Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Milan debuton me fitore/ Skuadra kuqezi mundi 2-0 Barin dhe kalon në raundin e dytë të kupës

18 August 2025 at 10:45

Në pritje të Serie A, Milan hapi zyrtarisht sezonin në Kupën e Italisë.

Skuadra kuqezi shpërbleu parashikimet me fitoren 2-0 kundër Barit, që e kualifikon në raundin e dytë të turneut.

Pavarësisht suksesit, 70 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin “San Siro” morën sinjale pozitive thuajse nga të gjithë yjet e tyre, duke ndezur shpresat për një sezon tjetër nga ai i fundit I dështuar.

Rafael Leao shënoi golin e epërsisë në minutën e 14-të, por menjëherë pas festës, portugezi la fushën për një dëmtim në pulpë.

Edhe pas avantazhit, Milan dominoi me lojë dhe raste, por golin e qetësisë e gjeti vetëm në nisje të pjesës së dytë.

Në minutën e 48-të ishte Pulisik që dyfishoi shifrat dhe vulosi kualifikimin e skuadrës kuqezi në raundin e dytë të Kupës së Italisë.

Përveç fitores dhe golave, Milan shijoi edhe klasin e lojtarëve të transferuar në merkaton e verës si Jashari dhe Modriç.

Të dy bënë debutimin në “San Siro” duke fituar menjëherë zemrat e  tifozëve, që duan të harrojnë sa më shpejt zhgënjimin në edicionin e fundit.

Situata me zjarret në vend, shuhen 16 vatra, 4 të tjera ende aktive

18 August 2025 at 10:38

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin shqiptar. 16 prej këtyre vatrave janë shuar, ndërsa 4 të tjera janë ende aktive. Gjithashtu 3 vatra të tjera janë në monitorim nga autoritetet.

Vatra të shuara plotësisht:

Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).

Vatra aktive dhe në monitorim:

o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

o Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.

o Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

o Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.

o Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.

o Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)

o Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve.

Berisha sërish në SPAK, ish-kryeministri i pandehur për korrupsion, paraqitet për masën e sigurisë

18 August 2025 at 10:32

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet nga prokuroria e posaçme se ka nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ish-kompleksin Partizani, por në kundërshti me ligjin.

 

Rama ndan pamjet: Energji verore nga Gjiri i Gramës

18 August 2025 at 09:49

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinë verore nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Rama: Kantieri i rilindjes së spitalit të Lezhës me hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi

18 August 2025 at 09:19

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga spitali i Lezhës. Rama shprehet se tashmë me punimet e arritura, shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi.

“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shprehet kryeministri Rama.

“Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë”/ Trump: Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë dhe as të hyjë në NATO!

18 August 2025 at 09:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mund t’i japë fund menjëherë luftës me Rusinë menjëherë “nëse do ai”, porse ka përjashtuar mundësinë që Ukraina të futet në NATO e po ashtu rikthimin e gadishullit të Krimesë. Krimea u aneksua nga Rusia ilegalisht në vitin 2014.

Trump ka bërë një postim në “Truth Social” disa orë para se të takohet në Washington me Zelenskyn i cili do të jetë i shoqëruar nga liderët kyç evropianë, raporton “BBC”.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, mund t’i japë fund luftës me Rusinë gati menjëherë, nëse e do këtë, apo mund të vazhdojë të luftojë. Kujtoni si nisi. Nuk ka kthim të Krimesë të dhënë nga Obama (12 vjet më parë, pa asnjë të shtënë!), nuk ka hyrje të Ukrainës në NATO. Disa gjëra kurrë s’ndryshojnë!!!” – ka shkruar Trump.

 

Analiza e BBC: E ardhmja e Krimesë përballë negociatave të paqes

18 August 2025 at 09:02

Krimea është një gadishull në Detin e Zi i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, tetë vjet para se Moska të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin më vonë pranoi se kishte thurur planin për të marrë territore, në një takim me zyrtarët e tij, disa ditë pasi udhëheqësi pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u rrëzua nga pushteti në Kiev .

Në vitin 1991, së bashku me pjesën tjetër të Ukrainës, Krimea votoi për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik që po shpërbëhej.

Por për arsye historike dhe bashkëkohore politike, rusët e kanë përshkruar prej kohësh Krimenë si pjesë të territorit të tyre, një pretendim i diskutueshëm që Putini e ka përsëritur shpesh dhe që është hedhur poshtë nga shumica e kombeve të tjera.

Krimea konsiderohet ligjërisht si pjesë e Ukrainës, pavarësisht sekuestrimit të saj të paligjshëm nga Kremlini, shkruan BBC.

Pasi e aneksoi, Rusia organizoi një referendum në mars të vitit 2014. Rezultati, në të cilin banorët e Krimesë me sa duket votuan për t’u bashkuar me Rusinë, u hodh poshtë si një mashtrim nga bashkësia ndërkombëtare.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë i vendosur të thotë se nuk ka fuqi të heqë dorë nga Krimea dhe ka hedhur poshtë vazhdimisht çdo sugjerim se vendi i tij duhet të heqë dorë nga pretendimi i tij ndaj saj.

“Nuk ka asgjë për të folur këtu,” tha Zelensky në prill të këtij viti. “Kjo është kundër kushtetutës sonë.”

Neni dy i kushtetutës së Ukrainës thotë se sovraniteti i saj “shtrihet në të gjithë territorin e saj” i cili “brenda kufirit të saj aktual është i pandashëm dhe i paprekshëm. Çdo ndryshim në territorin e Ukrainës duhet të kalojë në një referendum kombëtar, i cili duhet të autorizohet nga parlamenti ukrainas, thotë më tej BBC.

Tashmë këtë të hënë sytë janë kthyer nga Shtëpia e Bardhë, ku do të mbahet takimi mes presidentit Trump dhe Zelenskyt. Në takim do të jenë edhe liderë të BE. Këto bisedime vijnë pas Samitit SHBA Rusi që u mbajt në Alaska disa ditë më parë. Por në deklaratat e fundit presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se anëtarësimi në NATO është jashtë diskutimit për Ukrainën.

Presidenti Donald Trump nuk mund të kishte qenë më i qartë në postimin e tij në rrjetet sociale, duke e përjashtuar atë me “shkronja të mëdha”, sikur për të theksuar këtë pikë.

Ajo që po ofrohet në vend të kësaj është një lloj garancie sigurie e mbështetur nga SHBA-ja, e cila do të përsëriste efektet e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të NATO-s, pa e pranuar në fakt Ukrainën në aleancë.

Sulmet ruse nuk ndalen, dronët godasin Kharkivin, 4 viktima dhe 17 të plagosur

18 August 2025 at 08:32

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse me dron në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv.

Sulmi vjen disa orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit Ukrainas Volodymir Zelenksy në Uashington.

Edhe më herët Kharkiv ishte goditur me raketa balistike duke lënë të plagosur 11 persona.

 

Zelensky në Uashington i shoqëruar nga partnerët evropianë

18 August 2025 at 08:07

Presidenti ukrainas Zelensky nuk do të takohet me presidentin Trump vetëm, por i shoqëruar nga disa partnerë evropianë. Para nisjes për në Uashington ata zhvilluan një takim koordinues.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte udhëtojnë sot (18.08.) për në Uashington së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëtimi do të shërbejë “për të shkëmbyer informacione” me Trump pas takimit të tij me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin në Alaskë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius. Temat e bisedimeve përfshijnë “garanci sigurie për Ukrainën, çështje territoriale dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”.

Partnerët evropianë duan edhe që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim në takimin midis Trumpit dhe Zelenskit, sikurse ndodhi në muajin shkurt, kur ata të dy patën një debat në Zyrën Ovale para kamerave që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Zelensky: Garancitë për sigurinë janë thelbësore

Garancitë për sigurinë sipas modelit të NATO-s janë thelbësore për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili të dielën zhvilloi në Bruksel konsultime me partnerët e tij evropianë. Garancia duhet të funksionojë sikurse parashikon neni 5 i traktatit të NATO-s. Sipas tij vendet anëtare mund të mbështesin vendet e tjera aletate në rast të një sulmi dhe sulmi ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithë vendeve anëtare të NATO-s.

Von der Leyen e nënvizoi këtë qëllim dhe theksoi se SHBA-ja është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë. “Ne e përshëndesim gatishmërinë e Presidentit Trump për të kontribuar për garanci sigurie për Ukrainën të ngjashme me Nenin 5”, tha politikania gjermane. “Koalicioni i të vullnetshmëve” dhe BE-ja, janë të gatshme të kontribuojnë.

SHBA: Rusia dakord me garancitë për sigurinë

Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, Rusia i pranon garanci të tilla sigurie. Por pranimi i Ukrainës në NATO është për Putinin një çështje që nuk mund të diskutohet, tha Witkoff për CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’u angazhuar për një marrëveshje paqeje dhe për të mos pushtuar territore të tjera në Ukrainë. Witkoff tha gjithashtu për Fox News se Rusia nuk duhet të cënojë asnjë kufi evropian.

Nga ana tjetër sipas disa mediave presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku – përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkon që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t’i kalojnë Rusisë./DW/

Gjermani, a do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

18 August 2025 at 08:05

Në 100 ditët e qeverisë Merz, u shfaqën edhe dallimet midis partnerëve të koalicionit. Nuk ka akoma një marrëveshje të plotë as për shërbimin ushtarak.

Bundeswehr-i ka nevojë urgjente për më shumë njerëz – partnerët e koalicionit, kristiandemokratët dhe socialdemokratët janë dakord për këtë. Kancelari Friedrich Merz, dëshiron ta bëjë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, e cila kërkon pajisje më të mira dhe dukshëm më shumë se 183,000 anëtarët aktualë. Bazuar në popullsi, por edhe sipas udhëzimeve të NATO-s, Bundeswehr-i duhet të rritet me 60,000 ushtarë.

Pra, Bundeswehr-i duhet të rritet – por si? Opinionet ndryshojnë për këtë. Për SPD-në, zgjidhja qëndron në reformën e shërbimit ushtarak vullnetar. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me projektligjin nga Ministria e Mbrojtjes. Mosmarrëveshja në koalicion mbretëron për një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së sigurisë: aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë.

Shërbimi ushtarak

Sipas projektligjit, shërbimi ushtarak duhet të bëhet më tërheqës nga viti 2026, por mbetet për të rinjtë të zgjedhin. Nuk parashikohet që të ketë një detyrim ushtarak siç ekzistonte në Gjermani deri në vitin 2011. Kjo është rënë dakord edhe në marrëveshjen e koalicionit: “Ne po krijojmë një shërbim ushtarak të ri, tërheqës, i cili fillimisht bazohet në vullnetarizëm”.

Vullnetarizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socialdemokratët: ata e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një ndërhyrje shumë të madhe në jetën e të rinjve.

Ministri i Mbrojtjes i SPD-së, Boris Pistorius, është i bindur se kjo mund të jetë e mjaftueshme: një shërbim ushtarak vullnetar që është më interesant dhe më i paguar se ai aktual do të tërheqë mjaftueshëm të rinj. Dhe se “pa shumë mund, mesatarisht 25,000 deri në 30,000 ushtarë të rinj mund të vijnë çdo vit”, parashikoi ai së fundmi.

Paga e ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, trajnimi duhet të modernizohet dhe zgjerohet, për shembull në përdorimin e dronëve. Oferta përfshin gjithashtu kurse gjuhe dhe mundësi të tjera. Shërbimi duhet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Turma para zyrave të rekrutimit?

Optimizmi i Ministrit të Mbrojtjes nuk ndahet nga të gjithë në CDU dhe CSU. Në situatën aktuale nuk mjafton të mbështetemi vetëm në faktin se do të ketë mjaftueshëm vullnetarë. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, Norbert Röttgen, një e metë serioze në projektligjin për shërbimin ushtarak është “se ai nuk përmban fare qëllimet e NATO-s, qëllimet për të cilat jemi zotuar”, i tha ai të përditshmes Die Welt.

Edhe pse shërbimi ushtarak mbetet vullnetar, ligji parashikon edhe masa të detyrueshme. Pra, duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë meshkujt dhe gratë 18-vjeçare do të marrin postë nga Bundeswehr-i.

Letra ka një pyetësor ku ata duhet të përgjigjen lidhur me shërbimin ushtarak dhe qëndrimet e tyre. Qëllimi i pyetësorit është të inkurajojë të rinjtë që të paktën të marrin në konsideratë shërbimin në forcat e armatosura.

Ministri i Mbrojtjes shpreson se kjo do të rrisë numrin e aplikimeve. Por edhe para këtyre pyetësorëve, aktualisht ka më shumë vullnetarë në Bundeswehr sesa më parë. Në fund të korrikut, kishte pak më shumë se 11,000 rekrutë, që është një rritje prej rreth 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Nga viti 2027 rekrutim për të gjithë burrat e rinj

Ligji i ri parashikon një detyrim tjetër: në të ardhmen, të gjithë të rinjtë do të rekrutohen, domethënë do të thirren për një ekzaminim mjekësor, edhe nëse nuk kanë shprehur interes për shërbimin ushtarak. Sipas planeve fillestare të Ministrit të Mbrojtjes, rekrutimi do të ishte i detyrueshëm për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që nga fillimi i vitit 2028.

Por ka dhe politikanë që mendojnë se kjo duhet të ndodhë edhe më parë.

Modeli i Suedisë

Gjermania po ndjek shembullin suedez – por vetëm pjesërisht. Në Suedi të rinjtë janë të detyruar të shërbejnë në ushtri nëse nevoja është më e madhe se numri i regjistrimeve vullnetare. Në Gjermani, një mekanizëm i tillë nuk është parashikuar.

Po sikur shërbimi i ri ushtarak vullnetar të mos i përmbushë pritjet e Ministrit të Mbrojtjes? Apo nëse situata e sigurisë përkeqësohet në mënyrë dramatike? Në atë rast, qeveria mund të vendosë të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me miratimin e Bundestagut. Kjo është ajo që parashikon ligji i ri, por nuk përfshin një mekanizëm automatik që do të kërkonte rikthimin e shërbimit ushtarak në raste të caktuara.

Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, është i bindur se nuk do të ketë negociata për rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë mandat, domethënë deri në vitin 2029.

Në të kundërt, shumë në CDU dhe CSU do të preferonin të përfshinin menjëherë rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë ligj. Ata dyshojnë në suksesin e shërbimit të ri ushtarak vullnetar dhe paralajmërojnë për kërcënimin në rritje nga Rusia.

Shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2011 jo nga qeveria socialdemokrate, por nga politikani i CSU-së. Atëherë Ministri i Mbrojtjes ishte Karl-Theodor zu Guttenberg. Kancelari i sotëm Friedrich Merz e konsideron këtë një gabim, por zgjidhje konkrete akoma nuk ka./DW/

BBC: Bisedimet në Uashington mund të jenë më të rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës se samiti Trump-Putin!

18 August 2025 at 07:37

Është mjaft e mundur që takimi i kësaj të hënë në Shtëpinë e Bardhë të jetë edhe më i rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës dhe për të gjithë sigurinë e Evropës sesa samiti SHBA-Rusi i së premtes së kaluar në Alaska.

Në analizën e saj BBC shkruan se “ai ribashkim” Putin-Trump dukej se i përmbushi të gjitha pritjet. Nuk pati armëpushim, as sanksione, as njoftime të mëdha.

A ishin Ukraina dhe Evropa gati të përjashtoheshin nga një marrëveshje e gatuar pas dyerve të mbyllura nga dy fuqitë kryesore bërthamore të botës?

Jo, me sa duket, nëse Ukraina dhe partnerët e saj mund ta parandalojnë atë.

Prania e kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit Macron, kancelarit Merz dhe udhëheqësve të tjerë së bashku me presidentin Zelensky në Uashington është më shumë sesa thjesht për t’u siguruar që ai të mos “bie përsëri në pritë” në Zyrën Ovale, siç ndodhi më 28 shkurt.

Ata janë të vendosur t’i bëjnë të qartë Donald Trumpit dy gjëra: “së pari, se nuk mund të ketë marrëveshje paqeje për Ukrainën pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës dhe së dyti, se ajo duhet të mbështetet nga garanci sigurie “të patundura” .

Mbi të gjitha, udhëheqësit e Evropës duan që Presidenti i SHBA-së të shohë që Ukraina dhe Evropa paraqesin një front të bashkuar dhe ata janë të vendosur të sigurohen që ai të mos ndikohet nga raporti i tij i dukshëm personal me Vladimir Putinin, që të dorëzohet ndaj kërkesave të udhëheqësve rusë.

Këtu janë vendet ku aftësitë diplomatike të Keir Starmer do të vihen në provë të madhe.

Trumpit duke se ka konsideratë për Starmer dhe “e dëgjon atë”,  ndërsa pas një muaji Trump do të vijë në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore.

Ai gjithashtu ka konsideratë edhe për Mark Rutte-n, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s i cili do të jetë i pranishëm, një njeri që nganjëherë quhet “pëshpëritësi i Trump-it”.

Presidenti i SHBA-së duket se e pëlqen më pak Presidentin Macron dhe Shtëpia e Bardhë kohët e fundit e kritikoi ashpër qëllimin e tij për të njohur pa kushte një shtet palestinez në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të OKB-së.

Që një marrëveshje paqeje në Ukrainë të ketë ndonjë shans të funksionojë, duhet të ketë diçka që ndryshon.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë shpesh se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe Presidenti Zelensky ka thënë vazhdimisht se nuk do të heqë dorë nga toka dhe përveç kësaj, kushtetuta e Ukrainës e ndalon këtë.

Por Putini dëshiron Donbasin, të cilin forcat e tij tashmë e kontrollojnë rreth 85 përqind, dhe ai nuk ka absolutisht asnjë qëllim ta kthejë ndonjëherë Krimenë.

Megjithatë, siç më tha dikur ish-kryeministrja estoneze dhe tani diplomatja më e lartë e Evropës, Kaja Kallas: “fitorja për Ukrainën në këtë luftë nuk ka pse të jetë ekskluzivisht për ripushtimin e tokës së pushtuar”.

Nëse Ukraina mund të marrë llojin e garancive të sigurisë të tipit të Nenit 5 për të cilat po flitet tani, të mjaftueshme për të penguar çdo agresion të ardhshëm rus dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur pavarësinë e saj si një shtet i lirë dhe sovran, atëherë kjo do të ishte një formë fitoreje.

Tani duket se ajo që SHBA dhe Rusia kanë diskutuar është një propozim që shkëmben gjerësisht një pjesë të tokës ukrainase për garanci sigurie, të cilat nuk do t’i detyrojnë t’ia lëshojnë më Rusisë.

Por pikëpyetjet janë të mëdha.

A mund ta pranojë Ukraina një marrëveshje që i jep fund luftës, por që i kushton tokë, veçanërisht kur kaq mijëra njerëz kanë vdekur duke u përpjekur ta shpëtojnë atë tokë?

Nëse i kërkohet të heqë dorë nga 30 përqind e mbetur e Oblastit të Donetskut që Rusia ende nuk e ka pushtuar, a e lë kjo rrugën drejt perëndimit për në Kiev në mënyrë të rrezikshme të pambrojtur?

Dhe çfarë mund të thuhet për Koalicionin e Vullnetit të Starmerit, i cili është shumë i lavdëruar?

Bisedat e mëparshme për vendosjen e dhjetëra mijëra ushtarëve në terren janë zvogëluar që atëherë. Tani bëhet më shumë fjalë për ‘mbrojtjen e qiejve dhe deteve’, ndërkohë që ndihmohet Ukraina për të rindërtuar ushtrinë e saj.

Por edhe nëse paqja shpërthen në fushën e betejës, ne jemi ende në territor të rrezikshëm.

Çdo ekspert ushtarak beson se në momentin që luftimet ndalojnë, Putini do ta rindërtojë ushtrinë e tij, do të ndërtojë më shumë armë, derisa të jetë në një pozicion, ndoshta brenda tre deri në katër vjetësh, për të pushtuar më shumë tokë.

/abcnews.al/

Trump tjetër mesazh për Zelenskyn para takimit: Nëse dëshiron mund ta përfundojë luftën me Rusinë, ose ta vazhdojë

18 August 2025 at 07:30

Presidenti amerikan ka dhënë sërish mesazhe lidhur me situatën e luftës në Ukrainës, duke iu drejtuar edhe presidentit Zelensky se ai nëse dëshiron mund të përfundojë luftën apo ta vazhdojë atë.

Ky reagim vjen para takimit që do të mbahet këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë, mes Trump dhe Zelenskyt, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë europianë.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump.

 

Mesazhi i Zelenskyt nga Uashingtoni: Mirënjohës ndaj Trump, lufta duhet të përfundojë sa më shpejt

18 August 2025 at 07:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Uashington ku edhe do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Të pranishëm do të jenë të edhe shtatë udhëheqës të tjerë evropianë.

Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan, duke shprehur dëshirën e tij “që kjo luftë të përfundojë shpejt dhe në mënyrë të besueshme”.

“Rusia duhet t’i japë fund kësaj lufte, të cilën e nisi vetë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë tanë evropianë do ta detyrojë Rusinë të arrijë një paqe të vërtetë”, shton presidenti ukrainas.

Parashikimi i motit, 18 gusht 2025

18 August 2025 at 07:18

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime, ndërsa gradualisht pritet shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në fomë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 August 2025 at 07:00

Dashi

Ata që janë në një lidhje do kërkojnë më shumë qëndrueshmërinë dhe besnikërinë sesa pasionin. Urani ka rrezik të sjellë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël, prandaj duhet të bëni kujdes me ato qe do thoni. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër dhe të mos lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Financat do jenë shumë të mira. Do jeni të organizuar dhe të matur.

Demi

Do ndiheni mjaft mirë sot pranë atij që dashuroni dhe do flisni edhe për disa çështje delikate te cilat ne te kaluarën nuk keni mundur t’i prekni. Edhe beqaret do jenë me fat dhe ka mundësi ta gjejnë personin që aq shumë kanë pëlqyer. Financat do jenë në përgjithësi të mbrojtura, megjithatë nuk duhet bërë asnjë çmenduri me shpenzimet.

Binjaket

Ditë shumë e bukur dhe plot diell për ata që janë në një lidhje. Edhe çiftet problematike do jenë disi më të qetë. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë ditën për të reflektuar mbi atë që duan të bëjnë në të ardhmen. Ftesat më mire t’i neglizhojnë. Financat mund të kenë ndonjë tronditje të vogël sepse do iu duhet të kryeni patjetër disa shpenzime.

Gaforrja

Do keni shume kërkesa sot në jetën tuaj në çift dhe do mërziteni kur partneri të mos ua plotësojë të gjitha. Mundohuni të tregoheni disi me realiste. Beqarët do kërkojnë pa fund për princin e kaltër, madje edhe në disa vende ku me parë nuk iu ka shkuar në mendje. Financat do vijnë duke u stabilizuar. Do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë çmenduri.

Luani

Jeta juaj në çift do marrë bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Gjithçka do shkojë për mrekulli dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Për beqarët ka mundësi që një miqësi e hershme të marrë një kthese edhe më intime. Atmosfera do ndryshoje për ta. Në planin financiar do jeni të kujdesshëm dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Virgjëresha

Ditë shume e favorshme dhe e këndshme kjo për ata që e kanë tashmë një lidhje. Nuk do i mendoni me problemet që keni pasur dikur, pasi do shihni vetëm të ardhmen. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të filluar një histori dashurie. Në planin financiar nuk do i rregulloni dot të gjitha problemet që keni pasur dhe kjo do iu mërzitë paksa.

Peshorja

Sektori i dashurisë do jetë i favorizuar gjatë kësaj ditë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe do kaloni edhe momente pasionante së bashku. Beqarët do kenë një ditë normale dhe fatkeqësisht nuk do i realizojnë dot takimet që kanë ëndërruar. Financat do dini mirë si t’i menaxhoni në mënyrë që të mos keni vështirësi apo probleme.

Akrepi

Flisni hapur me partnerin tuaj sot për çdo gjë qe ju shqetëson në lidhjen që keni krijuar. Vetëm në këtë mënyrë do mund të zgjidhni çdo keqkuptim. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me një person që vërtet ja vlen dhe që ka kohë që mundohet t’i bëjë për vete. Financat do jenë delikate. Shmangni shpenzimet e mëdha për të mos e përkeqësuar situatën.

Shigjetari

Dite e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni si kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët nuk duhet ta kërkojnë shumë larg princin e kaltër sepse në fakt do e kenë shumë pranë atë. Financat nuk do jenë as shumë të mira, por dhe as shumë të këqija. Mundohuni të paktën të ruani qëndrueshmërinë.

Bricjapi

Në mëngjes do keni disa debate me partnerin tuaj sot, por me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni fale. Situata do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Për beqarët atmosfera do jetë goxha e favorshme për të realizuar takime mbresëlënëse. Financat vazhdoni t’i keni në qendër të vëmendjes nëse nuk doni që ato të kenë probleme.

Ujori

Mos ëndërroni me shume sesa duhet sot ju që jeni në një lidhje sepse mund të përballeni më shumë zhgënjime më vonë. Beqarët duhet të pranojnë ftesa dhe të njihen me persona të rinj. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë jetën sentimentale. Në planin financiar mos hidhni hapa të pa nxitura. Shihni njëherë sa i keni të ardhurat para se të shpenzoni.

Peshqit

Do ketë momente kur do harroni gjithçka tjetër do mendoni vetëm për partnerin tuaj. Këto do jenë çastet më të bukura dhe me emocionuese për ju. Beqaret do lodhen së kërkuari princin e kaltër, por nuk do e gjejnë ende atë. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogaritë para se të kryeni investime apo të jepni para hua. Më të vështirë për t’ia dalë do e kenë ata që kanë një familje të madhe.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak

17 August 2025 at 22:40

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në mjet.

Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta, (1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore).

Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.

/abcnews.al/

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë në shesh: Stop luftës, kthejini familjarët tanë në shtëpi

17 August 2025 at 22:26

Dhjetëra mijëra izraelitë kanë protestuar në Tel Aviv dhe kanë kërkuar që qeveria e tyre të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Në këtë mënyrë kërkojnë që të garantojnë lirimin e pengjeve. “Kthejini të gjithë mbrapsht, ndalojeni luftën”, ishin këto thirrjen e protestuesve në një nga tubimet më të mëdha solidarizuese të mbajtura në Izrael që nga fillimi i luftës në Gaza, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Familjet e pengjeve në pritje prej dy vitesh kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre, që mbahen peng nga Hamasi në Gaza.

Forumi i Familjeve të Pengjeve, i cili organizoi këtë ditë mobilizimi, vlerësoi numrin e protestuesve në pothuajse 500,000.

“Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të realizueshme, si dhe një fund të luftës. Ne kërkojmë atë që është me të drejtë e jona, fëmijët tanë”, tha Einav Zangauker, nëna e një prej personave që mbahen peng në Gaza.

 

According to Bibi Netanyahu these 300,000 Israelis on the street of Tel Aviv tonight calling for release of hostages & end to the horrific killing & destruction in Gaza are Hamas supporters #Gaza pic.twitter.com/MgMT9taO29

— dominic dyer (@domdyer70) August 17, 2025

/abcnews.al/

Rreth 50 turistë izraelitë humbin pasaportën në Bosnje-Hercegovinë

17 August 2025 at 22:11

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë konfirmuar autoritetet e Bosnje-Hercegovinës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Zharko Laketa, drejtor i Shërbimit për Çështje të Jashtme të Bosnjës, ka thënë se është duke u punuar për zgjidhje të problemit dhe që turistëve izraelitë do t’iu lëshohen dokumente udhëtimi.

Në një paraqitje publike të mëvonshme, ai e ka konfirmuar se ka informacion që “pasaportat janë hedhur si pasojë e një aksidenti”.

Disa media izraelite kanë raportuar se 47 turistë izraelitë kanë mbetur të “bllokuar” në Bosnje-Hercegovinë dhe që, sipas tyre, pasaportat u janë hedhur “aksidentalisht në koshin e mbeturinave të një hoteli”.

Policia në Sarajevë është e informuar për rastin, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Ajo nuk i ka kthyer përgjigje Radios Evropa e Lirë se në cilin hotel janë turistët. Sipas mediave izraelite, grupi i turistëve supozohej të kthehej nga Bosnja të shtunën, mirëpo nuk ka arritur të udhëtojë në mungesë të pasaportave.

❌
❌