Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Inflacioni u rrit lehtë gjatë korrikut

8 August 2025 at 12:19

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni për muajin korrik 2025 ka kapur vlerën 2.5%, duke shënuar një rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shifër ishte 2.1%.

Rritja e çmimeve në muajin korrik 2025 ishte në nivelin më të lartë që prej shkurtit të vitit 2024.

Sipas INSTAT, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

Nga analiza krahasimore, në raport me korrikun e vitit 2024, rritja më e madhe për këtë vit është shënuar në grupet “argëtim dhe kulturë” me 7.7% dhe “pijet alkoolike e duhan” me 3.4%, të cilat pasohen nga qiratë, energjia, mobilimi i shtëpive etj.

The post Inflacioni u rrit lehtë gjatë korrikut appeared first on Gazeta Si.

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

By: Ela
8 August 2025 at 13:43

Policia ka proceduar në gjendje të lirë dy persona në Fushë Arrëz. Shtetasit me iniciale H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, kanë kërcënuar një 55-vjeçar që të mos kalojë në një rrugë në lagjen “Dedaj”, duke pretenduar se e kanë ndërtuar vetë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, […]

The post “Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz appeared first on BoldNews.al.

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

By: Ela
8 August 2025 at 13:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nënmavriq, Shkodër. Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë pickimi nga bletët. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në […]

The post Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar… appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

By: Ela
8 August 2025 at 13:06

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të […]

The post Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur appeared first on BoldNews.al.

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

By: Ela
8 August 2025 at 12:39

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan , Tiranë dhe Durrës. Prokurori i çështjes Vladimir Mara ka lëshuar 15 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Emrat e të dyshuarve kanë dalë në […]

The post SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie appeared first on BoldNews.al.

KSHH publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit: Nevojitet depolitizimi i administratës zgjedhore

8 August 2025 at 13:38

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 11 maj 2025, një dokument gjithëpërfshirës që pasqyron gjetjet më të rëndësishme, vlerësimet dhe rekomandimet përkatëse.

Raporti bazohet në një monitorim të detajuar të të gjithë ciklit zgjedhor, përfshirë periudhën parazgjedhore, ku u vëzhgua funksionimi i administratës zgjedhore, respektimi i afateve ligjore, ndalimi i përdorimit të burimeve publike dhe barazia në garë ndërmjet subjekteve politike.

KSHH nënvizon se ditën e votimit u evidentuan praktika pozitive, por edhe problematika si mungesa e energjisë elektrike në disa qendra, defekte teknike dhe raste të përpjekjeve për ndikim mbi votuesit.

Ndërkohë në procesin e numërimit KSHH vëren se u konstatua transparencë në shumicën e rasteve, por edhe prezenca e personave të paautorizuar dhe nevoja për depolitizim të administratës zgjedhore.

Në këtë raport, KSHH ripërsërit rekomandimin se reforma e mëtejshme zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje.

“Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e viteve të fundit. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike dhe as të realizohen në periudha të afërta zgjedhore, por të marrin në konsideratë standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare”, thuhet në raport.

KSHH rekomandon po ashtu krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore menjëherë pasi të konstituohet parlamenti i ri, për të filluar menjëherë nga puna, bazuar në parimet dhe standardet e nevojshme.

KSHH vlerëson se zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë vërtetuan edhe një herë se anëtarët e komisioneve zgjedhore lokale, në mjaft raste, profesionalisht nuk ishin në nivelin e duhur.

“Në punën e tyre u vërejt edhe njëanshmëria partiake. Për rrjedhojë qëndron nevoja imediate për të marrë në shqyrtim rekomandimin prioritar e të hershëm të OSBE/ODIHR-it, për depolitizimin total të tyre”, vlerësohet në raport.

KSHH rekomandon që objekt diskutimi në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore të jenë edhe ankesat e partive të vogla për sistemin zgjedhor në fuqi, që sipas tyre cenon barazinë e votës midis zonave dhe për rrjedhojë shpërndarjen e mandateve.

Për sa i përket votimit me postë, KSHH shprehet se duhet pasur parasysh Kodi i Praktikës së Mirë të Komisionit të Venecias, të vitit 2002 ku thuhet: “Votimi me postë duhet të lejohet vetëm në qoftë se shërbimi postar është i sigurt dhe i besueshëm. E drejta për të përdorur votimin me postë mund të kufizohet vetëm për njerëzit në spital ose në burg, ose njerëzit me aftësi të kufizuar për të lëvizur, ose zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, por duhet të merren masa për të parandaluar mashtrimin dhe shantazhin”.

Po ashtu, KSHH rekomandon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, pas konsultimit me partitë politike dhe me ekspertizën e ekspertëve të kualifikuar të fushës.

Lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale, KSHH vlerëson se duhet të rishikohet në parashikimet e Kodit Zgjedhor duke e shtrirë këtë ndalim që prej datës së dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti.

KSHH i rekomandon po ashtu KQZ-së që të realizojë hetime administrative të shpejta, efikase dhe objektive të rasteve apo sinjalizimeve të lidhura me shpërdorimin e aseteve publike, duke treguar rigorozitet në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e shkelësve.

Po ashtu, KSHH vlerëson se trajnimi dhe certifikimi i detajuar dhe cilësor i komisionerëve duhet të jetë prioritet, duke u fokusuar jo vetëm në njohjen e procedurave, por edhe në menaxhimin e situatave të paparashikuara dhe respektimin e plotë të ligjit.

Forcimi i masave për kontrollin e aksesit në vendvotime dhe vendnumërime është thelbësor për të parandaluar praninë e personave të paautorizuar dhe për të shmangur çdo formë ndikimi të paligjshëm. Kësaj praktike të dëmshme duhet t’i jepet një zgjidhje përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet më tej në raport.

/m.m/r.e/

The post KSHH publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit: Nevojitet depolitizimi i administratës zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10.000 hotele europiane padisin Booking.com: Ka deformuar tregun!

8 August 2025 at 11:31

Më shumë se 10.000 hotele kanë paditur platformën Booking.com, për deformim të tregut dhe shfrytëzim të pozitës së saj dominuese.

Padia është ngritur nga Shoqata e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve në Europë (Hotrec), që përfaqëson sektorin e mikpritjes në Bashkimin Europian. Për shkak të interesit të lartë, Hotrec ka zgjatur afatin deri më 29 gusht që të tjera biznese të kenë mundësi t’i bashkohen padisë.

“Regjistrimet për t’u bashkuar me padinë po rriten vazhdimisht, gjë që tregon qartë dëshirën e industrisë së mikpritjes për të kundërshtuar praktikat e padrejta në tregun digjital,” shton Hotrec.

Ky veprim ligjor, i mbështetur nga 30 shoqata kombëtare hotelierësh, përfshirë edhe atë të Britanisë së Madhe, pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë në sektorin europian të mikpritjes.

“Mbi 10,000 hotele janë bashkuar tashmë me iniciativën pan-europiane për të kërkuar kompensim për humbjet financiare të shkaktuara nga përdorimi i klauzolave të paligjshme të ‘çmimit më të mirë’ nga Booking.com”, thuhet në deklaratën e Hotrec.

Sipas padisë, klauzolat e “çmimit më të mirë” kanë qenë të imponuara me presion të madh, duke ndaluar hotelet të ofrojnë çmime më të ulëta në platformat e tjera apo edhe në faqet e tyre zyrtare.

Booking.com gjithashtu i ka përdorur këto klauzola për të parandaluar prenotimet direkte nga klientët, të ashtuquajturat “prenotime pa ndërmjetës”, të cilat reduktojnë komisionet për platformën.

Padia mbulon periudhën nga viti 2004 deri në 2024, kur Booking.com hoqi dorë nga klauzolat e “çmimit më të mirë” për t’iu përmbajtur Ligjit për Tregjet Digjitale të BE-së.

Sipas Hotrec, kjo padi, që do të shqyrtohet në Amsterdam, mbështetet në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në vitin 2024, ku u konstatua se klauzolat e paritetit të çmimeve të Booking.com bien ndesh me ligjin evropian të konkurrencës.

“Hotelierët europianë kanë vuajtur për një kohë të gjatë nga kushte të padrejta dhe kosto të tepruara. Tani është momenti të qëndrojmë të bashkuar dhe të kërkojmë drejtësi”, tha presidenti i Hotrec, Alexandros Vassilikos.

Nga ana tjetër, Booking.com ka hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur deklaratat e Hotrec dhe organizatave të tjera hoteliere si “të pasakta dhe mashtruese”. Në një deklaratë zyrtare, kompania thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim formal për një padi kolektive.

The post 10.000 hotele europiane padisin Booking.com: Ka deformuar tregun! appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

By: Ela
8 August 2025 at 11:55

Elektro-shtëpiaket në Shqipëri kanë çmimet më të larta në Europë. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se çmimet e pajisjeve elektro-shtëpiake në Shqipëri janë sa 145.8% të mesatares së Bashkimit Europian për vitin 2024. Kjo e rendit vendin tonë në krye të listës ndër 35 vende europiane të monitoruara nga Eurostat, përfshirë anëtarët […]

The post Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së appeared first on BoldNews.al.

U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

By: Ela
8 August 2025 at 11:43

Një avion në Maqedoninë e Veriut është përballur me probleme gjatë fluturimit. Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit dhe u detyrua të kthehet menjëherë pas ngritjes, pas përplasjejes me një tufë zogjsh. Sipas informacioneve nga mediat vendase, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit, çka ka detyruar pilotët […]

The post U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente appeared first on BoldNews.al.

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

By: Ela
8 August 2025 at 11:34

Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive. Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i […]

The post U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

By: Ela
8 August 2025 at 11:17

Një vatër zjarri vijon të përfshijë zonat malore në bashkinë Finiq prej ditësh duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në malin mbi fshatin Dhivër. Flakët janë përhapur edhe në zonën malore pranë fshatit Navaricë, duke shtuar rrezikun. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse nga disa bashki ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të vënë […]

The post Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë appeared first on BoldNews.al.

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

By: Ela
8 August 2025 at 11:01

Ka qeverisur Shqipërinë për plot 12 vite. Ka pasur shumicën e bashkive në Shqipëri dhe të uron një ditë të mbarë me pamje të videove ku shkatërrohen kioska në emër të hapësirës publike dhe premton rilindjen urbane drejt Shqipërisë Evropiane në vitin 2030. Dikush duhet t’ia rikujtojë kryeministrit që është në mandatin e tij të […]

The post Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë appeared first on BoldNews.al.

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

By: Ela
8 August 2025 at 10:49

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin. Shkodranët bëjnë humor me fenë “tigli i majmunit”. Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose […]

The post Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka! appeared first on BoldNews.al.

Rama: “Albanian Trails”, platformë kushtuar turizmit të natyrës

8 August 2025 at 10:18

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Rritja e numrit të turistëve të cilët zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë shoqërohet edhe me rritjen e numrit të vizitorëve në shtigjet natyrore të të gjitha vështirësive.

Ndaj, duke ndjekur interesin, por edhe problematikat e hasura nga numri i lartë i frekuentimit të shtigjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka krijuar të parin website zyrtar shtetëror të quajtur “Albanian trails”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese mbi këtë website, i cili i vjen në ndihmë çdo vizitori të përjetojë itinerare dhe eksperienca frymëzuese në peizazhet, parqet dhe monumentet tona të natyrës.

“Shtigjet tona natyrore, aq të shumta në zonat e mbrojtura të Shqipërisë tashmë mund t’i zbuloni dhe informoheni rreth tyre paraprakisht në platformën dedikuar turizmit të natyrës www.albaniantrails.al krijuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, për të përjetuar itinerare dhe eksperienca frymëzuese në peizazhet, parqet dhe monumentet tona të natyrës”, u shpreh Rama.

Turizmi i natyrës është konsideruar tepër i përshtatshëm për gjeografinë shqiptare, me një terren të thyer nga jugu në veri të territorit.

Ndaj, Zonat e Mbrojtura në të 12 qarqet e vendit po përgatiten që ta shfrytëzojnë më së miri këtë lloj turizmi mjaft fitimprurës gjatë gjithë vitit.

/m.m/r.e/

The post Rama: “Albanian Trails”, platformë kushtuar turizmit të natyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

By: Ela
8 August 2025 at 09:42

Një 58-vjeçar nga Mallakastra ka rënë në prangat e policisë pasi iu konstatua një parcelë me kanabis. Kastriot Xhemalaj u arrestua në flagrancë pasi kishte mbjellë në një parcel 77 bimë lëndë narkotike, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. “Nga kontrollet, në […]

The post Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

By: Ela
8 August 2025 at 09:34

47-vjeçari Gentian Blloshmi është arrestuar në Kavajë si i dyshuar për vënien e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Policia njofton se sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë […]

The post I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

By: Ela
8 August 2025 at 09:22

Rike Roçi është në një lidhje dashurie. Vajza hot e ekraneve shqiptare, e cila e ka mbajtur jetën private sekrete, ka zbuluar se tashmë zemra e saj është e zënë. Biondja seksi po shijon pushimet në Itali dhe ka publikuar një foto krah partnerit të saj. Në imazhin e publikuar, shihet në rërën e plazhit […]

The post Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

By: Ela
8 August 2025 at 09:14

Armenia dhe Azerbajxhani mund të jenë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje historike të paqes – ose të paktën shpalljes së saj – kur udhëheqësit e të dyja vendeve të jenë mysafirë të presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë më 8 gusht. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit dhe presidenti azerbajxhanas, […]

The post Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë appeared first on BoldNews.al.

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

By: Ela
8 August 2025 at 08:53

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani. Mediat britanike raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm. Ai […]

The post I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani appeared first on BoldNews.al.

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

By: Ela
8 August 2025 at 08:38

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, […]

The post Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌