Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Kosova në protestë kundër gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së

7 August 2025 at 20:40

Mijëra qytetarë protestuan të enjten në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në protestën, që u organizua nga kategoritë e dala nga lufta, morën pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe nga vende të rajonit.

Organizatorët e protestës dhe folësit e tjerë kërkuan që për të akuzuarit nga Gjykata në Hagë të ketë “drejtësi dhe jopadrejtësi”. Gjykata Speciale u akuzua se është e njëanshme dhe se po tenton ta zhvendosë fajin nga “pushtuesit te çlirimtarët”. Po ashtu u tha se drejtësia selektive prodhon padrejtësi.

Ndërkaq pas protestës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se “kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”.

Gucati: Ky është kriminalizim i UÇK-së

Gjatë protestës, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, tha para protestusve se sot po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, Specialja po e deformon historinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë gjykatë si “kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës”.

Gucati shtoi se Specialja po përhap narrativin “e rremë se Kosova është çliruar nga kriminelët”, duke shtuar se vendi është çliruar nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s”, tha ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fevropaelire%2Fposts%2Fpfbid0x8qyswNJsFtquoavUmRcEHxicUx1jCEfwpLLo3HgbmweupxvKWp81q9xhvwMmQESl&show_text=true&width=500

Gucati përsëriti qëndrimin se veteranët besojnë në drejtësi “por nuk duam padrejtësi”.

Folës në protestë ishin edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe Nevenka Tromp, e cila për një dekadë ka qenë hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Ahmeti kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjatë fjalimit para protestuesve, Ali Ahmeti, që ka qenë pjesë e UÇK-së, bëri thirrje liri për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se ata po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

“Sot kërkojmë të drejtën tonë, UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, për liri, për çlirim nga pushtimi. Ajo i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës. Nuk është marrë me të pafajshmit, nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë, apo pleq”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Serbia po bën gjithçka që përmes gjykatës në Hagë “të zhbëjë shtetin e Kosovës”. Në këtë drejtim ai përmendi se Gjykata ka marrë prova materiale nga Serbia.

“Ky model i drejtësisë selektive, nuk sjellë drejtësi universale, por narrativ që zhvendos fajin nga pushtuesit te çlirimtarët”, tha Ahmeti.

Gjatë fjalimit, ai kërkoi nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë në Këshillin e Evropës të kërkojnë rishikimin e rezolutës, mbi pretendimet e të cilës u krijua Gjykata Speciale.

“Shpifje monstruoze, idoteske se gjoja UÇK-ja ka bërë trafikim organesh, përpara së vërtetës dështuan të gjithë antishqiptarët që përgatitën një dosje të verdhë për të komprometuar historinë më të lavdishme të shqiptarëve: UÇK-në”, tha Ahmeti.

“Nuk pranojmë që historia të shkruhet nga të huajt, aq më pak nga një Gjykatë që nuk është kompetente për këtë dhe që i ka humbur integriteti”, shtoi ai.

Tromp: Drejtësia selektive është padrejtësi

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp e nisi fjalimin në Prishtinë me sloganin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. Ky slogan, sipas saj, nuk është thjesht slogan, “por realiteti i dhimbshëm që ju po përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet”.

Ajo tha se gjykatat duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, pasi rrezikon të jetë padrejtësi.

Tromp kujtoi se ish-krerët e UÇK-së shkuan vullnetarisht në Hagë, pasi tha se “besuan se do të ketë drejtësi”.

“Këta udhëheqës ishin ata që e mbështetën krijimin e kësaj gjykate. E bënë këtë, duke e ditur rrezikun që kanosej ndaj të gjithë luftëtarëve. Sepse ata besuan në drejtësinë e kauzës së tyre…Ata luftuan dhe fituan”, tha Tromp.

Protesta e organizuar nga veteranët e UÇK-së u përkrah nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe eksponentë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se protesta është “dhjetë vjet e vonuar” pasi në kohën kur është themeluar Gjykata është dashur që të protestohet kundër “pushtetit të atëhershëm”.

Në Dhomat e Specializuara – që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale – rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Veteranët e UÇK-së kanë kundërshtuar trajtimin që po iu bëhet atyre nga Gjykata dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, por po ashtu kanë kritikuar Qeverinë aktuale në Kosovë lidhur me ndihmën financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve.

OVL e UÇK-së ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.

Në fund të korrikut, veteranët, por edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ngritën një shqetësim tjetër sa i përket gjykatës në Hagë: provat materiale nga Serbia.

Haxhiu tha se është njoftuar se Specialja ka pranuar si prova materiale disa dokumente të dorëzuara nga institucionet e Serbisë, duke përmendur Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”.

Ajo e konsideroi këtë si “zhvillim thellësisht të papranueshëm”. Sipas Haxhiut, pranimi i materialeve të prodhuara nga Serbia si burim i besueshëm përbën “deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri”, teksa ka shtuar se me këtë veprim ngrihen dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 5 gusht tha se është shqetësuese që cilado gjykatë që është formuar nga Kosova, që e ka detyrim ligjor që të funksionojë sipas sistemit juridik të Kosovës, të pranojë prova nga Serbia, pasi tha se historikisht është dëshmuar se Serbia ka prodhuar “prova të falsifikuara” që sipas saj kanë për synim që ta rishkruajnë historinë.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tani radhën e ka mbrojtja për të paraqitur rastin. Por, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së janë ankuar se trupi gjykues u ka shkurtuar afatin për përgatitjen e mbrojtjes së tyre. Mbrojtja pritet të thërrasë dëshmitarët dhe të paraqesë rastin e saj në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Për krijimin e kësaj gjykate kishin votuar 88 deputetë nga Partia Demokratike të Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës, Lista Serbe, komuniteteve të tjera joshumicë dhe deputetë pa grupe parlamentare. Pesë deputetë të PDK-së kishin votuar kundër dhe një prej tyre kishte abstenuar. Partitë që atëbotë ishin në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin kundërshtuar themelimin e Speciales.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata Speciale financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh.

Në të kaluarën janë mbajtur protesta në Kosovë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta shpërbejnë Gjykatën Speciale më 2017, por pa sukses.

The post Kosova në protestë kundër gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Gazeta Si.

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare

7 August 2025 at 20:32

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku e ka informuar për situatën aktuale dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij.

Gjatë këtij komunikimi, Zelensky theksoi angazhimin e përbashkët me partnerët ndërkombëtarë për të ndalur sa më shpejt luftën dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai nënvizoi se Ukraina po punon intensivisht me aleatët për të siguruar paqen.

Në fokus të bisedës ishin edhe përgatitjet për takimet në forume dhe organizata ndërkombëtare, ku pritet të zhvillohen diskutime me format të veçanta bashkëpunimi me vendet partnere. Zelensky dhe Rama ranë dakord për rëndësinë e këtyre takimeve në mbrojtje të popullit ukrainas dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në përfundim, Presidenti Zelensky falënderoi Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama për mbështetjen e palëkundur dhe solidaritetin që kanë treguar ndaj Ukrainës gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal. I briefly updated him on the situation at the front and in diplomacy. We are working with all our partners to end this war and stop the killings as soon as possible.

We discussed preparations for meetings… pic.twitter.com/5Sabb4frx0

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 7, 2025

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tënde të palëkundur për Ukrainën”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në këtë moment kritik.

The post Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare appeared first on Gazeta Si.

Këto janë plazhet për të cilat njerëzit ankohen më shumë në Evropë

By: Ela
7 August 2025 at 15:17

Plazhi i Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar është shpallur si plazhi më i ankuar në Europë, sipas një raporti të publikuar nga kompania teknologjike Cloudwards, i cili bazohet në analizën e më shumë se 1.3 milionë vlerësimeve në TripAdvisor për 200 prej plazheve më të vizituara në botë. Çdo vit, miliona turistë drejtohen drejt destinacioneve […]

The post Këto janë plazhet për të cilat njerëzit ankohen më shumë në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Hëna e plotë në Ujor/ Si do ndikojë tek secila shenjë horoskopi

By: Ela
7 August 2025 at 14:58

Hëna e plotë e këtij muaji do të ndodhë më 9 gusht, duke sjellë me vete ndryshime të shumta për çdo shenjë. Kjo fazë hënore do të jetë 17 gradë në shenjën e Ujorit dhe Efektet astrologjike do të ndihen te të gjitha shenjat e horoskopit në ditët përreth kulmit të saj, duke nisur nga […]

The post Hëna e plotë në Ujor/ Si do ndikojë tek secila shenjë horoskopi appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

By: Ela
7 August 2025 at 14:41

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet sot me një grup të vogël ministrash të lartë për t’i shqyrtuar planet që ushtria izraelite t’i marrë nën kontroll më shumë territore në Rripin e Gazës, me gjithë kundërshtimet në rritje brenda dhe jashtë vendit për luftën që ka zgjatur pothuajse dy vjet. Netanyahu do të […]

The post Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e të paraburgosurit te “Jorda Misja”, Komiteti i Helsinkit: Ministria e Drejtësisë ta hetojë

By: Ela
7 August 2025 at 14:13

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”. Familjarët e Koçiut, përmes një letre të hapur, bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në reagim, thekson se i paraburgosuri […]

The post Vdekja e të paraburgosurit te “Jorda Misja”, Komiteti i Helsinkit: Ministria e Drejtësisë ta hetojë appeared first on BoldNews.al.

Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, Rama: Hap dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja

7 August 2025 at 15:42

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier do të hapë dyert në shtator me kushte më të mira për nxënësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila është një tjetër institucion arsimor me standarde bashkëkohore për mësuesit dhe nxënësit që i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja që po transformohen në të gjithë vendin.

“Drejt përfundimit rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, që do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja, klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Fier”, tha Rama.

Shkolla ofron për nxënësit dhe stafin mësimor ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente rekreative.

Cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore mbetet prioritet i qeverisë.

/m.m//a.f/

 

The post Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, Rama: Hap dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra Rinore në Korçë, një hapësirë bashkëkohore për të rinjtë

7 August 2025 at 15:17

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Me investimet e fundit, Qendra Rinore në Korçë ofron një ambient modern dhe mikpritës ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre.

E transformuar në një hapësirë të përmirësuar për energjinë dhe kreativitetin e të rinjve, kjo qendër ofron të gjitha kushtet e nevojshme që ata të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku.

Bashkia Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, mbështet fuqimisht krijimin e hapësirave që fuqizojnë rininë dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në jetën e komunitetit.

“Investimi te rinia është investimi te e ardhmja e Korçës”, thuhet në njoftimin e bashkisë Korçë.

Qendra Rinore në Korçë ka një sallë kinemaje, tavolina ping pongu, bilardoje, ambjentin e podcast-it, salla ku të rinjtë mund të punojnë në grupe për realizimin e projekteve shkollore e jashtëshkollore.

Bashkia e Korçës ofron edhe të tjera ambiente për të rinjtë siç është zona sportive e qytetit e biblioteka, ndërsa janë të shumta edhe aktivitetet e organizuara që kanë në qendër të rinjtë.

/m.m//a.f/

The post Qendra Rinore në Korçë, një hapësirë bashkëkohore për të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcimi i lekut – Kush janë fituesit dhe humbësit?

7 August 2025 at 13:33

Në vitet e fundit, Leku shqiptar është forcuar ndjeshëm ndaj euros dhe dollarit, një fenomen që autoritetet dhe zyrtarët ekonomikë e shfaqin si një tregues pozitiv dhe si “lajm të mirë” për ekonominë e vendit. Sipas tyre, një monedhë më e fortë do të thotë stabilitet, më pak inflacion dhe kushte më të mira për bizneset dhe qytetarët. Por realiteti në terren shpesh është shumë më kompleks dhe larg asaj që përshkruhet në televizion apo raporte zyrtare.

Qytetari i zakonshëm dhe bizneset e vogla nuk kanë ndjerë asnjë përfitim real nga forcimi i Lekut. Përkundrazi, ata po përballen me çmime gjithnjë e më të larta, fitime të ngushta dhe konkurrencë të egër, jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregjet ndërkombëtare ku prodhimet shqiptare janë bërë më të shtrenjta dhe më pak të dëshirueshme.

Eksportuesit janë ata që shesin jashtë, por marrin më pak

Mendo për një fermer që kultivon perime, apo një fasoner që punon me kompanitë ndërkombëtare dhe shet produktin e tij në euro. Në vitin 2021, për çdo 1.000 euro të fituara, ky biznes merrte rreth 121.000 lekë kur i konvertonte fitimet në monedhën vendase. Por vetëm tre vite më vonë, në 2025 për të njëjtën shumë prej 1.000 eurosh, ai merr vetëm 97.000 lekë, një humbje reale prej 24.000 lekësh, vetëm për shkak të forcimit të Lekut.

Çfarë nënkupton kjo në praktikë? Edhe pse nuk ka ulje në sasinë apo vlerën e eurove që fiton nga shitjet jashtë, në fakt ai ka më pak para në lekë për të paguar punëtorët, për të blerë inputet, për të bërë investime apo për të mbuluar shpenzimet e përditshme.

Kjo ngushton fitimet dhe e bën më të vështirë të rritet apo të konkurrojë në tregjet ndërkombëtare. Në një ekonomi ku eksportet janë shtylla kryesore e rritjes, ky është një problem i madh. Kur produktet shqiptare bëhen më të shtrenjta për klientët jashtë, ata kërkojnë zëvendësues më të lirë nga vendet e tjera. Kjo do të thotë humbje tregu për eksportuesit tanë. Në këtë situatë, roli i qeverisë është thelbësor për të ndihmuar bizneset e eksportit, për shembull, me subvencione, mbështetje financiare apo politika stimuluese. Por në realitet, përveç disa ndihmave sporadike, sidomos në bujqësi, nuk ka pasur mekanizma efektivë që kompensojnë këtë humbje të përkthyer në lekë. Si pasojë, shumë biznese eksportuese po ndjejnë tronditjen: investimet po ngadalësohen, krijimi i vendeve të punës po zvogëlohet, dhe shumë kompani përballen me rrezikun e mbylljes apo tkurrjes.

Në fund të ditës, këtë humbje të vërtetë e ndjen çdo fermer, fasoner apo prodhues që shet jashtë dhe kjo është një nga sfidat kryesore që pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Importuesit dhe tregtarët: Fituesit e vërtetë të kursit të fortë

Ndërsa eksportuesit kanë humbur nga forcimi i Lekut, importuesit janë të kundërt, ata kanë përfituar dukshëm. Mendoni për një biznes që sjell mallra nga jashtë, për shembull ushqime, makina apo tekstile. Në 2021, për një ngarkesë mallrash me vlerë 10.000 euro, ky biznes paguante rreth 1.21 milion lekë. Në 2025, për të njëjtën vlerë në euro, ai paguan vetëm 970 mijë lekë, një kursim i madh prej 240.000 lekësh. Ky kursim është një përfitim i drejtpërdrejtë që mund të përdoret në dy mënyra: ose biznesi i importit mund të ulë çmimet për të ndihmuar konsumatorët, duke bërë mallrat më të përballueshme në treg; ose mund të mbajë çmimet të pandryshuara dhe të rrisë fitimet e veta. Problemi është se në shumë raste, bizneset zgjedhin opsionin e dytë nuk e transmetojnë kursimin tek klienti, por rrisin marzhet e fitimit. Kjo do të thotë që konsumatori shqiptar, i cili përballet me inflacion dhe rritje të kostove të jetesës, nuk përfiton nga forca e Lekut, ndërsa fitimet e importuesve rriten.

Pra, për shumë qytetarë, forca e Lekut nuk është një lehtësim është një përfitim që mbetet larg nga xhepat e tyre. Kjo tregon se forca e monedhës, në mungesë të konkurrencës së ndershme dhe politikave mbrojtëse, shpesh përdoret për përfitime private dhe jo për ulje të çmimeve për konsumatorin.

Bizneset lokale dhe turizmi janë ata që nuk përfitojnë fare, madje humbasin. Bizneset që shërbejnë vetëm në tregun vendas, si kafenetë, restorantet, dyqanet e vogla apo shërbimet e ndryshme nuk kanë aspak përfitime nga forcimi i Lekut. Përkundrazi, situata për ta është bërë edhe më sfiduese. Një prej sektorëve më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare është turizmi, që sjell të ardhura të konsiderueshme në valutë të huaj.

Me Lekun e fortë, Shqipëria është bërë më e shtrenjtë për turistët që paguajnë në euro

Si pasojë, ata që vijnë dhe shpenzojnë më pak, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e të ardhurave të bizneseve turistike hoteleve, restoranteve, guidave, apo dyqaneve të suvenireve. Në të njëjtën kohë, shumë biznese lokale duhet të blejnë mallra apo inpute të importuara, që për shkak të kursit të fortë nuk u kanë ardhur më lirë, madje në disa raste kostot janë rritur. Por ato nuk kanë hapësirë për të rritur çmimet, sepse konsumatori shqiptar po përballet me rritje të përgjithshme të çmimeve dhe kufizime në shpenzime. Kjo do të thotë se bizneset lokale po paguajnë më shumë për inputet dhe shërbimet, ndërkohë që nuk kanë mundësi të rrisin të ardhurat. Një kombinim i vështirë që për shumë prej tyre do të thotë tkurrje ose mbyllje.

Në këtë mënyrë, përfitimet e mbiçmimit të Lekut shpesh nuk arrijnë në këtë pjesë të ekonomisë, përkundrazi, këto biznese janë një nga grupet që po vuajnë më shumë. Profesionistët e lirë, IT dhe shoqëria civile janë në grupet më të prekura nga forcimi i Lekut. Freelancerët, profesionistët e lirë dhe bizneset që operojnë online duke marrë pagesa në dollarë apo euro janë ndër grupet më të ndjeshme ndaj forcimit të Lekut. Për ta, të ardhurat në valutë po tkurren ndjeshëm kur konvertohen në lekë. Mendo për një profesionist që në vitin 2021 merrte 1.000 euro në muaj. Kur i konvertonte në lekë, kjo ishte rreth 121.000 lekë. Por në 2025, për të njëjtën shumë në euro, ai merr vetëm rreth 97.000 lekë, një humbje reale prej 24.000 lekësh çdo muaj në të ardhura.

Çfarë do të thotë kjo për ta në jetën reale? Është një shumë e konsiderueshme që mungon në xhep, para që duhen për të paguar shpenzime të përditshme, për të investuar në biznesin e tyre, për të blerë pajisje apo për të përmirësuar cilësinë e jetës. Kjo goditje financiare i bën ata më të varfër dhe kufizon mundësitë e zhvillimit profesional dhe ekonomik. Por ndikimi nuk ndalet këtu. Shoqëria civile, përfshirë organizatat e vogla, grupet komunitare dhe aktorët socialë që varen nga fonde ndërkombëtare të paguara në valutë, po përjeton të njëjtën tkurrje të të ardhurave reale në lekë. Kjo dobëson aftësinë e tyre për të ofruar shërbime, për të mbështetur komunitetet dhe për të ndikuar në ndryshimet pozitive shoqërore.

Nëse duam një ekonomi që funksionon për të gjithë, nuk mund të mjaftohemi me të festuar forcimin e Lekut si një sukses teknik. Duhet ta kthejmë këtë forcë në një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e vendit me strategji gjithëpërfshirëse që sjellin përfitime të ndara, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë.

Analizë e kryer nga Qendra ALTAX*

The post Forcimi i lekut – Kush janë fituesit dhe humbësit? appeared first on Gazeta Si.

Si çmontimi i grupeve mafioze rrit ekonominë

7 August 2025 at 12:21

Për shumë gjatë, lufta ndaj krimit financiar ka rezultuar e humbur: ose do të tolerojmë paranë e pistë ose do të rrezikojmë të vrasim ekonominë. Ky perceptim është i gjallë. Autoriteti Kundër Larjes së Parave, AMLA, po ofron një shans për të rikonceptuar sistetmin dhe për të thyer këtë dikotomi.

Shëmbulli më bindës se çarmatimi i bizneseve kriminale mund të jetë shtytës i fortë për ekonominë vjen nga Italia dhe eksperienca tepër e vështirë.

Për shumë dekada, organizatat mafioze shtrembëronin konkurrencën në tregje dhe minonin inovacionin. Duke u infiltruar në sektorë të legjitimuar, nga ndërtimi tek shitjet, këto grupe vendosnin një taksë “parazite” ndaj zhvillimit.

Midis viteve 2018 dhe 2021, rreth 700 firma të lidhura me mafian u zbërthyen. Një studim i BQE-së mbi ndikimin e këtij operacioni, tregon se goditja e kompanive të kontrolluara nga mafia mund të rrisë produktivitetin në zonat e prekura nga ato.

Duke lidhur veprimet e policisë me flukset e kredive lokale, studimi fokusohet në efektet e valëzimit në bizneset e afërta pa lidhje të drejtpërdrejta kriminale. Rezultatet janë befasuese. Aty ku firmat mafioze u mbyllën, kreditimi për bizneset legjitime u rrit me 0.8% në 2.1% , krahasuar me zonat e paprekura nga veprimet e policisë. Në total, ne vlerësojmë se deri në 3.6 miliardë euro kredi të reja u dhanë për kompanitë vendase dhe tani janë në gjendje të zgjerohen dhe të konkurrojnë në një fushë të barabartë.

Ky divident ekonomik është i prekshëm. Ai është i mishëruar në lëvizjet bazë antimafia si Addiopizzo në Palermo, ku mbi një mijë biznese kolektivisht refuzuan të paguanin “taksën” e mbrojtjes, të mbështetur nga konsumatorët vendas. Është e dukshme në suksesin e kooperativave si Libera Terra, e cila kultivon makarona dhe verë organike në tokat e sekuestruara nga kumbarët famëkeq, duke krijuar qindra vende pune legjitime. Kur shteti “çan rrjetën”, krijon hapësirë që sipërmarrjet e ndershme të lulëzojnë.

Përfitimet shkojnë për kreditimit. Me zbërthimin e rrjeteve kriminale, produktiviteti rritet. Të lira nga frika, bankat mund të performojnë qëllimin e tyre kryesor – alokimin e dobishëm të kapitalit. Tregjet bëhen më të drejta dhe konkurrenca më e shëndetshme. Studimi gjen një të vërtetë shumë më të thellë: rajonet e rënduara nga krimi i organizuar frenohen nga institucione të dobëta që lejojnë që korrupsioni të agravojë.

Sidoqoftë, ekziston një nuancë e rëndësishme. Pas një goditjeje, kostot e huamarrjes mund të rriten pak. Kjo nuk është shenjë dështimi, por rritje e transparencës. Veprimet e policisë ekspozojnë rreziqe të fshehura më parë, duke nxitur tregun të rivlerësohett. Ky “efekt informacioni” tregon një sistem financiar më efikas. Në mënyrë thelbësore, ky rregullim kompensohet më shumë nga një fluks investimesh legjitime dhe rindërtimi i besimit.

Gjetjet tona theksojnë gjithashtu një dallim tjetër kyç: jo të gjitha bankat reagojnë njësoj. Bankat lokale me lidhje të thella komunitare përshtaten me shpejtësi, duke dalluar më mirë huamarrësit e besueshëm. Huadhënësit e huaj dhe jo vendas, të cilëve u mungon një pasqyrë e tillë e grimcuar, priren të rrisin ndjeshëm normat kur ndodh ekspozimi ndaj krimit. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e mbështetjes së synuar për institucionet financiare lokale për të ruajtur rrjedhën e kredisë gjatë operacioneve të pastrimit kriminal.

Këto mësime kanë implikime përtej Italisë. Krimi i organizuar është një parazit global, që po largon triliona nga ekonomia botërore. Agjencia e re europiane kundër pastrimit të parave duhet ta ketë parasysh këtë përvojë.

AMLA do të ndihmojë në koordinimin e rregullatorëve kombëtarë, mbikëqyrjen dhe forcimin e shkëmbimit të informacionit përtej kufijve. Por thjesht shtimi i burokracisë nuk mjafton. Politikëbërësit duhet ta shohin luftën kundër krimit si një investim në rritje: një mjedis më i pastër biznesi tërheq kapital.

Për ta bërë këtë të funksionojë, BE-ja duhet të kombinojë zbatimin e ashpër me mbështetjen praktike. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrësve të bankave duhet të jetë i shpejtë dhe i sigurt. Regjistrat e hapur të kompanive dhe të dhënat e pronësisë mund të ndihmojnë në zbulimin e rreziqeve përpara se të përhapen.

Shumë shpesh, debatet rreth luftimit të krimit të organizuar përqendrohen në argumentin moral ose të sigurisë – por rasti ekonomik është po aq i fortë. Përvoja e Italisë tregon se çfarë është e mundur. Për Europën, mesazhi është i qartë: nëse doni një ekonomi më konkurruese dhe më elastike, frenimi i korrupsionit nuk është një kosto, por një investim.

Shkruar nga Ixart Miquel-Flores, analist pranë Bankës Qendrore Europiane*

The post Si çmontimi i grupeve mafioze rrit ekonominë appeared first on Gazeta Si.

Tani mund të shihni në kohë reale ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi juaj

7 August 2025 at 13:58

Pas integrimit të linjave të transportit publik ndërqytetas në fillim të këtij viti, Google Maps ka përmirësuar ndjeshëm informacionin për transportin urban në Shqipëri, duke shtuar të dhëna në kohë reale për oraret, ndalesat dhe pozicionin e mjeteve.

Tashmë përdoruesit në Tiranë dhe qytete të tjera mund të shohin në aplikacion kur mbërrin autobusi, nëse ka vonesa, sa persona ndodhen brenda mjetit (nëse është i mbingarkuar apo jo), si dhe orarin e saktë të autobusit pasardhës, së bashku me vendndodhjen aktuale të mjetit që po presin.

Kjo përbën një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me situatën e mëparshme, ku të dhënat për linjat urbane ishin të pasakta, shpesh konfuze edhe për vendasit.

Para datës 8 janar 2025, transporti publik në Shqipëri nuk ishte fare i integruar në Google Maps. Aplikacioni nuk shfaqte as linjat e autobusëve, as ndalesat, as oraret, duke e bërë orientimin pothuajse të pamundur për përdoruesit,  veçanërisht për turistët e huaj që mbështeten tek platformat dixhitale për lëvizje urbane.

Mungesa e këtij informacioni thellonte kaosin në një sistem transporti që edhe vetë vendasit e kishin të vështirë ta kuptonin.

Me përditësimin më të fundit të Google Maps, përdoruesit kanë më në fund akses në informacion të saktë dhe në kohë reale për transportin publik në Shqipëri, duke e bërë orientimin shumë më të lehtë.

Tani, për të shkuar nga qendra e Tiranës në Komunën e Parisit, Google Maps tregon qartë linjën A1 (Selitë), kohëzgjatjen (12 minuta) dhe faktin që autobusi është në kohë, pak i mbushur dhe me ndalesat e listuara saktësisht.

Po ashtu, për itinerarin Ali Demi – Aeroporti i Tiranës, aplikacioni sugjeron kombinimin më të shpejtë: linjën 5A ( Ish Uzina e Autotraktorëve), ndalesat përkatëse dhe lidhjen direkte me autobusin e linjës aeroportit që niset me orar të saktë.

Google Maps me të dhëna në kohë reale është një zhvillim i vonuar, por i mirëpritur jo vetëm nga vendasit por edhe nga vizitorët e huaj.

Më herët, për turistët, mungesa e të dhënave në Google Maps u shkaktonte vështirësi serioze në orientim, duke i detyruar të shmangnin krejtësisht transportin public.

Leticia, një turiste nga Italia, ndau në TikTok përvojën e saj pozitive në Shqipëri, por theksoi se “transporti publik ishte sfida më e madhe”, për shkak të mungesës së informacionit të qartë dhe të besueshëm në aplikacion. Me përmirësimet e fundit, raste si ky pritet të jenë gjithnjë e më të rralla.

Ky është një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës dixhitale të transportit dhe një ndihmë reale për të gjithë përdoruesit, vendas dhe të huaj.

Me rritjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në vitet e fundit, nevoja për të përmirësuar qasjen dhe transparencën në transportin publik është bërë e domosdoshme.

Për shkak të mungesës së një linje hekurudhore funksionale, autobusët mbeten mjeti i vetëm real i transportit publik ndërurban, ndaj përfshirja e tyre në Google Maps ishte një hap i rëndësishëm por edhe i vonuar drejt lehtësimit të lëvizjes për vizitorët dhe përmirësimit të përvojës urbane.

 

The post Tani mund të shihni në kohë reale ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi juaj appeared first on Revista Monitor.

E konfirmuar, Trump dhe Putin pritet të takohen në ditët në vijim

By: Ela
7 August 2025 at 13:02

Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar “në parim” edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov. Ushakov […]

The post E konfirmuar, Trump dhe Putin pritet të takohen në ditët në vijim appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

By: Ela
7 August 2025 at 12:28

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës. Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, […]

The post Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

7 August 2025 at 14:50


TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan një video ku tregohen sesi bizneset po lirojnë hapësirat e zaptuara, që tashmë po u rikthehen qytetarëve.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operon në fushën e bujqësisë, banka turke Ziraat gati për të hyrë në tregun shqiptar

7 August 2025 at 11:20

Nga Gazeta ‘SI’- Një bankë turke do t’i shtohet tregut bankar vendas.

Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e bankës Ziraat Bank, që të operojë në Shqipëri.

Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë, shprehet Banka e Shqipërisë.

Ziraat operon kryesisht në fushën e bujqësisë dhe hyrja e kësaj banke në tregun vendas duket se përputhet me objektivat e BSH-së dhe qeverisë, për të rritur financimin e zonave rurale dhe sipërmarrjeve bujqësore. Ziraat ka qendër Turqinë por operon dhe në Mbretëri të Bashkuar, Bullgari, Greqi, Kosovë etj.

Ziraat është banka e parë në gati dy dekada që merr një licencë nga BSH.

The post Operon në fushën e bujqësisë, banka turke Ziraat gati për të hyrë në tregun shqiptar appeared first on Gazeta Si.

Shkrumbohet masivi me pisha në Patos

By: Ela
7 August 2025 at 12:00

Rreth 4 ha pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava , masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore , situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen […]

The post Shkrumbohet masivi me pisha në Patos appeared first on BoldNews.al.

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

By: Ela
7 August 2025 at 11:46

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi […]

The post Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari Sirio Berati pjesë e Samitit “Under 30” në Ohio: Si po ndërtoj një startup nga e para me 0$ në bankë

By: Ela
7 August 2025 at 11:37

Sirio Berati një artist vizual/ dixhital shqiptar, do të mbajë fjalën e tij në Samitin “Under 30” në Ohio mbi Inteligjencën Artificiale, Kreativitetin dhe Biznesin. Samiti do të mbahet nga data 28 shtator deri më 1 tetor. Sirio Berati do të tregojë se si po ndërton një startup nga e para, me 0$ në bankë, […]

The post Shqiptari Sirio Berati pjesë e Samitit “Under 30” në Ohio: Si po ndërtoj një startup nga e para me 0$ në bankë appeared first on BoldNews.al.

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

By: Ela
7 August 2025 at 11:18

Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër. “Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha […]

The post Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair appeared first on BoldNews.al.

❌
❌