Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

BE zëvendëson vulat e pasaportave me një bazë të dhënash digjitale

30 July 2025 at 17:27

Vizitorët ndërkombëtarë që mbërrijnë në 29 vende evropiane do të përpunojnë të dhënat e tyre në një bazë të dhënash në të gjithë zonën Shengen nga 12 tetori, njoftoi sot Komisioni Evropian.

I ashtuquajturi, Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, si dhe informacionin e udhëtimit, dhe do të regjistrojë të dhënat biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

Qëllim i EES-së është të zëvendësojë gradualisht përdorimin aktual të vulave të pasaportave.

“Sistemi i ri do të përmirësojë sigurinë duke ofruar të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, qytetarët që qëndrojnë më gjatë se viza e tyre dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, tha komisioneri i BE-së për Emigracionin, Magnus Brunner.

“Vendet e Shengenit kanë gjashtë muaj kohë për të vendosur plotësisht sistemin EES – në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, tha komisioni.

Shengeni i referohet zonës së udhëtimit pa pasaporta të Evropës, e cila përbëhet nga 25 vende të BE-së, duke përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja janë anëtare të BE-së, por nuk marrin pjesë në Shengen.

Donald Trump shpall tarifa prej 25% për produktet indiane

30 July 2025 at 16:53

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në platformën e tij të medias Truth Social se produktet indiane do t’i nënshtrohen një tarife prej 25% me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 1 gushti.

Ai theksoi se do të shtohet edhe një ndëshkim për blerjen nga ana e Indisë të naftës ruse.

“Ne bëjmë pak tregti me ta sepse tarifat e tyre janë ndër më të lartat në botë dhe barrierat e tyre jotarifore janë më të lodhshmet dhe të urryeshmet”, shpjegoi Trump në mesazh.

India gjithashtu “ka blerë shumicën e pajisjeve të saj ushtarake nga Rusia dhe është klienti kryesor i naftës ruse, së bashku me Kinën”.

Aksident në Fier/ Makina përplaset me murin, dy të lënduar

30 July 2025 at 16:04

FIER– Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran-Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje.

Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen e fortë./abcnews.al

SHIFRAT/ Ekonomia gjermane tkurret në tremujorin e dytë

30 July 2025 at 16:00

Prodhimi i Brendshëm Bruto gjerman (PBB) u tkurr me 0,1% në tremujorin e dytë 2025, krahasuar me periudhën tremujore të mëparshme, tha sot Zyra Federale e Statistikave. Kjo vjen pas një rimëkëmbjeje të papritur të vogël në fillim të vitit, të cilën zyra, e njohur edhe si Destatis, e rishikoi në 0,3% nga 0,4%.

Ekspertët kryesisht ia atribuuan rritjen e tremujorit të parë efekteve parashikuese për shkak të asaj që në atë kohë kishte qenë një njoftim i planeve nga presidenti i amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj Bashkimit Evropian.

Që nga fundjava, të paktën është sqaruar përafërsisht se nën cilat kushte dukshëm më të ashpra ekonomia gjermane, e orientuar drejt eksportit, mund të shesë ende mallra në SHBA. Në negociatat me Komisionin Evropian, Trump ka vendosur tarifa të njëanshme, ose asimetrike, prej 15% për importet nga BE.

Qeveria amerikane më parë kishte kërcënuar me një tarifë prej 30% dhe kishte kërkuar tashmë tarifa më të larta për mallra të caktuara si çeliku, alumini ose makinat.

Disa nga këto tarifa më të larta janë ende në fuqi. Sipas Destatis, investimet në pajisje dhe ndërtim ishin veçanërisht më të ulëta nga prilli në qershor krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në të kundërt, shpenzimet private dhe qeveritare të konsumit u rritën, të përshtatura për çmimin, sezonin dhe kalendarin.

Receta e re mjekësore/ Do shkruhet jo vetëm marka, por edhe emri gjenerik i ilaçit

30 July 2025 at 15:43

TIRANË- Jo vetëm emrin tregtar të barit, por, tashmë edhe emrin xhenerik të medikamentit, për të shmangur çdo lloj abuzimi nga farmacistët.

Nga data 1 gusht, ndryshon formati i recetës mjekësore. Sipas Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, receta e re mjekësore do të shërbej në gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat.

“Receta e re mjekësore krahas atyre standardeve me informacionet bazë ka të domosdoshme vendosjen e diagnozës. Kjo ju lehtëson juve që të jeni më të qartë lidhur me ato barna të cilat do t’i jepni pacientit. Kjo është një garanci më shumë për të siguruar që pacienti po merr medikamentet e duhura nga profesionistët e duhur të shëndetësisë“, nënvizoi Koçiu.

Formati i ri, u vjen në ndihmë edhe një kategori të caktuar pacientësh, siç janë ata të sëmundjeve kronike.

Këta pacientë, që përdorin të njëjtat ilaçe në një periudhë afatgjatë, trajtimin mund ta marrin deri në 6 muaj. Kjo u lehtëson atyre mundësin për tu paraqitur çdo muaj te mjeku.

“Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet kur pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë,  si dhe me përmbajtjen dhe të dhënat e kërkuara për plotësim, rritet me tej siguria e pacientëve në marrjen e barnave”

Sipas Koçiut, receta e re mjekësore e unifikuar shënon një hap të rëndësishëm për më shumë cilësi, siguri dhe lehtësi për pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë./abcnews.al

 

Kodi i ri Penal, edhe avokatët kundër/ Akuzojnë Manjën: Ka punuar fshehurazi, pa u konsultuar!

30 July 2025 at 15:36

TIRANË- Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar te mërkurën edhe Dhoma e Avokatisë.

Sipas Haxhisë, ky draft nuk është rezultat i një nevoje të vërtetë të organeve të drejtësisë, por një iniciativë që bie ndesh me logjikën ligjore dhe praktikat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai ngriti dyshime, duke thënë se nuk dihet se kush është trupa e stafit që ka përgatitur këtë kod, duke theksuar se nëse është pjesë e reformës në drejtësi duhet të kishte vulën e ndërkombëtarëve.

‘’Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se kush ka qenë në trupën e stafit që përgatiti këtë kod. E dyta, iniciative e kujt është kjo? E treta, cili është qëndrimi i ndërkombëtarëve? Nëse kjo është pjesë e reformës në drejtësi, duhet të kishte vulën e ndërkombëtarëve. Të gjitha këto, vetëm nga pikëpamjet parimore bëjnë që ky kod nuk duhet të jetë”

Kryetari, Maks Haxhia e ka cilësuar Kodin e ri Penal me nene diskrimunese dhe me dënime më shumë se në kohën e komunizmit.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet  të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”-është shprehur Haxhia./ abcnews.al

 

Pas akuzës, reagon Veliaj: Skenar i koordinuar për goditjen time

30 July 2025 at 15:29

TIRANË- Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet  sociale kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  i përgjigjet të gjithë atyre që thotë se I kanë dërguar letra  këto muaj që ndodhet në paraburgimin në Durrës.

Veliaj flet për prova të cekta ndaj tij dhe se akuzon  prokurorët po shkelin sekretin hetimor dhe prezumimin e pafajësisë.  Shembull merr  komunikimin e akuzës  javën e kaluar nga agjentët e BKH  në  qeli   pa dijeninë e tij dhe të avokatëve për vizitën.

“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.”

Veliajt shkruan se nuk ka asnjë  shkelje në 2 vjet ministër dhe dhjetë vjet kryetar bashkie dhe I drejton shtatë pyetje SPAK.

“Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet.

Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?”

Veliaj   akuzon prokurorin  e çështjes për  konflikt interesi  dhe thotë se po I ndalohen takimet me avokatat ndërkombëtar.

“A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi? Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?”

Nga burgu  Veliaj thotë se do të vijojë të luftojë për Tiranën duke nënkuptuar se nuk do të dorëhiqet nga detyra e krybashkiakut.

“Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër”

Dhe këtu Veliaj ndalet tek protestat para Bashkisë së Tiranës, duke ngritur pikëpyetje pse nuk është hetuar  molotovi para këtij institucioni ndërsa ai si kryetar bashkie po mbahet ende në paraburgim kur hetimi ka përfunduar.

“A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë? Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal?”

Erion Veliaj akuzon  SPAK se po bashkëpunon më aktorë të tjerë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës.

“Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.”

Veliaj thotë se do të  denoncojë këto shkelje për Shqipërinë,  por duket se një mesazh e ka dhe pre qeverinë.

“A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?”/abcnews.al

 

Yesterday — 29 July 2025Main stream

Trump: Nuk e kam diskutuar kurrë me Starmer planin e tij për njohjen e Palestinës

29 July 2025 at 22:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump është shprehur se nuk e ka diskutuar kurrë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, planin për njohjen e Palestinës.

Trump tha se deklarata e Starmer ishte e ngjashme me atë të Emmanuel Macron, Presidentit të Francës.

“Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë [si Macron] dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se duhet të pajtohem”, tha ai.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se administrata e tij do të merret me Izraelin për krijimin e qendrave ushqimore në Gaza.

Donald Trump: Njohja e Palestinës shpërblen grupin e Hamas

29 July 2025 at 22:37

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ai dhe kryeministri britanik Keir Starmer nuk kishin diskutuar rreth planit të Londrës për të njohur shtetin palestinez, në rast se Izraeli nuk ndërmerrte një numër hapash për të përmirësuar jetën e palestinezëve.

Starmer tha sot se Britania e Madhe ishte e përgatitur të njihte shtetin palestinez në shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të zemërimit në rritje të publikut për krizën e urisë në Gazë.

“Ne nuk e diskutuam kurrë këtë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e “Air Force One”, ndërsa udhëtonte për në SHBA, pasi u takua me Starmer në Skoci.

“Njohja e shtetit palestinez do të shpërblente grupin militant palestinez, Hamas”, tha Trump.

“Ju do të shpërbleni Hamasin nëse e bëni këtë. Nuk mendoj se ata duhet të shpërblehen”, tha ai.

“SHBA-ja ka dërguar para për ndihmat ushqimore për palestinezët në Gazë. Dua të sigurohemi që paratë të shpenzohen me mençuri dhe me gjykim të drejtë, dhe që ushqimi të shpërndahet në mënyrën e duhur”, tha Trump.

Avokati kritikon gjykatat: Me masat për “shpërdorim detyre” ka abuzime, qytetarëve u privohet liria për…

29 July 2025 at 21:17

TIRANË- Avokati Edmond Petraj u shpreh se në Shqipëri ka abuzime sa i takon aplikimeve të masave për “shpërdorim detyre”

Ai theksoi se me aplikimin e këtyre masave po abuzohet, pasi qytetarëve po u hiqet e drejta e lirisë për gjëra shumë të vogla dhe të papërfillshme.

Sipas tij, në rastet e shpërdorimit të detyrës jo gjithmonë ka vjedhje dhe korrupsion.

Ai pohoi se parimi i proporcionalitetit duket që nuk merret parasysh fare nga gjykatat e vendit dhe kjo qasje shtoi avokati është e gabuar.

“Kjo pjesë e shpërdorimit të detyrës, që BE na ka lënë si hapësirë për të vepruar, mendoj se është largimi nga ndjekja e veprave penale për pjesën e abuzimit me detyrën, por që kjo duhet standardizuar. Unë jam dakord që kjo duhet ndryshuar.  Me shpërdorimin e detyrës po abuzohet, sidomos masën e sigurisë dhe me heqjen e lirisë. Shpërdorimin nuk është gjithmonë vjedhje apo korrupsion, por mund të këtë bërë gabim njerëzor, tha ai në “Real Story”./abcnews.al

Korrupsioni, vepër penale apo administrative? Hoxhaj: Gjykatat të luajnë një rol më proaktiv, sidomos te aplikimi i proporcionalitetit

29 July 2025 at 21:08

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Gjykata duhet të luajë një rol me proaktiv.

Ai pohoi se nocioni i proporcionalitetit nuk merret parasysh nga organet ligjzbatuese.

“Gjykatat duhet të luajnë një rol më proaktiv, sidomos njëherë sa i takon aplikimit të proporcionalitetit, sepse ti nuk mund ta interpretosh ligjin njësoj për të gjithë.

Parimi i proporcionalitetit as nuk aplikohet fare nga gjyqtarët, por e marrin ashtu siç vjen dhe siç ngrohet nga prokuroria dhe kjo kërkon një debat më të gjerë”, theksoi ai./abcnews.al

“Abuzimi me detyrën ka kapur majat”, Skënder Minxhozi: S’mund ta dënosh tjetrin për një arkë peshk

29 July 2025 at 20:44

TIRANË- Qytetarët shqiptarë nuk mund të ndëshkohen me burg për një arkë peshk. Kështu u shpreh gazetari dhe analisti i njohur, Skënder Minxhozi, në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

Ai theksoi se në Shqipëri ka abuzime me detyrën, por rastet duhen parë me kujdes të veçantë dhe të mos merren masa represive kur konstatohen gabime të vogla.

Ai u shpreh se abuzim me detyrën ka kapur nivele të larta, ndërsa shtoi se ka pasur raste kur abuzime ka shkaktuar humbje jetësh.

“Ka nevojë që mos t’i vësh çdokujt një hanxhar dhe ta dënosh edhe për një arkë peshk. Nëse ka një gjë që shpërdorohet në Shqipëri, është detyra. Ky është perceptimi popullor. Nuk është se është gabim me thënë të drejtën. Këto abuzimet me detyrën ka kapur maja të frikshme, është shumë i lashtë, është me shumë kate, me shumë zero, është me dëme me të gjithë llojet e qeverive dhe mazhorancave. Kemi krime të lashta, që ne i kemi diskutuar shumë është këto jo vetëm me abuzim që ka sjellë dëme materiale, por që ka dëmtuar dhe ka marrë jetë njerëzish”, theksoi ai./abcnews.al

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Në Shqipëri burgjet janë të mbipopulluara

29 July 2025 at 20:36

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluara.

Ai theksoi se në këto momente që flasim, janë rreth 4800 persona në paraburgim, ndaj të cilëve vijojnë hetimet.

“Në Shqipëri kemi burgjet janë të mbipopulluara. Kemi në paraburgim kemi më shumë, kemi mbi 4800 veta dhe në vetvete këto a e kanë ndryshuar sjelljen”, tha ai.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga ekspertë dhe juristë të vendit, të cilët e shohin të pabazë dhe jo-logjike këtë mbipopullim./abcnews.al

“BE do që korrupsioni të jetë vepër administrative, jo penale”, eksperti Hoxhaj: Nismë e Italisë

29 July 2025 at 20:17

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në “Real Story”, tha se me nismën e Italisë, Bashkimi Evropian kërkon që korrupsioni të mos klasifikohet si vepër penale, por si një shkelje administrative.

Ai theksoi se ky është diskutimi, i cili po bëhet sot në vendet e unionit.

“Ky është një debat i gjerë në BE, aty janë pesë vende anëtarë të BE, që nuk janë të qarta sa i takon legjislacionit dhe si interpretohet ligji sa i takon abuzimit me detyrën. Aktualisht ajo çfarë po ndodh në BE, është që duhet të vihet një direktivë sa i takon antikorrupsionit, që ato të harmonizohen në të gjithë BE. Aktualisht kërkojnë që mos të jetë vepër penale, por të jetë një vepër administrative dhe kjo është e iniciuar nga Italia”, tha ai.

Ai thekson se aktualisht jemi në kushtet kur BE kërkon ta heqë korrupsionin nga vepra penale, ndërsa vendeve kandidate u kërkojnë të rrisin rekordet penale në këtë drejtim. Kjo sipas tij krijon premisa për diskutime.

“Nëse BE kërkon që ta kthejë në një vepër administrative, atëherë çfarë i kërkon vendeve kandidate. Te vendet kandidate kërkon që ju të rrisni numrin e rekordeve sa i takon abuzimit me detyrën. Ky është dhe debati që po ndodh dhe në BE”, theksoi ai./abcnews.al

 

SPAK, gati dosjen për “Metat”/ Meçe: Po aplikohet metoda “ndiq paratë”, nëse del e suksesshme atëherë…

29 July 2025 at 18:35

TIRANË- SPAK ka gati akuzat për çiftin Meta-Kryemadhi. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe është gati të depozitojë në Gjykatën e Posaçme dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Kryemadhi është paraqitur në SPAK për të marrë dosjen, ndërsa merret zyrtarisht e pandehur edhe nëna e saj.

Avokati i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e komunikimit të akuzës, me pretendimin se është me pushime.

Juristi Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli mbi këtë zhvillim të fundit, ndërsa tha se në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur metodën “ndiq paratë” dhe në këtë kuadër zinxhiri i hetimit ka prekur familjarët dhe lidhjet e afërta të Ilir Metës.

Ai theksoi se Meta është kujdesuar që korrupsionin të mos e firmosë me dorën e vet, por skema që ka ngritur ka bërë që paratë dhe përfitimet t’i shkojnë atij.

Sipas Meçes, nëse metoda që po ndiqet në rastin “Meta” do rezultojë e suksesshme, atëherë kjo qasje do të kthehet siç tha ai në një “tmerr për të gjithë pushtetarët” në Shqipëri.

“Çështja është e lidhur me hetimin pasuror. SPAK po zbaton metodën “ndiq paratë”. Rasti i familjes Meta dallon shumë nga të gjithë njerëzit e korruptuar, sepse Meta është kujdesuar që asnjëherë të mos vendosë firma. Nuk ka impklime formale me firmë të Metës. Zarfet , lekët dhe valixhet i shkonin Metës. Ka përdorur skema korruptive pa shënuar asgjë në letër. SPAK ka filluar të zbulojë të gjithë mekanizmin se si këto njerëz kanë poseduar vlera të mëdha monetare. Pastrimi i parave është në themel. Do kemi gjëra interesante mbi një procedurë, e cila ka zbërthyer një mekanizëm, që ka funksionuar në Shqipëri dhe që do të bëjë një precedent dhe do jetë tmerri i të gjithë pushtetarëve. Nëse kjo do jetë e suksesshëm atëherë metodat do jetë shumë efektive për goditjen e krimit politik në Shqipëri.”, tha ai.

 

Starmer: Britania e Madhe do ta njohë Palestinën deri në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushim

29 July 2025 at 18:01

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator në Nju Jork.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ky hap do të bëhet zyrtar nëse qeveria izraelite nuk merr masa për t’I dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, nuk arrin një armëpushim, nëse nuk e bën të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe nëse nuk angazhohet për një process paqeje afatgjatë që ofron zgjidhje me dy shtete.

Megjithatë Starmer theksoi se edhe kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj hamasit mbeten të njejta: të lirojë të gjitha pengjet, të nënshkruajë një armëpushim dhe të pranojë se nuk do të luajë asnjë rol në qeverinë e ardhshme të vendit dhe gjithashtu të çarmatosen.

Vendimi I Britanisë pason Francën, e cila gjithashtu do të njohë shtetin palestinesz në shtator në Asamblenë e OKB.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi vendimin javën e kaluar duke e bërë Francën vendin e parë nga G7 që e ndërmerr një hap të tillë.

Vendimi I Francës u kritikua nga Izraeli e gjithashtu edhe nga SHBA, e cila e cilësoi një veprim të pamatur vendimin e Macron.

Presioni ndaj qeverive perëndimore për të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me situatën në Gaza ka ardhur në rritje. Qytetarët e shumë vendeve kanë kërkuar reagim të menjëhershëm, pas skenave tragjike nga Rripi I Gazës, ku njerëzit mbetën pa ushqim dhe shumë humbën jetën nga uria, teksa të tjerë u vranë në përpjekje për të marrë ndihma.

Përmbyset varka në Mesdhe, të paktën 18 viktima dhe rreth 50 të zhdukur

29 July 2025 at 17:54

Të paktën 18 emigrantë kanë vdekur dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka e tyre u fundos në brigjet e Tobrukut gjatë fundjavës. Lajmi tragjik u konfirmua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, e cila u referohet burimeve lokale.  

Dhjetë persona janë shpëtuar deri më tani. Tobruku është një qytet bregdetar në kufirin e Libisë me Egjiptin .

“Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e zymtë e rreziqeve vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit në kërkim të sigurisë dhe mundësive. Libia mbetet një qendër e madhe për migrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përballen me shfrytëzim, abuzim dhe udhëtime kërcënuese për jetën”, shtoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. 

Që nga përmbysja e Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia është bërë një qendër tranziti për emigrantët që kërkojnë të arrijnë Evropën duke kaluar shkretëtirën dhe Detin Mesdhe për t’i shpëtuar luftës dhe varfërisë.

Netanyahu i paraqet kabinetit planin për të aneksuar disa zona në Gaza

29 July 2025 at 17:39

Raportohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i paraqiti kabinetit të tij të sigurisë një plan për të aneksuar disa zona të Gazës në mënyrë që të mbajë në qeveri ministrin e Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili ka kërcënuar të japë dorëheqjen.

Sipas lajmit të gazetës “Haaretz”, Netanyahu me qëllimin për të mbajtur ministrin Smotrich në qeveri i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan të miratuar edhe nga administrata amerikane.

Thuhet se Hamasit do t’i jepen disa ditë për të pranuar armëpushimin në Gaza dhe nëse kjo nuk ndodh do të vihet në zbatim plani i cili parashikon aneksimin me faza të një pjese të Gazës.

Smotrich ka sinjalizuar tërheqjen e tij nga qeveria izraelite nëse lejohet hyrja e ndihmës humanitare për Gazën.

Në një deklaratë të bërë më parë nga Zyra e kryeministrit izraelit ishte pretenduar se po kryhet bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, SHBA-në dhe vendet evropiane për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza.

Në deklaratë pretendohet se sulmet ndaj zonave me popullsi të dendur në Gaza ndalen çdo ditë midis orës 10:00 dhe 20:00 dhe se janë përcaktuar rrugë të sigurta për të garantuar kalimin e sigurt të autokolonave të ndihmave midis orës 06:00 dhe 23:00.

 Gaza po “vdes nga uria”

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën një rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare theksojnë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke bombarduar edhe infrastrukturën civile, shpeshherë shënjestron palestinezët që ka zhvendosur me urdhra të dëbimi në zonat ku ata strehohen.

Numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e dëbimit të Izraelit në Gazën e cila ka popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, raportohet të ketë arritur në 2 milionë dhe se shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.

Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët luftojnë për të mbijetuar në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku mungojnë furnizimet higjienike ndërsa lavamanët janë të pamjaftueshëm dhe sëmundjet infektive po përhapen.

Ndërkohë, ushtria izraelite me sulmet e përditshme që kryen bombardon tendat dhe strehimoret civile të të zhvendosurve.

❌
❌