Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet, mos hapni më sytë nga Amerika! Ndalon diplomatët të japin vlerësime: Mjafton urimi për fituesin

By: xhir jeta
18 July 2025 at 15:29

“Po ju jap një lajm. Do ketë vendimmarje të forta politike që prekin SHBA, rajonin dhe  Shqipërinë. Shqipëria ka peshën e vet.”

As 24 orë nga deklarata e Këlliçit, lajmi erdhi. Administrata e Donald Tramp ka udhëzuar të gjithë diplomatët amerikanë të mos komentojnë më zgjedhjet në asnjë vend të botës.

Nëpërmjet Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, mesazhi është i qartë, urime të shkurtra, përgëzuese dhe pa opinione.

“Kur është e përshtatshme të komentojmë mbi zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, në shënimin e interesave të përbashkëta të politikës së jashtme. Mesazhet duhet të shmangin shprehjen e opinioneve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”

Por çfarë tha, Këlliçi vetëm 24 orë më parë. Lajmin e dha, por nxori bllof veten dhe doktorin.

“Mos harroni, vijon DASH, të jetë refuzues në dhënien qoftë të një deklarate formale, përshëndetje formale, i vetmi vend në botë. Ka patur një urim nga ambasada.”

Dhe urimi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ishte ky, fiks sipas udhëzimit të Marko Rubios.  Por edhe doktori nuk ndryshon shumë nga Këlliçi.

“Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, dmth jo zgjedhjet,  uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët.”

Kështu doktorit, I mbyllet edhe një derë, jo vetëm për non-gratën dhe vizën, por edhe për farsën.

Berisha nëpërmjet një shoqate patriotësh në SHBA kontraktoi një firmë lobimi 6 milionë dollarë, e cila deri më tani rezulton se ska bërë asnjë punë. Më 21 maj, pasi nuk siguroi dot as vizën e as heqjen e non gratës para zgjedhjeve, kërkoi nëpërmjet kompanisë një hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike. Por me udhëzimin e ri të SHBA, duhet ta kthejë mbrapsht.

Për ti marrë një koment për këtë lajm, Berisha vendosi të mos dalë këtë të premte në konferencën e përjavshme. Iku në këtë korrik të nxehtë, me mendjen përtej oqeanit, por fizikisht tek Gjiri i Lalzit.

Lajmi erdhi, tani mos prisni më lajm, sidomos nga Amerika./abcnews.al

Belind Këlliçi: Basha në 2021-n, ministër i Ramës për opozitën, 11 maji ishte farsë

By: V K
18 July 2025 at 08:35

Deputeti i zgjedhur demokrat, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të kabinetit Rama.

I ftuar në Debat, Këlliçi insiston se faktet kanë treguar se Rama ka vjedhur dhe zgjedhjet e 2021, por se Basha nuk reaguar.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, demokrati Këlliçi shton se Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara.

Këlliçi: Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për denoncimin e zgjedhjeve, këtë herë nuk e lemë të na shkojë. Ne kemi për detyrë që para qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe para raportit të OSBE, duhet të bëjmë punën për të treguar që këtu ka pasur farsë. DASH refuzon të japë një përshëndetje për zgjedhje në Shqipëri.

Në 2021 kishim një tjetër performancë, ku përpara se vetë kryeministri të shpallte fitoren ka dalë ish ambasadorja Kim dhe e ka uruar dhe ka komplimentuar ministrin e shtetit për opozitën, zotin Basha për performancën e tij në zgjedhje dhe për heshtjen që pasoi më pas. Pasi foli guvernatorja, ministri për opozitën nuk pati asnjë reagim.

The post Belind Këlliçi: Basha në 2021-n, ministër i Ramës për opozitën, 11 maji ishte farsë appeared first on Albeu.com.

Këlliçi për 11 Majin: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën

By: redi
17 July 2025 at 22:00

Belind Këlliçi të cilin do ta shohim nga shtatori në Kuvendin e Shqipërisë, sonte në një intervistë televizive, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, thotë se kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara. “Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për…

Source

“Kemi parë persona që votojnë 4 herë”, Këlliçi akuzon për manipulim:KQZ i shërben Ramës me mënyrë ushtarake, si shtet..

25 June 2025 at 17:30

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësaj force politike nga procesi zgjedhor i 11 majit, e cilësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një aneks në paradhomën e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në  një emision televiziv, Këlliçi tha se partia-shtet e Ramës ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor që para nisjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, dhe si e tillë, ligjvënësi i dalë nga ky proces zgjedhor theksoi se KQZ duhet ta kishte ndaluar këtë farsë elektorale të procesit.

Sipas Këlliçit, PD ka si detyrë themelore, ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për shtetin e drejtuar nga Ramaduro, i cili e përdor shtetin në shërbim të tij për të ndikuar qoftë kur mbahen zgjedhje parlamentare, qoftë dhe ato vendore.

Këlliçi u ndal gjithashtu edhe te përfshirja e bandave dhe krimit të organizuar më 11 maj, të cilët sipas tij, kanë nxjerrë ‘grupin e tyre parlamentar’, duke e kushtëzuar kryesocialistin Edi Rama në kërkesat që mund të parashtrojë në Kuvend.

KQZ është një aneks në paradhomën e kryeministrit. Do t’i shërbejë në mënyrë ushtarake, me mënyrë të hekurt në ndihmë të tij. Me rreth 6 mijë leje legalizimi në periudhën para zgjedhjeve, është e ndaluar në Kodin Zgjedhor. Mjaftonin këto shkelje të kodit zgjedhor për të mos mbajtur këtë farsë elektorale të procesit. Puna e PD qëndron në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar, në shtetin e drejtuar nga Ramaduro, është një shtet që vihet në shërbim të pushtetit si në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.

Ne kemi detyrë, që çdo ditë të jemi prezent në media, në raportet e ndërkombëtarëve në PE, duhet të jemi prezent me fakte e prova me denoncimet tona. Kemi parë me zë e figurë, persona që votojnë 4 herë, persona që intimidojnë komisionerët, trenin bullgar, edhe nga diaspora. Kemi parë që me tren bullgar kanë shkuar vota në QV e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj s’na është dhënë akses në materialet e administrimit të materialeve zgjedhore, do të shihni mospërputhje të tabelave për hapjen e procesit dhe mbylljes së votimit. Të gjitha këto prova kanë çuar në raportin paraprak të zgjedhjeve, që është më kritiku në spektrin e raporteve paraprake që ka lëshuar ndonjëherë OSBE-ODIHR jo vetëm për Shqipërinë, por as në rajon.

Rama kërkon ‘status quo’ përmes bandave, trafikut e krimit të organizuar. Bandat janë jo vetëm, në qarqe por edhe me deputetë. Koorporata kriminale në Shqipëri, krimi organizuar ka një grup parlamentar brenda PS, edhe nëse Rama s’dëshiron të përmbushë një kërkese, edhe pse janë bashkëaksionerë, me grupin parlamentar që ka krimi i organizuar që drejton kartelet më të rrezikshme në kontinent, kanë pakicë bllokuese në parlament. Sistemin e patronazhimit e ka njëjtë si me diktatorin e Venezuelës,. Ky është standardi ku Rama qe e ka çuar Shqipërinë. Sot ke një kryeministër, që e sheh vetën si një aktor hollivudi.

 

 

 

The post “Kemi parë persona që votojnë 4 herë”, Këlliçi akuzon për manipulim:KQZ i shërben Ramës me mënyrë ushtarake, si shtet.. appeared first on Sot News | Lajme.

Këlliçi: Krimi i organizuar, me grup parlamentar brenda PS

By: Oldi
25 June 2025 at 17:51

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësaj force politike nga procesi zgjedhor i 11 majit, e cilësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një aneks në paradhomën e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi tha se partia-shtet e Ramës ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor që para nisjes së zgjedhjeve parlamentare […]

The post Këlliçi: Krimi i organizuar, me grup parlamentar brenda PS appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë/ “Është i yni”, Këlliçi shpërthen ashpër: Na u grabit vota nga PS dhe ‘Mundësia’

18 June 2025 at 17:06

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend.

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se votat e demokratëve janë “grabitur” jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga “Mundësia” e Agron Shehajt.

“Do të kërkojmë në mënyrë të padiskutueshme mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, që i shkon Partisë Demokratike, pasi dihet tashmë botërisht që ky mandat ndahet me një grup votash mes PD-së dhe Partisë Socialiste apo partinë ‘Mundësia’,” u shpreh Këlliçi në një intervistë për  një emision televiziv.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi tha se demokratët duhet t’i nënshtrohen në vjeshtë procesit të analizës së brendshme.

“Do të duhet edhe që ne vetë të ulemi me njëri-tjetrin, me forumet e Partisë Demokratike, për të diskutuar dobësitë, problemet, hapësirat për t’u përmirësuar dhe, pa diskutim, për të hapur edhe më shumë dyert për të rinjtë dhe energjitë e reja në Partinë Demokratike,” theksoi Këlliçi.

 

 

The post PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë/ “Është i yni”, Këlliçi shpërthen ashpër: Na u grabit vota nga PS dhe ‘Mundësia’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Instaloi modelin e vjedhjes sistematike!” Këlliçi: Veliaj, simbol i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

17 June 2025 at 22:46

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha sot se kryebashkiaku i  Tiranës Erion Veliaj instaloi në Bashki një nga modelet që do të mbahet mend për vite shumë gjatë, atë të vjedhjes sistematike të qytetarëve. Sipas tij Veliaj gjithashtu instaloi modelin e vjedhjes në mënyrë kirurgjikale të taksave të qytetit, të baltosje së kundërshtarit politik, të blerjes së mediave, të shantazhit të mediave, të spinimit të lajmeve pikërisht për të krijuar fake-news, për të tërhequr vëmendjen dhe për tërhequr vëmendjen mediatike dhe presionin mediat nga skandalet e vërteta. I ftuar në  një emision televiziv, ai e akuzon Veliajn për korrupsion sistematik, manipulim të opinionit publik dhe përfshirje në afera të mëdha financiare si inceneratori i Tiranës dhe skema e njohur si “5D”.

“Ka një lexim të vetëm të kësaj historie, që Erion Veliaj është hajdut. Është një makut, është një njeri që instaloi në Bashkinë e Tiranës, një nga modelet që do të mbahet mend për vite shumë gjatë, atë të vjedhjes sistematike të qytetarëve të Tiranës, të vjedhjes në mënyrë kirurgjikale të taksave të qytetit, të baltosje së kundërshtarit politik, të blerjes së mediave, të shantazhit të mediave, të spinimit të lajmeve pikërisht për të krijuar fake-news, për të tërhequr vëmendjen dhe për tërhequr vëmendjen mediatike dhe presionin mediat nga skandalet e vërteta. Dhe si një njeri që erdhi, hyri në Bashkinë e Tiranës bashkë me reformën në Drejtësi, që tashmë nuk ka më qytetar që nuk e kupton që kjo është një drejtësi thjeshtë një alibi për të patur një drejtësi në duart e kryeministrit, në duart e qeverisë dhe që instaloi aty dy modele korrupsioni dhe vjedhje që do të mbahen mend, unë mendoj për dekada me radhë.

Inceneratori i Tiranës, që sot që ne flasim ka shkuar në vlerën 200 milionë euro vjedhja me këtë aferë korruptive dhe flasim për një vepër publike që nuk ekziston. Pra, që në vitin 2017 kur është ajo shkresa e famshme me firmën e Erion Veliaj dhe vilën e Bashkisë Tiranë e deri më sot, ne vijojmë të paguajmë për një incenerator që nuk ekziston të paktën 80 mijë euro në ditë. Këto paguhen dhe garantohen nga buxheti i bashkisë Tiranë që duhet të shkonte për kopshte, për shkolla për të zgjeruar rrugët në Tiranë e jo për ti ngushtuar, për të pastruar qytetin, etj-etj.

Dhe më pas, vepra e tij banditeske dhe makutërisë quhet, skema 5D. Pra fut në bashki pasi shkon aty në 2015 si kryetar shokët e tij të ngushtë, i emëron drejtorë, bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe së bashku me ta ngre një skemë kriminale me të cilat tenderat e bashkisë Tiranë i fitonin 100% kompanitë e hapura nga shokët e tij, nga drejtorët e Bashkisë Tiranë ose më saktë nga ‘5D’ dhe lejet e ndërtimit, një pjesë të tyre, ja firmoste shokëve të tij”, tha Këlliçi.

The post “Instaloi modelin e vjedhjes sistematike!” Këlliçi: Veliaj, simbol i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës appeared first on Sot News | Lajme.

Mandati i Alimehmetit nën lupë/ PD sjell prova për deformim rezultati: Votat u zhdukën në zonat periferike

15 June 2025 at 22:01

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për procesin që nis javën që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rinumërimin e votave për kryeqytetin, pas kërkesës së dy anëtarëve të opozitës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Në një intervistë për  një emision televiziv, Këlliçi u shpreh se fokusi i Partisë Demokratike në këtë proces është rikuperimi i mandatit të 14-të që i përket kandidatit Ilir Alimehmeti, i cili arriti të marrë 18 mijë vota preferenciale.

‘Me rëndësi është që ne të mbrojmë e garantojmë votat e PD për kandidatët e PD. Ne disponojmë fakte që janë mbledhur nga deputeti Asllan Dogjani, administrimi i kamerave që ka poseduar është vërejtur tjetërsim i votave të PD në favor të PS në Babrru, Paskuqan e Kamëz’, u shpreh Këlliçi.

Ai shton se opozita ka humbur mandate nga votat e pavlefshme dhe për një grusht votash, PD-së iu mohua mandati i 14-të në kryeqytet.

 

 

The post Mandati i Alimehmetit nën lupë/ PD sjell prova për deformim rezultati: Votat u zhdukën në zonat periferike appeared first on Sot News | Lajme.

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

By: Ela
13 June 2025 at 22:38

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, deklaroi në studion e “ÇdoKënd” në A2 CNN se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Këlliçi shprehet se do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen “Fokusi ynë kryesor […]

The post Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë… appeared first on BoldNews.al.

Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD

13 June 2025 at 22:32

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, i ftuar në  një studio televizive deklaroi se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

“Fokusi ynë kryesor do të jetë te farsa elektorale e 11 majit. 100% e energjive tona është e fokusuar te 11 Maji. Kjo do të zgjasë të paktën derisa të mbyllet raporti final i OSBE/ODIHR. Pastaj, analiza e çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike për mendimin tim do të ndodhë në vjeshtë. Do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen”, tha Këlliçi.

“Por, pa diskutim që fokusin e kemi te çmontimi i farsës. Fokusin dhe të gjitha energjitë i kemi të orientuara aty”, shtoi Belind Këlliçi.

The post Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD appeared first on Sot News | Lajme.

A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Këlliçi

13 June 2025 at 22:22

Drejtuesi politik i PD për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi në një studio televizive, përgjigje pyetjes, nëse është penduar për listën e qarkut më të madh të vendit.

Këlliçi tha se lista perfekte nuk ekziston në politikë, por sqaroi se ajo e PD për Tiranën ishte e ndikuar nga rrethanat ku ndodheshim.

“Listë perfekte nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë. Në asnjë forcë politike nuk mund të ketë një listë perfekte, për shkak të egove, të ambicieve, të karrierave politike, për shkak të situatave aktuale, rrethanave që mund të të kushtëzojnë për të patur një vendimmarrje të caktuar. Pra listë perfekte mos prisni kurrë, nuk do të ketë dhe nuk ka patur ndonjëherë në asnjë forcë politike”, tha Këlliçi.

Deputeti i sapozgjedhur demokrat, pranoi po ashtu se ka pasur mundësi për të bërë më mirë me kandidatët e Tiranës, kur u vendos përballë faktit se ajo dukej në sytë e publikut si një listë e vjetër dhe e konsumuar.

“Që a mund të kishte hapësira për të punuar më shumë, për t’u hapur më shumë, për të patur qëndrime të ndryshme, patjetër kjo është e dukshme edhe pa diskutim kjo është e pranueshme”, pranoi Këlliçi.

Më tej ai përmendi 4 emra, mes të cilëve edhe veten që do të hyjnë në Parlament në shtator dhe përbëjnë një brez të rinj politikanësh, që dolën nga lista e kontestuar e Tiranës.

“Me shumë respekt për të gjithë ata që kritikojnë dhe kërkojnë më shumë nga opozita, unë nuk mendoj se Besart Xhaferri është i vjetër në politik, kreu i FRPD. Nuk besoj se Klevis Balliu është i vjetër, nuk besoj se Belindi vet, unë jam i vjetër. Nuk besoj se Erisa Xhixho, edhe pse është aleate, është e vjetër. Sigurisht ka pasur kontributor, qëndrestar historik të PD në atë listë, por edhe të rinj ka pasur në listë. Dhe të lexova katër emra, pra nga 12 që është 1/3 e listës. Të mbetemi te thelbi, padyshim që lista do të jetë e komentueshme. Çdo listë do të jetë e komentueshme dhe do jetë gjithmonë e tillë situata”, deklaroi Këlliçi

The post A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Këlliçi appeared first on Sot News | Lajme.

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

By: Oldi
7 June 2025 at 14:51

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për përballjen e kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit me gazetarin “Piranjave”, Edon Kuqin. Përmes një postimi ku ka shpërndarë reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë mbi rastin në fjalë, Këlliçi shprehet profesionalizmi dhe etika e gazetarit Kuqi dhe emisionit Piranjat janë për […]

The post “Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

5 June 2025 at 22:03

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani.

Për këtë çështje po diskutohet edhe mbrëmjen e sotme në  një emision televziv.

I ftuar në studio deputeti fitues i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi është shprehur se PD pretendon mandatin e 14 në kryeqytet.

Sipas tij, ka të dhëna që në rrethinat e Tiranës janë bërë manipulime me numërimin e votave.

Belind KëlliçiPretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë Demokratike bëhet për mandatin e 14 të PD në Tiranë. Unë kam qenë një nga të parët që e kam nxjerrë këtë tezë, sepse aty është kërkuar dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme. Në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme. Ne na duhen dhe rreth 2180 vota, por ajo është një çështje e cila varion sepse ka të bëjë kujt i merret mandati. Është në raport dhe me partinë Mundësia dhe me Partinë Socialiste. Por fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme. Kemi një raportim që në zonat rurale të Tiranës është bërë një manipulim që ka pjesë dhe është i konsiderueshëm në rezultat që mund të ndikojë në mandatin e 14. Manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit.

The post Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime appeared first on Sot News | Lajme.

Hapja e kutive, Këlliçi: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë

By: redi
5 June 2025 at 21:34

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (5 Qershor) që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës dhe pretendimit të kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Belind Këlliçi, thotë se Partia Demokratike pretendon mandatin e 14 në Tiranë. Në Tiranë, Partia Demokratike ka fituar 13 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori 19 mandate deputetësh. ”Pretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë…

Source

“Zgjedhjet e 11 majit, një farsë”, Këlliçi akuzon PS për manipulim dhe intimidim të votuesve: Tallje me shqiptarët…

5 June 2025 at 16:26

PD vijon me denoncimin e asaj që ajo e quan farsa elektorale e 11 majit, ku PS mori 83 mandate.

I ftuar në  një emision televiziv, Belind Këlliçi i cili mori një mandat për parlamentin e ardhshëm nga lista e mbyllur, u shpreh se në vend administrata publike angazhohet tërësisht që zgjedhjet t’i fitojë Partia Socialiste.

“Nuk ka më ndarje mes shtetit dhe partisë. Mungon vija ndarëse mes administratës publike dhe Partisë Socialiste. Administrata punon për zgjedhjet që të fitojë Partia Socialiste. Të gjithë institucionet publike, të gjithë bashkitë kanë qenë në fushatë për të fituar Partia Socialiste zgjedhjet. E pahasur më parë.”

Më tej ai evidentoi përplasjen në Vorë ditën e zgjedhjeve të Flamur Nokës dhe Albana Vokshit me bandën e Xhabaftëve.

“Ajo që ndodhi në Vorë, e paprecedentë. Bandidët kishin përdorur bexhe për të hyrë në qendrat e votimit, për të kërcënuar dhe intimiduar. Pastaj përdorimi masiv i votimit familjar. Në Tiranë dhe në Vorë, ka qenë shumë i përhapur votimi familjar. Për herë të parë u përdor alibia e task forcës së SPAK për të hetuar krimet zgjedhore. Nuk kemi asnjë zyrtar të shtetit të proceduar. Asnjë njeri të lidhur me Partinë Socialiste. U ngrit për të goditur opozitën.”

Sakaq, Këlliçi shton se vota e diasporës u manipuluar dhe kjo është një shans i humbur për Shqipërinë.

“Jetojmë në një vend ku shkoj si kandidat për të ofruar program dhe përgjigja që marr sa lek jep. Ky vend i bekuar, ka një arsye madhore pse boshatiset. Në rastin më absurd, e pamundur që ka shqiptarë në diasporë të votojnë 97% për Partinë Socialiste në një qark. Ajo që ndodhi me manipulimin masiv të votës së diasporës është një shans i humbur për Shqipërinë dhe një tallje.”

 

The post “Zgjedhjet e 11 majit, një farsë”, Këlliçi akuzon PS për manipulim dhe intimidim të votuesve: Tallje me shqiptarët… appeared first on Sot News | Lajme.

“U mbushën kutitë me fletë votimi joorigjinale”, denoncimi i fortë i Këlliçit: Një numër i konsiderueshëm u nxorën..

2 June 2025 at 20:10

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ndodhet në Bregun e Fildishtë së bashku me Albana Vokshin, ku po zhvillohet asambleja e CDI-IDC.

Në një dalje në jë emision televiziv Këlliçi tha se PD ka dyshime të forta që në zgjedhjet e 11 majit një numër i lartë i fletëëve të votimit u nxorën jashtë kutive dhe u përdorën vula false.

Më tej, Këlliçi tha se denoncimet e bëra nga PD nuk lihen pa u vënë re nga aleatët ndërkombëtarë.

“Futja e fletëve, që një pjesë nuk ka qenë e procesit elektoral. Kemi dyshime të forta që tregojnë për nxjerrje jashtë të një sasie të konsiderueshme të fletëve të votimit dhe përdorimi i vulave false. Janë përdorur fletë që në gjykimin e numëruesve të PD dhe PS nuk ishin origjinale, një rast flagrant i mbushjes së kutive me fletë joorigjinale. Këto denoncime që bëjmë ne nuk ikim pa u vënë re te partnerët ndërkombëtarë.

Së bashku me Vokshin kemi ardhur për shkak se organizohet asambleja vjetore e IDC/CDI, me 108 parti anëtare. Dy personalitete botërore udhëheqin këtë organizatë”, tha Këlliçi.

 

The post “U mbushën kutitë me fletë votimi joorigjinale”, denoncimi i fortë i Këlliçit: Një numër i konsiderueshëm u nxorën.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk kemi PS, kemi parti shtet”/ Reagon Belind Këlliçi: S’ka pasur zgjedhje

27 May 2025 at 21:28

I ftuar në një studio televizive Belind Këlliçi theksoi se tashmë nuk ka një Parti Socialiste por një parti shtet. Ai ka deklaruar se në 11 Maj nuk ka patur zgjedhje por një farsë elektorale. Këlliçi nënvizoi se sot PD ka përballë shtetin.

“Kemi nisur ankimimin zyrtar të të gjitha rezultateve në qarqe. Ka qenë farsë elektorale, s’ka pasur zgjedhje. Nuk kemi PS, kemi një parti shtet që punon një herë në kaq vjet, administrata punon për ditën e zgjedhjeve. Sot jemi në garë me shtetin.

Kemi detyrën që t’i tregojmë popullit shqiptar se kush është Arkend Balla që merr 5 mijë vota më shumë se Rama në Durrës”, tha Këlliçi.

The post “Nuk kemi PS, kemi parti shtet”/ Reagon Belind Këlliçi: S’ka pasur zgjedhje appeared first on Sot News | Lajme.

‘Na vodhi të ardhmen’, Këlliçi: Rama përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën e 11 majit

26 May 2025 at 20:52

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim falënderues me trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 në kryeqytet, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të demokracisë.

Në mesazhin e tij, Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e asaj që e quajti një “farsë elektorale” më 11 maj, ku sipas tij, “u përdorën të gjitha bateritë e paligjshmërisë” për të vjedhur të ardhmen e demokratëve dhe të shqiptarëve.

“Shteti elektoral i Edi Ramës përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën e 11 majit, për t’u vjedhur të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve,” shkroi Këlliçi në rrjete sociale.

Ai falënderoi secilin prej pjesëmarrësve në takim për angazhimin e tyre, duke e cilësuar pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre si një sakrificë në mbrojtje të demokracisë.

The post ‘Na vodhi të ardhmen’, Këlliçi: Rama përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën e 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

A do të mbahet Berisha përgjegjës për humbjen?/ Reagon ashpër Këlliçi: Ky proces sot do të çohet deri në fund

25 May 2025 at 22:32

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një studio televizive duket se u dha fund pyetjeve rreth hapave që do të ndjekë kjo forcë politike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se fillimisht PD do të evidentojë krimin elektoral dhe më pas të gjithë ata që garuan më 11 maj do të japin llogari përpara strukturave për rezultatet e arritura.

Belind Këlliçi:

“Mos kujtoni se po i shmangem unë apo ndokush tjetër përgjegjësive. Kushdo që ka garuar në zgjedhjet e 11 majit pa diskutim që do duhet të jetë subjekt i një analize të brendshme. Subjekt i matjes së performancës dhe subjekt i matjes së mënyrës si ka bërë fushatën elektorale dhe do duhet të japi përgjegjësi para demokratëve, para strukturave dhe forumeve të PD. Por tashmë jemi te kapitulli i parë që është evidentimi i asaj që ka ndodhur në 11 maj. Nuk po themi që të kemi pushtet në tavolinë por kërkesa është që në Shqipëri të ketë zgjedhje.

Ky proces sot do të çohet deri në fund. Besoj se ditën e nesërme certifikohet rezultati në rang kombëtar dhe ne do të kemi nga nesër deri në ditën kur del raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR dy muaj kohë për ti bërë me dije të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve ndërkombëtare se çfarë ka ndodhur. Kjo linjë na çon në demontimin e farsës elektorale që ka ndodhur më 11 maj”.

The post A do të mbahet Berisha përgjegjës për humbjen?/ Reagon ashpër Këlliçi: Ky proces sot do të çohet deri në fund appeared first on Sot News | Lajme.

Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

By: D Marku
25 May 2025 at 14:35

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen e dhënë në 11 maj.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se, ka zhvilluar takime me banorë të degës nr. 15, që përfshin fshatrat Vaqarr, Pezë, Ndroq.

Reagimi i Belind Këlliçit:

U kthyem pas fushatës për t’i dhënë një falënderim të veçantë degës nr. 15, që përfshin fshatrat Vaqarr, Pezë, Ndroq.

Mirënjohje për të gjithë demokratët të cilët u përballën me një makineri shtetërore e kriminale të presionit, dhunës ndaj votës së lirë.

Kontributi, puna juaj e palodhur nuk do të shkojë kurrë dëm.

Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi gjithnjë e më të paturpshëm që zgjedhjet tashmë i ka kthyer në farsë!

The post Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi appeared first on Albeu.com.

❌
❌