Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Shira të rrëmbyeshëm përfshijnë Ankaranë, evakuohen banorët

18 July 2025 at 22:00

Imazhet më të fundit në rrjetet sociale trgojnë pamje të qytetit të Ankarasë me rrugë dhe bulevarde të përmbytura.

Në disa zona të qytetin shihen automjetet teksa rrëmbehen nga uji.

Disa banorë mbetën të bllokuar në pozicionet e tyre dhe u shpëtuan nga kalimtarët.

Disa njerëz mbetën të bllokuar në zonat e përmbytura u evakuuan duke përdorur ekskavatorët. /abcnews.al

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët në “filtër”, është ngritur komisioni me pesë anëtarë

18 July 2025 at 21:02

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve të sigurisë ushqimore.

Ajo theksoi se ka ardhur koha që inspektimet nuk mund të bëhen nga hiçi, por ato duhet të bazohen në të dhënat e sistemit, që reflektojnë prezencë risku.

Ministrja theksoi se kontrollet në subjekte duhet të bëhen në mënyrë të dinjitetshme, ku komunikimi të ketë parësore, e shoqëror kjo dhe me paralajmërim për gjoba.

“Nga 13 maj ka hyrë në fuqi “Ligji i Inspektoratit” dhe është një ligj shumë i rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Parlamenti i Shqipërisë në shtatorin e vitit të kaluar. Deri në fund të vitit kemi detyrimin për të organizuar shumë elementë të mënyrë së si bëhet inspektimi në territor, duke marrë praktikat më të mira, por mbi bazë risku. Nuk mund të shkojë asnjë inspektor nëse të dhënat në sistem nuk tregojnë nëse ka një risk të shtuar dhe duhet shkuar me lajmërim, me këshillim dhe nëse masat nuk janë marrë , të vendosen gjoba.

Këto janë praktikat ndërkombëtare. Ky standardizim është në frymë të ligjit. Ne kemi marrë shumë ankesa, dhe jo vetëm tani. Kemi pasur probleme. Unë s’jam duke thënë se AKU nuk do ketë  funksionet e kontrollit deri sa të bëhet Inspektorati Qendror i Ministrisë së Bujqësisë në raport me ushqimin, ku do bashkojë dhe pjesën e analizës së produktit final në treg, por edhe disa elementë të analizave që bëhen nga veterinaria, shërbimi i bimëve dhe i peshkimit.

Ka ardhur koha që inspektimi të bëhet jo vetëm në bazë të riskut, por të bëhet me dinjitet, por të bëhet në raport me komunikimin me biznesin, ku jo vetëm më ndërgjegjësimin, por edhe masat për t’u marrë nga biznesi të vendosen me afate kohore dhe të shkohet për këto afate kohore, të cilat kanë nevojë për të rritur nga ana e biznesit sigurinë ushqimore.  Ne nuk mund të themi se kjo nuk është bërë totalit, por ka dhe praktika jo të mira.”, tha ajo.

Ajo theksoi se i gjithë personeli i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit do të kalojë në verifikim të plotë nga një Komision, i cili është ngritur tashmë dhe drejtohet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo theksoi se kjo “sitë” do të ndihmojë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të parë se si duhen riorganizuar inspektoratet, me qëllim që t’i përgjigjen sfidave që kërkon siguria ushqimore.

:Kryeministri e bëri të qartë dhe në fjalën e tij ishte shterues në tre elementë: një inspektorat, i cili funksionon në bazë të riskut, ndikon në përmirësimin e sigurisë dhe i gjithë personeli do të  kalojë në një vlerësim të profilit të analizës së punës që ka bërë nga secili nga një Komision i posaçëm, i ngritur tashmë, i drejtuar nga një përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, komisioni përbëhet nga pesë veta, tre janë nga UBT-ja dhe dy janë nga Ministria e Bujqësisë dhe ky komision do të marrë në analizë të gjithë punonjësit dhe do shikojë profilin e punës me CV, performancës, do vlerësojë eksperiencat më të mira apo jo të mira dhe do ndihmojë Ministrisë me një rekomandim  se cilat do ishin ato struktura që do duhet të riorganizohen ndryshe dhe në frymë të inspektoratit qendror”, tha ajo/abcnews.al

Investimet në bujqësi/ Ministrja Denaj: Garancia sovrane, 70% e riskut mbulohet nga shteti

18 July 2025 at 20:24

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se 70% të riskut për garancinë sovrane e merr përsipër shtetit dhe kjo ndihmë ka ndikuar që bankat e nivelit të dytë  të hapin dyert për bizneset e vogla dhe të mesëm, që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi në “Sheshi i Dollarit” se bujqësia nuk ka qenë asnjëherë kaq shumë në vëmendje saç është tani.

Sipas saj, në pesë vitet e fundit janë mbështetur me kredi dhe subvencione 400 pika grumbullim.

“Garancia sovrane me 70% e riskut të mbuluar nga shteti e ul normën e interesit në 2%, ne kemi sot një ofertë për të gjithë Bizneset e angazhuara në sektorin e bujqësisë në prodhimin e produkteve bujqësore; në mbjellje të reja, në ndërtimin e sera, në linjat e përpunimit, me një ofertë që shkon në 2% normë interesi.

Bujqësia nuk ka qenë asnjëherë më në foks se këto vitet e fundit. Në vitet e fundit, po i referohemi pesë viteve të fundit janë mbështetur 400 pika grumbullimi me dhoma frigoriferike me kredi të butë dhe me subvencione. Janë 122 agroturizma të ndërtuar vitet e fundit.”, theksoi ajo/abcnews.al

Garancia sovrane/ Ministrja e Bujqësisë: U krijon qasje në financa bizneseve të vogla dhe të mesme, me normë interesi të ulët

18 July 2025 at 20:16

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” analizoi paketën e garancisë sovrane, që ka ofruar qeveria shqiptare për të ndihmuar  sektorin e bujqësisë.

Sipas saj, kjo paketë ndihme u krijon bizneseve të vogla dhe të mesme të kenë akses në financime, me norma interesi që shkon nga 2-3.5 %.

Ajo theksoi se kjo normë interesi është shumë e ulët në krahasim me normën mesatare që ka tregu i kredive në vend.

“Kemi prezantuar kredinë e butë, një kredi që për herë të parë në Shqipëri mundësohet nga bankat e nivelit të dytë në një shumë 250 mln euro dhe që i kontribuon aksesit në financë të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri, që në fakt kanë nevojë për një kreditim me një normë më të ulët interesi dhe kjo normë interesi nga BSH dhe bankat e nivelit të dytë u mundësua në 15 janar të këtij viti.

Ka një diapazon nga 2-3.5%, por gjithsesi është një normë interesi shumë më e reduktuar se sa normat mesatar të tregut.

Vetëm për bujqësinë, me mbështetjen të qeverisë shqiptare dhe posaçërisht të kryeministrit Rama, që ka vendosur në foks aksesin në financë, por jo vetëm për të ndihmuar me kredi të butë, sepse fermerët jo gjithmonë kanë gjetur mundësinë për të pasur akses në fanancime për të pasur një financim me norma të reduktuara interesi”, tha ajo./abcnews.al

SHBA fillon fazën e re të ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën

18 July 2025 at 18:37

SHBA- Ekipet e ndërtimit filluan punën në fazën tjetër të murit kufitar SHBA-Meksikë pranë Ciudad Juarez, Meksikë, pas miratimit të fundit të një buxheti për emigracionin.

Punëtorë dhe makineri të rënda u panë pranë kufirit, ndërsa më shumë se 11 kilometra barrierë e re do të ndërtohet pranë Santa Terezës, në shtetin Texas.

Kjo fazë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjeruar dhe përforcuar barrierën kufitare, që synon frenimin e kalimeve të paligjshme dhe rritjen e sigurisë kufitare.

Ky veprim ka shkaktuar kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të avokimit të emigrantëve, të cilët argumentojnë se bën pak për të adresuar shkaqet rrënjësore të emigrimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë mandatit të tij kishte marrë hapin e parë për të zbatuar projektin e ngritjes së murit në kufirin me Meksikën, që ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore/abcnews.al

“Princesha ime pati fund të tmerrshëm”, babai i Ilaria Sulës: Drejtësia duhet të vihet në vend!

18 July 2025 at 16:39

ITALI- Babai i Ilaria Sulës, vajzës shqiptare, i cila u vra nga ish i dashuri e saj, Mark Antony Samson, vijon të kërkojë drejtësi.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish të dashurin e vajzës së tij.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara”, vazhdoi ai, “dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”.

Prokurorët  e akuzojnë Samsonin për vrasje të qëllimshme si dhe fshehje trupi. I dashuri i shqiptares, 23-vjeçari filipinez vrau studenten shqiptare me një thikë dhe më pas mori trupin e saj dhe e hodhi në një zone të pyllëzuar.

I riu kishte përdorur edhe telefonin e 22-vjeçares për të bërë statuse në rrjetet sociale dhe më pas e kishte hedhur atë në një pusetë.

Ishte pikërisht ky detaj, i cili ndihmoi policinë të gjente dhe arrestonte 23-vjecarin qe iu dha informacione autoriteteve se ku e kishte hedhur trupin e studentes shqiptare./abcnews.al

Papa Leoni XIV apel kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

18 July 2025 at 16:13

VATIKANI- Papa Leoni XIV, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, i theksoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nevojën për të mbrojtur vendet e adhurimit dhe të gjithë njerëzit në Palestinë dhe Izrael, si dhe për të vendosur një armëpushim në Gaza.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, u tha se Papa, i cili ndodhet në rezidencën e tij verore Castel Gandolfo afër Romës, mori një kërkesë për një telefonatë nga kryeministri Netanyahu këtë mëngjes pas sulmit ajror izraelit në Kishën e Familjes së Shenjtë (Manastiri Latin) në Gaza dje, i cili vrau tre persona dhe plagosi shumë të tjerë.

“Gjatë bisedës, Papa përsëriti thirrjen e tij për ringjalljen e procesit të negociatave dhe përfundimin e luftës përmes një armëpushimi. Ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën tragjike humanitare me të cilën përballet populli i Gazës, duke theksuar se fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët janë ata që paguajnë çmimin. Së fundmi, Papa përsëriti urgjencën e mbrojtjes së vendeve të kultit, veçanërisht të besimtarëve, si dhe të të gjithë njerëzve në Palestinë dhe Izrael”, thuhet në deklaratë.

Sipas VaticanNews, një nga botimet zyrtare të Vatikanit, Papa Leoni XIV pati gjithashtu një bisedë telefonike me Patriarkun Latin të Kudsit, Kardinalin Pierbattista Pizzaballa. Papa Leoni XIV i tha Kardinalit Pizzaballa, i cili vizitoi kishën që u godit nga sulmet ajrore dje se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj masakre”.

Tre persona u vranë dhe të paktën 10 u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë në veri të qytetit të Gazës dje. Sulmi i Izraelit shkaktoi kritika./abcnews.al

“Berisha duket i braktisur”, Artur Nura: Në selinë e Partisë Demokratike ka zëra kundër tij

17 July 2025 at 23:44

TIRANË- Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” analizoi daljet në konferencë me gazetarët të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai theksoi se këto konferenca duken më tepër me tipologji vetiake, sepse deputetët e PD me shumë gjasë duket se kanë nisir pushimet duke “braktisur” aksionin politik kundër mazhorancës.

Analisti theksoi se Sali Berisha duket disi i braktisur në selinë e PD, sepse janë shtuar zërat kundër tij.

“Berisha të gjithë deputetët i ka me pushime. Berisha duket i braktisur në seli, sepse ka zëra kundër”, tha ai.

Po ashtu, Nura komentoi telenovelën mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, të cilët  duket se i kanë dhënë fund klimës miqësore dhe ka nisur pretendimet se kujt i takon mandati, që fituan më 11 maj.  Sipasd Nurës, kjo klimë duket e turpshme dhe nuk i bën aspak mirë të ardhmes politike të dy aktorëve të rinj, në rastin konkret Shabanit dhe Lapajt.

“U bënë lëmsh se cili prej tyre do bëhet deputet në Parlament. Kjo është një skemë e turpshme, i njoh të dy personalisht. Lajm shumë i keq për të ardhmen politike për këto organizmat e rinj, siç ishin këto të dy”, theksoi Artur Nura./abcnews.al

Papa Leoni XIV bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza

17 July 2025 at 22:58

Papa Leoni XIV ka përsëritur thirrjen e tij për “një armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës dhe shprehu “shpresën e tij të thellë” për “dialog, pajtim dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, pas një sulmi izraelit ndaj një kishe katolike që strehonte civilë.

Apeli erdhi në një telegram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, pasi Kisha e Familjes së Shenjtë në Gaza u godit gjatë një sulmi ushtarak izraelit.

Papa tha se është “thellësisht i trishtuar” nga sulmi ndaj famullisë, e cila u ka ofruar strehim më shumë se 500 njerëzve që nga fillimi i luftës.

Midis të plagosurve ishte edhe prifti i famullisë, Ati Gabriel Romanelli, i cili pësoi një plagë të lehtë në këmbë dhe u trajtua në spitalin Al-Ahli në Qytetin Gaza.

Papa iu drejtua At Romanellit drejtpërdrejt në telegram, duke e siguruar atë për “afërsinë e tij shpirtërore” dhe duke i ofruar lutje të gjithë komunitetit famullitar.

“Duke ia besuar shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së dashur të Zotit të Plotfuqishëm”, Papa tha se po lutet për “ngushëllimin e atyre që vajtojnë dhe për shërimin e të plagosurve”.

Gjatë ofensivës së saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, ushtria izraelite ka bombarduar disa vende adhurimi, duke përfshirë Kishën Baptiste të Gazës dhe Kishën Ortodokse Greke të Shën Porfirit, më e vjetra në Rripin e Gazës dhe e treta më e vjetër në botë.

Kisha e Familjes së Shenjtë është e vetmja kishë katolike në Rripin e Gazës, e cila ka strehuar shumë palestinezë të krishterë dhe muslimanë të zhvendosur që nga tetori i vitit 2023.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 58.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

17 July 2025 at 22:16

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.

Blloku ende shpreson se një marrëveshje do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së. Por, BE-ja gjithashtu ka përgatitur kundërmasa, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare me pasoja të rënda për ekonominë botërore.

Mund të thuhet se njoftimi i Donald Trumpit më 12 korrik – për vendosjen e një tarife të përgjithshme prej 30 për qind për të gjitha importet nga blloku me 27 vende anëtare – ishte goxha tronditës.

Prej se presidenti amerikan kërcënoi për herë të parë BE-në, si dhe shumicën e partnerëve të tjerë tregtarë botërorë, me masa të rënda tregtare në fillim të prillit, Brukseli ka qenë i gatshëm për ta gjetur njëfarë kompromisi.

Diplomatët dhe politikanët evropianë besojnë se një marrëveshje transatlantike ishte shumë pranë, duke lënë të kuptohet se mund të pranohej një tarifë bazë prej rreth 10 për qind, me përjashtime dhe kuota për industri të ndryshme që do të shtjelloheshin më vonë.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se e shohin kthesën e papritur nga Shtëpia e Bardhë si një “taktikë negociuese” për ta siguruar një marrëveshje më të mirë, veçanërisht për kompanitë teknologjike amerikane që përballen me taksa të rritura në Evropë.

BE-ja ende shpreson se mund të arrihet diçka para afatit të 1 gushtit, edhe në qoftë se është vetëm një shtyrje për disa muaj.

Qëllimi është të rikthehen tarifat në 10 për qind apo afër kësaj shifre. BE-ja është e gatshme të pranojë tarifë prej 15 për qind si kufi maksimal pa ndërmarrë masa hakmarrëse.

Kundërmasa në vlerë miliarda euro

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka përgatitur pikërisht kundërmasa të tilla. Madje ka përpiluar një listë 200-faqëshe me mallra amerikane që mund të goditen. Të miratuara nga ministrat e Tregtisë të BE-së gjatë një takimi në Bruksel më 14 korrik, komisioni propozoi kundërmasa në vlerë 72 miliardë euro, që synojnë gjithçka, nga avionët, pjesët e makinave dhe pijet alkoolike si burboni, deri te sende më të vogla si çakmakët dhe tubat për duhan, shkruan REL.

Rrëzimi tragjik/ Aksidentohet për vdekje në Itali parashutisti i rekordeve

17 July 2025 at 21:01

Felix Baumgartner, parashutisti austriak i njohur për hedhjet spektakolare me për thyerjen e rekordeve botërore, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Itali.

Lajmi u konfirmua sot nga mediat ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sipas raportimeve, Baumgartner humbi jetën në Porto Sant’Elpidio gjatë një fluturimi me parashutë, pasi pësoi një gjendje të papritur shëndetësore që e bëri të humbiste kontrollin.

Ai përfundoi në një pishinë në një kompleks turistik, duke plagosur edhe një grua të re. Për fat të keq, ndihma mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jetën dhe ai u shpall i vdekur nga mjekët në vendngjarje.

 Njeriu që kërceu nga stratosfera

Felix Baumgartner lindi në Salzburg në vitin 1969 dhe që në moshë të re u pasionua pas fluturimeve dhe sporteve ekstreme.

Në moshën 16-vjeçare filloi hedhjet me parashutë, ndërsa më pas u bë një nga pionierët e BASE Jumping, duke kërcyer nga ndërtesat dhe objektet më të larta e më të rrezikshme në botë.

RIO DE JANEIRO, BRAZIL – MARCH 10: Skydiver Felix Baumgartner talks during a press conference at the Windsor Atlantic Hotel during day 2 of the 2013 Laureus World Sports Awards on March 9, 2013 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Buda Mendes/Getty Images for Laureus)

Ai u bë i famshëm për hedhjen nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur, statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro, viadukti Millau në Francë dhe Taipei 101 në Tajvan.

Por momenti kulmor i karrierës së tij erdhi në vitin 2012, kur si pjesë e projektit Red Bull Stratos, ai u hodh nga stratosfera nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi shkretëtirën e New Mexico-s. Gjatë rënies, Baumgartner theu barrierën e zërit, duke arritur një shpejtësi rekord prej 1,357 km/h dhe duke vendosur disa rekorde botërore. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe u ndoq nga mbi 8 milionë njerëz në mbarë botën.

 

“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

17 July 2025 at 18:50

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sal Berisha e gjeti më në fund arsyen e vërtetë e aksionit  për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë e Thethit. Ai u shpreh se Rama shembi ndërtimet pa leje në Theth, sepse Thethi është “blu” në bindjet politike.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se Sali Berisha tezën e tij politike e ka mbështetur  tek ndasia mes shqiptarëve, sidomos mes veriut dhe jugut.

Boshti i politikës së këtij  kanë qenë këto të dyja tezat. Ai mbështetjen kryesore ka në ndasinë veri-jug, dhe domosdoshmërinë e një konflikti.. deri në të armatosur”, theksoi ai.

Ai theksoi se Berisha dhe njerëzit e tij tenton ta shesë aksion in në Theth si aksion kundër veriut, por kjo nuk është e vërtetë, sepse aksioni ka synuar subjektet, të cilat kanë ndërtuar pa leje.

“Të gjithë aksionin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, në Theth, PD dhe Sali Berisha në veçanti tenton ta adresojë si një goditje ndaj veriut. Në Theth janë 40 subjekte që janë goditur, nuk përfaqësojnë Thethin dhe zonë e Thethit”, tha ai./abcnews.al

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

17 July 2025 at 17:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha sot gazetarëve se planifikon të vendosë tarifa mbi 10% për vendet më të vogla, duke përfshirë vendet në Afrikë dhe Karaibe.

“Ne do të vendosim një tarifë për të gjitha vendet. Mund të jetë një tarifë mbi 10% për mallrat nga të paktën 100 shtete”, tha Trump.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se vendet me mallra që tatohen me këto norma do të ishin në Afrikë dhe Karaibe – vende që përgjithësisht kanë nivele relativisht modeste tregtie me SHBA-në dhe do të ishin relativisht të parëndësishme për adresimin e qëllimeve të Trump – për të reduktuar çekuilibrat tregtarë me pjesën tjetër të botës.

Këtë muaj, presidenti amerikan u dërgoi letra shumë vendeve dhe Bashkimit Evropian – duke njoftuar normën tarifore që do të zbatohej duke filluar nga 1 gushti.

Këto vende u përballën me tarifa të larta importi – të shpallura nga presidenti i SHBA-së, më 2 prill – të cilat shkaktuan panik në tregjet financiare.

Si pasojë, Trump vendosi t’i pezullonte ato për një periudhë negociuese 90-ditore që përfundoi më 9 korrik.

Presidenti Trump tha se do të fillonte me një tarifë më të ulët dhe do t’u jepte kompanive një vit kohë – për të ndërtuar fabrika vendase – përpara se të përballeshin me norma më të larta të taksave të importit/abcnews.al

Britania e Madhe dhe Gjermania bëjnë pakt historik në fushën e mbrojtjes

17 July 2025 at 17:37

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të nënshkruajnë një traktat historik anglo-gjerman në Londër sot, duke premtuar ndihmë të ndërsjellë mbrojtëse në rast të një sulmi të armatosur, raportoi Bloomberg.

Traktati është pakti më i rëndësishëm dypalësh midis dy kombeve që nga viti 1945, sipas Politico.

Marrëveshja, e përshkruar nga Bloomberg si pjesë e një rivendosjeje më të gjerë të marrëdhënieve, pasqyron shqetësimet në rritje në të gjithë Evropën mbi agresionin ushtarak rus dhe dyshimet rreth angazhimit të SHBA-së ndaj NATO-s nën presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Edhe pse traktati përforcon detyrimet ekzistuese të NATO-s, zyrtarët nga të dy qeveritë theksuan se ai nuk është një zëvendësim për parimin e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të aleancës.
Marrëveshja, që do të nënshkruhet gjatë një ceremonie në muzeun Victoria dhe Albert të Londrës, bazohet në themelet e hedhura nga paraardhësi i Starmer dhe Merz, Olaf Scholz, gjatë një takimi në vitin 2023 në Berlin.

Traktati shënon një thellim të marrëdhënieve pas Brexit dhe një shtrirje strategjike në rritje midis Londrës dhe Berlinit. Një nga komponentët kryesorë të marrëveshjes është një zotim i përbashkët për të ofruar një sistem të ri raketash me rreze të gjatë veprimi, aftësinë Deep Precision Strike, brenda dekadës së ardhshme.

Sistemi, me një rreze veprimi që tejkalon 2,000 kilometra, pritet të nxisë investime të konsiderueshme industriale në sektorët evropianë të mbrojtjes.

Edhe pse armët bërthamore nuk përmenden në mënyrë të qartë në tekst, marrëveshja mbart një rëndësi të shtuar për Gjermaninë, e cila nuk ka arsenalin e vet bërthamor dhe mbështetet në ombrellën parandaluese të SHBA-së dhe dy shteteve bërthamore të Evropës – Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Traktati gjithashtu trajton pasojat më të gjera të Brexit, duke përfshirë marrëveshjet mbi tregtinë, transportin dhe migrimin e parregullt. Gjermania do të miratojë legjislacionin deri në fund të vitit duke e bërë të paligjshëm lehtësimin e migrimit të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklarate nga zyra e Starmer.

❌
❌