Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Kurti përkujton Arbër Xhaferin në përvjetorin e ndarjes nga jeta

15 August 2025 at 23:02

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës ka përkujtuar sot nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale figurën e Arbër Xhaferit, në 13-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Sot, në përvjetorin e ndarjes fizike të Arbër Xhaferit nga kjo botë, nuk përkujtojmë thjesht një emër, përkujtojmë një vizion, një mënyrë të të menduarit, një etikë të angazhimit politik dhe kulturor”, u shpreh ai.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë në detyrë theksoi se Xhaferi nuk bëri politikë për pushtet, por për të zgjuar vetëdijen e shoqërisë, duke artikuluar qartë në kohë të mjegullta dhe duke dhënë orientim në kohë pasigurie.

Sipas tij, Arbër Xhaferi kuptoi thellë peshën e të qenit shqiptar në Ballkan, me historinë, plagët dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

“Le të mos e kujtojmë vetëm sot. Le të mësojmë nga ai dhe ta çojmë përpara fjalën e tij jo si citat, por si udhërrëfim”, përfundoi Kryeministri në detyrë i Kosovës.

/a.f/

The post Kurti përkujton Arbër Xhaferin në përvjetorin e ndarjes nga jeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

By: Rovena
13 July 2025 at 10:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias, ku një 34-vjeçar, Franci Xhaferri, është plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen./abcnews.al

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 11:02

Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin Franci Xhaferri.

Policia e Tiranës, informoi se ka arrestuar 54-vjeçarin, Besnik Koçiu, ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri, pasi nuk ka bashkëpunuar për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

34-vjeçari është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat Blu, gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.

Njofitmi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së informacionit nga spitali, kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë dokumentuar ngjarjen, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimi për ngjarjen vazhdon.

The post Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

“6 vetëvrasje në 4 ditë”, Xhaferri akuzon Ramën: Ka kthyer ndërtimin në pastrim parash

11 June 2025 at 19:56

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër pas valës tronditëse të vetëvrasjeve të regjistruara në Korçë dhe Tiranë gjatë katër ditëve të fundit. Me një deklaratë të fortë, ai akuzon qeverinë se ka braktisur rininë dhe familjen, duke theksuar se vetëvrasja po kthehet në aktin e fundit të revoltës për shumë të rinj që ndihen të braktisur në një realitet pa shpresë, ku eksodi dhe krimi janë, sipas tij, të vetmet projekte që u ofrohen nga qeveria Rama.

Reagimi i plotë:

6 vetëvrasje në 4 ditë në vendin ku eksodi dhe krimi janë vetmet projekte që qeveria ka për rininë dhe familjen!

Tre vetëvrasje në Korçë dhe tre vetëvrasje në Tiranë në harkun kohor të 4 ditëve janë një këmbanë alarmi dhe dëshmi e qartë se institucioni i familjes po kalon kohë të vështira.

Në një vend ku eksodi dhe përfshirja në krim janë projekte qeveritare, vetëvrasja mesa duket ka mbetur si akti i fundit i revoltës edhe i shumë të rinjve, që dyert për një mundësi tjetër u janë përplasur në fytyrë nga uzurpatorët e deleguar nga krimi.

Sot një i ri e ka mision të pamundur të krijojë një familje pasi kostot e jetesës dhs rritjes së një fëmije janë rritur në mënyrë drastike në raport me të ardhurat.

Blerja një banese do ta bëjë një të ri peng për 70 -80 vite në bankë pasi Edi Rama ka vendosur që pastrimin e parave në ndërtim ta bëjë një biznes privat ku garantorë janë Banka e Shqipërisë dhe SPAK

Këto janë arsyet që më shtynë që në programin e PD të imlementoja projektin hungarez për strehimin, që parashikonte grant 30 mijë euro për blerjen e banesës parë për çiftet e reja.

Për këtë arsye kërkova që çdo familje që jeton në një zonë që nuk ka shkollë publike të subvencionohet me nga 250 euro për çdo fëmijë që ka në shkollë.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka asnjë politikë mbështetëse për familjen, pasi Edi Rama është ndër armiqtë më të egër të institucionit familjes.

The post “6 vetëvrasje në 4 ditë”, Xhaferri akuzon Ramën: Ka kthyer ndërtimin në pastrim parash appeared first on Sot News | Lajme.

A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti

27 May 2025 at 22:23

Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri ka komentuar situatën politike brenda demokratëve pas humbjes në zgjedhje.

I pyetur nëse konsulenti Chris LaCivita vijon të jetë në PD, Xhaferri tha se po dhe vijon t’i këshillojë duke u kërkuar të dokumentojnë dhe faktojnë farsën zgjedhore.

Pjesë nga biseda:

A është zoti LaCivita ende në PD?

Xhaferri: Po, vijon të jetë konsulent.

Çfarë këshillon?

Xhaferri: Dokumentimin dhe faktimin e gjithë farsës elektorale.

The post A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti appeared first on Sot News | Lajme.

11 maji/ Pse PD-së i munguan 200 mijë vota, ja si përgjigjet deputeti

27 May 2025 at 21:22

Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri, i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, ku PD është sërish në opozitë.

I pyetur se përse PD-së i munguan 200 mijë vota, Xhaferri tha për shkak të përfshirjes së shtetit dhe administratës në fushatë.

Ai tha se kjo u duk qartë edhe te partitë e vogla të cilat nuk morën ato vota të pakënaqurish që i mungojnë PD-së, të cilat sipas tij janë manipuluar.

Pjesë nga biseda:

Ju mungojnë 200 mijë vota në raport me zgjedhjete kaluara. Përtej gjithë problematikave që ju i numëroni kundërshtarit, pse sërish 200 mijë vota më pak?

Xhaferri: Prej farsës elektorale. Ishet e qartë në raportin e OSBE, që kur administrata shkrihet me zgjedhjet, bën edhe ti mungojnë votat kundrështarit. Kryeministri bënte fushatë dhe thoshte që kush voton PD është çyryk.

Elektorati gri?

Xhaferri: Votuan partitë e vogla.

Pse nuk frymëzuat ju?

Xhaferri: Nuk është puna frymëzuam apo jo, por kur partia në pushtet merr mbi 50% mbas 12 vitesh konsumim, tregon se këtu ka diçka gabim. Zgjedhësit shqiptarë kishin mundësi të tjera përveç PD-së që të shfrynin dufin e tyre. Por kush janë më të votuarit në PS? Ministra, drejtorë, njerëz të mbështetur nga krimi. Kjo tregon skanerin se si funksioni fushata zgjedhore.

Ju nuk e dinit?

Xhaferri: Ne i dinim, por do luftonim deri në fund. Është si të kesh përballë Rusinë dhe të shkosh i paarmatosur. Mora si shembull Rusinë meqë është në luftë me Ukrainën.

Meqë kishit dhe konsulet amerikan?

Xhaferri: Këtu edhe Trump të vinte me këtë kod nuk do të fitonte.

The post 11 maji/ Pse PD-së i munguan 200 mijë vota, ja si përgjigjet deputeti appeared first on Sot News | Lajme.

“E kishim të qartë se këto zgjedhje do masakroheshin nga Rama”/Reagon Kreu i FRPD-së: Do faktojmë me pamje farsën e …

25 May 2025 at 22:42

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive reagoi ashpër për zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara. Xhaferri tha se për demokratët ishte e qartë se zgjedhjet parlamentare do masakroheshin nga kryeministri Edi Rama.

Xhaferri u shpreh se PD do të dorëzojë të gjitha faktet e mbledhura me foto e video nga shkeljet në të gjithë territorin. Kreu i FRPD-së shtoi se demokratët janë besimplotë që ndërkombëtarët do të kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve.

“Dy muajt e ardhshëm janë me rëndësi për t’u faktuar akuzat tona. Është një proces me njohuri nga ana e ekspertëve të PD, edhe vëzhguesit që kanë mbledhur foto, pamje e video me shkeljet në të gjithë territorin. Do t’i shkojmë deri në fund se ka pasur ‘tren bullgar’, shantazhim, patronazhim, krim të organizuar etj. Dhe kërkojnë përgjegjësi të madhe kur i thua. E kishim të qartë se këto zgjedhje do masakroheshin nga Rama.

Një parti opozitare kushtetuese që s’bojkoton më zgjedhje kërkon të mbledhë faktet që t’i dërgoje të OSBE-ODIHR, që raporti përfundimtar të jetë sa më i zi. Zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur një përmirësim 2001-2013, dhe më pas kanë pasur vetëm rënie. Dhe 2025 kishin kulmin e rënies. PD ka faktuar të gjitha rastet më 2001, dhe ka ndryshuar raportin e OSBE-ODIHR dhe raporti ndërkombëtar dhe atëherë që u kushtëzua PS për shumicë të cilësuar për presidentin e reformat. Jemi besimplotë që ndërkombëtarët do të kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve, që të votojnë shumë shpejt të lirë qytetarët.

Diaspora ka pikëpyetje të mëdha, 50 mijë zarfa s’dihet ku janë dërguar, inventari, nëse janë djegur. Kërkohet kaligrafi e fletëve të votimit, se janë me të njëjtën gjurmë lapsi e dore. Këtë duhet ta bënte SPAK, për krimin zgjedhor s’ka bërë asnjë gjë, madje i ka vonuar grupet që kanë ndihmuar.

Në momentin që s’godet funksionarë shtetërorë të përfshirën ë zgjedhje, apo krimin në fushata zgjedhore dhe në fund ministrat kanë më shumë vota, apo drejtorët e përfaqësuesit e krimit zgjedhor kanë më shumë vota, Task Forca tregon se s’ka funksionuar. Kur s’kanë hetuar dosjen 184 dhe 339, por shkojnë më tej kur ulen në kafe me një ka pjesëtarët e dosjes, ministrin Manja, s’na jep ndonjë arye për të besuar të Task Forca.

Ky sistem që s’lejon asnjë parti të marrë atë që i takon, s’do ia lejojë edhe në të ardhmen, kur të reformohet PD. Kur administrata dhe partia bëhen bashkë. Administrata publike ka shkuar 1 me zgjedhjen, mediat me qeverinë, krimi i organizuar është përfshirë, e tha hapur OSBE-ODIHR”,-tha Xhaferri.

The post “E kishim të qartë se këto zgjedhje do masakroheshin nga Rama”/Reagon Kreu i FRPD-së: Do faktojmë me pamje farsën e … appeared first on Sot News | Lajme.

“Berishës i ka mbaruar koha politike”/ Deputeti zbulon arsyen që solli humbjen e PD-së

20 May 2025 at 09:17

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri është shprehur se Sali Berishës i ka mbaruar koha politike, që në vitin 2013. I ftuar në një emision televiziv ku analizoi arsyet që e çuan Partinë Demokratike drejt humbjes së thellë, Xhaferri tha se u gabua edhe te koalicionet.

“Të majtët ne gjejmë plot argumente, lider autoritar dhe prap shohim që ka mikrorebelime. E djathta qëkur u kthye Berisha u projektua. Kjo ka të bëjë me faktin që Berisha është i vendosur jashtë në kohë, i ka mbaruar koha politike, e tha vetë në 20213. Me një lider që i ka mbaruar koha politike, në këto tre vite e pamë këtë.

Koalicioni u bë me pjesën që ishte solidare me problemet e Berishës, nuk ndërtuam dot koalicion me Lapajn e Shehajn. Nuk përfshijnë ato flukset që ka krijuar kjo parti, shpallën primare dhe nuk respektuan primare. I shpallëm luftë edhe SPAK, shto edhe sanksionin nga SHBA, edhe në muajin e fushatës shumë flukse u harxhuan a do marrë vizë a do hiqet nongrata”, u shpreh Xhaferri.

The post “Berishës i ka mbaruar koha politike”/ Deputeti zbulon arsyen që solli humbjen e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Në qarkun e Fierit, ‘fajin e ka Saliu’ për fitoren e thellë të PS

13 May 2025 at 14:35

Qarku i Fierit është një bastion historik i së majtës, por rezultati në zgjedhjet e 11 majit i tejkaloi edhe pritshmëritë më të mëdha të Partisë Socialiste, e cila mori 12 nga 16 mandatet e qarkut, duke e zbritur opozitën në minimumin e saj historik. Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt finishit, Partia Socialiste […]

The post Në qarkun e Fierit, ‘fajin e ka Saliu’ për fitoren e thellë të PS appeared first on Reporter.al.

A duhet të dorëhiqet Berisha? Xhaferri: Mandati i mbaron në 2026, deri atëherë…

12 May 2025 at 23:34

Besart Xhaferri, kandidat në listë të mbyllur të PD-së, i cili ishte prezent në KZAZ-në numër 32 në Shkozë, u shpreh se rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave, nuk janë aq të kënaqshme dhe nga sa priteshin.

I pyetur se si e mendon rolin e Berishës pas kësaj “disfate” për PD-në nga rezultatet aktuale, Xhaferri tha se Berisha duhet të synojë vullnetin e demokratëve edhe në vazhdim.

“Shoh një ngushtim të diferencës me rezultatet e 2021-shit. Mandati i Berishës mbaron në prill të 2026. Mendoj se nuk do ketë në asnjë mënyrë një proces zgjedhjesh të shpejtë brenda PD-së, sepse do ishte një çertifikim i këtij rezultati të zgjedhjeve. Sa për statutin unë mendoj se Berisha duhet të luftojë për vullnetin e demokratëve gjatë këtij viti të mbetur të mandatit të tij, dhe më pas statuti është diçka që ne e kemi besuar kur bëmë rithemelimin.

Nuk kam asnjë dyshim që mund të shkelet, në asnjë mënyrë. Që ai kryetar ka edhe një vit kohë minimalisht sipas mandatit të tij, për të bërë betejën më të rëndësishme të jetës, që është njohja e masakrës zgjedhore dhe asaj të votës së diasporës që do jetë shumë i vlefshëm”, tha Xhaferri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A duhet të dorëhiqet Berisha? Xhaferri: Mandati i mbaron në 2026, deri atëherë… appeared first on Euronews Albania.

Takimet elektorale/ “Burrat shqiptare nuk kanë nevojë për ty”,Xhaferri sfidon Ramën:Gratë tona nuk i japim për leksione

26 April 2025 at 16:48

Edi Rama për gratë gjatë takimit elektoral.
Ai tha se nuk do t’i lejë gratë demokrate t’i marrë Rama.
“Edi Rama do të marrësh gratë tona dhe t’u bësh leksione? Nuk t’i japim më gratë tona t’u bësh leksione, morali i familjes shqiptare e dinë vetë burrat shqiptarë se si e bëjnë dhe gratë shqiptare ndjekin vlerat e familjes. Burrë që nuk njeh gruan, nënën, bijën patjetër që nuk e pranojnë”, tha ai.

The post Takimet elektorale/ “Burrat shqiptare nuk kanë nevojë për ty”,Xhaferri sfidon Ramën:Gratë tona nuk i japim për leksione appeared first on Sot News | Lajme.

Besart Xhaferri: LaCivita në krye të fushatës, ka kontakt të përditshëm me liderët e PD, do të vijë sërish në Shqipëri

By: V K
24 April 2025 at 15:04

Këtë të enjte, gjatë një interviste për News24, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka deklaruar se fushata e opozitës po udhëhiqet nga një strategji serioze, e ndërtuar me ndikimin e theksuar të Chris LaCivita, ish-strategu i fitores së presidentit amerikan, Donald Trump.

Xhaferri u shpreh se përpjekja e mazhorancës për të krijuar idenë e një humbjeje të garantuar për PD-në, është “arma e fundit e pushtetit”, ndërsa theksoi se programi i PD-së është hartuar në bashkëpunim me dy nga fondacionet më të njohura në botë: Heritage Foundation dhe Konrad Adenauer Stiftung.

“Qëllimi ynë është rikthimi i popullsisë së larguar. Me ritmet e tanishme, Banka Botërore parashikon që Shqipëria do të ketë vetëm 800 mijë banorë në vitin 2050. Ne do të bëjmë çdo sakrificë për të joshur shqiptarët që të rikthehen”, – deklaroi Xhaferri.

Gjithashtu, ai shtoi se Chris LaCivita, është në kontakt të përditshëm me PD-në dhe drejton ekipin e strategjisë së fushatës.

“Kemi pesë persona që drejtojnë komponentë kyç si strategjia, imazhi, programi dhe ‘war room’ gjatë fushatës. Edhe pse fizikisht nuk është gjithmonë këtu, në kohën e teknologjisë nuk ka rëndësi vendndodhja – ai është gjithmonë prezent”.

The post Besart Xhaferri: LaCivita në krye të fushatës, ka kontakt të përditshëm me liderët e PD, do të vijë sërish në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“I mbaruan afatet e paraburgimit”/ GJKKO urdhëron lirimin e anëtarit të bandës së Laert Haxhiut

9 April 2025 at 21:51

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Idriz Manejt për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe ka urdhëruar lirimin e tij nga burgu. Shkak për këtë vendim është bërë përfundimi i afatit të paraburgimit. Idriz Manej Manej i ishte drejtuar GJKKO-së ku kishte kërkuar shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” […]

The post “I mbaruan afatet e paraburgimit”/ GJKKO urdhëron lirimin e anëtarit të bandës së Laert Haxhiut appeared first on BoldNews.al.

“Protestojmë kundër censurës”/ Xhaferri: Pas 12 majit, Ramën do ta bëjmë “Non Grata” të çdo platformë

By: Ardit
15 March 2025 at 20:31

Kryetari i FRPD Besart Xhaferri tha gjatë protestës përmbyljen e TikTok, se po protestime kundër censurës. Xhaferri tha se qeveria do të marrë ndëshkimin me votë qeverinë e Edi Ramës dhe se PD do të jetë fituesja e zgjedhjeve. Më tej Xhaferri tha se kryerminsitri duhet të shpallet “non grata” në çdo platformë. “Edi Rama […]

The post “Protestojmë kundër censurës”/ Xhaferri: Pas 12 majit, Ramën do ta bëjmë “Non Grata” të çdo platformë appeared first on BoldNews.al.

SKANDALI/ Shkeljet ligjore të mitingut të Edi Ramës me administratën Bashkiake

By: Oldi
22 February 2025 at 14:59

Kryeministri mblodhi punonjësit e Bashkisë Tiranë në “takim pune” më 20 shkurt, megjithatë ceremonia që ishte raportuar në KQZ ishte “Tirana, Kryeqytet i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Manifestimi i kryeministrit Edi Rama me administratën Bashkiake në sheshin “Skënderbej” ka ngritur hije të forta dyshimi jo vetëm për përdorimin e administratës shtetërore por dhe të “manipulimit” […]

The post SKANDALI/ Shkeljet ligjore të mitingut të Edi Ramës me administratën Bashkiake appeared first on BoldNews.al.

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)

By: V K
19 February 2025 at 11:24

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe në Krujë dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 35-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ E zë korenti duke punuar në ndërtim, humb jetën 35-vjeçari në Krujë

By: Ardit
19 February 2025 at 11:22

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht paraditen e kësaj të mërkure në Krujë. Viktima është 35-vjeçari Ylli Xhaferri. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e Madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ai është dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, […]

The post EMRI/ E zë korenti duke punuar në ndërtim, humb jetën 35-vjeçari në Krujë appeared first on BoldNews.al.

Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

22 January 2025 at 14:41

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune. Sipas propozimit, një i […]

The post Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’ appeared first on Reporter.al.

Deputeti i Partisë Demokratike sulmon kryedemokratin: I ka futur njerëzit vetëm se i ka besnikë

21 December 2024 at 21:17

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri lëshoi kritika ndaj kreut të PD, duke thënë se ai ngjall pesimizëm dhe se vijon me agjendën e tij personale.

“Me Berishën nuk bëhet, pa Berishën nuk bëhet. Me zgjedhje u faktua që ai ishte faktori më I rëndësishëm opozitar. Një alternativë pa mbështetjen e tij nuk mund të bëhet. Në kushtet aktual ku qeverisja po qeveris shumë keq, e para ndryshimi është i domosdoshëm dhe do ishte gabim për mua të mbështes tezën që Berisha të largohet.

Veprimet e ndërmarra ndjellin pesimizëm.

Vendimmarrja e Berishës për të emëruar drejtuesit e qarqeve është trishtuese dhe nuk të çon drejt fitores. Besnikëria është vetëm një kriter, por duhet të plotësohen dhe shumë të tjera. Maksimalizimi i rezultatit të zgjedhjeve është gjëja më e mirë që i shërben dhe agjendës së Berishës”, tha Xhaferaj

The post Deputeti i Partisë Demokratike sulmon kryedemokratin: I ka futur njerëzit vetëm se i ka besnikë appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ndan fotoalbumin e javës

15 December 2024 at 18:09

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje fotoalbumin e javës që po mbyllet, me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore në vend.

Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale foto ku ishte i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtarit dhe politikanit të madh shqiptar, që siç u shpreh Rama, e ktheu patriotizmin nga një ndjenjë atdhetarie në një mision për vetëdijen institucionale të shqiptarëve të shekullit të ri.

I ftuar ishte edhe Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut si dhe anëtarë të qeverisë dhe personalitete të jetës publike.

Rama po ashtu ndau foto edhe nga Konferenca ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ku Shqipëria mikpriti rajonin për të diskutuar revolucionin digjital si fuqi e re e mirëqeverisje.

Një tjetër moment i rëndësishëm gjatë aktiviteteve të javës ishte edhe takimi i nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Rama theksoi se është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme themelore për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE.

Rama ndau foto edhe nga takimi për “TRANSPARENT ALBANIA”, që sipas kreut të qeverisë është një portë e re e informimit publik dhe nivel i ri llogaridhënieje dhe informacioni mbi veprimtarinë e qeverisë.

Një tjetër takim që Rama ndau në fotoalbumin e javës ishte në shkollën e Hoteleri Turizmit në Tiranë. Sipas Ramës kjo shkollë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, do të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030. /j.p/

The post Rama ndan fotoalbumin e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌