Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive reagoi ashpër për zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara. Xhaferri tha se për demokratët ishte e qartë se zgjedhjet parlamentare do masakroheshin nga kryeministri Edi Rama.
Xhaferri u shpreh se PD do të dorëzojë të gjitha faktet e mbledhura me foto e video nga shkeljet në të gjithë territorin. Kreu i FRPD-së shtoi se demokratët janë besimplotë që ndërkombëtarët do të kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve.
“Dy muajt e ardhshëm janë me rëndësi për t’u faktuar akuzat tona. Është një proces me njohuri nga ana e ekspertëve të PD, edhe vëzhguesit që kanë mbledhur foto, pamje e video me shkeljet në të gjithë territorin. Do t’i shkojmë deri në fund se ka pasur ‘tren bullgar’, shantazhim, patronazhim, krim të organizuar etj. Dhe kërkojnë përgjegjësi të madhe kur i thua. E kishim të qartë se këto zgjedhje do masakroheshin nga Rama.
Një parti opozitare kushtetuese që s’bojkoton më zgjedhje kërkon të mbledhë faktet që t’i dërgoje të OSBE-ODIHR, që raporti përfundimtar të jetë sa më i zi. Zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur një përmirësim 2001-2013, dhe më pas kanë pasur vetëm rënie. Dhe 2025 kishin kulmin e rënies. PD ka faktuar të gjitha rastet më 2001, dhe ka ndryshuar raportin e OSBE-ODIHR dhe raporti ndërkombëtar dhe atëherë që u kushtëzua PS për shumicë të cilësuar për presidentin e reformat. Jemi besimplotë që ndërkombëtarët do të kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve, që të votojnë shumë shpejt të lirë qytetarët.
Diaspora ka pikëpyetje të mëdha, 50 mijë zarfa s’dihet ku janë dërguar, inventari, nëse janë djegur. Kërkohet kaligrafi e fletëve të votimit, se janë me të njëjtën gjurmë lapsi e dore. Këtë duhet ta bënte SPAK, për krimin zgjedhor s’ka bërë asnjë gjë, madje i ka vonuar grupet që kanë ndihmuar.
Në momentin që s’godet funksionarë shtetërorë të përfshirën ë zgjedhje, apo krimin në fushata zgjedhore dhe në fund ministrat kanë më shumë vota, apo drejtorët e përfaqësuesit e krimit zgjedhor kanë më shumë vota, Task Forca tregon se s’ka funksionuar. Kur s’kanë hetuar dosjen 184 dhe 339, por shkojnë më tej kur ulen në kafe me një ka pjesëtarët e dosjes, ministrin Manja, s’na jep ndonjë arye për të besuar të Task Forca.
Ky sistem që s’lejon asnjë parti të marrë atë që i takon, s’do ia lejojë edhe në të ardhmen, kur të reformohet PD. Kur administrata dhe partia bëhen bashkë. Administrata publike ka shkuar 1 me zgjedhjen, mediat me qeverinë, krimi i organizuar është përfshirë, e tha hapur OSBE-ODIHR”,-tha Xhaferri.
The post “E kishim të qartë se këto zgjedhje do masakroheshin nga Rama”/Reagon Kreu i FRPD-së: Do faktojmë me pamje farsën e … appeared first on Sot News | Lajme.