Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA/ Kongresi miraton mega-projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

By: armand
3 July 2025 at 20:59

Dhoma e Përfaqësuesve jep miratimin përfundimtar për projektligjin e madh të taksave të Trump dhe ia dërgon atij për nënshkrim. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve e çuan projektligjin e Presidentit Donald Trump prej 4.5 trilionë dollarësh për lehtësimin e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve për miratimin përfundimtar në Kongres të enjten, duke kapërcyer disa pengesa […]

The post SHBA/ Kongresi miraton mega-projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet appeared first on BoldNews.al.

Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet

3 July 2025 at 09:52

Në një betejë politike që po zhvillohet gjatë orëve të vona të natës në Uashington, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së po punon në mënyrë të pazakontë për të diskutuar dhe votuar për projektligjin e shumëpërfolur mbi taksat dhe shpenzimet, që pritet të përcaktojë rrjedhën e mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Projektligji, një nga më ambiciozët e administratës së tij, kaloi një votim procedural kritik pas orës 03:00 të mëngjesit (EDT), mes presionit në rritje nga Shtëpia e Bardhë dhe lidershipi republikan për të bindur skeptikët brenda partisë.

Pavarësisht mbështetjes së fuqishme nga baza republikane dhe aleatët më të afërt të Trump, një numër i vogël ligjvënësish republikanë kanë kundërshtuar publikisht projektligjin, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tij në borxhin kombëtar, shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe për mënyrën se si fondet do të shpërndahen në nivel shtetëror.

Projektligji u miratua me një diferencë të ngushtë në Senat të martën, pas një debati që zgjati më shumë se 24 orë. Zëvendëspresidenti JD Vance hodhi votën vendimtare pas kundërshtimeve nga disa senatorë të krahut konservator të Partisë Republikane.

Tani, fati i projektligjit varet nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku votimi final mund të ndodhë para së premtes. Trump dhe ekipi i tij po zhvillojnë një fushatë intensive lobimi brenda natës, duke kërkuar të neutralizojnë opozitën e brendshme dhe të sigurojnë një fitore që mund të jetë kyçe për axhendën e tij ekonomike.

Demokratët, në anën tjetër, e kanë kundërshtuar projektligjin në bllok, duke e quajtur një “shpërndarje masive për të pasurit” dhe një “kërcënim për stabilitetin fiskal të vendit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet appeared first on Euronews Albania.

Senati Amerikan miraton me vështirësi projektligjin e madh të Trump

2 July 2025 at 07:31

Pas orësh debat dhe ngërçi, republikanët në Senatin e SHBA-së miratuan të martën mega-projektligjin e presidentit Donald Trump mbi taksat dhe shpenzimet, duke kaluar një nga pengesat kryesore në procesin legjislativ.

Akti i quajtur “One Big Beautiful” u miratua pas më shumë se 24 orësh diskutimesh me votën përfundimtare të zëvendëspresidentit JD Vance. Miratimi u prit me duartrokitje nga republikanët, ndërsa demokratët shprehën mosmarrëveshje.

Tani projektligji do t’i kthehet Dhomës së Përfaqësuesve, ku ende priten sfida, pasi një version i mëparshëm ishte miratuar vetëm me një votë diferencë nga republikanët.

Trump i kishte vënë Kongresit, të kontrolluar nga republikanët, afat deri më 4 korrik për të miratuar projektligjin për nënshkrimin e tij.

Debatet mbi deficitin, programet sociale dhe nivelin e shpenzimeve kishin shkaktuar përplasje brenda partisë, duke bërë që udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, të humbiste mbështetjen e tre republikanëve – Susan Collins, Thom Tillis dhe Rand Paul – të cilët bashkë me demokratët votuan kundër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Senati Amerikan miraton me vështirësi projektligjin e madh të Trump appeared first on Euronews Albania.

Senati Amerikan miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

By: armand
1 July 2025 at 18:36

Senati Amerikan ka miratuar me një diferencë të ngushtë projektligjin madhor të Donald Trump për taksat dhe shpenzimet, duke kaluar kështu një nga pengesat kryesore të nismës së shumëdebatuar. Projektligji, i njohur si “Aktit për një Ligj të Madh dhe të Bukur”, kaloi me votën vendimtare të Zëvendëspresidentit JD Vance, pas më shumë se 24 […]

The post Senati Amerikan miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet appeared first on BoldNews.al.

Projektligji për markat tregtare, Rama: Garanton treg të ndershëm dhe siguri ligjore

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Në Komisionin për Çështjet Ligjore u shqyrtua sot projektligji “Për Markat Tregtare”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama duke folur për këtë projektligj, tha se bëhet fjalë për një nismë thelbësore për modernizimin e kuadrit ligjor në fushën e pronësisë industriale dhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Rama tha se ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet për të përafruar sistemin tonë ligjor me acquis të BE-së dhe për të garantuar një kuadër ligjor bashkëkohor të qartë dhe të zbatueshëm, i cili u përgjigjet nevojave të tregut shqiptar, sfidave të kohës dhe kërkesave të aktorëve ekonomikë.

“Ligji aktual për pronësinë industriale është miratuar në vitin 2008 në një kohë kur dinamikat e tregut shqiptar ishin ndryshe nga ato që kemi sot. Pavarësisht ndryshimeve të pjesshme që janë kryer ndër vite, pjesa që përfaqëson markat tregtare ka mbetur e njëjta dhe nuk i përgjigjet zhvillimeve të vrullshme të tregut dhe regjistrimit të markave në vendin tonë”, tha ajo.

Sipas Ramës, ky ligj në praktikë rregullon jo vetëm çështjen e markave tregtare, por edhe ata to që kanë të bëjnë me objekte të tjera të pronësisë industriale si patentat, modelet e përdorimit, dizenjot industriale dhe treguesit gjeografikë.

“Kjo përqasje e përbashkët ka krijuar jo pak problematika në administrimin e çështjeve të markave, pasi procedurat dhe kërkesat për çdo kategori janë të veçanta dhe kërkojnë një trajtim të diferencuar. Në këtë kuadër është parë e nevojshme për markat tregtare që të rregullohen me një ligj të veçantë për shkak të rolit e tyre në tregun e lirë, konkurrencën e ndershme, mbrojtjen e konsumatorit, dhe krijimin e një klime të sigurt për biznesin”, pohoi Rama.

“Projektligji është hartuar duke u bazuar në ligjin evropian dhe direktivat e BE-së, standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare dhe nevojat praktike të konstatuara në Shqipëri”, tha ajo.

Gjithashtu, zëvendësministrja e MEKI-t nënvizoi faktin se ligji sjell risi si procedura të plota për regjistrimin, mbrojtjen dhe administrimin e markave, mbrojtje më të fortë ligjore kundër shkeljeve dhe abuzimeve, përafrimin me standardet e BE-së për trajtim të barabartë të gjithë operatorëve, masa konkrete për të ndaluar mallrat dhe shërbimet që shkelin të drejtat e markës, përfshirë konfiskimin dhe ndalimin e tyre në treg.

“Projektligji vjen si përgjigje ndaj rritjes së konflikteve për të drejtat e markave në Shqipëri si pasojë e një tregu konkurrues dhe në tentativë për të regjistruar marka të ngjashme me ato ekzistuese. Qëllimi është që të forcojë sigurinë ligjore, të ulë konfliktet dhe të krijojë një treg të ndershëm dhe të përafërt me BE-në”, cilësoi Rama.

Projektligji u miratua me shumicë votash pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /e.i/j.p/

The post Projektligji për markat tregtare, Rama: Garanton treg të ndershëm dhe siguri ligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diskutohet ngritja e zyrës së rikuperimit të aseteve, goditje pushtetit ekonomik që vjen nga krimi

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Zv/ministri i Brendshëm pohoi se ky ligj ka ardhur si kërkesë e vazhdueshme për ngritjen e kësaj zyre që në thelb është një nismë kundër krimit të organizuar.

Sipas Lamallarit, pranë drejtorisë së Policisë së Shtetit do të ngrihet kjo zyrë që do të bëjë gjurmimin dhe rikuperimin e aseteve që vijnë nga krimi i organizuar apo krimet e rënda.

“Kjo zyrë do të bashkëpunojë me homologët evropianë në çdo vend të BE-së, por edhe me rrjetin evropian të Zyrave të Rikuperimit. Ky projektligj përafron katër direktiva dhe një vendim kuadër duke përfshirë edhe një rregullore të fundit të BE-së të vitit 2024. Ky legjislacion do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar, në pikët më të dobët që është pushteti ekonomik”, pohoi ai.

Ndërkaq, deputeti i opozitës, Dashnor Sula u ndal te projektligji për “Zyrën e rikuperimit të aseteve” dhe tha që situata e gjurmimit të aseteve kriminale ka qenë një propagandë me praktika jashtëzakonisht të këqija.

“OFL-ja ishte një gjueti shtrigash, pra një presionin që u bëhej individëve të caktuar për të grumbulluar sa më shumë asete nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Asetet që vijnë nga burime kriminale, pavarësisht se vendoset sekuestro duhet që të përfundojnë të gjitha shkallët e gjykimit për të dalë në konfiskim dhe më pas në shitje apo vendosje të pasurisë në shërbim të shtetit”, tha Sula.

Deputeti i PD-së, kërkoi që të mos ketë hapësira abuzive në nene të caktuara sa i takon këtij projektligji.

/e.i/j.p/

 

The post Diskutohet ngritja e zyrës së rikuperimit të aseteve, goditje pushtetit ekonomik që vjen nga krimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seancë në Kuvend, diskutohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

By: user 11
16 June 2025 at 07:48

Mbahet këtë të hënë seanca plenare në Kuvend. Ajo pritet të nisë në orën 13:00 dhe në fokus të diskutimeve do të jetë projektligji për performancën energjitike të ndërtesave.

Seanca e javës që shkoi u anullua për shkak të mungesës së kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila ndodhej në Samitin e Europës Juglindore në Ukrainë. Shtyrja e seancës u bë shkak për debat në Konferencën e Kryetarëve.

The post Seancë në Kuvend, diskutohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave appeared first on Lapsi.al.

Konventa e OKB-së, Jaupaj: Promovim peshkimit të qëndrueshëm dhe turizmit ekologjik

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Mjedisit dhe Turizmit, Sofjan Jaupaj prezantoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Sipas zv/ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, ky projektligj vjen nisur nga nevoja për ta trajtuar në mënyrë koherente degradimin e biodiversitetit biologjik për shkak të ndryshimeve klimatike në ekosistemet detare nga ngrohja apo deoksigjenimin e oqeaneve.

Jaupaj u shpreh se nisur nga këto arsye, si edhe nga acidifikimi i oqeaneve është e nevojshme që Shqipëria t’i bashkohet Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

“Objektivi i kësaj marrëveshjeje është që të ruajë në mënyrë të qëndrueshme biodiversitetin detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar, nëpërmjet dispozitave të Konventës. Duke u bërë pjesë e marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit, ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit detar, Shqipëria do të kontribuojë në mbrojtjen e biodiversitetit detar duke promovuar peshkimin e qëndrueshëm dhe turizmin ekologjik, të përmirësojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të përfitojë nga mbështetja teknike dhe financiare ndërkombëtare”, pohoi Jaupaj.

“Bërja palë me këtë marrëveshje do të ofrojë bashkëpunim të zgjedhur për të përmbushur zbrazëtitë në Konventën për marrëveshjen e detit, krijimin e zonave të mbrojtura detare, etj”, tha ai.

Zv.ministri i Mjedisit dhe Turizmit pohoi gjithashtu se gjatë negociatave për anëtarësimin evropian të Shqipërisë do të jetë e nevojshme bërja palë e kësaj konvente.

Ndërsa, deputeti Blendi Klosi në cilësinë e relatorit u shpreh se ky projektligj është firmosur nga ambasadori i jashtëzakonshëm pranë Kombeve të Bashkuara në New York.

“Projektligji kërkon ratifikimin në Parlament të një marrëveshjeje që e bën Shqipërinë pjesë, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e detit dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar. Kjo kërkon që Shqipëria të jetë pjesë e ruajtjes së sipërfaqeve ujore që nuk janë pjesë e juridiksionit të tyre kombëtar. Shqipëria si një vend relativisht i vogël në këtë botë të madhe përpiqet të bëjë detyrat e saj. Projektligji ka shumë pak të bëjë me probleme financiare apo ligjore, por mendoj që anëtarët e tij komisioni t’i japin mbështetje dhe të miratojë këtë projektmarrëveshje”, tha Klosi.

Projektligji u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash, pa asnjë votë kundër apo abstenim. /j.p/

The post Konventa e OKB-së, Jaupaj: Promovim peshkimit të qëndrueshëm dhe turizmit ekologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”

Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe kombëtar.

“Përgjatë 4 viteve të fundit, si pasojë e miratimit të akteve nënligjore të Ligjit për Rininë, sot janë ngritur dhe funksionojnë një rrjet strukturash, institucionesh, dhe programe që mbështesin të rinjtë në fusha të ndryshme dhe janë arritur rezultate të prekshme, dhe sigurisht prezantimi i ndryshimeve ligjore sot nuk do të ishte i plotë, pa përmendur arritjet e këtij 4 vjeçari në fushën e rinisë, si dhe arsyet që na kanë sjellë sot këtu me këto ndryshime ligjore”, tha Muzhaqi.

Sipas ministres Muzhaqi, “projektligji rregullon njohjen dhe përcaktimin e kompetencave dhe formimit profesional që duhet të kenë punonjësit rinorë”.

“Projektligji i hap rrugë dhe mbështetjes nga AKR-ja për pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit që do duan të certifikohen  si punonjës rinorë në programet profesionale që do të krijohen sipas ligjit. Në fund dua të theksoj se projektligji është harmonizuar plotësisht me rekomandimet dhe standardet e BE-së në fushën e rinisë.

Sot, është seanca e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe besoj që në këtë kuadër, ky projektligj sot, ju jep të gjithëve ju mundësinë, për të bërë një akt sa politik, aq edhe qytetar duke votuar pro këtij projektligji që është tërësisht dhe në çdo pikë të tij, në të mirë dhe në mbështetje të interesave të të rinjve shqiptar.

Nuk ka vend për justifikime apo për arsyetime të tjera, ndaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj për çdo të ri që njihni, që të lini një gjurmë pozitive në të ardhmen e tyre”, përfundoi Muzhaqi.

/a.f/

The post Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji “Për Rininë”, Muzhaqi: Mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin “Për Rininë”, i propozuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve.

Një nga risitë kryesore të projektligjit është në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili do të ofrojë mbështetje financiare për të rinjtë që kryejnë praktikën në administratën publike.

Përfituesit e programit do të marrin kompensim për shpenzimet e ushqimit dhe transportit, ndërsa në të njëjtën kohë do të ndjekin një cikël trajnimesh profesionale për të fituar aftësi të nevojshme për tregun e punës.

“Trajnimet do të përfshijnë etikën e punës në administratë, menaxhimin e buxhetit, aftësi të buta, përdorimin e platformave digjitale dhe përgatitjen e materialeve zyrtare,” tha ministrja Muzhaqi gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve.

Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës, pavarësisht nëse ata zgjedhin të vazhdojnë karrierën në sektorin publik apo privat.

Projektligji parashikon gjithashtu mbështetje financiare për të rinjtë e talentuar që përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare, duke mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre për pjesëmarrjen.

Një tjetër iniciativë kyçe është Programi i Nismave Komunitare, i cili synon të fuqizojë të rinjtë në nivel lokal. Me hyrjen në fuqi të ligjit, të rinjtë që hartojnë projekte me ndikim në komunitetet e tyre do të kenë mundësinë të aplikojnë për financim nga qeveria.

Pas shqyrtimit në të gjitha Komisionet Parlamentare, projektligji pritet të kalojë për votim në Kuvend.

Ministrja Muzhaqi e cilësoi këtë si një hap kyç për forcimin e politikave rinore dhe përafrimin e tyre me standardet evropiane.

1 nga 4

/k.s/

The post Projektligji “Për Rininë”, Muzhaqi: Mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rumania miraton projektligjin për të rrëzuar dronët që hyjnë ilegalisht në vend

By: lia rda
27 February 2025 at 09:15

Senati rumun ka miratuar “ligjin për dron”, një projekt-ligj që do të autorizonte rrëzimin e dronëve që hyjnë pa autorizim në hapësirën ajrore të vendit.

81 deputetë votuan pro miratimit të projektligjit, 12 ishin kundër dhe dy abstenuan.

“Një dron që kalon ilegalisht kufirin shtetëror rumun dhe fluturon në hapësirën ajrore kombëtare pa leje mund të shkatërrohet, neutralizohet ose mund të merret kontrolli”, thuhet në projektligj.

Autoritetet do të vendosin më tej se kush do të ketë autoritetin për të marrë vendimin për të rrëzuar dronët./abcnews.al

“Paketa e Maleve” drejt Kuvendit, ekspertët listojnë parregullsitë e projektligjit

By: Ardit
11 February 2025 at 17:16

Projektligji i njohur si “Paketa e Maleve” , i cili pritet të kalojë për shqyrtim në Kuvend, ka hasur në kritika nga ekspertët për mungesë transparence, klientelizëm dhe shmangie të procedurave të rregullta ligjore. Në një tryezë të organizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) dhe Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD), me mbështetjen e […]

The post “Paketa e Maleve” drejt Kuvendit, ekspertët listojnë parregullsitë e projektligjit appeared first on BoldNews.al.

Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

22 January 2025 at 14:41

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune. Sipas propozimit, një i […]

The post Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’ appeared first on Reporter.al.

SHBA miraton projektligjin që do shmangte mbylljen e pjesshme të saj

21 December 2024 at 15:24

Senati amerikan miratoi në orët e para të kësaj të shtune një projekt-ligj për të financuar qeverinë amerikane deri në muajin mars.

Të dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësusve e kontrolluar nga republikanët dhe Senati i kontrolluar nga demokratët, duhej të miratonin projektligjin për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Presidenti Joe Biden tha të premten se ai e mbështet projektligjin dhe do ta nënshkruajë atë.

Sapo të hyjë në fuqi, ligji do të financojë qeverinë deri në muajin mars dhe do të sigurojë 100 miliardë dollarë për ndihmën ndaj fatkeqësive dhe 10 miliardë dollarë për fermerët. Por, ligji nuk do të rris tavanin e borxhit federal.

Votimi në Senat me 85 vota për dhe 11 kundër, pasoi votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, pas dy përpjekjeve të dështuara. Votimi në këtë dhomë ishte 366 për dhe 34 kundër. Të gjithë votat kundër u hodhën nga republikanët.

The post SHBA miraton projektligjin që do shmangte mbylljen e pjesshme të saj appeared first on Euronews Albania.

Projektligji për buxhetin dështoi: Rrezikohet mbyllja e qeverisë amerikane

20 December 2024 at 17:43

Një projektligj emergjent për financimin e përkohshëm të qeverisë amerikane u rrëzua në Dhomën e Përfaqësuesve, duke rrezikuar mbylljen e agjencive federale sonte në mesnatë. Demokratët dhe disa republikanë votuan kundër projektligjit, i cili parashikonte heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027.

Projektligji fillimisht ishte pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe për të financuar qeverinë deri në mars 2024, por u kundërshtua nga ish-presidenti Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk. Trump kërkoi rritjen e tavanit të borxhit si kusht për miratimin e buxhetit, ndërsa Musk kritikoi shpenzimet e tepërta në një postim në mediat sociale.

Ligjvënësit republikanë të vijës së ashpër dhe demokratët refuzuan gjithashtu projektligjin, duke akuzuar njëri-tjetrin për prioritetet financiare. Nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në mesnatë, miliona punonjës federalë do të përballen me ndërprerje pune, ndërsa qeveria përgatitet për një mbyllje të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projektligji për buxhetin dështoi: Rrezikohet mbyllja e qeverisë amerikane appeared first on Euronews Albania.

Berisha zbulon prapaskenat e projektligjit për faljen e gjobave

By: user7
20 December 2024 at 13:15

Ish- kryeministri Sali Berisha komentoi pr.ligjin për faljen e gjobave që u miratua një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë, pas një seancë maratonë.

Berisha e konsideroi faljen e gjobave, te ngjashem me ligjin per amnistine e te burgosurve.

“Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, Qefalia, dhe dhëndri i Qefalisë… E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët. Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale”, tha Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

Pra, këto jo vetëm që u falën dje, sepse kanë paguar mirë deputetët dhe Edi Ramën, por këta fill pas heqjes së gjobës, fitojnë të drejtën e legalizimit, u legalizohen objektet e ndërtuara.

I kanë ndërtuar pa leje, i gjobitën, tani u heqin gjobën dhe i legalizojnë.

E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët.

Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale.

Falënderoj shumë qytetarin dixhital për këtë informacion të çmuar që solli dhe i çori maskën edhe një ligji që vetëm për fshatarët nuk mund të ishte. Sepse ai ligj për këto gjëra të tilla ishte zhvlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, përkundrazi do ktheheshin.

E vërteta është se ndodhi me këtë ligj e njëjta gjë siç veproi Ulsi Manja me ligjin e amnistisë. Ligji i amnistisë përjashtonte të gjithë ata që ishin të dënuar nga gjykata speciale dhe të hetuar nga prokuroria speciale. Ulsi Manja, përkundrejt shumave përrallore që ka marrë, ka shkelur ligjin dhe ka gjetur variante për të amnistuar të paktën, ka shifra të ndryshe, por e sigurt është se 30-40 janë amnistuar në kundërshtim me ligjin, duke shfrytëzuar teknikalitete me të cilat ai ka marrë një shumë përrallore për të nxjerrë nga burgu ata që nuk duhet të dilnin nga burgu. Është identike situata. Edhe këtu bënë ligjin gjoja për fshatarët, por ky është ligji për të amnistuar Qefalinë, Gjikurinë, etj me radhë”.

The post Berisha zbulon prapaskenat e projektligjit për faljen e gjobave appeared first on Lapsi.al.

Berisha zbulon prapaskenat për faljen e gjobave: U amnistua Gjikuria e Qefalia

By: Oldi
20 December 2024 at 12:53

Sali Berisha komentoi pr.ligjin për faljen e gjobave që u miratua një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë, pas një seancë maratonë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se jo vetëm që nuk u falën gjobat, por bizneset kanë paguar dhe tani që hiqet gjoba do të fitojnë të drejtën e legalizimit. Sipas […]

The post Berisha zbulon prapaskenat për faljen e gjobave: U amnistua Gjikuria e Qefalia appeared first on BoldNews.al.

Projekligji i mbështetur nga Donald Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve

20 December 2024 at 07:22

Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dështoi gjatë një votimi të enjten pasdite në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky zhvillim e lë Kongresin pa një plan të qartë për të shmangur mbylljen e qeverisë ndërsa afatet për financimin e saj skadojnë mesnatën e së premtes.

Në mbështjetje të projektligjit votuan 174 ligjvënës dhe kundër tij 235, duke e hedhur në këtë mënyrë poshtë planin e hartuar me nxitim nga udhëheqësit republikanë, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk prishën një marrëveshje të mëparshme dypartiake.

Pavarësisht mbështetjes që dha zoti Trump për projekligjin republikan, 38 republikanë votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.

Republikanët konservatorë që votuan kundër thanë se ai nuk parashikonte një reduktim domethënsë të shpenzimeve qeveritare.

Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries e quajti projektligjin “qesharak”.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, tha të enjten në mbrëmje se: “Dështimi i projektligjit në Dhomën e Përfaqësuevse është një gjë e mire. Tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer tek marrëveshja dypartiake, që arritëm”.

Financimi i qeverisë përfundon mesnatën e së premtes. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë ta zgjasin afatin, qeveria do të fillojë një mbyllje të pjesshme duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga ato agjenci që merren me sigurinë në kufi, tek parqet kombëtare, si dhe duke rrezikuar që më shumë se 2 milionë punonjës federal të mos paguhen. Administrata e Sigurisë në Transport paralajmëroi se udhëtarët gjatë sezonit të ngarkuar të festave mund të përballen me radhë të gjata në aeroporte.

Projektligji i ofruar nga republikanët ishte kryesisht i ngjashëm me versionin e mëparshëm që zoti Musk dhe zoti Trump e kishin cilësuar si një dhuratë e çuar dëm për demokratët.

Sipas tij financimi i qeverisë do të ishte zgjatur deri në mars. Deri atëherë zoti Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe republikanët do të kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e cilësoi “sukses” hartimin e planit të ri për të financuar qeverinë që parashikonte dhe heqje të tavanit të borxhit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projekligji i mbështetur nga Donald Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve appeared first on Euronews Albania.

Nga interpelanca me Kumbaron te projektligji për anulimin e gjobave/ Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën e fundit të sesionit në Kuvend

By: V K
19 December 2024 at 08:49

Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Në rend të ditës, është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në seancën e sotme, do të diskutohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””.

Gjithashtu, sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe projektligji “Për anulimin e masave administrative”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Në rend të ditës për diskutim është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kuvendi ka sot në rend dite edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”.

The post Nga interpelanca me Kumbaron te projektligji për anulimin e gjobave/ Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën e fundit të sesionit në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Miratohet projektligji, si do të njihen vitet e punës në kooperativa

By: user 5
18 December 2024 at 19:02

Qeveria ka miratuar projektligjin për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore sa i përket llogaritjes së pensioneve.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, thuhet:

PROJEKTLIGJ PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji, kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore.

Periudhat e punësimit në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore

Periudhat e punësimit në ish-kooperativat bujqësore

Periudhat e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore

E drejta për përfitim më të favorshëm

Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore, që nuk plotësojnë kushtet për t’u njohur sipas këtij ligji ose në detyra/funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit se periudhat që njihen sipas neneve 3, 4 dhe 5, të këtij ligji, me kërkesën e përfituesit, ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi.

Të drejtat e fituara nga ky ligj janë objekt rivlerësimi vetëm për vendimmarrje me efekte më të favorshme në masën e pensionit.

Njohja e periudhave të punësimit sipas neneve 3, 4 dhe 5, të këtij ligji, bëhet:

Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Miratohet projektligji, si do të njihen vitet e punës në kooperativa appeared first on Lapsi.al.

❌
❌