Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale

29 July 2025 at 17:03

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, zhvilluan sot një takim me kineastët shqiptarë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri.

Ministri Gonxhja e cilësoi si një moment te rëndësishëm për të ndarë me komunitetin e industrive kreative prioritetet për të ardhmen, duke vendosur në qendër transparencën, rritjen e standardeve profesionale dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të QKK-së dhe ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council, u prezantuan pikat kryesore të strategjisë së re për audiovizualin, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila synon të thjeshtojë procedurat dhe të krijojë më shumë hapësira për projekte cilësore si dhe mundësitë konkrete që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.

“Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe me partneritete të qëndrueshme, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë për krijimtarinë audiovizuale në Shqipëri, një sektor që jo vetëm përfaqëson identitetin tonë kulturor, por edhe ka potencial real për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore”, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja.

/r.e/

The post Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje

29 July 2025 at 16:07

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik përfundimin ndaj katër shtetasve të akuzuar për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si dhe dërgimin e kësaj çështje në gjykatë për kalimin në gjykim. Në njoftim bëhet me dije se të pandehurit Ndoc […]

The post SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

Kumbaro me Komitetet e Mbrojtjes Civile të Përmetit dhe Këlcyrës: Të mos ulim vigjilencën ndaj zjarreve dhe rreziqeve natyrore

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Pas Gjirokastrës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një tjetër takim me Komitetet e Mbrojtjes Civile të bashkive Përmet dhe Këlcyrë.

Së bashku me gjithë institucionet që koordinojnë punën në terren për të mbrojtur territorin nga dashakeqësit dhe zjarret, Kumbaro kërkoi që të mos ulet në asnjë moment vigjilenca ndaj zjarreve dhe rreziqeve natyrore, teksa shënohet gjysma e sezonit veror.

“Përmeti e Këlcyra janë bashki të cilat kanë nën administrim sipërfaqe të mëdha pyjesh, ku kemi kaluar sfida të vështira, por që vetëm përmes komunikimit dhe koordinimit do të arrijmë të menaxhojmë me sukses edhe këtë periudhë, ndërsa Policinë e Shtetit e kemi në krah për të neutralizuar çdo përpjekje të të paudhëve që luajnë me zjarret”, u shpreh Kumbaro.

Ndërsa u shprehu mirënjohjen të gjithë punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve, si edhe banorëve të zonave të prekura që kanë qenë krah në këtë proces, Kumbaro theksoi më herët se do të ketë ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë e përbashkëta natyrore.

Sipas Kumbaros, nisur nga informacionet që jep Policia e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit, në shumicën e rasteve zjarrvëniet kanë qenë nga dora e njeriut. Kumbaro u shpreh se “rreziku që zjarri të marrë vetë është aty ku ka depozitime mbetjesh, ku për shkak të dekompozimit të mbetjeve organike lëshohet gazi metan”.

“Përgjithësisht janë zjarrvënie me keqdashje që është kriminale, ose nga pakujdesia që nuk është më pak kriminale që do ndëshkohet njësoj”, pohoi Kumbaro.

/e.i/r.e/

The post Kumbaro me Komitetet e Mbrojtjes Civile të Përmetit dhe Këlcyrës: Të mos ulim vigjilencën ndaj zjarreve dhe rreziqeve natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rita Ora renditet në listën e të veshurve më mirë të javës nga Vogue

By: Kult Plus
29 July 2025 at 15:30

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka marrë vëmendjen e revistës prestigjioze Vogue, duke u renditur në mesin e yjeve më të veshura me stil të javës.

Në artikullin me titull “The Best Dressed Stars of the Week Had Looks With Personality”, stilisti i njohur Christian Allaire përzgjedh pamjet më të spikatura, ku ndër to shquhet edhe Rita Ora me një veshje të mahnitshme të markës Prada. Ajo u shfaq elegante dhe me klas në një gala verore në Gassin, Francë, më 24 korrik, përcjellë KultPlus.

E veshur me një fustan të zi klasik me detaje të rafinuara, Rita përçoi finesë dhe individualitet, duke reflektuar si gjithmonë personalitetin e saj përmes modës. Pamja e saj u shoqërua edhe me komente pozitive për stilin e veçantë dhe mënyrën e përkryer se si e përfaqëson elegancën moderne.

Për më tepër, Vogue fton lexuesit të votojnë për pamjen e tyre të preferuar të javës dhe Rita Ora është padyshim një nga favoritët./KultPlus.com

“New Generation” në RLIOF: Talentet e reja operistike ngjiten sonte në skenën e Prishtinës

By: Kult Plus
29 July 2025 at 15:07

Në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj (RLIOF), sonte në mbrëmje do të mbahet koncerti “New Generation”, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirat e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Nën moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!”, kjo natë do t’u kushtohet talenteve të reja të operës, të cilët do të sjellin në skenë rezultatet e masterklasës së këndimit të zhvilluar me tenorin me famë botërore Ramón Vargas. Zërat e së ardhmes do të interpretojnë një repertor të zgjedhur me arie, të shoqëruar në piano nga Jess Rucinski, në një mbrëmje që premton emocion, profesionalizëm dhe pasion të ri për artin lirik,transmeton KultPlus.

Koncerti “New Generation” është më shumë se një performancë – është një deklaratë për të ardhmen, një platformë për të mbështetur artistët e rinj në rrugëtimin e tyre drejt skenës ndërkombëtare, si pjesë e misionit të Fondacionit Rame Lahaj./KultPlus.com

Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

By: Ardit
29 July 2025 at 15:36

Ministria e Jashtme e Holandës njoftoi se do ua ndalojë hyrjen në shtet dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë për shkak të situatës së përkeqësuar humanitare në Gazë. Kjo ndalesë dhe masa të tjera u bënë publike përmes një letre që ministri i Jashtëm, Caspar Veldkamp, ua dërgoi ligjvënësve të hënën në mbrëmje, duke […]

The post Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës appeared first on BoldNews.al.

OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko

By: Ela
29 July 2025 at 15:13

Operatori i Sistemit të Transmetimit, një firmë shtetërore që merret me mirëmbajtjen e shtyllave të energjisë elektrike, ka finalizuar ditët e fundit një tender për marrje me qira të automjeteve. Skerdi Drenova ia ka lënë “stafetën” e drejtimit të OST-së Elisian Bicit, i cili ka firmosur edhe tenderin e fundit. Bici ka “thyer” edhe rekordin […]

The post OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko appeared first on BoldNews.al.

Çfarë fsheh çdo shenjë zodiaku kur mbyll sytë natën?

By: gaze tare
29 July 2025 at 12:28

DASHI
Të jetë numri 1. Në gjithçka. Gjithmonë.
(Lidershipi i futet në gjak që në gjumë.)

DEMI
Rehati, siguri, dhe frigorifer plot.
(Jeta pa garanci s’ka shije.)

BINJAKËT
Një aventurë e re çdo ditë.
(S’ka fjetje pa ndonjë ide të çmendur.)

GAFORRJA
Një shtëpi me dashuri dhe… kopsht me trëndafila.
(Mbretëresha e emocioneve)

LUANI
Që të gjithë ta adhurojnë.
(Çfarë është jeta pa pak dramë dhe duartrokitje?)

VIRGJËRESHA
Dashuri që funksionon si orë zvicerane.
(Edhe zemra ka nevojë për rend.)

PESHORJA
Një jetë në ekuilibër… dhe me estetikë perfekte.
(Kur gjithçka rri bukur, edhe fryma del më lehtë.)

AKREPI
Të ketë kontroll total.
(Më mirë të mos e pyesësh “çfarë ke?”)

SHIGJETARI
Të jetë i lirë dhe të ndryshojë botën.
(Nëse s’mund të rrijë ulur, mos ia merr për keq.)

BRICJAPI
Të arrijë majën dhe të admirohet për këtë.
(Ai nuk sheh ëndrra, planifikon!)

UJORI
Të shpikë diçka që askush tjetër s’e kupton… akoma.
(Do të jetë gjithmonë “para kohe”.)

PESHQIT
Të jetojë ëndrrën më të çmendur që i kalon nëpër mend.
(Nëse s’është magjike, s’ia vlen.)

The post Çfarë fsheh çdo shenjë zodiaku kur mbyll sytë natën? appeared first on iconstyle.al.

Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën

By: gaze tare
29 July 2025 at 12:18

Kur temperaturat kapin majat dhe çdo ditë duket si ditë pushimi, një gotë verë mund të mos duket ideja më e mirë… por në fakt, është e gjitha çështje zgjedhjeje të duhur. Ja si ta shijoni verën edhe në ditët më të nxehta të korrikut apo gushtit:

1. Zgjidh verëra me më pak alkool
Në vapë, verërat e forta lodhin dhe dehin më shpejt. Prandaj kërko shishe që kanë më pak se 13% alkool – janë më të lehta, më freskuese dhe më të këndshme për ditët e nxehta.

2. Mos e nënvlerëso verën pa alkool
Verërat pa alkool nuk janë më tabu. Në të nxehtin përvëlues, një gotë pa alkool mund të të freskojë më mirë se çdo gjë tjetër, sidomos nëse je në makinë apo pranë detit.

3. Verërat e bardha janë kampione të verës
Të lehta, të ftohta dhe pa taninë, verërat e bardha janë ideale për verë. Thjesht ftoji mirë në frigorifer dhe shërbeji në gota të vogla për freski maksimale.

4. E do verën e kuqe? Mos u shqetëso!
Nëse nuk i ndahesh të kuqes, zgjidh varietete të lehta dhe frutore, si Pinot Noir apo Limnio. Fute pak në frigorifer para se ta shërbesh, të kuqet e ftohta janë më të këndshme në verë sesa mendon!

5. Mos e lini verën të prishet në makinë
Edhe vera më e mirë shkatërrohet në pak minuta nën diell. Nëse po udhëton, përdor çanta termike ose akull për ta mbajtur të freskët. Kujdesi gjatë transportit bën diferencën.

The post Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën appeared first on iconstyle.al.

Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

By: Kult Plus
29 July 2025 at 10:20

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “ekspozita unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, ku ikonat e përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”.

Gonxhja thekson se ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor Francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.

Ai shton se ekspozita mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore.

Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, MKAM është muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga maji deri në tetor të vitit 2026. Pas Chambery ekspozita do të zhvendoset në një tjetër qytet francez deri në mars 2027./atsh/

Marrëveshja SHBA-BE, zhgënjen euro. Fuqizohet dollari

29 July 2025 at 10:36

Euro nuk po performon mirë tashmë që për investitorët u bë e qartë se përfituesit e marrëveshjes SHBA-BE janë vetëm amerikanët.

Franca e quajti “një ditë të zezë” për Europën duke thënë se blloku iu dorëzuar presidentit Donald Trump. Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se ekonomia e tij do të vuante shumë nga tarifa 15% e dakordësuar me SHBA.

Euro ra me 1.3% dhe këmbehet me 1.15 dollarë. dollari nga ana tjetër u rrit me 1%.

 “Ndërsa forca e dollarit amerikan…mund të pasqyrojë perceptimin se marrëveshja e re SHBA-BE është e anashkaluar në favor të SHBA-së, forca e dollarit amerikan mund të pasqyrojë gjithashtu një ndjenjë se SHBA-ja po ri-angazhohet me BE-në dhe me aleatët e saj kryesorë,” tha Thierry Wizman, strateg global i FX dhe Rates Group në Macquari.

Megjithatë, Trump tha të hënën se shumica e partnerëve tregtarë që nuk negociojnë marrëveshje të veçanta tregtare së shpejti do të përballen me tarifa prej 15% deri në 20% për eksportet e tyre në Shtetet e Bashkuara, shumë më tepër se tarifa e gjerë prej 10% që ai vendosi në prill./Reuters

The post Marrëveshja SHBA-BE, zhgënjen euro. Fuqizohet dollari appeared first on Gazeta Si.

Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, Ministri Gonxhe: Muzeu me koleksionin më të madh në botë, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare

By: lindita
29 July 2025 at 09:38

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Source

“Vreshti i kuqëluar”, e vetmja tablo që Vincent van Gogh arriti të shiste sa ishte gjallë

By: berti
29 July 2025 at 09:23

Nga Albert Vataj SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES SE PIKTORIT Në historinë dramatike të Vincent van Gogh-ut, piktura “Vreshti i kuqëluar” (Le Vigne Rouge) qëndron si një dëshmi prekëse e mospërfilljes që arti i tij njohu gjatë jetës dhe, njëkohësisht, si një emblemë e domethënies që ai fitoi në përjetësi. E realizuar në nëntor të vitit 1888 në Arles, në një kohë kur Van Gogh ishte në ethet krijuese…

Source

Gjendet një gjurmë dore e rrallë 4,000-vjeçare

29 July 2025 at 07:40

Një gjurmë dore 4,000-vjeçare është gjetur në një varr të lashtë egjiptian.

Bëhet e ditur se zbulimi u bë nga studiuesit e Universitetit të Kembrixhit në një “shtëpi shpirtërore”, një lloj modeli prej balte në formën e një ndërtese, shkruan BBC.

Kuratorja Helen Strudwick tha se gjurma e plotë e dorës, e cila daton nga viti 2055 deri në vitin 1650 para Krishtit, ishte “një zbulim i rrallë dhe emocionues”.

Ajo do të ekspozohet si pjesë e ekspozitës së universitetit “Made in Ancient Egypt” në Muzeun Fitzwilliam që hapet më 3 tetor.

Ekspozita përqendrohet te njerëzit që bënin artizanatet e lashta egjiptiane.

Ndërsa qeramika përdorej gjerësisht dhe sasi të mëdha qeramike kanë mbijetuar, ka relativisht pak detaje të njohura. /Telegrafi/

The post Gjendet një gjurmë dore e rrallë 4,000-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit, sa do të shkojnë temperaturat sot?

By: gaze tare
29 July 2025 at 08:00

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Që prej orëve të para të mesnatës, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar, dhe do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë paradites dhe deri në pasdite, reshjet do të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të dobët. Pasdite reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore në veri të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina priten rritje të përkohshme të intensitetit deri në 10 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët – forcë 1 deri 2 ballë.

The post Parashikimi i motit, sa do të shkojnë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
29 July 2025 at 07:21

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti pritet tëketë një valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Si ta mposhtni pagjumësinë? Këto dy lloje ushtrimesh janë më të efektshmet, sipas një studimi të ri

29 July 2025 at 00:37

Zgjidhja për netët pa gjumë mund të jetë më e thjeshtë se që mendoni

Nëse përballeni me vështirësi për të fjetur, zgjidhja nuk qëndron domosdoshmërisht te qetësuesit apo pilulat për gjumë.

Një studim i gjerë i publikuar në revistën shkencore BMJ Evidence-Based Medicine tregon se aktiviteti fizik i rregullt, në veçanti joga dhe tai chi, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, shpesh më efektshëm sesa trajtimi me medikamente.

Joga dhe tai chi: të pazëvendësueshme për gjumë të thellë

Në këtë studim janë krahasuar 13 metoda të ndryshme për trajtimin e pagjumësisë, përfshirë teknika të ndryshme të ushtrimeve fizike.

Rezultatet treguan se joga dhe tai chi ishin ndër ndërhyrjet më efikase: joga ka ndihmuar në zgjatjen e gjumit me pothuajse dy orë dhe ka përmirësuar efikasitetin e tij, ndërsa tai chi ka reduktuar zgjimet e natës dhe kohën që nevojitet për të rënë në gjumë, me përfitime që mund të zgjasin deri në dy vjet, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Si ndikon aktiviteti fizik në cilësinë e gjumit?

Shkencëtarët theksojnë se ushtrimet ndihmojnë në mënyra të shumëfishta: ulin ankthin, stimulojnë prodhimin e melatoninës (hormoni i gjumit), reduktojnë nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) dhe rrisin fazën e gjumit të thellë. Edhe format më të lehta të aktivitetit, si ecja dhe vrapi i moderuar, kanë treguar rezultate pozitive, sidomos në lehtësimin e simptomave të pagjumësisë kronike.

A duhet të jetë ushtrimi zgjedhja e parë?

Megjithëse terapia kognitive-biheviorale për pagjumësinë (CBT-I) mbetet trajtimi më i suksesshëm në baza afatgjata, ushtrimet fizike ofrojnë një alternativë më të arritshme, më të lirë dhe pa efekte anësore të dëmshme. Autorët e studimit sugjerojnë që aktiviteti fizik të konsiderohet ndër trajtimet e para për pagjumësinë, e jo vetëm si një shtesë ndaj terapive të tjera. /Telegrafi/

The post Si ta mposhtni pagjumësinë? Këto dy lloje ushtrimesh janë më të efektshmet, sipas një studimi të ri appeared first on Telegrafi.

Cilat janë shkaqet e ënjtjes së këmbëve?

ROME, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Këmbët e ënjtura janë një ankesë e zakonshme, shpesh e lidhur me mbajtjen e ujit, problemet e qarkullimit të gjakut ose qëndrimin e zgjatur, shkruan melarossa.it.

Shkaqet kryesore përfshijnë pamjaftueshmërinë venoze, një stil jetese sedentar, një dietë me shumë kripë dhe ndryshimet hormonale.

Ënjtja e këmbëve mund të shoqërohet gjithashtu me dhimbje, një ndjenjë rëndese dhe, në disa raste, skuqje ose nxehtësi. Kur këmbët ndihen të rënda, të lodhura ose të dhimbshme, është e rëndësishme të mos e injoroni simptomën dhe të konsultoheni me një mjek.

Këmbët e ënjtura gjatë shtatzënisë janë një rast i veçantë, shpesh i lidhur me ndryshimet hormonale.

Ekzistojnë disa kura natyrale për këmbët e ënjtura: pirja e shumë ujit, ndjekja e një diete me pak natrium, angazhimi në aktivitet të lehtë fizik, veshja e çorapeve kompresive dhe mbajtja e këmbëve të ngritura.

Sidoqoftë, parandalimi dhe dëgjimi i sinjaleve të trupit tuaj janë thelbësore për të zvogëluar shqetësimin dhe për të nxitur qarkullimin e shëndetshëm.

Këmbët e ënjtura dhe të dhimbshme: cilat janë shkaqet?

Ënjtja e këmbëve është një gjendje shumë e zakonshme, e cila mund të kontribuohet nga zakonet e jetesës së pashëndetshme dhe një dietë e pabalancuar, të cilat rrisin ngarkesën e vendosur në sistemin venoz.

Konsumimi i tepërt i kripës, një stil jetese sedentar, kalimi i orëve të gjata ulur, veshja e rrobave të ngushta ose takave të larta, mbipesha, ose vuajtja nga diabeti ose kolesteroli i lartë janë të gjithë faktorë që mund të kompromentojnë qarkullimin e gjakut dhe t’i bëjnë këmbët të ndihen të rënda.

Shkaku më i zakonshëm i këmbëve të fryra është qarkullimi i dobët, që do të thotë një ndryshim në mikroqarkullimin e gjymtyrëve të poshtme. Kur gjaku përpiqet të kthehet në zemër, ai tenton të grumbullohet në këmbë, duke shkaktuar ënjtje, mbajtje të ujit, oksigjenim të dobët të indeve dhe shfaqjen e venave të brishta, kapilarëve të zgjeruar dhe, në disa raste, madje edhe celulitit.

Shpesh, këmbët dhe këmbët fryhen për shkak të mbajtjes së ujit, peshës së tepërt ose pamjaftueshmërisë venoze. Për më tepër, me ardhjen e motit të nxehtë, zgjerimi i enëve të gjakut e përkeqëson problemin: gjaku bëhet edhe më i vështirë për t’u rrjedhur lart në gjymtyrët e poshtme, duke rritur ngecjen dhe ndjesinë e rëndesës.

Në disa raste, shkaku i ënjtjes mund të jetë qarkullimi i dobët limfatik, lëngu që transporton mbeturinat dhe toksinat, ose një efekt anësor i disa ilaçeve, të tilla si kortizoni ose amlodipina.

Megjithatë, është thelbësore të mos ndërprisni kurrë një trajtim të përshkruar pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj, i cili mund të vlerësojë nëse duhet ta modifikoni trajtimin tuaj.

Në shumicën e rasteve, shkaqet e këmbëve të fryra janë beninje dhe lidhen me faktorë të përkohshëm si nxehtësia e verës ose qëndrimi i zgjatur në këmbë ose ulur. Gratë janë më të prirura për ënjtje të këmbëve, veçanërisht rreth ciklit të tyre menstrual ose gjatë shtatzënisë, periudha në të cilat ndryshimet hormonale dhe fizike ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Këmbët e fryra: simptomat

Ato shpesh vijnë për shkak të lëngjeve të tepërta që grumbullohen në inde, me origjinë nga enët e gjakut dhe limfatike. Ky fenomen, i njohur si edemë periferike, e bën lëkurën të ndihet e ngushtë në prekje dhe mund të shoqërohet me gropëza: shtypja në zonën e fryrë zbulon një gropëz të dukshme që vazhdon për disa minuta.

Ënjtja përgjithësisht përkeqësohet në mbrëmje dhe mund të shoqërohet me një ndjenjë rëndese, vështirësi në veshjen e këpucëve dhe dhimbje të lokalizuara në këmbë ose kyçe të këmbëve.

Edema manifestohet në mënyra të ndryshme: mund të prekë njërën ose të dyja këmbët, një zonë specifike si kyçi i këmbës, gjuri ose maja e këmbës, ose të gjithë këmbën. Mund të shfaqet papritur dhe të zgjasë disa ditë, ose mund të jetë progresive dhe e vazhdueshme me kalimin e kohës.

Ënjtja shpesh shoqërohet me simptoma të tjera si kruarje, ngushtësi, ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, dhimbje të pulpës gjatë natës, dhimbje, ndjesi nxehtësie, ethe dhe vështirësi në ecje. Kombinimi i simptomave dhe përparimi i tyre ndihmon për të kuptuar më mirë origjinën e problemit dhe për të identifikuar shkakun themelor. /os/

The post Cilat janë shkaqet e ënjtjes së këmbëve? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Vengu: Situata e zjarreve në jug e stabilizuar falë ndërhyrjes së shpejtë

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Pas një nate intensive dhe sfiduese për shkak të përhapjes së zjarreve në jug të vendit, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe mbështetjen ajrore, arritën të vendosin nën kontroll flakët që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se situata u menaxhua me sukses në disa zona të prekura si Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras.

Në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi kufirin administrativ të bashkisë Himarë dhe u përhap drejt një lagjeje të fshatit. Forcat operacionale reaguan menjëherë duke ndërmarrë masa evakuimi, ndërsa 75 efektivë dhe një helikopter i Forcës Ajrore ndërhynë në terren për të frenuar përparimin e flakëve. Falë këtij reagimi të koordinuar, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

Gjithashtu, në Sasaj dhe Piqeras, ku situata u përkeqësua gjatë natës, u krye evakuimi i përkohshëm i banorëve ndërsa forcat operacionale arritën të neutralizonin vatrat dhe të ndalonin përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Në Lukovë dhe Shën Vasil, flakët kishin përfshirë zona kodrinore dhe pyjore, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse dhe operacionale bëri të mundur vendosjen e situatës nën kontroll pas një përpjekjeje të pandërprerë.

Aktualisht, Forcat Ajrore dhe ekipet zjarrfikëse të koordinuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet pranë vatrave në lartësitë e Lukovës dhe Skërficës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Ministri Vengu shprehu mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, përfshirë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit vendorë, pilotët e helikopterëve të Forcës Ajrore, ekipet ajrore të ardhura nga Italia, si dhe kryetarët e bashkive Delvinë, Himarë dhe Konispol për drejtimin e operacioneve në terren nën koordinimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai falënderoi gjithashtu banorët e zonave të prekura për bashkëpunimin dhe qetësinë e treguar gjatë proceseve të evakuimit. /j.p/

The post Vengu: Situata e zjarreve në jug e stabilizuar falë ndërhyrjes së shpejtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌