Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton
Hannah Hampton ka shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit evropian, duke u bërë heroinë e Anglisë në finalen e Euro 2025 kundër Spanjës.
Portierja 24-vjeçare, e cila në fëmijëri u këshillua nga mjekët të mos luante kurrë futboll për shkak të një problemi serioz në sy, sot i udhëhoqi “Luaneshat” drejt titullit, duke pritur dy penallti vendimtare.
E diagnostikuar me strabizëm që në lindje dhe pas disa operacioneve për të përmirësuar shikimin, Hampton kurrë nuk ka pasur një perceptim të plotë të thellësisë – një problem serioz për çdo sportist, e veçanërisht për një portiere. Por ajo refuzoi të dorëzohej dhe e ktheu çdo pengesë në motivim.
Hannah Hampton was once told she’d never play football due to a serious eye condition, undergoing multiple operations as a child.
She’s just saved two penalties to win England the Euros. An inspiration to all
pic.twitter.com/FRV2XjRR2j
— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 27, 2025
“Nga e vogël më është thënë se futbolli nuk ishte për mua. Por gjithmonë kam dashur të provoj të kundërtën”, kishte deklaruar Hampton para turneut.
Dhe sot, ajo e vërtetoi më shumë se kurrë. Në një finale dramatike që u vendos pas penalltive, Hampton priti goditjet e Mariona Caldentey dhe Aitana Bonamati, ndërsa Salma Paralluelo fjuajti jashtë, duke e mbyllur serinë me vetëm një gol të pësuar dhe duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë në Evropë.
England’s hero: Hannah Hampton
pic.twitter.com/czoi59vDJ5
— B/R Football (@brfootball) July 27, 2025
Rrugëtimi i saj deri këtu ka qenë i mbushur me sfida. E përjashtuar për një kohë nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2022, Hampton kaloi momente të vështira edhe jashtë fushës. U përball me kritika për sjelljen dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti. Por në vend që të dorëzohej, ajo punoi në heshtje dhe riktheu vetëbesimin nën drejtimin e trajneres Emma Hayes te Chelsea.
Me një sezon të jashtëzakonshëm në klub – ku ndihmoi Chelsean të fitojë tripletën pa asnjë humbje – Hampton u rikthye fuqishëm në kombëtare dhe në maj u konfirmua si portierja numër një e Anglisë, duke trashëguar dorezat nga legjenda Mary Earps.
back to back. pic.twitter.com/UztquqXGcL
— Hannah Hampton (@hannahhampton_) July 27, 2025
Fitorja e Anglisë 3-1 në penallti ishte fryt i një përpjekjeje ekipore, por ishte guximi, qetësia dhe reflekset e Hannah Hampton që vendosën ndeshjen. Nga një vajzë që iu tha të mos luante kurrë futboll, në simbol të qëndresës, inspirimit dhe suksesit – ky është rrëfimi i një kampioneje të vërtetë. /Telegrafi/
The post Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton appeared first on Telegrafi.