe, një paradoks politik

16 August 2025 at 12:51

Rikthimi i Listës Serbe në zgjedhjet lokale të Kosovës që do të mbahen më 12 tetor, sipas analistit serb Dushan Janjiq, dëshmon politikën paradokse të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zgjedhjet lokale të 23 prillit 2023 në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës u bojkotuan nga Lista Serbe, e cila u bëri thirrje qytetarëve serbë të largoheshin nga institucionet. Postet e kryetarëve të komunave në veri mbetën bosh në nëntor 2022, kur përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e targave serbe dhe zëvendësimin e tyre me targa të Kosovës.

Megjithatë, në këto zgjedhje lokale, Janjiq thotë se kjo parti po rikthehet në garë me mbështetjen e vetë presidentit Vuçiq, duke “legalizuar” një situatë të krijuar nga ky bojkot, raporton KP.

Sipas tij, kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë politike, ku Vuçiq përdor Listën Serbe jo vetëm për të konsoliduar pushtetin e tij në veri të Kosovës, por edhe si kartë negociuese me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Në mes të një krize të thellë, ku rreziku është shumë i lartë që ai të mos jetë president deri në tetor, Vuçiq vazhdon të mbështesë dhe shtyjë Listën Serbe të paraqesë anëtarët e saj si kandidatë për zgjedhjet lokale.

Paradoksi qëndron në faktin se zgjedhjet lokale të mëparshme u bojkotuan nga Lista Serbe, e cila i thirri njerëzit të largoheshin nga katër komunat në veri të Kosovës. Lista Serbe dhe media e Vuçiqit i ftuan qytetarët të largohen nga institucionet. Tani, në zgjedhjet e ardhshme, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, Vuçiq legalizoi këtë situatë të re, e cila u krijua ndërkohë në veri të Kosovës. Kjo është me të vërtetë paradoksale. Jam i sigurt se kjo nuk është fytyra e vetme e politikës së Vuçiqit. Kjo përfshin edhe lojën e tij me Shtetet dhe Bashkimin Evropian. Tani po përdor Listën Serbe”, thotë Janjiq për KosovaPress.

Lista Serbe do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot. Vetëm për asamble, kjo parti do të jetë në garë në Gjilan, Istog, Klinë, Lipjan, Obiliq, Fushë Kosovë, Dardanë, Vushtrri dhe Pejë.

Ndryshe, në këto zgjedhje lokale Lista Serbe, e cila ka deklaruar se do të garojë me miratimin e Serbisë, do të sfidohet nga rreth 10 parti tjera. /KP/

The post ​Nga bojkoti në rikthim, Janjiq: Vuçiq po luan me Perëndimin përmes Listës Serbe, një paradoks politik appeared first on Telegrafi.

“Edhe këtë e përjetuam, këto veprime na i rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90”, flet pronari i një kompanie pas shkyçjes nga KEDS-i

16 August 2025 at 12:36

Hamdi Malushaj nga kompania “KiKxxl & evroTarget L.L.C” ka reaguar sot pasi Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) e ka shkyçur kompaninë e tij nga rrjeti i energjisë elektrike.

Malushaj në një postim në Facebook shkruan se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar.

Lexoni të plotë postimin:

Edhe këtë e përjetuam!

Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE.

Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë!

Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona.

Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju!. /Telegrafi./

The post “Edhe këtë e përjetuam, këto veprime na i rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90”, flet pronari i një kompanie pas shkyçjes nga KEDS-i appeared first on Telegrafi.

Ajvazi: Mos shkoni me i terrorizu prodhuesit, një kompani me investitor të huaj e me rreth 20 milionë investime është vizituar nga policia për t’ia ndalur rrymën

16 August 2025 at 12:15

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi ka reaguar sot pasi qindra biznese kanë mbetur pa rrymë për shkak se siç thonë nga KEDS-i ligjërisht nuk do të mundë të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ato kompani që nuk kanë arritur akoma marrëveshje me ndonjërin prej furnizuesve të licencuar nga ZRRE-ja.

Ajvazi në një postim në Facebook ka ngritur shqetësimet që ka marr një kompani prodhuese në Kosovë, gjersa ka kërkuar që të mos shkohet me polici tek prodhuesit dhe të terrorizohen.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Ju lutem mos shkoni me i terrorizu prodhuesit me polici se nuk janë kriminelë!

Sapo mora telefonat nga një kompani prodhuese në Kosovë.

Një kompani me investitor të huaj (evropian), që ka lënë Serbinë për të investuar këtu, me rreth 20 milionë € investime, sot është vizituar nga policia për t’ia ndalur rrymën.

Kjo kompani ligjërisht nuk e plotëson kushtin me dalë në treg të lirë. Nuk ka mbi 10 milionë qarkullim, por ka pasur plane të qarta për zgjerim dhe punësimin e deri në 500 punëtorëve. Sot i është vendosur dryni.

E njëjta kompani gjatë fushatës së fundit është vizituar nga vetë Kryeministri në detyrë, i cili u krenua me investimin në Kosovë.

Sot ky investitor përballet me polici te dera…

Pyetja është: pse duhet me shku me polici me i terrorizu bizneset  që kanë investuar miliona euro?

A është ky mesazhi që duam t’u japim investitorëve të huaj dhe prodhuesve tanë? Ndaluni. /Telegrafi/

The post Ajvazi: Mos shkoni me i terrorizu prodhuesit, një kompani me investitor të huaj e me rreth 20 milionë investime është vizituar nga policia për t’ia ndalur rrymën appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit për fundjavë

16 August 2025 at 08:02

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të mbajë mot me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore.

IHK njofton se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 32-35°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.

Ndërkaq, për të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s. /Telegrafi/

 

The post Parashikimi i motit për fundjavë appeared first on Telegrafi.

E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan

15 August 2025 at 15:00

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 07:30.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femër kosovare si dhe i kishte dëmtuar veturën”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e kanë hasur.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

The post E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person

15 August 2025 at 12:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten është përshirë nga zjarri në garazh në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 04:35.

“Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara dy vetura si dhe aty kishte pas edhe disa pajisje pune”, thuhet në raport.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërkaq në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Protesta në Gjilan pas vrasjes së trefishtë, Tahiri: Adresa para se cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje

15 August 2025 at 10:28

Sot në Gjilan protestohet para Gjykatës Themelore të Gjilanit pas vrasjeve të fundit në këtë qytet.

E lidhur me këtë ka reaguar sot deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili thekson se me plot të drejtë sot qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë në qytet.

Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pesë ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjilan heshtin për mos arrestimin e fajdexhiut.

“Pesë ditë heshtje nga Sveçla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm! Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur. Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të ‘blindohej’ në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur. Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/

The post Protesta në Gjilan pas vrasjes së trefishtë, Tahiri: Adresa para se cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

❌
❌