Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët

5 July 2025 at 22:13

Mbikqyrja e autostradave kryesorë në Shqipëri me kamera vëzhgimi po kthehet në një kurth për qytetarët të cilët po gjobiten pa u vendosur në dijeni dhe pa u njoftuar.

Tre muaj pas vendosjes së kamerave në autostradat kryesore të vendit, shqetësimet e qytetarëve janë rritur pasi ata penalizohen pa u njoftuar, cka krijon premisa që gjoba të mos paguhet dhe drejtuesit e mjeteve jo vetëm të jenë debitorë për shlyerjen e saj por të paguajnë edhe kamatën që nis nga dita e 15.

Rasti i denoncimit të mbërritur në redaksi, është ai i një qytetari të gjobitur në Unazën e re të Tiranës, në datën 18 qershor 2025, në ora 06.22 të mëngjesit.

Plot 17 ditë më vonë, në datën 5 korrik 2025, ai rastësisht hyri në platformën e-albania për një arësye tjetër dhe u vu në dijeni të gjobës së vendosur nga policia rrugore.

Për shkak të mos shlyerjes në afat, gjoba kishte nisur të llogariste edhe kamatën me 120 lekë të reja për vetëm dy ditë!

Masa administrative e vendosur nga polici rrugor Artan Malasi, konsiderohet abuzive nga qytetari i cili thekson se është ndëshkuar me 2000 lekë, për tejkalim të shpejtësisë në Unazën Veriore të Tiranës, por fleta e gjobës në e-albania nuk ka asnjë shpjegim detajues, sa ka qenë shpejtësia me të cilën ai po lëvizte në momentin e shkeljes, dhe cila është diferenca e kësaj shpejtësie me atë të lejuarën në aksin ku është vendosur gjoba.

Mos dhënia e detajeve të tilla në një fletë gjobe ku policia vendos dorën mbi pasurinë e qytetarit është mungesë transparence dhe profesionalizmi, por edhe padrejtësi, pasi përsa kohë qytetari penalizohet financiarisht, masa duhet të jetë e detajuar me fakte dhe prova për të mos lënë vend për abuzime de hamendësime.

Një tjetër abuzim sipas qytetarit është fakti se mos-njoftimi i tij për gjobën, e cila i është vendosur pa u ndaluar fare nga efektivi i policisë Artan Malasi, i ka hequr qytetarit të drejtën për të kryer pagesën e saj brenda afatit 5-ditor, cka sipas vetë ligjit në fuqi i krijon mundësinë kundravajtësit që të përfitojë zbritjen e 50 për qind të vlerës së gjobës.

Duke qenë se nuk ishte në dijeni të penalitetit, qytetari ka vazhduar të lëvizë cdo ditë, duke qenë i rrezikuar edhe për ndalim nga patrullat e policisë dhe penalizim për gjobën e pa shlyer tashmë prej 17 ditësh.

Një tjetër shkelje është fakti se përvec hamendësimeve, askush nuk e di cilat janë akset e monitoruara me kamera, në një kohë kur Greqia apo edhe Italia, i njoftojnë drejtuesit e mjeteve me tabela e sinjale të dukshme se po hyjnë në rrugë të monitoruara.

Italia madje, në rrugët ku ka fotografim të kundravajtjeve, e përsërit lajmërimin për qytetarët disa herë duke vendosur sinjalizime me tabela të dukshme 5 kilometër para cdo stacioni fotografimi.

Qartësisht kjo praktikë, tregon se vendet fqinje të BE-së kanë si synim ti parandalojnë kundravajtjet dhe jo të penalizojnë qytetarët sic ndodh në Shqipëri, pasi asnjë prej akseve rrugore të monitoruara me kamera, nuk ka njoftime dhe sinjalistikë që tu bëjë me dije qytetarëve një fakt të tillë.

Një tjetër shkelje në këto raste është edhe fakti se drejtuesit të mjetit, duke mos u njoftuar në kohë për gjovën, i hiqet edhe mundësia dhe e drejta për ta apeluar atë tek organet institucionale.

The post Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët appeared first on Sot News | Lajme.

SPECIALE/ Gjobat, ndëshkim apo ndërgjegjësim?

5 June 2025 at 20:23

TIRANË- Rrugët e Shqipërisë kanë ndryshuar. Shumë prej tyre ofrojnë qarkullim cilësor.

Për shqiptarët e apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë, jo rrallë kjo shihet si mundësi për të çuar mbi normat ligjore. Përveç patrullave, policia rrugore ka futur për këtë në punë 25 aparate të lëvizshme radarësh.

“Në harkun kohor të një muaji në rang vendi policia vendos Rreth 20 mijë gjoba vetëm me radar, ndërsa në Tiranë ato arrijnë deri në 3 mijë, por a janë të paralajmëruar qytetarët se po monitorohen me radar”

Për mbrojtësit e të drejtave re njeriut, kjo mënyrë sesi ligji aplikohet, është në kurriz të atyre që ai duhet t’i mbrojë.

Avokati Arbër Hoxhaj, thotë se është e drejtë ligjore që qytetarët të jenë në dijeni të zonëve dhe akseve ku monitorohen me radarë. Duke filluar nga privatësia, por jo vetëm.

“Kodi ynë rrugor është i ngjashëm me atë Italian, por këtu te ne nuk ka ende tabela paralajmëruese që tregojnë se qytetarët po vëzhgohen me tabelë, që e cila është në shkelje me të drejtat e njeriut. Këto masa ndëshkuese përdoren më tepër si gracka për qytetarët të cilët e kanë të drejtë ligjore të jenë të informuar sepse nëse lëvizja e mjetit shoqërohet me fotografi, këtu kemi një tjetër shkelje atë të privatësisë”

Por a funksionon kjo mënyrë, e gjobave te larta dhe e heqjes se pikëve, si ndëshkim ndaj shoferëve?

“Zemërim, jo ndërgjegjësim thotë eksperti I sigurisë rrugore Fatjon Softa, shkaktojnë këto masa ndëshkuese të shoqëruara edhe me heqjen e pikëve nga leja e drejtimit tek qytetarët”.

“Vendosja e gjobave me shifra të larta nuk ndërgjegjëson as nuk paralajmëron, më shumë shkakton zemërim tek qytetarët. sepse bashkë me lekët, u hiqen edhe pikët e patentave që do të thotë se nëse ti do të ndërgjegjësosh dhe parandalosh atëherë vendos tabela paralajmëruese”,  tha eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

“Kreu i qarkullimit rrugor në drejtorinë e  përgjithshme të policisë së shtetit Altin Qato, e pranon se ka ende disa akse të cilat nuk janë pajisur me tabela informuese. Qato thotë se për policinë, nuk duhet të kënë rëndësi gjobat dhe ndëshkimet, por ndërgjegjësimi I qytetarëve për një qarkullim më të sigurt”

“Qëllimi I policisë është siguria rrugore dhe ndërgjegjësimit, në çdo aks ka tabela për kufizimin e shpejtësisë, çka do të thotë se qytetarët janë koshient që po kryejnë shkelje, por ka ende akse apo vende të papajisura me tabela informuese konkretisht peRr radarin gjë të cilën ne do e komunikojmë me entet përkatëse.”

Një tjetër ndëshkim I diskutueshëm është gjoba në para. Në një vend si Shqipëria, ku Minimumi jetik është 24 mijë lekë të reja, gjobat e vendosura me radar janë në shproporcion me pagat e minimumin jetik të qytetarëve, thotë eksperti avokati Arbër Hoxhaj. Madje qytetarëve jo rralle nuk informohen për to, para, gjatë e deri në përfundim të procesit të vendosjes së gjobës.

“Në të gjitha vendet e BE, gjoba vendoset në bazë të minimumit jetik, pra Italia vendos gjobë 300 euro sepse e ka minimalen 900, ndërsa tek ne me minimum jetik 320 mijë lekë të vjen gjoba 100-200 apo 300 mijë lekë të vjetra”, tha ai.

Për këtë Qato thotë se qytetarët kanë akses në e-albania dhe duhet t’i kontrollojnë aty masat ndëshkuese madje u është dhënë përparësi sepse kanë mundësi që përmes aplikacioneve të informohen direkt me sms dhe nëse nuk janë dakord kanë të drejtën e ankimimit.

“Qytetarët informohen përmes e-albanias në lidhje me gjobat që mund të kenë në mjetin e tyre, po ashtu ata kanë mundësinë edhe të informohen me sms nëpërmjet aplikacionit, por nëse nuk janë të qartë përmes kërkesave me shkrim ne ballafaqohemi me ta, me shkeljen e kryer , shpejtësinë mesatare apo ve ndodhjen”.

Por nga e-albania nuk vjen kurrë asnjë mesazh apo notifikim, jo vetëm për njoftim gjobash, por as për kërkesa që ti bën vetë në të. Në rastin më të mirë, kur aplikon për një dokument, përgjigja nga e Albania, vjen vetëm në email.

Mosnjoftimi  i  gjobave, shproporcionaliteti I tyre, por edhe privatësia. Shpesh këto gjoba shoqërohen me fotografim te shoferit te mjetit, fotografi te marra pa leje. Pra janë të paligjshme.

Nga ana tjetër është e drejtë ligjore që qytetari të dijë që është nën monitorim të kamerave apo radarëve, duhet të jetë në dijeni edhe gjatë procesit të vendosjes së gjobës e deri në përfundim të saj, këtu ka raste që qytetarët e shohin në e-albania ose kur të ndalon një patrullë e ta thotë polici fizikisht. Pra prapë jemi në shkelje

Për Ekspertin e sigurisë Fatjon softa, vendosja e gjobave, duket thjesht si lëvizje për të mbushur arkën e shtetit, ndaj ai sugjeron qe kodi rrugor të rishikohet.

“Kjo mënyrë nuk është e drejtë për tu aplikuar sepse nuk ndërgjegjëson, pra nuk jep rezultat në vendet ku bëhet kjo gjë bëhet vetëm për të mbushur arkën e shtetit dhe rëndojnë qytetarët, prandaj kodi rrugor duhet të rishikohet dhe përshtatet”, tha Softa.

Komisioneri për të drejtën e informimit, i kontaktuar nga Abc News nuk ka pranuar të japë një reagim, zyra e shtypit është shprehur se nuk e sheh të arsyeshme në këtë moment të japë një intervistë apo reagim duke orientuar përgjegjësinë tek institucionet përkatëse/abcnews.al

Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

28 May 2025 at 20:20

Radarët e monitorimit të trafikut janë duke bërë kërdinë me gjoba masive, ligjshmëria e të cilave është më shumë se e dyshimtë.

Edhe pse investimi për monitorimin e Trafikut në akset kryesore kombëtare nuk ka përfunduar ende dhe nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, radarët kanë vendosur gjoba masivisht, për shumicën dërrmuese të të cilave drejtuesit e mjeteve nuk janë në dijeni fare.

‘Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,’ thotë Marin Bezhani, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

‘Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.’

Projekti për monitorimin e trafikut në autostradat kombëtare është tenderuar për një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh. Ai parashikon vendosjen e kamerave të trafikut fillimisht për 200 kilometra rrugë kombëtare, të cilat monitorojnë dhe përcjellin në kohë reale çdo shkelje.

 

 

The post Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit appeared first on Sot News | Lajme.

Fshihen nga sistemi gjobat e 10 viteve të fundit, zbardhet procedura që do të ndiqet

By: fra nc
21 May 2025 at 13:55

Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të çojnë në drejtorinë e taksave listën e gjobave të gjitha penalitetet që nuk janë paguar, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.

Individët apo subjektet që konstatojnë se masa administrative ndaj tyre nuk është fshirë, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturës përkatëse vendore.

Verifikimi i kërkesës kryhet brenda 5 ditëve dhe në rast se refuzohet, subjekti ka të drejtën të ankimojë vendimin në gjykatë.

Sipas vendimit, procesi i heqjes/fshirjes së masave përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Për masat administrative të paekzekutuara që nuk kanë të qartësuar tipologjinë e ndërtimit pa leje, afati zgjatet në 80 ditë, dhe kërkohet një akt ekspertimi i nënshkruar nga tre ekspertë të licencuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fshihen nga sistemi gjobat e 10 viteve të fundit, zbardhet procedura që do të ndiqet appeared first on Euronews Albania.

Pas 39 aksidenteve në Ferizaj, Policia shqipton një mijë e 190 gjoba dhe largon 15 patentë shoferë

12 May 2025 at 13:29

Policia Rajonale në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka vazhduar me plane operative me qëllim të parandalimit të aksidentve dhe mbajtje të rendit dhe qetësisë. Sipas raportit javor të Policisë në Ferizaj, gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsejtë 39 aksidente, ani pse janë ndëshkuar një mijë e 190 vozitës për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu, Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka pezulluar 15 patentë shofer për drejtuesit e automjeteve kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, nëpërmjet raportit javor, ka thënë se Policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11.05.2025, janë shqiptuar 1,190 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat: 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona, pastaj 22 aksidente me dëme materiale”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe përmes numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Pas 39 aksidenteve në Ferizaj, Policia shqipton një mijë e 190 gjoba dhe largon 15 patentë shoferë appeared first on Telegrafi.

Berisha: 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla

By: user7
15 April 2025 at 12:03

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se me ardhejn e PD-së në pushtet do të ulen taksat, çmimi i energjisë dhe ujit. Lideri i opozitës gjatë një turi takimesh me bizneset e vogla në kryeqytet, tha se PD është e vendosur të mbështesë fuqishëm biznesin e vogël. Kryedemokrati gjithashtu ka premtuar amnisti fiskale për të gjitha bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve. Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro. Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.

Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë. Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde. Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë. Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta…

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris. Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.

Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen… Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat. Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë. Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë,” tha Berisha.

The post Berisha: 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla appeared first on Lapsi.al.

Gajda për ATSH-në: 265 ankesa dhe 13 gjoba në 2024-ën, problem gjuha diskriminuese në media

2 February 2025 at 08:15

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Gjatë vitit 2024, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë regjistruar 265 ankesa, ndërsa janë marrë 13 vendime me gjobë, nga të cilat pesë vendime për mosdhënie të informacionit të kërkuar nga Komisioneri sa i përket shqyrtimit të çështjeve në proces dhe tetë gjoba për shkak të moszbatimit të vendimeve në të cilat është konstatuar diskriminim.

Në një intervistë për ATSH-në, drejtuesi i KMD-së, Robert Gajda thotë se 125 prej këtyre masave janë regjistruar nga subjekte ankues burra, 90 nga subjekte ankues gra, 25 nga OJF-të dhe 25 nga grupe personash.

“Veprimtaria e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shtrihet në fushën e punësimit, e arsimit dhe fushën e të mirave dhe shërbimeve. Referuar çështjeve të regjistruara gjatë vitit 2024 (265 ankesa dhe 3 çështje ex-officio), rezulton se: në 54 raste ankesat janë drejtuar në fushën e arsimit; në 89 raste ankesat janë drejtuar në fushën e punësimit dhe në 123 raste ankesat janë drejtuar në fushën e të mirave dhe shërbimeve”, pohon Gajda.

Sipas drejtuesit të Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, vihet re se ankesat në fushën e të mirave dhe shërbimeve, zënë pjesën më të madhe të numrit total të ankesave të regjistruara.

Sipas Gajdas, problematikat kryesore lidhen me “mosofrimin e shërbimeve nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore apo institucione të tjera private, përdorimi në media i shprehjeve diskriminuese nga persona që bëjnë pjesë në jetën publike të vendit, për të etiketuar persona të pakicave rome dhe atyre egjiptiane, anëtarëve të komunitetit LGBTI apo anëtarëve të komuniteteve fetare në vend”.

“Vonesat në procesin e legalizimit të banesave të anëtarëve të pakicave rome dhe egjiptiane, mungesa e një strehimi të përshtatshëm nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarë të pakicave rome dhe egjiptiane, mosgarantimi i aksesueshmërisë të objekteve publike apo private për PAK, mosgarantimi i aksesueshmërisë lidhur me përcaktimin e vendeve të parkimit për PAK, mosgarantimi i aksesueshmërisë në infrastrukturë rrugore, përfitimi i shërbimit të transportit publik sipas tarifave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi janë tjetë anë e medaljes e problematikave dominuese për çështjet që trajton Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, thotë ai.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se “gjatë 2025-ës, masat dhe aktivitetet që do ndërmarrë institucioni janë të shumta dhe të gjithanshme, por në fokus më të veçantë do të jenë fëmijët, zonat rurale, personat më aftësi të kufizuar, personat e pamundur ekonomikisht, gjuha e urrejtjes dhe informimi dhe ndërgjegjësimi i përhershëm i shoqërisë dhe organeve publike mbi pasojat negative të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes”.

Një vëmendje të shtuar këtë vit, do të marrë edhe jeta politike, sidomos prag fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Thirrja që drejtuesi i Komisionit për Mbrojtjen e Diskriminimit ka për partitë politike dhe kandidatët lidhet me aktivizimin e tyre politik që të fokusohet tek programet, kritikat, diskutimet apo debatet, por duke shmangur gjuhën e dhunshme, të papërshtatshme apo paragjykuese pasi jo vetëm që krijon një klimë negative, por mund të tejkalojë edhe kufijtë e lirisë së fjalës dhe mund të kthehet në gjuhë urrejtje duke prekur edhe grupe shoqërore që rezultojnë sistematikisht të diskriminuar si romët, Egjiptianët, personat me aftësi të kufizuar, gratë dhe vajzat, personat LGBTI, por edhe minoritetet etnike dhe minoranca tjera shoqërore.

/a.f/

The post Gajda për ATSH-në: 265 ankesa dhe 13 gjoba në 2024-ën, problem gjuha diskriminuese në media appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

21 January 2025 at 11:52

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që nga fillimi i fushatës zgjedhore e cila ka nisur më 11 janar e deri më sot,ka shqiptuar gjoba në vlerë totale prej 125,000 euro ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave zgjedhore.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka theksuar se:”totali i gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike me vendimet e PZAP-it, deri më tani është 125,000.00 euro.”

Gjobat janë shqiptuar për një sërë rastesh që janë shqyrtuar dhe për të cilat vendimet gjenden në webfaqen zyrtare të PZAP-it.

Rastet e përfshira përfshijnë: Anr.27/2025, Anr.28/2025, Anr.30/2025, Anr.32/2025, Anr.34/2025, Anr.35/2025, Anr.37/2025, Anr.48/2025, Anr.49/2025, Anr.50/2025, dhe të tjera deri në Anr.69/2025.

Fushata zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025, ka për qëllim të ofrojë një proces transparent dhe demokratik.

Në këtë drejtim, PZAP ka ndërmarrë masa të rrepta për të garantuar respektimin e standardeve zgjedhore.

Kujtojë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025. /Telegrafi/

The post Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike appeared first on Telegrafi.

Berisha zbulon prapaskenat e projektligjit për faljen e gjobave

By: user7
20 December 2024 at 13:15

Ish- kryeministri Sali Berisha komentoi pr.ligjin për faljen e gjobave që u miratua një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë, pas një seancë maratonë.

Berisha e konsideroi faljen e gjobave, te ngjashem me ligjin per amnistine e te burgosurve.

“Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, Qefalia, dhe dhëndri i Qefalisë… E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët. Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale”, tha Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

Pra, këto jo vetëm që u falën dje, sepse kanë paguar mirë deputetët dhe Edi Ramën, por këta fill pas heqjes së gjobës, fitojnë të drejtën e legalizimit, u legalizohen objektet e ndërtuara.

I kanë ndërtuar pa leje, i gjobitën, tani u heqin gjobën dhe i legalizojnë.

E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët.

Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale.

Falënderoj shumë qytetarin dixhital për këtë informacion të çmuar që solli dhe i çori maskën edhe një ligji që vetëm për fshatarët nuk mund të ishte. Sepse ai ligj për këto gjëra të tilla ishte zhvlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, përkundrazi do ktheheshin.

E vërteta është se ndodhi me këtë ligj e njëjta gjë siç veproi Ulsi Manja me ligjin e amnistisë. Ligji i amnistisë përjashtonte të gjithë ata që ishin të dënuar nga gjykata speciale dhe të hetuar nga prokuroria speciale. Ulsi Manja, përkundrejt shumave përrallore që ka marrë, ka shkelur ligjin dhe ka gjetur variante për të amnistuar të paktën, ka shifra të ndryshe, por e sigurt është se 30-40 janë amnistuar në kundërshtim me ligjin, duke shfrytëzuar teknikalitete me të cilat ai ka marrë një shumë përrallore për të nxjerrë nga burgu ata që nuk duhet të dilnin nga burgu. Është identike situata. Edhe këtu bënë ligjin gjoja për fshatarët, por ky është ligji për të amnistuar Qefalinë, Gjikurinë, etj me radhë”.

The post Berisha zbulon prapaskenat e projektligjit për faljen e gjobave appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi i Shqipërisë shfuqizon gjobat për ndërtimet në fshat, kthen tatimfitimin për profesionistët e lirë

20 December 2024 at 08:19

Në seancën e djeshme, u fundit për këtë sesion parlamentar që zgjati për më shumë se 13 orë, Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh.

Me 79 vota pro Kuvendi Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Përmes këtij Akti Normativ u bë e mundur rikthimi i kësteve të parapaguara nga profesionistët e lirë për tatimin mbi fitimin.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””, u miratua me 73 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare” u miratua me 81 vota pro.

Ndërsa projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017” u miratua me 78 vota pro.

Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” u miratua me 74 vota pro dhe 1 abstenim.

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Rezervist në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 74 vota pro dhe 6 abstenime.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar u miratua me 72 vota pro dhe 6 kundër.

Projektligji “Për anulimin e masave administrative” u miratua me 73 vota pro. Amendamentet e propozuara nga opozita për anulimin e të gjitha gjobave për mos pagesen e energjisë dhe ujit gjithashtu, amendamente që u rrëzuan nga mazhoranca.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar me 71 vota pro dhe 7 kundër.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” u miratua me 73 vota pro dhe 6 kundër.

Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, me 72 vota pro.

Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët””, u rrëzua me 67 vota kundër, 2 pro dhe 4 abstenime.

The post Kuvendi i Shqipërisë shfuqizon gjobat për ndërtimet në fshat, kthen tatimfitimin për profesionistët e lirë appeared first on Telegrafi.

PS-PD falin gjobat/ Opozita kërkon dhe heqjen e kamatave të energjisë e ujësjellësit

By: V K
18 December 2024 at 12:16

Partia Socialiste  dhe Partia Demokratike, propozojnë faljen e gjobave. Ndryshe nga mazhoranca, opozita kërkon që të mos ketë kufizim në vit dhe të përfshihen në amnisti dhe kamatvonesat e ujësjellësit, energjisë dhe taksës së pronave.

Madje propozohet të falen edhe masat administrative nga policia bashkiake dhe e rendit.

 

 

Partia Socialiste, ka propozuar tashmë që anulimin e të gjithë masave prej vitit 2014 për ndërtimet pa leje në fshat e qytet, të kamatave të ujësjellësit dhe të ndëshkimeve për shkeljen e rregullave në pandeminë corona virus

Paralelisht edhe opozita depozitoi një tjetër dokument.

Së pari, të gjithë masat e vendosura për ndërtimet pa leje nga familjarët për plotësimin e nevojave për strehim cilësohen antikushtetuese, duke iu referuar vendimit të vitit 2022 të institucionit më të lartë të drejtësisë.

Më tej, në amendime kërkohet. Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Në këtë rast pa vendosur një vit se prej kur nis falja. E njëjta sjellje kërkohet për masat dhe kamatat e vendosura nga policia e shtetit dhe bashkiake, si dhe ato për procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Madje edhe për ata që tashmë e kanë bërë pagesën e detyrimit nga shteti, kërkohet që t`u kthehen paraë brenda janarit të vitit 2025.

Tashmë do të jetë seanca e fundit për këtë vit, ndërsa në 20 janar deputët do të rikthehen në sale, por sipas kodit zgjedhor nuk mund të miratohen ligje që kanë efekte te qytetarët ccka përkthehet në ndikim te zgjedhjet.

The post PS-PD falin gjobat/ Opozita kërkon dhe heqjen e kamatave të energjisë e ujësjellësit appeared first on Albeu.com.

PD propozon zgjerimin e përfituesve në projektligjin për anulimin e gjobave

By: fra nc
18 December 2024 at 10:32

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin e propozuar nga mazhoranca për anulimin e gjobave, duke kërkuar zgjerimin e kategorive përfituese dhe lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët dhe bizneset.

Sipas propozimit fillestar të mazhorancës socialiste, parashikohet anulimi i masave administrative të paekzekutuara të vendosura nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024 në zonat rurale, për gjoba të vendosura nga Inspektoriatet Vendore dhe Qendrore të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Por PD e konsideron këtë masë të pamjaftueshme dhe ka propozuar:

  • Të anullohen të gjitha masat administrative të vednosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqiuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.
  • Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
  • Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Gjithashtu, PD propozon që qytetarëve dhe bizneseve që kanë paguar tashmë gjobat t’u kthehen shumat e paguara nga institucionet përgjegjëse deri më 31 janar 2025.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për një qasje arrogante dhe ndëshkuese, duke vendosur penalitete të larta pa ndërmarrë më parë përpjekje për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për detyrimet ligjore. Sipas PD-së, këto masa kanë pasur pasoja të rënda për qytetarët, përfshirë raste të burgosjes apo akte ekstreme për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD propozon zgjerimin e përfituesve në projektligjin për anulimin e gjobave appeared first on Euronews Albania.

Afrohen zgjedhjet/ Socialistët anulojnë gjobat e ndërtimeve pa leje

By: user 4
17 December 2024 at 16:41

Me afrimin e zgjedhjeve të 11 Majit, gjobat e çfarëdo lloji do të jenë gjithnjë e më të rralla në përpjekje për të joshur votuesit me një dhembshuri që zgjat vetëm pak muaj.

Socialistët në Komisionin e Ekonomisë miratuan ligjin për faljen e gjobave për personat që kanë bërë ndërtime shtesë pa leje në shtëpi private.

Do të falen penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytet dhe këtë po e bën me një nismë ligjore që u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve.

Ky ligj pritet të votohet ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Bëhet fjalë për shfuqizimin e të gjitha masave administrative nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Qendror të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake, raporton gazetarja Erjola Jata.

Në komision u propozua edhe falja e gjobave për banesat individuale në qytet.

“Të anulohen masat administrative të vendosura edhe në zona urbane për qëllime strehimi, pra, jo për pallate, por për shtëpi banimi që përdoren për qëllime strehimi individual të përfshihen në gamën e subjekteve që do të përfitojnë”, tha socialisti Erion Braçe, propozues i këtij projektligji.

Demokratët në komision e cilësuan projektligjin si iniciativë për qëllime elektorale dhe thanë se nisma është diskriminuese për disa kategori.

“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”, tha Edmond Spaho.

“Projekligji për falje nuk duhet të jetë diskriminues per kategorite ne nevoje mund te shtojme edhe disa nga ketegorite”, shtoi Jorida Tabaku.

Kundërshtive të demokratëve iu përgjigj nismëtari Braçe.

“As kam patur qëllim dhe as e kam përdorur për politikë këtë nismë që kemi përpara sot. Nëse do t’i qëndroj argumentit elektoral duhet t’ju them që për shkak të gjithë pasjes së gjithë pushtetit ekzekutiv ata që i bie të jenë ndëshkuar kanë qenë pala tjetër politike. Nëse do rrimë në aspekt politik më vjen keq ta them nuk janë socialistët që po përfitojnë”, tha ai.

Sipas të dhënave vetëm në vitin 2022 llogariten 1492 masa administrative gjobë për disa tipologji ndërtimesh në zonat rurale ndërsa në banesat individuale në qytet nuk ka një shifër.

The post Afrohen zgjedhjet/ Socialistët anulojnë gjobat e ndërtimeve pa leje appeared first on Lapsi.al.

Projektligji i PS për faljen e gjobave kalon në Komision, pritet miratimi

By: user7
17 December 2024 at 14:47

Projektligji i Partisë Socialiste për faljen e gjobave ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa të enjten pritet të miratohet edhe në Kuvend.

Pas diskutimeve të ditës së sotme, projektligji u votua nga deputetët socialistë të Komisionit. Ndërkohë në seancën plenare të së enjtes pritet të zhvillohen debate lidhur me projekt, pasi opozita akuzon mazhorancën se po e përdor për vota.

Sipas mazhorancës projektligji do të anullojë të gjitha gjobat e vendosura për ndërtimet për strehime, për qëllime të punës në bujqësi dhe blegtori. Gjithashtu përfshihet edhe anullimi i të gjitha gjobave të vendosura gjatë pandemisë nga 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. Pas miratimit në Kuvend, ligji do të hyjë në fuqi prej fundit të këtij muaji.

The post Projektligji i PS për faljen e gjobave kalon në Komision, pritet miratimi appeared first on Lapsi.al.

Drafti i PS për faljen e gjobave, lehtësim barre, apo lëvizje për përfitim elektoral?!

By: Ardit
14 December 2024 at 17:30

Në një nga punimet e seancave parlamentare, në debatin e 5 dhjetorit mes PS dhe PD, u mësua se mazhoranca kishte depozituar një projektligj për anullimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara, të vendosura, nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale, nga disa inspektoriate në vend dhe Autoriteti […]

The post Drafti i PS për faljen e gjobave, lehtësim barre, apo lëvizje për përfitim elektoral?! appeared first on BoldNews.al.

“Duhet të përfitojnë familjet në fshat që kanë ndërhyrë me ndërtime”, Farrici: Ja ku qendron ana negative e faljes së gjobave

By: lia rda
13 December 2024 at 20:55

Teksa ka folur në emisionin “Sheshi i Dollarit”, për projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, drejtoresha ekzekutive e “Shoqata për Autonomi Vendore”, Adelina Farrici ka thënë se mund të krijohet edhe neglizhencë te qytetarët, pasi ata mund të mos vijojnë t’i paguajnë më duke menduar se do u falen gjithmonë.

Sakaq, ajo ka theksuar është e paimagjinueshme që gjoba të kalojë vlerën ndërtimit. Megjithatë, sipas Farricit, duhet të përfitojnë familjet në fshat që kanë ndërhyrë me ndërtime.

“Këtu unë mendoj që nuk do të ketë problematika. I gjithë ndërtimi është bërë brenda territorit dhe pronës dhe nuk shqetëson banorët e tjerë. Mentaliteti i faljes së gjobave nuk është gjë e mirë, sepse mbaj mend që në momentin që u falën gjobat për energjinë elektrike, ishin një pjesë e qytetarëve që kishin zbatuar ligjin me korrektësi dhe në momentin që falen, jemi ne që penalizohemi. Edhe e dyta është që krijohet mentaliteti që nuk ka problem, pasi në momentin që unë e shkel ligjin s’ka problem se unë do falem. Është një falje, një fashë e përcaktuar.

Kështu lidhet dhe me fshatin, pasi gjobat e ndërtimeve urbane nuk falen, por falen ato të territoreve rurale. Për shembull, ndërtimi i një çatije, i ka rënë çatia dhe ka bërë ndërtimin pa marrë lejen. Në këtë aspekt ne bashkohemi me faljen e gjobave. Kjo lloj falje është dhe një sensibilizim për inspektoriatet. Është e paimagjinueshme që gjoba të kalojë vlerën e ndërtimit. Kjo është e pakonceptueshme, duhet të ketë disa kritere në këtë drejtim”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje

By: E.K
6 December 2024 at 13:44

Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale. Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për […]

The post Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje appeared first on FaxWeb.

Euronews Albania siguron draftin e socialistëve: Cilat gjoba pritet të falen

By: fra nc
5 December 2024 at 15:44

Partia Socialiste paraqiti gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje një nismë të re ligjore që propozon faljen e gjobave.

Euronews Albania ka siguruar draftin ligjor, ku specifikohen dhe gjobat të cilat do të falen.

Sipas projektligjit pritet të hiqen të gjitha masat administrative të paekzekutuara nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, duke përfshirë ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe shkeljet e lidhura me rregullat gjatë pandemisë.

Sipas propozimit, falja përfshin:

  • Ndërtime dhe ndërhyrje në banesa dhe objekte që përdoren për veprimtari bujqësore dhe blegtorale, si përpunimi, ruajtja, dhe tregtimi i produkteve.
  • Subjekte dhe individë që janë penalizuar për mosrespektim të rregullave gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Detajet e ligjit:

  • Procedurat për anulimin e këtyre masave do të hartohen dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
  • Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Qëllimi i nismës është të ndihmojë në lehtësimin e barrës administrative dhe mbështetjen e banorëve dhe subjekteve në zonat rurale, veçanërisht ata që kanë ndërtuar për qëllime bujqësore apo janë ndëshkuar gjatë pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Euronews Albania siguron draftin e socialistëve: Cilat gjoba pritet të falen appeared first on Euronews Albania.

“Burgosët 38 mijë shqiptarë” Debate të forta për faljen e gjobave! Manja: Kemi votat

By: fra nc
5 December 2024 at 12:01

Partia Socialiste propozoi në seancën plenare të kësaj të enjteje një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. 35 deputetë të PS-së kërkuan shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar.

Propozimi shkaktoi debate të ashpra në Kuvend, pasi opozita theksoi se nuk ishte njohur më parë për këtë nismë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, e akuzoi mazhorancën se, pasi burgosën 38 mijë shqiptarë për ndërtimin e një avllie, tani po i falin gjobat për shkak të afërsisë me zgjedhjet.

“Shqiptarët kanë memorie dhe nuk do ta falin ligjin arbitrar që i çoi në burg për një ndërtim pa leje. A mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit? A ishit ju që u thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, dhe tani po falni gjobat për zgjedhje? Po pse, për të marrë vota? Po nuk do t’ju falim ne, sepse ju keni bërë një reprezalje ndaj shqiptarëve. Kjo është diçka që kalon kufijtë e njerëzores dhe shkon drejt gjenocidit,” tha Noka.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu përgjigj duke theksuar se mazhoranca ka numrat e nevojshëm dhe do ta kalojë ligjin për faljen e gjobave, pa marrë parasysh kundërshtimet e opozitës.

“Pyetja është e thjeshtë: A jeni dakord që ky Parlament të anulojë gjobat e paekzekutuara ndër vite? Ne si mazhorancë kemi numrat dhe do t’i anulojmë këto gjoba. Ky Parlament është në të drejtën e tij për t’i anuluar dhe do ta bëjmë këtë. Kur të vini ju, anulojini ju. Ky Parlament, brenda këtij sesioni parlamentar, do ta kalojë ligjin dhe do të anulojë gjobat,” tha Manja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Burgosët 38 mijë shqiptarë” Debate të forta për faljen e gjobave! Manja: Kemi votat appeared first on Euronews Albania.

Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

By: user7
5 December 2024 at 12:39

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla bëri një tjetër ndërhyrje në debatin për shqyrtimin e pr/ligjit për anulimin e gjobave me procedurë të përshpejtuar.

“Ju nuk mund të jeni kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh se bëhet fjalë që shkon për një proces anulimi gjobash edhe përtej vitit 2014. Ta mbyllim këtë diskutim pa vlerë. Ndërkohë që flisnim për nismën tonë shkuam te një nismë që ka ardhur për përafrimin me Acquis Communautaire, e që ka marrë të gjitha certifikimet europianë, e këtu filluam pastaj të abuzojmë që po bën Ulsiu diçka, thua Ulsiu ka marrë dhe BE-në.” tha Balla.

Sipas ministrit Balla opozita do t’i bashkohet kësaj nisme sepse këtë e duan qytetarët.

“Në fund të fundit ne na kanë sjellë qytetarët këtu. Ata duan që ky proces anulimi të ndodhë. Dhe doni apo s’ doni ju kjo do ndodhë. Ju do vini si pulat në fund dhe do e votoni dhe kjo do ndodhë.” – deklaroi Balla.

The post Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave appeared first on Lapsi.al.

❌
❌