Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ngjarjet tragjike në vend, Rama: Koha për veprim kundër dhunës dhe fushatë për konfiskimin e armëve të paligjshme

12 August 2025 at 10:12

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit tragjike që kanë tronditur vendin, duke ngritur alarmin për mungesën e një qeverie funksionale dhe rrezikun në rritje që i kanoset qytetarëve.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se humbja e jetëve të njerëzve nuk mund të trajtohet sot si një statistikë.

“Ditët e fundit, vendi ynë është tronditur nga një varg incidentesh të dhunshme me humbje tragjike jetësh. Këto nuk janë thjesht numra. Janë fqinjët tanë, miqtë tanë, anëtarët e familjeve tona. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë si shoqëri, si institucione si shtet! Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje. Populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë”, ka shkruar Rama.

Rama po ashtu ka thënë se si kryetar i kryeqytetit iu ka bërë thirrje Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisin menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme.

“Veprimi duhet të jetë i shpejtë, i ligjshëm dhe transparent. Kjo nuk është thjesht një thirrje për veprim. Është një detyrë morale. Viktimat i nderojmë jo vetëm me fjalë, por me ndryshim real”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

The post Ngjarjet tragjike në vend, Rama: Koha për veprim kundër dhunës dhe fushatë për konfiskimin e armëve të paligjshme appeared first on Telegrafi.

Kush ishin katër gjeneralët iranianë të vrarë në sulmin izraelit?

By: fra nc
13 June 2025 at 15:54

Izraeli ka pretenduar se sulmet ajrore të ndërmarra më 13 qershor kanë vrarë katër gjeneralë të lartë të ushtrisë iraniane, përfshirë tre prej tyre nga Garda Revolucionare Islamike, forca ushtarake më e fuqishme në vend.

Sipas autoriteteve izraelite, këto sulme të paprecedent synuan objektet bërthamore të Iranit, fabrikat e raketave balistike dhe komandantë ushtarakë, me qëllimin për të penguar Teheranin të zhvillojë një armë bërthamore.

Më poshtë janë të dhënat për katër gjeneralët që raportohet se janë vrarë:

Hossein Salami

Hossein Salami

Gjeneralmajor Hossein Salami ka qenë komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare që nga viti 2019.

Ai ndodhej nën sanksione ndërkombëtare që nga viti 2006, si “person i përfshirë në programin iranian të raketave balistike”, sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Salami ndodhej gjithashtu në listat e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Zvicrës, Australisë dhe Japonisë, shkruan Rel.

Mohammad Baqeri

Mohammad Baqeri

Gjeneralmajor Mohammad Baqeri ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit që nga viti 2016, dhe zyrtarisht figura e dytë më e fuqishme në ushtri, pas liderit suprem, ajatollahut Ali Khamenei.

Ai u ngrit në radhët e Gardës Revolucionare, që dominon strukturat më të larta të ushtrisë iraniane, dhe kontrollon planifikimin, operacionet, inteligjencën, operacionet e fshehta dhe jo të rregullta, si dhe sigurinë e brendshme.

Garda Revolucionare është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Gholam Ali Rashid

Gholam Ali Rashid

Gjeneralmajor Gholam Ali Rashid ishte zëvendëskomandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit dhe konsiderohej si një nga figurat më të respektuara ushtarake në vend.

Që nga viti 2015, ai drejtonte shtabin qendror të Khatam-ol-Anbia, njësinë më të lartë operacionale të ushtrisë iraniane.

Që nga viti 2016, ky shtab është ndarë nga Shtabi i Përgjithshëm, dhe ka marrë përsipër komandën dhe kontrollin operacional.

Amir Ali Hajizadeh

Amir Ali Hajizadeh

Gjeneral brigade Amir Ali Hajizadeh ishte komandant i Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare që nga viti 2009.

Nën sanksione të SHBA-së që nga viti 2019, Hajizadeh ishte një figurë kyç në programin e raketave dhe dronëve të Iranit, dhe luajti një rol qendror në operacionet e fundit kundër Izraelit.

Ai u bë fytyrë e njohur ndërkombëtarisht kur doli drejtpërdrejt në televizion për të pranuar se Garda Revolucionare kishte rrëzuar gabimisht avionin e fluturimit 752 të linjës Ukraine International Airlines, në janar të vitit 2020, duke fajësuar “gabimin njerëzor”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush ishin katër gjeneralët iranianë të vrarë në sulmin izraelit? appeared first on Euronews Albania.

“6 vetëvrasje në 4 ditë”, Xhaferri akuzon Ramën: Ka kthyer ndërtimin në pastrim parash

11 June 2025 at 19:56

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër pas valës tronditëse të vetëvrasjeve të regjistruara në Korçë dhe Tiranë gjatë katër ditëve të fundit. Me një deklaratë të fortë, ai akuzon qeverinë se ka braktisur rininë dhe familjen, duke theksuar se vetëvrasja po kthehet në aktin e fundit të revoltës për shumë të rinj që ndihen të braktisur në një realitet pa shpresë, ku eksodi dhe krimi janë, sipas tij, të vetmet projekte që u ofrohen nga qeveria Rama.

Reagimi i plotë:

6 vetëvrasje në 4 ditë në vendin ku eksodi dhe krimi janë vetmet projekte që qeveria ka për rininë dhe familjen!

Tre vetëvrasje në Korçë dhe tre vetëvrasje në Tiranë në harkun kohor të 4 ditëve janë një këmbanë alarmi dhe dëshmi e qartë se institucioni i familjes po kalon kohë të vështira.

Në një vend ku eksodi dhe përfshirja në krim janë projekte qeveritare, vetëvrasja mesa duket ka mbetur si akti i fundit i revoltës edhe i shumë të rinjve, që dyert për një mundësi tjetër u janë përplasur në fytyrë nga uzurpatorët e deleguar nga krimi.

Sot një i ri e ka mision të pamundur të krijojë një familje pasi kostot e jetesës dhs rritjes së një fëmije janë rritur në mënyrë drastike në raport me të ardhurat.

Blerja një banese do ta bëjë një të ri peng për 70 -80 vite në bankë pasi Edi Rama ka vendosur që pastrimin e parave në ndërtim ta bëjë një biznes privat ku garantorë janë Banka e Shqipërisë dhe SPAK

Këto janë arsyet që më shtynë që në programin e PD të imlementoja projektin hungarez për strehimin, që parashikonte grant 30 mijë euro për blerjen e banesës parë për çiftet e reja.

Për këtë arsye kërkova që çdo familje që jeton në një zonë që nuk ka shkollë publike të subvencionohet me nga 250 euro për çdo fëmijë që ka në shkollë.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka asnjë politikë mbështetëse për familjen, pasi Edi Rama është ndër armiqtë më të egër të institucionit familjes.

The post “6 vetëvrasje në 4 ditë”, Xhaferri akuzon Ramën: Ka kthyer ndërtimin në pastrim parash appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

By: fra nc
7 June 2025 at 14:29

Të paktën 50 palestinezë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës, këtë të shtunë. Sipas burimeve palestineze të cituara nga agjencia Anadolu, sulmet ajrore dhe të shtënat me artileri filluan herët në mëngjes, duke përfshirë disa zona të populluara të enklavës.

Skena dramatike u regjistruan në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, ku një sulm ajror izraelit goditi një banesë me dy raketa, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona, mes tyre gjashtë fëmijë. Më shumë se 50 të plagosur janë raportuar vetëm në këtë sulm, ndërkohë që ekipet e shpëtimit frikësohen se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur nën rrënoja.

Në perëndim të Khan Younisit, një tjetër bombardim shënjestroi tendat që strehojnë palestinezë të zhvendosur, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave, përfshirë katër anëtarë të së njëjtës familje, dhe duke plagosur mbi 40 të tjerë.

Shtatë persona të tjerë humbën jetën nga një tjetër sulm që goditi një shtëpi me të zhvendosur në perëndim të qytetit të Gazës. Në veri të enklavës, në lagjen Al-Saftawi, artileria izraelite vrau dy civilë, ndërsa në kampin e refugjatëve Jabalia, tre persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të vrarë nga një tjetër sulm ajror.

Në Rafah, gjashtë palestinezë qëndronin pranë një pike shpërndarjeje ndihmash humanitare u qëlluan për vdekje nga forcat izraelite. Disa të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Anadolu, që nga 27 maji janë vrarë të paktën 115 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 580 të tjerë gjatë përpjekjeve për të marrë ndihmë humanitare. Nëntë persona figurojnë ende të zhdukur.

Vetëm një ditë më parë, në ditën e parë të Kurban Bajramit, 33 palestinezë u raportuan të vrarë nga sulmet në zona të ndryshme të Gazës.

Ky është Bajrami i katërt i përgjakshëm për banorët e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023, e cila ka shkaktuar sipas burimeve lokale rreth 54.800 viktima, ka përkeqësuar ndjeshëm krizën humanitare dhe e ka kthyer Rripin e Gazës në një zonë të pabanueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur appeared first on Euronews Albania.

“Të gjithë i rrinin pinc Laertit”- Tafani: Si pranova vrasjen e parë, dhanë 50 mijë€

By: fra nc
4 June 2025 at 12:54

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, duke zbardhur detaje të reja mbi veprimtarinë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

Ai ka rrëfyer se ka marrë urdhër për vendosjen e një sasie tritoli në Lushnjë si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer borxhin për mallin e marrë nga grupi, si dhe për një vrasje të porositur për 50 mijë euro.

“Në një nga takimet, më thanë të vendosja tritol në Lushnjë. Arsyeja ishte se i kishin dhënë mall dikujt dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si presion. I thashë ‘dakord’, ç’t’i thosha… që nga dita e parë kisha ndjesinë e presionit, nuk e di si ta shpjegoj,”- u shpreh Tafani para trupit gjykues.

Ai tregoi se rrugës për në Lushnjë, Laert Haxhiu i kishte dhënë 100 euro për shpenzime, ndërsa tritolin e vendosi në derën e një apartamenti në katin e parë të një pallati, pranë shinave të trenit.

“Vendosa 100 gram tritol. Mu duk si një provë për të parë nëse do e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë,”- tha Tafani.

Pas këtij veprimi, ai u kthye në banesën e vjehrrës. Por detyra e radhës ishte shumë më e rëndë, pasi kishte të bënte me vrasje me pagesë.

“Në një tjetër udhëtim, shkuam në Pogradec, unë, Laerti dhe Ligori. Në një moment, Laerti më thirri jashtë dhe më pyeti çfarë dija të bëja. I thashë që isha marrë me mall dhe njëherë kisha bërë vjedhje me dhunë, por nuk besoja se më donte për vrasje, ai vetë i bënte këto gjëra, thosha,”- dëshmoi Tafani.

Por biseda mori një kthesë tjetër. Sipas tij, pas një ndalese në Dardhë, iu propozua që të kryente një vrasje me pagesë për llogari të grupit.

“Më thanë do bësh një punë për një njeri tonin në Tepelenë. Më përmendën vetëm më pas emrin e Çajup Selimit. U shtanga atë natë,”- tha Tafani, duke shtuar se urdhri i vrasjes do zbatohej nga ai dhe Ligori, për një shumë totale prej 50 mijë euro, nga të cilat secili do përfitonte nga 25 mijë.

“I thashë: ‘Po ju e dini’… U ndjeva i bllokuar, të gjithë i rrinin pinc Laertit,”- përfundoi Tafani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Të gjithë i rrinin pinc Laertit”- Tafani: Si pranova vrasjen e parë, dhanë 50 mijë€ appeared first on Euronews Albania.

Vrasjet gjatë ndihmave në Gaza, rritet numri i viktimave dhe i të plagosurve

3 June 2025 at 13:38

Për të tretën ditë radhazi, palestinezë janë vrarë gjatë mbledhjes së ndihmave humanitare, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë filluar të dalin raportime për një incident fatal pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Rafah, në jug të Gazës.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka pasur të shtëna, por ka mohuar ngjashmërinë e këtij incidenti me ngjarje të tjera të fundit, duke theksuar se detajet e plota janë ende në hetim.

Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga Hamasi, ka njoftuar se të paktën 27 persona janë vrarë nga zjarr i ushtrisë izraelite pranë një pike shpërndarjeje ndihmash. Sipas një zëdhënësi të Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, të shtënat janë kryer nga tanke, helikopterë dhe dronë me kuadrokopterë, më pak se një kilometër larg qendrës së ndihmës.

Ushtria izraelite, nga ana tjetër, ka thënë se forcat e saj kishin realizuar një “zjarr paralajmërues” pasi kishin identifikuar individë të dyshuar pranë qendrës. Zjarri shtesë është qëlluar kur ata “nuk janë tërhequr”, sipas deklaratës së IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit).

Një incident i ngjashëm ishte raportuar edhe të dielën, por me informacione të ndryshme. Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës ka thënë se 31 persona kanë humbur jetën, ndërsa IDF ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se hetimet paraprake tregojnë se nuk është qëlluar drejt civilëve pranë qendrës së ndihmës.

OKB-ja ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë veprim si një “krim lufte” dhe ka apeluar për një hetim të thelluar mbi sulmet ndaj civilëve. Kjo ngjarje vjen pas nismës së fundit për shpërndarjen e ndihmave në Gaza, një proces që është kritikuar ashpër nga OKB-ja për “shpërfillje të plotë për sigurinë e civilëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasjet gjatë ndihmave në Gaza, rritet numri i viktimave dhe i të plagosurve appeared first on Euronews Albania.

Dëshmia/ Zbulohen mesazhet e Dumanit pas ekzekutimit të Dorian Shkozës

By: user 4
30 May 2025 at 16:44

Vrasja e Dorjan Shkozës në shkurtin e vitit 2020, është krimi i parë që Erjon Alibej alias Agim Shurbi (Krymi) financoi skuadrën e vrasësve me pagesë të koordinuar nga Nuredin Dumani.

Kontrata e vdekjes për vrasjen e Dorjan Shkozës, është lidhur mes Alibej dhe Dumanit, në shtëpinë e Erjon Alibej, aty ku dy personat Arjan Spahiu dhe Erjon Alibej, kishin ftuar për ta marrë në pyetje Nuredin Dumanin, si i dyshuari kryesor i tyre në masakrën e “Bradasheshit”, ku mbeti i vrarë Enea Alibej me nofkën “Tarzani”, daja i tij Arben Dylgjeri dhe turku, Erdal Durunay.

Që prej ditës së djeshme Erjon Alibej, ka nisur rrëfimin e dëshmisë së tij në Gjykatën e Posaçme, ku në cilësinë e bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK, ka treguar aktivitetin e tij në trafikun e kokainës, konfliktin e lindur dhe plagosjen e Xhon Rustës në Elbasan, vrasjen e vëllait Enea Alibej në Bradashesh dhe bisedat që ka zhvilluar me Suel Çelën, për dyshimet që ai kishte mbi të si pjesëmarrës i mundshëm në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Por kjo ngjarje, tashmë është zbardhur falë aplikacionit “Sky”, ku SPAK dhe vetë Erjon Alibej, e ka të qartë se autorët që kanë kryer ndaj njerëzve të tij në masakrën e Bradasheshit, janë Talo Çela, Dashnor Dumani me nofkën “Cjapi”, Altin Ndoci me nofkën “Kok Çami”, vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, Kel Kamami, Besmir Haxhia, Eljo Bitri dhe Emiljano Ramazani me nofkën “Ili”.

Erjon Alibej kërkonte me çdo kusht për të kapur gjallë ose ekzekutuar, Talo Çelën, ku kërkimet e tij ishin shtrirë deri në Peqin, por pa rezultat.

“…para se të njihesha me Nuredin Dumanin, ishte koha kur po interesohesha për të ditur më shumë rreth personave që kishin të bënin me ngjarjen e Endritit, Bujar Shega, më ka dërguar një shok të përbashkët, të cilit nuk ja mbaj emrin, dhe më ka informuar se Talo Çelën e mbanin dy vëllezër apo dy kushërinj me mbiemrin “Juba” në fshatin Karinë…”- ka rrëfyer Erjon Alibej.

Në pamundësi për të kapur Talon, vrasjen e parë që Erjon Alibej, ka kryer në shenjë hakmarrje me qëllim spastrimin e çdo personi, që kishte marrë pjesë në tragjedinë e familjes së tij, ishte ajo e Dorjan Shkozës.

Pas takimit dhe negociatave, Alibej së bashku me Arjan Spahinë fusin në grupin e tyre Nuredin Dumanin, të cilin nga të dyshuar e kthejnë në anën e tyre, duke e paguar për të vrarë miqtë e tij, me të cilët kishte kryer krime si pjesë e grupit të Talo Çelës.

“…takimin e parë me Nuredinin unë e kam inçizuar, por nuk i kam më këto incizime…”-thotë Alibej.

Lista me emrat e Talo Çelës, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin. E se këtë gjë, duhet dhe mund ta bënte vetëm Nuredin Dumanit.

Në dëshminë e tij, Erjon Alibej thotë se:

”…në bisedë me Arianin, para se të takoja Nuredinin për herë të parë, pyes Arianin çfarë interesi ka Nuredin Dumani që vjen tek ne, për vetëm se për lekë, për para, dhe asgjë më tepër, dhe nga ana e lekëve ti e di mirë se sa keq jam ekonomikisht për momentin…”.

Ndërsa sipas Alibej, Ariani i ka pohuar:

“…O Lal, ri i qetë për këtë, do ti tresim të gjithë, vetëm ti ndalojmë njëherë si fillim këta, ta kapim njëherë atë Talon, sepse ti po e sheh shumë mirë se çfarë po bëjnë këta. Tani do të ikë të marr ato lekë që kam dhe do ti sjell…”.

Më tej Alibej tregon se Arianit ia shpjegoj pak a shumë bisedat që bëra me Nuredinin dhe për më tepër i thashë:

”…Nuredini do 100.000 Euro për të nisur punën, por mesa e pashë nuk ka telefon, se si të merret vesh me ne…. Ariani më thotë: ”…shko, merr lekët për t’ia dhënë Nuredinit dhe telefonin e kriptuar që të lidhim kontakt me Nuredinin drejtpërdrejt…..

Si fillim Alibej, tregon se i ve në dispozicion të Dumanit një kapar prej 50 mijë euro si dhe një aparat telefonik të kriptuar “Sky”, me qëllim të mbajnë kontakte aty për çdo gjë.

Kthehem tek Nuredini dhe i them: “…më fal, po shkoj lart, do marr 50.000 euro që të marrësh me vete dhe një telefon që të kemi kontakt…” – tregon Erjon Alibej.

Më tej ai vazhdon duke pohuar si më poshtë: “…shkoj lart në apartament ku familja ime banon, dhe marr 50.000 Euro dhe një telefon të kriptuar, më kujtohet që ka qenë ose Iphone 6 ose Iphone 7, ngjyrë gri, dhe zbres poshtë dhe ia jap Nuredinit. Mbaj mend që kur Nuredini ka ardhur tek unë, për të më takuar mua për herë të parë, ka shkuar Arjani dhe e ka marrë në Katund të Ri, ku Nuredini ka qenë dhe me Elio Bitrin. Në dijeninë time, po atë natë, Nuredinin e ka dërguar në shtëpi Elio Bitri, dhe pasi ka mbërritur në shtëpi Nuredini më shkroi nëpërmjet telefonit të kriptuar që unë i dhashë, që ai kishte mbërritur në shtëpi pa problem…”.

“…dua të sqaroj se nga dita e takimit deri ditën e vrasjes së Dorian Shkozës, komunikoja herë pas herë me Nuredinin nëpërmjet telefonit të kriptuar, ku e pyesja vazhdimisht duke i thënë: “…a ke marrë vesh gjë për Talon…?, a ke dëgjuar gjë për Talon…?, vetëm për Talon interesohesha. Në këtë periudhë Nuredini kishte kontakt dhe me Arianin….”-thotë Alibej.

Më tej ai vijon se: “…pak përpara se të publikohej në televizor ngjarja që kishte ndodhur në Durrës, vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia. Nuk jam shumë i qartë se nga kush mora mesazh, Nuredini apo Arjani, por mbaj mend që në telefon më erdhi një shenjë (figurë) “…krahu në formë L me grusht të mbledhur…”, që tregonte muskuj. Unë pyes: “…çfarë ka…?’. Marr përgjigjen: “…iku i pari o vlla…., ia kthej unë: çfarë…?.

Më thotë shiko në televizor, do të shpjegoj më vonë, por nuk komunikuam më. Më pas po shikoja në televizor se çfar kishte ndodhur. Aty, nga televizori, shoh që ishin ekzekutuar dy persona dhe më pas ishte djegur një makinë në Bishtin e Zhurit.

“…takimin e parë me Nuredinin unë e kam inçizuar, por nuk i kam më këto incizime…”-thotë Alibej.

Duke qënë se një nga personat që ishte vrarë atë natë unë nuk e kisha dëgjuar, nga biseda që bëra me Nuredinin, për të qënë i sigurtë ridëgjoj înçizimet e bisedës, e kam dëgjuar disa here, dhe emri Anxhelo Avdia, nuk ishte përmend në asnjë moment gjatë bisedës. Nuk mbaj mend mirë ditën, por pas ngjarjes në Durrës, kam biseduar me Nuredinin me telefon të kriptuar, ose atë natë të ngjarjes, ose të nesërmen në mëngjes, dhe e pyeta në lidhje me atë që ndodhi dhe Nuredini më thotë:’…shkoi çdo gjë shumë mirë, e pyes unë po ai tjetri, Anxhelo Avdia, kush ishte, ç’ne…?.

Nuredini më përgjigjet: “…po njësoj, njeri i atyre është ai, nuk është kot dhe ai…”.

I them Nuredinit: “…po makina si ka mundësi që u dogj tek Bishti i Zhurit?

Nuredini më thotë: “…po, se nuk ka ku shpëton ai qen (Elio Bitri), e futa dhe atë këtu, si pjesë e atentatit”, këtë e thoshte për Elio Bitrin.

Nga bisedimet me Nuredinin, si nëpërmjet telefonit të kriptuar por edhe nga afër me Nuredinin, ai më ka shpjeguar dinamikat për secilat nga ngjarjet, dhe më konkretisht për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, më ka thënë që në atentat kanë marrë pjesë Elio Bitri, Kusho (Henrik Hoxhaj), dhe Klevis Alla. Nuk mbaj mend, nuk më kujtohet, nëse Nuredini më ka thënë nëse ai vetë ka qenë pjesë e ketij atentati. Mbaj mend që e pyeta në lidhje me makinën e djegur tek bishti i Zhurit, dhe Nuredini për këtë më thotë:

“…Elio Bitrin, në vendin ku ka djegur makinën, tek i njëjti vend kanë qenë duke e pritur njerëzit e Elio Bitrit që jetojnë në një fshat në dalje të Peqinit, në fshatin Karinë”. Nuk mbaj mend mirë por Nuredini më ka thënë:”…këta njerëzit e Elio Bitrit, e kanë mbiemrin Juba dhe janë në Karinë…”.

Pas kryerjes së vrasjes së dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Angjelo Avdisë, Erjon Alibej, i ka çuar përmes Arsen Preçin shumën tjetër të parave prej 50 mijë eurove, Nuredin Dumanit./OraNews

The post Dëshmia/ Zbulohen mesazhet e Dumanit pas ekzekutimit të Dorian Shkozës appeared first on Lapsi.al.

Gjërat Tona/ I fundit i Çapjave- Saga e vrasjeve të Elbasanit

18 May 2025 at 20:52

Paraditen e 25 prillit të vitit 2025 zyra e Interpol Tiranës mori një e-mail nga zyra homologe e Abu Dabit. Ishte miratuar ekstradimi i një prej më shtetasve shqiptarë më të kërkuar nga drejtësia.

Vendim që drejtësia shqiptare e priste prej 3 vitesh, që nga viti 2022 kur ai ishte arrestuar në Dubai.

Bëhej fjalë për Florenc Çapjan nga Elbasani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe. I dënuar me një burgim të përjetshëm në mungesë dhe i hetuar si pjesë e një dosje voluminoze të SPAK, si porositës vrasjesh.

Në këtë informacion të rëndësishëm që Interpol Abu Dabi i nisi Policisë Shqiptare, kishte vetëm një kërkesë. Të merreshin masa për ekstradimin e tij.

Jo thjeshtë për të siguruar lëvizjen nga Dubai në Tiranë, por edhe për sigurimin e një vize, për shkak se dokumentacioni i tij kishte përfunduar.

Pasaporta e Florenc Çapjas, e prodhuar më 7 qershor 2012, kishte skaduar më 6 qershor 2022 dhe nuk kishte pasur rinovim të saj.

Por kjo ishte gjëja më e thjeshtë për Policinë shqiptare që e priste prej kohësh ekstradimin e 44-vjeçarit nga Elbasani.

Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe paraditen e 2 majit 2025, një oficer i Interpol Tiranës dhe 3 oficerë të RENEA-s janë nisur drejt Dubait për të marrë në dorëzim Florenc Çapjan. Fluturimi nga atje është bërë transit në Aeroportin e Stambollit, ku gjatë gjithë kohës Çapja ka qenë i shoqëruar nga 4 oficerët e Policisë Shqiptare dhe më tej kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku i shumëkërkuari i është dorëzuar Policisë së Burgjeve.

Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të Interpolit, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Florenc Çapja, 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 44-vjeçari është me masë sigurie “arrest në burg”, nga Gjykata e Posaçme, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndonëse më parë Interpol Tirana kishte kthyer nga Dubai edhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë, i pari Bruno Çobo, më 13 mars 2024, i cili kërkoi vetë që të kthehej në Shqipëri dhe dy të tjerët, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, më 14 gusht të po atij viti, që u depërtuan, Florenc Çapja është i pari që ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Ndërsa është i treti në Europë që ekstradohet, ndonëse asnjë shtet nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi me Dubain. I pari ishte bosi i Camorra-s, Raffaele Imperiale, që u ekstradua në gusht të vitit 2022 në Itali, pas një iniciative të ministres së Drejtësisë, e cila i dorëzoi personalisht kërkesën e tretë për ekstradim homologut të saj në Emiratet e Bashkuara.

I dyti ishte një tjetër shqiptar, po ashtu nga Elbasani, Franc Çopja, i cili u ekstradua në Belgjikë më 30 dhjetor të vitit 2023. Ai ishte një ndër më të kërkuarit, si drejtues i një organizate kriminale. Por për të u ndoq një tjetër rrugë. U zgjodh momenti kur ai lëvizi nga Dubai në Abu Dabi dhe pikërisht ky ishte rasti që u shfrytëzua për të realizuar ekstradimin e tij.

Me ekstradimin e Florenc Çapjas, duket se janë rrëzuar përfundimisht 3 nga grupet kriminale më të rrezikshme të Elbasanit. Pas goditjes së klanit “Alibej” dhe atij “Çopja”, fundi erdhi edhe për grupin “Çapja”. I vetmi që vijon t’i shmanget drejtësisë, ndonëse shumë anëtarë të organizatës së tij janë arrestuar, vijon të jetë Suel Çela, rivali i Çapjave.

Arrestimi i Florenc Çapjas

Më 27 mars të vitit 2021, agjentet e zyrës së Interpol Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me Policinë e Dubait, arrestuan Florenc Çapjan. Pasi janë kryer verifikimet Policia atje ka konfirmuar faktin se, personi i ndaluar ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e kishte shpallur në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars 2021. Por pak orë para se të firmosej urdhër  – arresti, Çapja ishte larguar nga Shqipëria. Ai kishte fluturuar fillimisht drejt Stambollit, në orët e para të mëngjesit e më pas në Dubai. Rastësi apo jo, kjo nuk thuhet me siguri, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë informuar se do të arrestohej e ka vendosur të arratisur drejt vendit nga ku nuk mund të ekstradohej.

Florenc Çapja qëndroi vetëm një muaj në paraburgim duke u liruar kundrejt garancisë pasurore prej 55 mijë eurosh, ashtu siç kishin bërë shumë emrat të tjerë të njohur të krimit në Shqipëri, duke iu shmangur në këtë mënyrë përballjes me drejtësinë. SPAK i nisi menjëherë autoriteteve të Dubait një kërkesë ekstradimi për Florenc Çapjan, por për shumë kohë nuk u dha asnjë përgjigje, deri më 25 prill të vitit 2025, kur Interpol Adu Dabi njoftoi autoritetet shqiptare se ai ishte arrestuar pasi ishte miratuar ekstradimi i tij.

Çapja kërkohej për një ngjarje që ishte hetuar e rihetuar nga Prokuroria e Elbasanit, për të cilën akuzohej edhe Ardian Çapja, por gjithmonë përfundonte duke u pushuar hetimet. Ndërsa në fund dosja e kësaj ngjarje, që bën fjalë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, i kaloi SPAK-ut.

Më 15 nentor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit, dënoi 6 personat që ishin përfshirë në vrasjen e vitit 2012 në Elbasan. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar dënim të përjetshëm për Ardian e Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. 25 vite heqje lirie u vendos për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Florenc Çapja akuzohet për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, më 15 gusht të vitit 2012. Ky i fundit akuzohej se në bashkëpunim me të tjerë kishte ekzekutuar Sokol Çapjan në dhjetor të vitit 2005 në Elbasan. Dosja u rikthye edhe njëherë në duart e drejtësisë pas dëshmisë së dhënë në vitin 2020 nga i penduari Ervis Bardhi, i cili pranoi se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardian dhe Florenc Çapja.

Florenc Çapja ishte arrestuar edhe më herët në Elbasan për vrasje, por ishte lënë i lirë në rrethana të dyshimta. Më 19 nëntor të vitit 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë atë nga burgu, edhe pse konsiderohej me rrezikshmëri të lartë dhe ishte me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Gjyqtari vendosi pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës Fadil Mema, me argumentin se nuk provohej se ai e kishte kryer këtë vepër penale. Policia reagoi në lidhje me lirimin e tij në atë kohë.

Policia e Shtetit

Florenc Çapja është arrestuar në datën 14 qershor 2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Në të njëjtën ditë ku në Elbasan u lirua Florenc Çapja, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, shpalli të pafajshëm edhe armikun e tij, Suel Çelën, të njohur edhe me emrin Marjus Lulaj. Sipas Policisë, Çela gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Policia e kishte shpallur atë në kërkim për ngjarjen e datës 10 shtator 2017, kur pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, të Elbasanit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin goditur me makinë punonjësit e Policisë. Në seancën e datës 4 nëntor 2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare. Akuza ka kërkuar dënimin e tij me 7 vjet burgim, por Gjykata ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Policia e Shtetit

Ky shtetas, Suel Çela, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Por sot, me izolimin në qeli të Florenc Çapjas, historia e një familjeje që për vite me radhë ia doli të ishte e paprekshme, në fund duket se është thyer. Një përplasje e ashpër që nisi dy dekada më parë në qytetin e Elbasanit, me futjen në lojë edhe te killerave me pagesë, atëherë kur Ardian Çapja administronte bizneset e familjes bashkë me të vëllain, Sokolin, shkaktoi dhjetëra viktima. Vrasja e Sokol Çapjas solli përplasje me armë, viktima e të plagosur, që e kthyen Elbasanin në një arenë lufte. Në fillim duke eliminuar ata që i kishin pajtuar për të mbyllur hesapet e tyre e më pas duke përfunduar vetë në shënjestër. Ndërsa tani, historia e Ardian Çapjas, nipit të tij, Florencit dhe e familjes, mori fund pikërisht nga një prej atyre që paguan për t’u hakmarrë ndaj atyre vrasësve që nisën këtë betejë të përgjakshme.

Ervis Bardhi, një djalë që në vitin 2012 lidhi një “kontratë” të për vrarë vrasësin e Sokol Çapjas, u kthye në të penduar. Ai vetë u identifikua nga një gjurmë gishti, në targën e makinës së djegur që u përdor për vrasjen. Në fillim ishte në kërkim. Më pas u dorëzua për të treguar gjithçka që dinte. Tregoi aq shumë, sa sot, i paprekshmi Ardian Çapja është izoluar përjetësisht në burg.

Saga e vrasjeve të Elbasanit

Saga e vrasjeve daton në maj të vitit 2005, atëherë kur Sokol Çapja qëllohet për herë të pare dhe i shpëton një atentati. Sokol Çapja, qëllohet me armë zjarri dhe ndiqen deri në derën e shtëpisë, por iu shpëton plumbave. Autor i këtij sulmi ishte Rezart Çela, me të cilin Sokoli kishte pasur një konflikt. Sokol Çapja, 33 vjeç, administronte bashkë me të vëllain hotelin “Univers”, që ruhej me polici private nga Ilir Rexhepi.

Sulmi me armë ndodhi ne derën e objektit që ruhej nga policët private. Konflikti mes tij dhe Rezart Çelës ndodhi për disa makineta lojërash fati që italiani Paolo Mazzuco, pas shumë vitesh aktivitet në Elbasan ia la në administrim Sokolit dhe vetë iku nga Shqipëria. Për shkak të njohjeve që kishte krijuar në Elbasan, shtetasi italian kishte arritur të shmangte taksat, derisa u kërcënua dhe u detyrua të largohej. Rezart Çela mbikëqyrte një prej pikave me makineta lojërash fati dhe pasi shtetasi italian u largua, ai refuzoi t’ia dorëzonte Sokol Çapjas, që tashmë kishte marrë administrimin e tyre. Kjo ishte shkëndija që solli konfliktin mes tyre, derisa Rezarti qëlloi me armë në drejtim të Sokolit.

Pas sulmit me armë që iu bë, Sokol Çapja kërkon që Rezarti të eliminohej. Këtë detyrë ia ngarkon atij që i ruante bizneset me policë privatë, Ilir Rexhepit. Iliri gjen tre persona për të realizua vrasjen e porositur. Kunatin e vëllait të tij, Dritan Shemen bashkë me kushëririn e tij, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Dritan Sheme kishte disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer një dënim në Holandë për trafik droge.

Ndërsa Armando Hasani dy muaj më parë kishte plagosur një person te pallati i sportit. Sokoli kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e Rezartit. Fillimisht ka paguar 15 mijë euro paradhënie, ndërsa pjesën tjetër ka premtuar se do ia jepte Dritan Shemes pasi të ishte kryer vrasja. Dritani, bashkë me dy të tjerët e realizojnë vrasjen e Rezart Çelës në kohën kur Sokol Çapja kishte udhëtuar drejt Sarandës bashkë me një oficer të lartë Policie.

Më 17 gusht të vitit 2005 Rezarti, 27 vjeç, ekzekutohet në hyrje të shtëpisë së tij, pranë degës së Tatim-Taksave në Elbasan. Disa ditë më vonë, Dritan Sheme kërkon pjesën tjetër të parave, por Sokoli po vazhdonte të vonohej për pagesën. Duke qenë se bisedat nuk po jepnin rezultat, as me ndërmjetësimin e Ilir Rexhepit, në shtator ndodh një përplasje me armë mes dy grupeve, të Çapjas dhe të Shemes. Por duket se ky nuk ishte konflikti i vetëm mes tyre. Sipas dëshmive të asaj kohe, ata ishin prishur edhe në pazare për çështje droge dhe Dritani ishte betuar që do ta vriste Sokolin.

Ai i kalonte shpesh mbrëmjet në një lokal me emrin “Aquario”, në rrugën Rinia në afërsi Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Edhe mbrëmja e 26 dhjetorit të vitit 2005, ishte një nga ato të zakonshmet për të. Sokoli 33-vjeçar, si pronar i kompleksi të madh, edhe influenca e tij ishte e madhe në Elbasan. I shoqëruar nga dy vajza, ai futet në lokalin që e kishte frekuentuar edhe më parë dhe ulet bashkë me dy mikeshat e tij. Nuk kalon shumë kohë dhe aty futen edhe 4 persona të maskuar e të armatosur. Pasi u kërkojnë të pranishmëve që të largoheshin nga lokali, i drejtojnë automatikët nga Sokoli i shkrepin pa mëshirë.

Sokol Çapja bie në tokë i bërë shoshë nga të paktën 22 plumba. Ndërsa autorët, të siguruar për vrasjen, largohen duke hipur në një makinë që i priste jashtë lokalit. Asnjë dëshmitar nuk arriti t’i identifikonte. Por nisur nga konflikti i mëparshëm, Policia kishte tre të dyshuar. Dritan Shemen, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Të tre u ndaluan nga Policia ndonëse më vonë arritën t’i shpëtojnë drejtësisë. Megjithatë nuk i shpëtuan dot hakmarrjes. Dritan Sheme, i afërm shefit të qarkullimit të asaj kohe, Fadil Memës, do të ekzekutohej një vit më vonë në Tiranë. Ndërsa Gentian Beqiri pas 7 vitesh, brenda shtëpisë së tij në Elbasan.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, familja e tij e dinte shumë mirë se cilët ishin autorët, madje ata fajësonin edhe Fadilin. Ai ishte i afërm i Dritan Shemes, që ishte fshehur pas vrasjes së Sokolit. Për t’i dhënë një mesazh Dritanit, më 30 janar të vitit 2006 u qëllua me 11 plumba ndaj Fadil Memës. Autor i plagosjes së Memës u dyshua Florenc Çapja. Florenci u arrit të identifikohej nga Ardian Ibrahimi, kunati i Fadil Memës, i cili ishte dëshmitar në atë ngjarje. Policia e arrestoi, por pas presioneve që nisën ndaj Fadilit e familjes së tij, në një moment ai ndryshoi dëshminë, duke e nxjerrë nga qelia autorin. Por për Çapjat kjo nuk mjaftonte. Ata nuk do ia falnin dëshmitarit Ardian Ibrahimi. Qëndrimi në qeli për një muaj ishte shumë për Florenc Çapjan.

Kunati i Fadil Memës, jetoi vetëm 4 muaj pasi artikuloi emrin e Florenc Çapjas, si autor të plagosjes. Pasi u mbajt nën vëzhgim për disa javë, Ardian Ibrahimi u ekzekutua me 5 plumba më 28 maj të vitit 2006. Ai u vra në një lokal, ku ishte me shokun e vet. Dy persona me motor janë afruar para lokalit dhe më pas kanë hyrë brenda. Të maskuar e të veshur me të zeza, ata kanë hapur zjarr duke vrarë Ardianin. Ndërsa mbeti i plagosur edhe kamarieri. Për këtë ngjarje u arrestua Saimir Bako, i dyshuar si vrasës me pagesë, i cili u identifikua nga analiza e AND.

Më 18 gusht të vitit 2006, Policia ndalon në Fier Ardian, Fejzi, Enver e Agron Çapjan, si dhe kunatin e tyre Behar Shehu. Gjithashtu, bashkë me ta ndalohen edhe Dritan Hatija e Sajmir Baku. Në makinat e tyre u gjetën pistoleta dhe automatikë. Nga të gjithë të ndaluarit, u dënua dhe bëri 6 muaj burg vetëm Ardian Çapja. Policia kishte të dhëna se këta persona ishin nisur për të vrarë Dritan Shemen, pasi ishin informuar se po qëndronte në një hotel në Sarandë. Pas arrestimit të tyre atentati dështoi, por jo për shumë kohë. Autorët arritën të zbulojnë se kush ishte e dashura e Dritanit. E mbajtët në vëzhgim derisa ajo i çoi në adresën ku jetonte. Dritani prej pak kohësh qëndronte në një apartament në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Mbrëmjen e 19 tetorit të vitit 2006, në një rrugicë tërësisht të errët pranë shtëpisë së tij, Dritan Sheme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Edhe sot e kësaj ditë kjo ngjarje vijon të jetë e pa autor.

Pas përplasjeve të përgjakshme dhe paralajmërimeve që mori nga familja Çapja, ish-shefi i Qarkullimit largohet drejt Italisë. Ai vendoset në Torino bashkë me familjen e tij dhe fillon punë. Me një kopje të deklarimeve të tij të dhëna para prokurorit Xhevat Hana në Shqipëri, Fadili ka kërkuar azil në Itali. Ka qenë një material rreth 80 faqe, deklarime të shkruara me dorë mbi, që ai i ka dorëzuar në Torino, në vitin 2006. Kërkesa u pranua nga autoritetet italiane vetëm pas tentativës tjetër të vrasjes, që iu bë në Torino më 2 maj 2009. Fadili u qëllua kur po shkonte në punë, por arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia italiane deklaroi si autor të dyshuar të vrasjes një shtetas me emrin Arsen, nga Cërriku. Familja e tij gjithmonë ka fajësuar familjen Çapja për atë që ka ndodhur.

Kunati i motrës së Dritan Shemes, një prej vrasëse të Sokol Çapjas, humb jetën në një atentat të mirëorganizuar. Ish-agjentit i policisë së Elbasanit, mbeti i vdekur në vend, pasi dy breshëri kallashnikovi u shkrepën mbi të mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009. 36-vjeçari ra në pritë sapo doli nga shtëpia, në lagjen “Vullnetari”, kur po drejtohej për tek parkingu i makinës. Në këtë moment një motor me dy persona të maskuar e të armatosur i ka prerë rrugën duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta. Ngjarja e rëndë është parë nga shumë banorë, madje edhe nga nëna e tij që banonte në pallatin përballë.

Roland Rexhepi, që njihej si “Doda”, për disa vite punonte si agjent i krimesh në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ndërsa më vonë u largua nga Policia, për të punuar si përgjegjës i rojeve privatë të stadiumit. Rreth dy muaj pas vrasjes Rolandit, Policia e Elbasanit konfirmoi se personat e dyshuar në vrasjen e tij ishin Marjus Tafa dhe Armand Llakaj, dy njerëz të afërt të familjes Çapja. Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, ata u dënuan me 23 e 25 vjet burg. Prova e rëndësishme për Prokurorinë ishte akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskat që autorët përdorën në krim.

Për këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim edhe një person i tretë. Donald Hoxha, 35 vjeç, i cili u ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar më 25 prill të vitit 2024. Në janar të atij viti, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë për vrasjen e Roland Rexhepit, në bashkëpunim me Marjus Tafën dhe Armand Llakajn.

Dy vite pas Roland Rexhepit, vritet edhe i vëllai, Ilir Rexhepi. Shefi policisë privatë qe siguronte bizneset e familjes Çapja, u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011 teksa ecte në rrugë, në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan. Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi, Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar 48 vite burg për vrasësit e vëllait të tij, Roland Rexhepit. Për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës në drejtim të Greqisë e më pas në Belgjikë. Më vonë ai u paraqit vetë në Polici dhe ngriti një alibi sikur në momentin e vrasjes ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit me disa miq dhe për këtë paraqiti pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga Prokuroria.

Një nga personat që fillimisht ishte paguar për të kryer vrasje nga Sokol Çapja e më pas mori pjesë në vrasjen e tij, ishte edhe Gentian Beqiri. Në janar të vitit 2006, Gjykata e Elbasanit cakton masën “arrest me burg” për Gentianin, i dyshuar për vrasjen e Sokolit. Gjatë gjykimit të çështjes në ngarkim të tij,  më 12 prill 2012, e njëjta gjykatë konstaton shuarjen e masës dhe i cakton masën “arrest shtëpie”. Me caktimin e kësaj mase, Gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e zgjedhur prej tij, e ndodhur në rrugën “Naum Panxhi”, në Elbasan. Mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Gentianit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur i ati i tij, Neziri, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiri. Ai ishte i shtrirë në dhomën e gjumit, pasi ishte i paralizuar. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit.

Nga goditjet ai pësoi hemorragji në tru e në mëlçi dhe ndërroi jetë. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Sokol Çapjes, Gentian kishte ndryshuar identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij. Në shtëpinë e Gentian Beqirit nuk futej kushdo dhe për këtë arsye ishte thurur një plan nga persona që e njihnin, të cilët arrinin të futeshin brenda shtëpisë. Gjithçka është zbardhur nga i penduari Ervis Bardhi, i cili më 19 qershor të vitit 2019, është paraqitur vetë në ambientet e Policisë së Tiranës duke u vetëdorëzuar. Ai ka përmendur disa emra si pjesëmarrës, organizator dhe urdhërues të vrasjes. Ndërsa ka thënë se ishin paguar 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentianit.

Mes emrave që përmendi Ervis Bardhi ishin: Lorenc Skilja, Etjen Cani, Olsi Leku dhe Klajdi Dokoli. Lorenc Skilja ka pasur njohje me Gentian dhe pasi ai ka dalë nga burgu me arrest shtëpie, Lorenci i ka shkuar disa herë në shtëpi. Në një nga këto takime, Lorenci ka marrë me vete edhe Etjen Canin, i cili pasi u njoh me Gentianin ka filluar të shkojë vetë aty dhe qëndronte gjatë me të. Gjatë kësaj kohe ai hynte e dilte pa u shqetësuar nga policët që e ruanin. Disa muaj përpara vrasjes së Gentian Beqirit, Etjeni e ka ftuar edhe Ervis Bardhin që të shkonte aty. Ervisi po ashtu kishte njohje me Gentianin, pasi kishte qëndruar në një nga qelitë ngjitur me të në burgun e Peqinit, kur ai mbahej në paraburgim për vrasjen e Sokol Çapjas. Hyrjet dhe daljet e tyre kanë qenë të shpeshta në banesën e viktimës. Ditën e ngjarjes, Nezir Beqiri nuk e hapte derën, por pasi I prezantohen ai i lejon të futen brenda. Olsi Leku zbulon që në atë moment  nëna e viktimës po zbriste, i thotë që duhet të ikin. Ervisi godet fillimisht viktimën dhe në mënyrën se si e përshkruan është e njëjtë me pozicionin se si u gjet viktima. Dëshminë e mënyrës  se si është qëlluar viktima, prokurorët e quajnë si provën më të rëndësishme. Prandaj e kthyen dosjen pas për ta përcaktuar si vrasje me pagesë apo vrasje në bashkëpunim.

Ish-shefi i Qarkullimit, që u shpëtoi dy atentateve, mbetet i vrarë teksa po dilte nga banesa ku jetonte në Itali. Më 13 mars të vitit 2015 ai u qëllua 14 herë, ndërsa 7 nga plumbat e goditën në trup duke i marrë jetën. Atentatorët u dyshua se ishin dy dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dosja hetimore që identifikoi autorin e vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi, zbuloi edhe organizatorin e autorin e vrasjes së Fadil Memës në Torino. Sipas Prokurorisë organizator ishte Anastas Çollaku, i cili ka qenë gjithmonë ndërmjetës familjes Çapja në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre. Në herën e parë Çollaku dështoi për ta vrarë duke e lënë të plagosur, ndërsa më pas i mori jetën. Vrasja u organizua bashkë me një shtetas grek, Dimitri Pavlidis, i cili qëlloi duke lënë të vdekur Memën. Ndërsa Sajmir Serjani ka ndihmuar në informacion dhe më pas ka djegur makinën e përdorur gjatë vrasjes, në Asti. Pas vrasjes, Çollaku dhe Pavlidis u zhdukën në Gjermani.

Mbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2016, në lokalin që në Elbasan njihet me emrin “Rrapi i Gonit”, pjesëtarë të familjes Çapja, të afërm e miq të tyre ishin bërë bashkë për një gëzim familjar. Arnoldi, djali i Agron Çapjas, pronarit të lokalit ishte kthyer para 3 ditësh në Shqipëri. Për të festuar kthimin e tij ishin mbledhur 10 vetë. Të paktën kështu deklaronte Policia. Megjithatë mund të kishin qenë edhe më shumë, por emrat e tyre nuk u përmendën askund. Policia shpërndau vetëm emrat e 3 të vrarëve dhe 8 të plagosurve. Nuk kishte kaluar as një orë nga nisja e dollive në lokal, kur në drejtim të tij janë derdhur 65 plumba. Breshëri kallashnikovi, madje dyshohet edhe mitralozi kanë sharruar të gjithë ata që ishin brenda. Bilanci, 3 të vdekur, 8 të plagosur. Viktimat ishin: Agron Çapja, nipi i tij, Ardit Sinakoli dhe miku i familjes, Eno Bedalli. U fol se atë mbrëmje u paraqitën për të marrë mjekim në spital edhe Florenc Çapja e Bledar Muça, por sipas mjekut kishin dëmtime të lehta dhe u larguan. Ndërsa Policia nuk i përmendi si palë të dëmtuar. Vrasja e 3 personave e plagosja e 8 të tjerëve, ndonëse dukej si një krim i paralajmëruar, për askënd në qytet nuk ishte menduar se mund të merrte përmasa të tilla. Pamjet e disa kamerave sigurie, por edhe dëshmitarët, treguan se autorë të masakrës kanë qenë të paktën 4 persona të veshur me uniforma kamuflazhi si ato të forcave speciale të Ushtrisë. Në kokë kishin kapuçë të zinj që mbulonin tërësish fytyrën, përveç syve. Dy prej tyre kanë zbritur nga makinat dhe kanë qëlluar nga afër lokalit, ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar në distancë nga brenda makinave.

Biznesmeni Saimir Beqiri, vëllai Gentianit, të vrarë 4 vite para tij, gjendet i pa jetë në oborrin e një lokali. Ai ishte vrarë më armë zjarri afër karburantit që ndodhet në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Sipas Policisë, viktima ndiqej prej disa ditësh nga atentatorët, derisa u ekzekutua mëngjesin e 11 prillit të vitit 2016, pranë karburantit në pronësi të tij. Personat që e ndiqnin lëviznin me një automjet “Mercedez” dhe mbanin paruke. Policia e Prokuroria ngritën si pistë kryesore të ngjarjes atë të hakmarrjes, lidhur me konfliktin me familjen Çapja. Madje hetimet u përqendruan kryesisht tek ngjarja e ndodhur dy muaj më parë, ku u vranë 3 anëtarë të asaj familje. Policia e Elbasanit arrestoi rojën e karburantit që ndodhej pranë lokalit ku ndodhi vrasja. Shkëlqim Salla, nga Peqini, u arrestua një ditë pas vrasjes se Saimir Beqiri, pasi Policia dyshonte se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka denoncuar.

Një person me veshje kamuflazhi e me kapele në kokë qëllon me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodheshin Floreci dhe Bledari më 6 qershor të vitit 2016. Ai kishte qëndruar i ulur në një lokal, në rrugën “28 nëntori”, në pritje që makina të kalonte. Në këtë kohë ka marrë një telefonatë dhe pak sekonda më pas ka kaluar makina në fjalë. Ai është ngritur nga kafja dhe ka qëlluar makinën në pjesën e pasme, por plumbat nuk kanë depërtuar pasi makina ishte e blinduar. Autori ka vazhduar të qëllojë derisa xhamat janë thyer dhe në këtë kohë Bledar Muça ka marrë një plagë në kokë. Ndërsa Florenc Çapja ka arritur të largohet. Nga të shtënat u plagos edhe një punonjëse policie, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Rreth 20 metër larg vendit të ngjarjes, Policia gjeti armën e atentatorit. Në shkurt të vitit 2017, Policia identifikoi si të dyshuar për këtë atentat, 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj. Ai u arrestua në Holandë nga ku më pas edhe u ekstradua. Ndërsa sot ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça arrestohen për një sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë në Elbasan më 9 qershor të vitit 2016. Ata u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake. Efektivët e njësisë operacionale që kanë qenë në rol vëzhgimi me mbulim, janë sulmuar në mënyrë të papritur nga pjesëtare të familjes Çapja dhe të afërm të tyre. Në këtë moment, efektivët e policisë që ndodheshin në mjetet e vëzhgimit, kanë dalë nga mjetet dhe janë identifikuar se ishin efektivë policie, ndërsa kishin të veshur jelekë dhe shenja identifikuese. Pavarësisht kësaj, efektivët janë gjendur sërish në breshëri plumbash, çka ka bërë që ata të reagojnë. Ndërsa vetë të arrestuarit kanë janë shprehur se po organizohej një sulm ndaj tyre nga persona të veshur si policë. Kanë pretenduar se nuk kanë qenë në dijeni se ata ishin vërtetë punonjës Policie.

Kjo është tentative e parë për vrasjen e Ardian Çapjas, brenda shtëpisë së tij më 6 gusht të vitit 2017. Ngjarja nuk u raportua nga Policia, megjithëse mjeti tip “BMW X3”, nga i cili u lëshua predha e antitankut, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Makina e përdorur nga autorët rezultoi e vjedhur në Durrës, ndërsa i ishin ndryshuar targat në unazën lindore të qytetit. Predha e antitankut u gjet e pashpërthyer nga Policia në oborrin e shtëpisë së Ardian Çapjas dhe u çmontua nga forcat xheniere. Pak minuta pas atentatit të dështuar, makina u gjet e djegur pranë spitalit psikiatrit “Sadik Dinçi”, rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht 2017 të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio, shtetasit Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Urdhër që nuk gjeti zbatim nga Policia vendore, me arsyetimin se në bazë të planit të lejeve vjetore, oficerët që mund të kryenin këto detyra ishin me pushime.

Më 23 dhjetor të vitit 2017, në një rrugicë në lagjen “Emin Matraxhiu”, persona të paidentifikuar kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ardian Çapjas. Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, në drejtim të Ardian Çapjas, i cili ishte pranë shtëpisë së tij, por ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Ekzekutohet me plumb në kokë avokati Ravik Gurra. Në atë kohë ai ishte një nga mbrojtësit e Emiljano Shullazit, por njihej si mik i familjes Çapja, që kishte mbrojtur vazhdimisht interesat e tyre ligjore. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit të vitit 2019, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Pak minuta pas ngjarjes, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit makina tip “Benz”, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga verifikimet rezultoi që automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në Fushë-Krujë.

Në atentatin e tretë të organizuar ndaj tij, në harkun e 3 viteve, Ardian Çapja plagoset rëndë. Në orë 09:10 të mëngjesit të datës 8 qershor 2020, Ardian Çapja, u qëllua nga një plumb spnajperi shumë pranë zemrës dhe u nis me urgjencë në spital. Sipas Policisë qitja është kryer nga një distancë e konsiderueshme, nga kodra e Krastës. Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit, por më pas u transportua për tek Trauma, në Tiranë, ku iu nënshtruar një ndërhyrjeje kuirurgjikale. Vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet. Para se grupi hetimor të mbërrinte në vendin e ngjarjes, një nga efektivët e zjarrfikëses teksa tentonte të shuante flakët u plagos në këmbë, pasi në mjetin e braktisur ndodhej edhe arma me fishek në fole. Zjarri që iu vu makinës për të zhdukur gjurmët, solli shpërthimin e një fisheku.

Në dosjen e SPAK të nëntorit të vitit 2024, është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas. Ndërsa rezulton se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela. Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit që u zhvillua më 24 nëntor të vitit 2024.

Bisedat e zbardhura në platformën SKY kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan. Nga biseda dyshohet se Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kontraktuar me Prekë Kodrën për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur. Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb dhe arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Personat e përfshirë në atentatin ndaj Çapjas janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi, vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes, Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren,  Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.

Më 22 janar të vitit 2022 vritet në Belgjikë Bledar Muça. Miku i ngushtë i Florenc Çapjas, gjendet i pajetë në Antwerp. Ai kishte qenë i dyshuar dhe ishte shoqëruar disa herë për ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera për llogari të familjes Çapja, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Muça është qëlluar me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, sapo ka mbërritur në afërsi të pallatit ku jetonte. Dy persona që po e prisnin në rrugë, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 39-vjecarit dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ky ishte edhe episodi i fundit, të paktën deri tani, në sagën e përgjakshme të “luftës” që nisi në vitin 2005 në Elbasan.

Fundi që erdhi nga të penduarit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit 2023 la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.

E duket se ky vendim, që u ekzekutua edhe për Florenc Çapjan pas ekstradimit në Dubai, rrëzoi përfundimisht nga froni grupin “Çapja”, që dominoi Elbasanin për 18 vjet.

Por për Florenc Çapjan, përballja me drejtësinë nuk është mbyllur ende. Një tjetër dosje ku përmendet emri i tij si porositës vrasjesh po gjykohet në Gjykatën e Posaçme. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka përmendur edhe emrin e tij në rrëfimin para prokurorëve të SPAK, si personi që ka ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, i cili sipas tij ishte pjesë e grupit të Suel Çelës.

Sipas tij, informacionet për të do t’ia jepte Bledar Muça, lidhje e Çapjave dhe Festim Çoli.

Dumani deklaroi në gjykatë se me Florenc Çapjan u prish për shkak se ai kërkoi të pajtohet me Talo Çelën dhe aty dyshoi se ata ishin bashkë.

Nuredin Dumani

Marrëdhënia ime me Florencin dhe Bledarin (Bledar Muçën) u prish për shkak se gjatë një takimi të fundit, ai më tha: “Pse nuk pajtohesh me Talo Çelën?” Unë dyshova se këta janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbrapa shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre. Më pas folëm në SKY. I thashë: “S’jemi më as miq, po shpresoj as armiq…”. Më tha: “Pse, çfarë bëra…?” Unë e pyeta: “Meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelën?”.

 

Në dëshminë e tij Dumani ka deklaruar se vrasja e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini nuk u realizua, pasi Sanxhaktari u arrestua. Ngjarja, për të cilën u vu në pranga Sokol Sanxhaktari ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Ai u akuzua për vrasjen e mikut të tij Florian Lamçe, në bashkëpunim me Adriano Hajdarin. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Më 28 shtator të vitit 2022, Gjykata e Apelit Durrës e dënoi Sanxhaktarin me 15 vite burg. Ndërsa me tetë vite burg dënoi Adriano Hajdarin, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfituan ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg.

Për vite me radhë emrat e drejtuesve të katër grupeve kriminale të Elbasanit lakoheshin pambarimisht nga media, nga Policia e Prokuroria. Të njëjtët emra u përballën disa herë me drejtësinë e përfunduan duke u lënë të lirë nga Gjykatat. Disa të tjerë madje nuk u arrit të kapeshin asnjëherë.

Por duket se fundi i tyre erdhi nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Fillimisht Elvis Bardhi, më tej Nuredin Dumani që kishte “firmosur” kontrata vdekjeje pothuajse për të gjithë e më tej edhe nga Erion Alibej, që ishte vetë në krye të një prej grupeve kriminale të Elbasanit. Ishin ata që zbërthyen gjithçka e që më tej u vulos nga platforma SKY, ku të gjithë, nga Franc Çopja te Suel Çela kishin folur të shpenguar për të gjitha krimet që askush nuk kishte arritur t’i dokumentonte me prova më parë. Dhjetëra persona janë arrestuar e dënuar. Të tjerë janë në gjykim. Ndërsa i vetmi që vijon të jetojë i lirë por në arrati mbetet Suel Çela.

Të paktën prej tri vitesh Elbasani është më i qetë. Dy organizata dhe dy grupe kriminale janë goditur nga SPAK e Policia. Qytetarët duket se kanë nisur të marrin frymë lirisht, të çliruar nga kthetrat e atyre që për dy dekada shkaktuan terror dhe dominuan jo vetëm Elbasanin. E ndoshta sot, me ekstradimin e Florenc Çapjas nga Dubai, shumë kriminelë që gjetën strehë atje, e gjejnë veten më të ekspozuar se kurrë përballë drejtësisë. Mesa duket miti po bie./abcnews.al

 

“Dëgjova të merrnin frymën e fundit”, i mbijetuari rrëfen vrasjet e mjekëve në Gaza

3 April 2025 at 17:18

Një i mbijetuar nga një sulm ndaj ekipeve të shpëtimit në Gaza ka dëshmuar se trupat izraelite hapën zjarr ndaj ambulancave dhe përdorën një buldozer për të varrosur rrënojat.

Munther Abed, vullnetar i Kryqit të Kuq, tha se u sulmua ndërsa ishte në një ambulancë që po shkonte për të ndihmuar pas një sulmi ajror në Rafah më 23 mars. Dy kolegët e tij u vranë në vend, ndërsa ai mbijetoi duke u fshehur brenda mjetit. Sipas tij, forcat izraelite e tërhoqën zvarrë, e rrahën dhe e mbajtën të ndaluar.

Sulmi vrau gjithsej 15 punonjës të shpëtimit, përfshirë anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe, zjarrfikës dhe një punonjës të OKB-së. Trupat e tyre u gjetën më vonë të varrosur në një gropë me rërë.

Nën presion ndërkombëtar, ushtria izraelite (IDF) ka hapur një hetim, por ka mohuar çdo keqbërje, duke pretenduar se automjetet po lëviznin në mënyrë të dyshimtë. Abed e ka kundërshtuar këtë pretendim, duke thënë se ambulancat kishin drita dhe simbolet e ndihmës mjekësore të dukshme.

“Që në momentin që filluan të shtënat, menjëherë u mbulova në dyshemenë e ambulancës. Nuk dëgjova asgjë nga kolegët e mi, përveç tingujve të momenteve të fundit, duke i dëgjuar ata të merrnin frymën e fundit. Papritmas, gjithçka u qetësua, ambulanca ndaloi dhe dritat u fikën. Dera e shoferit u hap dhe dëgjova zëra që flisnin në hebraisht. Më pushtoi frika dhe paniku dhe fillova të recitoj disa citate nga Kurani”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dëgjova të merrnin frymën e fundit”, i mbijetuari rrëfen vrasjet e mjekëve në Gaza appeared first on Euronews Albania.

​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

30 March 2025 at 11:53

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me rastin e vizitës në Bashkësinë Islame, gjatë diskutimeve me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, ka folur edhe për fenomenin e vrasjeve në Kosovë që janë rritur në numër javëve të fundit.

Ai ka thënë se në gjykimet e këtyre rasteve në Kosovë, ka gjyqtarë që në proces nuk shohin faktet, por “qehret” e palëve.

“Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces por edhe në qehret e palëve, e nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua shikon qehret palëve. Pra kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv e të shohësh ta gjesh njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve, atë e bën ndërmjetësuesi në negociata”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në dy javët e fundit, Kosova u trondit nga 4 vrasje./kp/

The post ​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve appeared first on Telegrafi.

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

26 March 2025 at 23:26

Pas katër vrasjeve të fundit në Kosovë, profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi, ka ngritur shqetësimin për situatën e sigurisë në disa zona të vendit, veçanërisht në Vushtrri.

Ai ka theksuar se institucionet janë paralajmëruar vazhdimisht për një rrugë në qendër të qytetit, e cila, sipas tij, kontrollohet nga fajdexhinjtë dhe grupet e narkotikëve.

“Qëllimi ynë si shoqëri është të vijmë me paralajmërime të hershme, me parandalu, kryetari i komunës me drejtoritë e veta është ai që vepron ditë përditë lagje për lagje, shkollë për shkollë gjitha institucionet.

Në Vushtrri është një lagje atje që e kemi paralajmëruar me dhjetëra herë edhe komunë e dhe policinë, është një rrugë ku dihet saktë, është e marrë nga grupet e fajdeve, fajdexhinjtë e Vushtrrisë, një rrugë në qendër të qytetit mu afër aty ku është kryer vrasja e 19-vjeçarit të dielën, e dimë saktë në atë vend sa keqpërdoret dhe abuzohet me substanca narkotike.

Në atë rrugë bëhet fajde e drogë. Tash, këtu duhet të merret kryetari i komunës, drejtoria e kulturës, arsimit të kërkon ndihmë prej ministrisë”, ka deklaruar Ademi në RTV Dukagjini.

Sipas Ademit, përgjegjësia për përkeqësimin e sigurisë nuk i takon vetëm Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Qeverisë, por edhe nivelit lokal.

“Kryetarët e komunave dhe drejtoritë përkatëse kanë dështuar të parandalojnë situata të tilla”, ka theksuar si duke shtuar se është e domosdoshme një qasje më e koordinuar mes institucioneve për të parandaluar krimin.

The post Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës appeared first on Telegrafi.

Vrasjet e fundit në Vushtrri, policia shton kontrollet

26 March 2025 at 20:44

Me kërkesë të Drejtorisë së Arsimit, Policia e Kosovës ka kryer sot disa kontrolle pranë institucioneve arsimore pas tri vrasjeve të fundit që kanë goditur Vushtrrinë, raporton KosovaPress.

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë masa shtesë për të rritur sigurinë dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për nxënësit, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.

Sot janë kryer kontrolle pranë disa shkollave si “Lutfi Musiqi”, “Bahri Haxha” dhe gjimnazi “Eqrem Çabej”, me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për të siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

“Kjo është pjesë e një serie masash që do të vazhdojmë të implementojmë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për të luftuar çdo formë të dhunës dhe pasigurisë. Ne do të qëndrojmë të angazhuar për të ofruar mbështetje dhe siguri për komunitetin tonë”, ka shkruar Idrizi.

Tre persona janë vrarë ditëve të fundit në komunën e Vushtrrisë, të cilat kanë tronditur qytetarët e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasjet e fundit në Vushtrri, policia shton kontrollet appeared first on Euronews Albania.

Kurti kërkon veprime të menjëhershme për adresimin e rasteve të vrasjeve

PRISHTINË, 26 mars/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet shkaqet, rrethanat dhe “predispozitat e dorasëve”, në mënyrë që të vihet drejtësi për vrasjet e ndodhura ditëve të fundit në Kosovë dhe të parandalohen raste të tilla.

Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje. Më 23 mars, një 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë një burrë vrau një grua 42-vjeçare. Dorasi, 58 vjeç, më pas vrau veten. Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, një burrë u vra në Prishtinë, ndërkaq një tjetër mbeti i plagosur, pasi, sipas Policisë, ata u sulmuan nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se kjo seri vrasjesh duhet të ndalohet dhe dënohet, duke theksuar se akti i vrasjes “asnjëherë nuk guxon të normalizohet”.

“Natyrisht, na duhet një analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit”, deklaroi Kurti, duke kërkuar angazhim maksimal nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Autoritetet e rendit kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e vrasjeve që ndodhën ditët e fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla.

Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje. /REL/

The post Kurti kërkon veprime të menjëhershme për adresimin e rasteve të vrasjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen

2 March 2025 at 21:06

Një shpërthim në lagjen Partizani në Shkodër, më 13 janar të vitit 2018, ishte pikënisja e një sage kriminale mes dy fiseve, që vijon të shkaktojë viktima edhe sot. Shënjestra ishte Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej të fortëve të Shkodrës, njëkohësisht edhe si lidhje e familjes Lici, pasi është dhëndër i tyre. Ditët […]

The post Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen appeared first on BoldNews.al.

Urdhri i Trump, deklasifikohen dosjet për vrasjet e ish presidentit Kennedy dhe Martin Luthern King

By: Mirgen
23 January 2025 at 22:32

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të deklasifikojë çdo dosje të mbetur nga vrasjet e Presidentit John F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë të enjten, shkruan CBC News. Pasi një ndihmës deklaroi se presidenti po nënshkruante veprimin ekzekutiv “që […]

The post Urdhri i Trump, deklasifikohen dosjet për vrasjet e ish presidentit Kennedy dhe Martin Luthern King appeared first on BoldNews.al.

Rexhepi, krimet dhe hetimet e bujshme, gazetarja zbulon detajet: Ja çfarë po ndodh me dosjet e SPAK dhe organizatat..

8 January 2025 at 19:42

Situata e kriminalitetit në Shqipëri, dosjet e bujshme që po heton SPAK, proceset e grupeve kriminale në GJKKO dhe ekstradimi ditën e sotme i Gramos (Dritan) Rexhepit nga Turqia në Shqipëri, i cilësuar edhe si ‘Eskobari shqiptar’.

E fruar në një studio televizive gazetarja e aktualitetit, Aida Topalli analizoj ngjarjet e fundit.

Gjithashtu një temë me interes ishte edhe hetimi për masakrën e Dobraçit muaj më parë, për të cilën ajo tha se së shpejti pritet dhënia e 5 masave të sigurisë për persona konkretë të organizatës kriminale atje.
Teksa foli për dosjet “Plumbi i artë” dhe procesin në GJKKO, ajo renditi disa momente nga përplasjet mes palëve dhe tensionet në seancën gjyqësore, dhe kontestimet e një prej të pandehurve, që kërkonte lirimin pasi “jashtë e priste e dashura që e dashuronte shumë”.

“Ka pasur ngritje toni të zërit dhe kundërshtime në seancën e djeshme të dosjes “Plumbi i artë” të 3 të pandehurve të dëshmuar nga i penduari Nuredin Dumani, duke thënë se dëshmitë nuk janë të vërteta. Ata japin kundërshti në lidhje me ato që ka thënë Dumani, duke e quajtur mashtrues. Gentian Sharra ka thënë se nuk ka nevojë të grabisë se ka marrë miliona euro tendera. Ose dëshmia e Petrit Qolit, që u shpreh se ka 3 vite që mbahet me padrejtësi në burg, teksa e dashura e tij e pret jashtë dhe e dashuron shumë. Kurse Enver Diva ka kërkuar seanca transparente me prezencë gazetarësh”, u shpreh gazetarja.

Më tej renditi edhe vështirësitë që sjellin këto procese, por edhe rrezikun që të mbahen me dyer të hapura për median. Por kjo nuk është e vetmja dosje e nxehtë apo e rëndësishme.

“Seanca të gjata dhe sensitive, ku ka edhe ballafaqime dhe përballje mes personave të akuzuar dhe dëshmitarëve. A janë proceset më të rëndësishme? Ka dhe dosje të tjera të rëndësishme apo të nxehta, si ajo Metamorfoza. Por Plumbi i Artë është nga ato operacione që zhbëri krimin në Elbasan dhe zbërtheu një sërë vrasjesh në disa qarqe, teksa ka vënë para drejtësi dhjetëra persona për vrasje, grabitje, si ajo e Rinasit”, u shpreh Topalli.

Tema në studio ndryshoi drejtim në lidhje me çështjen e ekstradimit të Dritan Rexhepit, ku nga studio gazetarja u shpreh se i cilësuari si “Eskobari shqiptar” u ngjit nga një vrasës i thjeshtë, në kreun e narkotrafikut nga Amerika Latine.

“Dritan Rexhepi cilësohet edhe si Eskobari shqiptar. Personazh kompleks, ku në vitet 90 e nisi me vrasjen dhe më pas me arratisjen në 2006 nga Policia e Durrësit, ku mbahej për vrasjen e dy policëve. Po kështu arrestimet dhe arratisjet e bujshme në Itali dhe Belgjikë, e duke vijuar me precedentët penalë nga Europa deri në Ekuador, ku mori drejtimin e trafikut, ku një prej organizatave të furnizuara ishte “Kompania Bello”. U arrestua dhe dënua atje (Ekuador) për trafik derisa së fundmi u lirua me kusht dhe u arratis në vitin 2022. U arrestua në Stamboll të Turqisë më 2023, disa vende e kërkuan për ekstradim, si Italia që edhe e informoi lokalitetin e tij ku fshihej, për arrestim. Por duket se Prokuroria e Posaçme shqiptare arriti të bindte autoritetet turke për ekstradim në Shqipëri”, shpjegoi rrjedhën e ngjarjeve ajo.

Por cilat janë akuzat aktuale ndaj Rexhepit, i cili në fakt ka edhe 43 vite burgim për vepra të mëparshme penale, si 25 vite për vrasjet në Krujë më 1998, 4 vite burg për falsifikimin e një pasaporte në vitet 2000, trafikun e drogës në Itali dhe arratisjen me 14 vite burgim dhe arratisjet në Itali e Belgjikë, deri në dënimin e vuajtur në Ekuador dhe arratisjen prej andej, duke thyer izolimin me kusht.

“Rexhepi akuzohet për rrëmbimin dhe organizimin e zhdukjes së Jan Prenga më 17 Janar 2020. Shkak i rrëmbimit ishte grabitja e ngarkesës së drogës nga vëllai i Prengës, Astriti dhe nuk u dërgua në destinacion. Për hakmarrje u mor peng dhe u pa për herë të fundit në Kompleksin Golden në Shijak të vëllezërve Hajri dhe ende nuk është gjetur. Një vepër që ka minimalisht 25 vite burg. Por ajo që pengon është mungesa e kufomës, e trupit”, tha Topalli.

Por problematike shikohet edhe mungesa e marrëveshjeve me Dubain për ekstradimet dhe gazetarja e sheh të vështirë realizimin e saj edhe për një kohë të gjatë, pasi partnerët kanë refuzuar shumë dosje të SPAK dhe kërkesa të mëparshme.

“Vazhdojmë të mos kemi një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubain, për personazhet e shumëkërkuar nga Prokuroria e Posaçme për krime të rënda. Të vetmet raste janë Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, po në shumë raste kur autoritetet tona i kërkojnë, ata thjesht mbahen atje, pavarësisht dokumentacionet dhe dosjet që dërgohen, duke mos arritur në marrëveshje ekstradimi. Ka shumë emra që fshihen në Dubai, si Durim Bami, ish-deputetin Arben Ndoka apo shumicën e të kërkuarve të dosjeve Metamorfoza 1 dhe 2. Përgjimet e SKY ECC i ka trembur këto personazhe që pavarësisht se nuk janë prekur nga hetimet, janë larguar nga vendi apo fshihen në Dubai dhe që mund të dalin më vonë. Ka filluar dhe janë ndezur edhe gjakrat mes grupeve të Vlorës, nisën më 2024 dhe u mbyllën me plagosjen e kushëririt të Inez Hajrullës dhe më tej me një sulm me dron në familjen Sinomati. Pra duket se ato grupe që qëndruan prej kohësh në qetësi, kanë nisur të prishin rendin dhe sigurinë dhe të marrin hakun ndaj njëri-tjetrit”, thotë gazetarja.

Por shqetësuese sheh prishjen e rendit dhe sigurisë nga këto organizata te qytetarët.

“Në këto ngjarje që krijojnë, kemi edhe qytetarë të pafajshëm që vriten apo plagosen, si rasti i masakrës së Dobraçit. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës i kanë dërguar një dosje të kopsitur mirë SPAK-ut për grupet e Shkodrës dhe meqë Prokuroria e Posaçme e mori nën kontroll dosjen, do ketë një finalizim, pasi janë mbledhur më shumë prova dhe ka emra konkretë. Janë të paktën 5 persona me masë sigurie për atentatin ndaj Licëve në Dobraç, ku u vra edhe çifti Basha (të pafajshëm). Shumë prej vrasjeve kanë mbetur pa autorë ndër vite dhe u desh SKY ECC, kurse në rastin e Dobraçit është zbardhje rekord e një krimi të rëndë, jo se nuk ka pasur të tjera”, tha ndër të tjera ajo.

The post Rexhepi, krimet dhe hetimet e bujshme, gazetarja zbulon detajet: Ja çfarë po ndodh me dosjet e SPAK dhe organizatat.. appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë – policia në kërkim të dyshuarit

7 January 2025 at 22:44

Dy persona janë vrarë nga të shtënat e armëve, që ndodhën në një kompani në Baden-Wurttemberg në jugperëndim të Gjermanisë, ka njoftuar policia e atjeshme.

Një person është plagosur rëndë në këtë incident derisa i dyshuari kryesor është akoma në arrati – ku nga policia bënë të ditur se helikopterët janë ngritur në ajër për të kërkuar të dyshuarin, transmeton Telegrafi.

Të shtënat ndodhën kur një person i maskuar u fut në objekt në Bad Friedrichshall, qytet rreth 60 kilometra në veri të Shtutgartit.

“Dy burra janë qëlluar për vdekje në Bad Friedrichshall në orët e para të mbrëmjes. Një burrë tjetër është plagosur rëndë”, u tha nga policia gjermane.

Kryebashkiaku i BadFriedrichshall që ka rreth 20 mijë banorë, i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se kompania ku ndodhën të shtënat është e njohur dhe ka 400 punonjës. /Telegrafi/

In Bad Friedrichshall wurden am frühen Abend zwei Männer durch Schüsse getötet. Ein weiterer Mann wurde lebensgefährlich verletzt. Fahndungsmaßnahmen laufen . #BFH070125
Zur Meldung: https://t.co/F8NpcdYbdK https://t.co/RFnCQaQVTe

— Polizei Heilbronn (@PolizeiHN) January 7, 2025

The post Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë – policia në kërkim të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Nga krimet në familje te atentatet mafioze dhe të pafajshmit e plumbave, vrasjet që tronditën 2024-ën

1 January 2025 at 14:44

Viti që lamë pas, 2024 u trondit nga ngjarje të rënda që në fillim të janarit. Krimet në familje, atentatet mafioze, të pafajshmit që humbën jetën nga kriminelët, vrasje me dashje apo vrasje në rrethana cilësuese, disa prej tyre të zbardhura në kohë rekord e disa të tjera ende pa autor.

Më poshtë po listojmë krimet që tronditën vendin në 2024–ën

• Vëllai vret vellanë – 4 janar në Tiranë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e 4 janarit në Tiranë në zonën e Freskut. Vehap Cami qëlloi për vdekje ndaj vëllait të tij Lulëzim Cami, dhe më pas vrau veten. Konflikti mes tyre nisi për shkak të një prone në fshatin e lindjes, në Tërbaç të Bulqizës. Viktima Lulëzim Cami nuk pranonte të firmoste për shitjen e kësaj prone, ndërsa vëllai që i mori jetën me tek plumb insistonte për të kundërtën.

• Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit – 7 janar në Vlorë

23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Viktima, ishte djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.

• Babai merr hakun e të bijës, ekzekuton 52-vjeçarin – 21 janar në Mat

63 vjeçari Islam Meta ka ekzekutuar me armë zjarri 52 vjeçarin Petrit Kuka dhe pas vrasjes u vetëdorëzua. Vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të ndodhur 11 vite më pare, ku Petrit Kuka i kishte plagosur të bijën, pas një konflikti për motive të dobëta.

• Atentat në një firmë inertesh – 10 shkurt në Kurbin

Selman Mihana, ekonomist në një firmë inertesh në Kurbin u vra aksidentalisht në ambientet e punës. 70-vjeçari kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, por ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës. Sipas Policisë së Kurbinit shënjestër e atentatit ishte pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili fatmirësisht shpëtoi me plagë të lehta.

• Fëmijët vranë mizorisht dhe groposën babanë e tyre, Pellumb Meta –10 shkurt në Shënavlash

Më 10 shkurt 2024, në fshatin Shënavlash të Durrësit, 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra në banesën e tij dhe më pas u gropos në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij: Hyseni, Amarildo dhe Hygerta Meta. Fillimisht, vajza Hygerta pranoi autorësinë e krimit, por hetimet e mëvonshme treguan se djali i madh, Hyseni, ishte qitësi kryesor, në bashkëpunim me të motrën. Familjarët u dërguan në poligon qitjeje, ku u konstatua se të gjithë dinin të përdornin armën, duke përfshirë edhe vajzën Hygerta. Të tre fëmijët janë arrestuar dhe po hetohen për vrasjen e babait të tyre, ndërsa bashkëshortja e viktimës është proceduar në gjendje të lirë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

• 46-vjeçari qëllon për vdekje fqinjin, shkak parkingu – 14 shkurt në Durrës

46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes për një vend parkimi në rrugicën e lagjes.

• Qëlloi 40-vjeçarin për pronën dhe më pas veten – 28 shkurt në Korçë

Mbrëmjen e 28 shkurtit në lagjen 18 në Korçë, Ilia Lluka qëlloi për vdekje një 40-vjeçar dhe më pas vrau veten. Lluka ishte duke qëndruar në këmbë, teksa i afrohet shumë afër Emiljano Pines duke e qëlluar për vdekje. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, Ilia ka drejtuar armën drejt vetes. Babai i autorit Ilia Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine. Babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine çka e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin makabër.

• Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas – 15 mars në Larushk të Krujës

Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja, 42 vjeç, u ekzekutua pasditen e 15 marsit në banesën e tij në Larushk të Krujës. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë, ndërsa në vendin e krimit policia gjeti 28 gëzhoja automatiku. Gentjan Bejtja ka qenë edhe më herët objektivi i sulmit me armë në korrik 2023, ku është sulmuar me armë automatike nga tre persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë, në një tjetër atentat ndaj Bejtjas, mbeti i vdekur vëllai i gruas së tij Ramazan Sino.

• Vrasja e 19-vjeçarit Aurelio Dervishi – 31 mars në Tiranë

I riu u vra me thikë mbrëmjen e 31 marsit 2023 tek rrethi i Shkozës. Katër të rinjtë u konfliktuan me 18-vjeçarin Aurelio Dervishi, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se shkak për nisjen e sherrit mes të rinjve është bërë një vajzë, e cila në momentet që ndodhi takimi mes dy grupeve, ndodhej në automjetin e viktimës.

• Vritet çifti, Kosta dhe Kleoniqi Ilia – 2 maj në Dropull

Një ngjarje e rëndë u zbulua në fshatin Bodrishtë të Dropullit më 2 Maj. Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre. 3 ditë pas ngjarjes policia deklaroi se sipas hetimeve personi që i ka vrarë është fqinji i tyre Thoma Mastora i cili raportohet se kishte pasur konflikte të mëparshme me çiftin e ndjerë.

• Vrasja e Indrit Hyllit – 11 maj në Shkodër

Një sherr banal, nën efektin e alkoolit, ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në orët e para të 11 majit në fshatin Zus të qytetit të Shkodrës. Si pasojë humbi jetën shtetasi Indrit Hylli, 22 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti Jetmir Molla, i cili mori një plumb në këmbë. Viktima dhe i plagosuri kanë qenë së bashku në lokal, ku mes tyre dhe autorit ka nisur një debat banal i çastit, që më pas ka gjeneruar në përdorimin e armës.

• Vrasja e efektivit Novruz Cenalia – 13 maj në Fier

Më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, efektivi i Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, 28 vjeç, u vra me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, ndërsa Cenalia, i veshur me uniformën e policisë, po shkonte për të marrë shërbimin. Gjatë një konflikti të çastit, ai u qëllua me plumb në kokë nga Azgan Mërnica, 23 vjeç, i cili më pas u largua nga vendngjarja. Më 15 maj 2024, pas dy ditësh në arrati, Azgan Mërnica u vetëdorëzua në Policinë e Fierit, pas negociatave me familjarët e tij. Ai deklaroi se konflikti me Cenalian kishte ndodhur për shkak të një keqkuptimi gjatë kalimit në rrugë, duke menduar se efektivi e kishte ofenduar.

• Vrasja e recepsionistit – 6 qershor në Dhërmi

Më 6 qershor Gerald Shehu ekzekutoi recepsionistin Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit kur dyshohet se dhe janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Pas krimit 43 vjeçari u largua me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze ndërsa trupin e viktimës mbështjellë me çarçaf e hodhi përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë. Gerald Shehu autori i vrasjes së Eraldo Nevruzit, recepsionistit të hotelit Grecia në Dhërmi, ende nuk është ekstraduar. 43 vjecari Shehu ndodhet në Korfuz ku po mbahet në ambientet e vuajtjes së dënimit, vend ky ku ka qëndruar pas arrestimit në Korfuz të Greqisë.

• Tritoli ndaj motrave Nikolli që i mori jetë Enea Thomaraj – 14 korrik në Elbasan

29-vjeçari Enea Thomaraj u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin, ndërsa tritoli hodhi derën e banesës së të riut i cili ndenji rreth 3 muaj në koma. Më 4 tetor, Thomaraj ndërroi jetë nga plagët e marra.

• Atentati i trefishtë – 20 korrik në Memaliaj

Më 20 korrik 2024, në Memaliaj ndodhi një atentat i trefishtë ku humbën jetën tre persona: Shyqyri Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela. Pas krimit, autorët u larguan me shpejtësi. Më vonë, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës, brenda të cilit u zbuluan tre armë zjarri kallashnikovë, që dyshohet se u përkisnin autorëve. Sipas hetimeve paraprake shënjestra kryesore ishte familja Kalemi, e njohur për përfshirje në konflikte të mëparshme. Andrea Kalemi kishte shpëtuar nga disa atentate të mëparshme, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Dy viktimat e tjera, Muka dhe Çela, konsiderohen si viktima të pafajshme, të cilët u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar.

• Krim i dyfishtë në familje – 6 gusht

69-vjeçari, Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

• Krim në azil – 8 gusht në Tiranë

Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin privat të të moshuarve në kryeqytet, ku 78-vjeçar Zyhdi Shehi, ka goditur disa herë me bastun hekuri shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mes dy të moshuarve debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun “pse i kishte zënë krevatin”. Ndërkohë autori ka thënë se e ka qëlluar me shkop hekuri shokun e tij të dhomës, pasi ai e bullizonte.

• Vrasja e dyshimtë e Egli Progës – 10 gusht në Pogradec

Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja Egli Proga. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti fizik dhe verbal mes viktimës dhe Denis Meçes.

• Djali vret babanë – 13 gusht në Shënavlash

Më 13 gusht 2024, në fshatin Shënavlash të Durrësit, u vra 62-vjeçari Enver Balla. Autori i dyshuar është djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili pas një konflikti për motive ekonomike qëlloi të atin me armë zjarri. Pas krimit, me ndihmën e shokut të tij, Edison Brahaj, 25 vjeç, transportuan trupin dhe e hodhën në një pus pranë banesës. Konflikti mes babait dhe djalit dyshohet të ketë lindur për shkak të zhdukjes së një shume prej 75,000 eurosh nga kasaforta e familjes. Të dy akuzonin njëri-tjetrin për humbjen e parave, çka çoi në përshkallëzimin e debatit dhe përfundimisht në vrasje.

• Vrasja e Frederik Radit – 18 gusht në Mirditë

Më 20 gusht 2024, në fshatin Lajthizë të Mirditës, u zbulua trupi i pajetë i 68-vjeçarit Frederik Radi, i cili ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri në banesën e tij. Vajza e viktimës, Leonora Radi, pasi kishte humbur kontaktet me të atin për dy ditë, udhëtoi drejt fshatit dhe e gjeti atë të vdekur në shtëpi. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, kryesisht banorë të fshatit, por ende nuk ka arritur të identifikojë autorin e krimit.

• Mathew James Wertz vret gruan e tij, dy qentë e tyre dhe veten– 19 gusht në Tiranë

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 55 vjeç, vrau gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dhe dy qentë e tyre, përpara se të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë, Tiranë. Wertz, mësues në një shkollë private në Tiranë, la një letër për babanë e tij, ku kërkonte falje për veprimet e kryera.

• Vrasja e Faik Ajdinit – 19 gusht në Memaliaj 

Blerti Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit.

• Vrasja e dyfishtë – 19 gusht në Velipojë

Në plazhin e Velipojës, rreth orës 22:00, u qëlluan për vdekje Arsid Hoxha, 22 vjeç, dhe kunati i tij, Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes viktimave dhe dy vëllezërve, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të një hoteli në zonë. Në qershor 2024, Ishmi kishte kanosur me armë një kuzhinier të hotelit të vëllezërve Frroku, çka mund të ketë përshkallëzuar tensionet mes tyre. Pas ngjarjes, autorët e dyshuar, vëllezërit Frroku, u shpallën në kërkim nga policia. Forcat e rendit ndërmorën operacione për kapjen e tyre, por deri më tani ata nuk janë arrestuar.

• Vrasja e Amarildo Hoxhallarit – 24 gusht në Tiranë

Pas një sherri me motive të dobëta, për shkak të ngacmimit të të dashurës së autorit të dyshuar, mbeti i vrarë me 4 goditje thike në trup, 34 -vjeçari Amarildo Hoxhallari. Autori i dyshuar Darmend Keli ka rrëfyer dhe këmbëngulur se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës së tij që denigroi situatën dhe ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

• Atentati ndaj Elis Rroshkodolit – 30 gusht në Shkodër

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit ndodhi më 30 gusht 2024. 36 vjeçari, një person me precedent të mëparshëm kriminal, u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Pas hetimeve policia arrestoi Xhulio Malon, 26 vjeç pasi akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij të identifikuar, të dyshuar si vrasës me pagesë.

• Vrasja e dy vëllezërve – 10 shtator në Roskovec

Një grindje që nisi midis fëmijëve përfundoi me dy viktima në Kurjan të Roskovecit. Ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, mbetën viktima. Autori i ngjarjes Ervis Kuka u vetëdorëzua, ndërsa fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

• Masakra e Dobraçit me 4 viktima – 30 tetor

Më 30 tetor 2024, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ndodhi një atentat me armë zjarri që rezultoi në katër viktima: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti Bashkim dhe Flutura Basha. Hamza Lici dhe Arlind Bushati ishin objektivat kryesorë të atentatit. Bashkim dhe Flutura Basha, një çift bashkëshortësh, u vranë si kalimtarë të rastit. Pas kryerjes së krimit, autorët braktisën dhe dogjën automjetin në fshatin Golem, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi katër efektivë policie të forcave “Shqiponja” për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se lejuan persona të paidentifikuar të qëndronin brenda perimetrit të sigurisë në vendngjarje.

• Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi- 13 nëntor në Tiranë

Më 13 nëntor 2024, në Tiranë, u vra biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi. Ngjarja ndodhi pranë rrugës “Faik Konica”, afër Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Reçi u qëllua me një plumb në kokë ndërsa ndodhej në ambientet e pallatit të tij, duke përdorur celularin. Policia e Tiranës zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se ka qenë pikërisht efektivi Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu. Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45 vjeç ka ndihmuar në ekzekutim që dyshohet për shkak të konflikteve për motive pronësie.

• Ekzekutimi i Klaudio Prendit- 18 nëntor në Tiranë

Më 18 nëntor 2024, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua 28-vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Prendi sapo kishte dalë nga një lokal dhe po i afrohej automjetit të tij tip “G Class” kur u qëllua me armë zjarri me silenciator. Autorët e sulmit, të cilët dyshohet se ishin tre, iu afruan dhe e qëlluan me plumba në kokë dhe gjoks, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Deri më tani, autorët e krimit nuk janë identifikuar apo arrestuar nga uniformat blu.

• Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij- 18 nëntor në Tiranë

Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte, gjatë sherrit me të dyshuarin M.P. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, L.M i cili është larguar në Itali për mjekim të specializuar. Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin, të arrestuar si autor të dyshuar i vrasjes së Martin Canit.

•33-vjeçari vret shokun – 2 dhjetor në Durrës

33-vjeçari Branko Shkoza, më 2 Dhjetor pas një përplasje fizike me shokun e tij Majlind Habibi është hedhur nga ky i fundit nga ura, ku si pasojë humbi dhe jetën.

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur në momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime. Pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur pendesë dhe tha se nuk kishte për qëllim ta vriste.

• Vritet Alfred Dedja – 1 dhjetor në Tiranë

50 vjeçari Alfred Dedja u ekzekutua me armë pasditen e 1 dhjetorit brenda në një lokali në Ndroq në periferi të Tiranës. Autori i dyshuar sipas policisë është Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020 ku dhe viktima kishte punuar si menaxher. Vrasja ndodhi në orën 15:30. Autori ka qenë me mikun e tij ku është qëlluar disa herë me pistoletë, të cilën 27 vjeçari e ka pasur në xhepin e xhupit dhe nuk e ka nxjerrë për asnjë moment.

• Gruaja vret burrin me sëpatë – 24 dhjetor në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku 49 vjeçarja Elvira Tahiraj ka vrarë burrin e saj me sopatë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja, Elivra, ka goditur burrin me sopatë në kokë, Llazar Tahiraj teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë. Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka pranuar krimin e rëndë, teksa dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

•Fqinji vret fqinjin – 30 dhjetor në Durrës

Një ngjarje e rëndë u shënua në Durrës, ku 39-vjeçari Fation Janina ka qëlluar për vdekje me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82-vjeçarin Paulin Gina. 39-vjecari Fatjon Jani ka pranuar autorësinë dhe ka deklaruar se viktima nuk pranoi ti jepte borxhin prej 200 mije lekësh.

The post Nga krimet në familje te atentatet mafioze dhe të pafajshmit e plumbave, vrasjet që tronditën 2024-ën appeared first on Sot News | Lajme.

Numri i vrasjeve nga krimi i organizuar për vitin 2024, gazetari: Zbulueshmëria zero, ja si ka qenë situata

30 December 2024 at 15:08

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një intervistë televizive, tha se gjatë vitit 2024 numri i vrasjeve të shkaktuara nga krimi i organizuar ka qenë më i vogël se viti i kaluar, por se të shtrira në kohë kanë sjellë probleme të shumta.

Ai deklaroi më tej se janë shtatë vrasje që i dedikohen grupeve kriminale në Shqipëri por se prej tyre nuk është zbardhur asnjëra.

Sipas tij mos zbardhja e ngjarjeve lë vend për vetëgjyqësi gjatë vitit 2025 apo dhe më pas.

Bregu shtoi se gjatë këtij viti kishte më pak vrasje në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe e elementëve të grupit kriminal janë larguar nga Shqipëria dhe se krimet janë shpërndarë jashtë vendit.

“Padyshim vëmendja në janar ishte në Vlorë ku një i ri humbi jetën dhe pasoi më tej me ngjarje të tjera në formën e hakmarrjes, ishte një vrasje me snajper e gjithë vëmendja e shtetit u përqendrua në Vlorë, RENEA ndejti 6-7 ditë për kontrolle, por nuk u gjet asgjë.

Nuk kanë ndodhur shumë vrasje por zbulueshmëria e tyre ka qenë zero, sa i takon krimit të organizuar.

Parandalimi është arrestim, parandalim tjetër nuk ka. Prisja që të paktën gjysma e ngjarjeve të ishin zbardhur.

Pas janarit do vinte vrasja e Gentjan Bejtja në Fushë Krujë. Katër persona hynë në Fushë Krujë, kryen një vrasje dhe u larguan.

Kjo ishte e pritshme se personi ishte në përplasje me grupet rivale, madje policia i kishte kërkuar bashkëpunim.

Bëri dy herë takime policia, kërkoi ta bënte bashkëpunëtor, madje bëhej fjalë se do e dërgonin në SHBA nëse do të zbardhte 3-4 vrasje, ku mendohej se kishte marrë dhe ai pjesë.

Nuk pranoi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ngjarja që ndodhi verën e këtij viti në Memaliaj, aty u vranë dhe dy persona të tjerë, kamarieri i lokalit dhe një klient.

Ngjarja e Shkodrës, në Dobraç, për nga natyra si ndodhi ishte vrasja më e dhunshme, një grup tipik vdekje ai që qëlloi atë ditë në Shkodër, pasoja e rëndë katër persona, pavarësisht se dy prej tyre nuk u vranë nga plumbat.

Gjithsesi ishte një ngjarje e rëndë. Policët që shkuan në vendngjarje nuk bën ndalimin e Ibrahim Licit.

Çështja i kaloi SPAK, duke qenë se ka verifikim, prova shkencore se kush ka qëlluar, mjeti i djegur i autorëve ku janë gjetur shumë prova shkencore, dhe nga ana e personave që qëlluan ka pasur të plagosur, kjo ngjarje ka dritëhijet e saj, çfarë rëndësie ka nëse e ka SPAK ose jo.

Të gjitha këto ngjarje që nuk kanë asnjë autor, pasojnë mbase në 2025 me histori të tjera, se kur ti nuk arreston kur ka informacion dhe dyshim, përbëjnë atë që në të ardhmen mund të ketë vetëgjyqësi.

Vrasja e fundit në Tiranë e krimit të organizuar, e djalit të gjyqtarit, duket tipike se vjen prej krimit të organizuar.

Pastaj vrasje kemi 42 vrasje me rreth 55 viktima.

Ajo që ra në sy është se gjatë 2024-ës kishte më pak vrasje në Shqipëri, se pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Shqipëria, por kjo nuk do të thotë se atje nuk kanë ndodhur vrasje.

Shqiptarët kudo ku janë do vazhdojnë të përplasen. Statistikat e Shqipërisë nuk është se ulen për vrasje, por thjesht janë shpërndarë në shtete të ndryshme.”

The post Numri i vrasjeve nga krimi i organizuar për vitin 2024, gazetari: Zbulueshmëria zero, ja si ka qenë situata appeared first on Sot News | Lajme.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve, Osmani kërkon të ndërmerren hapa urgjent

11 December 2024 at 15:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, kanë diskutuar për rritjen e numrit të vetëvrasjeve.

Presidentja ka deklaruar se mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut, transmeton Telegrafi.

“Me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga, problemet e shumta në shkolla shkaku i bullizmit, e dhunës në baza gjinore, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional”, thotë presidentja.

Ajo ka shtuar tutje, se në mbledhje kanë diskutuar pikërisht për hapat që duhet të ndërmarrin në këtë drejtim.

“Prandaj dje, kam mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar me institucionet, shoqërinë civile dhe ekspertët për hapat urgjent që duhet të ndërmerren në këtë drejtim”, shton tutje ajo.

Ndryshe, sipas raportimeve të Policisë në Kosovë vitëve të fundit ka pasur rritje të numrit të vetëvrasjeve, kjo situatë është parë me nga shqetësim profesionistët e fushës së shëndetit mendor./Telegrafi/

The post Rritja e numrit të vetëvrasjeve, Osmani kërkon të ndërmerren hapa urgjent appeared first on Telegrafi.

❌
❌